KQZ, Ristani: Zgjedhjet, të hënën rezultati final

Komisioni Qendror i zgjedhjeve shpall zyrtarisht ditën e hënë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Lajmi është bërë dje publik nga kreu i këtij institucioni, Arben Ristani, fill pasi procesi i ankimimit në Kolegjin Zgjedhor u mbyll përfundimisht. Në një prononcim të tij për mediat, ai deklaroi se, “KQZ-ja deri më tani ka bërë shpërndarjen e mandateve të deputetëve për nëntë qarqe, ndërkohe që pritet të bëhet ai për Fierin, Tiranën dhe Shkodrën, për të cilat sapo ka mbaruar ankimimi në Kolegj. Dita e hënë do të jetë afati i fundit për të dhënë në këtë mënyrë certifikimin e plotë të këtyre zgjedhjeve”. Vendimet e KQZ-së, përveç rastit të komunës së Ruzhdies në Qarkun e Fierit, janë lënë në fuqi nga Kolegji Zgjedhor. Kjo do të thotë se ditën e hënë pritet thjesht certifikimi “de jure” i rezultatit paraprak që është dhënë pak javë më parë, në bazë të të cilit koalicioni i djathtë, “Aleanca e Ndryshimit”, i kryesuar nga Partia Demokratike ka siguruar 70 mandate (PD 68, PR 1, PDI 1), koalicioni i majtë, “Bashkimi për Ndryshim” i udhëhequr nga Partia Socialiste 66 mandate (PS 65, PBDNJ 1), ndërsa koalicioni “Aleanca Socialiste për Integrim”, i drejtuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim me 4 mandate. Sikundër është bërë tanimë e ditur, qeveria e dalë me votë nga zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit do të formohet si koalicion mes PD-së dhe LSI-së.

"Zgjedhjet" PS mbledh të martën Asamblenë Kombëtare

Partia Socialiste mbledh javën e ardhshme Asamblenë Kombëtare të saj ku do të dilet me një qëndrim politik të kësaj force politike lidhur me rezultatet e zgjedhjeve të 28 qershorit.
Mbledhja është parashikuar të mbahet të martën e javës së ardhshme, një ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve.

Përcaktimi i këtij qëndrimi është pika e parë e rendit të ditës në axhendën e punimeve të mbledhjes së Asamblesë së socialistëve. Forumi i lartë pritet të përcaktojë dhe datën e kongresit të jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste.

Mbledhja e forumeve më të larta të selisë rozë bëhet pas zgjedhjeve të 28 qershorit ku PS nuk arriti të fitoje dot mandatet e nevojshme për të qeverisur vendin si dhe në kushtet kur brenda kësaj selie janë artikuluar qartë zërat që kërkojnë dorëheqjen e kreut socialist, Edi Rama.

 

3 Komente

Cili epitet i perafrohet me shume Z. Ristani:

- Horr,

- Vagabond,

- Skuth,

- Sharlatan,

- Kopuk,

- Turs,

- Bandit'

- Kusar

- te tjera

Ftoj peshqit te japin opinionin e tyre per kete person aspak pozitiv.

Nuk e di se cfare moshe keni, por ne kohen time te rinise se hereshme (vitet 80-te) ne quanim Turs apo Tursa te gjithe ata persona meshkuj qe dilnin nga liqeni per te pare fshehurazi ciftet qe bonin dashni. Nuk e di nese ta shpjegova sakte. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).