“Korpusi i vullnetareve”, aksion ne Shengjin

Moti i keq i te shtunes ne mengjes, nuk i pengoi anetaret e “Korpusit te vullnetareve” t’i drejtohen nje tjeter destinacioni te rendesishem turistik te Shqiperise per te organizuar aksionin e radhes vullnetar per pastrimin e zonave bregdetare.

Shengjini eshte nje plazh shume i mire, me rere kurative dhe uje te paster. Por si kudo bregdetit shqiptar edhe ketu mbeturinat kane pushtetin e tyre. Ca te sjella ne breg nga dallegt e ca nga pushuesit qe pasi shfrytezojne keto brigje lene aty gjithcka qe nuk u nevojitet me, mbeturinat kryesisht plastike dhe sende te tjera krijojne nje panoramim aspak joshes per turizimin.

Dhjetra te rinj e intelektuale nga Tirana, Lezha dhe Shkodra, si dhe nepunes te komunes se Shengjinit iu pergjigjen thirrjes se Forumit te Mendimit te Lire per t’u bashkuar me “Korpusin e vullnetareve”. Pas disa oresh pune, e gjithe zona e shfrytezueshme turistike e Shengjinit eshte teresisht e paster. Shengini eshte destinacion turistik, pasi vec banoreve te Lezhes dhe banoreve te zones verilindore, shfrytezohet masivisht edhe nga pushuesit kosovare.

5 Komente

Korpusi i vullnetareve ben nje pune vertet te laverueshme. Po per ke e ben? Kafshet nuk kane ndergjegje qe te shikojne c'bejne njerezit dhe se paku te mos hedhin me mbeturina (se ti kerkosh kafsheve te pastrojne eshte e tepruar e kuptoj).

PS. Propozoj qe shumices se pushuesve ne plazhet tona ti shperndahen falas (dhe ti varen ne qafe mundesisht) nga ato trajset qe i viheshin kuajve per te mos leshuar bajgat vend e pa vend.

 Persa kohe ne plazh/e, mungojne koshat e plehrave, ku te jene te ndara, mbeturinat ushqimore menjane, shishet plastike dhe kanoçet menjane, po per kaq kohe njerzit do ti hedhin mbeturinat sa andej-kendej. Koshat duhen shtuar, atje ku ka grumbullime njerzish te shumte vendosen me shum kosha te vegjel ose kazane. 

Shumica e plazheve ne shqiperi nuk ofrojne ase gjerat me elimentare higjenike, s'kan ase dushe per shplarje, ase kosha mbeturinash, s'kan banjo publike per nevojat personale, dhe vec kesaje leshimi ne bregdet eshte si bagetia ne shpat te malit.  Pasandaje hajte te mbledhesh mbeturinat e hedhura vend e pa vend, ndersa per njerezit qe te merren me kete pune (pastrimin) as qe behet fjale, jane inegzistent.

Pergezime "Korpusit te Vullnetareve" per iniciativen.

Jam i sigurt se gjerat e mira duan kohe dhe vazhdueshmeri qe te realizohen.

Isha aty  dhe une, me erdhi shume keq kur verejta se kishin filluar te celnin bime ne bregdet e ku ne nje shtrese rrenjet e brishta kishin takuar ne nje qese plastike.. Ajo qe me beri me shume pershtypje eshte se tregtaret e vegjel te Shengjinit  ne qe kishim vajtur per te pastruar aty  na i shiten produktet e tyre me cmime me te larta.. duke na marre per turistet pastrues..

 

 Gjithsesi nuk pendohem pasi e dua natyren smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).