Koalicioni i Berishës nuk është i qëndrueshëm

Nga “The Economist”

Partia Demokratike e qendrës së djathtë, e udhëhequr nga Sali Berisha, ka ndërtuar një koalicion që e mban në pushtet pas zgjedhjeve parlamentare. Megjithatë, Kodi i ri, sipas të cilit u zhvilluan zgjedhjet, rezultoi me një përfundim thuajse të barabartë mes PD dhe rivales së saj, Partisë Socialiste, për herë të parë pas rënies së komunizmit. Me një shumicë shumë të ngushtë, PD është vetëm një krizë larg humbjes së pushtetit. Kështu që për herë të parë që pas trazirave të vitit 1997, qeveria e re mund të mos mbyllë një mandat të plotë.

Tani Shqipëria gjendet me një qeveri të re në horizont, një javë pas zgjedhjeve të përgjithshme. Numërimi i pjesshëm i dha PD një kryesim të lehtë ndaj PS, rreth 46 me 45 për qind, çka i nxiti zyrtarët demokratë që më një korrik të pretendonin se partia e tyre do të kishte 71 mandate - një shumicë shumë e ngushtë - në parlamentin prej 140 vendesh. Fillimisht këto pretendime u kundërshtuan nga PS. Më 3 korrik, autoritetet zgjedhore konfirmuan rezultatin: PD 46.7 për qind, 71 mandate, PS 45 për qind, 65 mandate. Pas kësaj u lajmërua se LSI, e cila mori rreth 5.6 për qind dhe ka 4 mandate, do t’i bashkohej PD në koalicionin qeverisës. Me 75 mandate, zoti Berisha do të ketë një shumicë funksionale.

Jo sipas planifikimit

Megjithëse PD dhe PS kanë dominuar gjatë politikën shqiptare, qeveritë kanë patur prirjen të jenë koalicione, duke patur parasysh që partitë e vogla kanë arritur të përfaqësohen në parlament. Në një përpjekje për të eliminuar peshqit e vegjël, partitë e mëdha bashkëpunuan për të krijuar një Kod të ri Elektoral.

Nisma thuajse doli me sukses. Megjithatë, deri tani ka patur dy pasoja, që PD dhe PS nuk i kishin llogaritur, kur bashkëpunuan për Kodin Elektoral.

Së pari, Kodi rezultoi në një rezultat shumë të ngushtë në parlament. Të gjitha zgjedhjet e mëparshme në Shqipëri kanë dhënë fitore të qartë për njërën palë, të majtën ose të djathtën. Në 1997 PS dhe aleatët morën dy të tretat e mandatave; në 2001 PS dhe aleatët mori 60 për qind të mandateve; në 2005 PD udhëhoqi një aleancë që fitoi 73 vende në parlament. Në parlamentin e ri, PD dhe aleatët e saj kanë 71 vende, ndërsa e majta 69.

Së dyti, një parti e vogël ka mbijetuar - dhe është kthyer në lojtar kyç. LSI, e cila u themelua dhe udhëhiqet nga ish-kryeministri socialist, Ilir Meta, i dha Berishës një shumicë funksionale në parlament. Reagimi i PS ndaj këtyre ngjarjeve ka qenë i parashikueshëm: kreu i partisë, Edi Rama, e cilësoi zotin Meta si “patericë të Berishës” dhe marrëveshjen si më të turpshmen në 18 vitet e fundit.

Rama nuk është Obama

Pakënaqësia e PS ndaj Ilir Metës, që mendohet si kryeministri më i suksesshëm i partisë së tyre, shtohet me sa duket nga perceptimi se zgjedhjet u rrëshqitën nga duart për shumë pak gjë. Në fillim të vitit, sondazhet treguan 39 për qind përkrahje për PS dhe 30 për PD. Deri në mes të majit renditja e PS zbrit në 36, ndërsa PD u ngjit në 38 për qind, stimuluar më shumë nga anëtarësimi në NATO në prill. Sondazhi më i vonshëm, nga agjencia amerikane Zogby International, tregoi se 42 për qind e votuesve nën 35 përkrahnin PD, ndërsa 34 për qind PS. Kjo ishte kundër mendimit që zoti Rama, i cili është 45 vjeç dhe afërsisht 20 vjet më i ri se zoti Berisha, ishte më i pëlqyer nga të rinjtë.

Fatos Nano, themeluesi i PS, vazhdon të ketë një hije të gjatë mbi partinë. Ai dhe përkrahësit e tij e dominuan partinë nga 1990 deri më 2005, kur zoti Rama u bë kryetar i PS. Ai u përpoq ta largonte gardën e vjetër nga postet dominuese dhe të kthente ish-figurat socialiste në parti. Megjithatë, ai nuk ia arriti të rikthente Metën dhe duket se priste që Kodi Elektoral ta zvogëlonte ose zhdukte fare LSI. Në fakt, Kodi e vendosi Metën në një rol kyç - dhe ai e ka kaluar përkrahjen për zotin Berisha.

Kurs i qartë

Nga pikëpamja e politikave, ka shumë pak për të zgjedhur mes PD dhe PS. Të dyja kanë një platformë që synon integrimin evropian. I vetmi ndryshim thelbësor lidhet me Fondin Monetar Ndërkombëtar, me PS që është hapur në mbështetje të një marrëveshjeje me Fondin për të stabilizuar financat publike.

Zoti Berisha aplikoi për statusin e kandidatit për në BE në fund të prillit. Në atë kohë BE bëri të ditur se kërkesa do të varej nga përfundimi i zgjedhjeve. Fakti që OSBE ka vënë re parregullsi në zgjedhje, pavarësisht progresit në krahasim me vitin 2005, mund të ndikojë te krerët e qeverive të BE që të presin akoma më shumë, përpara se të kërkojnë nga Komisioni Evropian që të japë një opinion në lidhje me aftësitë e Shqipërisë.

Kjo mund të ndodhë në shtator ose ndoshta deri në publikimin e raportit vjetor për progresin në nëntor.

Megjithatë, Komisioni duket se do të pyetet për opinionin ndoshta diku pas gjashtë ose shtatë muajsh, e më pas Shqipërisë do i jepet një pyetësor voluminoz që mund të kërkojë 12 deri në 18 muaj që të plotësohet.

Për sa i përket financave publike, një rishikim i buxhetit duket i paevitueshëm - së bashku me të gjithë fqinjët e saj - Shqipëria e ka miratuar buxhetin e vitit 2009, përpara se ekonomitë e Evropës Lindore të nisnin një rënie të shpejtë.

Si rezultat, parashikimet për GDP janë shumë optimiste dhe projektimi i të ardhurave është shumë i lartë. Ekziston një mundësi e madhe që zoti Berisha do i qaset FMN për një kredi përpara fundit të këtij viti për të mbuluar rënien të ardhurave në buxhet. Në përgjigje të kësaj, Fondi do të kërkojë uljen e shpenzimeve.

Pozicioni i lëkundur i Berishës

Me një mazhorancë funksionale, ka pak arsye për të besuar se zoti Berisha nuk do i trajtojë si duhet këto çështje.

Të dhënat e qeverisjes së tij janë të mira: viti 2008 ishte viti i parë, kur Shqipëria nuk përjetoi ikje të energjisë, rrjeti rrugor i vendit është përmirësuar së fundmi në të mirë të qytetarëve dhe biznesit, anëtarësimi në NATO është arritur dhe rritja ekonomike ka qenë e shëndetshme në nivelin e 6 për qind.

Megjithatë, akuzat për korrupsion kanë qenë një burim i vazhdueshëm problemesh për PD. Një skandal madhor në parlamentin tjetër mund të ketë implikime serioze, zoti Meta mund të tërheqë mbështetjen e tij për PD dhe qeveria e zotit Berisha do ngelej e zbuluar.

Korrupsioni deri më tani mund të jetë potencialisht e vetmja arsye që do sillte largimin e LSI; një mosmarrëveshje për politika ose një ndryshim kabineti mundet gjithashtu të provojë një largim,

PD kërkoi përkrahjen e LSI, jo që të krijonte qeverinë, por të zvogëlonte mundësinë e marrjes peng nga ndonjë deputet i saj ose PS mund të bënte për vete ndonjë deputet të PD dhe kështu ajo humbiste shumicën. Nëse zoti Meta tërhiqet nga qeveria, ky rrezik do të dalë në sipërfaqe.

Një tjetër aspekt i ndryshimeve elektorale do të punojë në favor të zotit Berisha: vetëm votat konstruktive të mosbesimit lejohen në parlamentin e ri, që do të thotë se parlamenti duhet të ketë një kryeministër alternativ në të njëjtën kohë, ndërsa kërkon heqjen e atij në detyrë.

Padyshim kjo i jep zotit Berisha njëfarë sigurie. Prapëseprapë, duke parë balancën në parlament, ka një mundësi të mirë që qeveria e ardhshme demokrate të mos e mbushë gjithë mandatin katërvjeçar. Nuk ka qenë ky rezultati që krerët e partisë projektuan kur firmosën një radhë pikash “fituesi i merr të gjitha” në Kodin e ri Elektoral së bashku me PS.

15 Komente

Flm. Llukan per prurjen nga revista me e mire ne bote.

Iir Meta:

Së dyti, një parti e vogël ka mbijetuar - dhe është kthyer në lojtar kyç.

ne origjinal:

Second, one small party has survived—and has become kingmaker.

Ilir Meta, kingmaker! smiley Me tingellon ndryshe.

 

“The greatest trick the Devil ever pulled was convincing the world he didn't exist”.Ky eshte berisha vete.Fitorja me e madhe e Berishes gjithmone ka qene qe te krijoje tymnaje, zhurme,kaos, rremuje e qamet – si ne opozite ashtu edhe ne pushtet. Ai arriti me "zgjuaresi" ta cvendoste vemendjen ndaj kritikave dhe akuzave per korrupsion e paaftesi si dhe urrejtjen popullore ndaj gerdecit, fazllicit, delijorgjit etj.. etj.. tek kundershtari i tij politk.  Pallavrat e tij se keshtu e korruptuar dhe piset eshte gjithcka ne kete vend ngjiten tek shumekush. Askush deri me sot nuk di te thote sesi eshte e mundur qe nje person paranojak e "control freak" si berisha qe di gjithcka per kedo ne shqiperi te mos e dinte dhe per me teper te mos mbaj asnje pergjegjesi si per gerdecin ashtu edhe per gropen financiare te "rruges Berisha" etj .. etj. Ai qartesisht nuk do te mbaje asnje pergjegjesi edhe per mos krijimin e kushteve per zgjedhje normale e te lira - qe ishte detyra qe e kishte marre me shume pathos.Askush nuk di te thote sesi ky maskara qe ne e kemi lejuar te hedh vrer e balte ndaj kudo - te mos mbaje pergjegjesi per genjeshtrat e tij. Si kryeminister i Shqiperise e ka pasur per detyre te luftoje korrupsionin dhe ka pasur aresye te forta llogjike qe me se pari te denonte sa me ashper korrupsionin e kundershtareve politik si Rama etj.. Perse nuk e beri kete gje por vazhdon te brockullis.Perse nuk ndoqi ashtu sic premtoi ne rruge ligjore te gjitha akuzat per parardhesin e tij Nano. Berisha nuk ka qene kurre i interesuar kurre te beje lufte ndaj se keqes ne shqiperi - por ta perdore ate per qellime e tija te ulta e meskine.  Duke qene vete dhe ne rradhe te pare simboli i te keqes ne shqiperi ai na tregoi qarte keto 4 vite se ishte ne gjendje te ngaterrohej ne afera ca me teper korruptive sesa parardhesit e tij Nano e Meta. Shumekush ka thene se Berisha ka qene dhe do te jete i korruptuar nga forma me e keqe e korrupsionit dhe degradimit moral qe eshte ai i pushtetit te pakufishem dhe primitiv. Por berisha i 4 viteve te fudit ka treguar se eshte po aq i zoti e made shume me teper sesa parardhesi Nano e Meta edhe per ate korrupsionin "e thjeshte" financiar e te influences e kontrollit dhe te pasurimit stratosferik te tij, familjes e rrethit te ngushte prane tij dhe te cilit ne votuesit e ngrate do tja degjojme zerin pas disa vitesh – kujtoni ketu ate punen e aferave te ndyra me fazllicin me kompani. Dhe ky eshte vetem fillimi .Duhet te jesh drite shkurter, naiv apo keqdashes qe te mos shohesh e te kuptosh se nga kush i vjen e keqja shqiptareve sot.

Toni e pashe mbreme kete film dhe kur mbaroi me beri te mendoja per zgjedhjet.

Interesant ky 'hapni syte' komenti, Toni, po eshte vone, zgjedhjet mbaruan, te gjitha keto u thane me qindra here para tyre, dhe prape gjysma e shqiptareve votoi per te. Per mendimin tim kjo nuk do te thote qe gjysma e popullit eshte idiot qe nuk kupton, por se ne keto zgjedhje cdokush u vu perpara alternatives 'kush eshte e keqja me e vogel' dhe duke qene qe edhe ana tjeter nxin e sterron (me prova kur ka qene ne pushtet per partine, dhe me prova gjate qeverisjes ne Tirane per kryepartiakun), populli ishte, per te qendruar ne thenient angleze 'between a rock and a hard place'....te shpresojme qe alternativa te reja dhe te ndershme do t'i propozohen popullit dhe elektoratit ne te ardhmen qe te mos detyrohet te zgjedhe midis ketyre qe jane sot.

 

Pak 'off topic' por jo shume, mendoj gjithashtu qe procesi zgjedhor dhe proceset politike ne pergjithesi do jene me te qeta dhe frytdhenese ne Shqiperi kur buka e gojes e nje pjese te madhe te popullates nuk do varet nga kush fiton zgjedhjet (kush ruan/humb vendin e punes, kush merr/nuk merr licenca per biznes, etj...etj) por nga si funksionon ekonomia dhe ligji si dhe kur nuk do pritet me qe gjithe problemet te zgjidhen nga qeveria/shteti kushdoqofte ne fuqi per momentin. Kjo e fundit ka te beje me mentalitet te trasheguar dhe qe brezi i ri do t'a kete me te lehte t'i shpetoje.

Zgjedhjet padyshim ishin nje avancim perpara dhe pothuaj ja arriten qellimit ne shume pikepamje. Edhe vete aleanca e djathte e majte do te ishte ne vetevete dicka pozitive sikur te mos behej fjale per zgjatjen e jetes se "djallit" dhe te se keqes ne Shqiperi si dhe imoraliteti e paturpesia skandaloze dhe motivet po aq djallezore te LILIT dje Monikes.

Ka ketu njerez qe thone qe ska asgje imorale ne kete mes - une mendoj se kjo dashakeqje, tallje dhe fyerje e rende per te gjithe ne pasi shumica e shqiptareve e dijne fort mire cfare eshte morale dhe si e tille e lejueshme. 

Komentet qe ne bejme sherbejne me teper per veteedukim dhe per te zene mend heres tjeter. Urojme qe kjo te mos jete shume larg.

 

Zgjedhjet padyshim ishin nje avancim perpara dhe pothuaj ja arriten qellimit ne shume pikepamje

"Në regjimin e ri të vizave do të përfshihen fillimisht Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia, ndërsa Shqipëria dhe Bosnja do të bëhen pjesë e tij më vonë, diku në vitin 2010, kur t'i kenë përmbushur kriteret e duhura"- tha Komisioneri për Drejtësi i BE-së, Zhak Barrot.

Si ishte ai muhabeti i nderkombetarve qe kishin nderhyre per aleancen e Metes?

btw, kjo ishte ne "Economist Intelligence Unit" dje jo " The Economist"

Te huajt Meta i ka pare vec ne ender dhe ne Netet e orgjise me Berishen. Jo vetem  te huajt nuk kane aspak te bejne me kete corbe derri, por pervec monitorimit skane asnje tager tjeter per zgjedhjet dhe vendimet politike paszgjedhore te shqiptareve. Dhe sipas te gjitha gjasave nuk kane asnje lloj interesi te merren me budallallekun tone. Media e huaj e ka anashkaluar te ghithe procesin zgjedhor dhe ne thelb Shqiperi eshte inekzistente ne media dhe e parendesishme ne politikat europiane dhe me gjere. Berisha e Meta jane te rendesishem vetem per veten e tyre dhe per ata te marre qe i ndjekin - dhe per fatin tone te keq. Per hir te ketyre maskarenjve (perfshi ketu edhe te tjere si Nano  me shoke) shqiperia nuk ekziston tej 28mije kilometrave te saj, eshte kthyer ne nje shaka te madhe dhe shikohet nga jashte me mosbesim e madje neveri.

Pse mos do ta rrezikoje Meta me "qendrueshmerine" e tij ?

Par nja tre muaj do ta shikosh Meten. Ne rresht si paraardhesit. Qengj i bute ne krah te Ujkut...

Toni e pashe mbreme kete film dhe kur mbaroi me beri te mendoja per zgjedhjet.

Per cilin film e ke fjalen?

Mos eshte ndoshta the "The Usual Suspects"?

Per ate e kam fjalen Olsi. E kam pare aq shume here sa e di thuajse trecerekun e batutave permendesh.

Por mbreme kur mbaroi, nuk e di pse Kint-i me kujtoi situaten e zgjedhjeve, pritjen per rezultate, pritjen per shpalljen e qeverise se re e me radhe.

Berisha is Keyser Soze? smiley

Mos u cudisni kaq shume dhe mos u merni me "morale". Ilir Meta s'ka moral pervec asaj qe i thot Monika. LSI-ja dhe Ilir Meta s'kan qen kurre "te majte"...aq sa s'kan qen kurre te tille ata te PS-es (aq me pak qerreja me kalamoqe qe eshte futur tani ne parlament).

Ilir Meta me kte qe beri i dha fund perfundimisht rolit te tij ne politike..si lojtar i "se majtes". Nuk ka me kthim. Edi Rama po ashtu i dha fund karrieres se tij ne PS me lavazhot qe u mundua te bej. Pa Edvin Rama...PS-ja s'ka me baze elektorale aq te gjere sa mund te kishe sot (se le te themi te drejten nje pjese e mire e votuesve votuan per PS-en vetem dhe vetem se ishte Edi Rama ne te...ose kundra Berishes...por jo per "idealet" dhe "moralet" e PS-es)....dhe kedo qe te vere ne krye neser...sidomos nese eshte ndonje dishepull i Nanos...PS-ja eshte e marre fund si parti politike ne Shqiperi. Kur edhe poll-et vet tregojne se "rinia" voton ne shumice PD-en. Dhe kjo ishte hera e pare qe ka votuar gjenerata e re qe s'ka pare ndonjehere me sy komunizmin (dhe votuan per ke votuan smiley  )

Pra me nje hap...Sali Birisha shkaterroj dhe PS-en dhe LSI-ne.

Me 71 deputet PD-ja e ka te sigurte qe si me LSI-ne si pa ate...ata do dominojne. PS-ja me 64 deputet s'ka fuqi te bej ndryshim...Ajo qe i intereson Saliut per tani eshte qe te miratohet qeveria e re...se po u be kryeminister prap...nuk e lveiz topi ate prej andje me ligjet e reja (vetem do me shqehtesonte pak nese nen presion te LSI-se do ndryshojne koden elektoral...se ishte perfekt)

Dhe kuptohet qe LSI-ja u fut ne "koalicion" jo se Berisha ja kishte nevojen per te marre mandait e dyte (se me 71...merret...plus Dule edhe blihet) por sepse e morri vesh pazarin e piset qe donte te bente Edvin Rama me blerje deputetesh.

Gjithsesi..."morali" i LSI-se eshte morali i qenies ne pushtet. Duke qen ne pushtet...kenaqen aspiratat e mbushjeve te xhepave nga te gjith LSI-stat...dhe njekohesisht fryhen edhe njecik kokat e Ilirit dhe Monikes. Moniken neser e ke ose ministre ose ne gare per Kryebashkiake.

Interesi ben qeverine me te qendrueshme.

"Morali" i LSI-se duket qart qe kur dalin e hane kokat e njeri tjetrit...doli dje ai nga themeluesit e pare te LSI-se dhe tha qe eshte "tradheti"...dhe me vrap LSI-ja doli dhe tha qe "ai eshte i blere nga Edvini".

A s'ishte vet Edvini qe na solli idealin e "pertej te majtes dhe te djathtes"? Ja pra, kjo eshte pertej te majtes dhe se djathtes. S'ka me pertej te majtes dhe te djathtes se kaq...s'ka politike me te "re" se kaq.

Jo, Grupi,

Thjesht menyra e rrefimit te Kint-it ne polici dhe shpikja e detajeve as he goes along, me kujtoi situaten e zgjedhjeve dhe pasimin me nxjerrjen e rezultateve. M'u duk si e stisur gjithcka.

Akima nuk eshte ndertuar qveria e re e ne bjeme komente boshe.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).