Këngë dashurie e J. Alfred Prufrok i Riu

                                “Kjo është një këngë imja, pa ritëm dhe pa rima
                                Është për ty stërgjysh i dashur, për ty që nuk munde
                                Të ktheheshe si Lazari për t’na i treguar të gjitha...
                                Për t’na i treguar të gjitha!
                                Mos hyre në trupin tim dhe i harrove ato rrëfime të trishta?”

Muzgu ra rëndshëm si një bajloz i sapomundur
Theu qafën, thithi me ngut azmatik dritën e mbetur,
Pastaj, mbylli sytë dhe mbërriti nata,
Shpalosi kurmin e pamasë
Për një popull të tërë të pagjumësh.
Shpërhapi epshin e saj ngathalaq–
            Atë pjalm kokrrizash terri.

Mjegulla ka zbardhur dhëmbët, duke fërkuar veten
Pas xhamit të dritares ka ngjeshur hundën fort,
            Si për të dhënë lajmin se sot
Është shfaqja e saj e mezipritur, veç e saja,
Vakti për tu ushqyer me tejpashmëri shpirtrash.
Këtë të mërkurë (apo të enjte) fërshëllimash ere.
Këtë të mërkurë (apo te premte) të përhime.

*        *        *

Kryqëzim gishtash, rrugësh dhe fatesh.
Copëza pasqyrash, kujtimesh dhe letrash.
A do të më pranosh mua, fytyrëngrysurin…
Dersa vdekja me sëpatë të na ndajë?
Apo ti shkoj pas një tjetër gruaje nga arti, letërsia?
Nga bota e nëndheshme ta nxjerr-
            Pa e kthyer kokën pas!

Tanimë jam krejt i ri, kam ndërruar jetë.
Me qejf hyj në guaskën time të lashtë
Prej lulesh guri dhe dredhëzash të skulpturuara,
            Dhe rri pafund aty.
Më shqetëson vallë koha? Vargjet i dogja,
Kujtesën e hodha n’erë… pa dyshim,
Pasioni për ty më bindi të gardhoj një perandori.

Erdha, pashë, pushtova shtëpinë tënde të boshatisur,
Mes atij pylli, atyre rrugëve ku kalonin kapronj,
            Por ti kishe ikur.
Eh, sikur të ishe, me gjarpër do të vetëvriteshe!
The world is too much with us!

*        *        *

As unë nuk jam princ Hamleti, jo!
Jam hija e tij, dhe sigurisht, me kafkën time n’dorë
Të mirëmbajtur për merak, mund të them:
As me ken’, e as mos me ken’!
Dhe kështu do kem thënë hiç asgjë.
Si zambak lëkundet Ofeli e ngratë
            Gjoleve të shpërfilljes.

Sirenat? Ah po, janë akoma aty, zëngjirur tashmë:
Një zot ja vuri të dyja këmbët në një këpucë.
Ato krijesa shalëngjitura më ftuan në kthinat nënujore.
Jo faleminderit! Deti më kall datën dhe krupën,
Më mirë bjeshkët me ato zanat e tyre shkëmbore.
Dhe zanat me ato puthjet e tyre qumështore.

*        *        *

I humbur në kohë, i hedhur në hapësirë,
Sferë me qendër gjithkund dhe perimetër askund.
Më për asgjë nuk shërbejnë shqisat.
Dua një Arianë që me fillin e saj të më shpëtojë,
Ti ikim këtij labirinti të frikshëm,
Nga sytë këmbët, të ikim.
Kush më ngroh? Kush më do akoma?
Ta nisim dashnin’ prej urrejtjes!
            Unë jam labirinti yt!

Ti je e tëra Leda atomike, Afërdita nuse drite
Dashni ideale që çoj e rrëzoj përditë,
            Tjetër punë e siziftë.
Leda me mjelmën në hije, Izolda në anije:
Anija! Thuam’ ç’ngjyrë ka anija?
E zezë korb, ajo sjell vdekjen time.

*        *        *

Nuk të shërojnë dot nga mërzia e Parisit
Sallonet e zhurmshëm dhe bordellot e tij,
Vetë bukuria e bën universin më të shpifur,
              Më të rëndë çdo minut.
Dehja – rruga e vetme:
Me verë, poezi ose virtyt, si t’jua dojë zemra!
Xhelati i vetvetes bëhet gati të qeshet përjetë!

Pashë Gjon Pagëzorin hermafrodit të Da Vinçit,
Pashë Salomenë tek i afrohej kokës së prerë
Dhe puthte buzët e tij freskuar nga vdekja –
            Të porsavdekura.
“Kujdes nga vejusha Xhuditë, gjeneral!
Është grua e rrezikshme!”
            Por historia përsëritet.

*        *        *

Doja të flisja vetëm për vetëm me ty,
            Mbrëmjeve, veç mbrëmjeve,
Se ditës gjithnjë ndihem si prej një tjetër bote.
Por gjuha më lidhej, kollitesha pa fund.
Ah, nuk ka më heronj të dobët në themër.
Dashnia dështoi dhe frika nga dështimi na rrethoi me gjemba
Në një kamp përqëndrimi; ngurrimi për tu njohur,
Për të çuar një tufë lule në varrin hirplot të dashnis’.

Ti vjen rrëmbyeshëm viseve të tua,
Legjendat e të cilëve i ke harruar,
Puth tokën, shkrumbohesh në zjarrin tënd.
            Je flakë vetmitare.
Dashnia vdes darkave kur trupat shbëjnë nyjen,
Shtrateve të zbrazët kur thirret dëshmitare.
Ti ikën rrëmbyeshëm prej viseve të tua.
Si munde vallë ta harrosh të murosurën bukuroshe?

*        *        *

Një ditë krishti, një ditë juda - netëve djalli dora vetë.
Besim i verbër - tradhti - shitblerje shpirtrash boshë.
Një ditë krishti, një ditë juda - netëve djalli dora vetë.
             Historia përsëritet. Historia neveritet.

*        *        *

Nuk jam p(r)o(f)et - e kjo s’ka hiç rëndësi:
“Më jepni një pikë mbështetëse,
Dhe do të lëviz botën!”
Veç te të shpeshtat tronditje të tua gjej qetësi,
Mbi të rrëshqitshmin truall të shpirtit tënd
             Dehemi me liri!
Dehemi derisa vjellim.
Dhe magjia zhduket përsëri.
Një pamundësi tragjike drejt teje më tërheq.

Ruaji tëra letrat e mia të zbrazëta,
Mblidhi aty n’sirtarin e sendeve të kota -  
            E ndonjëherë lexoji:
Janë më të sinqertat që të kam shkruar.                                                                                                                
Ashtu i zbrazët si ato ndihesha pa ty.
Do më marrë malli për ty, ndonjëherë
Kur të përdor ndjesitë dhe kujtesën.
            Zëri yt do të këndojë:
Some of these days you’ll miss me honey!

*        *        *

U njohëm duke mbetur të panjohur,
Hapësirave pa adresë.
U deshëm pa e marrë seriozisht.
Tre vjet e tridhjetë e tre ditë kisha më pak.
Dreqi e di sa kilometra larg.
Litiumin tënd kërkoja marrëzisht.
Papritur vendose të vdisje brenda meje,
            Dhe unë të lashë.

Kështu ne u gjetëm përqafuar fuqishëm
Në akullnajën e eterit ndritur nga yjet,
Nuk njohim ditë, nuk njohim orë.
Ishim unë… ti… dhe vdekja.
 

103 Komente

 Fan-Ta-Stike!!!

Kjo tejkalon cdo levdate.

S'te lavderoj dot! Edhe respektin pak e ke!!! E djela kulmoi me kete.

....

M'u zbraz tani salla! Jam vetem, si pas cdo pjese me art te Madh.

TS Eliot + W.B.Yeats. Kisha vetëm një pyetje, mbase edhe në emër të tyre: Pse?

Një arsye e mundëshme egzston... qoftë edhe vetëm për të bërë një eksperiment i vetdijshëm(sepse, nëse nuk do i kishte vënë atë titull, pakkush do ta bënte krahasimin smiley )

Eliot-i normalisht eshte pikenisja dhe njekohsisht poezia duket si nje homazh po ndaj tij. por spleen-i ka mare/vjedhur vargje nga disa poete; une p.sh. me aq njohuri sa kam, dalloj vargje nga Poe, Wordsworth, Bodler, Nice, Hesse, Rembo, madje dhe Sartre. Pse-ne nuk e di.

ehhh...sa i sikletshem eshte robi vet-me-vedi...

skulpturuara - gdhendura...nqs nuk ke mudur ta gjesh.

shoku Spleen thot se vargun me fjalen 'skulpturuara' e ka mare/vjedhur nga Poe: "Of sculptured ivy and stone flowers" nga poezia 'The City in the sea'.

mua me duket se poezia (poema?) e spleen-it ka plot mangesi, qofte per faktin se eshte shum e zgjatur e jo solide, por dhe per jo-modestine e tij duke dashur te beje nje vazhdim per nje nga kryeveprat e shek.20.

asnje objeksion te metejshem smiley

faleminderit qe me zbukurove mengjesin spleen...

ku mund te lexoj me shume nga ty ?

spleen-i ka shkruar andej-ketej me pseudonime te ndryshme ne faqe te ndryshme, po pjesa me e madhe duket se jane fshire.

kush e ka perkthy?!

asht e veshtire me perkthy love song-un.

because,

i've grown old...

in the room the women come and go,

talking of michelangelo!

a ka poeme me te mire ne bote?

 

Nuk është përkthim... është variacion (për piano e orkestër smiley )

Tanimë jam krejt i ri, kam ndërruar jetë.
Me qejf hyj në guaskën time të lashtë
Prej lulesh guri dhe dredhëzash të skulpturuara,
                                            Dhe rri pafund aty.

Ç'trishtim smiley

Flor, je qut?

sapo vuna kafen. Kisha nje dyshim te vogel vetemevete dje, qe mbase te djelave globi eshte me skic se zakonisht - ceshtje polesh manjetike, merr vesh -  edhe me tjeter kend e lexova edhe sot gjene e pare qe ne pike te sabahut kete. edhe mora vesh qe s'ishte hic pune fundjave, "epremteshtunedjele" ngaqe thone qe arti i madh nuk i njeh ditet e javes.

per mua kjo eshte gjeja me e madhe qe peshku pa uje ndonjehere ka ofruar.

si u gdhine, flor efendi!? smiley

 

Em, pse m'duken kto vargje si përsihatje t'dikujt qëi ka rënë dielli n'kokë (o i myllun n'botë t'vet prej noi halli ma t'madh).

 

Ed, une ktu pashe tre gjeni ulur ne nje tavoline klubi te Kubes se dikurshme, duke pritur te vinte gjeniun e katert, qe do u sillte ca puro.

PS Dikush kishte harruar nje gazete lokale te tavolina, qe kamarieri pertac nuk e kishte hequr ende. Te ajo gazeta ishte nje lajm per nje peshkatar plak nga fshati karshi qe kishte kapur nje peshk shume te madh... skeletin e peshkut ne fakt. Po asnji nga gjenite aty nuk e kishte pare ende lajmin. Mbase ai i katerti qe do vinte...  smiley

I vetmi moment që e besoj, është kur thotë:

Më shqetëson vallë koha? Vargjet i dogja,
Kujtesën e hodha n’erë… pa dyshim,

e pe gje dje ate dokumentarin mbi Heminguej-ne? smiley

Onshonte Em.

Nuk po i heq dot syte nga keto:

1  Si zambak lëkundet Ofeli e ngratë / Gjoleve të shpërfilljes.

2  Ah nuk ka më heronj të dobët në themër!

3  Ti je e tëra Leda atomike..

Opsioni tjetër: Temë e lirë.

Për një popull të tërë të pagjumësh.
.........

                                       Atë pjalm kokrrizash terri.

Na vdiq mer Flor, na e hongri gabxherin, copa cope na e ben melcineeee (spleenin)... edhe zeeeemreneeee....

hehehe smiley

spleen-i me konfirmoi se kjo eshte postuar vite me pare ne nje faqe tjeter shqiptare. dhe qe eshte 'sipermarrja' e tij me e madhe ne lemin e thurjes se vargjeve. smiley

.....................yyyyyyyyyyyyyyyyyyyy

 

Ishim unë… ti… dhe vdekja.

Dashnia... dhe varret e saj.
Dashnorët... dhe vdekja e tyne.    

            “Dashnia ësht’ e verbër sa vdekja.”

Dashnija - ceshtje floristesh

Sepse "lule titanesh",

Dashnija - ceshtje okul(t)isti,

Sepse e verber.

--------

Thashe t'them ene un naj gjo t'mencme pra, por a-ha...  smiley

dashnija - eshte si puna luftes,
pushton, zapton dhe iken per te kerkuar fitore te tjera

dashnija - eshte si puna kafes (tate smiley )
me shume sheqer te ze diabeti, pa sheqer ske qef me e pi

eh, me kujtove ate poezine e kadarese

ti ishe per mua e pamposhtur si troja

troja qe une nuk e pushtoja

Dashuria eshte nje semundje mendore e deshirueshme dhe e transmentueshme. Ne ndryshim me semundjet e tjera deri tani shkenca mjeksore nuk ka hulumtuar dhe nuk e ka pare te udhes per te gjetur barerat/ilacet per mjekim. Mendoj qe ky eshte nje gabim i madh i njerezimit. 

Gegen Liebe ist kein Kraut gewachsen!!!  smiley

 

- Dashuria te hedh ne lume e te thote ste hodha une.

- Me mire ta humbesh krenarine per ndonje qe e dashuron, se sa ta humbesh ndonje qe e dashuron per krenarine tende te panevojshme. Smile

O kinemaxhio. Meqe e njifke autorin qe te vogel, pse nuk na sjell ndonje gje tjeter, ose edhe vete autorin qe te nderrojme ndonje dore muhabet.

Peshk i urte, po kujt i duhet autori/vjershetori. Ka pas thene Horaci (historian latin?): Genus irritabile vatum, qe dmth sebepi i sherrit... me fal se ngaterrova film, dmth raca irrituese e poeteve. smiley

Mbase ky Horaci nuk ka qene tipi im. Une po rastisa te gjej ndonje diamant ne fushe, gjithmone do kerkoj rretherrotul se ben vaki po eci mbi miniere.

I humbur në kohë, i hedhur në hapësirë,
Sferë me qendër gjithkund dhe perimetër askund.
Më për asgjë nuk shërbejnë shqisat....

***********************************************

 

you were la gioconda which had to be stolen

and someone stole you.

You’re mocking me?
“You’ve fewer emeralds of madness
than a beggar kopecks, there’s no disproving this!”
But remember
Pompeii came to end thus
When somebody teased Vesuvius!

kinofil, transmetoi autorit respektin tim.

Majakovskin e kom citu psh kur ndesha Hatibin! E merr vesh besoj pershtypjen qe poema me ka bo.

cheers!

epo meqe u bera si zedhenes... smiley

patjeter qe e kuptoj pershtypjen qe te ka bere. por sikur spleen-i ta kishte shkrire talentin ne dicka me origjinale...

Kështu ne u gjetëm përqafuar fuqishëm
Në akullnajën e eterit ndritur nga yjet,
Nuk njohim ditë, nuk njohim orë.
Ishim unë… ti… dhe vdekja

wow!!!

kjo kam pershtypjen eshte nje copypaste nga romani Ujku i stepes. por nuk e kam librin qe ta kontrolloj.

kinofil, une nuk e kam lexuar romanin ujku i stepes. dhe ne gjerat qe sillen ketu ka nje te ashtuquajtur sqime qe te pengon te mendosh se ekziston copy-paste. Flas nga ana e lexuesit.

nje zgjatim i eliotit eshte me i veshtire se nje krijim origjinal - flas nqse do te ruhet lartesia e stekes atje ku eshte.

 

Emo, eh keto vargjet e ketij "spleen" jane very strong.

p.s. flm per symphony nr.9

Emo, se po t'gjemoj permrapa, po do e them dhe kte pa hik, se jam shume krenar per kete shakane qe mendova, dhe nuk lejne mo komente te ajo tema "pse u mbyll tema"! smiley

Zotnia jote thote:

PS mroklle, si do i bite billboardi i turizmit ne Verzhezhe: "We know just one business... and we do it RIGHT! "

 

Une do thojsha:

Keep it short, keep it simple! Give it a lot of punch! smiley

"Welcome to fooking Verzhezhe! Seriously!" smiley 

 Nuk e di sepse kjo poezi, me ktheu mbrapa tek diskutimet e teorive te "art per art", ku robi shkruan per qejfin e vet, ashtu si ja do zemra dhe ashtu si ja thote mendja. Dicka midis nje kishe te stilit barok, por me detaje arkitektonike te degjeneruara rokoko, vererash te vjetra te Luigjit te 17, arome purosh dhe ndjesia gjithnje e me e forte qe edhe mekati mund te kthehet ne nje veper arti nese ne te ka pak klas...

Une do thoja mekati mund te jete nje veper arti e shkelqyer nese arrin te shpjegosh bukur tundimin qe s'pyet per asnje autoritet mbi veten e legjitimon cdo veprim per nje te mijten pjese te sekondes. Te lumte dora e mendja spleen!!!

mekati mund te jete edhe i shenjte.

Pasioni për ty më bindi të gardhoj një perandori.

I am nothing
I shall always be nothing
I cannot wish to be anything.
Aside from that, I have within me all the dreams of the world.

Pessoa

Autopsicografia

O poeta é um fingidor.
Finge tão completamente
Que chega a fingir que é dor
A dor que deveras sente.

E os que lêem o que escreve,
Na dor lida sentem bem,
Não as duas que ele teve,
Mas só a que eles não têm.

E assim nas calhas de roda
Gira, a entreter a razão,
Esse comboio de corda
Que se chama coração.

De Fernando Pessoa

 

Shpirtshkrim

 

Shtiracak eshte poeti

Rolin kaq bukur e luan

Duket si dhimbje e shtirur

Dhimbja qe vertete e vuan

 

ata qe i lexojne cfare shkroi

asnje vuajtje s' i shqet'son

nuk u dhemb plaga qe kane

por ajo qe iu mungon

......

 perkth. moment.

 

 

No talents

Also no sins -

Winter solitude

Issa

 Jo. Eshte hai-ku. Issa eshte nje nga baballaret. Ja dhe nje tjeter me qe te pelqeu.

 

Spring rain-

A child teaches its cat

To dance

Issa

Gjojna qe s'kane nevoje per llafe mbasi i lexon, po per heshtje...

Kjo fjala haik mos eshte fjale shqipe e japonishtes se vjeter

Mengjes

Pin kafen

poshte pallatit shumekatesh

me konjak

ose, ose:

Ballkon

Të dhjera pëllumbash

e dielë uturake

u derdhën kafet.

 Ne fakt duhet te ishte:

Poshte pallatit shumekatesh

pi kafene me konjak-

mengjes urban.

The light of a candle
is transferred to another candle —
spring twilight.
 

Pessoa prape:

Dritaret e dhomes sime
Dhoma e dikujt nga te miliontit e botes qe askush s’e njeh
(Dhe ne me njohshin, e çfare do dinin?)
Hapur mbi misterin e nje rruge kryqezuar vazhdimisht nga njerezit,
Nje rruge te paarritshme nga asnje mendim,
E vertete, çuditerisht e vertete, e sigurte, pa e ditur as vete,
Me misterin e gjerave nen guret dhe qeniet,
Me vdekjen q’u jep mureve igrasi dhe burrave thinja,
Me Fatin qe grah karrot e gjithçkaje ne udhet e asgjese.

LostT, cheers back to you, bro!  smiley

 

i je qep 5oas cimo... smiley

na bo naj cerre ket fundjave, ja shtrojme diku pa igrasi perjashta

Me Fatin qe grah karrot e gjithçkaje ne udhet e asgjese.... krahasim Khajamas ... Nga me te bukurit per JETEN . Urime autorit ne perfytyrimin e Gurit te Sizifit smiley . Ja dhe Khajami """i pavdekshem """ qe i kendon me vergje Vdekjes   ........Po trembem nga jeta qe i madhi zot / me kot ma dha dhe po ja kthej me kot !

(Llupi cokollatat e tua, vogelush!
Ha cokollata!
Dije qe nuk ka metafizike ne kete bote vec cokollatave.
Dije qe gjithe besimet nuk te m’sojne asgje me shume se embelsirat.
Ha, ti pisanjos i vogel, ha!
Ah sikur dhe une te mund
Te haja cokollata me aq ndershmeri sa ti!
Por une mendoj; dhe kur hap letren e argjendte
Le cdo gje te me bjere per toke, ashtu si bera me jeten time.)

Pessoa

mos posto poezi me cokollata dhe me vogelushe, se verdalle po behet muhabet sume smiley 

Sa me shume e lexoj poezine aq me teper me pelqen dhe cdo here mbetem tek nje fjale a fraze e re qe me kishte shpetuar me pare. Vecse akoma nuk kuptoj pse autori i ka lene dy shprehjet ne anglisht ne mes te kesaj shqipeje kaq te fuqishme... jam e sigurte qe e ka nje arsye te forte.

kurse une e kuptoj ne vargun 'some of these days...' qe me duket eshte mare nga romani 'Neveria' i Sartre-it dhe eshte shkruar ne anglisht sic eshte ne poezi. kurse vargun tjeter 'the world...' nuk e kuptoj, ndoshta s'i ka tingelluar mire ne shqip.

Kjo eshte e bukura kino, edhe pse e kupton qe brenda poezise ka plot huazime nga autore filozofe te medhenj boteror dhe i ndjen nuancat gjate leximit/shijimit, prape ne fund refuzon ti shohesh si te tilla duke ia lene gjithe meritat autorit. Stili shume i thjeshte ka bere qe brenda kesaj poezie dashnie-vdekjeje te flasin, te merren vesh e te qendorjne ne harmoni shume karaktere, copeza e grimca nga kryeveprat boterore...

O spleen-o, hudh naj tjeter. It's about time.

e hudha nje tjeter te shokut spleen mbreme. pashe sot qe nuk kishte dale, dhe thashe mos nuk kam klikuar 'dergo', ngaqe nuk isha dhe aq esell. e hudha para 1 ore e ca, nuk e di pse s'ka dale.

Me falni, eshte hequr kjo poezia qe ketu, apo s'me shfaqet mua?! Se vetem komentet po lexoj... smiley

e ka ngrene mbrapsh autori mi , a se lexo se ka kerku ndjese ....

kushdi ka pas hall mo ja vjedhin se e ka pas pa leje smiley

aman, pse une do ti msoj te gjtitha ty se me cmene, na boni ne chene si olio me stelion.

olion e boj vete smiley

E po, s'guxon njeriu te iki me pushime, se sjellin gjona te bukura, e kur kthehesh, te duket vetja si kofini pas te vjelit...  smiley

E po, si peshk me i mocem qe je, edhe do m'i mesosh ca gjona...

ta kam fal Olion, miii...Po meqe une s'ngjaj si Stelio, a behemi Olio & Olio? smiley

E di me te bukuren, qe te dielen i pashe ca nga te fortat e tyre tek rete4.... U shkriva gazit, kisha vite pa i pare.... smiley

ok, ceshtja eshte keshtu: sic thashe dhe ne komentin me lart, ja mbusha mendjen autorit te vargjeve qe te postoja ketu nje tjeter poezi te tij. por, ajo sic duket u zu nga rrjeta e censures se mod-ve te PPU-se dhe nuk u publikua ne sit. ndoshta per shkak te temes (incesti), i eshte dukur perverse!

keshtu, autori me tha qe ta fshij dhe kete poezi (Kenge dashurie... ) sepse edhe kjo mund t'i ofendoje lexuesit e PPU-se, p.sh. me disa vargje te saj deri diku nekrofilike. kurse ty Ana H, nqs je kaq e interesuar, mund te ta dergoj privatisht.

bjere ktu! (si koment). me urdher smiley

tani!

copy-paste funksionon! si per ty dhe per ne.

Ps Please!

PPS Falemnderit.

po po, ketu dhe tani. smiley

me zor nuk i postoj se pastaj e pesoj dhe vete.

amon mer... mos na "tantalizoni" ne ket fare feje smiley

sevap do boni.

Bjeri te dyja, te lutem.

po s'e bere, per cfaredo arsyeje, c'do i dergosh ana H-se, coje edhe te irdning@gmail.com

nuk te shkojne dem.

promise!

Kinofil miremengjes,

Do te doja vertet ta lexoja. Me bene fort kureshtare komentet e disa peshqve,  te cilet i vleresoj dhe kam besim tek shijet dhe kritikat e tyre. Ndaj, te lutem, nese s'i poston dot si komente, ( them se duhet, ne fakt, se here-here, dikush mund te kete deshire t'u rikthehet e t'i rilexoje. Une per vete, e bej shpesh me gjerat qe me pelqejne) m'i dergo ne adresen time.

Te falenderoj paraprakisht, smiley

e  xuni turpi adminin dhe e postoi oj Ane

Jo mi, jo, po s'ka pas kohe ndoshta... smiley

Natyrisht, mer. Po ky muhabet s'kishte pse t'u bote "hard to get" kinda thing. Gje e afert ndodhi ketu edhe me nje krijim te nje autori tjeter te mrekullueshem me nick "mirazh".

Kto jan bullshit, shok' e shoqe. Poezia duket se po ka nje fat te veshtire per castin dhe mjeti i percimit po behet interneti, qe s'ka kurre flair-in e librit dhe aromen e faqes se shtypur, por kto jan realitete qe duhen pranu. Nje poezi e mire iu reziston gjithe komenteve brutale ala nuk di dhia c'eshte tagjia. Pra keto stepjet per venien e poezive ne te tilla vende si ky blogu ketu jane ne rastin me te mire llastime autoresh dhe ne rastin me te keq perpjekje koti per t'u bere interesant.

Kam mbrojt tezen qe arti (poezia) eshte elitar (goxha debat edhe ketu te peshku) - ama kjo nuk do me thene qe arti eshte woodoo qe tregohet pas gardhit. Sepse edhe kenaqsite prej tij jane pastaj te tipit "pas gardhit".

Ana H, po e deshe linkun, ta nis privat.

Ke te drejte emigrant per sa thua me siper.

Kam pershtypjen qe ky eshte nje problem mes peshkut (faqes) dhe autorit. Nuk e di se si funksionon, por eshte e logjikshme qe nese autori dhe peshku (faqja) kane rene dakord te dy per publikimin e nje pjese letrare apo artikulli etj, autori nuk duhet te kete te drejte mbi fshirjen e kesaj pjese letrare apo artikulli, pak a shume sic nuk mund te fshihet nje poezi nga nje liber pasi eshte shtypur.

jo more vellezer, jeni pak si jashte piste. autorin e zuri meraku se mos edhe poezia e meparshme cenonte integritetin e lexuesve, si poezia incestare, prandaj kerkoi ndjese. gjera si e drejta e fshirjes apo spastrimit, interesanti llastimi etj. nuk kane shume lidhje.

autori ishte ne dyshim nese 'morali' i tij nuk binte ne kundershtim me ate te PPU-se.

hajt bojm edhe ne te dy sherr i her, pa qeni qepen te haje.  smiley

nji pytje te thjeshte fare: pse jom un i supozum me dit qellimet e mira te autorit?

tjeter, ku ven u pa qoft ene hija me e lehte e cenimit te intergritetit te lexuesve te krijimi i pare (prufroku)? mu m'duket krejt e kOnderta nfakt, pra qe si pas cdo krijimi dinjitoz (se kshu e pervetova une) lexusit iu shtu i cik me shum integritet pas leximit.

kinofil, s'e kom per spleen ne vecanti (spleen eshte nje nick, nothing more, how much can that be, anyways?); e kom per dicka tjeter me substanciale: te serioziteti qe duhet te kete casti kur submit nje krijim tendin duke e ndare me publikun. eshte e njohur qe pas atij casti krijimi nuk i perket me krijuesit. Edhe te drejtat jane te kufizuara. Shume te kufizuara madje. Per mua jane prrofka & alibira ato metime qe dikush shkruan per vete, per te shuar nje ndjenje te brendshme artistike e ku di une. Jo or jo, krijimi eshte forme komunikimi, nje poezi e publikuar si rregull shkruhet per lexuesin (sepse ndryshe pse publikohet???), madje holle holle, edhe ditari i ana frankut eshte per nje lexues imagjinar out there. prandaj, ne ka gje ku toleranca eshte shume afer zeros, eshte pikerisht kjo: konsiderata ndaj audiences.

ideja ishte qe nqs incesti cenon moralin e dikujt, atehere edhe nekrofilia apo cifti eros-thanatos mund ta cenoje - pavaresisht se shume lexues komentuan me entuziazem.

nuk e di, ndoshta spleen-i mund ta mendoje si ty ate ceshtjen e paragrafit te fundit. kam pershtypjen se ai thjesht ndjen kenaqesi kur kupton se ne nje fare menyre, ajo vuajtje e tij nuk ka shkuar dem, si te thuash.

 

 

jo jo. incesti eshte jo vetem nje realitet (nga te shumtit) i pranum, por kur trajtohet per se mbari sherben si baze per krijime me cilesi (per mu) te parritshme ne llojin e tyre si ka ndodh tek e shtuna e motres nga Hatibit per shembull.

Nejse se e zgjatem shume.

personalisht, mbetem me pershtypjen e prufrokut. Mund dhe qe te jete nje single hit (nothing wrong with that!), eshte totalisht OK.

Ma dergo, te lutem, Em. Faleminderit. smiley

Kam qe ne mengjes, qe i lexoj, i le, i harroj, u rikthehem prape, i lexoj si per here te pare dhe nuk di cilin varg te vecoj. Fjalet e mia jane shume te varfera per te shprehur ndjesine e mbushjes se shpirtit qe me kane lene keto vargje.

Erdha, pashë, pushtova shtëpinë tënde të boshatisur,
Mes atij pylli, atyre rrugëve ku kalonin kapronj,
            Por ti kishe ikur.
Eh, sikur të ishe, me gjarpër do të vetëvriteshe!
The world is too much with us!

Veç te të shpeshtat tronditje të tua gjej qetësi,
Mbi të rrëshqitshmin truall të shpirtit tënd
             Dehemi me liri!

U njohëm duke mbetur të panjohur,
Hapësirave pa adresë.
U deshëm pa e marrë seriozisht.
Tre vjet e tridhjetë e tre ditë kisha më pak.
Dreqi e di sa kilometra larg.
Litiumin tënd kërkoja marrëzisht.
Papritur vendose të vdisje brenda meje,
            Dhe unë të lashë.

ho mi? bone, c'bone, u ktheve te vendi i krimit ...  smiley

 

shif Ane, un po u luhatsha midis mrekullimit dhe nji fare skepticizimi te shnetshem (tip si ka mundesi?), por kur erdha te casti qe ai (ajo) vendos paprit me vdek mrena ktij (ksaj), dhe qe ky (kjo) osht aq shpirtmadh sa qe e lejon... aty merdhifi muhabeti; u mor vesh qe densiteti i vargjeve kaloi te pjesa e metaleve te renda ne tabelen periodike te elementeve.

Emo, me duket se nganjehre eshte me mire qe ca gjera t'i leme te vdesin brenda nesh, se sa te na vdesin ato neve.

U ktheva, Emo, u ktheva, dhe s'u pendova hic... Do ti qe ben mire njeriu, kur e kerkon dicka me kembengulje... smiley  Po jane vertet vargje shume, shume te bukura, gati-gati ndjej nje lloj ngasherimi perbrenda...

PS. Emo, ti e di qe une nga letersia dhe poezia amerikane s'kam lexuar shume dhe ndonese keto mund te jene vargje te rrembyera tek-tuk nga autore te tjere, mua aq me ben... eshte si puna e muzikes, 7 nota ka pentagrami, diku -diku melodite do ngjajne dhe mund te duken si plagjature, por eshte mjeshtri dhe t'i stisesh vargjet ne ate menyre qe nga kopjet te krijosh nje origjinal krejt te vecante... smiley

vargje te rrembyera tek-tuk nga autore te tjere

Mbas bibles & iliades ate pune bejne te gjithe. Nuk eshte muhabeti "a e ben", por "si e ben".

Prape me Biblen, ore? Po shkoj t'i hedh prape nje sy Kantikut te Kantikeve, meqe ma kujtove... Ta lexoj poezine tek burimi.  smiley

personalisht, besoj qe kjo eshte nga ato poezi qe i pranon modifikimet, qofte dhe shume kohe pasi eshte shkruar. keshtu qe shpresoj se autori do te marre mundimin te ulet e te punoje perseri mbi keto vargje.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).