Kapitalizmi pa kapitalistë

Një herë e një kohë, njerëzit ankoheshin për "pasunarët dembelë". Për mirë a për keq, kjo ka ndryshuar. Në vend që të mbeten thjesht stërnipërit parazitë të mogulëve industrialistë të vdekur në shekullin e kaluar, të pasurit sot ka më shumë mundësi të jenë punëtorë të zellshëm super-aktivë që kanë arritur aty ku janë sot nëpërmjet javëve 80-orëshe dhe rrogave marramendëse.

Një pjesë e këtij ndryshimi është rritja pa limit e kompensimit për menaxherët ekzekutivë. Shefi i Disney-t, Michael Eisner, shkoi nga 10 milionë dollarë në 1984 (një shumë që konsiderohej e madhë në atë koh&eumlsmiley, në 203 milionë dollarë në 1994, kompensim ky i fundit i barabartë me 68% të fitimeve të kompanisë atë vit. Ndërsa pasuria e trashëguar mund të ketë qenë skandali i shekullit të 19-të, kompensimet pa kufij të menaxherëve janë bërë problemi kryesor sot... Megjithatë, çfarëdo që të mendosh për fitimet e Eisner, fakti është që ai duhej të çohej çdo mëngjes nga krevati e të bënte diçka që të paguhej. E njëjta gjë nuk mund të thuhet për ata që u bënë miliarderë me paratë e trashëguara për të cilat kishin punuar gjyshërit e stërgjyshërit. 

Nga libri Filthy Lucre i Joseph Heath. 

16 Komente

Korrigjim: Rroga e Eisner ne 1994 ishte $750 mije. Pjesa tjeter ishte perfitim nga shitja e aksioneve.

Jam shume dakort qe kompensimi i ekzekutiveve ka dale jashte kontrollit. Nga ana tjeter, Disney paguan bonuse sipas mbarevajtjes se kompanise. Mos te harrojme qe nen udheheqjen e Eisner, Disney arriti te behej nje gjigand i medias qe i pasuroi aksioneret e kompanise.

E njëjta gjë nuk mund të thuhet për ata që u bënë miliarderë me paratë e trashëguara për të cilat kishin punuar gjyshërit e stërgjyshërit.

E rendesishme eshte te mos jene te vjedhura. smiley

...në 203 milionë dollarë...

Dale se nuk ma merr mendja se ishte pagese me leke ne dore; duhet te kete qene nje perzierje sherbimesh dhe opsionesh. Ne ate kohe opsionet shiheshin si dicka pa kosto, nderkohe qe edhe sot ndikimi i tyre mbi levizjen e parase eshte zero keshtu qe nuk eshte se Disney ka nxjerre nga xhepi 203 milione. Pastaj c'i duhet shtetit se sa eshte i gatshem te paguaje pronari per punonjesin?

Shperndares paniku majtist smiley

U hutuat të gjithë nga lekët!

Kjo pjesa më ra në sy për dy observime: 1) që kapitalizmi sot nuk drejtohet më nga të pasur që rrinë në shtëpi dhe mbledhin fitimet nga puna e klasës punëtore dhe 2) që përfitimet e CEO-ve këto kohët e fundit janë rritur jashtë mase, dhe kjo në kurriz të kapitalistëve (i.e. shareholders).

E dyta është diçka që dëgjohet shpesh këto kohët e fundit. E para mua m'u duk observim interesant, pikërisht sepse shkon kundër supozimeve të zakonshme majtiste.

po ti kur permend leke ne nuk na shohin syte gje tjeter. smiley xhixha xhixha xhixha.

endrra qe te fitosh aq shume para sa te mos prekesh gje me dore, ka qene shume e perhapur, por tani po zbuloj se sa me shume para ben, aq me shume te hahen thembrat e kepuceve...

 

 Periudha e arte e pagesave marramendese te manaxherve mori fund. Si presidenti i USA (Obama) dhe ai i BE (Barroso) jane shprehur kunder rrogave milionshe te ketyre manaxherve. Biles disa analiste i kane quajtur keto rroga, milionat per rrenimin e ketij sistemi. 

Edhe ne sistemin e bonuseve, firmat tani po tregohen me te permbajtura. 

Penar, nuk e kuptoj shume mire cka dash te thote autori, por kapitalisti i tipit Henry Ford (qe desh e shkaterroi me doren e vet ndermarjen e vet derisa ja dolen mbane menaxheret profesioniste), eshte thjesht zevendesuar me menaxherin.

Imagjino c'strukture korporatash kemi. Menaxheri emeron antaret e bordit(qe eshte pergjegjes per shperblimin e shefit) qe zgjidhen nga aksioneret, ama aksioneret jane ne 'bese' te menaxhereve te tjere (qe ne kete rast menaxhojne 'investimet' e popllit me ane te 'proxy voting'). Keta menaxhere investimesh artificialisht krijojne mbivleresim te aksionit thjesht nepermjet trafikimit qe bejne me njeri tjetrin. Psh vlera e nje aksioni teorikisht eshte dividendi i pritshem i skontuar me % te arsyeshme. Nderkohe trafikimi shkakton nje fryrje artificiale te cmimit mbi dhjetra here 'earnings per share'.

Prandaj edhe keta perfundojne me paketa shperblimi miliona dollareshe, ndonese nuk jane kapitaliste. Thjesht shperblim i llojit brenda llojit. (po flasim zakonisht per high-school and college jocks me nje biografi te mire)

Duke qene se pak nga keta 'menaxhere' e mbyllin jeten ne ate korporate qe menaxhojne, ata shpeshhere e shkaterrojne koncernin i cili u eshte besuar. Mjafton te shikohet rekordi i shume CEOs me Harvard MBA per te pare se menaxheri modern ka shume rrezik te jete shkaterrimi i kapitalizmit, e jo lulja e tij.

....Menaxheri emeron antaret e bordit(qe eshte pergjegjes per shperblimin e shefit) qe zgjidhen nga aksioneret....

 

Qafir, ke lene jashte pjesen ku te pakten teorikisht aksioneret kane te drejte te hedhin ne gjyq antaret e keshillit per moskryerje te detyres se tyre.

Ha!!

Wharton akoma i meso pjupellsave 40 vjecar se si ta masin suksin vetem me ane te rritjes konsekutive te derivativave te perfitimit. Vec per Wharton duhet nje kontinent i ri i spostuar ne kohe 2 shekuj mbrapa.

Vec per Wharton duhet nje kontinent i ri i spostuar ne kohe 2 shekuj mbrapa.

Ka vend Shqiperia dhe Gjeorgjia sa te dush per kta. Vetem ne Shqiperi njof nja 5 cope: Harvard/Wharton MBAs, Kennedy School of Govt. Cuditerisht no lawyerssmiley

 kto te dyja me siper me kujtojne ate fabulen e dhelpres me rrushte hah

mendimi im per temen eshte se gjerat duhen pare me ndryshe. Menaxheret e ketyre kompanive kompensohen ne menyre te krahasueshme me cfare ata mund te fitonin po te zoteronin apo te ishin partnere ne firma private. Kuptohet qe ca nga keto paketat e kompensimit jane astronomike dhe ne disa raste te pamerituara, por ne shumicen e rasteve, duhet pare me kujdes se c'fare bejne partneret ne nje firme ligjore apo ne nje firme konsultimi, apo ata persona qe zoterojne nje firme konsultimi apo thjesht thjesht fare, ata salespeople qe e kane kuoten/normen e shitjeve ne 20mill ne quarter smiley

tashti mund te thuhet shume per keto gjera...por vetem kini parasysh punen e madhe qe duhet per te mbajtur ne kembe, drejtuar apo zgjeruar nje firme...nuk e di ca eskperiencash keni juve ne amerike po me vjen cudi qe nuk u kap fare antena vale nga ana tjeter e ketyre CEO-ve qe paskeni vene ne shenjester..

 kto te dyja me siper me kujtojne ate fabulen e dhelpres me rrushte hah

Mos se na vune n'seder! Po ja qe s'jane kapitaliste mer Noshke!! Parimi marksist qe ndermarrjen e kane punetoret gjeti aplikimin me spektakolar pikerisht ne Wall St me ish-bankat e investimeve. Te mos flasim pastaj per 'yjet' e McKinsey Consulting (qe kane lene 50 milione amerikane pa medical insurance, dhe qe u tregojne HMO-ve si te mos paguajne) dhe Goldman Sachs(nje nga shkaktaret dhe mbijetuesit e Great Depression, dhe Credit Crunch-it te sotem). Keta po qe vertet i meritojne milionat.

 Qafir, ata manaxheret, nganjehere dhe ia ulin vleren aksionit, sidomos kur ka arritur piku i shitjeve se aksioneve. Ehh bursa, ne kete/o spekullime, firma nuk humbet, perkundrazi, fiton. Eshte nje fushe me dy porta, por te dyja jane nga njera ane, njera pas tjetres. 

Ec aty Sergei(programist i Goldman qe i paska vjedh kodin 'manipulues'. Bloomberg po i nxjerr te palamet

  • “What is Goldman Sachs doing with this trading code that could manipulate the markets?”
  • “And Goldman got on the phone to the Justice Department and got them so fast to nail this guy, it’s almost - you wonder if they have a red line to the government.”
  • “It is amazing within one day of Goldman calling they had FBI agents at his driveway doing surveillance.  The next day they arrested him…”
  • “It’s interesting that the prosecutor from the testimony that I’ve read, it almost sounds as if he’s working at Goldman Sachs.”

 

 yyyp xhixhi...3 dit me vones per sergein ti. hej, po ti ca kujton se bejne ata quants atje...nxjerrin formula ne leter? jo or xhaje.....po ti e di qe Goldman Sachs quhet kompania e trete ne bote...per software!!! haha..kane me mijra developers, kane me mijra servera pjese te trading systems..ashtu sic cdo tjeter banke investimi. 

o eshte ky spiunazh industrial o nuk di une te quhet ndonje tjeter...Po FBI per keto gjera eshte, pse, per ca....per te kap Cimin me dy cigare marijuana ne xhep?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).