Kaos ne autostraden Plepa-Golem

Per te udhetuar nga Tirana ne drejtim te qyteteve bregdetare, te duhet te kalosh patjeter nga Durresi, si rruga me e shkurter. Por prej disa javesh, sektori Durres-Plepa-Golem-Rrogozhine, eshte kthyer ne nje "ferr" te vertete per shoferet dhe udhetaret. Kulmi eshte shenuar kete fundjave, qe prej mbremjes se shtune dhe deri paraditen e se dieles. Nje varg i gjate makinash, qe i perngjanin nje pellgu gjigant parkimi, kane qendruar per mese tre ore ne pritje per te pershkuar disa kilometra. Shkak jane bere punimet per zgjerimin e aksit kombetar ne fjale dhe radha ka shkuar deri ne 3 kilometra. Aq shume jane merzitur shoferet, saqe nje pjese e tyre jane kthyer mbrapsht per ne kryeqytet dhe me pas kane ndjekur udhetimin nepermjet aksit kombetar Kerrabe-Elbasan-Peqin-Rrogozhine.

Rritja e numrit te vizitoreve qe zgjedhin Durresin per te kaluar fundjaven, ka bere qe te gjithe akset rrugore te tejmbushen me automjete. Situata mjaft e renduar eshte paraqitur pikerisht ne aksin rrugor Plepa-Golem, ku makinat kane qendruar te bllokuara per rreth 3 ore, ndersa radhet e gjata arrinin deri ne tre kilometra. E njejta situate e renduar prezantohet edhe ne pjesen tjeter te rruges kryesore, Plepa-Ura e Dajlanit-Shkozet, e cila eshte vetem 2 km e gjate. Dhe ne kete situate te mbingarkuar, policia ka dale e gjitha jashte loje dhe vetem ka ndjekur me sy te lire ate cfare ndodhte.

Por nisja e punimeve per shtrimin e superstrades Plepa-Golem ka pasur nje kosto mbi trafikun ne kete zone, qe edhe ne situata normale eshte mjaft e renduar, kjo dhe per shkak te sezonit turistik. Edhe pse 10 dite me pare Drejtoria e Rrugeve njoftoi se punimet do te perfundonin kete fundjave, situata eshte krejt ndryshe. Ne kete aks shikon nje kaos te vertete dhe qarkullim te paralizuar krejtesisht. Nje nga shkaqet e kesaj situate eshte edhe fakti se firmat nuk punojne me tre turne, ne kundershtim me urdhrin e kryeministrit qe u kerkon kompanive te punojne pa ndalesa dhe me ritme te larta. Deri tani qellimi per zgjerim dhe lehtesim te trafikut nuk ka qene i realizuar dhe piku i sezonit eshte kthyer ne makth per udhetaret.

Edhe pse nga ana e Policise Rrugore jane marre te gjitha masat per normalizimin e situates, kjo nisme nuk ka mjaftuar per te zbutur situaten, e cila pritet te normalizohet vetem pas perfundimi te aksin rrugor Plepa-Golem. Trafiku i renduar, sic shihet edhe ne fotot siper, ka paralizuar levizjen e automjeteve diten e shtune dhe te diel.

Reagimi i Rrugeve: Shpronesimet vonojne punimet

Piku i sezonit veror 2009 e gjeti perseri rrugen Plepa-Golem te paperfunduar. Nga Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve, thuhet se problemet me shpronesimin jane shkaktaret per vonesat e shkaktuara. Por nje tjeter e vertete eshte se ketu nuk punohet me tre turne, ne kundershtim nga urdhri i kryeministrit qe u kerkon kompanive te ndertimit te punojne pa ndalese ne veprat publike, me qellim perfundimin e tyre sa me pare. Dhe ne ato pak ore qe punohet, ka ritme teper te ngadalta.

37 Komente

E po tani fushata mbaroi, zgjedhjet i kane futur ne xhep, pse ta prishi qeveria rehatine e vet? Rruga Ura e Mbrostarit deri ne Sheq, (Fier) perfshi dhe uren qe kishte muaj te tere ( ne mos nje vit qe qe shkaterruar) u be brenda nje muaji, sa filloi dhe u mbyll fushata, me murndares, me drita, u shtrua per bukuri, cilesia e punimeve do shihet ne vazhdim, por ja, qeveria ben dhe nga keto, kur ia do... fushata. smiley

Shpresojme te kete zgjedhje te parakohshme atehere! smiley

4 ore (pa ekzagjerim) me eshte dashur me kalu nga njeri krah i mbikalimit ne tjetrin. Dmth 4 ore per 50 metra rruge.

Milet me peshqira te laq ne koke. E kom vleresu shume popllin tone se mu kujtu ajo shprehja "osht ne hall te modh, ka lidh koken me peshqir"   smiley    

Mir mee bab' ca t'bojm ne ty qe ecen si kermill? smiley Lej makinen ene i bo 50 metra per 20 sekonda. 

4 ore (pa ekzagjerim) me eshte dashur me kalu nga njeri krah i mbikalimit ne tjetrin. Dmth 4 ore per 50 metra rruge

E ka thone amerikoni koketrashe n'Kaliforni!

Build them (the highways), and they (the people) will come! smiley

Ta gzoje poplli i Hamalles, Rrashbullit dhe i Golemit trafikun e madhnushem!

eeeehhh

hallamalles i qafsh hallin ti, se i ka bo baba rruge qeter...per marshalla smiley

lene mone se jom knoq me keto rruget e reja

Ajo e bregut ishte e papame

Ajo e Kuksit, nona fare.

U bo shqipnia mo smiley

e mre, pse qesh

i boni maskarai ske ci thu smiley

dmth thuji nai gjo qeter se ka plot, por per rruget, e urojne mre smiley

5 euro mre bileta durres prishtine me autobus.

si me qen tu shku nga tirona n'pogradec.

pale kuksi, as n'onderr se ka pa me shku per 3 sahat a ma pak ne Tirone.

Kur ikshin n'shpi robt pi kuksi merrshin lejen e  zakonshme mre ...

ose shkoshin vetem per vit te ri ene jalla naiher per festa nentori kur qellonin te shtune e te diel ene  shtyhesh ene dilshin 4 dit pushim

apo harrove ti smiley

 Pse ka ngel mo njeri n'Kukes, ere. Un thosh se kon ardh gjith terpo m'Bathoret.

Vallaj Mone, BRAVO I QOFTE

2 ore e pak Kuksin une prej Tirone, ene ngadale ngadale.

Sarande-Vlore dy ore pa pak nga bregu.

Orikumi pasqyre.

Spille, Plazh Gjenerlai, Gjiri i Lalsit flur fare.

i ka kopsit rruget deri tani

Ne qofte keshtu o Tirons ,o mrekulli ..!

Po mua me pelqeu ajo rruga e Gjirokasters deri te mali i Muzines qe shko per ne Sarande ,kam qene ne 2007 ,ishte mrekulli , po siduket tani ka mbaruar dhe e mar me mend qe duhet te jete shume bukur.., shkon ne Sarande shume shpejt per 4 -5  ore apo jo nga Tirana  ?

 

po rruge per te terro o mroklle.

Rruga per Lales a te keqen

Rruget ne Shiperi po vrasin njerez ,po bejne kerdine ...Preblemi i trafikut te renduar ashtu do te jete gjithmone sepse nuk mendohet per alternativa te tjera ..per rruge te dyta ,te treta ..per Trena ..mbi/nen toksor ..! Ikishim trenat .pse nuk i vene ne funksionim ? Ose te bejne te tjera rruge hekurrudhe !

Do te bohemi si Evropa thone !! Do hyjme ne Evrop thone ..!

ok then,

une them ti prishim e ti shkepim fare kto rruget kriminele qe po na vriskan.

naten e mire smiley

po mire o artian, te mos behen rruget dmth se do vriten njerezit? Apo te bojm njehere trenat pastaj te shtrojme rruget?

ose ti vrasim njerezit se per te vdek kane, e pastaj ti bojme rruget per qejf smiley

naten dhe ty smiley

smiley

Jo mer tirons nuk e kisha aty ,sme ke kuptuar mire as ti as desdemona ...rruget jane bere te mire ,por duhet nje administrim i mire ,i tyre ne drejtim te shume gjerave ..shume aksesoreve qe ndikojne ne kufizimin e aksidenteve ,dhe ne funksionimin me te mire te kkomunikacionit ..ti vete the qe rruga ne Dures,, atje tek mbi kalimi behet mullar me makina ... pse me ate nivel qarkullimi do te mbetet rruga ne prespektiv ? sidomos ne ne kohen e plazhit turizmit .. !

 

Artian, eshte e cuditshme te lexosh ne rrjeshtat qe shkruan te njejtat mendime qe ndoshta do te kisha shkruar edhe une, dhe te veresh se, edhe pse te drejta, ato duken gati-gati absurde dhe naive kur sjell ne mendje vetem per nje cast situaten shqiptare.

Ato qe ti kerkon do te ishin mese normale ne cdo vend te zhvilluar te botes, por qe ato te behen realitet kane nevoje, per mendimin tim, qe piksepari te kete nje vullnet politik largpames dhe me vizion, teknike te afte dhe te pergatitur te raportuar ne menyre korrekte me politiken si edhe nje ndershmeri, pergjegjshmeri dhe frike e konsoliduar nga ligji nga ana e te gjithe aktoreve.

sa te mira keto idete. duhet me bo nome. duhet me rregullu e me ba e me ndreqe. po si po ku po sa s'pyet kush.

edhe une jam shume dakort. neqeoftese ne dum me vertete me ia pa hajrin lidhjes me kosoven duhet me ba hekurudhen, me dy pale binare, qe te lidhen me rrjetin nderkombetar ne nish. do ishte ideale. imagjinojne pak sa kushton nje dicka e tille?

per nje dite ne tunelin e kalimashit kalojne 10 000 makina sipas nje mikut tim gazetar. une jam prej kukesi dhe mbaj mend qafes se malit prej fushe arrezi ne kukes, 3 ore rruge kryqezohesh me 50 makina po e jo. dmth, dicka krejt ndryshe.

per 2 ore ne kukes. m'tha i kushri i jemi se ishte nise ne 5 prej tirane e kishte mrri ne kukes pa u cu njerezit prej gjumi. i ishte duke nji bote tjeter.

nese dikush me para do te ishte kujtu me ba nji investim ne kukes, normalisht qe kuksjanet do kishin ndejte ne malsi pa ra ne bathore. po u detyrun me ra teposhte, te pakten me e kape noj cope edhe ato. dhe ne parlamentin qe shkoi pat 7 deputet prej kuksi ne te dy krahet.

kaq.

po mire asht me ba hekurudhen. dhe nje metro ne kukes, uzine - kolsh edhe nje ne durres. prej n'knete deri te plepat. e nje prej m'shkozet e deri m'vollge. edhe nja shtate cope ne tirane se n'tirane ka plot munsi.

 

Ka leverdi hekurudha ne nje vend me 3 thashe 3 milion banor? S'besoj.

a parte gli scherzi, neqoftese ne duam me te vertete qe te konkurojme selanikun me durresin atehere duhet se s'ben hekurudha, sikur 227000 banore te ishim.

ka plot projekte te cilat i kane bere ata burrat qe kane mbaruar inxhinieri dhe qe s'me kane pyet mu qe kam ba gjuhet e huja, per rruge nje autostrade thumane - kombinat - rrogozhine qe besoj se eshte zgjidhje per trafikun ne durres, po ka edhe projket per hekurudha me korent bilez.

por nuk ka pare. me investu ne nje hekurudhe e ne nje autostrade duhen pare. shume.

Kerkimi per me te miren qendron. Por qe duhet vleresuar ajo qe eshte e mire dhe funksionale. Zgjerimi i rruges se plepave deri ne Rogozhine ishte ne pamje nje zgjerim rruge. Por me pak kujdes shikohet qe kishte goxha punime specifike, pasi ishte rruge edhe nacionale edhe rruge qyteti, e cila kerkonte rigjenerim dhe reformim teresor te ujrave te zeza, te bardha mure betoni afer rruges se trenit si dhe ne krahun e plazhit, mbikalime ose nenkalime te panumerta te kalimtareve dhe makinave. 

Por kishte edhe shpronesime te cilat ne Shqiperi kane specifiken e  vet. Psh. per te avancuar ne kohe rr. Rreshen-Kalimash, kompania Bechtel shpesh u detyrua ti paguante dhe sistemonte me para ne dore fshataret e demtuar. Burokracia e pushtetit lokal mund ta kishte fundosur ate si firme. Dhe ku te gjehej aresyeja pastaj. Ndersa ne rastin e ketij zgjerimi kishte nderthurje te panumerta te nderhyrjes se pronesise dhe zgjidhjes se tyre, gje qe firma ndertuese ishte komplet "out"( nuk perkrah firmen e cila ka fajet e veta pasi nuk dinte dhe nuk kishte marre parasysh punimet naten)

Hunter. dje indirekt mora vesh se po punohet edhe per hekurudha, per lidhjen me linjat nderkombetare. Kjo ka dale si nevoje qe shkomn paralel me zgjerimin e porteve dhe kryesisht  ate gjigandin e konteniereve. Studimi nuk eshte problem shqiptar por Ballkanik.

E kemi thene tani qe jemi brenda ne zonen gjeo.

Eh mer Sale edhe komunistet po ti lavderojne rruget. Puno edhe keto 4 vjet qe mos vije me PS ne pushtet as per 8 vite te tjera smiley

Ka leverdi hekurudha ne nje vend me 3 thashe 3 milion banor? S'besoj.

Hekurudha do te ishte e gjate ne raport me siperfaqen dhe popullesine e vendit.

Nqs. hekurudha futet ne rrjetet nderkombetare... pastaj nuk eshte me vetem e jona, por e te gjithe Europes.

Eh mer Sale edhe komunistet po ti lavderojne rruget. Puno edhe keto 4 vjet qe mos vije me PS ne pushtet as per 8 vite te tjera Wink

Me shkrin ti me kete dashurine e zjarrte per Salen. smiley

keiend, lidhja te shkurta tip Tirane - Durres, mund te qendrojne por te ribesh nga zero lidhje nderkombetare, me duket e tepruar. Ne gjithe boten shoqerite hekurudhore jane publike e gjithmone te subvencionuar nga shteti sepse jane gjithmone ne humbje. Perjashtim ne kuptimin e pronesise,  ben Anglia, ku jane te privatizuar e megjithe tarifat shume te larta, koha ka treguar se ka qene vendim i gabuar eshe flitet qe te kalojne perseri ne pronesi shteterore se nuk ja dalin. Kove e shpuar.

Pastaj ti po lidhesh me Malin e Zi apo Greqine or mik, jo me distriktin industrial te Bavarise.

Qe te besh nje lidhje nderkombetare duhet rigjenerimi, qofte edhe berja nga e para ne sektore te vecante te linjave kombetare deri ne kufi, pra H Hotit dhe Pogradeci. M Zi dhe Maqedonia kane vite qe jane te kidhura me linjat nderkombatare.

Modernizimi dhe futja e sistemeve kompiuterike (pse jo dhe ato)per perfitim te kohes, jane funksionale me shume per vende te medha te cilat kerkojne dhe kohe ne pershkimin e vendit te tyre. Ne Shqiperi kalimi nga portet deri ne kufi, ku pastaj qendrojne ne pritje( flas per mallrat sepse pasagjeret nuk kane rendesi fare) ose kalojne direkt eshte nje kohe minimale e cila kompesohet me nje rruge te mire si dhe saktesi kalimi, pra te gjitha degezimet kufitare arrihen jo me shume se 1.5 ore maksimumi.

E thashe edhe me siper, nese nuk do te bejne nje hekurudhe te mirefillte te standarteve, portet dhe kampuset industriale dhe petrolifere do te jene oaze te pafunksionushme. Do te kenaqemi me kalim kosovaresh dhe bagazhesh te tyre( simbolikisht).

....( flas per mallrat sepse pasagjeret nuk kane rendesi fare)

e drejte, logjistika ka pase nje bum zhvillimi, hic kete vitin e fundit qe ka rene fare per arsye madhore. Per te bere sistem hekurudhor si thua ti, me trena elektrik duhen koqe nja 10 here me te medha se sa ato qe u deshen per rrugen Dr-Ku.

Ku e gjete ate trena elektrik.......... me duket sikur folem per teknologji rruge dhe siteme kompjuterike drejtimi.

Per sa i perket trenave elektrike ne hekurudha mesatare, meqe e hape kete teme do te thoja qe si ide eshte absolutisht e realizueshme, sic nuk eshte absolutisht e realizueshme tashti. Nese arrihet nje prodhim dhe magazinim i qarte i energjise elektrike ne vend si dhe linjave te intekonjeksionit, ky investim perpara rrugeve tip autostrade me ura pafund dhe tynele kilometersh eshte me se ekonomik dhe rentabel nga ana finaciare.

Ku e gjete ate trena elektrik.......... me duket sikur folem per teknologji rruge dhe siteme kompjuterike drejtimi.

Kujtova se per trena po flisje. Nejse ato kshu jane tashi. Shif TGV ne France, AVE ne Spanje, TAV ne Itali. Kam udhetuar ca here, wow gati 300 km/h se si te duket.  Po jane vende te medha, trafik i madh prandaj e perballojne, kurse ne nje byth vend jemi. 

Me fal por sipas b.... edhe breket. tani per tani nuk i kemi as ato. Por kjo nuk do te thote qe nuk duhet me i vesh edhe ato.

E kam fjalen qe nese bejne portet dhe ate te Vlores kryesisht, pra te konteniereve si dhe kampusin energjitik si dher Porto Romanon hekurudha eshte pjese e tyre. Nese Shqiperia do te marri formen e nje hyrje tranziti per ne Europen Lindore kemi edhe shansin per realizim e ketyre projekteve, e kunderta le te kenaqemi me rr. D-K, ose qofte edhe te Arberit, per te kaluar veturat dhe ndonje maune me shalqinj ose speca. 

Une kam idene e prejardhjes historike te Egnatias e cila nuk ishte fare rruge Ilirike por nje kalim per ne "perandorine" e Lindjes, ku ne krah te saj u formuan qendra tregtare te cilat shoqeroheshin me fortifikime dhe me vone moren formn e qyteteve. Pra u be per karvanet e jo per karrocat e vecuara te tregetareve te vecuar, e pse po edhe per ato.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).