KAMZA; Modeli ndryshe i qeverisjes vendore

“Është e mahnitshme ajo që kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë. Duhet ta shikosh vetë që ta besosh, një mrekulli e drejtimit dhe e menaxhimit të pushtetit vendor”.

 

Ishin këto fjalë të mikut tim, aktorit të madh të humorit dhe komentatorit të mirënjohur të sportit, Veli Rada, që u bënë ngasje për këtë reportazh që gjithsesi nuk mund të përshkruajë dot plotësisht mrekullinë që po ndodh vetëm pak km larg qendrës së kryeqytetit, në Kamëz. Njerëzit në Tiranë, por edhe në vendet e tjera të Shqipërisë, e mendojnë Kamzën si një vend informal, ku të migruar nga i gjithë vendi janë vendosur këtu në mënyrën më të paligjshme, më të çrregullt të mundshme, ndoshta një geto periferike e kryeqytetit. Për këtë iluzion, sa të rremë aq edhe të padrejtë, një përgjegjësi te madhe kemi edhe ne gazetarët, që shpeshherë biem viktima të legjendave urbane, kur i kemi të gjitha mundësinë ta verifikojmë vetë realitetin, sidomos për një vend kaq afër banesave apo redaksive tona në Tiranë.

“Bulevardi Blu”

Për një person që nuk jeton në Tiranë, është pothuaj e vështirë ta dallojë ku mbaron Tirana e ku fillon Kamza. Makina përshkon shpejt distancën, tani të bashkuar me banesa midis kryeqytetit dhe Kamzës, pa hasur ndonjë shenjë tjetër dalluese, përveç tabelës rrugore që lajmëron mbërritjen në territorin e Kamzës. Mbikalimi modern në rrugën nacionale tek Kthesa e Kamzës duket sikur paralajmëron udhëtarin për surprizën që e pret. Kam kaluar dhjetëra herë në këtë rrugë, por i përqendruar në punët e mia, asnjë herë nuk kisha parë me vëmendje atë që po ndodhte këtu. Ndoshta edhe për faktin se gjërat kanë lëvizur kaq shpejt, duke mos u dhënë kohë njerëzve që nuk jetojnë këtu ta vënë re apo ta ndiejnë ndryshimin. Befasia godet menjëherë sapo kalon “Institutin” (UBT). Ky pozicion kodrinor të jep mundësinë të shikosh me sytë e tu një pamje të mahnitshme. “Bulevardi Blu”, kështu quhet bulevardi madhështor që përshkon gjithë territorin e bashkisë deri në dalje në Rrugën e Veriut. Një autostradë me katër korsi, trotuare të gjera dhe një ndriçim mahnitës, i denjë edhe për qytetet më të zhvilluara perëndimore. Fasadat dhe ndërtimet në të dy anët e bulevardit i janë përshtatur standardit të rrugës, si në arkitekturë, ashtu edhe në ngjyra. Mbizotëron ngjyra blu. Nuk mund të ndahet nëse ngjyra ka përcaktuar emrin e bulevardit apo emri ngjyrën e fasadave, por është e sigurt se bluja është ngjyra më e preferuar në Kamëz në të gjitha kuptimet e saj. Standardi i bulevardit, përveç hijeshisë, është i tillë që përballon pa asnjë problem trafikun e jashtëzakonshëm, po të kemi parasysh se përveç automjeteve të shumta të banorëve të zonës, kjo është edhe hyrje-dalja e veriut të vendit me Tiranën. Një tabelë në hyrje të bulevardit me sloganin “Kamza po ndryshon” duket se paralajmëron surprizat e tjera që na presin në këtë qendër të rëndësishme urbane dhe ekonomike të vendit.

Suksesi i menaxhimit

Mikpritësi ynë i parë është kryetari i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu. Ai na priste në zyrën e tij ne bashki, një ndërtesë jo vetëm e bukur dhe moderne, por edhe shumëfunksionale. Duket se u vu në siklet kur i kërkuam të fliste për punën e tij të suksesshme. “Shiheni vetë, - na thotë. - Pyesni me mirë njerëzit”. Duket se u bind pas këmbënguljes sonë dhe premtimit që do ta merrnim edhe oponencën e qytetarëve. Z. Mziu është zgjedhur kryetar i baskisë në vitin 2007 me rreth 60% të votave një besim i mjaftueshëm, por edhe një motivim i fort për arritje. Me sloganin “Koha për Kamzën”, ai duket se është i pari kryebashkiak që e ka mbajtur të paktën deri tani fjalën. Xhelali flet për sukseset në investime e shërbime, por gjithsesi nuk arrin dot të shprehë plotësisht atë që ka realizuar në terren. Rregulli dhe puna në bashki flasin vetë për një seriozitet në menaxhimin e qytetit, ndërkohë që shifrat e plotësojnë tablonë e një revolucioni të vërtetë që po ndodh këtu.

Kamza, qyteti më i legalizuar i vendit

Ju kujtohet në fillim, që ju thashë se imazhi ynë për Kamzën ishte tejet i rremë? Këtë do të mundohem ta argumentoj tani, pasi realiteti është krejt ndryshe. Bashkia e Kamzës ka realizuar shumë projekte, por më interesanti, më unikali është pa dyshim sistemi i adresave. Bashkia ka sistemuar, emërtuar dhe koduar të gjitha rrugët dhe objektet në të gjithë territorin e bashkisë një punë kolosale e realizuar në dy vitet e fundit. Bashkia ka përgatitur një certifikatë e cila i jepet çdo banori bashkë me kartën e identitetit. Në certifikatë janë shënuar emri i rrugës, kodi i banesës apo i objektit në pronësi si dhe qendra e votimit. Tani, çdo banor i Kamzës mund të komunikojë me letra si në çdo vend të BE-së, një standard që nuk e ka arritur dot asnjë qytet i Shqipërisë. Unë për vete në Tiranë nuk e di saktësisht adresën e banesës sime. Si unë, besoj, se ka edhe qindra të tjerë. Mos kujtoni se ky projekt ka qenë një gjë e thjeshtë. Më falni, por fajin e kam unë, pasi nuk ju njoha që në fillim me një aspekt shumë të rëndësishëm të Kamzës. Kamza për nga popullsia është qyteti i gjashtë më i madh i vendit. Ai numëron 90 mijë banorë të regjistruar në gjendjen civile dhe rreth 10 mijë të paregjistruar. Në vitin 1990 Kamza ishte një rajon i rëndomtë bujqësor me vetëm 6 mijë banorë. Në 19 vjet ai është kthyer në një qyet të rëndësishëm me popullsi të ardhur nga të gjitha krahinat e vendit. E përmenda këtë fakt, jo vetëm për statistikë, por edhe për të treguar se projekti tashmë i realizuar i sistemit të adresave ka qenë një ndërmarrje tejet e vështirë. Kryetar Xhelali na befason edhe me një fakt tjetër. Në Bashkinë e Kamzës ka pasur vetëm 13 mijë kërkesa për legalizim të banesave, duke zhvleftësuar sërish imazhin e krijuar për të si “simboli i informalitetit, zënies apo grabitjes së pronave”. Shumë pak për një qytet me 90 mijë banorë, më shumë se 90% të ardhur në 15 vitet e fundit. Në aspektin e legalizimit dhe adresave Kamza është pa dyshim i vetmi qytet që i ka kapur standardet e vendeve më të zhvilluara evropiane, një model, por edhe një pasqyrë për bashkitë dhe komunat e tjera të vendit.

Mrekullia “One stop shop”

“Dua t’ju tregoj krenarinë tonë”, - thotë Xhelali, i cili na fton të vizitojmë sektorin e shërbimeve “One stop shop”, sa modern, aq edhe funksional, i vetmi në llojin e vet në Shqipëri. Në një mega-sportel modern, qytetarët mund të kryejnë, të kërkojnë e të marrin të gjitha shërbimet e bashkisë në mënyrë elektronike, por edhe të kulturuar. Por jo vetëm kaq, këtu janë vendosur edhe zyra të tjera të rëndësishme, si sigurimet shoqërore, posta, drejtoria e bujqësisë, një filial banke, një filial telefonie celulare etj. Ideja është që qytetarët të gjejnë këtu shumicën e shërbimeve për të cilat kanë nevojë. Ky sportel ka marrë edhe vlerësimin e Kryeministrit Berisha,i cili e ka cilësuar si “të rrallë, por dhe të denjë edhe për bashki të mëdha të qyteteve evropiane”. Ky moment nuk ka nevojë për koment, mjafton ta shikosh dhe e ndien vetë rëndësinë e një investimi të tillë, një tjetër projekt që bën diferencën me bashkitë e tjera, përfshi këtu edhe Tiranën.

Performanca ndryshe

Kryetari Mziu ka zgjedhur një ide origjinale për performancën e bashkisë së tij, sidomos njohjen dhe lidhjet kombëtare e ndërkombëtare. Emrat e rrugëve dhe shesheve të qytetit. Deri tani bashkia ka emërtuar 506 rrugë e sheshe. Politika e ndjekur në emërtime synon të përfaqësojë jo vetëm natyrën krahinore heterogjene të banorëve, por edhe një prezantim ndërkombëtar të qytetit të ri. Këtu gjen emra të shquar të figurave dhe ngjarjeve historike, krahinave, qyteteve dhe komunave të vendit, por edhe të personaliteteve e qyteteve botërore. Rugova, George W. Bush, Azem Hajdari, Skënderbeu, Lura e Re, Isuf Elez Ndreu, Saranda, Berati, NATO e deri tek Alaska, Shangai apo Tokio e largët.

Por jo vetëm kaq, çdo emërtim shoqërohet me një certifikatë që i dërgohet qytetit shtetit apo personit që i është vënë emri, gjë që ka sjellë reagimin pozitiv të tyre. Xhelali më tregon disa prej përshëndetjeve që kanë mbërritur jo vetëm si falënderime, por edhe si mundësi bashkëpunimi. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, guvernatorja e Alaskës, Sara Palin e të tjera personalitete kanë shprehur mirënjohjen e tyre, por edhe dëshirën për bashkëpunim që në shumë raste ka filluar. Një vlerësim i veçantë ka mbërritur nga kryetari i Akademisë së Shkencave, Gudar Beqiri, që ka falënderuar bashkinë për kontributin në promovimin dhe vlerësimin e figurave dhe ngjarjeve të rëndësishme të historisë sonë dhe asaj botërore. Kjo politikë ka bërë që Kamza jo vetëm të njihet, por edhe të përfitojë mundësi bashkëpunimi dhe donacione nga shumë vende të botës. Një mënyrë sa origjinale, aq e suksesshme në marketingun kombëtar dhe ndërkombëtar të qytetit.

Investimet publike si promotor i suksesit

Pa dyshim që zemra e suksesit të qeverisjes vendore janë investimet publike. Gjetja dhe menaxhimi i burimeve financiare ka qenë sfida kryesore e z. Mziu. Deri në vitin 2006, Bashkia e Kamzës nuk ka marrë asnjë qindarkë fond për investime publike nga qeveria. Kjo, jo vetëm për shkak të politikave selektive të aplikuara në ndarjen e fondeve nga qeverisjet e majta, por edhe për shkak të paaftësisë së drejtuesve paraardhës lokalë. Vetëm për vitin 2007 u realizuan investime publike në vlerën 230 088 255 lekë të reja të siguruara nga të ardhurat e bashkisë dhe granteve konkurruese të qeverisë. Viti 2008 ishte pa dyshim më i mirë. Bashkia u detyrua të miratonte buxhet shtesë, pasi të ardhurat e kaluan dukshëm parashikimin, një rast unik ky në të gjithë vendin. Gjatë këtij viti janë ndërtuar 27 km rrugë të parametrave evropiane. Nuk do ta besoni, por rrugë dytësore apo të brendshme, me gjerësi 16 m, me trotuare dhe ndriçim të standardeve perëndimore mund të gjeni vetëm në Kamëz. Krahasimi me ato të lagjeve tona në Tiranë është pothuaj i pamunduar. Përveç infrastrukturës, investimet janë përqendruar kryesisht në arsim dhe shëndetësi. Pothuaj të gjitha shkollat janë rindërtuar dhe janë lidhur me rrugë të asfaltuara me bulevardin kryesor. Bashkia ka siguruar sheshet e ndërtimit edhe për 10 objekte të tjera arsimore, ndërkohë që ka siguruar edhe financimin e tyre. Dua të qëndrojmë tek projekti i një shkolle të mesme profesionale, e cila synon të ketë karakter kombëtar. E projektuar sipas një projekti gjerman, i vetmi në Evropë, kjo shkollë, ndërtimi i së cilës është duke nisur, është në fakt një kampus më vete, me rreth 19 profesione dhe kushte moderne të mësimdhënies dhe akomodimit të nxënësve. Ky është projekti më i madh i sistemit arsimor parauniversitar, ndoshta edhe në rajon. Investimet nuk kanë lënë mënjanë edhe kulturën e sportin. Këto elemente të rëndësishme të kulturës qytetare kanë marrë vëmendje të madhe nga kryetari Mziu. Këtë vit u rindërtua stadiumi i futbollit “Dajti”, me vlerë rreth 300 mijë euro, një nga terrenet sportive më me parametra në vend. Z. Mziu thotë se ka marrë vlerësimin e të gjitha institucioneve sportive të vendit, ndërkohë që me investimet e planifikuara këtë vit synohet të arrihen standardet dhe të sigurohet licenca e UEFA-s. Synim është mbështetja edhe më e madhe e ekipit të futbollit “Dajti” në bashkëpunim edhe me presidentin Naim Qarri, një biznesmen i suksesshëm vendas, i cili synon të ngjitet në kategorinë superiore. Një projekt gjigand është realizuar në fushën e kulturës. Ka mbaruar projekti teknik dhe janë siguruar fondet, rreth 2 milionë USD, për teatrin, që, në fakt, është një kompleks kulturor nga më të bukurit në vend. Por fjala e ditës në lëmin e kulturës është pa dyshim një skulpturë gjigande që do të përurohet këto ditë në “Bulevardin Blu”. Bëhet fjalë për një vepër arti të veçante, të realizuar nga skulptori i njohur Vladimir Llanaj, një djalë që vrapon me kalë, simboli i zhvillimit të shpejtë, por edhe i atij për të arritur larg qytetit të Kamzës. “Nuk dua të flas, por do të jetë një vepër spektakolare”, - thotë skulptori, talentin e të cilit unë kam pasur mundësinë ta njoh e vlerësoj edhe personalisht.

Mikro-modeli “Berisha”

Ajo që mund të konstatohet lehtë në Kamëz është pa dyshim “kopjimi” nga drejtuesit lokalë të modelit “Berisha”. Është e natyrshme që drejtues të së njëjtës forcë e filozofie politike të kenë të njëjtat ide, parime e projekte menaxhimi. Kamza mund të konsiderohet si një projekt në miniaturë e asaj që po ndodh në Shqipëri. Të përbashkëtat midis qeverisjes kombëtare dhe asaj të Kamzës janë të shumta. Mziu e gjeti Kamzën në gjendje të renduar ashtu si Berisha Shqipërinë. Natyrisht që Mziu e gjeti gati modelin qeverisës, gjë që i dha mundësinë e zbatimit të shpejtë. Suksesi ekonomik i Kamzës është mbështetur mbi dy shtylla: reformën fiskale, taksa të ulëta lokale dhe lufta ndaj informalitetit në njërën anë, si dhe projektet konkurruese në anën tjetër. Mziu e vlerëson veçanërisht mbështetjen e Kryeministrit dhe qeverisë në suksesin e tij. Nuk është një politikë, pasi bashki të tjera të drejtuara nga të majtët kanë përfituar fonde shumë më të mëdha se Kamza. Qeveria ka mbështetur fort projektet e Kamzës e cila në dy vitet në drejtimin e Mziut ka fituar 7 projekte me grande konkurse. Modeli “Berisha” shihet pothuaj në çdo ide, projekt e aspekt tjetër të punës së bashkisë. Kamza është pa dyshim modeli tjetër i qeverisjes vendore. I krahasuar me fqinjin gjigand, Tiranën, ajo patjetër përbën një histori suksesi. Dua t’ju rikujtoj se e gjitha ajo që thashë më lart për Kamzën, është realizuar vetëm në dy vjet qeverisje të Mziut (gjysmë mandati) që e krahasuar me tri mandate të Ramës, bën pa dyshim një diferencë të dukshme. Dua të theksoj gjithashtu se Kamza është prova e përparësisë së modelit qeverisës të Berishës, një model që është njëlloj i suksesshëm, si kur aplikohet në qeverisjen kombëtare, edhe në atë vendore.

Epilog i detyruar

Do të më duhet teknikisht ta mbyll këtë udhëpërshkrim, por të jeni të bindur se kam thënë shumë pak prej asaj që po ndodh në Kamëz. Jam i bindur që Behar Hoxhaj, redaktori ynë letrar, do të përdredhë buzët. Këtë herë më shumë se për gabimet e mia gjuhësore, për faktin se ai është dëshmitar okular e i përditshëm i asaj që unë nuk kam mundur ta përshkruaj dot të plotë .“Profesori”, siç e thërrasim ne gazetë, është banor i Kamzës dhe mësues i letërsisë dhe gjuhës shqipe në gjimnazin “Elez Isuf Ndreu”, kësaj radhe ka të drejtë të tejkalojë kompetencën, duke kërkuar ndaj meje standarde më shumë se gjuhësore dhe letrare. Jam i vetëdijshëm për pozitën time të vështirë dhe i kërkoj falje Beharit, banorëve të Kamzës, si dhe lexuesve për pamundësinë time për të treguar të gjithë atë që pashë në Kamëz. Mirëpo, po bëj të zgjuarin dhe mendoj se mund t’u jap një rrugëzgjidhje. Ejani këtu për ta parë vetë suksesin, që nuk besoj të ketë shkrim apo reportazh që mund t’jua sjellë me përmasat reale të tij. Një ndjesë e veçantë shkon për mikun tim, Veli Rada, i cili ka të gjithë të drejtën të kontestojë aftësinë time gazetareske edhe për faktin se ishte ideatori dhe bashkudhëtari im në këtë udhëpërshkrim mbresëlënës.

 

(Foto nga Plasma2008)

Faqja e Bashkise Kamez

30 Komente

Eh, sikur te ishte dhe Tirana njesoj si mikromodeli Berisha i kamshise se Bamzes...

Kush tha se vdiqi Pravda ?!

Mbi tokat e pronareve te vjeter, qe u grabiten nga Klllasa PeDiste u ngrit nje qytet i ri.

Rofte Partia

Me komunistin Berisha ne krye.

Urrrrraaaaaa

Pse s'thua ti të shkojmë të jetojmë në Kamëz bashkë me çeçenët. smileyilly:

Rugova, George W. Bush, Azem Hajdari, Skënderbeu, Lura e Re, Isuf Elez Ndreu, Saranda, Berati, NATO e deri tek Alaska, Shangai apo Tokio e largët.

Alaska, Shangai, Tokio???!!!! The Pacific Connection?!

Hec aty!! 

Mbasi t'marojne me Azine dhe Ameriken dhe kur t'fillojne me malet Kaukaze, do kisha nja dy propozime per emra rrugesh, ne fakt emra sheshesh!  smiley

Sheshi Dagestan fjala vjen, ose ne fund te fundit sheshi Cecenia!!

Apo eshte i' cike e teprume kjo e fundit?!!

Nuk e di, nuk e di!!!

P.S.

Bulevardi Blu??!!!

Cer derrash qe jane mer jahu!!!

Mas bythes s'mo t'fortit nji jete!!!

Ah mer Migjen sa bukur i ke psikologjis!!

Shnderrimi i Kamzes ne nje qytet te zhvilluar, me rruge dhe shkolla, me adresa dhe inventar pronash dhe objektesh (qe nuk e ka dhe nuk dihet kur do ta kete kryeqyteti, Tirana), me sherbime bashkiake te nje niveli te larte, pra nje zone teresisht e urbanizuar, me shume se per te treguar nje model lokal qeverises te suksesshem, eshte pergjigjia me e mire ndaj atyre njerezve me tipare ksenofobe qe ata shqiptare qe me mund u vendosen ne ate zone, (qe ishte nje bicim qyteze bujqesore) jane qytetare te ketij vendi qe dine te ndertojne dhe zhvillohen bile shume me mire se ca nga keta te urbanizuarit e meparshem.

Degjova se fundmi se orkestra simfonike e Londres do jepte nje koncert ne Kamez.  

o burra, ta bejme gjithe Shqiprine si kamza

Gazetari ben mire qe na flet per bumin zhvillimor te Bashkise Kamez pasi me kete rast kuptojme dhe njeanshmerine skajore te qeverise Berisha ne trajtimin e mbeshtetjes me fonde te zhvillimit te pushteteve lokale ne vend.

Per te patur nje ide te qarte mbi nivelin e njeanshmerise ne trajtimin me investime nga buxheti i shtetit, pra nga te tere taksapaguesit, gazetari, ose kryetari i bashkise duhet te na kishte treguar se sa ishin gjithsej fondet e harxhuara per investime ne vitin 2008 dhe sa % e tyre u siguruan nga te ardhurat e bashkise dhe sa nga buxheti i shtetit (ose me mire me thene nga  xhepi i Berishes). Pastaj kete raport ta krahasojme me ato te bashkive te tjera te ngjashme.

Gazetari thote jo pa mburje se kerkesat e legalizimeve te banesave ishin gjithsej rreth 13,000 (shume pak sipas tij) ne rreth 90,000 banore te ardhur. Nese supozojme se nje familje e ardhur kryesisht nga  veriu i Shqiperise ka rreth 5 fryme atehere 13,000 kerkesat jane per rreth 65,000 banore ose mbi 70% te popullsise ne kete bashki; nje shifer domethenese per te treguar informalitetin e larte ne kete zone.

Modeli Berisha qe trumpeton gazetari s'eshte gje tjeter vecse nje inisiative prej bajraktari qe injektohet pa teklif ne shekullin 21 dhe ne nje vend qe kerkon te njesohet me perendimin.

Intelektuali i madh, shkrimtari, artisti i majte Pierpaolo Pasolini i ka pas dhene nje pergjigje shume te merituar snobizmit, mendjemadhesise e me falni shprehjen p.ordheve te intelektualeve te majte kundrejt popullsise me origjine fshatare te qyteteve te reja si Sabaudia, Latina, Nettuno etj te ndertuar ne kohen e fashizmit,  te cilat aspironin e ja arriten te ngriheshin ne rangun e qyteteve. Qytete te reja qe perçmoheshin, quheshin qesharake kur ne fakt nuk kishin asgje qesharake, vetem sa ruanin dimensionin njerezor. Thelbi i diskutimit te Pasolinit ishte triumfi i njeriut, humanizmit kunder ideologjise.

Nuk e njoh situaten ne Kamez, si pothuaj te gjithe qe po ironizojne, megjithate do te me behej qejfi sikur 50% te jete e vertete. 

 

Tamam lal, dhe flm per citimin e Pasolinit. Po te ne ky problem eshte i rende sepse gjithçka perzihet me nje racizem normal, me nje diskriminim te perditshem. Kamza = malok = i pagdhendur = Laprake = kafshe.

 

E kush e thote kete : e thone keta qe pine kafe ne qender, qe nuk e dine se çfare eshte njerezimi, qe i shikojne te tjeret ne pasqyren e makines se tyre te shpejte e nese kane mundesi i shtypin, por ulin buzet pertoke kur shohin nje idiot tjeter para.

Ky kishte pas qene modeli i projektit te Mbikalimit te Zogut`zi qe Rama e kishte projektuar ta bente ne hyrje te Tiranes ,nje projekt fantastik dhe fuksional  ...por "Hajdari" nga Tropoja   me Taboret etij  e prishen !

Edi pse ,nga qe kane ne shpirt nje ton me cmire dhe idiotsi !

 

Tani zogu i zi quhet rrethe rrotullimi ,u inagurua me shatervan ,por sot ai nuk ka uje por pellgace ku lajne e fshijne kepucet!

ke harru pallatet aty ne mes djali

te ishte dikund ne fushe mire, po aty skihste vend

ke harru edhe emrin e babait te mikut te pronarit te pallatit

Ah mer Sal Berisha cpo i puno ti ketij populli. Edhe bac Enveri do te kishte zili. Ti verteton shume mire shprehjen se "nxenesi behet me i mire se mesuesi". E meriton te quhesh Sali Hoxha (Berisha).   

Si vjellin kamunistet nga inati qe eshte zhvillu Kamza me shume se Tirana. Mer budallenj mjafton te dilni jashte Tiranes dhe te shihni qe edhe Farka ka rruge shume me te mira se ketu brenda ne Tir por ju jeni qorra qe jau kane zene syte pallatet e Rames.

O polic kur je kthy nga Londra bre?

Me rastin e zgjedhjeve besoj! Ca pune do te te ofrojne tani me ket qeverine e shartume me rrush skrapari?

po ndodh ajo qe te gjithe shpresonim te ndodhte. Nen shembullin e tiranes tani politikanet konkurojne ashtu si duhet.

sa me pak leke ne arkat e shtetit dhe sa me shume ne investime. Po te kene leke teper i vjedhin keta. Te pakten keshtu pranojme vetem "una tantum" te tenderit (me shpresen qe te mos kene perdorur parametrat e bashes)

Une mendoj qe kryeministria te shperngulet ne Kamez dhe selia e PD-se te jete brenda kryeministrise per te bunkerizuar K. ministrine.....  perrc-terrc verrc o Macok.....

Lexon kete shrkim te shpifur propagandistik dhe mendoj sesa nga keto miliona eurosh Pushteti i berishes i ka zhvatur (apo dretjuar ndryshimin) nga fondi i zhvillimit te Tiranes. Eshte qesharake te mendosh se kjo eshte puna e atij fatziut qe berisha e ka zgjedh ne krye te Kamzes kur dihet se edhe kjo si shume te tjera kane qene investime totalisht me synime politike e elektorale dhe si te tilla duhet te shihen me shume skepticizem. Uroj qe nje dite te gjithe keto pune publike me paret e te gjithe neve (apo me pare te huazuara qe femijet tane do ti paguajne shume shtrenjte) te investigohen dhe ca njerer duhet te perfundojne para ligjit - por sic ndodh ne vendin tone rendom, vec drejtor e peshq te vegjel (mos e dhente zoti edhe ky bashkiaku i kamzes) gjenden fajtore te rradhes. 

Shkrimi me ca rregullime me duket nga me finet per tu tallur me idene e mikromodeleve Berisha......sepse fatmiresisht ai eshte shoqeruar edhe nga prezenca e komikaxhiut Veli Rada smiley  Pas disa viteve zotrij do ti rrijne Tiranes si kurora me lule ...keshtu ulurinte k/ulurimsi..dhe ata fatkeqe ja shperblyen. Deri ne vitin 2005 Kamza paguante 14% te energjise elektrike shifer qe i pergjigjet banoreve te atij rajoni te rendomte bujqesor , prej 5 mije banoreve smiley.... Besoj duhet te kete vajtur ne shifrat ...4%. Deri ne vitin 2005 ne Kamez doli ajo shoprehja e famshme.....Ta bejme Tiranen si Kamza dhe Farkaret me rruge .....sepse ne se Tirana vjedh vetem me keshillin e Ministrave..... Per Kamzen eshte dhene orientim qe te vjedhin te gjithe nga 7 deri 70 vjec ! Kamza eshte nje qender Banimi pa kanalizime dhe ujsjellsa PUBLIK . Kamza eshte nje qender Bamnimi rurale ne edukate e ne jetese qe po nderton e rrethon me gardhe Kapitalizmin brenda shtepive e avllive . Por kohet e fundit Berisha u ka dhene lajmin e geZuar se do tu beje dhe Ligjin e Marteses per Gay e Lesbike. Nga Kamza (nuk jam teper i sigurte por rreth 90% e femrave te intervistura " privatisht " ne vitin 2002 nga nje studiues anonim smiley&nbspsmiley dilte se PD-ja u kishte siguruar nje te ardhme te shkelqyer trotuareve te Europes sepse nuk kishin arsye te qendronin ne bulevardet blu magjepses ....etj etj  Nje bashkim qytetaresh euforik te casteve te para qe solli koha e pas 92...tani dhe ne te ardhmen i ka ikur koha te fluturuarit me Presh ne B.... Duhet shume po shume ama qe ate popullsi tta integrosh ne Tregun e Punes , te vrase Dembelizmin dhe Vjedhjen , kontrabanden dhe yrrja -byrrjat Mixhiste. Ata bij te shkolluar te asaj qendre te banuar duhet te kuptojne thelle se atje edhe mund te jetohet ndoshta jo ne ate % te Larte Popullsie por mund te jetohet pa Idiotizma te ndertimit te nje shoqerie befasuese smiley

Këshilltari i bashkisë, leje për mallrat-ndihma të shoqatës» Vendosur: 31/07/2009 - 08:10    •  

Tirane - Për shkak se shoqata "Bujaria Shqiptare", me kryetar Kasem Skerën e kishte selinë në Kamëz, bashkia e zonës aprovonte lejet e hyrjes së mallrave për bamirësi, për llogari të shoqatës. Kjo ishte lidhja ligjore që kishte bashkia me shoqatën, për të gjitha rastet kur mallra të ndryshme, ushqimore dhe veshmbathjeve, vinin nga fondacione të huaja për personat në nevojë dhe me të ardhura të pakta ekonomike. Në këtë formë shoqata kishte edhe një tjetër favor, pasi mallrat humanitare përjashtohen nga detyrimet doganore. Por kryetari i shoqatës "Bujaria Shqiptare", Skera, ka dashur të përfitojë nga pozicioni i tij, për të përvetësuar disa nga mallrat që vinin për bamirësi. Në këtë formë ai ka siguruar edhe lidhjen që i nevojitej në bashki, me anë të të njohurit të tij Mëhill Hasani. Ky i fundit, duke qenë se ishte anëtar i Këshillit Bashkiak, ka mundur të sigurojë në mënyrë të jashtëligjshme dokumente bashkiake, në mënyrë që të plotësonin praktika doganore të falsifikuara për mallrat që vinin për bamirësi. Pasi merrnin mallin që mbërrinte në doganë nga jashtë, ata e dorëzonin bashkë me dokumentet e falsifikuara në Drejtorinë e Doganës, ku e servirnin si të zhdoganuar. Praktika doganore plotësohej nga Hasani dhe Skera, në bazë të sasisë së mallit që futej në doganë dhe më pas firmosej po nga ata. Për këto dokumente që siguronte Mëhill Hasani përfitonte gjysmën e fitimit nga shitja e mallrave në treg. 

 

 Ja kercet ky e bo reklame fshatareske per Kamzen te kjo simotra e RD's dhe yyyyyyyyy trimat e tjere o burra. Sa mire thone dhe ca te tjere qe sja kane haberin se ca bohet 200m larg rruges nacionale.

Sal markagjoni ka hudh gjithato pare mKamez, se helbete i ka militantet e vet, por edhe per karshillik ndaj Edit. Nejse... si thote ajo fjala: katunare qafbull, qytetar nuk behesh kurr! 

Mbikalimi i Kamzes

 Ky shkrim mos eshte marre nga gazeta "Bashkimi"e vitit 1982.

Ferma e Kamzes me sek e org baze te partise shokun Xhelal Mziu ka realizu planin pese vjecar ashtu sic ka thene sek i kom qendror te partise sone te lavdishme shoku Sali. Cfare arritjesh.(bullshit)

mos u beni qesharake bre gazetar (d)Nebil Cika

Me gjithe keto ndryshime, eshte gjynah qe Berisha nuk fitoi se paku 80 deputete por vetem 70. shpresojme qe heren tjeter shqiptaret te ndergjegjesohen me shume dhe te votojne per PD ne nje numer sa me te madh. Sukseset e qeverise Berisha nuk mund te injorohen, ato po shihen ne cdo cep te Shqiperise.Te ndergjegjesohemi dhe ti lejme inatet partiake e te pranojme te verteten per suksesin e qeverise Berisha.

tani une po mundohem t'iu ndricoj paksa

miku i ktij artikullshkruesit "aktori i mirnjohur i humorit" Veli rada eshte nga lura dhe kryetari i bashkise se Kamzes gjithashtu. Lidhjen e beni vete (sille perdridhe rrezik deri ne kushurinj te trete mund te shkojne)

propagande boshe dhe e pavertete. kryetari i bashkise se kamzes esht 1 bandit dhe rrugac me 1 fjalor skandaloz. tu jap 1 shembull? 1 shoqja ime shkon ne bashki dhe pyet per dicka tek recepsioni. pastaj sheh kryetarin qe del nga zyra dhe i drejtohet ne menyre te sjellshme, dhe e pyet per dicka ne lidhje me 1 gjobe qe i esht vene. ai ia kthen "ik thy qafen, te te .. ropt, po zhdukmu, hiqmu nga rruga". po tamam etalon i nje qeverisjeje lokale te mire

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).