Jordania njeh Kosovën shtet

Filloi karvani i njohjeve nga vendet e KI'se .... shpresojme

Jordania njeh pavarësinë e Kosovës, duke e çuar në 61 numrin e shteteve të cilët kanë njohur Kosovën shtet. Lajmi u bë i ditur nga ministria e Jashtme kosovare. Ndërkohë, para Jordanisë Kosovën e njohu dhe Bahrejni dy muaj më parë. 

PRISHTINE- Jordania njeh zyrtarisht pavarësinë e Kosovës duke e çuar në 61 numrin e shteteve që kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur. Lajmin e ka konfirmuar këshilltarja e ministrit të Jashtëm të Kosovës Albana Beqiri. “Është marrë vendimi për njohjen e Kosovës nga autoritetet e Jordanisë dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, është duke pritur konfirmimin për njohje nga ministri i Jashtëm i Jordanisë”, ka thënë Beqiri.
Mbretëria e Jordanisë është shtet arab, i cili gjendet në Azinë Jugperëndimore dhe ka një popullsi prej afro 6 milionësh. Ndërkohë, para Jordanisë Kosovën e njohu dhe Bahrejni dy muaj më parë. (a.r/news24/balkanweb)

5 Komente

Kam pershtypjen se deklarata e Izraeliteve se do ta njohin pavartesin e Kosoves brenda gushtit ua la dopjo 6-en ne dore ketyre "vellezerve myslymane". Ja te shohim!!

ajo sikur doli e pavertete... media kosovare tha qe ishte lajm i pasakte dhe kerkoi falje

vertet....!sorry, paso. Por megjithate imagjinoje se si do te duken ne syte e popujve te tyre "vellezerit" nese ndodh nje gje e tille.

ky eshte lajm shume i mire, sidomos pasi para ca ditesh tek b92 po lexoja nje deklarate te jeremicit se energjite e politikes se jashtme serbe momentalisht i kushtohen "parandalimit te nje dallge te re njohjesh te pavaresise ('ilegjite') te Kosoves".

"Hope for the best and be ready for the worst". Ashtu duhet pare mendoj, nuk i dihet vendimit te asaj gjykates nderkombetare.

Sikur 1/3 e shteteteve te okb-se (64), ta njohin Kosoven si shtet para se te shkoj ceshtja tek kjo gjykata nderkombetare e drejtesise, mire do ishte. Kjo mendoj se do ndikonte ne vendimin e gjykates, vendimi pastaj do ndikonte direkt nese do te kete nje 'dallge tjeter njohjesh', nqs vendimi eshte pozitiv, ose nese do pezullohej indefinitisht njohja prej shteteve te tjera, nqs vendimi eshte negativ (per shqiptaret). Kshtu qe, kto shtete qe e njohin tani deri sa te vej ceshtja ne gjykate jane shume kyce.

Mauritania njohu Republikën e Kosovës 13/01/2010 17:23:07 Republika Islamike e Mauritanisë, shtet ky në Afrikën Veriperëndimore, ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës, duke u bërë kështu vendi i 65 që njeh vendin tonë.

Njoftimi për njohje është bërë sot përmes Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju- Jork, me një notë verbale nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Bashkëpunimit e Republikës Islamike të Mauritanisë, dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, saktëson MPJ. (INA)
 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).