Johannes Naber: Evropianët tolerantë dhe liberalë vetëm në kokat e tyre

Johannes Naber regjisori i filmit "Shqiptari" tregon se ju deshën tetë vjet për t'ia mbërritur kësaj dite: xhirimet në shtator, progonist Nik Xhelilaj. 50% e filmit është në gjuhën shqipe. Historia? Një shqiptar vrojtues i botës gjermane. 

Johannes Naber përshëndet shqip. E përsërit përshëndetjen dy herë, pa theksin e të huajit, dhe shton, për t'i lënë me kaq komentet për gjuhën, se pesëdhjetë përqind e filmit do të jetë në shqipe.Johannes Naberi ndodhet prej disa javësh në Shqipëri. Ky ishte udhëtimi vendimtar, qysh prej herës kur erdhi këtu për herë të parë, më 2001, gjatë të cilit vendosi për vendet ku zhvillohet historia e filmit të tij.

Është filmi i parë i gjatë i jetës së tij, të quajtur hë për hë "Shqiptari". Autor i tre filmave dokumentarë dhe disa filmave të shkurtër, ai tregon se ka qenë në shumë vende në Shqipërinë e Veriut, në Kelmend, në Theth, Bogë, në Luginën e Valbonës në Bajram Curri, në Tropojë.

Fillimisht kishte menduar ta xhironte filmin në Pogradec, rreth liqenit të Ohrit, sepse atmosfera atje i kishte pëlqyer shumë. Johannes-i 38-vjeçar, kërkonte vende ku të ndihej frymëmarrja e historisë së këtij vendi, Shqipërisë, ku mund të gjeje gjurmët e perandorisë socialiste të rrëzuar tashmë, dhe ku mund të shihje se si njerëzit, në këtë mjedis, mbijetojnë. "Jam kthyer 5 vjet më vonë dhe pashë se ndryshimet ishin rrënjësore. Nuk mund të shihja më histori.

Dukej sikur tregtia kishte hyrë në mes të gjithçkaje. Ndërtohej, kishte përmirësime të dukshme në rrugë, trotuare, por nuk gjeta më atë që kisha gjetur më 2001. Sa shpejt kanë ndryshuar gjërat në Shqipëri!" Kështu që pas këtij kërkimi në jug ishte e qartë që duhej ta vendoste historinë e tij - historia e një emigranti shqiptar në Gjermani - në Shqipërinë e Veriut.

Lugina e Valbonës, aq e veçantë i përgjigjej kërkesave të filmit, e sidomos Kelmendi tipik. Që do të thotë: një vend i tërhequr, i vetmuar, tepër arkaik por dhe ku mund të shkosh pa shumë vështirësi. Për shembull, do të ishte shumë e ndërlikuar puna po të xhironin në Theth.

Deri atje me pajisjet nuk mund të shkohet. Kështu që Lugina e Valbonës dhe përreth saj është vendi përfundimtar i xhirimeve të bashkëprodhimit shqiptaro-gjerman, që ka për të qenë edhe i pari film për emigracionin shqiptar në Gjermani.

Regjisori tregon se vendi ku jeton personazhi kryesor, është një vend ku njerëzit janë të varfër, por që jetojnë në harmoni me natyrën, me gjërat që i rrethojnë. "Unë njoh shqiptarë që nuk duan të ikin nga Shqipëria.

Sigurisht që ka shumë të rinj që përpiqen të ikin, por ata që rrinë, rrinë me vetëdije, është zgjedhje e tyre, e vullnetshme, sepse për ta ky është vendi ku edhe pse jeta është varfër, kanë arritur t'i vënë punët në ekulibër.

Vendi që kam kërkuar për të xhiruar historinë duhet t'i përgjigjej kësaj ideje. Nëse shkon qoftë edhe në Bajram Curri rezulton se gjërat janë në një mënyrë të rrënuara, njerëzit të varfër dhe e kanë humbur ekuilibrin. Kjo diferencë është shumë e madhe për mua."

Johannes Naberi e zbuloi dhe qartësoi këtë këndvështrim duke udhëtuar herë pas here drejt Shqipërisë këto vite, duke folur me njerëz, në qytet e në fshat. E pranon që është e vështirë për dikë si puna e tij që vjen në Shqipëri dhe përpiqet të ngrejë një histori për shqiptarët, një histori që të jetë e vërtetë.

Çfarë do të thotë e vërtetë? "Të mos përsërisësh klishetë që ekzistojnë për Shqipërinë. Të gjitha imazhet që kanë gjermanët apo Evropa Qendore për këtë vend dhe njerëzit e tij, vijnë prej medias, pra prej kinemasë dhe televizionit. Ata nuk kanë parë gjë me sytë e tyre. Por edhe pala tjetër ka imazhet e veta të gabuara, për Gjermaninë dhe Evropën Qendrore nisur nga çfarë kanë parë në media."

Johannesi do thoshte pak më vonë se pëlqen në veçanti një regjisor si Kosta Gavras që vazhdon të bëj kinema këto tridhjetë, duke u marrë në filmat e tij me pushtetin e medias dhe mënyrën se si ajo e përdor këtë pushtet, pra e klasifikon Gavrasin tek "kërkuesit e së vërtetës".

"Media është gjithnjë duke riprodhuar veten. Nëse unë përshtypjet klishe i përcjell në kinema apo në TV, nuk bëj gjë tjetër veçse riprodhoj një përvojë të dorës së dytë. Pra klisheja vetë bën një cikël të mbyllur.

Unë dua t'i them "jo" gjithçkaje që kam ditur përpara se ta prek dhe ta shoh me sytë e mi këtë vend dhe të heq dorë ngë këndvështrimi im evropian kundrejt shqiptarëve. Kjo ndihmon në ngritjen e urave ndërmjet Shqipërisë dhe Gjermanisë. Por duke shmangur këto klishe të fiksuara në kokat e njerëzve në të dyja drejtimet."

Ai ka nisur ta shkruajë skenarin në vitin 2001. Por rrethanat e detyruan që projekti të zvarritej kaq gjatë. Johannesi thotë se nuk është e lehtë të mbledhësh para shumë dhe shumë njerëz për një film. Por ndonjëherë gjërat kërkojnë më shumë kohë nga ç'mendohet. Ndoshta, thotë ai, filmi do të ishte më mirë të xhirohej më 2003, kur Shqipëria nuk kishte ndryshuar kaq shumë.

Por ndërkohë u njoh me Ani Spahivoglin, bashkëskenariste duke adoptuar edhe ndryshimet nëpër të cilat ka kaluar vendi deri më sot. Përfshirja e Shqipërisë bashkëkohore është për regjisorin po aq e rëndësishme: "Tema mund të tingëllojë e njohur, por duhet t'i japim interpretime të reja sepse realiteti ndryshon."

I përket shkollës dokumentariste - është diplomuar më 1993 në Akademinë e Filmit në Ludvigsburg - dhe mendon se historitë duhen gjetur, faktet duhen kërkuar e përpunuar, aty gjen dhe të vërtetën. A nuk është edhe ky një lloj invencioni?

Të jesh regjisor kinemaje Johannesi e shikon si rol që ka marrë në jetë. Ky rol nuk bën gjë tjetër veçse kthen mbrapsht atë që ka marrë nga prindërit, nga familja, nga shkolla, nga njerëzit.

Një mundësi për të kthyer mbrapsht atë që ke marrë është kinemaja, sepse ajo është një mënyrë e të treguarit histori (të tregosh ato që ke marrë në jet&eumlsmiley. Në fillimet e veta ai thotë se e ka ndjerë veten nën influencën e neorealizmit italian, epokës së të cilit ai i quan kurorë Mikelanxhelo Antonionin.

Për historinë e "Shqiptarit" Naberi e ka bërë zgjedhjen e aktorit protagonist: Nik Xhelilaj. Zbulimi i Piro Milkanit për "Trishtimin e zonjës Shnajder", dhe më pas me rol kryesor tek "Gjallë" i Artan Minarollit, është sipas regjisorit gjerman "një aktor shumë i mirë, inteligjent, i disiplinuar, i përqëndruar".

Nik Xhelilaj do të jetë portreti i emigrantit vrojtues. I tillë, vrojtues, ka për të qenë shqiptari i tij në Gjermani, sepse para tij bota gjermane vetëm i kalon para syve, pa mundur t'i bëhet pjesëmarrës. "Evropianët gjermanë janë tolerantë dhe liberalë vetëm në kokat e tyre, por jo ndaj njerëzve që vijnë në mënyrë ilegale në vendin e tyre", thotë regjisori duke e quajtur shqiptarin e tij "të dënuar" t'i parakalojë Gjermania para hundës.

Ky ka për të qenë një film me buxhet të ulët për realitetin gjerman të të bërit film, konfirmon Naberi, buxhet që nuk ka për të kapur vlerën e 1 milon e gjysmë eurove. Ndërsa për kinemanë shqiptare ky ka filluar të quhet buxhet normal.

"Media është gjithnjë duke riprodhuar veten. Nëse unë përshtypjet klishe i përcjell në kinema apo në TV, nuk bëj gjë tjetër veçse riprodhoj një përvojë të dorës së dytë. Pra klisheja vetë bën një cikël të mbyllur.

Unë dua t'i them "jo" gjithçkaje që kam ditur përpara se ta prek dhe ta shoh me sytë e mi këtë vend dhe të heq dorë ngë këndvështrimi im evropian kundrejt shqiptarëve. Kjo ndihmon në ngritjen e urave ndërmjet Shqipërisë dhe Gjermanisë. Por duke shmangur këto klishe të fiksuara në kokat e njerëzve në të dyja drejtimet."

Wim Wenders tek "Marubi"

"Mashëtia e gjërave" ky road-movie i vitit 1982 i regjisorit gjerman Wim Wenders, shfaqet nesër në mbrëmje në orën 19.00 në kinëmanë e Akademisë së Filmit dhe të Multimedias Marubi. Është historia e një regjisori filmi që udhëton nga Portugalia në Los Anxhelos në kërkim të producentit. Zgjat 114 minuta.

11 Komente

Vetëm në vëndlindjen e k/ministrit tonë të dashur mund të gjente akoma "gjurmët e perandorisë socialiste" ...

Nëse shkon qoftë edhe në Bajram Curri rezulton se gjërat janë në një mënyrë të rrënuara, njerëzit të varfër dhe e kanë humbur ekuilibrin. Kjo diferencë është shumë e madhe për mua."

tropojanët ta harrojnë atë (K/ministrin)... është bërë kavajs dhe elbasanlli tani smiley

P.s: Imazhin e tyre shqiptarët kanë arritur ta ndërtojnë vetë nëpër botë. Tashmë ata nuk shihen vetëm si hajdutë dhe prostituta, por si njerëz që kanë ditur të punojnë ndershmërisht dhe që me kulturën dhe edukatën e tyre kanë mundur të integrohen më së miri kudo kukanë shkuar.

por trotuaret e botes i ke akoma plot me femra shqiptare

i vetmi eksport qe bejme me sa duket...

Nuk e di se në ç'trotuarë i ke parë... por kam frikë se po flet me kujtime të vjetra.

bej nje xhiro nga torinoja djali, dhe degjo ne ca gjuhe te shajne ato cucat

Bëjnë mirë që të shajnë... siç duket, edhe rumunet e shikojnë që je shqiptar, që del vetëm për të kullotur sytë, dhe të shajnë në shqip smiley

 

hahaha

jo jo nuk dal me kullote syte, po i kam ne lagje, e skam nga kaloj tjeter

se rumunet mesojne dhe dilaktet e ndryshme ne menyre perfekte se dija

gjithsesi sme shajne mua, shahen mes njera-tjetres

1.5 milion euro per nje film artistik, mua me duket jo shume.

Po ben film me shqipetar ky edhe big deal. Flip off maan, se na keni trar capin ju regjizoret e zgjuar te huaj, aq me plasi se ca mendojne Gjermanet per mua si shqipetar, ka mundesi te besh nje film ku te na shash sa me shum te jet e mundur? Per cfar vjen ky ne Shqiperi duke trumpetuar faktin qe paska bere filem per Shqiperine? Po nejse s'eshte faji i tij, per cfar i japin publicitet shqipetaret? Ka fituar ndonje cmim ky, apo ndonje film i madh on the way?

 

 

I ngjaka shume Boratit ky regjizori smiley

Urime per iniciativen.

Me ngjan se eshte Niku jone, jo regjizori   smiley   

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).