Jo a duhet, por si duhet të dorëhiqet Edi Rama

Tashmë është e qartë që koalicioni i udhëhequr nga PS-ja me Edi Ramën në krye ka humbur. Basti i Ramës se do ishte i vetëm në krye të një koalicioni shumicë si në elektorat edhe në Parlament, dështoi. Akuzat për tradhti ndaj Metës janë qesharake, pasi në këto zgjedhje Rama hyri për të fituar vetëm, pa LSI-në, duke e shtyrë këtë të fundit deri në grevë urie. Braktisja e LSI-së nga  PS-ja ndodhi shumë kohë përpara braktisjes së PS-së nga LSI-ja.  Prandaj aleanca mjaft e shëmtuar mes Metës dhe Berishës nuk e zbukuron humbjen e Ramës. Rama nuk mund të fshihet as pas kontestimit të një procesi zgjedhor, që në shumicën e tij është formësuar dhe përshëndetur nga ai vetë. Humbja e të majtës në këto zgjedhje nuk ka ardhur thjesht si pasojë e vjedhjes së votave nga PD-ja, për faktin e thjeshtë se në tërësinë e saj e majta mori më shumë vota se e djathta. Ndaj Rama nuk gënjen kur thotë se Berisha nuk ka fituar. Ama e vërteta e plotë është; nuk fitoi Berisha, por humbi Rama. Në të gjithë historinë e tranzicionit shqiptar, është e vështirë të ketë pasur një opozitë më të mirëpozicionuar për të fituar; me mbështetje të fuqishme mediatike, me mbështetje të fuqishme financiare, me mbështetje të fuqishme ndërkombëtare, në kontroll të fuqishëm të pushtetit vendor në shumë qytete, propozuese dhe hartuese kryesore e Kodit dhe sistemit elektoral. Për të gjitha këto arsye, Ramës humbja i peshon shumë më tepër sesa kontestimi i zgjedhjeve. Problemi është se analiza e mësipërme po bëhet gjithnjë e më shumë në ambientet mediatike dhe gjithnjë e më pak brenda strukturave të PS-së. Ndërkohë që në analizën e fundit vendimi për dorëheqjen e Ramës duhet të vijë nga presioni brenda vetë PS-së dhe jo thjesht nga trysnia jashtë saj. Është disi e çuditshme dhe qesharake kur dëgjon se si një tufë analistësh diskutojnë se kush duhet të ikë dhe kush duhet të rrijë në krye të PS-së me më shumë zell dhe tagër se vetë forumet dhe strukturat e PS-së. Ndërsa eksponentët kryesorë brenda PS-së vijojnë të heshtin për këtë çështje, duke u kufizuar tek vlerësimi i procesit elektoral apo i sistemit zgjedhor. Të krijohet përshtypja se shumë eksponentë brenda PS-së e presin ndryshimin e lidershpit nga presioni mediatik jashtë saj. Për pasojë kemi arritur në një situatë të çuditshme, ku mediat dhe analistët merren me politikë, ndërkohë që duhet të merreshin me analiza, ndërsa politikanët bëjnë analiza ndërkohë që duhet të bënin politikë.
Deri diku ky deformim buron nga situata e mjerë dhe mungesa e debatit brenda gjirit të partive politike shqiptare.  Në këto kushte presioni publik nga jashtë, veçanërisht ai mediatik bëhet i rëndësishëm. Ama duke u përpjekur të krijojë dhe ndihmojë debatin brenda partive politike ky presion rrezikon të prodhojë efektin e kundërt, sepse ai e transferon debatin politik nga forumet partiake dhe anëtarësia drejt studiove televizive. Për pasojë, analistët flasin si politikanë duke marrë qëndrime të forta në lidhje me të ardhmen e partive që nuk u përkasin, dhe politikanët flasin si analistë duke u marrë me analizën dhe vlerësimin e procesit elektoral, por pa mbajtur qëndrime në lidhje me të ardhmen e partisë që përfaqësojnë. Militantëve dhe strukturave të partisë u mbetet ta mësojnë fatin e partisë së tyre nga studiot televizive më shumë sesa nga diskutimi, debati dhe votimi brenda forumeve partiake. Në këtë mënyrë hapësira publike mediatike, duke u përpjekur të ruajë një standard politik, siç është dorëheqja e liderit pas humbjes në zgjedhje, rrezikon të eliminojë procesin politik brenda partive. Pa këtë proces partitë rrezikojnë të kthehen thjesht në klika politiko-mediatiko-biznesi, ku vendimet merren nga dhe për interesa tejet të ngushta. Prandaj çështja më e rëndësishme sot nuk është nëse Rama do dorëhiqet apo jo, por si duhet të dorëhiqet Rama.

18 Komente

Të gjithë këta langaraqët që ulërasin kundër Ramës tani duhet ta mbyllin gojën.

Nëse janë të PS, duhet ta hapnin gojën kur i dhanë votbesimin Ramës në kongresin e PS... por fakti që ndenjën gojmbyllur tregon që ju pëlqente që gështenjat nga zjarri t'ja u hiqte dikush tjetër (thjesht me shpresën që të kishin një kolltuk të garantuar pa u lodhur shumë dhe pa marrë përsipër përgjegjësi... sepse nëse Rama do kishte fituar, të gjithë këta që ulërasin për heqjen e tij, sot do të kishin një kolltuk).

Nëse nuk janë të PS... të vrasin mëndjen se si do krijojnë qeverin dhe se si do të mund të sigurojnë vazhdimisht shumicën në parlament... sepse me 3-4 vota, do ta kenë të vështirë që të bëjnë ç'të duan atje.

P.s: Rama ka qënë i vetmi në këto 18 vjet që ka çuar një parti të ketë atë numër votash... Nuk ka pse të ndihet i humbur... sepse askush nuk mund të thotë që ka fituar. I vetmi që ka fituar në gjithë këtë histori është Meta... dhe ai ka për të qënë faktori që ka për të destabilizuar dhe jo stabilizuar qeverisjen e vëndit.

Sala, më parë se të shtrëngonte duart me Metën, do të ishte mirë që të zhvishte rrobat e diktatorit dhe të thërriste në konsultim gjithë partinë e tij.

Tani konkuzionet perfundimatare per kete pune pritet t`i jape Fahri Balliu. smiley

Ketij Kajsiut i takon i cike me fol ne fakt se ka qene kunder ca gjerave qe para zgjedhjeve dhe e ka hak me fol.

Po ne Tirane o Ed eshte hap i gare se kush mund tja kaloje Fahriut per ca gjera. Fahri dhe Fahrillesha eshte mbush plot. smiley

Koth, ka një vit fushatë elektorale, dhe që në fillim e patëm ngritur problemin e mosdukjes së figurave të tjera të PS/së majtës që të thoshin fjalën e tyre... tani, si kofini pas të vjelit, na dalin të gjithë të shqetësuar për fatin e PS... përveç ndonjë ringjallje të Enver Hoxhës, unë nuk e di se kush nga kta "Falli Bahrinjtë" e tjerë do të kishte mundur që të bënte më mirë.

P.s: Nuk e di se si po më kalonte qëparë diçka nëpër mënd... po imagjinoja një PD pa Saliun... vetëm ti që je atje mund të na thuash se ç'do kishte ndodhur (mos më thuaj që Meta do bëhej kryetar i PD smiley )

Ed,

Meten e kam patriot. Ne rastin ne fjale do kisha 100 % mendimin e Xhufit ( jo te Klosit ). Pra te jepej ajo qe kerkohej qeveriut nese do ishte alternativa e fundit dhe e vetmja e paezauruar, por me pjsmarrje ne qeveri ( Xhifi thojte jo ne qeveri )

Mirepo kjo mund te nxirrte ndonje Blush and CO qe mund te futej ne qeveri pa kushte fare dhe ngutja e Metes justifikohet deri ne nje fare menyre sepse do shperbehej dhe do ishin po keta qe do tallnin menderen nga mengjesi deri ne darke. Kjo si pjese publike e problemit, te tjerat jo per peshq se ta kam thene edhe gojarisht nje zot e di cer debilesh ka mbas ekraneve meshkuj e femra nen stres. smiley

 Po qe Meta do jete belaja e qeveriut qe vjen kjo eshte evidente dhe si po rrjedhin ngjarrjet do jete qeveriu qe do investoje qe Rama te jete kryetar Ps-se sepse vetem ne kete menyere do e mbaje Meten nen dy frika : te tijen dhe te PS-se se Rames. Lemsh dmth.

As qeveriu nuk di si te beje se kete here loja eshte o te gjitha o asgje, e kam fjalen keshtu siper tavolines une se poshte akoma nuk duket vetem nga deklarimi qe : Nuk ka te humbur , por eshte vetem Rama i humbur . smiley

Me Meten , nje pjese e te Mjates eshte ne pushtet dhe duke patur parasysh qe bashkite me te medha i kane te majtet, bashke me kete futje te pjeseshme ne qeveri, pa frike mund te thuhet qe Shqiperia qeveriset nga te majtet smiley

A nuk shkruhet ne statusin e PS qe mandati i kryetarit te PS mbaron me humbjen e zgjedhjeve parlamentare?

Shume debatim dhe nje zhurme e pa "tingull" kundrejte z.Rama.
Kot nuk thote populi qe: kur ske c'ti besh gomarit i bie samarit..... smiley

Me pak fjale e dhjeu e tani duhet te largohet.

Edhe Nano analisti (jo Tosi) na ka dale me teorine e re, te largimit nga bashkia e mbajtjes se postit te kryetarit. Te pakten te mbaje njeren se i deshi te tera e po i humb te tera.

 Rama qe te quhej politikan serioz, e te meritonte ndonje vote (pervec komunisteve te verber), duhet te jepte doreheqjen nga bashkia kur mori ps-ne, e te fuste emrin ne lista votimi, te mos merrej me G99, te prezantonte nje program real (te pakten 10 faqe te verteta e jo 1000 virtuale), duhet te kishte njohur arritjen e pd-se (aty ku ka punuar) e mbi te gjitha duhet te dilte ne nje debat publik kunder birishes

Rama eshte i deshtuar, eshte njeri i limituar, jo izgjuar, e sdi te flase ! Edi rama ka demtuar rende bujqesine shqiptare duke i mohuar krahet e tij te punes !

Per Zotin, kur shikoj qene politike do rrine, njerez te "Pafytyre" si, Ilir Meta e Co, qe kane marre me pak se 5% vota, e te kerkojme doreheqjne e Edit, me 45%, kesaj i thone, ti hapim varrin vetes.

Nuk ke pse krahason perqindjet e partive dhe nuk ke pse te irritohesh nga kerkesa per doreheqje.

Nuk po ja kerkojne doreheqjen nga LSI por nga PS...

Po ju bëhet Sala po aq jetgjatë sa Enver Hoxha në krye të Partisë... dhe shqetsoheni se si ka mundësi që Rama mund të rrijë më tepër se 4 vjet... hahahahaa Ju të shkrini gazit/në fakt është për të qarë... bile për të vënë kujën

Po pse e keni kaq frke te "mbaruarin" Rama o PDista, Skenderbeu2 nuk rrezikohet nga ai apo jo? smiley

Pastaj po te flasim per moral politik dhe per standar kemi precedent, Sules i tha JO populli ne referendum kur ishte ne pushtet(gje qe do te thote vote mosbesimi per qeverine) dhe se rruajti fare, i futi nje "SOVRANI FOLI" dhe piqu me Milon.smiley

E pse u dashka qe debatin per doreheqjen ose jo te Edi Rames, ta bejne vetem ata qe jane ne partine socialiste. Se kush eshte ne krye te partise me te madhe te opozites, i intereson te gjitheve. Po sikur ky Edi Rama te na ishte bere kryeminister (larg qofte) a mos do te ishte kryeminister vetem per socialistet apo per te gjithe?

Se kush eshte ne krye te nje partie te rendesishme sic eshte PS, i takon te jap mendim kushdo, edhe per faktin e parimit te lirise se fjales.

Dhe se fundi, PS-istat dhe G - istet na cane menderen duke i thene atyre te PD, Sala Ik.

Vërtet që është për tu habitur; kta komunistat e flliqur i thoshin "Berisha ik" se u hodh në erë Gërdeci, ndërsa ky Rama nuk ja u bën qejfin demokratëve të nderuar sepse nuk fitoi zgjedhjet... Ahhhhhh medet për demokracinë tuaj (t'mrenshme dhe të jashtme)

ne kohen e dulles, femijet i vinin ne gjume duke i trembur me gogolin.

tani psistat duan ta vene gjithe popullin ne gjume me gerdecin (g me g)

dhe thone pastaj psistat se jane parti europiane dhe jane transformuar... ne fakt  me se shumti jane transformuar, vetem nje g u ka mbetur...

 

Me vjen keq une nuk thashe se nuk duhet te keni mendim, thjesht thashe se nuk duhet tju tremb nje i "mbaruar" dhe se nuk kemi me ke ta krahasojme Ramen nga ana e ndegjegjes dhe e pergjegjshmerise politike.

Pastaj meqenese ra fjala, ti si PD-ist qe je cilin nga nga  PS-ja do votoje per kryeminister?

Skerdi,

ka nje keqkuptim... komenti im nuk ishte drejtuar ty personalisht.

pastaj, une nuk jam PD-ist.

kurse pjesen e dyte te fjalise se fundit, nuk e kuptoj - nqs une do isha PD-ist nuk do votoja nje kryeminister nga PS... nuk ben sens mendoj une.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).