Italianët: Taçi për pak vite nga kamerier picerie në pasanik falë Berishës

Në Shqipëri është një njeri i zhytur në borxhe gjigante, që po zhvat një nga pasuritë e mëdha të vendit, duke thyer çdo ligj, ndërsa në Itali mediet raportojnë se ai është president i një klubi sportiv, ndër më të rëndësishmit e vendit. Bëhet fjalë për ekipin e Bolonjës dhe pronarin e saj të ri, Rezart Taçi. Mediet e vendit fqinj kanë raportuar mbrëmë për arritjen e marrëveshjes. Nuk bëhet ende e ditur sa do jetë shifra që do të paguajë Taçi, por burimet flasin për diku rreth 24 milionë euro. Megjithatë Taçi nuk do marrë presidencën e klubit, që do jetë sërish në duart e familjes Menarini.

Njeriu i Berishës

Sipas italianëve, ekipi në krizë i Bolonjës, që zbriti këtë sezon një kategori më poshtë, do të ketë një pronar të ri. Mediet italiane prej kohësh kanë nisur të japin informacione në lidhje me pronarin e mundshëm të Bolonjës. Në Shqipëri, e vetmja që ka raportuar për skandalet e Taçit dhe lidhjet e tij me Berishën, ka qenë gazeta “TemA”, por në Itali pothuajse të gjitha mediet u referohen fakteve që kanë dalë nga gazeta “TemA”. Madje ato i bëjnë fakt të kryer të gjitha akuzat, duke mos thënë për asnjë moment që këto informacione janë të medieve shqiptare. Kjo sepse atyre nuk u intereson një piramidë në Serinë A. Shumë media, të cilat ende nuk e dinë sa reale është pasuria e tij, kanë intervistuar shqiptarin që ka luajtur në Serinë A, Igli Tare. Pyetja e tyre e vetme ka qenë: “A është serioz ky njeri, dhe a ka pará mbi të gjitha?” Tare ka deklaruar se e njeh si njeri serioz e që ka pará, por ka deklaruar se nuk ka shumë miqësi me të për të ditur detaje të mëtejshme.

Gazetat sportive italiane, por dhe mediet e tjera e shohin si një person ekzotik, një Abrahamoviç, që bëri mrekullira me Çelsin në Angli. Nafta e ka këtë fuqi, besojnë ata. Por sërish nuk janë të bindur te pasuria e tij. Taçi është njeriu që pëlqen jetën e natës, që del nëpër pub-e, sa herë vjen në Itali, raportojnë ato.

Portali kryesor në internet i zonës, përmes gazetarit Luca Pistolesi, thotë se është pak e habitshme që një njeri, që ka punuar në Itali si kamerier, për pak vite rikthehet si miliarder. Por Pistolesi thotë se kjo e ka një përgjigje. Ai është mik i kryeministrit, Sali Berisha, që i ka dhuruar atij një pasuri të madhe në vend, ndërmarrjen shtetërore të naftës, dhe i ka lënë rrugë të lirë në tregtimin e naftës. “Nga kamerier në piceri, te monopoli i naftës në Shqipëri”, - shkruan gazetari. Sigurisht që pas gjithçkaje është Berisha, “i cili, - raporton Pistolesi, - vetëm dy muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2005 e kishte akuzuar atë për kontrabandë nafte.”

“Berisha është qartësisht arsyeja për këtë ngjitje të rrufeshme të kamerierit”, - raporton ai.

A është Taçi një piramidë?

Ditët kur në portin e Vlorës ka mbërritur një anije me naftë të pastër, të cilën Taçi kërkon ta kalojë pa paguar akcizë si naftë të papërpunuar, duke i bërë një dëm prej 7 milionë eurosh shtetit, Taçi bën zhurmën e radhës, duke blerë një ekip italian e duke bërë premtimin e bujshëm: “Nuk do jemi më në vendet e fundit të Serisë A.” Kamerieri, që akoma nuk ka paguar paratë e blerjes së ARMO-s, do sfidojë kështu miliardat e Berluskonit dhe të Morattit.

Por gjërat nuk duken se janë kështu. Taçi është një njeri i zhytur në borxhe, që rrezikon të marrë me vete në këtë mënyrë dhe një klub italian, një bankë shqiptare (Bankën Credins) e duke shkaktuar dëm zinxhir, jo vetëm te ndërmarrja e tij e re, por dhe të tjera ndërmarrje si “Albpetrol” e “Bankers”.

Gazeta “TemA” raportoi e para se pas atij që quhej konsorcium amerikan, që do të blinte ARMO-n, ishte thjesht një investitor shqiptar, që ishte akuzuar hapur nga kryeministri shqiptar se bënte kontrabandë. I pyetur se ku do i gjente paratë për programin e tij, kur të vinte në pushtet në vitin 2005, ai deklaroi se do ia merrte korrupsionit dhe kontrabandës që bën Taçi.

Pak vite më vonë, i pyetur nëse ai i qëndron këtyre deklaratave, Berisha në mënyrën më të paturpshme tha se nuk kishte thënë Taçi, por Caci.

Por nuk mjafton me kaq. Lekët e privatizimit nuk ishin askund. Berisha dhe këtë herë e shpëton Taçin, duke i vënë në dispozicion bankën e familjes së tij, ku pronare është Elvana Hana. Ajo del garant për blerjen, duke zhytur kështu në krizë veten, e duke bërë pis dhe Bankën Qendrore.

Për të bërë sa më shpejt paratë, Taçi nis të vjedhë dhe të shpërdorojë me sa mundet pasurinë që kishte marrë me të padrejtë. Kryeministri i vjen në ndihmë duke i dhënë atij me një vendim të gjithë tregun e naftës D1, e cila përbën rreth 70 për qind të konsumit në tregun vendas.

Sërish njeriu piramidë nuk arrin të mbledhë paratë dhe bën sërish kontrabandë, ashtu siç e kishte akuzuar më parë Berisha. Por, duke përdorur mediet që ka blerë, ai mundohet që shpesh ta paraqesë atë si një betejë që po bën pushteti me të. Kështu rregullon punët dhe me krahun tjetër politik. Në fakt, opozita pak ka folur për skandalet e tij të mëdha.

Në fushatë shfaqet hapur duke ndihmuar partinë e Ilir Metës, duke u bërë makineria e tij e karburantit.

Taçi arrin në këtë mënyrë të jetë një piramidë me leje të shtetit, ashtu si në vitin 1996-‘97. Edhe atëherë njerëzit e parave synonin të ishin në botën e sportit ndërkombëtar. Por nuk ia dolën. Taçi e bëri këtë gjë, duke treguar se piramida që ka ndërtuar Berisha është më e frikshme.

Një i dashuruar pas sportit dhe filantropisë?

“Ka paguar pa iu dridhur syri katër milionë euro për të marrë Milanin në Tiranë dy herë.” Kështu shkruan gazeta “Corriere della Sera” për Taçin. Duke përdorur bashkëshorten e kryeministrit, Liri Berishën, Taçi tregohet i pafytyrë dhe duke bërë misionin e bamirësit. Mbledh disa kacidhe me bileta për ndeshjen dhe ia jep bashkëshortes së Berishës, por harxhon plot 4 milionë euro për tekat e tij. Sikur këto pará të kishin shkuar për jetimët shqiptarë, gjendja e tyre në çdo cep të Shqipërisë do ishte e mrekullueshme.

Por Taçi, ky dashnor i sportit, siç shkruajnë italianët, arrin të ngjisë ekipin e vendlindjes së tij, Gramozin, në Serinë A. Madje, për shkak se ngjyrat e ekipit të Gramozit janë të njëjta me të Bolonjës, pasaniku shqiptar bën këtë zgjedhje. E ka dhe këtë luks Taçi.

Gjithë problemi tani ngelet te fakti, nëse Taçi do të arrijë të mbajë ekipin e të bëjë merkato, e cila është shumë më e shtrenjtë se blerja e ekipit. Madje premton se do bëjë një stadium. Në Italinë që e do aq shumë, e në Shqipërinë që i jep kaq shumë, bën kontrabandë.

Madje dhe dashnor i dijes

Nuk shpëton pa u rënë në sy italianëve fakti që ai është dhe pronar i një shkolle në vendin tonë. Ata nuk e dinë ndoshta se të pasurit një shkollë këtu është po kaq e lehtë sa të kesh një tezgë në Itali.

Ndoshta nuk do e dinë kurrë se ajo shkollë që ka në pronësi ai, është pjesë e pandarë e piramidës së tij financiare. Taçi zboi mësuesit e kësaj shkolle, i la pa pagesë, e përdori thjesht si kolateral këtë shkollë, e ajo është drejt falimentimit.

Mediet italiane mund të mos i dinë këto, por të paktën një gjë e dinë shumë mirë: Rezart Taçi është Berisha ose më mirë, sistemi që ai dhe familja e tij kanë ngritur.

18 Komente

 shkrim me dashakeq nuk me kane zene syte. lol ketu rrej, shkrimet e gazetave shqiptare ngjajne ne kete pike. nuk kuptoj se si ka njerez me mend te merren akoma me to. 

si dhe nuk kuptoj gjithashtu qe si behet shkrim per nje vjedhes, kur duhet te behet padi ne gjykate. gazeta tema ka gabu adresse. shkoni ne gjyq merhuma dhe lidheni ket Taç hajdutin. mos i qitni bojen vetes si langaraqe dashakeqas se veç namin i rrisni keshtu. 

behenu te zgjut horra ! hahaha !

Nuk mund te hedhesh ne gjyq dike qe s'te ka bere dem ty personalisht. Media (gazeta, tv, etj.) hetojne, zbulojne dhe botojne gjera te tilla - te pakten keshtu bejne ketu ne Amerike. Ndryshimi, sigurisht, eshte se ketu jane te bazuara ne fakte (me dokumenta, etj.) e jo ne thashetheme kafenesh. Prandaj jepet edhe cmimi Pulitzer.

 ishte ironik shkrimi im. dhe nuk besoj se te pengon ligji te denoncosh dike per te cilin ke prova qe vjedh, pavaresisht se nuk je ti viktima. smiley

O Hajdaro po gjykatesit mezi presin qe dikush ta padise Tacin, se keshtu i krijohet edhe atyre mundesia te bejne ca para. Kete e di gazeta e prandaj nuk e ben. lol Me mire ti mar une keto leke thote gazeta se sa prokurort dhe gjykastesit. Puna eshte se a bindet Taci per keto bllofe apo jo, kjo eshte ceshtja.

 Ky Berisha mua me duket si eshte si pleh organik per te rritur piramida financiare. Me kujtohet bosi i Silves qe thoshte se edhe per nja dy vjet dhe do te trondiste bursen e Milanos dhe te Londres, dhe pas dy muajsh shkoi si kove pusi bashke me paret e shqiptareve.

Hajde gjeje tani milan-bolonja x,1 apo 2

ore i kujt eshte Gramozi se kam harruar

Suksese Taçit .

 

Te pakten tani, ne itali do ti shikojne Shqiptaret me nje sy tjeter. smiley

 

Si bossa nafte smiley

Eshte interesante kjo puna e Rezart Taci , nga nje kamarier Piza-sh ,ne Milioner!!!" 

Keni Vehbi Alimucen  ne vitet para 97s"nga nje Capurrale "(kapter) ne milioner "..sot eshte ne burg !

Ky eshte nje fenomen kapitalizmi brishian , i tipit mashtrues klasi ,ashtu si di te beje vete Berisha ,duke u kamufluar me te qenit ne politike , ne pushtet ,qe me siguri do te kete deshtimin e dyte , BERISHA eshte njeriu me i pershtatshem per Tacin, Alimucin , per kamariera ,kaptera ,katunar dhe qytetare ,pa as nje sfond pregatitje masteresh ne fushen ku keta operojne ,edhe po ndodhi ndonje si 97 ,keta (grabites ,mashtrues)do ti fusi ne burg ,dhe vete do te  di te mbijetoje (ti anashkaloje pergjeqsive) sic i ka anashkaluar !

Ku jane Kapitalistet Vehbi Alimuci ,Sudja,Driza ,e sojet e tyre te tjere  ??...keta ishin operatoret kapitalist shqiptare ne vitet kur ky Berisha i meshonte shume gjuha ,si ne perke ,se parate e shqiptareve ishin te pasterta!!

Tani na doli Rezart Taci ...! Si po shikohen bathet ..Berisha eshte faraoni i Piramidave !Hallall !

 

 

Ai eshte frymezuesi i korupsionit dhe i se keqes ne kete vend

Ma do mendja se Taçi, gjënë e parë që do bëjë, do t'u thotë italianëve: IO VI ASSICURO VOI CHE... etj, etj, përkthim i fjalëpërfjalshëm i një fjale të urtë shqiptare, krahasoje p.sh. me «Na ishte një herë». Me sa po kuptoj, Peshku pa ujë, qenka një «Peshk pa ujë» i majtë. Sa për «korupsionin», ai shkruhet me RR, është një fenomen buRRëRRoRR dhe jo buRëRoR.

Ende nuk e ke ditur qe peshkupauje eshte kembe e koke i majte? Sa shume po me dhimbsesh.   Eshte tamam sikur te ishte Zeri i popullit, mbase ja kalon edhe Zerit te Popullit sepse Zeri Popullit ka nje kohe te gjate qe eshte mbyllur kurse peshkupauje edhe tani punon verberisht per edvin ramen.

"Komunizmi nuk ka për të vdekur kurrë... jo se do jenë komunistët të pavdekshëm, por se do ketë gjithmonë antikomunistë që do ta kujtojnë për ta mbajtur gjallë".

Nuk e di se sa saktë e citova (dhe as nuk e mbaj mënd se kush e ka thën&eumlsmiley, por kur shikoj Reanalistë që edhe në një temë futbolli kujtohen  për komunizmin dhe ZP, më duket më shumë se kuRRë profetike ajo thënie

Shkrime me te mira nga gazetatema nuk mund te priten. Eshte nje gazete patetike qe e lavderon veten verberisht, por fakti eshte se pothuaj askush me nuk e lexon kete gazete qe vete lavderohet deri ne ate pike sa qe behet monotone deri ne absolutizem.

 E shihni si thote kjo gazete patetike " Në Shqipëri, e vetmja që ka raportuar për skandalet e Taçit dhe lidhjet e tij me Berishën, ka qenë gazeta “TemA”, por në Itali pothuajse të gjitha mediet u referohen fakteve që kanë dalë nga gazeta “TemA”.

 Monotoni e shkuar monotonise. Do ta fuse gazeten tema ne blocked websites qe te mos me prishe nervat kjo gazete e mykur.

Ndersa si faqe kryesoe te komputerit personal vendos gazeten 55 te doktor profesor Fahri Balliiiiiiiiiiiiuuuuuuuuuuuuuuuu.

hahahahahahahahahahahahaha

Kush e beson ma Mero Kapterin gazetar midioker.

Ka 20 vjet akoma me mentalitete komuniste mbi kapitalizmin.

Dikush e ka filluar biznesin duke shitur shkrepse ,cokollata,paketa duhani neper tavolina rrugeve e sot jane milionere.Cfar te keqe ka se nje shqiptar ben emer si bisnesmen ne bote?Dy gazetar behen xheloze per emrin e mire te shqiptarve ne bote :M Nano e M Baze.

une psh nuk e besoj fare Mero Bazen (nuk e dija qe te kete qene kapterr, po fundja ky nuk eshte ndonje profesion i felliqur)

Nuk e besoja Meron kur ishte konia e Sali Berishes dhe lehte me ate zerin e holle qe e ka cdo kone dhe nuk te ben gje tjeter vecse te ha mune, kur thote labi.

Nuk e besoja Meron kur ngrinte ne kupe te qiellit avazin e Sollakut (ky i ngritur ne detyre nga Berisha) as edhe kur e quante Presidentin shume te nderuar Moisiu (edhe ky i propozuar dhe i mbeshtetur prej Berishes) si kapo familjeje mafioze.

Nuk i besoj as tani Meros, sepse nuk mund ti besoj nje njeriu qe peshtyn ate qe lepin dhe anasjelltas. Dhe Mero nuk eshte gazetar, por mercenare.

Meqe ra fjala, edhe ketu ne mes tone ka shume qe lepijne ate qe peshtyjne. Sic duket eshte efekti anesor i militantizmit.

Megjithese Kolonja hyn ne boshtin e kapadaijve e ka te theksuar marrjen si mbiemer te fshatit . Psh  Rezart Taci...Fshati TAC... smiley Por ne te kundert ne Laberi ,e shmangin kete mbiemer nga vendi origjines si nje gjest te njerezve pa IDENTITET. Besoj edhe VERIU i thelle duhet ta kete kete karakteristike . Ja mendojme per nje cast...Cfare do te thonin Tropojanet per nje mbiemer salist si psh Sali Bythlugji ....lagja Bithi Lugjit te Vucidollit  smiley

Ne gezohemi qe nje shqipo  ja del te behet axioner primar ne zoterimin e nje klubi me e mer jo vetem ne Itali .Pa qene aspak xheloze dhe inatcore e dyshues si Italanet e gazetarise investigative . Ashtu si do te gezoheshim me shume per nje investim te tille ( me permasa me te vogla) per Gramozin  (ose qofte edhe per Tropojen&nbspsmiley .Sidomos infrastrukturen smiley per te luajtur ne Kolonje  . Autostrade per te vajtur ( ose aeroport) dhe Stadium me anekset perkatese . Ajer , dashuri e uje ka me bollek Kolonja...qe do te zhvillonin edhe turizmin Italian te apasionuar pas gjahut ne ....Rezervatin e TACIT ! smiley

BOLONJA nuk ka zbritur njè kategori mè poshtè....do tè luaj nè "serie A" edhe pèr sezonin 2009-2010....ja ka fut kot ky gazetari!!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).