Ish ushtaret e UCK-se, molotov selise se qeverise

Dhjetra ish ushtare te Ushtrise Clirimtare te Kosoves tentuan te djegin makinat ne oborrin e kryeministrise ne kuader te protestave qe ata po zhvillojne ne Prishtine.
Ata hodhen shishe molotovi ne oborrin e selise se qeverise, duke vendosur ne gadishmeri numer nje policine. Duke marre parasysh ndjeshmerine e situates, Policia e Kosoves ka shtuar masat brenda dhe jashte institucioneve qendrore, ndersa jane bllokuar ruget hyrese dhe dalese qe te cojne per ne objektet institucionale.

Rreth 300 pjesetare te policise jane vene ne levizje per te parandaluar pershkallezimin e situates. Safet Aruqi nga keshilli organizativ i protestes paralajmeron radikalizim te protestes nese Qeveria e Kosoves nuk do marre masa te menjehershme.

Ai kerkoi mbledhje te jashtezakonshme te kabinetit qeveritar. Nga ana tjeter, qeveria vazhdon te heshte edhe pse ka premtuar se do zbatoje ligjin per vlerat e luftes.

5 Komente

Per cfare behen keto protestat?

se di konkretisht, e lexova tek topi... por ma merr mendja se ata qe dhane me shume per Kosoven jane ata qe kane marre me ak dhe kjo normale qe shkakton pakenaqesi....

 Qe ktu :"qeveria vazhdon te heshte edhe pse ka premtuar se do zbatoje ligjin per vlerat e luftes"

Ai drejtori prane kryeministrit qe merret me punet e veteraneve i thote te qetsohen se se shpejti, nje dite do ti zgjidhin problemet e statusit..

 Ne te gjith boten djema, veteranet e luftes ngrihen ne proteste (me te drejte besoj) ngaqe lihen pas dore nga qeverite. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).