Intervistë me Kryetarin e LSI-së, Ilir Meta

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, i cili një ditë më parë vendosi të bëhet pjesë e një koalicioni qeverisës me të djathtën e drejtuar nga kryeministri Sali Berisha, shprehet i bindur se ky bashkëpunim do të funksionojë. Në një intervistë ekskluzive për Zërin e Amerikës, zoti Meta vlerëson se ky veprim sipas tij nuk do ta tkurrë partinë e tij të majtë. Ai flet për arsyet që e shtynë për arritjen e një marrëveshjeje me kryeministin Sali Berisha dhe shpjegon se përse e mori vendimin në një kohë mjaft të shkurtër.

Zëri i Amerikës: Zoti Meta ju dhatë dje arsyet e vendimit që morët për të hyrë në një alenacë qeverisëse me Partinë Demokratike dhe kryeministrin Sali Berisha. Ju përmendët këtu refuzimin nga ana e Partisë Socialiste të një bashkëpunimi të vazhdueshëm me ju apo të vetë kryetarit socialist, përpjekjet e kësaj partie për të minimizuar peshën dhe rolin e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe ndërkohë dhatë dhe një arsye tjetër të nevojës për një stabilitet të vendit. Por a do të mjaftonin këto arsye për t’ja shpjeguar elektoratit të LSI-së, këtë bashkëpunim me Berishën, duke qenë se në fushatën elektorale ju e ngritët këtë fushatë pikërisht me thirrjen për të rrëzuar kryeministrin Sali Berisha nga pushteti?

Ilir Meta: Absolutisht që kjo është e vërtetë. Synimi kryesor ka qenë ndryshimi i qeverisjes në vend, dhe në këtë drejtim është bazuar jo vetëm fushata jonë, jo vetëm programi ynë, por njëkohësisht ky ka qenë dhe thelbi i gjithë insistimeve tona të vazhdueshme për të realizuar një bashkëpunim apo qoftë dhe një koalicion të vetëm për mos të humbur votat për shkak të sistemit edhe me Partinë Socialiste, por të gjitha këto janë refuzuar në mënyrë stoike nga kryetari aktual i Partisë Socialiste, i cili kishte një projekt të tijin dhe të grupit që qëndronte pas tij për të arritur një pushtet absolut përmes alternativës së përjashtimit. Në fakt në thelb të gjithë kësaj alternative qëndronte përjashtimi i gjithë faktorëve të së majtës, dhe jo vetëm i LSI por dhe i faktorëve të tjerë, të cilët janë zhdukur dhe që të gjithë dalin sot dhe akuzojnë Kryetarin e këtij koalicioni dhe kësaj partie edhe se iu ka vjedhur votat.

Zëri i Amerikës: Po a do ta kuptojë elektorati juaj?

Ilir Meta: Elektorati i vërtetë i LSI-së, jo vetëm që e mirëkupton por elektorati i LSI-së do të shumëfishohet për arsye se Lëvizja Socialiste për Integrim nuk është krijuar për të qenë në funksion as të ambicjeve thjesht të Partisë Socialiste, aq më tepër të një kryetari të përkohshëm të saj, por LSI-ja është krijuar për të qenë në funksion të një programi të qartë integrues për Shqipërinë, dhe së dyti është krijuar pikërisht për t’i shërbyer interesave të vendit dhe është momenti i tillë i cili ka vetëm dy mundësi për LSI-në, ose të kthehet në një faktor destabilizues duke kontestuar zgjedhjet - por këtu ka një problem të madh sepse agresioni më i madh ndaj LSI-së nuk është bërë nga PD-ja në këtë rast edhe pse nuk ka munguar dhe nga PD-ja, por ka qenë në radhë të parë nga lidershipi i Partisë Socialiste dhe nga vetë Edi Rama që ka dirigjuar personalisht një operacion policesko-financiar, i cili ka synuar kryesisht korruptimin e antarëve të LSI-së, përmes marrjes sipas metodave të sigurimit të shtetit edhe të databazës të LSI-së me gjithë adresat dhe numrat e telefonave të anëtarëve tanë dhe së dyti korruptimin e numëruesve edhe të Partisë Demokratike, në mënyrë që votat e LSI-së apo dhe të partive tjera të majta të numëroheshin si të PS-së, dhe votat e partive të djathta të numëroheshin si të PD-së. Mua me vjen keq që kryetari i PS-së vazhdon të sillet në mënyrë tepër hipokrite dhe kalon në sulme personale, ndërkohë që duhet të mbajë premtimin e tij për të dhënë dorëheqjen për këtë humbje, e cila është e tij personalisht, sepse ka qenë ai që ka insistuar për kodin, i cili i ka humbur të majtës 12 mandate, ka qenë ai që ka përjashtuar çdo tentativë për bashkëpunim që është ofruar nga ne, dhe më vjen shumë keq, sepse ndërkohë që ai dërgonte për ditë të tëra emisarë që me këto 70 mandate të opozitës, të më propozonte mua për Kryeministër dhe ai të na siguronte disa vota të trafikuara nga mazhoranca e djathtë, në mënyrë që të hiqnim Berishën. Kjo gjë u refuzua nga ana ime, sepse kjo nuk mund të pranohej nga askush dhe çdo përpjekje për të anatemuar këtë koalicion është jo vetëm arkaike pra i takon të kaluarës, është jo vetëm folklorike, por e them me bindje të plotë është dhe antikombëtare, sepse synon kompleksimin e Ilir Metës dhe kompleksimin e LSI-së për tu bërë bashkëfajtorë në një skenar për destabilizimin e vendit, të shtetit dhe të institucioneve në një moment tepër kyç .

Zëri i Amerikës: Ju përmendni shpesh stabilitetin e vendit, por kur ju kërkonit rrëzimin e kryeministrit Sali Berisha...?

Ilir Meta: Unë e kërkoj me votë. Nuk mund të dal në rrugë sot siç më thotë Edi Rama, që hajde dalim në rrugë se janë vjedhur zgjedhjet kur mua zgjedhjet në radhë të parë m’i ka vjedhur Edi Rama, si Lëvizje Socialiste për Integrim. Ne për këtë kemi kaseta filmike kemi fakte, kemi çdo gjë. Por, nuk mund të rrëzojmë Sali Berishën i cili pavarësisht nga dëshira e jonë, pavarësisht nga dëshira e cilitdo në fund të fundit përfaqëson koalicionin fitues.

Zëri i Amerikës: Duke tundur në mënyrë figurative çelësat e pushtetit tuaj a nuk duket se ju shmangni një zotim të cilit ju kishit marrë, se do të rishikonit pozicionin tuaj në këtë parti nëse nuk do të merrnit të paktën 30 deputetë?

Ilir Meta: Absolutisht që unë jam i hapur për çdo vendim të forumeve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, dhe çdo gjë do të vendoset në forumet e kësaj partie. Për më tepër që në fillim të vjeshtës besoj se do të kemi një ripërtëritje të të gjithë strukturave dhe forumeve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, përfshirë këtu edhe postin e kryetarit të kësaj Lëvizjeje dhe pa asnjë diskutim që unë do ti nënshtrohem vullnetit të të gjitha këtyre strukturave.

Zëri i Amerikës: Në të vërtetë procesi zgjedhor ende nuk ka përfunduar, ndërkohë që nuk ka as ndonjë urgjencë për formimin e Qeverisë për sa kohë parlamenti i ri nuk do mund që të mblidhet dot para shtatorit. Pse ju nxituat për të arritur kaq shpejt një marrëveshje të tillë aq më tepër që ju thatë që ishte një ndër vendimet më të vështira të karrierës suaj politike?

Ilir Meta: Momenti ishte i tillë që të gjithë kërkonin mesazh stabiliteti. Nuk mund të pritej tre muaj për të diskutuar se çfarë do të bëhet dhe si do të bëhet dhe që jo vetëm qytetarët të jenë nën ankthin e një pasigurie se ç'do të ndodhë, apo nën frikën e zgjedhjeve të tjera, të cilat do të bëheshin prapë me këtë kod prapë me këtë lloj fryme dhe me këta aktorë politikë. Njëkohësisht mos harrojmë se ekonomia është në një situatë problematike, ndërsa marrëveshja do të realizohet kur ajo të nënshkruhet dhe pa asnjë diskutim që do të ketë negociata, në radhë të parë për programin e kësaj qeverie apo të këtij koalicioni. Në këtë aspekt unë e kam bërë të qartë që çdo gjë do të jetë e hapur, asgjë nuk do të jetë si në natën e 21 Prillit.

Zëri i Amerikës: Ju keni thënë dje se kjo nuk do të jetë një marrëveshje për histori karrigesh, megjithatë duket se kjo të jetë arritur me një "po" xhentëlmenësh duket pak sa vështirë duke pasur parasysh historinë e mardhënieve tuaja me zotin Berisha, kritikat tuaja ndaj tij kritikat e tij ndaj jush, po jua shtroj pyetjen ndryshe cila do të jetë pesha e LSI në këtë koalicion?

Ilir Meta: Unë deri tani nuk kam diskutuar me askënd për asnjë karrige. Kam pasur vetëm një ofertë nga Edi Rama që të bëhesha Kryeministër, si kandidat i këtyre 70 deputetëve të opozitës, po i konsiderojmë 66 plus 4, me garanci se ai do të blinte disa nga deputetët e Partisë Demokratike.

Zëri i Amerikës: I bie që ju të bëni një kapërcim ylberi pa asnjë lloj kushti...

Ilir Meta: Nuk është asnjë lloj kapërcimi ylberi. LSI, edhe në vetë emrin e saj, edhe në vetë gjithë misionin e saj ka si qëllim kryesor integrimin. Integrimin e Shqipërisë në Europë dhe integrimin e shqiptarëve këtu, dhe pa asnjë diskutim që do të jetë një faktor shumë i rëndësishëm për moderimin e politikës shqiptare. Ne jemi forcë e re dhe që kur jemi krijuar, kemi sjellë risi. Dhe kjo është një risi e jashtëzakonshme në politikën shqiptare, e cila nuk mund të kuptohet mirë nga të gjithë, sepse natyrisht që ajo është një sfidë ndaj atij mentaliteti të vjetër dhe folklorik në politikën shqiptare dhe pa asnjë diskutim që do të funksionojë për mendimin tim, sepse e imponon rezultati i këtyre zgjedhjeve, e imponojnë ato reforma që duhet të realizojë vendi patjetër gjatë katër viteve që vinë, ashtu sikurse këtë e imponon një bashkëpunim me opozitën e Partisë Socialiste, ku ne pa asnjë diskutim do të jemi shumë luajal me ta. E majta ka dy rrugë; një rrugë përmes LSI, për vetë faktin e rezultateve që është arritur të kontribuojë në stabilitetin e vendit dhe për qeverisjen e tij dhe e dyta për një opozitë sa më të shëndetshme që ta kontrollojë këtë Qeveri.

Zëri i Amerikës: Ju insistoni në këtë fakt, po edhe unë po këmbëngul, sepse i bie që ju të keni bërë një marrëveshje ku ju të keni dhënë garancitë që Kryeministri të mbajë edhe një mandat tjetër dhe nuk keni marrë asgjë në këmbim...

Ilir Meta: Ne nuk kemi bërë asnjë diskutim, as për Kryeministrin dhe as për ndonjë funksion tjetër. Ne kemi dhënë një garanci që do të jemi faktor stabilizues, kemi qëllim kryesor integrimin europian të Shqipërisë, përballimin e efekteve të krizës, garantimin e këtyre standardeve për pavarësinë e gjyqësorit, për të cilat Shqipëria është kritikuar shpesh. Në fund të fundit kjo do të jetë një marrëveshje në radhë të parë me Partinë Demokratike.

Zëri i Amerikës: Ju personalisht do të jeni pjesë ekzekutivit?

Ilir Meta: Për mua kjo nuk ka asnjë lloj rëndësie. Për mua është e rëndësishme programi i këtij koalicioni, është e rëndësishme që Lëvizja Socialiste për Integrim të ofrojë kapacitete nga më të mirat dhe nga më të spikaturat në mënyrë që të kontribuojnë për një ritëm më të lartë të reformave. Për mua nuk ka asnjë lloj preokupimi dhe çdo gjë do të diskutohet dhe ju do ta merrni vesh në kohën e duhur. Deri më sot vetëm një ofertë kam pasur për kryeministër nga Edi Rama, por ishte një ofertë, e cila kishte në bazë të saj trafikun dhe blerjen e deputetëve të palës kundërshtare dhe padyshim që do të sillte një kaos në vend. Unë s’mund të pranoj që të jem kryeministër me trafiqe votash.

Zëri i Amerikës: Po në qoftë se do të ketë kalime të tjera nga e majta drejt këtij koalicioni, i bie që të jeni sërish pjesë e këtij trafiku?

Ilir Meta: Kalime të tilla mund të kishte dhe pa vajtur LSI-ja, por unë mendoj që edhe zoti Berisha tregoi një përgjegjshmëri për momentin, duke lexuar edhe rezultatin e zgjedhjeve. Sepse me sa di unë ka pasur shumë kandidatë për të kaluar nga e djathta, por padyshim që qeveritë nuk mund të mbahen dhe kurrsesi nuk duhet të mbahen mbi trafiqe të tilla deputetësh, ato duhet të mbahen mbi marrëveshje politike dhe mbi programe të qarta e transparente.

30 Komente

E mer Mete, qe ke fillu me i thone Zoti Berisha. Te rujt zoti te rujt!

Pervec bindjeve politike qe mund te kete secili nga ne, levizja e Metes eshte shume inteligjente. Me duket se politika shqiptare ka nisur te piqet.

Kur ti jape doren Jozefines si aleate, dua qe ta fotografojne mire ne menyre qe te shikojme se ca mimike ka ne fytyre ky personazhi.

Shume korrekt, edhe i drejt per drejte ne Interviste.

 

Edhe Edvini e paska pas ne mendje me bere shoping nga ana e djatht e deputeteve. smiley Pra nuk qenka aq puritan sa kerkon te hiqet.

 

 

Po pse bertiste Rama qe ne fituam 70 me 70. Kaq shume para kishte. Te bente Meten pasi e kishte bere telef, te krijonte qeveri me te por pastaj pasi ta ndante mire me te, te fillonin merkaton. Meta e kuptoi qe do te kishte ngerc gjate rruges pasi edhe Rama eshte i ndare ne dysh( te vjeter e te rinj).

Nderkohe te gjitha diskutimet ishin per blerjet prej Berishes, pasi ai i kishte opsionet me te medha.

Tani nuk na ngelet te bejme moralistin, pasi vodhen njeri tjetrin, u sherrosen, pastaj po numeronin leket se ku t`i dergonin.

Meta e zgjidhi, dhe shpetoi edhe Salen edhe Ramen. kam pershtypjen se shpetoi me shume te vetet ....!

...cer ti boj qe kam njerez ne shqiperi ...por keta plehra spo na ndahen qe per 20 vjet.....mire qe na shqelmuan rrugeve te botes por po na e bojne edhew te shpifur ndonje vizit atje....akoma dun me bo pare...skane te ngopur mfckrs...

 

S'e kisha menu najher qe do dilte dikush te me bonte me turp per origjinen.

Origjina osht nga majmuni Emigranto ! Mo u merzit se do menoj nana edhe per ty ...or bir ! S'boni nonje te keqe kushedi . Po si thoshte nje i shpures ketu ..Kishte nje krahasim si me "bisht dardhe" smiley Na e kena alibine kur te bjer Bisha... Na jem ata qe e rexuem. Na Ju futem nga mrena dhe e gerryem . Te pelqe ky variant Kacist  smiley

Idris, do te thuash qe do e marrin kalane nga brenda? smiley

Nje gje s'marr vesh une..sa normale qenka blerja e deputeteve mer, po ne e blejme dot nje? Hajde hapim nje fond ktu tek peshku dhe e blejme nje deputet

te zhgenjymit socialiste kane perhap llafin se metja ka marre trridhitmilioneuro per gjithe paketen nga berisha smiley

tashti purpjestoje vete ene qite per 1 deputet smiley

a t'del hesapi ?

 se kush e ka thon ket: " Paret paguhen per prostitutat jo per krvt..me keto te dytat o pune qefi" se maj men.. 

Cer je tu thon ti noshke: 

1) qe ndonese ka krv plot, ti/na smun/a me ja bo qefin? (une menoj se osht nji i zellshen nga ana tjeter e bregut, nje soj Rrypi qe osht tu vdek me ci icik..)

2) Qe ne parlamentin e nerum Shqiptar qe ka ndryshu thellesisht nga ai i viteve 20, te ket noi prostitute te mecefme qe e ka pazarin aq te lire sa mund te blihet me lek emigrimi?

cer jon kto muhabete mer.....une jom tu fol per pazar te nershem, kaq euro/kaq deputet. paret e emigrimit cajn bllokaden mer..masnej, s'kemi pse blejm deputetin me te shtrenjt ne, si per fillim blejm cheap...

prej atyre nga matane bregut edhe e pres po nga ju patriotet vallaj jo! EURO?????i shkreti Dollar, e ka krimin mrena.. ncncnc

Noshka nuk behet dot, sepse eshte 75 Berisha me Meten, nuk vlen nje deputet.

 

Mire do benim te blenim nje per G99. Nje tek duan ato edhe jane te kenaqur smiley

Noshke ! Ata e kane thene te tjere para meje ...S'ka kala qe nuk marrin kamunistet . Nuk i ke lexu alternativen , Mistrecat, etj etj shpuriste ???? Ruci ka bo PUNE te PAQME ...

Seriozisht do te thoja Emo! Duhet me cdo kusht me u largu nga mentaliteti i bajlozeve me Gj.E. Aline. S'ka te beje fare qendrimi emocional. Ne se i qajme hallin si force Politike ne kuadrin e lulezimit " te njemije shkollave e njemije luleve" kjo eshte tjeter gje . Kapja vetem ne aspektet e moralit te TRASHEGUAR qe nuk ka me asnje baze ku te mbeshtette esht PENG ne te menduar dhe ne te ecur. Jo se ti nuk i di ,kam pershtypjen qe je inicues i ketij mendimi...por ka filluar nje kritike per Meten qe nga RAMA ???? me tradheti e ku di une ...As me shume e as me pak se niveli i shpuristeve qe mundohen te mbulojne M... ( saliun) me SH..( mendimet e tyre per Ilirin) . Analiza se pse eshte afatshkurtter kjo mareveshje qendron ne kushtet qe parashikohen dhe situatat qe do te zhvillohen ku Fusha e Betejes do te jene MIRATIMI Ligjeve ne KUVEND . Cfare Programi do kete KUVENDI ???? Cfare Ligjesh do PARAQITEN ? A do jete mundesia e PERSERITSHME per MUNGESE Transparence si ne rastin e VJEDHJES me RR. Patriotike ? A do te fshihen fenomenologjite GERDECIANE duke penguar Organet per te marre vendime etj etj  Persa i perket LSI ajo eshte nje krijese "artificiale" dhe si e tille nuk ka jete te gjate ...por si element perfaqesuese ne SHTET- Perberjen e SOTME ka pika te tjera te merren ne konsiderate . Me respekt !

Na ka mungu eT .. smiley Emo po pate mundesi shko tek kjo adrese : Evian Roller Babies ..Ka nje kompozim teper teper te ngjashem ( edhe fizikisht) me fenomenin e tanishem . Kuptohet me te qeshme .

Lere se e gjeta http://www.youtube.com/watch?v=XQcVllWpwGs

Me sa duken bathet Meta ska per ta patur edhe aq te lehte me partine e tij .Sabit Brokaj doli hapur kunder ketij vendimi po ashtu Pellumb Xhufi edhe Fatos Klosi.

o cuna, ca prej jush ktu ja fusin kodra mas bregut thjesht si tifoza te PS ose Edit.

Persa kohe, Edi ja kish drejtu thiken LSI (ne mnyre figurative), ishte OK. Kur thiken e kapi Liri nga doreza tani, Edi doli me tezen: "ne jemi shoke, jena bashke...". Masanej, ky ja boni me dije atyre qe do votonin per LSI se do votonin per Berishen. Pse i erdhi kaq e papritme tani? apo se e dinte qe vete e dhiu vete i pari?

Jo ore? qe kur kshu? mire me ja beri, fene t'i luj se ashtu i do gamori drut! 

 

Po t'ishte burr i mire ky Rama juj, kish dal hap dhe i kerkonte te falme publike Metes, jo te bonte lojna poshte rrogozit. Te dilte hap sic doli hapur kunder ne fushate. Shanset kishin me qene qe Meta do kish pranu (se me ate rast kish me fut ne dore edhe PS)

Nuk e di per kto te tjeret po Sabiti paska pas kohe qe eshte shkeput; shkaku: nuk ishte fut ne listat e kandidatve...rrjedhimisht dhe hidhnimi

Liri ua drejtoi thiken elektoratit te vet, jo Edit.

Dorezen si gjithmone e ka Beri.

....ore ti...Sabiti e ka lon vet mandatin vite me pare...cja futni purdhes kot....

meten e provum kmnster....edhe per minister sporti se meriton mo ai...

Edi e ka thene qe eshte misioner - jo politikan....dhe sot ska njerez pa von interesin personal/$....kujt i plas per shtetin....e per popllin....

Qysh kur Sales i ardhka keq per masakrimin e LSI - se ? Une s'e paskam njof me kaq zemer te ndjeshme Berin. Po republikanet, nuk i masakroi Sala me te njejtin ligj elektoral ?

Te dy , te etur per para po ja hypin kaliqafe popullit te lodhur dhe te rraskapitur per ti vjedhur dhe centin e fundit.

TTTUUUURRRPPPP.

 

 

Bredharaku si njef mire anetaret e LSI ti.E urrejne Salen me shume se Edi Rama.Kam nje kusheririn tim qe ka qene kanditat per keshillin bashkiak te Tiranes per LSI ,po shkul qimet e kokes tani.Mos te duket aq kollaj LSIista nuk jane agrariste

nuk m'ze malli as per njonin as per tjetrin po nuk kam pa misionar n'kry te partise najher...neper fondacione bamirse edhe mund t'me zejn syte. Me siguri edhe ato lejet e ndertimit i jepte si misionar kshu?

o bredharak,...po ku ke pa ti no njonin qe te kete GJO ne dore e mos boj pare extra....edhe ketu ku jom une bojne pare nen dore sa te dush ti....jo shtetaret por edhe byth zarash biznesmensesh....por bojne punen i here sic duhet dhe ca extra on the side...kshu ne Edi ...mesa kam pa e degju se vet skom qene nshqiperi me dhjetra vite!!!!!...ka bo ca pune per tiranen e mbase bote ndonje gje per shqiperine....por ne po kthehena mbrapsht e parc e me te njejten njerez per 20 vjet...jo sala, meta, largqofte tosi, majko...e qe skane nxjerre nga qulli, vetem sa kane bo $ vet...e asnje pune.....

me t'degjume plako (se edhe une kom nja 8 vjet qe nuk kom qene) edhe une di qe Sala ka bo ca gjona. Sinqerisht, mu me teper nuk m'pelqen fakti qe ne gjejm justifikime sesa fakti qe ato vjedhin...

Para ca ditesh njoni ktu, m'dha nji justifikim 'origjinal':
 - ka dhone leje - tha, - sepse, ishte e vetmja menyre per me majt PS dhe per me bo reforma...

e kupto sa poshte kena ron si njerez?! Nqse ne menojm kshu, ath. kot qe grijm sallate, mire t'na e bojn!

kesaj i thone sipas kane thene "per inat te sime vjerre shkova me mullixhiun"

e kush tha qe eshte gabim ne fund te fundit qejfin e vet ka bo,

nese dikush tjeter se ben dot ,s'ka pse te behet xheloz,

poshte konservatoret rrofshin liberalet -lesho te fitosh po shtrengove do humbasesh...

Lereni mor vlla, personazhin te epilogoje mos e gjykoni ne prolog se behemi kontraditore te vetvetes pastaj ,ne nje te ardhme te shkurter ,

ne fund te fundit te dy cuna te mire jane- i pari beri nje profilaksi totale PS,

i dyti mund te jete si Ali Pashe Tepelena ,qe kerkon te lidhet me Balshajt e rinj,per te miren e Shqiperise,

"Shqiperia po ndryshon" po me duket se NE, jemi akoma te rradha e qumshtit...

plasa me kuptu 'Pikason' po nje kanadez ketu me fyen "ik mor pellazg, se nuk eshte pune per ty kjo" kam frike se do t'i bie  na here"

"ma ka bo borxh"

 

O ju Baritone te majme,

pronare kuplarash,

se ne qe nuk e dredhim dot ,

skemi c'te bejme,

dhe flasim per ju qe e dridhni sipas qejfit,

luj, luj naten ta paguj ,

o popull pagan,

qe gjithmone e ke paguar Haremin....

 

 eltonkoka; "...Kur ti jape doren Jozefines si aleate, dua qe ta fotografojne mire ne menyre qe te shikojme se ca mimike ka ne fytyre ky personazhi...."

 

Berisha nuk eshte dhe aq budalla te pranoje perseri zj.Topalli kryetare te parlamentit. 

Kushdo duhet te kujtoj se cfare thoshte maskarai Meta 2 dite para mbylljes se fushates se ai do te ishte ne pushtet dhe se do te vinin tek ai "ti luteshin" per bashkeqeverisje. Jo me kot edhe klantv dhe opinioni i berishes i dha mjaft hapesire per te brockullitur ketij megallomani qesharak. Meta e ka bere fare te qarte per te gjthe se kur te vinte puna do te bente presion e shantazhonte PS ose ne te kunderten do te kalonte pa teklif per nje aleance te pamoralshme me Berishen. Dhe ketu behet gjithmone fjale per perfitim e pasurim te paligjshem dhe ndarjes te tortes se korrupsionit te koncesioneve e projekteve ne vijim ku Meta ka dhene edhe shembullin i pari sesi behte vjedhja masive me fondet publike - kushdo qe ka ardhur me pas ne pushtet perfshire edhe Berishen thjesht dhe vetem kane ndjekur rrugen qe ju ka treguar Meta (qofte me vjedhje e abuzime qofte me blerje e nenshtrim te mediave me fondet e reklamat qeveritare). kete here loja eshte ndryshe dhe ne shqiptareve dhe partise socialiste dhe opozites i duhet ende nje lider si Rama - qe padyshim ka bere mjaft gabime taktike dhe nuk ka arritur deri ne fund ta bej te qarte mesazhin e tij - pasi une nuk shoh kerkend qe te mund te jete ne gjendje te luftoj e te fitoj zgjedhjet e ardhshem qe sipad gjithe gjasave (dhe deshires) NUK DO TE JENE fort larg. Mjafton te kujtojme marredhenien Nano/Meta per te kuptuar se nje bashkeqeverisje Berisha/Meta do te jete edhe me e paqendrueshme dhe me e dhimbshme per shqiptaret. Ne sensin pozitive keta 2 maskarenj do te diskretitiohen edhe me tej si te tille dhe per me teper si te paafte e magalloman dhe do te kujtohen vec me turp e krup nga historia shqiptare. Rames i del si detyre qe te kete mesuar shume nga gabimet e tij te kesaj fushate dhe te shnderohet vertet ne nje lider per te gjithe shqiptaret qe krijon besim e optimizem dhe per me teper siguri per te ardhmen. 

Sa pèr ti bèrè 1 pyetje...kèshtu kot ILIR METèS...ku do tè shkoj me berishèn mè 29 nèntor ky i majti???

Hahaha e bukur Arb.

I harroi Liri ato zakone tani.

 Nuse e re - zakone te reja. Do e beje Sala çeço, ne rresht si te tjeret...

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).