Interesi për zgjedhjet

 

Në grafikun e paraqitur më sipër vija jeshile paraqet mesataren ditore të vizitave tek Peshku gjatë dy muajve para zgjedhjeve (1 maj – 26 qershor). Vija e kuqe paraqet shumëfishin e kësaj mesatareje që është regjistruar që nga data 27 qershor deri më datë 1 korrik. Siç shihet, pika më e lartë ka qënë të hënën kur janë regjistruar 3.73 herë më tepër vizita sesa mesatarja dy-mujore.

 

33 Komente

Po ne per keto gjera e kemi namin per thashetheme dhe sa me shume te brockollisim jemi me mire... (mos u ofendoni kot se futa edhe veten ketu) smiley

Do na jepni përqindjet n'fun t'vitit?

hej duhet te merrni fonde ju, si institucion kulturor per perkrahjen, mbrojtjen dhe nxitjen e mendimit te lire e demokratik ne Shqiperi.

Mire e ka "e", mu sikur nga nji lek per poste (dhe 10 per trillim ndaj Llukani) te me jepshit do i kisha bo leket e shpise keto dite! hahahaha

Kurse Bleta po jua kerko me spond.

Llukano, kush eshte ajo goca e mesit? smiley

Nuk eshte e rastesishme qe jane hije, keshtu ruhet anonimati smiley

Ajo është Nexhi smiley

Ndersa une po mendoja ne se ka ndonje simbolizem ne menyren se ku perfundon grafiku djathtas smileysmiley

Meqe jemi ketu tek interesi i zgjedhjeve, c'a behet andej u shpall ndonje rezultat zyrtar apo jo? Shuuume faaree e zgjaten....

amon me ta kishim bo ka nji copë apartament.

floro, ca bohet, di gjo kush fitoi, c'thote independence day, po stoqet mire e?  smiley  

Em si ke qene? Rezultati the? Kto t'gudulisin e s'te lejn me qesh mer. mu duk si Angli - Portugali anej nga funi, ti boj sikur gju - une boj sikur bi (lufte kartonash). hajt mo. ca do hajne ul e ca nga sikleti do hajne n'kome, sa te lirohet veni.

heshtje gjate nga Losti. Periudhe Q.End n'pune, Sabah Bizi. po qe se ka i gjo qe u bo terkuze n'ket mes, ka qene shiu qe ka fillu ka qe s'mahet mend.

ka i here edhe inatosmi e hajme gomen e lapsit (gjithmone duke u siguruar se nuk ishte kamera e stilolapsit). nga ju ç?

a po te vezhgojne nderkombetaret?

Po. Dikur, kur jesha femije, ne shkollen zulmemadhe Kushtrim i Lirise, tek me zu gjumi ne oborr, afer paraleleve, nderkombetaret ardhen me nje disk fluturues dhe me vune nje chip te vockel fare, diku midis qafes dhe kokes dhe qe nga ajo kohe ndjekin gjithe levizjet e mija... ai chip me ben te dua gjera te llahtarshme, si statistika, dhe te mos dua psh atmosferen festive zgjedhore... si dhe ka shenja te sigurta te efektit anesor te mitingofobise...

Emo. e thote Kundera ne nje vend (tek "Shakaja" me duket) qe brezi jone ka frike nga grumbullimet masive sepse na kujtojne parakalimet dhe mbledhjet socialiste. Gjithashtu cdo lloj lidhje me politiken na shkakton nje lloj veteturperimi, njesoj sikur dalim zhveshur ne nje vend publik. Fjale tmerresisht te verteta. Ne na ka dale politika prej hunesh, ashtu sic i dilnin Cufos copa kackavalli kur ishte semure. smiley 

nga ana tjeter PF, parlament me shume femra...meaning: çuna, sherr, po zihen gocat! Jo keq, hiç keq.

me sa shoh "peshqit" paskan ngatrru temen.

zgjedhjet edhe ne Shqiperi ashtu si ne te gjith boten pozita dhe opozita paraqesin progamet e tyre por me nje ndryshim, opozita e cila ka patur te drejten e qeverisjes per 4 vite ben thirrje dhe kerkon konfemimin e qeverise ne qoftese populli eshte i kenaqur me punen dhe premtimet e legjislatures se me parshme,ndersa opozita paraqet programin e saj me shum premtime boshe te cilat nuk eshte ne gjendje ti beje realitet per popullin tone. Per mendimin tim opozita i ka dhene provat e deshtimit per 9 vjet,pa u futur ma thelle.Golat jane shenuar edhe ne minutat shtese.

 

Uroj fitoren e PD-se per te miren e vendit dhe interesat e kombit SHQIPTARE 

O tropoje, nuk kena ngaterru temen mer lal, jo, por na ngaterrute zorret e barkut ju me kete entuziazmin para-midis-pas zgjedhor.Ne po ta rrushim kaq shume per politiken e politikanet shqiptarek kishim nejte aty me te tjeret ene nunurojshim votat si kokrra tespije cdo kater vjet. Fakti qe kemi ik, trego qe duke ardh tek peshku, na pelqe ta pijme nje cigare me hallet e qyfyret e Shqipnise, por buken mos harro qe e hajme ne ven tjeter!

E keqja eshte se ne shqiptaret ( edhe peshqit) harojme kollaj. Nuk nxjerim mesime me keto qe ndodhen me 29 Qershor U merzitem me 1 Korrik dhe sikur zgjedhjet te behen prape me 15 Korrik ne prape njesoj do te jemi Ne fillim interes i madh, sikur ta kemi per here te pare dhe pastaj merzitje zhgenjim dhe prape interes e ketu me radhe. Jemi bere si robota, na e i gjejne telat politikanet tane ne budallejve 

Eh i dashur, do te duhet shume kohe qe ne te rikthehemi "brenda botes".

5 shekuj jashte Europes nuk rekuperohen kollaj

Peseqind vjet nuk behet hasha Ismail Bej . Pas do te na keni tere jetes smiley

Mirpo e keqja nuk jemi as si "TA" Te te pakten ATA kane ushtrine qe i ben sus politikanet sa here e dredhin bishtin ATA e kane kuptuar se nuk jane Evropi qe demokracia dhe civilizmi te bej pune e saj.dhe kane zgjedhur ushtrine. Ndersa ne jemi edhe dhi e zgjebosur, se nuk jemi Evropi dhe bisht perpejete , duan zgjedhje te rregulta , te drejat e njeriut, jo po liria e fjales.

Eh medet

Sdq. ne keto situata nuk duhet te bejme si kombetarja qe kur ha nje gol i humb shpresat.

Jeta vazhdon dhe nuk ka alternativa te tjera pervecse ndryshimit.

"The only constant in this world, is change"

Dakort, por qe te ndryshosh ( change) ne fillim duhet te pranosh se si je pastaj te fillosh te ndryshosh. Ky eshte halli im

 Se ka akoma shqipo qe e kujtoje veten ne rregull , jemi si Evropi , ne fakt edhe ADNne e kemi prej verior nordik evropian. Edhe amerikanet zgjodhen Bushin per 8 vjet, edhe  SHBA ka firma piramidale, .... edhe.....edhe  Pastaj fillojn e bejne ligje e sisteme zgjedhjesh si Evropi e si Amerika, dhe ne fund zhgenjehemi kur rezutatet jane nje miks azie me evrope lindore. Dhe kjo vazhdon pa fund,. Sic e thashe ne fillim sikur e  kane per here te pare

Nuk eshte e thene qe ndryshimi te filloj nga ndergjegjesimi, por edhe thjesht nga nevoja. Duhet konsideruar edhe elementi kafsheror ne te gjithe kete.

Mbase njerezit iu rikthehen gabimeve te tyre te vjetra, por nen nje drite te re.

Konsideroje kete ne nje sens pozitiv. Mbase nga ai gabim i pare eshte mesuar vetem ane e problemit dhe i duhet rikthyer per te mesuar nje ane tjeter. Duhet konsideruar pra edhe kompleksiteti i eksperiencave njerezore.

Kam 10 vjet qe jetoj larg Shqiperise por kthehem shume shpesh dhe ne fillim me benin pershtypje ndryshimet formale, por tani shoh qe edhe mentaliteti po fillon te ndryshoje. Eshte shume e bukur kjo gje. Por procesi eshte i ngadalshem dhe ndoshta nuk do te mjafonte nje jete e tere per ta pare plotesisht te perfunduar apo te afruar tek gjendja "perfekte" qe ne kemi ne koke apo qe marrim si shembull.

Une ndjehem shume pozitiv toko. Mbi te gjitha qe nga shtatori i vitit te kaluar e deri tani qe kam kaluar me teper kohe ne Shqiperi.

gjithmone mu kan kundervu "peshqit" per menyren time se si mbeshtesja PD-ke. Une shikoj shme ndryshime ne Shqiperi gjate ketyre 4 viteve dhe, kur degjoj  prinderit e mi (qe i kam qe te dy dhe zoti u shtofte jeten) qe  jane te kenaqur sepse dhe pensionet ua ka bere gati n dopio si mund ta gjykoj per te keq  kete qeveri.

po ti kishin bere te njejtet gjera dhe komunistat  do te kisha te njejtin mendim,nuk me intereson kush dhe nga eshte ...gjeja kryesore jane REZULTATET

Tropoja,

kush te eshte kundervu mer Lal. Ka si jo ndryshim Para kater vjetesh marveshjet per vjedhje e rotacion pushteti,  Berisha i bente me Nanon , tani i ben me Nanon dhe Ramen, Pse pak eshte kjo per 4 vjet smiley

Plasi dhe te peshku.....hheheheehe do ishte me mire qe ne vend te asaj femres se fundit djathtas te ishte vendos Edi Rama  nudo ne plazh...heheheh sa per tja kujtu ati se cfare fitoje nga zgjedhjet

 

Te henen ka qene rreth 12.000 vizitor, do thote se mesatarja e vizitoreve eshte 3.220  ne dite.

Jo keq, ta krahasosh me gazeten tema o korieri, 10-15 vizitor ne dite.

Edhe n'12 t'natës nuk t'mungo humori smiley

Jep t'paktën ndonjë link që mund ta shikojn t'gjith (dmth që t'ja vlejë që t'regjistrohemi)

ajo goca djathtas mesit ne grafik eshte beqare, di gje njeri?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).