Harlequinal Prose

Një luftë
 
 Çehret e zbehta që shohin jetën pas kësaj vitrinës përjetësisht të avullt duan një luftë që të grisë kordhelet gjarpëruese mbi pakot e bukura e të shtrenjta mbarsur me dhurata shpirtzbrazëta.
Duan një luftë që do t’i ngrinte zajet prej shtretërve të lumenjve ku flenë tash mijëra vjet
E do të mbulonte me to gjithë puplat e shkulura në emër të një gjumi të squllët e të një zgjimi korrekt
Duan një luftë që do të digjte, përcëllonte lëkurat e papërshtatshme, flokët e panatyrshëm
Flaka e verdhë, prushi i kuq i locioneve të shtrenjta highly inflamable
Do të shndritte dhe verbonte portokallinë mondane të perëndimeve hermafrodite
Duan luftë
Që të kthehet fryma e freskët e të zhduken firomat
E kalbëta të mëngjesit pas pijes
Duan një luftë
Ku skifterët do të shkulin spaleta nga shpatulla amebash
Një luftë
Që të flijohet obeziteti, të flijohen rehatitë personale, detajet e vockla e të parëndësishme të një jete kaq të vockël e të parëndësishme
Duan luftën
Të dashurat do të rrëmbehen prej të dashurve të tyre
E do të rikthehen shtatzëna
Duan një luftë
Avionë të mëdhenj që bombardojnë pallatet e larta, apartamentet luksoze dhe zyrat
E të gjithë detyrohën të dalin rrugëve, të vrapojnë
Të vrapojnë
Duan një luftë që të mund t’ia kthejë qiellit perënditë
E jetën e përdheshme
T’ua falë përgjithnjë
Atyre syve të zbrazët që janë gati të vdesin
 
 

eraf rukedv e ërytan
 
gjuha m'është mrrolur tash nën shije të ndryshkut
një shkulm ajror rrëmbimthi hyn e mbush bulçitë
andej nga s’pata pritur... dhe
gjaku gulfon prej fytit e në gojë
flegrat fërfëllijnë, fryma fërshëllen
fjalët nuk dalin, del veç një gurgullimë

gishtat rrasen pas pëllëmbës dhe thonjtë ngulen thellë
po thellë në mish
ca rrathë t'artë qerthullojnë vështrimin
diej të tjerë shoh, shfaqen të kuq
edhe të verdhë
veshët gjëmojnë në ritmin e një artilerie përsëritëse
faqet mpihen, cipa trashet me ngadalë dhe
thneglat vozisin nën lëkurën time
truri venitet, s'është efekt alkooli
është thjesht kjo predhë e vockël
që kaq bukur ndërtoi çerdhen e vet
mes kraharorit...

hesht, hesht, hesht dhe hesht, largomu
se nuk kam kohë të t'shaj
as të të p'shtyj
 
 

miqtë e orës së mbrame

qerpikthyerat sy të ciganeve të vogla i rrinë si sfond qytetit të kurrkundit, këto
shpirtra pafajësisht viganë ngërthyer në trupa aq të vegjël, merr
ca bajame, paratë hiç s’janë për çiliminjtë, veç merre kaushin. kaq skenografi erotike n’amfiteatrin e bezdisë, lart
hëna, teksa akullin përtyp nëpër dhëmbë e përnën tavolinës
delir drithërues që shtypet me këmbë,
harresë, përtesë, përralla ekrani,
lëndë e tejdukshme plazmatike që ngrin e mpin trurin në
përmasat xhelatinoze të mendimit kallkanosur në heje
që varen në parmakë të ditëve të zakonshme
dhe miqtë e orës së mbrame
me të cilët ndan
avuj alkooli dhe trurin e mpirë, dhe atë
besimin absurd në një natë më të mirë
miqtë e orës së mbrame
tinguj të errët violinash që shplajnë errësirën ngjyrëvishnjë
petale të sedefta lulëkuqesh mes të çarave n’asfalt

 

 

al-hijab

Du moment qu'on meurt, comment et quand, cela n'importe pas, c'était évident.

zërat që jetojnë ndër maja selvish e rrëfejnë: njerëzia ka
një specie motër që mendon më thellë se zakonisht dhe
shplan syte me dritën e hënës; një specie përkarshi, që
jeton e panjohur, pavarësisht zhulit mes gjethesh dafine,
mes lulesh të shegës e më pas lulepjeshke. kjo specie gjëllon
mes idealesh, dhe zemrat u pompojnë pandalim dashuri
- zemrat në errësirë u rrezatojnë shkëlqimin e thjeshtë
të shpirtit të pastër.

një specie që ende s’i njeh lotët krejtësisht të zakonshëm
tashmë nëpër sytë e nënave të racës këndej; një specie
që e përbuz zarin, dhe fatin, dhe shpresat e kota, një farë
pasionale, kaleidoskop mijërakëndësh i mbushur me hënëza
e shkëndija që feksin ngjyrëshpirt.

njerëzia e ka një specie motër që jeton po aty e padukshme
mes ornamenteve në kopertina librash yje me tetë cepa
dhe mbishkrime në arabisht, persisht a urdu. njerëzia ka
një specie motër, një vello që mbulon dhe zbulon thelbin
e thelbeve, bërthamën e bërthamave, esencën e gjithë esencave;
një specie që sheh përkëndej hënës faqet e shndritshme
të mendimeve të errëta, pasionin e ndrydhur në monotoni,
lule që ekzistojnë të paçelura brenda farave të sapovarrosura.
po natyrisht, brendia s’është gjithçka, ka formë edhe pamje.
gjërat e mëdha nuk kanë pikë rëndësie pa detin e vogëlsirave,
pa arabeskat grimcake që zdërhallen nëpër trutë e tu tek lundrojnë
mbi verën e fortë, se veç aty ti fillon...

az

13 Komente

- Sol, Shumë sinitsre (në të dyja kuptimet e fjalës) poezia e parë.

është thjesht kjo predhë e vockël
që kaq bukur ndërtoi çerdhen e vet
mes kraharorit... 
nuk e lexote kjo poezi pa pak old Megadeth në sfond.

- Për dy të tjerat, nuk di çfarë orësh ke kurdisë, por më pëlqyen shumë, shumë fare ama.

 

 

flm fh, ne fakt jane kater poezi dhe shkronjat ne bold jane tituj, po ceshtja eshte qe nuk po di t'i formatoj. therras ne ndihme superheronjte qe jane verdalle, se s po ia dal dot mbane smiley

nuk u trubullova jo, Sol. Jemi stervit me shparagraf. edhe mua tek komenti me mungon nje nenrenditese smiley

kjo eshte nje poezi me vete,

nen-poezi apo mbi poezi, s'ka rendesi, por mund te qendroje shume  bukur edhe e shkeputur

"është thjesht kjo predhë e vockël
që kaq bukur ndërtoi çerdhen e vet
mes kraharorit... hesht, hesht, hesht dhe hesht, largomu
se nuk kam kohë të t'shaj
as të të p'shtyj"
 

 ku e ka te bukren kjo,  tek peshtyma ?

dhe miqtë e orës së mbrame
me të cilët ndan
avuj alkooli dhe trurin e mpirë, dhe atë
besimin absurd në një natë më të mirë
miqtë e orës së mbrame

smiley

Komplimente autorit/es. smiley

sol, ja nji per mirmjes/mirdita sipas time-zonave ku nodhena. I rrug e dy pune, pershnes edhe Dezin me ket:

On the seventh hours
On the seventh day
On the seventh month
The seven doctors say
He was born for good luck
And that you'll see
I got seven hundred dollars
Don't you mess with me

smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).