Gushti i emigranteve

http://greenprophet.files.wordpress.com/2007/12/footprint-carbon-israel-green-prophet.jpg

S’e di pse heziton Presidenti i Republikës,
Përse nuk shpallet në gazetat zyrtare,
Akoma gushtin s’e paskan caktuar
Muajin e Çmalljes Kombëtare?

Ndonëse në porte vijnë më shumë tragete,
Aeroporti-më shumë emigrantë,
Në pikat e kufirit nuk ka ndërprerje…
E prapë gushti nuk shpallet i veçantë.

Vijnë nga gjithë bota me çantat e mallit.
Kollare,kostum kanë bërë kujdes të veshin.
Mos t’u duket lodhja, rrudhat mos t’u duken,
Por mallin, ah mallin, nuk dinë si ta fshehin.

Për të vegjëlit - ,një lodër, veshje, çokollata,
Për të rriturit- kuleta pak e fryrë pas një viti.
Një vit nuk është pak , krijon deficite
Për dhimbjen ,për mallin që të mban shpirti.

Dikush do të ngejë varrin e babait.
Një tjetër s’erdhi dot në fejesën e motrës.
Ah dhe çatia pikonte nga malli…
Dhe ata punonin çative të botës.

Dikush…o hallet s’kanë të sosur
Dhe malli mbi halle-oh, ç’barrë e madhe!
Si vallë akoma nuk qenka vendosur
Gushti-muaj i Çmalljes së Emigrantëve?

27 Komente

Ah, mi Monda akoma s'je cmallur me shkembinjte e Vlores, apo po pergatitesh se do te te marre malli perseri? Po me thene te drejten, dhe une qe jam ketu, me ata shkembinj andej e me detin kurre s'ngopem. smiley

Është me të vërtet e dhimbshme!

Kryeministri dhe kryeparlamentarja bijen aq poshtë sa t'iu bëjnë pritje me të gjitha salltanetet Bruno Vespës dhe Xhuzi Ferrerit... tamamm si ata kalamajtë, që ju turreshin nga pas të huajve 30 vjet më parë për një çamçakiz, dhe nuk ju bije ndërmënd për 1milion shqiptarë që këto ditë vijnë në atdhe...

Ky cuni i ri, keq me vjen por ka pjerdhur! Po pse mer do te te prese ty kryeministri apo kryetarja e parlamentit? Kryeministrin dhe Kryetaren e parlamentit ne e paguajme per pune te tjera jo per te pritur ne port emigrantet.

Fytyra e shtetit qe te pret ty e di kush eshte? Autoritet portuale, policia, sherbimet e tjera te shtetit qe mund te kesh pune me to. Per keto ke ndonje ankese (qe mesa shoh nuk ke), ndryshe mbylle gojen se u bere gazi i botes duke mbajtur ne goje .... vetem nje emer.

O plak i vjetër (ndoshta ke rrjedhur nga pleqëria, e s'të vë faj): BËHET FJALË për 1.2 milion shqiptarë (sipas të dhënave që solle ti), shumica e të cilëve këtë muaj vijnë në Shqipëri.... mbasi kaluan një muaj të tërë me Bathorsat dhe fjerakët, kryeministri mund edhe të thoshte gjysëm llafi për një të tretën e popullit që kthehet.

cer te te thoshte psh ?

A do nai llokem bakllava ee smiley

P.S. ti bohu i here tifoz me bolonjen, masanej.........smiley

Tek acarim nervash  duhet ta kishit botuar këtë shkrim!

Pse mer, ç'ka më tepër Giusi se ti... nuk do të doje që ta pije edhe ti një kafe me Jozefinën? smiley

Personalisht nuk kam pasur ndonjehere problem po me shume se pershendetja e Jozit, une do te doja qe policet shqiptare te silleshin si njerez e jo si kafshe. Kur fillon gushti duket se per to fillon fushata e korrje-shirjes. Ptu, per nje rrip sigurie 8 mije leke gjobe! Horrat!  

Sa për rripat e sigurisë, ja u bëftë Zoti hallall!

Po të shikosh gazetat italiane, është e pamundur që në faqet lokale të mos gjesh artikuj ku flitet për turizmin dhe turistat... KURRË një fjalë e keqe ndaj tyre, bile edhe kur bëjnë ndonjë "prapsi" (nuk e di nëse të kujtohet rasti i asaj japonezes që kishte shkruajtur emrin e saj në një monument në Firence), janë të parët që të mbyllin një sy dhe të shfrytëzojnë atë episod për të ftuar turistët e tjerë... Qoftë edhe të konsideroheshim si turistë... bile jemi shumë më lart se turistët e tjerë... sepse nuk kemi nevojë për struktura dhe personel të kualifikuar që të flasë në gjuhë të huaj: flasim SHQIP.

Sepse kemi mentalitet BANDITI. Leke nen dore gjendjes civile per nje certifikate, leke policit per pasaporte, leke policeve te rrugores (qe duket sikur kane ndonje stimulim seksual kur shohin targa te huaja, me keq se Pamela Anderson). Po do te flasim per kamerieret? Po nuk shkove me ndonje "vendali", merr laps e leter te mbash llogarite, se kur te shohin si fytyre e re, ta shesin J&B per Jack Daniels, dmth 2 mije leke me shume.

Une ato leke do ti jap qe do ti jap, ç'ke qe me grabit?

epo kshu eshte kur pi moca uthull..apo whiskey, se te mos dallosh Jack Daniel dmth te jesh moce hahahaha..Jack Daniels ndihet me hunde qe nje meter larg.

megjithate, robt ne pergjithesi duhet te perdorin taktikat e turizmit ne somali - ka dhe libra, si te besh turizem ne vendet e botes se trete, jane plot me tips n' tricks..

smiley o mortje, nuk thashe qe ma shiten per JD smiley Pse çar me bere mua, te zbritur dje mali?

Thashe qe kur me sollen faturen per wiskey 5 mije lek, kur para 15 min i kerkova JD e me tha, qe na ka mbaruar prandaj po te sjell J&B (qe kushton 3 mije), kupton se ku ka arrite guximi. Te genjeje para fytyre, merre me mend tjerat.

 

ooo qeka ndryshe situata smiley po ti jepi 2000 lek vetem per guximin, se djal guximtar tjetri...

p.s. tashti qe je rrit je bo burr smiley, kalo tek "xhoni blek" smiley vetem mos e boj mix me koka sic e bojn ca rob ktu qe duhet me i rraf

vallahi po me vinte per te qesh me vertete. S'ishte as 16 vjeç. Fytyren me push, i pa rene brisk akoma. Nga ato qe punojne gjate veres, kur mbyllin shkollat. Ne fillim i dhashe leket + nje bakshish jo te keq. Kur pashe faturen mu ngriten nervat. I mora hem 2 mije lekeshin, hem bakshishin. smiley Shume, shume keq mbeti. Ec mo, harbut per harbut. Sipas vendit behet kuvendi.

gushti - Muaji i Çmalljes Kombëtare   smiley

Vjersha cka nuk me la ndonje mbrese te vecante. Me shume me pelqyen keto vargje:

Vijnë nga gjithë bota me çantat e mallit.
Kollare,kostum kanë bërë kujdes të veshin.
Mos t’u duket lodhja, rrudhat mos t’u duken,
Por mallin, ah mallin, nuk dinë si ta fshehin.

 Realitet i hidhur, dhe më i hidhur akoma për ata që si gjith muajve të tjerë  edhe muajit Gusht ja kanë harruar emrin për arsye të mirënjohura pak a shumë nga gjithkush !  Ndaj për dikë e dikë, mbetet veç vargu : Dhe malli mbi halle-oh, ç’barrë e madhe!

Ah dhe çatia pikonte nga malli…
Dhe ata punonin çative të botës.

sa e bukur kjo, nuk e paskesha lexuar me vemendje

Shume e bukur

kafshate qe s'kaperdihet eshte or v'lla mergimismiley

 Shume bukur. Me pelqeu. Ka disa vargje qe mund te rregullohen por po ashtu ka edhe disa vargje brilante si ato te catise.

cdo date 15 gusht ne qytetin e lezhes eshte percaktuar feste "Dita e Shtegtareve", kushtuar emigranteve qe vijne nga ane e anes, kthehen ne shtepi.

poezia e mire. mua me ngjall nje nostalgji te madhe dhe kjo e ben nje poezi te bukur. nuk ka nevoje qe te jete e stisur sipas te gjitha rregullave. kjo eshte stisur sipas rregullave te shpirtit.

Kete poezi qe me kishte ardhur ne e-mail, nuk e kisha sjelle per te letersia por tek "socialet" meqe s'kemi seksion "malli."  Dhe ndoshta nuk eshte ndonje poezi teper e arrire, por ne menyren e saj, shpreh, mberthen ato dite gushti ...

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).