Gripi i derrit, Greqia shpall Pandeminë

GREQI- Shteti helen është në alarm nga gripi i derrit ç'ka bërë autoritet të shpallin sot gjendjen e Pandemisë në vend. Rastet janë shtuar shumë së fundmi me 10-20 të prekur në ditë. Ministri i Shëndetësise, Dimitri Avramopoulos ka bere me dije se gjate 12 muajve te ardhshem, 33 % e popullsise rrezikon te infektohet me virusin e rrezikshem. "Tani eshte momenti te ruajme qetesine, maturine dhe te mos krijojme panik", theksoi Avramopoulos.

Aktualisht Greqia numeron 201 raste te konfirmuara me gripin e derrave, ndersa mes tyre ka edhe disa shqiptare. Shtimi i emigranteve qe kthehen gjate muajve te veres per te kaluar pushimet rrezikon seriozisht edhe vendin tone ku ende nuk eshte konfirmuar zyrtarisht asnje rast me virus.

7 Komente

Ndonje vend tjeter europian qe ka shpallur pandemine, a ka? Sikur s'kam degjuar per te tjera, prandaj.

 

Sipas Top-Channel, ne pritje te gripit te derrave ne Shqiperi.

Mund te mbulojme 10 veta diten e pare. Jemi pergatitur qe rastet e para t’i hospitalizojme, por popullata duhet te jete e pergatitur per rastet qe do te menaxhohen ne shtepi”, u shpreh dr. Pellumb Pipero

U kuroka ne shtepi ky lloj gripi?!

Ketu ne Angli, doktori i viziton ne shtepi, ne menyre qe te mos perhapin virusin dhe i kurojne ne shtepi si nje grip normail, nese kapet ne fazen fillestare. Gjithashtu u japin dhe Tamiflu.

Edhe ketu lexova dje gjendja po behet shqetesuese, aq sa Britania e Madhe, tani eshte vendi i trete ne bote, pas Meksikes dhe SHBA-se per nga numri i te semureve dhe te vdekurve. Duhet thene se ne cdo rast personi te vdekur nga gripi i derrave, autoritetet kane theksuar se ata vuanin edhe nga probleme te tjera shendetesore.

Ujku, faleminderit sh per informacionet. smiley

Fakti qe kurimi ne spital s'qenka i domosdoshem sikur me qeteson, sepse po qe per spitalet tona, me mire hic.

Po mire, si jetohet kur e ke kete gripin neper kembe? Te dilet nga shtepia, ke merak kur prek parate a ku ta di une? Te lutem mos qesh, po ato pamjet e njerezve me maska ne Meksike mua me impresionojne, plus jam dhe ca ne hall per nje nga familjaret, se punon ne fushen e shendetesise.

Kur i tel me thone " Eh, ne shishe te futesh, po qe e thene, te gjen.". Ata qeshin, mua mishi puprriza.

Gripi i derrit, Greqia shpall Pandeminë

 

Po kush do ua njohi Pandemine, se?

Miremengjes nejse,

Qenke trembur shume, por simptomat jane pak a shume si te gripit normal. Ketu keshillohet izolim per 5 dite, pirja e sa me shume lengjeve, por doktoret mendojne qe shume njerez te prekur nga gripi i derrave, kujtojne se kane nje grip normal dhe shkojne ne pune, keshtu qe e perhapin me shume semundjen. Por une besoj qe higjena personale eshte shume e nevojshme, larja e shpeshte e duarve ndihmon ne mosperhapjen e semundjes.

Nje studim ne Australi nxori qe maskat nuk ndihmojne shume.

 

Ne se do te ishte qe GD te mjekohet ne shtepi ,i bie qe edhe ata te shtepise te infektohen ,dhe nje grip panendemik ben kerdine shume shpejt brenda nje kohe shume te shkurter ,njerzit mund te bien ne toke njesoj si kur  pulat qe u bie flama !

Eshte shume konfuze kjo puna e gripit te derrave ,te persim shtatorin ,se deri tani frika ka qene me e madhe se sa eshte rreziku ne te vertete!

Ka qene nje grip Spanjoll ne 1918 ,ku brenda nje kohe shume te shkurter vdiqen miliona vete ,ndersa deri ky gripi i derave i krahasuar si panendemik, nuk rezulton si ai Spanjolli.

Numri i vdekje nga gripi i derrave  ,duket ne kufijte e normales ,ne krahasim me numrin e popullsise !Me shume vdesin ata njerez qe jane te vobekte dhe te semure kronik, me probleme te imunitetit !

Do zoti ky gripi i derave te mos jete si flama tek pulat !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).