Gripi i derrave, konfirmohet rasti i parë në vendin tonë

Drejtori i ISHP-së, Ylli pohon se një student nga Gjirokastra është konfirmaur me gripin e derrave dhe se e ka marrw brenda vendit. Mjekët: Është mirë

Konfirmohet rasti i parë me gripin e derrave në vendin tonë. I prekuri nga virsi H1N1 është një student 20 vjeçar nga Gjirokastra tek i cili analizat tashëm kanë rezultuar pozitiv. Këtë e pohon për gazetën drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Alban Ylli i cili thekson se laboratori i referencës tha fjalën e fundit për rastin në fjalë. Ndërsa specialistja e ISHP-së, Silva Bino pohon se i prekuri nga virusi nuk ka patur kontakte me emigrantët çka do të thotë se virusi ka qarkulluar brenda vendit tonë. Ndërkohë burime pranë Spitalit Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" pohojnë se pacienti gëzon shëndet të plotë dhe nuk është aspak në rrezik për jetën.

Virusi

Tashmë edhe vendi ynë ëhstë futur në hartën e vendeve të prekura nga virusi H1N1 në mënyrë zyrtare. Këtë konfirmon vetë drejtoi i ISHP-së, Alban Ylli i cli pohon se kjo pritej tashmë. "Pacientit i janë bërë analizat dy javë më parë në laboratorin tonë pasi dyshohej si infektuar. Në fakt laboratori i ISHP-së e nxori negativ por menduam ti dërgojmë në laboratorin e referencës në Rumani që e nxorën ndryshe nga ne dhe pikërisht të pozitiv çka do të thotë se është i prekur nga gripi i derrave"- pohon Alban Ylli duke shtuar se kjo nuk duhet ti trembë aspak njerist pasi ishte nëj fakt që pritej edhe në vendin tonë. Ndërkohë specialistja e ISHP-së Bino pohon se mund të ketë edhe plot raste të tjera në vendin tonë. "Studenti nuk ka patur kontakte me emigrant apo persona të ardhur nga jashtë vendit. Kjo mendoj se do të thotë se ai e ka marrë nga dikush brenda vednit dhe se virusi ka qarkulluar në vendin tonë",- pohon Bino duke shpjeguar se studentit i janë marrë analizat pasi paraqiste shenjat e gripit të zakonshëm dhe meqë laboratori ynë e nxori negativ dhe studenti nuk parqiate probleme ka dalë nga spitali. "Mendojmë se ka kaluar një forma të lehtë të gripit", pohon Bino. Këtë e pohojnë edhe mjekët e Infektvit të cilët sigurojnë se studenti gëzon shëndet të plotë dhe se i ka kaluar gripi i derrave.

Masat

Në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë janë siguruar ambientet e veçanta në Spitalin Infektiv. Ndërkohë që gjatë kësaj jave në çdo pavijon do të sigurohet një dhomë e veçantë për izolimin e përkohshëm, nëse ka raste të dyshuara. Këtë e pohon nëndrejtori i QSUT-së, Xheladin Draçini, i cili thekson se ka sasinë e nevojshme të tamiflusë, njëkohësisht të gjithë preparatet e tjera ndihmëse për veprim në rrugët respiratore, apo që janë pjesë e mjekimit të përgjithshëm të pacientëve.

Godo: Vaksina, 10 euro në treg për ata që nuk e marrin falas

Duke u mbështetur në të dhënat e OBSH-së, është që 1 ndër 5-6 persona mund të preket, pra duket një shifër e madhe, por e mira është që një pjesë e madhe e personave që do të preken, ndoshta do ta kalojnë gripin edhe pa e kuptuar. Kështu u shpreh dje ministrja e Sëhdetësisë, Anila Godo e cila foli edhe për vaksinën, ku, sipas saj, vaksinimi patjetër do të jetë falas për grupet më vunerabël. "Unë si ministre do të dëshiroja dhe do të përpiqem që, sido që te jetë vaksina, të jetë edhe në treg të lirë njëlloj si vaksinat e tjera sezonale të gripit. Mendoj që nuk do të jetë e kushtueshme, po aq sa janë dhe vaksinat e tjera rreth 10 euro. Pra shume qytetarë kanë plotësisht mundësi për ta blerë",- pohon Godo. Të parët, sipas specialistëve, do të jenë personeli shëndetësor, pasi janë ata më të rrezikuarit, sepse do të presin të gjithë pacientët e dyshuar me virusin H1N1 dhe duke qenë se është sëmundje ngjitëse, edhe duhet të jenë të mbrojtur nga virusi. Ndërsa kategoria e dytë, po sipas ISHP-së, që do të përfitojnë vaksinën kundër gripit të derrave, janë qeveritarët. "Edhe personat që vuajnë nga sëmundje kronike, si diabeti, astma, gratë shtatzëna dhe fëmijët nën 2 vjeç, janë kategori që do të jenë ndër të parët në listën e përfituesve të vaksinës kundër virusit H1N1

Simptomat e gripit të derrave

Simptomat e gripit të derrave janë të njëjta me simptomat e gripit të zakonshëm, dhe përfshijnë ethe e temperaturë, kollitje, dhimbje fyti, rrjedhje të hundëve, plogështi, kokëdhimbje. Kështu u shpreh specialsitja e ISHP-së Silva Bino e cila theksoi se të gjtiah ata që i aknë ëkto shënja nuk dueht të neglizhojën por të paraqiten te mjeku. Sipas saj shumica e njerëzve me grip të derrave kanë diarre dhe vjellje. Po thuajse secili me këtë grip i ka së paku dy nga këto simptoma. Por kjo nuk do të thotë se jeni prekur nga ky grip, pasi shumë sëmundje shkaktojnë këto shenja. I takon analizave laboratorike të vërtetojnë nëse ky është gripi i derrave, grip i zakonshëm apo ndonjë sëmundje tjetër.

Si mund ta parandaloni infektimin me grip të derrave?

- Pastroni duart rregullisht me sapun dhe ujë, veçanërisht pas kollitjeve dhe teshtitjeve. Ose përdorni faculeta me alkool.

- Shmangni kontaktim me njerëz të sëmurë.

- Shmangni prekjen e gojës, hundës ose syve. Kjo nuk është lehtë për t'u bërë, andaj kujdesuni që duart tuaja të jenë vazhdimisht të pastra.

- Nëse ndjeheni i sëmurë, qëndroni në shtëpi

4 Komente

Në fakt laboratori i ISHP-së e nxori negativ por menduam ti dërgojmë në laboratorin e referencës në Rumani që e nxorën ndryshe nga ne dhe pikërisht të pozitiv çka do të thotë se është i prekur nga gripi i derrave"

Bukur ! Tani ndihemi shume me te lehtesuar dhe krenare per laboratorin e Isëshëpësë

vaksinat jane parandaluese dhe si te tilla duhen bere para se te semuresh, kur do ti sjellin keta apo kur te vihemi ne rradhe te infektivi te gjithe. zoterinjte kujtojne se duke genjyer veten genjejne dhe virusin e derrit.secili duhet te marr masat vete se shteti na e ka lene uraten me kohe.

ky lloj virusi ndryshon me kalimin e kohes - nuk jam i sigurt qe vaksina do eleminonte kryekeput cdo risk infektimi.

Pastaj, kam pershtypjen se si gjithmone gjerat ekzagjerohen - eshte virus gripi qe shume mund ta kene marre dhe kaluar si gip normal; ai nuk doli para 3-4 muajve, mund te kete shume kohe ne qarkullim.

Ai behet i rrezikshem per femijet ose pleqte po kto grup-mosha rrezikohen nga cdo lloj gripi...

Si flasin keta me duket se nuk dine se ku kane koken.

S'e kuptova, sa i gjate eshte ky harku kohor sa te ndajne mendje keta ne eshte grip derri apo jo.

Eshte mire tu kujtohet gjithesesi, ndersa keta luajne e ka kush e ka me analizat, qe ne Angli nje vajze e vogel prandaj vdiq keto dite, ngaqe e derguan ne shtepi se i thane se s'kish grip derri.

Ufffff, patjeter nga spitali duhet me kalu me marr ket Taminflu?

 

Ndërsa kategoria e dytë, po sipas ISHP-së, që do të përfitojnë vaksinën kundër gripit të derrave, janë qeveritarët. 

Po keta, s'paskan 10 euro kshu, a si?!

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).