Gomari i Trojës

Bashkimit Meta-Berisha i mungoi së paku fisnikëria artistike e tradhëtive diplomatike që përfaqëson “KALI I TROJËS” në perceptimin njerëzor..   Sepse ky bashkim i papritur i së majtës me të djathtën, ju publikua opinionit publik jo vetëm si një tradhëti e madhe për një popull të vogël, cka i kalon kufijtë e ndërgjegjies kolektive për ta duruar, por ju servir gjithashtu si një pabesi e shëmtuar dhe e rëndomtë… Por, edhe pse jo Kalë, por Gomar Troje,  bashkimi në koalicion i pushtetarëve të ardhshëm është një nga ato ngjarje që krijojnë histori për një popull.  Me sa duket,  historitë nuk i bëjnë masat,  por liderët. Madje as liderët, por instiktet e tyre të pamposhtura në gjueti të pushtetit me të gjitha mënyrat… Dhe,  nëse intriga mbi të cilën u ngrit ky bashkim nuk është aq inteligjente sa historia klasike e tradhëtisë së Trojës, apo tragjeditë e Shekspirit, ( sepse në këtë rast kemi të bëjmë me liderë  të vrazhdë e shpirtvegjël), ajo merriton disa rreshta të zinj historie për befasine, fantazinë e shpërdoruar dhe për trazimin popullor që shkaktoi…

Vendimi i Ilir Metës për të qeverisur bashkë me Sali Berishën, më shumë se një lajm i rrallë, mund të supozohet si një vendim historik mes shpresës për ti dhënë fund tranzicionit, sepse eklipsoi barbarisht pikërisht këtë shpresë, dhe vërtetoi se në politikën tonë ka ende personazhë kaq potencialë që, në emër të idealit të tradhëtojnë pikërisht idealin dhe të sfidojnë gjithcka, duke kaluar edhe ylberin e fundit të përfyyrimeve publike..   Dhe njëlloj, vërtetoi gjithashtu hipokrizinë e kobshme të këtyre liderëve, të cilët e kanë sa një mal talentin për të shkëmbyer moralin e tyre me pushtet dhe lavdi të pamerituar…

Sot shumëkush mund të mendojë se Hamzai i fortë i së majtës e  vuri Shqipërinë mbi LSI-në, për të mirën e atyre njerëzve që vidheshin e poshtëroheshin për ditë qysh nga koha e kalërimit të tij kryeministror, dhe zhvaten e mashtrohen ende perditë e përnatë..  , nga klanet klanore të politikës. Kjo supersakrificë e LSI-stëve e motivon koalicionin e ri qeverisës, që do të ndihmojë të ndricojë kufijtë e pabesueshëm të përbuzjes ndaj tij, , por nuk e justifikon babëzinë e fshehur me naivitet për pushtet të pushtetshëm..  .  Dhe pikërisht te kjo babëzi fillon momenti historik që e bën këtë histori të bëjë histori.  Ilir Meta sot ka një luftë të heshtur me ndërgjegjien e vet, sepse historia nuk ka qënë kaq bujare me të as në kohën kur menjëherë pas adoleshencës u bë kryeministër i vendit.  Sot historia i ka hapur dyert për të! Dhe kjo luftë, nuk është thjesht cështje morali, as vrasje ndërgjegjie, por është dyshim i thellë dhe i makthtë në vetëdije nga mosqënia e tij gati për këtë hyrjë të virgjër e spektakolare në histori, me tradhëtinë spektakolare që sapo i ka bërë komunitetit socialist në tërësi.. 

Si cdo ngjarje që sfidon gjithë të tjerat në garën për tu shkruar në faqen e historisë së një kombi, tradhëtia e Ilir Metës trazoi shpirtrat e të thjeshtëve në këtë vend..   Si një kometë mes perceptimit, ai i la pak vend befasisë dhe shumë vend zhgënjimit..   Kur tradhëtitë janë kaq të mëdha sa të sjellin zhgënjim kolektiv,  dhimbja është e përhershme dhë gjaku do rrjedhë pa u thare..   Proverba se cuditë më të mëdha zgjasin pak ditë, dhe shpresa se gjithcka do të harohet mes halleve dhe mjerimit njerëzor, (që do të udhëheqë në vazhdim ky koalicion tradhëtie), nuk do të mund të ndryshojnë kurën e kurrës titullin e këtij paragrafi dhe faktin se Ilir Meta hyri në histori ndryshe nga ckish endëruar, jo si një luftëtar por si një Judë.. 

Gabim i madh për një politikan të vogël, kjo tradhëti natyrisht që nuk është vetëm e tillë,  por një faj ordiner i një fantazie të vrarë nga demonet..   Një gabim, një faj, një autoritet i zgjedhjes gabim, cka vërteton se ende ka njerëz me personalitete të pasistemuara, të cilëve energjia dhe talenti i natyrshëm për mardhënie publike nuk ju është aq i mjaftueshëm sa të përballojë në interferencë edhe shkumëzimin instiktiv dhe etjen për pushtet dhe shtytjen për të qënë i pranishëm në arenat e vëmendjes publike..  , .

Shefi legjendar i LSI-së, sot është në arenë dhe dritat publike i janë drejtuar atij..   Ai sot ka sfiduar pa mëshirë Xhuvelin dhe fantazinë e mërzitshme të xhuvelërisë, duke sjellë pëshpërima habie në planet..   Energjia e papritshmërisë është ajo që e ka shtyrë atë si në një plazmim drejt bërjes së një epoke, që nuk është drejtësia,  por babëzia..   Viktimë e emocioneve të vrazhda, Ilir Metës si mbetet vec të mbushet me frymë dhe të lumturohet për lehtësinë që shpirti i tij mdoshta do të zotërojë patjetër në rrjedhën e pashlyeshme të kohës dhe në përballjen e vështirë me mëkatet.  Nëse tradhëtia nuk është mëkat, c’farë mund të jetë?.. 

…Nderkohe hipokrizia nuk është e tillë… Hipokrizia nuk është një ndjesi, por është mjeti për të përballuar gjykimin… public.

…Shitja lirë e një personaliteti të fortë deri dje,  në një klimë respekti të munguar për veten,  në këmbim të pushtetit të ri dhe lavdisë së re, vërteton se hipokrizia e përdorur në këtë rast për të fshehur pazaret e vërteta dhe pabesitë në kurriz të së majtës në përgjithësi, , , është shpjegimi më i mirë që mund ti bëhet aforizmës së vjetër  se qëllimi,  edhe i mbrapshtë përjetësisht po të jetë,  do të justifikojë mjetin..   përjetësisht gjithashtu.

18 Komente

Sa patetike!!! Ca jane mer keto

 

Ai sot ka sfiduar pa mëshirë Xhuvelin dhe fantazinë e mërzitshme të xhuvelërisë,duke sjellë pëshpërima habie në planet.. Energjia e papritshmërisë është ajo që e ka shtyrë atë si në një plazmim drejt bërjes së një epoke,që nuk është drejtësia, por babëzia..

kaq loosers me qen keta qe kane mbet ne PS mer? Ku jon mer keta te tjeret qe kane pas nje fije integriteti e krenarie. Kini mer burrnine me pranu qe humbet e mos e projektoni fajin tuaj te tjetri.

Shkrim patetik

1. Xhuveli mori votat qe ia dhuroi PS-ja dhe i coi te Sala. Meta mori votat e veta, e jo te PS-se. Biles i mori me lufte te madhe e te pabarabarte qe beri me Ramen.

2. Vete Rama, ka thene "Votat per LSI-ne jane vota per Berishen". Asnje vote per LSI-ne ishte thirrja e tij dhe e te tijeve. Meta u shpall ARMIK. Nuk kam nigju deri me sot te thuhet "Armiku eshte tradhetar".

 

 

Liberats dhe Tirons une e kuptoj qe ju jeni  militat PD-je por mendoj se keni te drejte

Peshku/admin ruani nivelin e PPU,  fatkeqesia qe ju ka gjetur me humbjn e PS nuk duhet tju bej te ulni nivelin e Peshkun. Dhimbja esht e madhe por mos ju coj deri ne vetvrasje te PPU. Do te kem peshk pa uje edhe pasi dhimbja te kaloj. NUk besoj te keni zgjedhur parrulen "Ja vdekje ja Liri" Smile

Toko, ky shkrim me siper, si ai tjetri tek postimet shkurt, eshte sjelle nga anetare. Mua te dyja m'u duken te pranueshme, packa se s'jam dakord me analizen ne secilen. Te njejten gje beme dhe me shkrimin tend. Kshuqe mos iu pervesh kot "peshkut", se keto s'jane mendimet e Peshkut, po mendimet e autoreve qe i shkruajne. 

Penar,

1. Ka mundesi qe ne shkrime te tilla te vihet komenti

The opinions expressed herein or statements made in the above comment are solely those of the author, and do not necessarily reflect the views of PPU

Opinioni i shprehur ne kete shkirm apo komentet e bera jane te autorit dhe nuk do te thote se shpreh pikpamjen e PPU

2. Shkrimet seleksionohen tek PPU, dhe nuk besoj se ju botoni cfare tju vij nga anetaret perfshi ketu dhe mua smiley

ti s'kupton gjo hic er toko se une vec militant PD-je nuk jom. S'ma pat thon jeri ket. Nuk ta pata borxh toko me me fy kshu smiley    

Nuk osht e kërkume falje tamam kjo mer ToKo... duhet t'shtosh edhe që "Edi Rama nuk duhet t'ndërtoje anej ka liqeni" smiley

nje shkrim shume i mire per gazeten ZP.

Peshku/admin ruani nivelin e PPU ... Do te kem peshk pa uje edhe pasi dhimbja te kaloj.

toko, ja t'i theksoj edhe njehere keto fjalet e tua smiley.

Admina, sikur vetem per shqipen e shpartalluar, ky artikull nuk ka vend ketu. 

Pastaj per reston, i hiqet viza qe nga:

Me sa duket, historitë nuk i bëjnë masat, por liderët.

Jo more, hajde zbulim hajde ... Mgjth, nje shenim te vogel edhe per kete xhevahir: historite dhe histerite i bejne masat, por jo historine. 

Para zgjedhjeve Meta me duket se kerkoi bashkimin e se majtes, por Edi nuk e pranoi, keshtu qe per inat te vjerres...........

"Para zgjedhjeve Meta me duket se kerkoi bashkimin e se majtes, por Edi nuk e pranoi, keshtu qe per inat te vjerres........."

La gjithe naten pa gjume mullixhiun
 

amon mer mjaft mo

Nqs rama i ka orfuar dhe vendin e kryeministrit metes, me teper nuk kish c'bente (pervec fushates qe nuk duhet te ish aq e dh...re).

Votat per meten ishin kunder berishes ashtu si ishin kunder rames por gjithsesi ishin majtas. Votat ishin per meten kryeminister dhe jo krv te berishes. E gjithsesi faji eshte i PS qe kishte kete here mundesine me te mire per te nxjerre ne pension berishen dhe nuk e beri dot (nqs mbyllet mire pazari i metes me berishen).

Nuk behet fjale vetem per ramen (qe kish rolin e liderit jo te llogaritarit) por per gjithe strukturat drejtuese te PS.

Jane fajtore dhe pike.

Tani (meqenese jemi ne teme) prit gomar te mbije bar.

 

 

mashtrimi i elektoratit eshte poshtersi dhe tradhetia,ne te gjitha kuptimet,nuk falet! Tek ne,gjithcka behet e pavlere kur ne mes hyn interesi...

Akoma me Meten ju. Po ju Skeni ça ti beni Gomarit ( Rames ) edhe i bini Samarit ( Metes ). Meqe e paskeni me qejfe me fol me shprehje popullore.

Ju dolet ne zgjedhje si kualicion i vetem, me gjith ate arrogance te papare.Normal se leket nuk ju mungonin. Te gjith ishin vetem, edhe Poli i lirise madje ishte vetem. Edhe ato ishin kunder Berishes. Por perfudnimi ishte, qe ju nuk arrite te Fitonit  , shume thjeshte.

Ca faji ka Meta qe ju nuk fitoni, me zor bete 65 deputet. Edhe ate te shkrete deshet ta nxirrnit me 1 deputet ne Berat. smiley

Prandaj mos akuzoni kot , pa lidhje. Behuni pak me te logjikshem,se kam pas iden qe ju socialistet e vrisni shume mendjen. smiley po tani e humbet fare llogjiken.

 

p.s meqe ra fjala Shkrim Ordinere & Patetik gjithashtu. Nuk e harruan asnjehere keto pseudo analistat Shqiptare keto shkrimet e paguara.

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).