Gjykata e Lartë shtyn gjyqin për Mediun, e shpëton tuneli

Gjykata e Lartë ka shtyrë seancën gjyqësore në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, pasi në sallë nuk ishin mbrojtësit ligjorë. Në kërkesën për gjykatën, avokatët
Ardian Visha dhe Petrit Serjani thonë se "jemi bllokuar në rrugë, gjatë kthimit në Tiranë, për shkak të mbylljes së tunelit të Thirrës".

Ky ishte një argument i pajustifikueshëm për akuzën, pasi njoftimi për bllokimin e autostradës ishte dhënë një ditë më parë. Prokurorët deklaruan në seancë se "rruga mbyllet në orën 11:00 të ditës së sotme ndaj avokatët duhet të kishin mbërritur në seance, sepse Ministria e Transporteve njoftoi që mbrëmë për bllokimin e Rrëshen-Kalimash".

Gjithsesi, Kolegji Penal në mungesë të avokatëve dhe kërkesës së tyre për të shtyrë të gjyqin, vendosi seancën e radhës më datë 14 shtator.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, akuzohet për shpërdorim detyre, gjë që shkaktoi tragjedinë e Gërdecit. Sot ishte senaca e parë ku Mediu pritej të gjykohej i veçuar, pas ndarjes së dosjes për përgjegjësit e tjerë, persona pa imunitet të cilët tashmë gjykohen në Gjykatën e Tiranës.

Prokuroria vuri nën akuzë 30 persona për ngjarjen e rëndë të Gërdecit, ku lista kryesohej nga ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, disa ish-ushtarakë të lartë, administratori i "Alba Demil", Mihal Delijorgji dhe ish-kreu i MEICO-s, Ylli Pinari. Gjykata e Lartë e ndau në tri pjesë dosjen e shumëpërfolur, duke mbajtur për gjykim vetëm ish-ministrin Mediu, ndërsa dosjen për 29 të pandehurit e tjerë ia dërgoi për kompetencë gjykatës së Tiranës.

10 Komente

Gjykata e Larte me c'duket ka vendosur te beje pak gallate me kete ceshtje se me 14 shtator Mediu do te jete deputet me imunitet keshtu qe Prokuroria duhet ta rifilloje ceshtjen ne Kuvend, i cili natyrisht qe s'ja heq me imunitetin, dhe rrjedhimisht muhabeti mbyllet ketu.

Jemi popull i marre peng. Nuk kapen me keta, i bejne vete rregullat e lojes. Ne tjeret jemi vetem hajvane me dy sy qe punojme, votojme sipas nevojave te tyre. Ne tjeret rrime rehat-krenare ne mbrothesine e brekeve qe i kemi mbushur plot.

Në kërkesën për gjykatën, avokatët Ardian Visha dhe Petrit Serjani thonë se "jemi bllokuar në rrugë, gjatë kthimit në Tiranë, për shkak të mbylljes së tunelit të Thirrës".

Po keta skec humori po bejne keshtu?

Blend... smiley

Po paten pak seriozitet, komisioni i mandateve ne parlamentin e ri, nuk duhet t`i japi Mehdiut ate, por meq kane filluar te lyhen me bojrat e qesharakut besoj qe do qeshim akoma me shume me kete humor-tragjedi.

me vèrte kèshtu qenkan justifikuar kèta?? fantastike....nga ana tjetèr nè tv dolèn disa familjarè tè viktimave qè i kèrkonin presidentit topi tè çonte pèrpara drejtèsisè fajtorèt,ndryshe kèta do tè bènin vetdrejtèsi.....hahahahahaha fantastike edhe kjo!!!

 Pse qesh?? Kjo eshte e vetmja deklarate serioze!

po çfarè tè bèj?? tè qaj...??ç"farè do tè thotè vetdrejtèsi?? mè vjen vèrtet keq pèr njerzit qè humbèn shumè nè atè tragjedi...por nuk duhen ti lejojnè vetes qè me ta tè bèhen akoma lojra..boll mè...fushata mbaroi...shteti qè ata votuan do tu bèhet atyre garant pèr tè çuar drejtèsinè nè vend!!!si e qysh e tek...kètè vetèm koha do e tregoj!!!

keto lojra i ben edhe berluskoni, e pse te mos i beje meidiu?

Gjerat kan ikur jashte cdo kontrolli, edhe romaket i jepnin ndonje pre turmes,kurse keta tanet jo hic, aty te vdesesh.... ndoshta mire na e bejne, ate koke kemi.

Tamon tamon, ksaj i thone.. kur korrupcioni shpeto krimin? 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).