Gjuetia e shtrigave socialiste në administratë

Çdo lëvizje ka një pasojë në këtë botë, ku nuk ka shumë vend për ideale. Pa dashur të gjykojmë politikisht lëvizjen e Metës në mbështetje të një qeverie të dytë Berisha, duhet të kuptohet qartë se efektet e këtij bashkimi do të ndjehen nga shumë, shumë njerëz.

Jam i sigurt që edhe ata që u lënduan nga bashkimi i LSI-së me PD-në do vijë një ditë që do lodhen nga nervat dhe do duan të harrojnë. Një pjesë do ta falin Metën e do përpiqen ta injorojnë, sikur ai të mos ishte më aty, apo ta zëvendësojnë imazhin e tij me një personazh të ngjashëm me Cekën apo Pollon.

Duke i marrë si të mirëqena ndjenjat e sinqerta të Metës për integrimin e vendit në BE, natyrshëm shtrohet pyetja se, çdo të ndodhë nga shtatori e tutje.

Diçka do të ndodhë, padiskutim: LSI-stët që mbështetën Metën në fushatë e që derdhën paratë, do të duan nga një vend pëllumbash në administratën e lartë. Pasi të mëdhenjtë të jenë krekosur në kolltukët e ministrave, zv.ministrave dhe drejtorëve, do t‘u vijë radha miqve të miqve. Edhe këta do duan nga një karrige të vogël administrate. Pasi edhe këta të jenë sistemuar do t‘u vijë radha teknokratucëve, sekretareve, shoferëve, rojeve dhe pastrueseve.

Kur të gjithë të jenë sistemuar si mirë e bukur, aty ku kanë dashur apo kanë mundur, LSI-ja do ta ndjejë veten më mirë, sepse Meta do ketë siguruar një bazë votuesish, që ndoshta më të pakët në numër, do ta mbështesin me forcë në zgjedhjet e ardhshme.

Por nga do dalin vendet e punës për njerëzit e LSI-së? Pas katër vjetësh në pushtet, PD-ja bëri si bëri dhe i sistemoi njerëzit e saj në punë e biznes (me të drejtë, sipas meje, sepse dhe e majta kështu kish bër&eumlsmiley. Ku do dalin pra vendet e punës për LSI-stët?

Tre burime të mundshme:

1. Fryrja e administratës.

Kryeministri ka paralajmëruar që më parë shtimin e disa portofolave ministrorë që do vijnë nga ndarja e disa ministrive, por ky hap nuk do mund të shtojë më shumë se 250 deri 500 vende pune, që edhe kaq do jenë një sfidë e vërtetë për buxhetin e ngarkuar nga shpenzimet, indeksimi dhe interesat e larta bankare të kredive të marra nga qeveria këto 4 vjet. Në këtë pikë besoj se zoti Berisha do të jetë shumë i kujdesshëm.

2. Largimi i ish-aleatëve nga postet dhe administrata.

Megjithëse me një kosto të lartë politike, kjo do të ndodhë sepse një pjesë e ministrive aktualisht mbahen prej tyre. Ministrat e rinj do sjellin njerëzit e tyre, të cilët do sjellin miqtë, që më pas do sjellin miqtë e miqve. Megjithëse e dhimbshme kjo do të ndodhë, por me siguri do të shmanget sa herë të ketë një zgjidhje alternative. P.sh., megjithëse zoti Mediu pretendon shumë, e shumta do të marrë shumë pak. Ky standard do reflektohet pak nga pak deri në bazë dhe do prekë shumë nga aleatucët, në formën e rrathëve koncentrikë që hapen njëtrajtshëm me kalimin e kohës.

3. Largimi i atyre pak socialistëve të mbetur në administratë.

Këtu nuk ka kush të ankohet dhe qeveria as që do të ndjejë ndonjë detyrim moral për të frenuar dorën. PD-ja nuk ka faj fare në këtë rast, sepse faktikisht është e detyruar të marrë një aleat të ri në qeveri dhe me gjithë dëshirën për të mbajtur një fasadë barastrajtimi për administratën, nuk ka ç‘bën. Shteti është punëdhënësi më i madh, ndaj dhe atij i bie barra më e madhe e kostos njerëzore të punësimit. Nuk ekzagjerojmë po të themi se vendet e punës në administratë do t‘i ngjajnë Gjuetisë së Shtrigave, por gjahu nuk do jenë shtrigat por "socialistët" e shkretë që kanë pasur fatin e keq të hyjnë në punë para vitit 2005.

Kur gjithçka të jetë sheshuar dhe gjithkush të ketë marrë atë që "meriton" do kemi një PD që do ketë armiqësuar thuajse gjithë thesin e ish-aleatëve e që për të futur në punë një nga njerëzit e vet do t‘i duhet të gëlltitet mirë.

LSI-ja do ta ketë marrë veten dhe besnikët e saj do jenë përsëri në punë e kolltukë. Meta nuk do pretendojë më të marrë 35 deputetë po këta që ka me siguri do t‘i ketë sa të jetë gjallë.

"Socialistët" e papunë do enden gjyqeve, që sigurisht do t‘i fitojnë, por në punë nuk do kthehen më. Sa herë të bien të flenë nuk do shajnë më Berishën, por do mallkojnë Metën dhe LSI-në, si shkaktarët kryesorë të halleve të tyre.

Pas 4 vjetësh të tjera, nëse e majta vjen në pushtet, prapë një njëjti avaz nga e para...
 

6 Komente

por gjahu nuk do jenë shtrigat por "socialistët" e shkretë që kanë pasur fatin e keq të hyjnë në punë para vitit 2005.

 

hahahhahaha keto jane te papare. mer daje. Si shkruan ky i shkret, gjith pikellim smiley

 

O Macok na mbushin zemren me gezim keto pseudo gazetare,si shkruaj pa pike turpi. Si lypsare.

 

Ne pyetje kisha une, Po sikur te vinte PS ne pushtet ca do bente? do i largonte edhe ato pak PD-ista qe do ngelnin ne administrate smiley

Perfundoi ne fund te fundit numerimi i votav edhe cili eshte rezultati perfundimtar?

Koalicioni i PD: 46.92% te votave ose 70 mandate.

Koalicioni i PS: 45.52% te votave ose 66 mandate

Kolaicioni i LSI: 5.52% ose 4 mandate

ne fakt kshu esht. dhe kjo po duket. cdo dite degjojme per njerez qe ne administrate punojne qe '94 qe po hiqen nga puna padrejtsisht. njof dike, qe ka qen pjese ne levizjen e dhjetorit kur ishte 21 vjec, ne '93 sapo u diplomua hyri me pune ne mete, nderrohen ministrat ai mbeti aty, para 1 muaji e hoqi dritan prifti

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).