Gjinar, rruga që zbulon një nga perlat e natyrës shqiptare

Qeveria ka akorduar fondin prej 4.16 milion euro për rikonstruksionin total të segmentit rrugor Gjinar-Elbasan

Gjinari, një nga zonat më të bukura turistike të vendit me atë ç'ka i ka falur natyra, së shpejti do të kthehet në një destinacion turistik, lehtësisht i arritshëm, ashtu siç e meriton. Për 18 vite me radhë zona u braktis dalëngadalë prej gjithë pushuesve që e frekuentonin, ndërsa nga kabinat e pushimit, tashmë nuk ka mbetur asgjë, përveç gërmadhave. Kjo braktisje e ngadaltë është pasojë e shkatërimit të rrugës që çon drejt zonës, deri në pakalueshmërinë e saj. Dhe ndërsa për vite me radhë banorët e saj merrnin vetëm premtime se rruga do të ndërtohej, tashmë është realitet, pasi qeveria ka akorduar fondin prej 4.16 milion euro për rikonstruksionin total të segmentit rrugor Gjinar-Elbasan, 22 kilometra i gjatë. Një investim që vlerësohet shumë i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit malor në këtë zonë si dhe për përmirësimin e jetës së banorëve. Tashmë punimet në këtë aks rrugor pothuajse kanë kaluar gjysmën e volumit dhe gjatë gjithë aksit janë hedhur shtresat e para të materialit mbushës.

Vetë banorët e Gjinarit shprehen se, rruga do të përmirësojë dukshëm jetën e tyre. Mësuesi i vjetër i zonës, Filip Bërdufi, tashmë drejtor i shkollës së mesme në Gjinar, i ka akoma të freskëta, udhëtimet e stërmundimshme për të shkuar nga shtëpia deri në shkollë.

"Dhjetra kilometra që përshkoheshin çdo ditë dhe më e tmerrshmja ishin mbledhjet me arsimtarët në qytet, 25 kilometra vajtje dhe 25 kthim dhe të gjitha në këmbë", shprehet për ATSH-në, Filipi. Tani kur sheh në përfundim e sipër veprat e artit që përshkojnë në tërë gjatësinë rrugën e re Elbasan-Gjinar, zemra i gufon nga gëzimi. Edhe pse pak vjet e ndajnë nga mosha e pensionit, ndihet si i rilindur, pasi mendon se këto vite të jetës do të mund t'i shijojë me tërë kënaqësinë e tij. Edhe qytetarët elbasanas që janë mësuar prej vitesh të kalojnë 10 apo 15 ditë pushime në pyjet me pisha të Gjinarit, por ku gjithë gëzimi i këtyre pushimeve u kthehej në "zero" nga rruga e keqe, ndjejnë se shumë shpejt do të jenë banorë të përhershëm të zonës turistike. Sepse rruga do t'i çojë më shpejt dhe komode drejt Gjinarit për të shijuar qoftë edhe një ditë të vetme pushimi. Një prej tyre, Sulejman Biza, që prej vitesh rropatej për të gjetur një copë kolibe për të kaluar në ajrin e shëndetshëm të Gjinarit ditët e pushimit, tani me përfundimin e rrugës së re, ka vendosur që dhe ditët e fundjavave së bashku me familjen t'i kalojë në Gjinar.

Të tjerë banorë të Elbasanit me përfundimin e rrugës së re do t'a ndjejnë afër këtë trevë turistike, pasi asgjë nuk do të mund t'i pengojë për të shijuar bukuritë e Gjinarit herë pas here. Dhe kjo rrugë e re nuk do t'i shërbejë vetëm Gjinarit, por edhe Shushicës, Zavalinës dhe të gjithë fshatrave që ndodhen buzë këtij aksi dhe pranë tij. Hapja e saj jep mundësi që Gjinari të tërheqë edhe vizitorë të huaj të interesuar për artin ikonografik dhe historinë e lashtë të zhvillimit të kësaj zone. Vizitorë më të shumtë do të ketë kisha e Shelcanit, ku ka pikturuar piktori me famë i mesjetës Onufri, dhe Kostandin Shpataraku. Por vizitorë të shumtë do të presë edhe kisha e Valshit ku gjenden afresket të të njejtëve piktorë. Turistë të tillë do të presin edhe vendbanimet e hershme të Nezhanit, Seltës dhe Valshit. Dhe gjithçka falë ndërtimit të rrugës së re që do t'u krijojë lehtësira udhëtimeve për të gjithë kategorive të turistëve. Rruga ka bërë që banorët e Gjinarit t'i japin më shumë vlerë jo vetëm pronës së tyre, por edhe punëve në bujqësi, blegtori, aktivitete të tjera të agrobiznesit, pasi tashmë prodhimet do të shkojnë shumë lehtë në qytet.

Nëse më parë në Gjinar dhe 15 fshatrat rreth tij fermerët mbillnin vetë drithëra buke, tani me afrimin e tregut ka filluar ngritja e blloqeve masive drurë frutorë dhe vreshta edhe për faktin se ndërtimi i rrugës do t'i afrojë prodhimet me tregun e uritur jo vetëm të Elbasanit, por edhe të Tiranës, falë edhe shkurtimit të distancës Tiranë-Elbasan.

Së fundi, shumë qytetarë elbasanas po blejnë troje në Gjinar për të ndërtuar shtëpi pushimi. Me investimin madhor të aksit Elbasan-Gjinar, i jepet kështu një herë e përgjithmonë fund izolimit të një zone, një perlë e natyrës shqiptare. Ndërsa, vetë banorët shprehen me kënaqësi se, "rruga do të flasë vetë'.

15 Komente

Meqe ska thene asnjeri ndonje fjale te mire une them hajd e gezofshim rrugen.

hallall gjinaro po keto sikur jane te teperta

 zemra i gufon nga gëzimi. Edhe pse pak vjet e ndajnë nga mosha e pensionit, ndihet si i rilindur,

Se c'me kujtuan vitet 80   smiley    

Tironsi po si sju be qefi njehere qe po behen rruget mor cun por kapeni mbas fjaleve te kota. Eh mer Shqiptar.

Me kane thene qe eshte bukur andej.. bukur..

Maco ckemi? per ju te trafikut.. turn i poshter turni dyte smiley 

qefi me bohet shume mu mer, jashtemase biles, po keto gufimet e zemres vetem xhaxhin Enver me kujtojne, s'kom ca bej.

Ju te PD-se e keni zevendesu me Sulen prandaj nuk ju bejne pershtypje keto  smiley     

 

 

shih kur te betonizojne gjinarin tani.... po ksaj rruga sal birisha do ja vene emrin?? apo sal birisha quhen te tera rruget tani thjesht ju vene nga nje numer mbrapa... birisha13. Po mbaroheni njehere oooo shoooooku pastaj tju urojme se FIER-VLORE ka fillu qe ne 2007 po ska ec shume ...pothujse fare

m'merrte baba me kolektivin n'eskursion.

pijshim uje mali, kushedi sa vjet jete na ka shtu. ajri  i paster , dhe nga maja e Zavalines ( i cik pertej gjinarit) shikoje detin..........

ka pas i fushe futbolli aty mes maleve qe se harroj.

mrekulli me dukej kur isha kalama.

tashti skam shku mo , sdi ca me thane.

Fusha futbollit ku ka qene nje peme anash me duket smiley Ato shtepiat e bukura kur shihnim kanalet e italjanit ne darke si psh Telenorben e Raiunon ose Teledue qe i kapte "xham" smiley Heren e fundit qe kam shkuar atje (para 100 vjetesh smiley) rruga ishte bere aq e keqe sa dhe autobuzi na la nje ore ne kembe. Tani po behet alamet rruge. Shqiperia po ndryshon duan apo sduan tipat si ai Xhorxhi mesiperm.

gjinari eshte zone qe meriton hapjen me boten.

E di qe me duket se ata jane te krishtere, cka nuk eshte fort e rendomte per fshatrat e Elbasanit.

Dhe votojne 100% per PS smiley

Nuk di si vajti kyt radhe qe Sale kopili ju beri rrugen.

Eh, sa rob kane vdek ne autobusat qe kane rene ne ate rrugesmiley

Po mi mona po kon qene sociliste, por tani kon ik qe te gjithe dhe rruga nuk behet per ta. Rruga bohet se Sala me ushtrine e vet dun me investu aty e me ndertu shtepite e tyre e me shiju freskine e veres dhe skite ne dimer.

Kur pashe titullin mendova se ishte nje reportazh mbi Gjinarin dhe bukurite e tij,  po mjaftuan  rreshtat e pare dhe upss,  "pooolitikaaa, hem, zonje e nderuar.... "

Ne fshatin tim te bukur fushor, meqe ra fjala fshati im quhet Ade, kalon mespermes nje lume i rrembyer me gurgullime..., ne te vertete, kalonte se keto 18 vjetet e fundit lumi eshte thare dhe nder gurinjte e medhenj kane dale ne drite tek -tuk ndonje helmete gjermane nga lufta e dyte boterore, ndonje gavete italiane, ca tasa austriake, nje gjalm pushke partizane dhe hopa, gjeta dhe nje yll te shuar... E qe te mos e tjerr gjate, kryetari i kooperatives bujqesore u tregua shume optimist, i gufonte zemra nga gezimi, kur nga komiteti i partise se qytetit, me urdher te komitetit qendror te partise, mori lajmin se fshati yne do te furnizohej me uje 24 ore ne dite... Lumturi e madhe, fshati beri feste, kryetari shtroi gosti me miq e shoke, lozte qeni kallajxhiut, me nje fjale. Por ja, ne mes tyre del nje dele e zeze, marroku i fshatit, ne fakt, qe i lumtur edhe ai si te tjeret, zbriste shend e vere nga kodrina, me nje gazete ne dore: "Hajdeni ore, hajdeni, partia thote qe ujin do ta marrim nga lumi. Rrofte Partia!"

 

Ade, pra... dhe nuk eshte i shpikur nga mendja ime,eshte diku mes Frrakulles, Peshtanit... Fshatrat e Fierit.

p.s. s'eshte fshati im prej verteti... Fshati i gjyshit tim eshte pak me afer rruges automobilistike, por me tingellonte emer i lezetshem fshati ne vegjeli dhe kot se si m'u kujtua tani. smiley

zonat më të bukura turistike

Mire e ke ,kemi shume zona te bukura turistike ...Problemi eshte ,a jane njerzit atje njerez ,a ulen pellumbat ne toke pa frike se i vrasin ?

Kur te ulen zogjte dhe pullumbat ne toke ,pa frike se i vrasin me llastiqe ..ose me gur , atehere do te kemi zona me te bukura  turistike  !

 

Per ca milion, lihen te izoluara me mijra ton mallra, e me mijra njerez. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).