Gërdec dhe gorrica

Më bëri mjaft përshtypje një shkrim i znj. Elsa Ballauri ditën e pardjeshme në gazetën „Panorama" me titullin „Exit Gërdec". Thelbi i këtij shkrimi thotë se banorët e Gërdecit dhe të zonës përreth votuan në shumicë për PD, duke u dhënë një mësim të mirë PS e G99, dy partive që kishin bërë propagandë të shumtë antiqeveritare, duke shfrytëzuar tragjedinë e ndodhur aty për përfitime të tyre politike. „Qëndrimi përjashues ndaj partisë tjetër [dmth. PS] e bën më përcaktuese logjikën popullore që funksionoi sipas disa parimeve të rëndësishme njerëzore", shkruan autorja. „Exit poll-i i Gërdecit do të ishte më i sakti në një sondazh të mundshëm... Gërdeci zgjodhi të votojë për një marrëdhënie njerëzore pa falsitet... kemi një tendencë të fortë qytetarie dhe prirje për pjekuri", përfundon shkrimi.

 

Po ta shprehim me fjalë të tjera analizën e autores, do të thoshim: Vërtet që katastrofa ndodhi nën qeverimin e PD, por më njërën anë kjo qeveri e pranoi përgjegjësinë e vet dhe shpenzoi për rindërtimin në Gërdec, më anën tjetër populli nuk e ha manipulimin dhe shfrytëzimin e fatkeqsisë së vet nga parti të tjera, siç u përpoq të bënte PS dhe G99 dhe siç e morën ata ndëshkimin me votë.

Të më falë autorja që po e perifrazoj këtu për të shprehur me fjalë më të thjeshta ato që ajo përpiqet të thotë me fraza nganjëherë të ngatërruara në mos të pamundura si: „mënyra se si u shfrytëzua dhe intensiteti i llojit të ndjenjës që u përkushtua mbi të, mendoj se i kaloi caqet e sinqeritetit" etj.

Angazhimi me Gërdecin i koleges Ballauri, e cila mbron të drejtat e njeriut në Shqipëri edhe nga larg, në Kanada, më pat rënë në sy edhe më parë, madje e kam ruajtur një shkrim të saj të dt. 24 mars 2008 po në „Panorama", ku ajo zbulon shkaqet e vërteta të tragjedisë që ndodhi.

E ruajta këtë shkrim pak të çuditshëm, pasi në një kohë kur gjithë shtypi i lirë, për të mos folur për prokurorinë, po mundohej të gjente arsyet pse ndodhën shpërthimet në Gërdec, dhe të diktonte shkaktarët që ngritën një punishte të tillë primitive për përfitim maksimal, duke iu shmangur kushteve të rrepta të sigurisë në demontim që ishin praktikuar deri aty edhe në Shqipëri, pra kur shumkush po orvatej të zbulonte lidhjen midis politikës së lartë, kontrabandistëve dhe delenxhinjve noterikë, zonja Ballauri i linte të gjitha mënjanë dhe e vinte gishtin te shpjegimi i vetëm i mundshëm sipas saj: papërgjegjshmëria e popullit shqiptar. Këtë madje e shkruan në artikullin në fjalë me gërma të mëdha:

NE JEMI POPULL I PAPËRGJEGJSHËM. Titulli i shkrimit është Papërgjegjshmëtarët, neologjizëm i krijuar sipas ndjesisë së dyshimtë gjuhësore të autores, dhe gjithë brendia e tij kërkon të na bindë se „tragjedia që ndodhi përmban gjithë copkat e një skene shumëshekullore psiko-shqiptare që është përsëritur me mijëra herë, skenë e raportit të njeriut me rrezikun".

Ky fatalitet duket të jetë kaq fatal dhe i pakthyeshëm, sa ka rrezik t'i ketë shërbyer Fatmir Mediut, kryeministrit të tij dhe gjithë përgjegjësve të tjerë të ngritjes së Gërdecit, ku ishte parashikuar të zbërthehej i gjithë arsenali i municioneve të artilerisë shqiptare, si terren për veprën e tyre: dmth. e bëjmë pa merak sepse edhe po ndodhi ndonjë gjë e keqe, shpjegimi do të jetë pa dyshim primitiviteti i popullit shqiptar në raport me zjarrin dhe rrezikun në përgjithësi.

Por le ta lëmë shpjegimin për një ngjarje, e cila deri tani ka 29 të pandehur dhe një proces ende të pafilluar, të flerë aty ku fle shumica e artikujve të shkuar, te Varreza e Artikujve të Vdekur, për të perifrazuar shkrimtarin spanjoll Zafon, dhe le t'i kthehemi pyetjes interesante aktuale: vërtet, pse votoi Gërdeci në shumicë PD dhe jo PS, nqs. kjo është e vërtetë.

Pse votoi Kukësi në shumicë dërrmuese PD ndërkohë që Vlora ose Fieri votoi në shumicë dërrmuese PS? Zonja Ballauri votën e Kukësit e shpjegon me autostradën: „Autostrada që u ndërtua për ta ndryshuar zonën dhe për t'i sjellë ata banorë më afër botës së qytetëruar, ka një impakt normal tepër pozitiv dhe pa mëdyshje.", sikurse shpjegon në mënyrë të nënkuptuar votën e gërdecarëve për PD me paratë që kjo hodhi për rindërtimin e fshatit.

Nga shkrimi i vjetshëm në këtë të sotshmin ka një kapërcim hata, pasi nëse në të parin populli shqiptar në përgjithësi dhe populli gërdecar në veçanti fajësoheshin për mungesë përgjegjshmërie, për primitivitet, për bartje të një prapambetjeje shekullore në raport me zjarrin dhe me rrezikun, tani si popullit të Gërdecit ashtu dhe atij të Kukësit i certifikohet pjekuri politike dhe qytetari.

Nuk është qëllimi i këtij shkrimi të analizojë, aq më pak të ndryshojë bindjet e një personi, por t'i japë përgjigje me sa mundet pyetjes që thamë: përse votuan si votuan gërdecarët dhe pyetjes tjetër: përse arrijnë të nxjerrin anëtarët e shtypit tonë gorrica si ato që u përmendën më lart?

Në mendësinë e shqiptarëve është i rrënjosur fort krahinorizmi dhe lokalizmi. Ky mentalitet është edhe më i fortë seç e hasim në popuj të tjerë europianë, për arsye se shteti tek ne është fare i ri, as njëqindvjeçar dhe siç dihet paraardhësit tanë deri vonë kanë jetuar të ndarë në farefisni apo në bajraqe, ku krahina, siç i kanë ndarë ato luginat dhe malet e larta të Shqipërisë, ishte tepër e rëndësishme në krjimin e vetëdijes dhe ndjenjës së përkatësisë, asaj që sot quhet identitet.

Zgjedhjet e fundit treguan se ky mentalitet jo vetëm që nuk është kapërcyer, por është konsoliduar edhe më tej. Jugu i Shqipërisë ka votuar qartazi për socialistët, Veriu për demokratët.

Demokratët kanë marrë shumicën edhe në qarqe si i Durrësit, ku është i madh numri i të ngulurve nga zonat juglindore të vendit, sikurse kanë marrë vota të shumta edhe në qarkun e Tiranës, gjithaq për këtë arsye.

Qytetet në Shqipëri të mesme, ku fus edhe brezin e Korçës e të Pogradecit, votojnë në shumicë për socialistët, fshatrat e këtyre qyteteve votojnë në shumicë për demokratët.

Në përgjithësi niveli arsimor-kulturor i popullsisë që zgjedh demokratët është më i ulët nga ai i popullsisë që zgjedh socialistët, çka përputhet me egërsinë dhe infantilitetin e propagandës që bën Berisha në tribuna, e cila zë vend pikërisht në popullatën më pak të arsimuar.

Edhe në Gërdec shumica e popullsisë është e ardhur nga rrethet veriore të vendit; kjo shpjegon pse votuesit aty kanë zgjedhur me sa duket në bazë të përkatësisë ose trashëgimisë krahinore.

Këto të vërteta të thjeshta ngurrojmë t'i themi dhe fshihemi pastaj pas propagandës me popullin e mençur ose me popullin e qytetëruar. Më vjen këtu të citoj një pjesë nga Testamenti i Hajnrih Hajnes: „Oh, populli, ky mbret i vobektë i veshur në zhele, ka gjetur tani lajkatarët e vet, shumë më të paturpshëm se oborrtarët e Bizantit e të Versajës.

Këta lakenj të popullit lëvdojnë pa pushim dhuntitë dhe virtytet e tij dhe thërrasin me ngazëllim: ‚Sa i bukur është populli! sa i mirë është populli! Sa inteligjent është populli!'
Jo, gënjeni.

Populli i varfër nuk është i bukur; përkundrazi, është i shëmtuar...Populli, të cilit ia lëvdojnë kaq shumë mirësinë, nuk është hiç i mirë; është po aq i lig sa disa sundimtarë. Vetëm se ligësia i vjen prej urisë; sapo që t'ia mbushim barkun mirë e mirë, ka për t'ju buzëqeshur gjithë dashuri e ëmbëlsi".

Përsa i takon votimit të Gërdecit, le të mos harrojmë edhe se qeveritarët përgjegjës për katastrofën bënë çmos gjithë kohën që t'i mbulojnë të vërtetat, të mos harrojmë që kryeministri bëri be e rrufe se nuk kishte dëgjuar ndonjëherë për Gërdecin, se Mediu bëri be e rrufe se nuk e kishte parë ndonjëherë Delijorgjin dhe gjithë gënjeshtrat e tjera. Të mos harrojmë se nuk është bërë aspak drejtësi për ngjarjen, se procesi sapo ka filluar dhe ka filluar keq.

E gjithë kjo gjendje e turbullt, shtoi kësaj edhe propagandën, me sa duket shumë pak bindëse të PS në këtë zonë, bëri që votuesit edhe këtë herë të mos ndryshonin asgjë në mënyrën se si votuan, pra ashtu siç ua diktonte zakoni dhe mendësia krahinore.

Kjo pra për pyetjen e parë. Ndërsa për pyetjen e dytë, që si ka mundësi të nxjerrin disa në shtyp fiqtë e pabërë që nxjerrin, them më mirë të mos shtyhemi më tej dhe të kujtojmë vetëm që në fund të fundit secili e mban vetë përgjegjësinë për ato që shpërndan në publik.


 


 


 

36 Komente

e trishtueshme... por shume e vertete...

Në përgjithësi niveli arsimor-kulturor i popullsisë që zgjedh demokratët është më i ulët nga ai i popullsisë që zgjedh socialistët, çka përputhet me egërsinë dhe infantilitetin e propagandës që bën Berisha në tribuna, e cila zë vend pikërisht në popullatën më pak të arsimuar.

Ku e gjen kete te drejte ky palloshi...dhe ti moj piciruke?

I vetmi mates per kete pune jane sonazhet...dhe nga to dilte nje fakt i thjeshte qe rinia (pergjithesisht me e shkolluar/kulturuar) mbeshtet me shume PD, prandaj mos flisni kodra pas bregut

Ky shkrim po me kujton Q e inteligjienses

Dy pijanece ne lokal vijne UFO-t dhe i marrin me vete.

Pse na moret?- i pyesin pijanecet.

Per te studiuar trurin e zgjuarsin e toksorve.

Na vjen keq, por ne rradhe te pare meqense ne keni zgjedhur ne per kete studim do ishte e mira te studionit inteligjencen tuaj.

.

.

Sipas ketij punojsi ne shtyp, intelektualet qytetar votojne per Ruçin, Braçen e Harasanin, ndersa fshataret per Topallin, Bashen e Oketen.

Duhet shikuar mire, ku rrin me shtepi intelektualizmi, ne fshat apo ne qytet?

.... Ruçin, Braçen e Harasanin, ndersa fshataret per Topallin, Bashen e Oketen.

Te hqeqim Rucin ( megjithse profesioni i tij eshte Fizika dhe Matematika )dhe te marim te tjeret  Brace dhe Harasani jane profesioniste ne shkencat ekzakte .. matematike ,fizike ..kurse Topalli ka mbaruar institutin e misrit ne Shkoder dhe llogjiken e ka sa nje koker miseri ,(quhet profesioniste ,per misrin ndoshta ) Basha eh , eshte profesionist ,duket se ka nje fare oratorie gje qe tregon se ka nje pregatitje deri diku tek nje mesues i historise ,nuk eshte keq , Oketen nuk e njohe ...por sido qe te jete niveli nga te gjithe keta Topalli nuk shquhet per as nje gje ,bile ajo nuk flet mire shqip dhe jo me te flasim per nivel !!

Në përgjithësi niveli arsimor-kulturor i popullsisë që zgjedh demokratët është më i ulët nga ai i popullsisë që zgjedh socialistët, çka përputhet me egërsinë dhe infantilitetin e propagandës që bën Berisha në tribuna, e cila zë vend pikërisht në popullatën më pak të arsimuar.

Interesant "konstatimi", do shtoja se ne pergjithesi pikerisht ato zona per te cilat flitet kane qene te diskriminuara gjate epokes komunisto-socialiste. E megjithate ne shume nga ato zona perpara ka qene i veshtire fitimi i ndonje mandati nga socialistet  qe gjithsesi nuk dolen me zero..

Me vjen habi qe Klosi ne 90% te shkrimit merret me Elsen, dhe me pas shume pak ose aspak me ate qe ka dashur te shkruaje: Pse votuan gerdecaret per ata qe i demtuan?

Ai nuk i futet rrenjes, sepse ka frike te shkruaje qe gerdecaret nuk jane idiote te kapin ate qe Delijorgji ishte i te dyve, i "te majteve" dhe i "te djathteve" ne pushtet.

Ai nuk shkruan qe Shteti pagoi per ta shuma parash per tu ndrequr shtepite, dhe para zgjedhjeve shuma te tera parash kesh u derdhen atje. Prej kujt, Mehdiut(Delijorgjit) ne shkembim te votes ne Tirane apo dicka tjeter me thelle?

Ai nuk aludon ate, qe cdokush e thote qe ndersa Demtuesit jepnin te mira materiale pasi te vdekurit nuk kthehen me), te majtet as nuk premtonin asgje materiale pe ta. Vetem me ngushellime dhe ardhje keq, nuk mund te fitohet simpati e aq me teper pragmatizem ne votim. Fshatari eshte materialist deri ne kocke. Aq me shume ai i porsa zbrituri ne fushe. (Nuk duhet harruar fenomeni i shitjes se vajzave ne perndim prej zonave te thella rurale, ne shkembim te nje sasie te mire parash). Kete e dinte mire Berisha, ndersa Veliaj "me nje grup cunash moderne prej Tirane", dhe Rama qe su duk asnjehere atje, ishin te perjashtuar prej tyre.

 

keiendi!

Ne qoftese je intereusar per nje studim  per trafik drog/femra, shko tek karitasi dhe merr te dhena nga cilat zona e qytete te Shqiperis vinin.

Nuk ka rendesi fare ky problem ketu. E marr si shembull qe materializmi ne fshat, e kryesisht nder fshatare te varfer te sapo mekembur prej varferise ekstreme( nuk do ta harrojme qe dergonin dhe femijet atje ne fabriken e vdekjes), predominon mbi vlerat morale ose idealizmat. Vendos edhe injorancen ( por jo intuiten), dhe pastaj ata "te majte"qe shkuan atje per t`i qartesuar me "politiken e ndryshimit" dhe "as majtas as djathtas".

po pikerisht, prandaj thash e trishtueshme alidea... per 50 vjet ajo krahine eshte masakruar nga komunizmi, por ama ne keto 18 vjet tranzicion po varferohet intelektualisht  akoma me shume...

nuk me tingelloi aspak cinik konstatimi i klosit...

E dashur kryeneçe, ne fakt eshte teper e gabueshme te shikosh votimin pro PD ne spektrin e nivelit intelektualo- kulturor te nje zone apo nje tjeter. A nuk eshte e qarte qe ne keto zona keta shtetas votuan pikerisht per hir te rruges Durres - Kukes ? A nuk eshte e vertete se ne nje zone tjeter te Shqiperise nuk u votua pikersht sepse ndjenin mungesen e nje rruge??pastaj me ç te drejte ky  cinik na flet per nivele intelektualo kulturore ..

Une mbaj mend shume mire konstetimin e pare demokratik kur PS e Ramiz Alise ne ate kohe fitoi gati me 2/3 e votave.  Edhe atehere katundaret u fajesuan per fitorenen e paimagjinueshme te imoralitetit komunist edhe pas 50 vjetesh diktature. Ne ate kohe kishte dhe disa sulme kunder katundarve te shkrete qe vinin ne qytet per te shitur domate.

Gati 20 vjet me vone ne esence kemi nje ndyshim rolesh, ku pretendohet qe shumica e "te pa emacipuareve" votojen per PD -ne. Anologjia eshte Kuksi, Bathorrja, veri-lindja etj.  

Mendimi im personal (pavaresisht ketij argumenti idiot) eshte se imoraliteti ne politiken shqiptare ka vazhduar pa nderprere  pergjate ketyreve 20 vjet democraci.  

Tani vetem perpiqet te konsolidohet imoraliteti dhe e padrejta ne norme, dhe me duket se me pak mundim kjo gje do te realizohet shume shpejt.

Tani zgjidhni e merrni kush e ka fajin per humbjen e te majtes. E ka fajin shumica e shqiptareve qe votuan te djathten apo e ka fajin Berisha qe vodhi votat?

Ka edhe nje tjeter mundesi, qe fajin e ka Rama dhe PS. Por ma merr mendja se pak prej jush do e marrin ne konsiderate kete mundesi.

hahah sa i lezetshem qe je.. E majta eshte 5% para ne rang kombetare dhe PS partia me e votuar.. Ku e gjete shumicen ti ?

Apo u be LSI parti e djathte tani??? hahaha

 

Ciles i thuaj te majte ti se me sa di une asnje parti e majte (qe e meriton te quhet e tille) nuk ka fituar? Ne fakt aty ke PD, PS, LSI etj.

Ajo qe dua te them eshte se nuk mund ti fajesosh shqiptaret per voten qe kane dhene, fshatare, qytetare, veriore apo jugore qofshin.

Humbja eshte ashiqare e se majtes. Ne 2005 humben se kishin konsumuar pushtet dhe korrupsion nga njera ane dhe ndarja qe bene brenda tyre nga krahu tjeter. Ndersa tani Rama, i cili ne fillim morri inisiativen per ti bashkuar i capeleu me keq. Individi qe ka kryenecesine e nje moderni ne pamje, nderthurur me kapadaillekun primitiv te nje lideri majtist-lindor, do ta humbiste garen pa tjeter.

Arriti qe te ftonte hartues te vjeter si Islamin dhe Gjinushin per te ngrehur kodin dhe nderkohe, shqelmoi bazen e kodit, me inisiativen e vet dhe te konsulenteve rioshe, pra ate qe ishte, grumbullimin dhe bashkimin rreth nje koalicioni.

Destinacioni; humbje.

Tani pamevaresisht, kerkon ta amortizoje ate me ane te Rucit, dhe te fitoje kohe per te vene amalgame.

Te shikojme ne fazen e dyte si do te luaje me Saliun, kur ne fushe ka ushtare dhe nje torre me pak. Ma merr mendja qe shahisti i vjeter me figura me shume e ka me te lehte tani. Nderi i Edit qe, mund t`i krijoje shanse per tu rikuperuar eshte, te leshoje pe para se ta zene mat.

Fshatari edhte i lidhur shume me burimin e jetes se tij, pra me token. Si rezultat ka elemente te theksuar konservator, ku e reja hyn me me shume veshtiresi se ne qytet, ku lindin edhe tendencat. Shto edhe mjetet e informacionit jane me te cunguara, si dhe pasoja e mungeses se jetes ne komunitet. Krahinarizmi dhe trashegimia antikomuniste e zonave te caktuara eshte tjeter problem qe asnjehere nuk duhet te lihen pa u marre parasysh.  Per Gerdecin ka elemente te tyre por ketu kryesisht flitet me shume per tendece korrupsioni dhe manipulim me ane te parave ne material ose cash.

Edhe në Gërdec shumica e popullsisë është e ardhur nga rrethet veriore të vendit; kjo shpjegon pse votuesit aty kanë zgjedhur me sa duket në bazë të përkatësisë ose trashëgimisë krahinore.

Une nuk jam aspak dakort me kete. Vilat e reja 5 kateshe te Marqinetit, (te cilat lehtesisht mund te dallohen nga autostrada), ma konfirmojne kete mendim.

Fillun keta cunat e parise me sha popllin tani qe s'fitun. Po ky vend o Kloso eshte sa i te kulturumve aq edhe i analfabeteve. Rregulli eshte qe te gjithe kane nga nje vote. Kjo eshte loja, dhe rregllat kane kohe qe dihen.

Pyetja eshte megjithe ate tragjedi qe u shkaktoi Sala atyre, Rama prap nuk ishte ne gjendje t'i bente per vete?

Pergjigja eshte e thjeshte, mjafton me pa ato ngerdheshjet e sforcuara te Rames sa here takohej me katnarine. 

Klosi ka edhe pak deshire te ruaje emrin e vet si "specialist" i Gerdecit se ka bere nje liber per ceshtjen.

Ll, o i bihet Gerdecit tamam, ose nuk kalohet me te lepime. Klosi nuk shkon tek thelbi, por edhe siperfaqen sa e takon pak. T ie di mire mardheniene tij me Ramen dhe tanime ceshtja eshte shume paleshe ose si puna e cepave te yllit te Davidit.

Klosi i hyn nje ngarkese qe se nxjerr dot ose me mire duhet ta veloje, dhe perfundon pastaj si avokatia e Shmidit.

 

 

Forcat politike gjithmone kane luajtur me ato qe ne asnje vend te botes demokratike nuk luhet.Se pari me pronen.N.q.se Ramiz Alija ne fillimet e demokracise dekretoi ligjin per token per qellimet e partise se tij,me vone PD ja ne qeverisjen e saj e thelloi perkrahjen abuzive ndaj fshatit duke pase parasysh se nr i votuesve eshte i konsiderueshem dhe mos te kruhemi me fshatarin.Sigurisht edhe PS ja e vazhdoi kete politike ndaj fshatit gjate 8 viteve qeverisje dhe si rezultat fshatin sot nuk e kemi nje sektor me potenciale te mundeshme ekonomike ku nje pjese e te ardhurave te arkes se shtetit do te vinte nga ky drejtim por e kemi potencial te votave qe do ti japin partise qe nxjerr ligje me favorizuese per ta dhe qe ben premtime me te bukura.Ne kete aspekt nuk keni te drejte te talleni me inteligjencen e katundarit.Sot ai eshte si me i miri.Edhe prej tokes merr,edhe prej aktiviteteve tregtare qe ben ne qytet merr,edhe sherbime transporti kryen dhe merr te ardhura,edhe nuk po ta cane koken per shtetin dhe per taksat qe duhet te derdhin ne arken e tij.

Në novelën Salammbo, Floberi tregon në një fragment sesi Hamilcari zëvendëson fëmijën e vet Hanibalin me fëmijën e një skllavi për tiu sakrifikuar Molochut. Fragmenti më poshtë, tregon pjesën kur skllavi, babai i fëmijës e merr vesh këtë gjë dhe i lutet Hamilcarit. Pastaj....

 

Hamilcar turned and beside him perceived a man of abject appearance, one
of the wretches who led a haphazard existence in the household.

"What do you want?" said the Suffet.

The slave, who trembled horribly, stammered:

"I am his father!"

Hamilcar walked on; the other followed him with stooping loins, bent
hams, and head thrust forward. His face was convulsed with unspeakable
anguish, and he was choking with suppressed sobs, so eager was he at
once to question him, and to cry: "Mercy!"

At last he ventured to touch him lightly with one finger on the elbow.

"Are you going to--?" He had not the strength to finish, and Hamilcar
stopped quite amazed at such grief.

He had never thought--so immense was the abyss separating them from
each other--that there could be anything in common between them. It
even appeared to him a sort of outrage, an encroachment upon his
own privileges. He replied with a look colder and heavier than an
executioner's axe; the slave swooned and fell in the dust at his feet.
Hamilcar strode across him.

The three black-robed men were waiting in the great hall, and standing
against the stone disc. Immediately he tore his garments, and rolled
upon the pavement uttering piercing cries.

"Ah! poor little Hannibal! Oh! my son! my consolation! my hope! my life!
Kill me also! take me away! Woe! Woe!" He ploughed his face with his
nails, tore out his hair, and shrieked like the women who lament at
funerals. "Take him away then! my suffering is too great! begone! kill
me like him!" The servants of Moloch were astonished that the great
Hamilcar was so weak-spirited. They were almost moved by it.

A noise of naked feet became audible, with a broken throat-rattling like
the breathing of a wild beast speeding along, and a man, pale, terrible,
and with outspread arms appeared on the threshold of the third gallery,
between the ivory pots; he exclaimed:

"My child!"

Hamilcar threw himself with a bound upon the slave, and covering the
man's mouth with his hand exclaimed still more loudly:

"It is the old man who reared him! he calls him 'my child!' it will make
him mad! enough! enough!" And hustling away the three priests and their
victim he went out with them and with a great kick shut the door behind
him.

Hamilcar strained his ears for some minutes in constant fear of seeing
them return. He then thought of getting rid of the slave in order to
be quite sure that he would see nothing; but the peril had not wholly
disappeared, and, if the gods were provoked at the man's death, it might
be turned against his son. Then, changing his intention, he sent him
by Taanach the best from his kitchens--a quarter of a goat, beans, and
preserved pomegranates. The slave, who had eaten nothing for a long
time, rushed upon them; his tears fell into the dishes.

Ja dhe një pjesë nga sakrifikimi i fëmijëve:

The brazen arms were working more quickly. They paused no longer. Every time that a child was placed in them the priests of Moloch spread out their hands upon him to burden him with the crimes of the people, vociferating: "They are not men but oxen!" and the multitude round about repeated: "Oxen! oxen!" The devout exclaimed: "Lord! Eat!" ..."

shikoni more vellezer, te rrime shtrember dhe te flasim drejt.  Partia Demokratike qe nga fillim i saj pati dhe ka mbeshtetesit themelore rrugacet dhe pjesn me skupidhje te shqiptareve

Harta e zgjedhjeve nuk perfaqeson tjeter gje pervec se harten e krimit te organizuar , korrupsionit dhe trafikut .

Pyetja eshte megjithe ate tragjedi qe u shkaktoi Sala atyre, Rama prap nuk ishte ne gjendje t'i bente per vete?

 

Pergjigjen e kesaj pyetjeje e gjen ne ate se kujt i thuhet babe.

 

Qe te kuptosh nje popull, zbertheja fjalet "e urta" dhe "te egra" qe ka

Ky artikull sikur ishte edhe dje ketu, prape e paska sjelle dikush tjeter?

Ja dhe komenti qe lashe dje:

Në përgjithësi niveli arsimor-kulturor i popullsisë që zgjedh demokratët është më i ulët nga ai i popullsisë që zgjedh socialistët,

Me fal doktor Klosi, po nga cilat te dhena shkencore-hulumtuese-statistikore-KQZiste-GaniBobist dole ne kete perfundim? 

Me duket me te vertete interesante qe analistet e çquar Shqiptare kane kryenecesi te pashembullt qe hamendjet dhe opinionet e tyre personale i paraqesin si te verteta te betonuara me fakte.

Duke bere lidhjen me cfare thote me lart autori rreth krahinorizmit te votes dhe ndarjes gjeografike, del qe doktor Klosi thote qe Veriu eshte me i pashkolluar se Jugu. Dmth, sipas Klosit, vetem ne, p.sh. fshatrat e Hasit paska njerez me nivel arsimor-kulturor te ulet, dhe fshatrat e, p.sh., Mallakastres qenkan me arsim me te larte. Ku jane te dhenat per keto perfundime? Apo thjesht ngaqe gjuha veriore u duket disave "me e trashe?" Ne Veri rrisin dhi e dele, ne Jug rrisin lope e dele. Ka ndonje ndryshim?

Personalisht mendoj qe eshte shume e ulet te ofendosh njerezit qe votojne per njeren apo tjetren pale politike duke i grupuar ne baze te arsimit qe kane. Dmth, "ajo eshte partia e te pashkolluarve" ndersa "kjo eshte partia e ajkes se intelektualizmit." Sa per te balancuar pak gjendjen, a nuk ishin ata "200 petritat" e KOP-it (te PD-se) ne 2005 te gjithe me te pakten nje shkolle te larte? A nuk jane "trimat" e Gramoz Rucit te pashkolle?

Me vjen sinqerisht keq qe doktor Klosi ka degraduar ne nivel te tille te shkruaje shkrime percarese e ofenduese.

Shkrimi mbase nuk eshte politically correct, sepse nuk mund te ofendosh Gerdecaret, apo Kuksianet apo malsoret si te pa edukuar ndera Tironsit, Vlonjatet dhe Korcaret si me shkolle. Se pas kesaj te ngjethen mishte kur mendon 1997 se si jugoret u mobilizuan te mbronin jugun nga verioret qe mund ta sulmonin, se si jugoret me shkolle dogjen te gjalle dhe theren me thika e sopata  verioret e armatosur me arme e pushtet. Prandaj them se ajo qe thote Klosi eshte e vertet por nje e vertete qe nuk mund te thuhet se nuk eshte politically correct. 

Nga ana tjeter ne keshtu keshtu i kemi mare  gjithmon vendimet jetike te kombit,   ne baze te krahine e lokalizmi. Qe ne kohen e Skenderbeuit, e Ismail Qemalit e me pas tek Zogu e Noli e deri tek Enveri e sot tek Berisha, ne gjithmon kemi qene me krahinen tone, me loakiletetin tone. Si te votoj kryeplaku i krahines apo lokalitetit do te votojme edhe ne.

Nje gje na ka mesuar historia . Kush mer voten e pjeses me pak te edukuar te kombit  ( perpiqem te mos them ndonje fjale per te  fyer ose me sakte te jem politically correct) ai eshte ne pushtet per here te fundit.

1992,  1996, 1998, 2002,....... le te shikojme tani 2012

PS. Mos me thoni se kjo ndodhe edhe ne Amerike (Demokrat vs Republikan, Blu states vs red states)  Se ne amerike dallimi eshte ideologjik dhe jo thjesht krahinor.

Një saktësim për ata që votuan Partinë Demokratike

Nga Fitim Zekthi

Humbja e zgjedhjeve shkakton gjithnjë pezmatim te mbështetësit, ndoshta edhe zemërim. Ka raste, kur grupet më radikale të mbështetësve thyejnë xhama e djegin makina, siç ngjau në Francë natën që Sarkozy u shpall fitues dhe përshëndeste nga sheshi “Condorde” mbështetësit e tij. Mbështetësit e John Kerry-t u panë të përlotur, kur presidenti Bush fitoi një mandat të dytë në nëntor të 2004-ës. E njëjta pamje ishte shfaqur, edhe kur Al Gore humbi pas zgjedhjeve dramatike të vitit 2000. Vitin që shkoi mbështetësit e senatorit McCain nga idhnimi reaguan me mosmiratim, kur ai iu tha atyre se kishte uruar presidentin Obama për fitoren. Pamje të tilla vijnë nga çdo mbrëmje zgjedhore në vendet demokratike të botës, megjithatë në asnjë rast nuk fyhen votuesit e palës fituese. Në shtyp dhe televizione as që bëhet fjalë. Dy ditë më parë në Shqipëri, Ardian Klosi, një publicist, gjuhëtar, qytetar i angazhuar, historian arti dhe qytetërimi, politolog, kritik arti, apo edhe psikolog, sociolog e gjithfarë tjetër mëtoi ta bëjë këtë gjë. Është e qartë se kthjelltësia në të menduar errësohet nga emocionet e sidomos nga të tilla si pezmatimi për humbje zgjedhjesh. Megjithatë në këtë rast nuk u pa errësim në gjykim, ky individ gjithnjë e ka patur errësimin përmasë të vetën, por mllef dhe urrejtje. Në përpjekje për të karakterizuar arsyet pse është votuar Partia Demokratike, ai zhytet në mendësinë e luftës së klasave, e bartur paprerë, me sa duket, prej kohësh. Ata që kanë votuar Partinë Demokratike janë, sipas tij, njerëzit më pak të arsimuar në vend, vijnë nga zonat më pak të arsimuara dhe kanë për rrasht të formimit të tyre krahinorizmin. Kjo është arsyeja, pse është votuar Partia Demokratike në Gërdec, së pari, ku banojnë njerëz që kanë ardhur nga veriu i vendit. Po ashtu, Partia Demokratike është votuar, sipas njeriut të cilit pezmi i ka zbuluar gjithçka, në fshatrat e fushës së Elbasanit dhe të Korçës dhe nuk është votuar në qytetin e Elbasanit apo të Korçës. Padyshim që të tilla marrëzira dëshmojnë djerrinën e të menduarit, por edhe Siberinë shpirtërore. Ato nuk duan të kuptojnë arsyet e një votimi të tillë. Thjesht ato duan të tregojnë se ky vend ka njerëz që jetojnë kot, që nëse iu var një mikrofon në xhaketë apo iu jep një sipërfaqe të caktuar gazete për të mbushur, ata nuk kanë drojë të fyejnë, nuk kanë drojë ta nxjerrin shajninë tyre faqeza. Veç kësaj ane ligane të shfaqur nuk mungon edhe padija e thellë në gjykime të tilla. Së pari, qyteti i Elbasanit ka votuar me diferencë të vogël për Partinë Demokratike dhe jo atë Socialiste dhe kjo nuk tregon asgjë në këndvështrimin e dijetarit të idhnuar. Banorët e Cërrikut atje pranë, që kanë votuar Partinë Socialiste, nuk janë më të arsimuar sesa fshatarët ngjitur që kanë votuar Partinë Demokratike. Qytetasit e Shkodrës nuk janë më pak të arsimuar se banorët e Gramshit apo të Ersekës. Fshatarët e Korçës sigurisht që nuk janë më pak të arsimuar sesa fshatarët e Labërisë. Vetëm një mendje e sëmurë sheh dallime të tilla. Zgjedhjet kanë specifikat dhe çdo votues ka arsyet e veta për votimin. Racizmi dhe fyerjet nuk mund të përdoren si shkak për të lënduar njerëz dhe për të shprehur dhimbjen. Në Vandé, ku revolucioni vrau djaloshin Joseph Barra, në veri të Francës, e majta nuk ka fituar prej më shumë se një shekulli, siç ka ngjarë po ashtu edhe në Auxerre. Askush në Francë nuk bën gjykime të tilla. Në zgjedhjet për Asamblenë Kombëtare raundi i parë nxori një rezultat dramatik 100 me 0 për partinë e Sarkozy-së vitin e shkuar dhe askush nuk e përdori dhimbjen për të fyer. Shtetet si Massachusests kanë votuar për të gjithë kandidatët demokratë që prej Roosevelt-it në 1932 në ShBA dhe ata nuk i quan njeri as të arsimuar e as të paarsimuar. Edhe zgjedhësit në Idaho apo Wyoming kanë bërë të njëjtën gjë për republikanët e përsëri të tilla marrëzira që një gjuhëtar, ideolog, sociolog, publicist, kritik arti, veprimtar publik, historian e gjithfarë do ai nuk janë dëgjuar kurrë. Votimi për Partinë Demokratike ka arsye të tjera dhe ato nga një rajon në tjetrin mund të jenë të ndryshme dhe mund të ngjajnë, sipas rastit, por çështje arsimimi apo injorance nuk mund të jenë. Vendlindja ime ka votuar që prej 1991 Partinë Socialiste dhe pak ditë më parë ka votuar Partinë Demokratike. Këtë vit ata u çarsimuan, duhet të jetë logjika që me kovën e bojës në dorë përplaset murit dhe formon njollën e mllefit që bartet me vete nga kohë të këqija, kur shqiptarët burgoseshin dhe vriteshin edhe pa gjyq, siç edhe internoheshin.

Humbja e zgjedhjeve shkakton gjithnjë pezmatim te mbështetësit, ndoshta edhe zemërim. Ka raste, kur grupet më radikale të mbështetësve thyejnë xhama e djegin makina, siç ngjau në.....

Po pse i bije nga Kina or burrë... ne kena raste "veni" (made in AlbanianPd smiley )

Nje shprehje e perafert e I. Kadarese per fitoren e ish PP ne zgjedhjet e 91...."""Partia Socialiste fitoi atje ku ishte PROJEKTUAR INJORANCA ....ne fshatra"""" Se kam idene a ka ndonje deklarate tani per fitoren e demokratikasve me burim teorine e Mao Tze Dun Idese : ""Fshati te rrethoje Qytetin "" ku shkelqen si YLL ndricues Reformatori MIXHIST alias Shaban Memia ? smiley  Keshtu i nerumi "e" mos e nenvlefso shume "te renmen nga Kina " Tani kemi dhe Xhipa dhe Tunele autostradash qe te cojne ne KINE !!!

Konkluzioni i zotit Klosi eshte sa cinik dhe i papjekur qe tregon mllefin e tije te peshtire te ngjizur nga edukata familjare nen mbrymosjen e PPSH. Ne fakt Klosi me konkluzionin e tije shkon me teje por nuk e thote hapur: ato qe votuan per PD jane "malok" qe ne boten e tije ato jane njerez te prapambetur e te pa kulturuar. Nuk e di se cmund te presesh nga nje jashteqitje kombi si Klosi qe per dy leke perketheu edhe librin kundra Skenderbeut. Klosi duhet ta dije mire se PD mori pothuajse aq vota sa PS ne qarkun e Elbasanit dhe te Korces. PD mori jo pak vota ne Gjirokaster e kudo ne gjithe Shqiperine. Nuk e di se pse Klosi perkufizon vetem zonen verilindore si te pashkolle dhe jo gjithe pjesen tjeter te vendit qe votoi per PD. Vetem nje mendje antikombtare si e Klosit eshte ne gjendje ti nxjerre konkluzione te tilla. Ne qofte se zona verilindore eshte me pak e shkolluar ne radhe te pare kjo nuk do te thote se kjo zone eshte me pake e zgjuar se pjesa tjeter e shqiperise. Se dyte mosshkollimi sa duhet i zones verilindore ka qene nje politike konstante e PPSH e cila i dergonte te drejtat e studimit me pikatore ne zonen verilindore pikerisht per te mbajtur gjalle kete fryme antikombtare qe zoti Klosi ka kenaqesine me te madhe ta percjelli.

Zotni Klosi duhet tja dishe per ndere babait tende qe per te derguar ty te studjoshe jashte shtetit me leket e popullit te zones verilindore (duhet ta dishe mire se valuta e huaje qe ti ke studjuar nuk vinte nga kastravecat e lushnjes apo te fierit por nga kromi e bakri i asaje zone qe ti e quane te pashkolluar) ka burgusor shume shqiptare per bindje politike. Ti mund te jeshe i shkolluar por me bindjen qe ke nuk je aspak i kultuaruar ashtu sic te duket vetja, je nje antikombtare qe nuk ja vlen te merresh.

Pse votoi Kukësi në shumicë dërrmuese PD ndërkohë që Vlora ose Fieri votoi në shumicë dërrmuese PS?

po mundohem me Ju dhan nji lloj pergjigjet un z. Klosi. Megjithse mundet edhe mos me ju pelqye.

Jugu ose ma sakte Lushja, Firi e Vlona (jo te tan kuptohet) = Partizan me yll n'ball; t'cillve pushteti ju buron prej grykes se pushkes. (Shembulli ma i mir Gramoz Ruci prej Kucit t'Vlones).

Kto rreziket e tjere "Maloke + Injoranta + t'Pashkolluem" jane ana tjeter e medaljes se partizanve me yll n'ball, t'cillet nuk i lane kurr me ba hajer n'jeten e tyne tuj i pushkatu e tuj i fut neper burgje.

E shof pak t'veshtir me arrit me u realizu n'jet n'kto kushte.

Kam pershtypjen se Ju z. Klosi hini tek ai grupi i par.

Kam pas rrespket per ju si intelektual z. Klosi

mos i fy lebrit (vet jam nga mirdita)!

 

mos shaj liderin shpirteror gramoz ruci! si qenke nga kuci?

ai esht nga salaria! nga salaria krenare, katundi me i humbur ne gjith shqiperine e jugut, me i shemtuari! sot ka nja 400 banore! (ka pas 5 ministra ne 20 vjet: gramoz uric, valenitna leskaj, ethem ruka, luan memushi, elmaz sherifi)

une jam prej kukesi!

po pasha Zotin, prej kukesi. bilez jam prej Caje, dmth ne kukes me thone malok. dhe kam votu Pd dhe i jam lute tim eti qe voton socialistet qe te votoje pd. ne fakt ne shtepine time maloke, jemi 6 femije te gjithe me shkolle te larte (te gjithe kemi fituar nga nje konkurs) dhe vetem im ate eshte me kater klase. dhe vetem baba eshte socialist ne shtepine tone.

ne fakt ne torovice ku jetoj une ka nje pjese te madhe fshataresh te ndare ne pd-ista dhe ps-ista. asnje parti asnje bindje tjeter. as monarkista s'kemi. ne lezhe ka nje ndasi shume te qarte mes nostalgjikeve te komunizmit dhe kapitalisteve. dhe ka nje shtrese popullsie qe eshte ndermjet dhe qe e peshon voten sa ketej sa andej.

por te pretendosh qe barinjte e skraparit dhe te permetit jane me te shkolluar se malesia e prizrenit do te thote qe duhet me taman te bjeme nje pastrim te tille qe kush ka mbaruar shkollen me paret e mninatoreve te gjegjanit e kalimashit, me paret e hidrocentralit te fierzes duhet ti mohohet e drejta te quhet shqiptare.

dhe nese maloket e jugut nuk do i kishin ngrene groshet e edit e socialisteve te tjere shqiptare per ndarjen jug veri atehere sali berisha do i kishte 100 deputete te sigurte sepse vetem nje i verber nuk i sheh ca beri qeveria berisha ne keto kater vjet...

shkinaks, ke humor te thelle per Zotin, ene me shume piper e kryp.  Se tek e lexoja ket postin tend, perdesh u ngatarrova dhe mendova se e kishe seriozisht ...

c'ka s'ka serioze ne kete postim tim? mos ben gabim te mos e marresh shakane seriozisht monde? une jam prej kukesi prej verteti

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).