Futboll për turp e sport për hall

U mbyll si mos më keq aventura futbollistike e ekipeve tona në Kupat e Europës në futboll. Jo vetëm që u eleminuan nga kompeticionet respektive “Champions League” dhe “Europa League”, por kjo ndodhi me paraqitje të turpshme, të padenja edhe për një grup djemsh që luajnë kalçeto në fusha amatore. Keqardhje dhe ngushëllim për ata mijëra tifozë që edhe një herë tentuan të gënjejnë veten, se diçka e mirë mund t’u ndodhte dhe ekipi i zemrës mund ta kalonte njërin tur kualifikimi, se për tjetrin…?…me kismet! Por ëndrra ndali!

Po si të mos ndalte me këtë nivel futbollistësh, trajnerësh e klubesh. Futbollistë që grumbullimin ditor s’e kanë në kampingje sportive, por në lokale dëfrimi dite e nate. I gjen kudo, nganjëherë në fakt edhe në stërvitje. Ç’të thuash për trajnerët?! Punojnë për një pagë të shkretët, katandisur në lëmoshë të donatorëve (presidentëve të klubeve), se kështu u pëlqen t’i quash. Ç’të bësh, ekzistencializmi i pranon të gjithë. Ka klub futbolli Silvio Berluskoni, ne Itali, ka edhe Albert Xhani, në Shqipëri.

Para disa kohësh kryeministri i vendit Sali Berisha doli me një tezë, që krijoi mjaft polemika pas humbjes së Ekipit Kombëtar. Ai propozoi të pezullohej fare pjesëmarrja futbollistike në aktivitete ndërkombëtare. Shkaku ishte dyshimi për trukimin e ndeshjeve të ekipit përfaqësues të futbollit. Ndonëse për motive krejt të ndryshme do ta ngrija e mbështesja dhe një herë këtë tezë të kryeministrit. Ne nuk duhet t’i shtojmë më shumë nivelet e turpërimit në sport e saktësisht në futboll. Të trukuara e të patrukuara, ndeshjet, ekipet tona si të Superligës, si Kombëtarja s’kanë shans te bëjnë hajër. Kjo është provuar tashmë ndër vite dhe duket më së miri kur në emisione televizive, reportazhe gazetash e biseda kafenesh përmenden ende si arritje historike fitoja e kombëtares me Belgjiken në 1984-in, fitorja e 17 Nëntorit (Tiranës), me Dinamon e Bukureshtit apo goli i Vasil Rucit me Partizanin e Beogradit. Është turp që për gati 80 vjet që luhet futboll në Shqipëri, të tentosh të shfaqesh krenar me thërrmija ngjarjesh sportive.

O zotërinj te nderuar te sportit (futbollistë, trajnerë, arbitra e donator&eumlsmiley reflektoni vetëm për një çast dhe do të kuptoni se sa provinciale dukeni në raport me botën e sportit që na rrethon. Në fakt ndoshta është dhe pretendim i tepruar t’ju kërkosh juve të reflektoni. Me kaq bëma skandaloze që janë regjistruar në futboll, reflektimi duhej të kishte ndodhur me kohë, por mesa duket juve dhe për këtë duhet t’ju mësosh. Shumë prej jush tentojnë ta gjejnë fajin jashtë vetes, klubit apo institucionit ku bëni pjesë. Shpesh gishti i fajit për problemet e futbollit i drejtohet shtetit, që nuk ndihmon apo bën rolin e bllokuesit dhe sigurisht që ai ka pjesën e tij, jot e vogël në këtë zallamahi që është krijuar në sport. Por zemra e saj jeni vete Ju. Po, po Ju. Më kot e kërkoni fajin tek shteti. Ju nuk mundeni dot, pa të. Ai ju duhet, sepse ju ndihmon që të keni alibi për dështimin e radhës. Nëse do të mendonit e bënit siç duhej për futbollin juve do t’i ishit imponuar qeverisë e institucioneve te tjera për të bërë një ligj siç duhet për sportin. Por as nuk dini, as nuk doni, ndaj jemi këtu ku jemi. Ndaj atyre që janë më te fyerit e tallurit në këtë mes, tifozëve u bëj këtë thirrje. Ikni nga stadiumet, braktiseni këtë lloj sporti të turpshëm e mos u bëni patericë e falsitetit dhe mashtrimit. Tashmë nuk ka asnjë të panjohur ne këtë situatë. Luhet futboll për turp e sport për hall. Largoni që të mos mbesni peng i turpit të futbollit shqiptar

16 Komente

Vasil Ruci beri gol me Barcelonen ...Golin me Partizanin e Beogradit e beri Sokol Kushta.....goli i Vasil Rucit me Partizanin e Beogradit.???????

C'rendesi ka kush e beri golin mor burr, e rendesishme eshte tema qe shtrohet, te mbyllen aktivitetet nderkombetare sportive ne Shqiperi apo jo, se u beme gazi i botes.

Kjo eshte nje situate e turpshme. Te mos kesh pike krenarie per te dale mire ne keto aktivitete futbollistike eshte e pafalshme. E njejta gje vlen edhe per kombetaren. Me mire te mos marrim pjese, se sa te tallen te gjithe me ne.

Me vjen keq Tuto. Ky mentalitet i "mbylljes" eshte i njejte me vleresimin e Shqiperise si qender e botes. Ne kishim nje sport nen kujdestarine e NJE Shteti ( dhe cfare shteti !!! ) dhe nuk kishim kete eufori e tangerllek. Megjithate fitonim dhe barazonim me ekipe me emer Boteror . Edhe humbjet ishin te atij niveli ku shume nga Trajneret botrore kane deklaruar si psh H. Shen " Pergezoj kolegun tim Borici" . Ose trajneri Barces kur e pyeten pas golit te pare " Perse u ngritet ne kembe"? ai u pergjigj :" Kisha frike se Flamurtari e bente  golin e dyte. Pastaj te tretin e ben PUBLIKU" etj etj  . Te mos harrojme dinjitozet e 17 Nendorit me Anderleht e Ajax !!!!!

Ne asnje menyre nuk duhen mbyllur. Faji dhe pergjegjesia NUK QENDRON tek Futbollistet !!!!Futbolli i sotem pasqyron me se miri gjendjen MORALE te individt te talentuar shqiptar...ose per para ce shet te ane ...dhe kjo mos te te duket habi. Por e verteta eshte se pasqyron nivelin e PApergjegjshmerise per cdo veprimtari , te klases POLITIKE SOT ! Moral nga qielli dhe ne teren te zbrazet nuk ka. Ashtu sic nuk ka pseudo moraliste hipokrite si MIXHA e te tjere qe ulerijne " Duka i krimit" duke e hequr pergjegjesine nga vetja . 

Nuk me duket ide e mire terheqja e Shqiperise nga aktivitetet nderkombetare thjesht per paraqitjen e turpshme te lojtareve tane. Kur nuk terhiqet San Marino nga futbolli, qe mundet gjithmone me numer dyshifror golash, edhe per ne ka akoma shprese qe nuk e kemi arritur humneren.

Megjithate fakt eshte futbolli (edhe sportet e tjera) jane per faqe te zeze.

Po nuk ka se si te jete ndryshe, kur hiqen normat sportive, sepse asnje futbollist nuk i kap dot, kur lojtaret tane pine me teper duhan dhe alkol se sarhoshet tek klubi i Kombinatit, kur trajneret jane bishti i kavallit dhe nuk i pyet njeri dhe kur klubet sportive drejtohen nga rrugace si Albert Xhani me shoke, kur federata e futbollit drejtohet ne menyre mafioze nga ata qe dihen dhe kur qellimi i vetem i kampionatit te futbollit dhe ndeshjeve te futbollit nuk eshte gje tjeter por vetem nje menyre per te vendosur dhe pastaj per te trukuar baste.

Jane shume arsye perse mund te kerkohet mbyllja e sportit te futbollit dhe terheqja e ekipeve tona nga aktivitetet sportive nderkombetare, por nuk eshte kjo rruga e duhur. Po te jete vullneti i duhur i gjendet edhe ilaci. Nuk duhet ecur me teorine e doktor Adhamudhit qe "po te dhembi kemba kerreje, qe te shpetosh tjetren". Kembes i duhet gjetur ilaci dhe nuk duhet prere.

Krahasimi me vende si San Marino apo Andorra, eshte i padrejte. Keto vende kane nje numer popullsie shume te vogel dhe lojtaret e kombetareve te tyre jane kryesisht, ne mos teresisht, amatore. San Marino vetem nje here ka humbur me rezultat dyshifror ndaj Gjermanise.

Ketu po diskutohet per lojtare profesioniste qe i shesin ndeshjet, jo ngaqe nuk arrijne te fitojne sepse skuadra tjeter eshte me e mire. Flitet per lojtare qe nuk kane krenari ne lojen e tyre si profesioniste, per pronare klubesh qe nuk e nxitin ekipin te beje perpara me ane te profesionalitetit, per trajnere qe deri-diku e kane humbur pasionin per sportin (ose jane deziluzionuar nga ai). Keta lojtare, trajnere, personel teknik i klubeve kane me shume kushte stervitjeje sesa ata te para viteve 90, por u mungon pasioni dhe perkushtimi. E shohin sportin si nje mjet per t'u pasuruar shpejt, ne cdo menyre qofte edhe e padrejte.

Flitet per programe sportive qe me shume kohe, komente e pamje i kushtojne kampionateve ne Itali, Angli e Spanje, se sa kampionatit shqiptar.

Nese sporti ne pergjithesi e sidomos futbolli ne vecanti e kane humbur konceptin e te luajturit per fitore me ane te aftesive sportive, atehere me mire te mos marrim pjese. Pjesemarrja ne keto aktivitete na le nje shije te hidhur, sepse sporti eshte i njollosur nga makuteria e atyre qe e drejtojne dhe qe luajne ne ato skuadra.

Keta lojtare aktuale nuk premtojne dicka te mire per sa ju perket rezultateve dhe emocioneve me lojen e bukur per tifozet, ne keto kushte me mire do te ishte nje terheqje e Shqiperise nga aktivitetet nderkombetare ne kete sport, per nje periudhe disa vjecare per t'i dhene mundesi nje gjenerate tjeter futbollistesh dhe qe do te na kursenin nga keto qeshjet ne kor jashte Shqiperise qe na bejne per shkak te lojes se tyre.

Shqiperia nuk eshte ndonje shtet qe edhe ne harte mezi gjendet, keshtu qe ato krahasimet me Andorren apo ndonje tjeter nuk shkojne.

Trajtimi i futbollisteve eshte shume here me i mire se me perpara, kushtet per stervitje i kane shume here me te mira, pagesat qe marrin gjithashtu te larta, por nuk kane pasionin dhe shpirtin e gares dhe sportin. Prandaj edhe shesin ndeshjet pa kurrfare pendese dhe jane kthyer ne qendra te zeza qe trukojne bastet.

Drejtimi i futbollit eshte ne duart e nje mashtruesi qe mban pergjegjesine kryesore per gjendjen e futbollit shqiptar, ate te Kombetares dhe Kampionatin Shqiptar.
E ka kthyer Federaten ne nje mocal te ndotur ku ben c`ti teket dhe qe po vertetohet ne terren se drejtimi i tij eshte ndeshkim per futbollin shqiptar duke pare keto rezultate.

ej, mos leni nom !

po numroni 2-3 apo disa gola dhe po nxirrni te lavdishem futbollin shqiptar gjasme?! Harroni qe ky futboll i lavdishem nuk ka arrit me dal 1 here te vetme pertej tureve kualifikuse. Ju folni per nji gol qe paska bo Ruci apo Kushta...po per ato qe kena ngron sa here?
Rezultatet e Shqiprise kane qene kryesisht:
- humbje me nder (1 ose 2 gola diference me ekipe relativisht te mira)

- humbje me mbi 2 gola diference, po kto nuk para permenden.

Edhe mos leni 2 here nam tu e politizu duke citu nji deklarate te vjetrume te Sales. Kena nji president qe nuk le ndeshje futbolli pa pa dhe kjo m'krijon pershtypje se ai ishte fiks fare per me u bo kryetar i FSHF-se. Ajo qe vlen me u diskutu se futbolli ne Shqiperi ngelet ne nivelin amator persa i takon organizimit ose infrastruktures. Skuadra qe nuk nxjerrin kurrfare te ardhurash nga shitja e biletave, e marketingut neper stadiume apo nga 'merchandise' me logon a ekipeve. Persa kohe nuk ka interes financiar, futbolli ka me ngel ne dore te mashtrusave dhe injoranteve. Ai Koka masanej, eshte tipiku i injorantit. Eshte fakt i njoft qe UEFA ose FIFA jane nga organizatat me te korruptume ne bote fale njifare 'pavarsie' nga insitucionet e tjera europiane dhe fale pares te modhe qe gjenerohet. Mjaft t'i shofesh debatet ne kohe zgjedhjesh kur Platini & co. akuzojne njoni -tjetrin per vjedhje. Koka eshte nji zar i vogel qe u duhet sepse ka te drejte vote dhe sa here kercenohej Koka ne Shqiperi, UEFA "ngrinte" zerin...

Shteti larg duart nga sporti.

Perderisa shteti nuk luan dot rrolin e 20 vjeteve me pare ne sport, perderisa shteti hoqi dore nga cdo ndermarrje (fitimprurese apo jo), perderisa mbreteron ekonomia e tregut, ME CFARE TE DREJTE SHTETI, QOFTE EDHE NEPERMJET BASHKIVE, MBAN KONTROLLIN E  KLUBEVE?

Kush ja dha kete te drejte shtetit?

KLUBET JANE KRIJUAR SI BASHKIME VULLNETARE NJEREZISH, TE VETFINANCUARAR (perjashtim Dinamo dhe Partizani, si konjukturale)

Atehere zgjidhja eshte te PRIVATIZOHEN klubet, duke ju dhene ofruesit me te mire.

Por perversiteti shqiptar nuk ka fund. Rasti i fundit , tangerlleku i Tacit (me para te vetat?) qe bleu Bolonjen per te tregu se kush esht. Po hajde a ditezi dhe investo ne Shqiperi. Dac ne sport, qe ate buxhet nuk e kane te gjitha ekipet se bashku, ose dac ne bisnes, duke punesuar nja 500-600 familje.

 

c'a lesh organizimi privat je t'u fol o burr?

shumica e ekipeve mbahen prej pareve te bashkive qe per mu eshte harxhim.
Privat - thote...po stadiumet privati i ka ndertu e? kush eshte ai privat budalla qe investon ne nji aktivitet pa fitim? ti nuk shef nji ndeshje me stadium te mbush pergjys leje mo plot...masanej, sa per Tacin, ti krijon paradoks: ene shko e permend 'ekonomine e tregut', edhe quan tangerllik ket qe ka bo Taci.

Un nuk mor persiper me i dal avokat po, si mendon ti, ku ja vlen me investu 40 milion: ne futbollin shqiptar apo ate italion? Aq pare n'Itali i merr 1 lojtar i mire per 4-5  vjet ne klubet e mdhoja.
Ku kujton ti se ke me shit bileta ose fitime te tjera per me justifiku investimin?

Ju folni kodra mas bregut o daj...

Kontroll dhe balance eshte llaf i madh per ta mbajtur ti Spiker me gjithe te tredhurit . Sepse duhet te edukoni Mixhen te jete i balancuar kur e nxjerr llafne jo t'ja fut kot si kau peles . Nje individ  ne krye te Shtetit dhe aq me teper te nje shteti si yni, ne hapat e pare te shoqerise qe i " thone Demokratike" smiley ....duhet te jete i balancuar edhe kur flet per sportet ....jo te jete nje individ ordiner qe leh me "MBYLLJE " se gjoja ju vra barku nga korupsioni i ministrit te mbertheckave smiley. Fjala e tij duhet te jete shprese jo vrime fyelli per xurnate e shpures . Ne se e ka per detyre te nxise Biznesin ( apo ate ne GRUP si i thone infrastrukturen smiley ) le te jape shembull me MBYLLJEN e gojes dhe te orientoje mikun e tij familjar FAZLLON te bleje nje nga klubet tona smiley Ndryshe lereni moralin e sportit dhe sportisteve menjane . Ai reflekton drejtepersedrejti  kete antimoral TOTAL qe ka pushtuar ate vend me ne krye te pamoralet . Shitja e ndeshjeve eshte LAKURIQESIA e Moralit  te  Vertete  e perfaqsuar prej  shtetareve tane.

nuk kuptoj diçka...nuk kuptoj kujt i vjen turp pèr rezultatet qè ka sporti ynè nè pèrgjithsi dhe futbolli nè kètè rast... dhe pèrse??shtetit shqiptar?? gazetarve?? fshf??? shteti shqiptar nè kèto 20 vjetèt e fundit e ka braktisur krejtèsisht sportin...jemi i vetmi vend nè evropè ku sporti nuk ekziston fare nè fshat,kurse nèpèr qytete praktikohet shumè pak dhe nè mènyrè skandaloze...nuk jemi nè gjendje sot tè arijmè livelet tona tè viteve 80 e jo mè tè konkurojmè me evropèn e sotme....a ka surat ky shtet ti vijè turp apo tè kèrkoj llogari???klasa e gazetarve sportiv nè shqipèri pèrpara se ti vij turp duhet tè mèsoj si bèhet puna e tyre....shkrime kot sè koti qè i servilosen nè mènyrè tè pèshtirè tè parit qè ju hedh njè kockè...pèr mos tè folur pèr imitimet e tyre prej majmunèsh tè vèrtet tè gazetarisè sè huaj e sidomos asaj italiane...tè paktèn dikur e kishin njè stil tè tyre..qè ndoshta linte shumè pèr tè dèshiruar,por tè paktèn flisnin shqip...a kanè gojè tè flasin?? kurse fshf pèr mendimin tim èshtè thjesht inekzistente nè shqipèri dhe nuk mund as tè mburet e as tè turpèrohet me rezultatet e futbollit shqiptar...pèrpara se tè kèrkojnè llogari tè mèsojnè si bèhet puna e tyre...nuk them tè matemi me botèn por tè paktèn tè arijmè livelet e dikurshme tè praktimit tè sportit nè shqipèri dhe tè punohet qè ky pratikim tè shtohet edhe mè shumè....pse ekipet shqiptare tè futbollit bèn njè paraqitje kaq tè turpshme nè kupat e evropès?? po sepse ata lojtar kanè me atè cilèsi...èshtè e thjesht, ku tè gjejnè tè tjerè???

meqe jena te e folmja shqip, e ke permend nja 2 here ktu 'livele'. Kjo osht taljonce e shkrujtme keq mesa di una.

Sa per sportin tone, s'kena pas najhere sport te mirfillte as n'kohen e merhumit. Ke pas sportiste qe ishin gjys-profesioniste jo per faj te tyre. Ke pas infrastrukture tejet te vjetrume dhe nji trajtim te mjerum te sportistave. Keq me e pranu po sporti jone (futbolli n'vecanti) nuk kan shkelqy najhere...dinamo n'volejboll doli mire diku heret nga '80 n'mos gaboj po te m'numrosh "sukesese" me gishtat e njones dore ne 40 vjet futboll (duke perfshi kombtaren dhe ekipet bashke), per mu osht qesharake

jo ore jo nuk èshtè taljonce e shkruajtur keq...mè e shumta mund tè jetè shqipe e bastarduar(edhe se nuk jam shumè i sigurt&egravesmiley,...por ki mèshirè...unè nuk kam mbaruar pèr gazetari dhe  dhe as nuk i jap njeriut leksione mbi shqipen e shkruajtur ose tè folur...dhe me sa duket nga shkrimi yt as ti nuk mund tè bèsh diçka tè tillè,gjèra qè ndodhin kur ke shumè vjet larguar nga vendi yt.....sa pèr tè tjerat mè vjen keq por nuk kuptova asgjè nga ato qè shkruajte....unè kam luajtur futboll qè fèmi,luaj edhe sot me raste dhe nuk kam menduar kurrè se do tè bèhem kampion bote...tani ti si mendon??...kot sa kam luajtur me top gjithè jetèn??

katnar pa shkoll un mer daj...une mire qe di me lexu t'pakten.
Mos u vej n'siklet (po shof qe po vihesh n'pozite 'mbrojtse'); nqse do kishe shkrujt 'liveli' 1 here edhe mund t'kisha mendu qe ishte gabim shtypi. Fakti qe e ke perserit dmth qe e ke prej taljonces qe tina e di mo mire se una (livello). Sa per pytjen tate, un nuk mor persiper me t'u pergjigj me siguri po, nqse ti ke lujt per t'u bo futbollist profesionist dhe nuk je bo, ath. ke lujt kot per mu, perndryshe ke lujt sic lujn robt cdo loje.

 

qénke fiksuar me fjalèn "livel" shoku..ndoshta duhej tè shkruaja "nivel" qè ta kuptoje mè mirè,na fal pra....

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).