Fullani: Bankat po shfaqen elastike, por rritja ekonomike do të jetë shumë e ulët

Ekonomia shqiptare gjatë këtij viti do të njohë rritje të ulët dhe vështirësitë do të vijnë duke u rritur në pjesën e dytë të vitit. Guvernatori i Bankës Qendrore në vend, Ardian Fullani, numëroi me shqetësim dje disa prej treguesve të rënduar të ekonomisë bazuar në një raport mbi stabilitetin financiar në vend. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë tha saktësisht se, “sektori i ekonomisë po ndesh vështirësi. Vërehen rënie të dërgesave të emigrantëve. Eksportet të paqëndrueshme dhe rënie të investimeve e shitjeve.” Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë, në 3-mujorin e fundit 2008 për shkak të efektit psikologjik publiku vendas reagoi duke tërhequr depozitat bankare dhe ky ka qenë një zhvillim shumë i keq që ka ndikuar drejtpërsëdrejti.

Guvernatori Fullani tha se në sektorin bankar do të ketë më pak burime të brendshme. “E rëndësishme është që për 2009 kapitalizimi i bankave është rritur me kërkesën e BSH për mos-shpërndarjen e fitimeve dhe prurjeve të reja të bankave mëmë”, - tha ai.

Guvernatori paralajmëron qeverinë se duhet të bëjë kujdes me deficitin buxhetor, çka do të rriste dhe besueshmërinë tek investitorët duke krijuar stabilitet. “Të ruajmë deficitin e buxhetit. Ky veprim rrit besueshmërinë e politikës fiskale tek investitorët duke krijuar stabilitet.

Ruajta e treguesit makrofiskal automatikisht përkthehet në stabilitet dhe kredibilitet dhe përbën kusht themelor për një qëndrueshmëri të vendit”. Banka e Shqipërisë në raport shprehet se është koha që sektori bankar t’i japë përparësi kredisë në monedha kombëtare dhe jo të huaj. Në lidhje me cilësinë e kredive të dhëna nga bankat e nivelit të dytë Banka Qendrore thotë se cilësia e portofolit të kredisë ka hyrë në një prirje rënëse. Vështirësitë e sektorit real të ekonomisë, ngadalësimi i rritjes ekonomike dhe vetë tkurrja e fortë e kreditimit për shkak të situatës së paqëndrueshme të likuiditetit muajt e fundit ka sjellë rritjen e vëllimit të kredive me probleme, pavarësisht nga lloji i valutës, mënyra apo sektori i përdorimit. Rritja e kredive me probleme kanë nxitur një proces të shtrëngimit të procedurave për kredidhënie duke sjellë ulje të zhvillimit të kreditimit. Gjithashtu, ajo është shoqëruar me rritje të fondeve rezervë të bankave për të përballuar humbjet e mundshme për kreditë, gjë që ka ndikuar në rënien e rezultatit financiar të sektorit bankar”, - deklaroi Guvernatori. Banka Qendrore vëren se “sektori bankar shqiptar mbetet i qëndrueshëm dhe rezistenca ndaj rreziqeve mbetet e lartë. Të dhënat e fundit flasin për një rikthim të besimit të publikimit të pasqyruar në rritjen e depozitave. E rëndësishme është që goditja që pësoi sistemi bankar në vjeshtën e 2008 mund të konsiderohet e kaluar. BSH do të vazhdojë të ndjekë me vëmendje çdo zhvillim ekonomiko-financiar me ndikim në fushën makroekonomike.

2 Komente

Ne fakt, me nje sforco, edhe kendej ne perendim po jepen sinjale pozitive apo entuziaste me sakte, per te mos shkuar me poshte. Mendimet e eksperteve te ekonomise jane te ndryshme, disa parashikojne se renia do te vazhdoje akoma, disa thone se renia po e ngadalson teposhten, gje qe tregon per nje frenim aty nga fundi i vitit (plus-minus), disa thone se do te ngrihen vendet e botes se trete e te dyte, nderkoh qe bota e pare do te vazhdoje uljen apo tkurrjen me sakte.

Shqiperia, ka nje favor, qe ka emigracionin e larte, e ndonse dergesat e tyre po ulen kete vit, kjo mund te kompesohet deri diku me hyrjen gjithnje e me shume te te huajve, kosovarve, emigranteve etj. , te cilet shpenzojne shum per pushimet e tyre.  

 Pjero, edhe une shpresen tek kosovaret e kam. Ishalla do shpenzojne me shume per qofte dhe djathe kur te vijne me pushime, se ti e di sa i forte eshte biznesi i qofteve ne shqiperi. Shanset jane, se me rrugen e re tani nuk do flejne me nga 4 veta ne dhome, por ndoshta 14. Ne qar kemi se shesim qoftet. Hajt per hajer na qofte, s'na kap dot kriza ne me gjithe keto oportunitete.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).