Flet Ben Blushi - “Rama të pranojë humbjen,projekti i tij ka dështuar”

Ben Blushi thyen heshtjen dhe flet hapur. “Rama duhet të pranojë humbjen, zgjedhjet janë humbur nga kauza e gabuar dhe politika e personalizimit të një beteje të përbashkët”. Kështu është shprehur Blushi në një intervistë ekskluzive për “Panorama”. Për herë të parë një eksponent i PS-së pranon se nuk mund të fajësohen komisionerët socialistë për humbjen, por mungesa e programit që PS-ja nuk e kishte në këto zgjedhje. Blushi shton se tanimë nuk flitet për karrierën e secilit, por për fatin e opozitës, e cila duhet të priret nga e vërteta dhe jo mohimi i saj.   
Z.Blushi, PS-ja ka nisur një fushatë kontestimesh të zgjedhjeve duke kërkuar rinumërim të votave në Berat, Tiranë dhe Shkodër, ndërsa kryetari Rama ka paralajmëruar publikisht se nuk do t’i njohë zgjedhjet dhe Parlamentin e ri. Cili është qëndrimi juaj për atë çfarë po ndodh tani me PS-në?
Edi Rama duhet të pranojë humbjen dhe t’iu shpjegojë socialistëve se si ka mundësi që nuk solli në pushtet partinë më të madhe në Shqipëri. Çdo përpjekje për të nxjerrë opozitën jashtë Parlamentit do të ishte një vetëvrasje për PS-në, e cila nuk mund të kthehet në pushtet duke imituar PD-në dhe Sali Berishën e vitit 2000. Filozofia e kryetarit të PS-së ka dështuar dhe për këtë nuk mund të fajësohet PS-ja dhe aq më pak komisionerët në të gjithë Shqipërinë. Këto zgjedhje nuk i kanë humbur komisionerët, siç po interpretohet paturpësisht, por kauza e gabuar dhe politika e personalizimit të një beteje të përbashkët. Ajo që po ndodh pas 28 qershorit në PS është një nga aktet më të shëmtuara në historinë e kësaj partie.
A keni komunikuar ju pas zgjedhjeve me z.Rama dhe a i keni kërkuar atij të pranojë humbjen dhe rrjedhimisht të pranojë pasojat siç është e shkruar dhe në statutin e PS-së, pra largimi i tij nga drejtimi i PS-së?
I kam kërkuar Edi Ramës të pranojë humbjen dhe po pres që kjo të kryhet me dinjitet, sepse tanimë nuk bëhet fjalë për karrierën e secilit prej nesh, por për fatin e opozitës, e cila duhet të konsiderohet si garant e lirisë në çdo vend demokratik, prandaj opozita duhet të priret nga e vërteta dhe jo nga mohimi i saj për qëllime meskine. Në këtë humbje ne të gjithë kemi përgjegjësitë tona, sepse kemi heshtur kur duhej të flisnim dhe kemi folur kur duhej të heshtnim, por unë nuk mund të pajtohem me Edi Ramën, që thotë se “tani që partia humbi, unë jam më i fortë se kurrë”. Po pres mbledhjen e forumeve të partisë për të dëgjuar të vërtetën e kolegëve dhe të miqve të tjerë dhe për të thënë dhe unë të vërtetën time.
Si do t’iu përgjigjeshit ju mbështetësve të z.Rama në PS, të cilët argumentojnë se nuk mund të flitet për dorëheqjen e z.Rama, pasi PS-ja ka marrë më tepër vota se në 2005 dhe rezulton partia më e votuar nga zgjedhjet e 28 qershorit?
Zgjedhjet e 28 qershorit ishin zgjedhje të përgjithshme, për të cilat çdo parti përgatitet në katër vjet dhe ato nuk mund të trajtohen si zgjedhje të pjesshme ose lokale, sepse tani kemi humbur Shqipërinë dhe jo Kasharin. Prandaj duhet t’i drejtohemi Shqipërisë duke shmangur kasharizimin e PS-së. Me kasharizim kuptoj faktin që zgjedhjet fitohen në radhë të parë me programe dhe pastaj me komisionerë. Partia Socialiste priste në këto zgjedhje një program që mblidhte vota dhe tani nuk mund të fajësohen komisionerët që nuk administruan dot votat që duhet t’i mblidhte një program që nuk e kishim. Ky është kasharizmi, kundër të cilit do jem gjithmonë për shkaqe lirie. Kasharizim do të thotë ta trajtosh humbjen si fitore dhe unë jam kundër kësaj për shkak të parimeve. Kasharizim do të thotë ta trajtosh humbjen si një ditë të zakonshme dhe unë do të jem kundër kësaj për shkak të PS-së.

39 Komente

Në këtë humbje ne të gjithë kemi përgjegjësitë tona, sepse kemi heshtur kur duhej të flisnim dhe kemi folur kur duhej të heshtnim

Po pra...e ke kuptuar mirë që e ke mbajtur gojën mbyllur kur duhet të flisje, por nuk e ke kuptuar që po flet tani, kur duhet të heshtje!

 Besoj qe njerezit e tjere ne PS kane heshtur per shume gjate e, dhe disave me te drejte po ju sos durimi me nje kerkese per rinumerim qe tashme po kthehet ne qesharake. 

End,

dje te lexova qe kishe qene nga ata qe kishe filluar te shkruaje programin e PS-se. Mire deri ketu jemi mire dhe kete drejte, po pse nuk duhet te numurohen votat kete nuk e marr vesh une ?

LSI tha qe eshte bere vjedhje masive e votave duke i blere me para ( PS) . Te pakten iken qe iken Rama nga Kryetar, se i nderpritet mandati automatikisht, te pakten te provoje qe nuk eshte e vertete ajo qe thote LSI qe i kane blere votat ata te PS-se.

Bile ai , Prifit qe do heqe Hoxhen nga KESH-i, edhe Bojaxhiun do e heqe , kete kerkoi : qe une i jap voten Berishes me kushtin e vetem qe te zbardhe punen e numurimit te votave. Une si popull jam dakort.

Dhe meqe ka kohe deri me 10 Shtator kur do kemi qeverine e re, nuk prish pune se kjo kohe harxhohet per numurim votash, qe te heqim merakun pa jo per gje .

 

Sepse ajo qe po kerkohet tani eshte rinumerim i cdo kutie, nje proces qe mund te zgjaste muaj, dhe qe nuk bazohet ne asnje lloj ligji. Fieri ishte rast i ndryshem sepse aty nuk ishin numeruar kutite. 

Te kujtoj qe edhe ne 2005 pati rreth 30 kandidate te PS qe ankimuan. I vetmi qe fitoi ishte Kastriot Islami, i cili kishte kuti te panumeruara qe me zgjuarsi i kishte ruajtur te paprekura (te pademtuara). Dmth rastet per numerim ne KQZ jane te pakta. Sic ta thashe kjo tashme eshte show, nuk ka te beje me fare me numerimin e "vullnetit te popullit" por me gjetjen e nje strategjie ose alibie per mbajtjen e Rames ne krye dhe kaq. 

Edhe Dritan Prifti tha dicka tjeter. Ai tha do kerkoj nje ligj te vecante qe te rinumerohen kutite, por jo per te ndryshuar rezultatin. Dmth ideja e tij eshte qe rezultati eshte ky qe eshte, parlamenti do jete per kater vjet, po dua qe tiu tregohet shqiptareve qe ketu me votat luhet. Ishte komplet tjeter nga ajo qe po kerkon Rama tani.

p.s me programin u angazhova pak edhe sepse u largova nga Shqiperia me vone, kshuqe nuk e konsideroj veten ekspert te tij, e thashe dje per te thene qe as une nuk e kam pare me ato 1000 faqet, por ama di qe te pakten disa ide Rames i jane dhene per shendetesine dhe ekonomine. 

Endrit... se e vonoi KQAZ 2 javë numrimin e votave shqetsohesh se po e shty edhe disa ditë Rama???

Mor Zotni, është një nga rastet më të rralla, për të mos thënë i VETMI në botë, që numrimi i 1milion votave të zgjaste 10 ditë (dhe bile akoma s'ka përfunduar).
Kjo duhet të të bënte përshtypje, në rradhë të parë... dhe jo e drejta legjitime e kujtdo për të verifikuar numrimin e votave.

Ben Blushi eshte njeri qe ne momente te caktuara shume delikate do te luaj rolin e "te vecantit" te "interesantit" te atij qe rri e rri tere vitin i heshtur ,dhe pastaj kercen si plesht ,pup,aty e pup ketu ..per te terhequr vendjen me mendjen se tij te picpillosur ,per te treguar " rrugen e shpetimit" ne kohen e pas betejes .po ku ishe ti o "zot" (Blushi) ?!

Po ku je o Ben ,se na mori malli per batutat e tua ne Parlament ,a thua se me programin tend me batuta te sajuar ne oxhakun e kuvlise tende te rehatshme ,brenda duke pritur si urith cdo te ndodh ,dhe pastaj ne fund te thuash nje batut si ajo me Kasharin ,dhe te gjithe do te cuditen...Tani u kuptu qarte ,publikisht se Ben Blushi do ta provoje vete kenaqsine(hallin e madh) per te qene Kryetar .

Ajo qe te ben pershtypje eshte se Ben Blushi jep intervista poshte e larte,jashte partise dhe kryesise se tij ,dhe jo brenda Partise Socialiste!

Si mund te kete sukses nje Parti me antere kryesie si Ben Blushi ,me njeres pa disipline parimesh ,qe flasin ne emrin personal jashte partise qe kenaqin shijen e gazetareve ,shijen e miletit ,qe rri e rii ne pritje  ne hije deri sa te shikoje ,se nga ka ra kandari ... dhe i fut nje interviste skur te ishte nje liber me kujtime dhe histori gallatash ne Parlamentin Shqiptar ...Cun i Qut !

Une nuk jam shume dakort me Blushin ketu, pasi ai po shtremberon ate qe ka thene Rama dhe ne kontekstin qe e ka thene. Rama nuk tha tani qe ka humbur partia une jam me i forte se kurre, por tha mbasi LSI shpalli pranimin e  ankeses per koalicion me PD-n ne nje kohe kur votat akoma nuk ishin numeruar dhe rezultati i zgjedhjeve nuk ishte i qarte, qe NQS ata e bene kete per te me dobesuar mua, atehere duhet ta dine qe me kan forcuar me shume , pra nuk eshte shume e hijshme qe Blushi te spekulloj ne nje menyre te tille. Dhe nuk e kuptoj kete kerkese per doreheqje dhe apologji pa mbaruar procesi i votimit, dhe pa u dhene rezultati perfundimtar.

Shume vete i thane te njejten gje edhe per Fierin, qe ishte taktike e humbesit etj etj, por doli qe Rama kishte te drejte mbasi u shqyrtua ankesa dhe u numeruan kutite.C'far na ben te mendojme qe nuk ka te drejte edhe per Tiranen, Beratin dhe Shkodren? Dhe perse kerkohet doreheqja e Rames ose pranimi i humbjes pa u numeruar te gjitha kutite dhe pa vendimin perfundimtar te zgjedhjeve?

Une besoj se Rama do te terhiqet nga lidershipi i PS-se ne fund te zgjedhjeve, dhe me shume gjasa do te rizgjidhet perseri ne krye te saj nga PS-ja, sepse ka mbeshtetjen maksimale ne baze. Ky sulem i Blushit kunder Rames vetem sa e dobeson me teper partine socialiste ne nje kohe kur duhet te tregoje unitet dhe vendosmeri. Nuk eshte as koha as menyra, por si duket etja per pushtet i kalon te gjitha detyrat dhe dashurite.

 Mua me vjen keq qe ata qe e konsideronin veten socialiste ketu, tani po perpiqen te hedhin balte mbi kedo qe ka aspirata normale per kryetar pasi partia ka pesuar nje humbje. Duket qarte qe me shume se cdo gje tjeter jeni idhtare te Rames, shqiptare arkaik qe jetoni me kultin e individit. 

Une personalisht nuk do votoja per Blushin per kryetar, sepse mendoj qe shume nga problemet qe u vune re me Ramen do rishfaqeshin perseri me Blushin. Por eshte mese normale qe ai te kete aspirata sot, dhe jo-demokratike te filloj te hedh balte mbi te tani vetem sepse i ben te ditura keto. 

Nuk e di se sa socialist jeni ju dhe se si e kuptoni socializmin tuaj, por sa për mua, as nuk është ajo partia që do të mund të më përfaqsonte dhe as Rama nuk është modeli i politikanit që të ishte në gjëndje që të drejtonte një forcë të tillë politike siç është PS (duke patur parasysh numrin e atyre që i kanë dhënë votën PS).

Kushdoqoftë, nëse ka aspirata për të kryesuar partinë, TË VIJË ME NJË PROGRAM TË QARTË... dhe jo të kërkojë që të zërë një vënd, që sipas jush, duhet të ishte bosh në këtë moment.

hahaha, kete "Panoramën" e ka ai Rezart Taçi i "Taçi Oil", ai qe financoi dhe fushaten e Lir Metes (ç'i ka pas punu ktij Taçit Berisha kur ishte ne opoziteeeeeeeee : bandit, hajdut, kondrabandist e ka pas qujt ! Tani, kur e pyesin, thote: "Jooo, une nuk shaja Taçin, por Cacin, e ngatarroni ju" ! 

 

Si duket, Blushi ka per t'shku tek LSI-a  e Taçit, se shpejti smiley

pffff... vetem si "sport" vlejne keto qyfyret pédéisto-léséiste. Pike serioziteti.... ; ça karagjozllikuuuu

Te pakten Rames, kritikoi 1001 gjera, seriozitetin nuk ja kritikon.

K'ta jane karagjoze, qafsha nonen. Dhe dun qe te merren me politike.

 

Endrity

Po gabon, thjesht le te mbaroje procesi zgjedhor, le te numerohen votat, le te dale vendimi perfundimtar i zggjedhjeve, dhe pastaj Partia Socialiste duhet te bej nje kongres ku te zgjidhet lideri i ardhshem,sepse Rames i mbaron mandati automatikisht, nqs PS nuk do te bente kongres mbas zgjedhejve do te kishim nje qeveri me paterice, dhe nje opozite me paterice.

Kur te mbarojne zgjedhjet ,se akoma nuk kan mbaruar dhe nuk ka vendim perfundimtar zyrtar, le te filloj gara per kryetar partie ne PS.

Ajo qe une nuk kuptoj eshte perse nuk duhen numeruar votat, Edi Rama kete po kerkon numerimine  votave. Le te numerohen votat, perse nuk jan numeruar deri tani? Edhe une do i kisha numeruar ato vota deri tani. Pra ka dicka qe nuk shkon.

 Dakort jam ne princip. Por ka dy probleme:

1) Sic thashe dhe me siper ky proces tani po behet qesharak, dhe nuk ka me lidhje me asnje ligj konkret. Nuk po e perseris argumentin, po deshe lexoje me siper. 

2) Muc Nano e filloi kete loje para ca ditesh kur tha qe nqs ka lidera te tjere te dalin se humbesi dihet, dmth per te hedhur idene se ne PS vetem Rama eshte lider. 

Prandaj me duket se Blushi dhe Malaj priten mjaft, tani zor se ka njerez ne Shqiperi qe mendojne se rezultati do ndryshoj. Ky kapitull eshte i mbyllur. 

Kur s'jeni në gjëndje që të kërkoni edhe votën që ka dhënë populli për ju, mirë ja bën Sala që tall lesht me atë popull

Ed,

meqe mu me ka mberthu skleroza, ty te kujtohet se nga kush erdh propozimi qe Ahmet Zogu te behej mbret i shqiptareve ? smiley

Nuk ka asgje te komplikume Ed, sinqerisht. Ka nje proces numurimi te keq dhe kete e pranoi edhe qeveriu dje, vetem me ndryshimin qe per kete kane faj vetem ata te PS-se. smiley

Pikerisht ,vonesa e tejezgjatur e perfundimit te zgjedhjeve,nxitimi euforik se "ifituan zgjedhjet dhe hajde te bejme koalicion dhe te festojme ,ik ti Edi Rama jep dorheqjen ,se humbe ,jep dorheqjen te vije nje lider tjeter ....e shume arsye te tjera tregojne me se miri se akoma ne politike Shqiptaret por dhe bota mbeten te zhgenjyer!

Eshte shume e rendesishme ,parimisht dhe ndershmerisht te dihet se ku vertet shkon Vota !! Edi Rama po insiston po investigon vertete ku shkon vota ,si shkon vota ,dhe si eshte e verteta e rezultateve?!

Me kete pike jam 200 % me Edi Ramen .Pse pikerisht ne Shqiperi numurimi i votave ,behet me nje tension nervash shume te larte ? Sepse koha ka provuar se Partite politike me komisioneret e tyre jane te pabesueshem,rjedhimisht dhe rezultati rezikon te jete i pa besueshme ,dhe qeveria te jete e pa besueshme ..e pa ligjshme !

Pse "njerzit" shqetsohen per Fatin e Edi Rames dhe nuk shqetsohen per faktin se ku shkoi vota a tyre ?

Pse duhet ta kalojne shqetsimin tek Edi dhe jo tek ligjeshmeria se ku shkoi vota ?

Faktet po flasin per hilera ,dmth per pabesueshmerira ne numerime ,per pislliqe !!Dhe ky duhet te jete shqetsimi !

Nuk mund te jete nje moral i paster kur nje hajdut i ben moral viktimes qe sapo i mori cadren !

Nje barsalete :

Vjen njeri nga jashte ,me cader ne  dore dhe shkon drejt banakut  te pije nje gote birre ,le cadren  ,dhe fillon te pij birren ,paguan dhe iken duke harruar cadren ne banak .

Pijaneci-hajdut  ,qe ishte aty prane  ,e merr cadren dhe e vare ate ne doren e tij ,dhe vazhdon te pinte aty prane ku ai e gjeti cadren .

 I zoti cadres kthehet dhe pyet per  cadren banakierin dhe disa njeres aty prane  , banakieri ngre supet  ,te gjithe ngrene supet  ,s`dinin gje !

Pijaneci hadut e merr fjalen dhe e prek ne sup ate qe kishte harruar cadren :

-Po ,mbaje mer cadren si une ,ja keshtu ,varur ne dore ,dhe pi birre sa te dush  ,cadra nuk te humb kurre ..Mu ,as nje here nuk me humbet cadra !!

 

Berisha as nje here nuk i humbet Zgjedhjet dhe nuk jep dorheqjen kurre !!

Kjo loja e Edvinit me ndihmen e masmedias  quhet "prestigj".

Problemi Rama na paraqitet si nje lufte per pushtet, nje kohe qe Blushi nuk thote me shume se te verteten.

Sipas punojsve te shtypit, Rama ka njohuri te pakundershtueshme se zgjedhjet nuk kane qene te rregullta, ndersa per Blushin te rregullta.

Ky eshte mashtrim, si kane shkuar zgjedhjet , si kane punuar komisionet jane ne dijeni te gjithe ato politikane te interesuar, pse per Edin qendron se Pd ka vjedhur vota, e per Blushin jo?.

Pse Edvini, kembengul se nuk do njohe rezultatin duke kerkuar te pamunderen, ndersa nje pjese e Ps nuk jane me kryetarin.

Sepse Edvini o nuk ka njohuri mbi zgjedhjet, o mundohet te terheq sa me shume , qe te krijohet nje situate e re politike, per te shkuar ne perseritjen e zgjedhjeve.

Vendimet qe mund te vijne pas ankesave bere gjykatave, nuk kane as me te voglin shans te ndryshoje rezultatin e mandateve, e shumta mund te jete perseritja e zgjedhjeve ne nje qark, ne ate te Fierit, me problematiku per menyren se si jane zhvilluar.

Kerkesa qe leshon Edi per rinumerimin e disa qarqeve, mundet qe eshte nje levizje e qellimet per distabilizim, po mund te jete edhe dukshem injoranca e tij ne njohjen e ligjit mbi zgjedhjet.

Kur je injorant dhe dashakeqas, nuk je me shume se nje enver i dyte.

Sepse Edvini o nuk ka njohuri mbi zgjedhjet, o mundohet te terheq sa me shume , qe te krijohet nje situate e re politike, per te shkuar ne perseritjen e zgjedhjeve.

Pikërisht atë ka frikë Sala... sepse nëse do të bëheshin votime të reja... vështirë se do të mund të kapte edhe 60 deputetë (pasi i shtriu dorën një "komunisti" për të qënë në Qeveri)

lumidrin, ..e more vesh te pakten qe ne Fier nje Deputet ishte vjedhur ,dhe KQZ ja ja mori nga xhepi i PD deputetin qe kishte vjedhur dhe ja dha te zotit?!!?

Ka lum qe e lane kete ndyresi?

Te ngeli goja mbrapaveshit me enveristet dhe kam frike se duke i meshuar gjithmon kesaj do te behet si ajo e Dritan Priftit ,qe mendon se verteta qendron vetem ne anen e tij! 

Duket qarte qe me shume se cdo gje tjeter jeni idhtare te Rames, shqiptare arkaik qe jetoni me kultin e individit. 

Me fal qe po te them por ti je fof ne bith!

Ketu nuk behet fjala per idhetar kot se koti ,as per kultin e Rames ...por per nje ceshtje qe dihet dhe e dine te gjithe se keto zgjedhje si te gjitha zgjedhjet nuk konsiderohen te standartizuara ,dhe si te tilla uqerit dhe dhelprat jane me te favorizuarit ,sepse ashtu jane mesuar vite per vite ,dimer per dime vere per vere ,te mashtrojne dhe te vjedhin voten e votuesve .

Edi Rama nuk po ben gje tjeter ,vetem se po verteton kete vjedhje ,faktet flasin ,ankimimet flasin ,vetem Fierin te marim ,nga vendimi i rishqyrtuar i KQZ doli se PD kishte vjedhur nje deputet !!!

Kush e zbuloi kete ! Ps dhe vendosmeria e Edit i cili po kerkone se eshte bere e njejta gje edhe ne qendra e tjera!

Nuk eshte aspak kult te mbrosh nje njeri qe mund ti besosh  dhe nuk ka prova se Edi eshte i Pandershem ne ato qe  thote ,Edi sot eshte me i pjekur me me eksperience .

Fushata e tij parazgjedhjeve e tregoi me se miri popullaritetin e Edit ne nje kohe qe mbas 2005 ,renies dhe dorheqjes se meritur te Nano Vagabondit PS u zhgenjye dhe u perca nga Fraksionisti aventurier Meta .

Deri tani qe po flasim mer mua Edi qendron lart dhe ka nje influence ne rritje!..

 Ne Fier kutite nuk ishin numeruar!!!!!!! Ne Berat, Tirane e kudo tjeter jane numeruar dhe firmosur edhe nga komisionere te PS. 

LSI u krijua ne 2004, shume para zgjedhjeve te 2005. Nqs 2005 na tregon dicka eshte qe kjo ideja se PS percahet po iku lideri eshte vetem mit. Rama erdhi ne krye te PS ne menyre me normale te mundur, nuk beri ndonje heroizem. 

 

Blushi në rrugën e Pollos!

 

Nga Mero Baze  

Më në fund Partia Socialiste filloi të debatojë rreth së ardhmes së saj. Pas daljeve të përditshme të zëdhënëses së Partisë Demokratike, pas maratonës televizive për dorëheqjen e Ramës në kullën e Frangajve, më në fund dje u dëgjuan dy zëra racionalë nga brenda Partisë Socialiste, Ben Blushi dhe Arben Malaj. Të dy shihet qartë se synojnë të kandidojnë për kryetar të Partisë Socialiste, por që kanë një qasje të ndryshme ndaj garës.

Në shfaqjen e tij publike në gazetën “Panorama”, më e afërta aktualisht me koalicionin e ri qeveritar, Blushi është i qartë në piketat e tij. Ai është qartazi kundër asaj që Rama ka bërë para zgjedhjeve dhe asaj që po bën pas zgjedhjeve dhe shihet qartë se kërkon fushë të lirë pa Ramën konkurrent për të garuar për kreun e PS. Arben Malaj shihet qartë se mbetet për një garë pa kushte brenda PS dhe ka një gjuhë më të moderuar ndaj Ramës.

Sidoqoftë, të dy kanë dëshmuar kurajë dhe personalitet duke dalë në skenë, dhe duke detyruar së paku Berishën në mbrëmje të thotë që “nuk do merrem më me Partinë Socialiste”, edhe pse zëdhënësja e tij sapo ishte marrë në drekë.

Nëse shihen me seriozitet daljet e para publike të rivalëve në hije të zotit Rama, kuptohet qartë se Blushi është në vijën e parë dhe shumë i ashpër. Kësisoj, nëse ai nuk merr garanci paraprake që Edi Rama nuk do të kandidojë pas dorëheqjes së imponuar nga statuti, shihet qartë që Blushi nuk do të kandidojë përballë tij. Ai do të ndjekë pak a shumë atë linjë politike që ndoqi Genc Pollo kundër Berishës. Do të përpiqet të jetë një dëshmitar i rrezikshëm brenda Partisë Socialiste për autoritarizmin e Edi Ramës. Ai do të përpiqet t’u tregojë të gjithëve se është nisur për rrugë të gjatë dhe se Edi Rama nuk i ka hapur shtegun që të çon në krye të PS pa luftë dhe përpjekje. Edhe pse s’dua të bëj magjistarin, e shoh që tani tërheqjen nga gara të Blushit, kur Rama të deklarojë se do të rikandidojë pas dorëheqjes. Kësisoj, Blushi do të ndryshojë nga fati i Pollos vetëm nga fakti se ai do të rrijë brenda Partisë Socialiste dhe s’do të formojë parti tjetër. Ai do të jetë për katër vite, nëse opozita zgjat kaq, si një dëshmi e opozitës së ndarë e të përçarë dhe do të provojë të veshë kostumin e opozitarit ndaj kryeopozitarit.

Ngjashmëria tjetër me Pollon në këtë lëvizje të tij është dhe mbështetja mediatike. Njësoj si Pollo atëherë, Blushi bën kujdes të mos përdorë mediet më të afërta me të majtën kundër Ramës, por mediet më afër Berishës dhe Metës. TV Klan dhe gazeta “Panorama”, që përbëjnë praktikisht grupin e medieve proqeveritare me këtë koalicion, janë dhe vendi ku ai vetë ka zgjedhur të promovohet. Edhe pse shumë kritikë do t’i rekomandonin “Gazetën Shqiptare” apo Top Channel, Blushi me koshiencë ka zgjedhur medie që t’i ngrejë nervat opozitës dhe të ketë arsye të konfliktohet me njerëzit e Edi Ramës. I qartë se rruga e tij për në krye të PS nuk është çështje muajsh, as viti, ai po nis me ndërgjegje një rrugë të vërtetë për t’u bërë lider. Ai ka tashmë nevojë për staturën e kundërshtarit të Ramës, ka nevojë për modelin politik të tij dhe mbi të gjitha ka nevojë të mbijetojë në këtë betejë që do të zgjasë. Për të gjitha këto i duhet të shmangë garën përballë Ramës dhe ta kthejë atë në kapital politik. Është pak a shumë ajo që Pollo bëri me tërheqjen e tij nga kandidimi përballë Berishës, edhe pse deri në minutat e fundit u thoshte miqve dhe mbështetësve të tij se Berishës do t’i bjerë një telefonatë dhe do të largohet nga gara. Telefonata të tilla nuk bien kurrë, pasi mbi të gjitha telefona të tillë nuk ngrihen nga liderët tanë. Ben Blushi duket i qartë për të gjitha këto.

Shpresoj që beteja të mos ta lodhë dhe të mos ta zvogëlojë, që të mos ketë deri në fund fatin e Pollos, edhe për faktin se Blushi e ka shijuar ministrin e Arsimit dhe s’ia vlen t’i futet një beteje që do t’i kushtojë dhe opozitës, për aq pak sa deshi në fund Pollo. Ai është qartazi në rrugën e Pollos, por s’ka pse ndjek fatin e tij.

Ne Fier kutite nuk ishin numeruar!!!!!!!

Pse ?

Artian,

Sipas teje vetem Edvini mbron voten, te tjeret e kane me te futur.

Ne Fier pa numeruar kutit e fundit ishte ai rezultat, nuk kishte vjedhje ketu.

Ishte ai rezultat qe paraqitej deri ne ate moment numerimi.

Ate qe kerkon Edi eshte e pamundur te ndryshoje rezultatin, ngase nuk ka kuti te panumeruara, si ne Tirane, Berat, Elbasan, Shkoder, Lezhe, Vlore etj.

Mos ti ngaterrojme gjerat me qellim.

Kur Pd-ja  nuk njohi zgjedhjet e 2001, ishte se komisioneret e Pd-s nuk e kane firmosur proçesverbalin ne shume  zona per parregullsi, ndersa sot Edvini nuk ka asnje zone ku komisioneri i Ps-s nuk ka firmosur proçesverbalin.

Se si jane firmosur, nen kercenim, jane blere komisioneret, kete e shqyrton gjykata, e ne baze te fakteve mund te vendose perseritjen e zgjedhjeve per zonen qe ka pasur probleme te tilla, po gjykata nuk jep mandate.

Kembngulja e Edvinit per rinumeruar eshte idiotsi.

 

Sipas teje vetem Edvini mbron voten, te tjeret e kane me te futur.

Ne Fier pa numeruar kutit e fundit ishte ai rezultat, nuk kishte vjedhje ketu.

Nje pergjigje te sinqerte, vertet mendon se komisioneret e PD-s nuk e kane me te futur?

Te pakten Fier, e pe se me ke dilnin ne krah komisioneret e PD-s dhe ministrat e  qeverise ne Fier? Mendonin se do i fitonin deputetet me dhune, me ata qe u bejn robt me te mirit, ja kjo eshte e verteta. Une vetem per nje gje i vleresoj keto zgjedhje, sepse zvogeluan rolin e te forteve te PD-s, dhe shpresoj te mos perseritet me qe deputetet te zgjidhen jo nga vota e popullit por nga kriminela qe duhet te jene ne burg dhe jo duke zgjedhur deputetet e parlamentit.

Lum,

numurimi i votave do behet ne Shkoder per shume arsye po njera prej tyre eshte se qeveriu do qe ta zhyse ate vajzen e Cobajve atje. smiley

Ka procesverbale me zero ne Shkoder , as votat e komisionereve te PS-se nuk kane numuru. smiley

Me 96` nuk u be keq numurimi, por u futen vota me shume se votuesit neper qendra. Kete here ne ca qarqe u dreqos situata nga te paret e listave. smiley

Kryetari palaco i KQZ zoti Ristani, ne pergjigje te kerkeses se vazhdueshme te 2 anetareve te KQZ per rinumurim te disa kutive ne Berat dhe Tirane e bazuar kjo ne te drejten qe te jep ligji, theksoje me dhjetra here se kjo e drejte jepet vetem per rinumurim te votave te vecanta. Ju lutem a ka njeri te me sqaroje se cdo te thote rinumurim te votave te vecanta, duke me dhene edhe nje shembull virtual per ta kuptuar me mire?

Ju faleminderit!

rama, deshtaraku i deshperuar ben gjera te deshperuara ! 

Koth.

Nuk shkruaj per pasion Pd-ist, mundohem te kuptoj ligjin mbi zgjedhjet.

Ne Shkoder mund te numerohen ne qoftese komisioneri i ps-s nuk ka firmosur, qe do thote nuk ka njohur rezultatin, sipas ligjit ai proçesverbal nuk njihet, e kunderta mundet qe perseriten votimet, po ne qoftese komisioneri ka pranuar rezultatin nuk ka numerim te votave.

Shiko ngjarjet e Fierit, komisioneret e Ps-s nuk donin qe kutit e fundit te numeroheshin ne KQZ e Tiranes, pse?, sepse ligji ju njeh komisineve te drejten e rezultatit perfundimtar.

E asnje komision tjeter nuk mund ta ndryshoje, perjashto rastet ku njeri nga anetaret e komisionit nuk njeh rezultatin.

Ne 12 qarqet  kemi pasur 12 komisione per numerimin dhe nxjerrjen e rezultateve, e sipas ligjit mbi zgjedhjet KQZ me Ristanin ne krye, nuk ka asnje mbeshtetje ligjore te hedh poshte rezultatet e nxjerra nga keto komisione. KQZ ne Tirane ka marre persiper vetem numerimin e atyre kutive qe kane mbetur pa u numeruar per arsye te ndryshme, qe mund te nderronin rezultatin perfundimtar.

KQZ njeh mandatet per ato zone ku nuk ka ankesa ne gjykate, per mandatet qe presin vendimin e gjykates ,gjykata  nuk mund te ndryshoje mandatin, nga Ps ta kaloje Pd, gjykata ka te drejte te jape vednimin e saj se zgjedhjet ne ato zona kane qene konform me ligjin apo jo, ne qoftese jo ateher KQZ perserit zgjedhjet ne kete zone.

Edhe Ttmsoia thote te numerohen votat, jemi dakort te gjithe, ne dukje asgje te keqe, po jemi te sigurt se do i njohi Pd-ja, e nuk kerkon rinumerim te votave, nje proçes infinit.

Kjo eshte arsyeja qe Edvini ben nje loje shume te piste, pa logjiken e nje politikani qe pretendonte te qeveriste vendin.

 

lumidrin

Muhabeti eshte se as Sali Berisha nuk ka njohur kurre zgjedhje qe ka humbur vete, dhe ka nje te drejte, ashtu sic ka te drejte dhe Edi Rama, perse do thuash ti?

Ketu dalim te ceshtja e standarteve dhe rendesia e tyre. I gjith problemi vjen rrotull nje pyetjeje te vetme, a ishin zgjedhjet me nje standart qe e ben brenda nje llogjike te arsyeshme ,racionale kontestimin e  votes jo normal?

Sepse nuk mund te akuzosh Edi Ramen per kontestimin qe ai i ben votes, kur ai ka te drejte ne baze te fakteve te paraqitura deri tani te mos njohe standartet dhe te kontestoje zgjedhjet.

Pra a mendon ti ose ata qe i kundervihen Edi Rames qe standartet ishin te tilla qe nuk lejojne kontestimin e zgjedhjeve?

Une mendoj se keto zgjedhje kishin standartet me te larta qe ka pas shqiperia qe pas 1996-s, por perseri rasti i Fierit dhe zvarritja e numerimit te votave, dhe mosmarrja parasyesh e te gjitha ankimeve te opozites, flas per ankime legjitime, me bejne te dyshoj ne ndershmerine e KQZ-s dhe perpjekjes te partise ne pushtet.

Une personalisht nuk bindem pa u numeruar te gjitha votat dhe pa dale nje rezultat perfundimtar zyrtar.

Persa i perket Edi Rames, sic e thash atij i mabron mandati, dhe PS-ja duhet normalisht te hap kongresin dhe te zgjedh liderin e ardhshem,por e shoh me dyshim kembenguljen e disave qe kjo te ndodh pa dale rezultati perfundimtar i zgjedhjeve dhe pa shkuar deri ne fund te kontestimeve, ku te jene shqyrtuar dhe zbardhur te gjitha.

Ke mungesa te theksuara ne kuptimin e ligjit mbi zgjedhjet. Ben mire te mos debatosh gjoja duke ju referuar ligjit se vetem sa ja fut kot. Jo per gje, por edhe keqinformon (sigurisht pa dashje) ata qe te lexojne dhe kujtojne se referimet e juajajane te sakta. Po ta them edhe njehere se ja fut kot se koti.

Kembngulja e Edvinit per rinumeruar eshte idiotsi.

lumidrin,

atëhere rinumëroni votat dhe provojini idiotësinë Edi Ramës! Përse gjithë kjo këmbëngulje për të mos i rinumëruar votat, kur thoni që çdo gjë është bërë në rregull dhe aty s'ka asgjë për të fshehur?

Të gjithë e morëm vesh se kush ishte idioti në Fier, apo jo? ...dashin sikur e ka përpirë dheu këto ditët e fundit, apo gabohem gjë unë?

Edhe diçka tjetër, z. Prifti pas zgjedhjeve, deklaroi që atij i janë vjedhur qindra, në mos mijëra vota në Fier nga komisionerë të PS (fillimisht dhe nga ata të PD). Pas kësaj akuze, do të ishte mëse normale, që LSI të kërkonte rinumërim të votave të paktën në qarkun e Fierit, në mos në të gjithë vendin (nuk është çudi që komisionerët e PS dhe PD të kenë rënë dakort mes veti, që të skualifikojnë sa më shumë vota jashtë koalicioneve të tyre). Por LSI jo vetëm këtë që nuk e do, por i kërkon dhe PS që të heq dorë nga rinumërimi i votave!!!

rinumerimi i votave qe kerkon Rama eshte thjesht alibia per te zgjatur pafundesisht procesin dhe tek e fundit per te minimizuar humbjen duke folur per "mbrojtje te votes" dhe shmangien e largimit nga kreu i PS.

Zgjedhjet kane qene shume te mira, vullneti i popullit eshte respektuar deri ne fund, komisioneret e PS-se kane dhene OK e tyre kur kane firmosuar bashke me ata te PD-se.

Per cfare duhet rinumerimi atehere? Rinumerimi qe kerkon Rama duhet per te futur vendin ne krize duke mbajtuar peng rezultatin perfundimtar dhe rrjedhimisht edhe mosmbledhjen e parlamentit te ri, pasi Rama po shkon drejt kerkeses per te rinumeruar gjithe kutite e Shqiperise. Dhe kjo gje, jo muaj por duhet te marre 1 apo 2 vite mos me shume nese llogarisim edhe ankesat.

Rinumerimi behet kur ka nje indicie per ta bere dicka te tille, por kur cdo gje eshte e rregullt, kjo eshte thjesht zvarritje e qellimshme e procesit.

Pas KQZ-se ankesat shkojne edhe ne Kolegjin Zgjedhor dhe cdo gje mbyllet.

Rama dhe PS-ja humbi zgjedhjet, ne vote popullore si koalicion dhe ne mandate.

Ben Blushi po flet tamam si nje politikan i pergjegjshem dhe jo si nje despot tip Rame qe nuk leshon kreun e nje partie.

Zgjedhjet jane te humbura dhe nuk ka alibi me "rinumerim votash" qe e ndryshon kete.

Shkaqet dihen: mospasja e nje programi, strategjia e gabuar e fushates etj.

Rama te largohet dhe ti leshoje gryken kesaj partie se i ka mare frymen, ti jape mundesine qe te hapet procesi i gares politike per te zgjedhur liderin dhe vizionin me te mire per opoziten.

Nese zhvejket e PS duan te kene ne krye nje humbes, qe shumica qeverisese tallet me te, dhe qe con pashmangshem PS-ne drejt ndarjes, mbajeni.

Me duket se dikush me poshte ta ka sqaruar shume mire se behet fjale maksimumi per te rinumuruar 20 apo 30 kuti ose me pak se 1% te kutive gjithsej. Koha per ti numuruar ato dhe mbyllur pergjithmone ankesat nuk zgjat me shume se 2 apo 3 dite. Nese nuk vertetohen akuzat e PS-se koalicioni fitues forcohet akoma edhe me shume, si dhe liderit te PS-se i bien pendet. Po ju nga kjo gje keni frike?

Nuk e shpeton Ramen rinumerimi nga largimi i PS-se.

Nuk behet fjale fare per 20 apo 30 kuti, por behet fjale per te mbajtur peng rezultatin, pasi edhe po u rinumeruan keto, do kerkohen te tjera nga Rama me po te njejtin pretekst dhe precedenti eshte.

Pse duhet te numerohen ato 20-30 kuti qe komisioneret e te gjithe kraheve kane firmosur per to?
Kjo eshte zvarritje e qellimshme e procesit, prandaj KQZ-ja ka vepruar dhe hedhur poshte keto kerkesa, nese ju nuk jeni dakort ankohuni (sic keni bere) ne Kolegjin Zgjedhor.

Ramën vërtet që mund të mos ta shpëtojë (edhe ky, është vetëm merak i juaji, pd-istave), por ama, përsa i përket këtyre zgjedhjeve, edhe një herë, nuk mundët që të hiqnit atë vellon e qelbur të manipulimit të votës së popullit.

Vetëm egzistenca e dyshimit, mjafton për t'ju mbajtur mënd si MANIPULATORË TË VOTËS SË POPULLIT.

Ore pse e beni mizen buall? Cfare kerkon PS-ja: 1. rinumurim te rreth 10 kutijave ne rrethin e Beratit ku dyshohet se qellimisht mjaft vota per PS-ne jane quajtur te pavlefshme; 2. 5-6 kutija ne Tirane ku dyshohet se votat per PS-ne jane me te shumta se ceshte deklaruar, dhe 3.  6-7 kutija apo qofte edhe nje  ne Shkoder per te vertetuar se PS-ja ka mare qofte edhe nje vote nga zero te deklaruara ne procesverbal. Pra gjithsej behet fjale per te rinumuruar maksimumi 25 kuti (ose rreth 6,000 flete votimi) nga 3 mije e ca kuti qe pati gjithsej ose rreth 0.8% te kutive. Pra me pak se 1%. Nese dalin supozimet e PS-se kjo ndikon per mire pasi ndeshkohen komisioneret abuzues duke iniciuar keshtu drejtesine ne kete lloj procesi qe deri me tani ka qene nje proces abuzimesh flagrante dhe gjithmone eshte pare me frike rinumurimi se zbardhte hilete. Ata/ato peshq qe mbrojne tezen e mosrinumurimit te votave, duke e quajtur edhe turp dua ti them se nuk eshte turp te kerkosh te drejten tende. Nese shitesi nuk te kthen kusurin sipash jush eshte turp tia kerkosh? Jo aspak do maresh nje leter dhe do i besh llogarine. Keshtu eshte dhe me rinumurimin e votave e qa me teper per vetem as 1% te tyre. Turp te kene ata qe nuk e lejojne kete veprim megjithese eshte teresisht ligjor dhe i drejte. 

Me duket se shqip shkruaj!

Ne qoftese ne qarkun e Beratit ne nje zone eshte kundershtuar nga komisioneri i Ps-s rezultati perfundimtar , dhe ky komisioner nuk ka firmosur proçesin,po KQZ-ja e qarkut Berat nuk e ka marre ne konsiderat po ka nxjerre rezultatin perfundimtar , KQZ-ja ne Tirane nuk ka te drejte te anulloje vendimin e KQZ Berat,  e vetja eshte gjykata, zgjedhje te rregullta o te parregullta, gjykata nuk vendos mbi numerimin.

Ku e kerkon Edi te numerohen edhe njeher votat,?, KQZ- ja e Ristanit nuk e ka kete te drejte, e ka vetem ajo e Beratit.

Sikur komisioneret e Beratit te pranojne rinumerimin eshte nje vetdenoncim se kane shkelur ligjin, kur mohon ate qe ke pohuar, do thote se ke fallsifikuar rezultatin.

Pse ka humbur Rama? PS fitoj me shume kandidate se PD me vjedhjen qe i beri Berisha votave Atehere cili eshte faji i Rames? Pse budalla e dini ju ate? ( ai eshte me kartele por jo budallasmiley ) Kot ainuk  ju fut punes se rinumerimin e votave Baza e do ate se ai fitoj zgjedhjet dhe Berishiu ja vodhi me hile Nuk iken ai jo !!!!!! Shqipera humbi BEne dhe liberalzmin e vizave qe te mos ike Rama ju thoni te ike se ka deshtuar pfffffffff

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).