Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira në Evropë

Instituti Europian i Statistikave e ka klasifikuar Shqipërinë si vendin e dytë në Europë me nivelin më të ulët të çmimeve në treg

Instituti Europian i Statistikave e ka klasifikuar Shqipërinë si vendin e dytë në Europë me nivelin më të ulët të çmimeve në treg. Në një raport të hollësishëm ku krahasohen nivelet e çmimeve në 27 vendet e Bashkimit Europian, por edhe vendeve që aspirojnë të anëtarësohen, Eurostat vëren se çmimet në Shqipëri janë 47 përqind më të ulta se mesatarja e BE. Raporti analizon nivelin e çmimeve sipas zërave më kryesorë të shpenzimeve që bëjnë qytetarët. Sipas Eurostat, çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë rreth 26 përqind më të ulta se mesatarja e Bashkimit Europian, çmimet e pijeve alkoolike dhe duhanit janë 43 përqind më të ulta, ndërsa restorantet dhe hotel 56 përqind më të ulta. Por në disa grupmallra të tjerë, niveli i çmimeve në Shqipëri është shumë pranë atyre të vendeve të BE-së.

Sipas raportit, çmimet e veshjeve në Shqipëri janë vetëm 10 përqind më të ulta se ato të BE-së, ato të transportit vetëm 2 përqind. Por ka një zë tjetër shpenzimesh, ku Shqipëria është vendi me çmimet më të larta në Europë, dhe ky ka të bëjë me produktet elektronike. Sipas Eurostat, në Shqipëri produktet elektroshtëpiake, kushtojnë rreth 22 përqind më shumë se sa në Bashkimin Europian, duke qenë kështu vendi me çmimet më të larta në Europë, i pasuar nga Danimarka me 21 përqind. Raporti i publikuar vetëm pak ditë më parë përqendrohet vetëm në treguesit e çmimeve dhe jo të ardhurave apo fuqisë blerëse që kanë konsumatorët në vendet respektive. Ndonëse konsumatorët shqiptarë mendojnë se çmimet në vendin tonë janë të larta, aq sa në disa raste të barabarta me vendet e BE-së që kanë standarde të larta jetese. Shërbimi i Statistikave në Komision Evropian e klasifikon Shqipërinë ndër vendet më të lira për sa i përket çmimeve. Afër Shqipërisë radhiten edhe vendet e tjera të rajonit, që konsiderohen të lira, si Maqedonia, Bullgaria, Bosnje-Hercegovina e Serbia. Sipas të dhënave të Shërbimit të Statistikës të Komisionit Evropian Eurostat, krahasimi i çmimeve të mallrave për konsumim të gjerë dhe shërbime për vitin 2008 ka treguar se Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria, Bosnja e Hercegovina dhe Serbia janë vendet më të lira në Evropë.

Të dhënat nga Eurostat bëjnë të ditur se, mesatarja e indeksit të çmimit të jetesës për Shqipërinë arrin në 53% në krahasim me mesataren e përgjithshme të Bashkimit Evropian. Ndërkohë, rezulton se vendi më i shtrenjtë për jetesë është Danimarka, e cila ndiqet më pas nga Norvegjia, Zvicra, Finlanda dhe Islanda. Mesatarja e indeksit në Danimarkë arrin në 141%, shumë më tepër në krahasim me mesataren e përgjithshme të BE-së. Vendi më i lirë, pjesë e Unionit Evropian është Bullgaria me 51%, gati gjysmën e mesatares së përgjithshme. Nivelet e çmimeve për ushqim dhe pije joalkoolike në Shqipëri për vitin 2008 arrijnë në 74% të mesatares së përgjithshme të BE-së, kundrejt 82% të Serbisë dhe 75% të Malit të Zi. Sipas matjeve, të Eurostat, për pijet alkoolike dhe duhanin niveli i çmimeve varion nga 57% në Shqipëri, 54% në Serbi dhe 45% në Malin e Zi. Në 27 vendet e BE, çmimet janë më ulta në Rumani 61% të mesatares dhe më e larta në Irlandë 184%. "Ky ndryshim i madh i çmimeve vjen si rezultat i dallimeve në taksimin e këtyre produkteve ndërmjet shteteve anëtare", thekson Eurostat. Për veshje, niveli i çmimeve në Shqipëri është më i ulëti ndërmjet vendeve të Ballkanit, konkretisht 90% , krahasuar me 113% në Malin e Zi dhe 104% në Serbi. Midis vendeve anëtare të BE-së, Mbretëria e Bashkuar është vendi më i lirë 83% të mesatares dhe më i shtrenjti Finlanda me 123%. Për kategorinë e pajisjeve elektronike, Shqipëria e kalon mesataren e përgjithshme, duke shkuar në shifrat e 122%, ndërkohë që në vendet e tjera të Ballkanit nuk kalojnë 100%. Për restorantet dhe hotelet, variacionet e çmimeve nuk ndryshonin shumë ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve fqinjë, konkretisht 44% në Shqipëri, 59% në Malin e Zi dhe 62% në Serbi. Nga vendet e BE-së, kryeson Danimarka me 151% të mesatares kundrejt 40% në Bullgari.

5 Komente

Mbase ,por mua nuk me rezulton.Pushimet apo qendrimi pak ditor ne Shqiperi mua me kushton shume me teper se ne Evrope..

Sic duket nga ky vezhgim do na vershojne turistet e alkolizuar dhe duhanpires. Hajt ti durosh edhe ata tani ne kete vape.

Instituti Europian i Statistikave e ka klasifikuar Shqipërinë si vendin e dytë në Europë me nivelin më të ulët të çmimeve në treg
 

Dhe kjo eshte nje arritje ?!! ..sikur ky Insituti te maste te ardhurat reale per fryme ,te shqiperise ne cer vendi do te ishim ,? Ne vend te dyte ?!!

Ky titulli sikur s'i pershtatet dhe aq shume restos se artikullit.  Dmth te hash, te pish, e te tymosesh eshte lire ne Shqiperi se per te tjerat na merr te keqen evropi, jena me nelt lol..

Po ta mpleksesh pastaj me te ardhurat per capita, jemi lartmadhni smiley.

 

Mu gjysmat e eurove, ne Shqiperi me ikin per QOKA(vizita), ai i ka mor parasysh ky instituti kto gjona. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).