Eshtë koha për ndëshkim dhe ndjesë

Si mund ta kapërdijnë socialistët në Vlorë që mijëra votat e tyre nuk u përkthyen dot edhe në një mandat më shumë? Si mund të jenë të qetë socialistët e Fierit që pritën me zemër në dorë për të marrë edhe një mandat kur kishin dhënë aq shumë vota? Si mund të jenë entuziastë socialistët e Elbasanit, Korçës, Tiranës, Beratit, kur votat e tyre, qindra votat e tyre, mijëra votat e tyre, janë thjesht statistika dhe jo mandate përfaqësuese? Pas certifikimit të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror Zgjedhor dhe qartësimit të formimit të qeverisë së re, e kujtdo qoftë ajo, Partia Socialiste duhet të kryejë një analizë të thellë. Duhet të dalin jo vetëm brenda strukturave të ngushta, por edhe në publikun e majtë, atje ku u bë fushata, atje ku u kërkua vota se ajo do të shpërblehej me qeverisjen e madhe socialiste, përgjegjësit e kësaj masakre të votës socialiste. Nuk mund të kalojë me fshehje apo me justifikime vjedhjesh kjo që ndodhi në 28 qershor e këtej.  Të dalë kush e propozoi ligjin e ri zgjedhor? Kush e mbrojti? Kush e përkrahu? Kush siguroi se ai do rezultonte fitues mbi PD-në? Të dalë kush ishte ideatori i Kodit të ri Zgjedhor? Kush e mbrojti? Kush e përkrahu? Kush siguroi se ky kod ia hidhte PD-së dhe ia fuste LSI-së? Të dalin autorët e talljes me elektoratin socialist, prej katër vitesh i fshikulluar nga qeverisja e Berishës dhe në rrezik akut që këtë ta pësojë edhe për katër vite të tjera të gjata dhe të lodhshme. Nuk flitet këtu për linçime, për gjetje armiqsh e grupesh armiqësore, por për përgjegjësi dhe ndershmëri ndaj elektoratit tënd. Flitet për sinqeritet dhe pastërti ndaj mijëra e mijëra votuesve që kërkuan të ndryshonin qeverisje dhe që u ishte humbur vota ende pa e hedhur në kuti. Flitet edhe për moral politik.

Dhe sigurisht fajtorët duhen ndëshkuar. Nuk e di në e parashikon statuti i ndonjë partie se çfarë ndëshkimi i jepet atij, apo atyre që dëmtojnë mijëra vota, por realisht nuk duhet kaluar lehtë. Politikisht nga partia e tyre ata duhet të quhen “të djegur”. Mund të marrin atë rrogën e deputetit, si aparatçikë të emëruar, dhe asgjë më shumë se kaq. As mendje nuk duhet të japin më për punët e partisë e të elektoratit, për të Shqipërisë as që mund të bëhet fjalë. Që të jenë edhe në paqe me shpirtin e tyre politik, duhet edhe të shkojnë qytet më qytet e qark më qark e të kërkojnë ndjesë për këmbënguljen e tyre në ligjin më idiot që është bërë për zgjedhjet, duhet të kërkojnë falje për paditurinë e tyre dhe të pranojnë me kokën ulur se janë të paaftë. Sepse t’ia hedhësh vetes (për të mos përdorur ndonjë zhargon tavolinash) më e pakta është paaftësi. Nuk duhet më të shfaqen në konferenca e as në TV e gazeta. Janë ata vjedhësit dhe humbësit e votës së socialistëve. Duhet të ndëshkohen.

Eshtë koha edhe për ndjesë. Të vinte krupë teksa dëgjoje se në selinë e Partisë Socialiste u duartrokit fuqishëm kur u njoftua se Ilir Meta kapi pragun për deputet në Tiranë dhe me mbledhjet që u bënë në këtë seli, e majta (PS+LSI) bënte qeverinë. Për të qeshur, sepse një javë më parë një ish-kandidat i ri për deputet dhe tanimë deputet i pamandatuar ende, ftonte Metën të votonte LSI dhe nuk jepte përgjigje për ftesën për koordinim. Të vinte për të vjellë kur analistët, madje edhe gazetat që LSI dhe Metën prej një viti as nuk i zinin në gojë, i fusnin tani në llogaritë “e tyre” për qeverinë. Të vinte vërtet keq që pasi u përpoq ta shkatërronte, ta prishte, ta zhbënte, ta eliminonte, t’i bënte antifushatë, t’i zhdukte votat, së fundmi partia e madhe dhe ata pranë saj pranonin se LSI qenka realitet dhe duhet pranuar. Por nuk flitej askund për ndjesë. Nuk po dëgjohet askund apologjia e vërtetë. Por pasi e ke sakatuar si dhe ku ke dashur, pasi je bërë aleat me kundërshtarin e vërtetë për të spastruar kundërshtarin e brendshëm, tani fare lehtë i hedh dorën në qafë e i thua “hajde i harrojmë të gjitha”, kur një gjë të tillë nuk e bëre vetë atëherë kur duhej vërtet. Ka të dhëna se komisionerët e PS ndihmuan LSI në Tiranë gjatë numërimeve të votave me qëllim të nxirrnin deputetë nga kjo parti. Ndihma ishte e këtij lloji: nuk i shpallnin më të pavlefshme votat e LSI, por i numëronin. Dhe ky “nder” duhet të shpërblejë gjithë baltën e hedhur, një parti krijuar enkas vetëm për të goditur LSI dhe Metën, një makinë të tërë mediatike që nuk “punonte” për këtë parti. Si duhet të veprojë Meta dhe LSI? Të mbajë fjalën se aleancë ka vetëm me PS-në, kur ata edhe në ditën e zgjedhjeve dhe të numërimit bënë të pamundurën ta ç’figuronin këtë parti nga harta e deputetëve? Apo të mbajë vetëm përgjegjësitë që i takojnë, domethënë ato para elektoratit të saj, të cilit i premtoi se do të punojë për ta në qeverisje? Në fakt kush prej të majtëve, kush prej socialistëve do të mund t’i kërkojë llogari Metës dhe LSI për vendimin e tij, cilido qoftë ai? Aq më pak kur askush nuk i kërkon ndjesë. A duhet ai të jetë mbrojtësi i interesave të së majtës, kur e majta nuk e mbrojti atë për asnjë sekondë të vetme? Ky është një vendim që i takon LSI dhe Metës.

Por dikush duhet të marrë përgjegjësi nga Partia Socialiste për këto zgjedhje dhe për gjithë çka ndodhur me të majtën. Dhe më gjerë, duhet të dalë përgjegjësia edhe për standardet e këtyre zgjedhjeve; njerëzit votuan normalisht brenda standardeve, por vota u numërua jashtë standardeve dhe PS është brenda kësaj maskarade.

60 Komente

Pse ka faj dhe pergjegjesi Rama ne PS

Shikoni perqindjen e votave Me shume se cdo force tjeter. Problemi qendron tek aletate e PS ato nuk munden te marin me shume se se sa moren aleatet e PD. Analiza matematikore etj etj jane sikur te kishte halla ato gjerat do te quhej daje. smiley

Lene mor vella Rama e Berisha i kane bo mire llogarite. Asnje nuk ka pergjegjesi vec partive te vogla. Te medhate jane si gjithmon ne rregull nuk ju leviz qimja. smiley

O milet nuk eshte faji tek sistemi zgjedhjeve. Cdo sistem ka vend per alishverishe, po te jesh politikan shqiptar Por puna eshte se tek ne cdo sistemi ne ja gjejme allishverishin sa habitim edhe te huajt qe i kane aplikuar keto sistem per 500 vjet. Kjo sepse te huajt nuk kane ate qe  kemi ne PATURPERSINE

Kjo sepse te huajt nuk kane ate qe kemi ne: PATURPESINE

 

I thashe njërit dikur ne nje forum : e ke degjuar ndonjehere fjalen "etikë" ?
Ma ktheu : Si the si the, etiketë ??

smiley

 

 

duket se LSi-stet e marre jane me gezuarit e kenaqurit me arritjen e tyre te turpshme te vetem 4 mandateve. Ajo qe igezon keta harram seze eshte qe u duket se keshtu ka humbur Rama dhe sipas llogjikes se tyre primitive me mire Berishes sesa Rames. Edhe arizaj vete ska bere gje gjate gjithe 5-6 muajve te fundit por ka hedhur balte, mllef e sharrje pa kursim ndaj rames dhe ne kete menyre i ka bere sherbimin me te vyer berishes.

O Toni po kaq i ceket te jesh mer  vella.? apo je shume i politizuar, me keq sesa ne militantet e PD smiley

Eshte evidentet qe Rama, e ka sulmuar LSI deri ne themell. Aq shume ka shkuar sulmi ne kete drejtim.Sa deputet e PS jepni 100 euro vetem te mos votoje LSI.

hehehe, si ka thene populli, kush i ben gropen shokut bie o vete o shoku brenda. ne kete rast rama ra vete brenda duke dashur ti bente gropen lsi-se. po kush do pergjigjet? padiskutim jo rama, sepse per te mbajt pergjegjesi duhet qe minimalisht te kesh stature lideri, gje qe rama e provoi qe nuk e ka sepse perndryshe do i kishte fituar zgjedhjet. per me teper qe grupi parlamentar i ps-se qe normalisht eshte determinues ne procese te tilla, eshte mbushur me marioneta te rames. kush do jete zgjidhja per ps-ne? do presi vendimin e metes per koalicion me pd-ne, duke arsyetuar qe akoma nuk i ka humbur zgjedhjet perderisa berisha s'ka maxhorance. pasi meta te vendosi per koalicion me pd-ne, gje qe do ndodhi me siguri 99.99%, ja ku u gjet dhe fajtori per humbjen, me emer, mbiemer e me force politike. pas kesaj, qe do e thelloje hendekun ps-lsi aq sa mos te kete nenemadhe ta kaloje, eshte vetem ne dore te berishes a do qeverisi deri ne 2017 apo jo. 

Berisha tha o ne dore te popllit o ne dore te perendise...

O Suedes ,po kush te tha ty qe Rama nuk ka fituar ,..por ne pjesen me te madhe te qyteteve te shqiperise ka fituar mor zotni ,vetem me fshatin ka patur probleme por edhe atje fifty-fifty... por me keto standarte qe ka shqiperia ,ku del tjeteri te mbroje voten me dyfek ,per cfare fitore e ke fjaklen ti per ate te Pirros,(jo Pirro Lutaj)?

 

Shqiptaret...ne pamundesi per te kutpuar ose per te thithur realitetin...perfundojne ke patetizma si "te dalin autoret e kodit zgjedhor qe i dha fitore Berishes!"

Autori i kti kodi zgjedor me duket se ka jetuar diku n'Evropen e shekullit te 19...pasi metoda e tanishme eshte metoda e zgjedhjeve qe perdoret ne shumicen e Evropes.

Apo jane Socialistet te kenaqur vetem me zgjedhjet e Nanos qe nxirrte 7 deputet nga nje fshat?

Metoda e tanishme ne cfardoloj preceptimi eshte metoda me e mire qe ka perdorur Shqiperia ndonjehere. Ua mijra mijra votues SOCIALIST te Fierti (kuptohet jo nga ata te LLUMIT sic i pershkruante njeri ke tema tjeter...po nga ata te PARFUMIT)...paskan ngec te zhgenjyer qe mijra mijra vota nuk u perkthyen ne deputet. Pse ata votuesit e tjere te partive te tjera qe po ashtu kishin mijra e mijra vota..dhe asnje deputet...si ndihen?

Sa keq me vika per PARFUMIN e Fierit (se per LLUMIN nuk me rruhet shume)

-----------

Berisha fitoj SIDO qe ta sperdrridhni ju Socialistet rezultatin. Ai fitoj me 3 deputet me shume. Koalicioni i Djathte fitoj.

Dhe ju humbet sepse Edvin Rama me "politiken e re" shpenzonte miliona dollare per ti vjedh votat LSI-se. Pra ger-veret midis te "majtve".

PS-ja humbi sepse politika e re e Edvin Rames doli jo me teper se nje fllucke sapuni.

PS-ja humbi sepse politika e re e Edvin Rames ishte politika e mungeses se vizionit. Ishte politika e Gramoz Ruca-Pucave qe me nje shkendije e hidhnin vendin perpjet. Ishte politika e karrigeve kokes nga Andis Harasani (politiksi i ri). Ishte politika e derdhjeve te naftes ne gjitirn e Vlores. Ishte politika e re e fabrikimit te lajmeve per shembje tynelesh. Ishte politika e re e manipulimit...ore e minute...te lajmeve dhe ngarjeve. Politika e marrjes peng te komisionerve dhe te sulmeve ndaj KQZ-es.

PS-ja humbi thjesht spese NUK ishte alternative me e mire ndaj PD-es.

--------

Fajin absolutisht qe e ka Edvin Rama...qe nuk e spastroj ate parti nga plehrat e saknoshme...por ne te kundert e mbushi me plehra "te reja"...duke mos marre parasysh qe plehrat qe kan vite ajte nuk kundermojne dhe aq shume sa plehrat qe kan muaj.

Dhe tani te paguaj cmimin e genjeshtres se madhe te tij...

Sot u takua Meta me Nanon me sa degjova.

Ciao Ciao Edi Rama.

Autori i kti kodi zgjedor me duket se ka jetuar diku n'Evropen e shekullit te 19...pasi metoda e tanishme eshte metoda e zgjedhjeve qe perdoret ne shumicen e Evropes.

ja nje anal-ize profesionale e sistemit

smiley ah mer si s'mbarove njehere! E kisha llafin per ate me siper qe thote "si ka mundesi qe mijra vota nuk u perkthyen ne mandate te reja". Kur s'e marrin vesh si numurohen votat...thone "si ka mundsi qe humbem?"

Te mos kritkoj sistemin e votimit...te kritikoj Partine e vet qe ka.

me fal Grupi!

P.S. e shef qe une kur ja fus kot te pakten kerkoj falje, ndryshe nga ca e ca smiley

nuk du me lujt rolin e profetit po, nqse Nano eshte taku me Meten, loja bohet per me i mor PS Rames ne ket kohe (hekri rrifet sa eshte i nxeft').

Nqse kjo eshte loja, ka me qene nji sprove e forte per PS dhe Ramen. Mundsite jane:
1 - Rama arrin me majt PS (fale lejeve te ndertimit qe ka dhone)

2 - Ato qe nuk kan mor leje ndertimi, i bashkohen dyshes Meta- Nano dhe Rama perfundon te G99, ku gjasat jane qe, mas 2-3 vjetesh 'divorcon' me Veliajn.

Ore pse me ja mor Rames PS-ne. PS (Rama) nuk ka humb. Humbi Bashkimi per Ndryshim. PS eshte nga forcat kryesore e ketyre zgjedhjeve,  bile ka me shume % votash se cdo parti tjeter 40.9% e dyta PD me 39.89% etj etj Pra nuk iken Rama se eka jusitfikimin. PS mori shumicene votave fajin e akne aleatet, sistemi etj etj por jo Rama. Marveshja eshte bere. Rama do te rij edhe nji 2 vjecar ne bashki sa te mushe Tironen me pallate e sa te dale Sala ne pension. Prandaj kot beni ger mer. Edhe Nano e Meta e di kete. Bashkimi Meta Nano eshte per pas 2 vjetesh kur te kemi zgjedhje te parakohshme sepse qeveria e krijuar me 70+1 vote nuk do ti rezistoj dot paralmetit me 140 vete.

o robo, osht i omel pushteti plako dhe as Meta, as Nano nuk hypin dot pa PS.

Sa per arsye, ato ka plot mer daj, ke ktu te peshku sa t'dush...
psh. sepse nuk bashkpunoi me t'majten (LSI) kur kto ja lypen; sepse boni fushate mo t'eger se PD kunder LSI etj, etj...apo nuk i qenis Tosi me llafe t'bukra...

He he po Tosi humbi ndjeshem, ky nuk ka humb, vec humbi aleancen.

Por kjo ska rendesi, keto jane te tera justifikime. Mos harojme se ne 4 vjet si Tosi edhe ky ngriti grupin e tij te Mafias, qe nuk do ta lere ate te shkoj lehte nga pushteti. Lejet e ndertimit, kane krijuar jo vetem vila ne Spanje por edhe grupin qe i ka mare keto leje ndertimi dhe qe do te vazhdoj te ndertoj.

Ndersa grupi i Nanos u shkermoq, disa ( pjesa dermuse) shkun me Ramen, disa ju bashkun Sales, ( duke e pagu ate me shume se sa pagunin nanon) e disa me Meten, thjesht tu pat shprese mund te marin ndonje kocke si deputet.

Ne fund te fundit jane keto grupe qe bejne politiken shqipetare dhe nuk eshte as Sala as Rama e as Nano e as Meta. Interes i tyre e do qe Berisha te qendorj akoma ne K/ministri Rama ne Bashki e Meta e Nano te marin ndonje kocke aty ketu.

Dhente zoti ruhet kjo marveshje se ndryshe behet si ne 97 prape.

Megjithese thuhet se pas 97 keto grupet e kuptuan se fitohet me shume dhe gezohet me shume me paqe e mirkuptim se sa me lufte e vrasje

 Ky eshte nje budallik me brire, tipike per idhtaret e Rames. Ne 2005 po te llogaritet dhe vota e LSI me aleatet, PS do kishte arritur ne nivelet e 2001 si fitore. Dmth me mbi 80 deputet. Vetem LSI i ka kushtuar rreth 15 deputet PS atehere, plus nja 7-8 qe i ka humbur si firo ndaj aleateve. 

Kete vit edhe me LSI, edhe po te ishte ne koalicion, maks PS arrinte te 76-77 deputet. 

Biles ne 2005, po te marresh votat per kandidatet e PS kundrejt kandidateve te PD (sepse proporcionali ne ate vit nuk kishte kuptim per shkak te Dushkut) PS ne rang vendi eshte perseri 1% me shume. 

Po kuptohet, lexo Shekulli e shif Top-Channel tere kohes dhe ju mbushet mendja se vetem Rama e shpeton PS, te tjeret kot qe kane ekzistuar. Po te ishte puna per lojra te tilla as Nano nuk duhet ta jepte doreheqjen. Po mire beri qe e dha, sepse krijoj nje standart qe i duhet politikes shqiptare. Rama te bej te njejten gje. 

 Grupo, 

Fakti qe sot smba era parfum nuk do te thote se u lave, thjesht sje me ne grup me parfumexhinjte..

Sekretar eshte sula, po ti vallaj je material komisari.. smiley

artian, sistemi eshte sasior, kur ta vendos une do e bej cilesor. deri sot vota jote eshte e barabarte si me voten e atij qe s'di shkrim e kendim, si me voten e atij qe ka bere post-doc ne MIT.

Rama sot ka 65 deputete, me gjithe Dulen 66, dhe po u numerua dhe njehere Berati, ja po ta quajme te mbaruar 67. Prape me pak se koalicioni i rrumpalles. Po deshe referenca www2.eca.al

Dhe e fundit Artian, kush do qeverisi kete here do e coje Shqiperine ne BE (nese s'do kete zgjedhje te parakohshme), keshtuqe Rama meqe s'deshi Meten, le te puthet me Milon*

*fjale e urte popullore, s'ka lidhje me Paskal Milon 

swed, sinqerisht, pas ketyre fare zgjedhjeve, vertet ti beson se do hyjme ne europe brenda ketyre 4 viteve te ardhshme? 

Jo mer as, nuk kam thene ate, po brenda ketij kater vjecari, megjithe keto standarte leshi, do lehtesohen vizat dhe do merret statusi i vendit kandidat. Dhe kush te kete fatin te jete ne maxhorance kur keto te ndodhin, padyshim qe do qeverisi edhe ne 2013-2017

i ofron dot sala metes vendin e kryeministrit?

rama e ka te thjeshte

 

gjysem qeverie dhe bashkia e tiranes a jane te mjaftueshme per PS?

Po gjysem qeverie per fraksionin e moderuar te topit a eshte e mjaftueshme?

 

Ate fraksionin e Topit e zhduku Sala mer daku, ca nuk i futi fare ne lista, ato qe i vuni ishin emri i fundit i listes per qarkun. Te fraksioni Topit ka ngel vetem Bamir Topi.

o gene, ti harron nji gjo mer vlla, qe Rama me Meten shkon te 70, c'a lesh qeverie dhe marrveshje je t'u fol?

69...smiley Thuje pa frike se s'shte ndonje gje e piset

Genes dhe Toko i ka mbet mendja ke zgjedhjet e parakohshme smiley Gene Berisha s'ka nevoje fare per Meten. Meta s'do as te bej bashkpunim me Berishen...kshu haptazi. Ai do dergoj Priftin nga mbrapa...dhe per vete do distancohet.

Meta e ka mendjen kur te marri kontrollin e PS-es bashk me Nanon. Metes i intereson 100 here me teper te hiqet Edi Rama se Sali Berisha. Po ai s'ka pse ta bej hapur koalicion me Berishen kur e ben me prapaskena. Edi Rama do paguaj...nga hunda...per milionat qe ka shpenzuar per te blere votat e LSI-se.

Dhe Berisha faktikisht s'ja ka nevojen...se Vangjel Dule do hidhet perpjet si kendez dhe do shkoj ke Berisha. Do te jet ne qeveri ai...s'i intereson fare as Rama as Berisha...vetem posti.

Dhe Toko...harroi zgjedhjet e parakohshme. Me kte sistemin e ri nuk behen dot zgjedhje te parakoheshme kur te dush ti. Berisha i ka 70 deputet...me 70 nuk e rrezon dot. Aq me pak qe nuk e rrezon dot se duhet te biesh dakord per kryeministrin tjeter PARA se ta heqesh ate qe eshte...dicka qe s'ndodh dot ne nje "opozite" te percare Meta-Rama (qe bashk bejne 69...no pun intended smiley  )

-----

PD-en e keni edhe per 8 vjet te tjera...jo per gje por edhe Berisha vet e di qe duhet te dali ne pension dhe ti hapi vend dikujt tjetri. Ne 2013 do jet dikush tjeter per KM nga PD-ja...dhe vallaj pa Berishen PD-ja i fiton zgjedhjet edhe per 20 vjet te tjera. (mbase Bamirin...)

 

PS: Chene...une bera auto-kritike para kolektivit. Cfar do me teper nga mua? smiley

 Dhe Toko...harroi zgjedhjet e parakohshme. Me kte sistemin e ri nuk behen dot zgjedhje te parakoheshme kur te dush ti. Berisha i ka 70 deputet...me 70 nuk e rrezon dot. Aq me pak qe nuk e rrezon dot se duhet te biesh dakord per kryeministrin tjeter PARA se ta heqesh ate qe eshte...dicka qe s'ndodh dot ne nje "opozite" te percare Meta-Rama (qe bashk bejne 69...no pun intended smiley  )

 

Problemi eshte qe fillimisht qeveria e re duhet te mandatohet nga parlamenti i ri qe do dali nga keto zgjedhje. Pasi te mandatohet atehere behet fjale qe Edi Rama ta kete te pamundur me 70 deputet ne favor te tij sepse mekanizmi i mosbesimit kostruktiv kerkon qe njekohesisht me mosbesimin per qeverine aktuale te propozohet nje qeveri tjeter. Keshtu qe nqs qeveri Berisha nuk do votbesohet dhe me pas as qeveria Rama(qe ka sh me pak gjasa te ndodh)shkohet automatikisht ne zgjedhje te parakohshme permes nje qeverie teknike.

Dhe Berisha faktikisht s'ja ka nevojen...se Vangjel Dule do hidhet perpjet si kendez dhe do shkoj ke Berisha. Do te jet ne qeveri ai...s'i intereson fare as Rama as Berisha...vetem posti.

Mire I.Meta do ti zeje vendin Rames tek PSja, po ti pse do ti zesh vendin Majlinda kodramasBregut. Dule sot doli dhe mohoi kategorikisht qeverisjen me Berishen.

Mire Genti smiley Pra paska be dhe nje gje tjeter pozitive PD-ja...paska nxjerre PBDNJ-en ne pension gjithashtu.

Kan mbet edhe Fieri edhe Lezha. Ku i dihet Lezhes smiley

Gjithsesi nje gje eshte e sigurte...PS-ja nuk formon dot qeveri.

Edhe ket punen e Lezhes e sqaroi Blendi Fevziu sot te Opinion. Duhen nja 2600 vota per PDn tek ma pak se 3000 vota qe kane ngel pa u numeruar ne Lezhe. Hard to say qe dalin 90% vota vetem per PDn, anyway, *never say never.

*S.Berisha

PS: pak rendesi ka kush formon qeverin, se une sjam duke marr gje. Thjesht po diskutojme

Berisha dhe Rama miratuan një ligj zgjedhor, i cili u jepte mundësinë që në parlament të përfaqësohen "besnikët" e tyre të përjetshëm partiakë. Ata, të cilët nuk u prisin punë në "bizneset" e tyre, nuk u ngatërrohen nëpër këmbë, nuk u uzurpojnë partitë dhe votojnë sipas dëshirës së kryetarit.

Kush do ta mbajë përgjegjësinë?!...

Natyrisht që Rama po të kishte cipë do t'i binte kokës me grushte për votën Pro që i dha ligjit elektoral aktual, që është partia e parë dhe është në opozitë.

Por Rama nuk donte t'i fitonte këto zgjedhje. Përndryshe do të bënte një lloj tjetër fushate, do të bënte aleanca reale me parti ekzistente e jo inekzistente dhe do të jepte dorëheqjen nga kryebashkiak i Tiranës.

Tani Rama nuk ka të sigurtë as qeverinë, as partinë, që do ti uzurpohet nga Nanoja. Dhe mirë t'i bëhet. Pasi nuk është fare serioz si politikan, sepse edhe ardhjen në krye të PS nuk e mori kurrë seriozisht.

Nejse, Berishës i lumtë që fitoi, pavarësisht Gërdecit, skandaleve, Fazlliçit, etj, etj...

PS kërkon të mbahet përgjegjësi për votat e vjedhura dhe standartet e shkelura në numërimin e votës, por PS dhe Rama, së bashku me Berishën, janë pjesë e maskaradës së tanishme shqiptare.

p.s: e vetmja gjë e mirë e ketyre zgjedhjeve është që u zhdukën nga harta politike disa dhjetëra parti inekzistente, që s'kishin kurrë elektorat dhe financoheshin nga paratë e popullit.

Projektuesi  i ketij ligji idiot eshte vetem "Prof.Dr." Kastriot Islami askush tjeter.

dmth ti grupo po me thua se meta preferon me teper nje vend fare te pasigurte ne krye te ps NE RAST SE largohet rama sesa nje vend TE SIGURTE si kryeminister aleat kryesor i PS?! E nderkohe ti thua se mund te shese priftin dhe vete te ngrohet ne diell!!!

Mund te jete edhe ky nje variant i mundshem po me duket se e ke shtyre situaten pertej limitit te pranueshem.

Dule do te shkoje me ate qe i jep post ne qeveri dhe kjo nuk habit askend. Interes ka gjithashtu te krijoje qeveri me ate qe varet totalisht nga vota e tij (me shume fuqi kontraktuese), ne rastin tone Rama. Dhe nje qeveri me kryeminister nga nje parti e vogel eshte parajse per keta oportunistet.

Deputetet kundershtare pastaj i ble ai qe ka mundesi te ofroje me teper dhe ofron me teper ai qe ka me shume kolltuqe ne dispozion, ne kete rast Rama i cili mund te jete shume i kenaqur me gjysem qeverie dhe bashkine e tiranes per PS.

 

Mirdita te gjitheve. Mond Arizaj gjithmone ben shkrime te goditura te pakten nga kendveshtrimi im personal. Ndoshta dikujt do ti duken si shkrime, pro LSI apo anti-Rama ,edhe do te kerkoj te te them ku eshte ndryshimi Mondit me ato Mucat, Stefanet,Kol Ballat ect ect pro Rames. Mendoj qe z.Arizaj e argumento ate qe thote.

Rama humbi zgjedhjet sepse anashkaloj LSI, edhe me e bukura edhe e sulmoji ate. Ok nuk donte te bente aleance me te, se sdonte Meten kryeminister,lere ne fatin e vet si parti .Por e sulmnone, e azgjesonte me keq sesa Berishen.Edhe kjo nuk i jep te drejte morale Rames, te llogarisi votat e LSI. Tregoji edhe nje here qe nuk eshte politikan, edhe nuk ka shence te behet i tille.( se kur nuk u be per 11 vjet ne pushtet nuk behet me ).Me kete levizje ai vetem e fuqizoji me shume Meten, edhe shume madje. Ok mbase i ka bere qe te humbi ndonje deputet me shume , por kujt i plasi tani. MEtes i erdhi lepuri ne dore,pershaka se Berisha shkoi 70 apo 71 pak rendesi ben. Edhe kjo ja rrit me shume vleren atyre 4 deputeteve te Metes.

Sa per kodin elektoral, tani po e kuptoj une pse nje fytyre i ikte nje fytyre  i vinte . Kastriot Islamit ne podiumet e Ps, kur fliste per zgjedhjet smiley Por edhe Fatmir Xhafa e mban veten se kod-beres me duket. Me gjith ate Gjiknurin e politikes se re. Normal dicka tregon qe nuk funkionoji tek llogarite e tyre.

 

Evidente eshte qe PD ka 70 - PS 66 deputet .Rama HUMBI.Edhe  eshte e kote tani te vij ketu edhe te themi qe PS , ska humb moralisht se ka me sh pergjindje sesa PD, sja vlen kot. Se nxjerrim ne pah budallallikun e kodit qe kane bere po vete keto te PS. Pastaj si kualicion PD ka me shume perqidnje.

Kjo eshte merite e Sales, edhe nuhatjes se tij elektorale. Pak kush e imagjinonte qe partia e Cameve do ishte kaq e fuqishme.Te gjith kur Sala berei kualicione me ate kokamadhin ( nje qafderr ai Comi po njs smiley ) , kujtuan qe isht eshow mediatik i Berishes. Por ja qe ajo rezultoi efikase edhe dipendente per jeten politike te Sales.

Me pak fjale me shume kuptime.Berisha e ben me mire lojen e Rames, ate qe i pelqen rreziku, edhe ti shkoi deri ne fund nje perplasje.Berisha ne pik te fudnit del me i zgjuar edhe me efikas.

Per te ardhmen.

-Rama nuk iken nga partia socialist, do rri aty te pakten edhe 2 vjet,sa te kete lejet e ndertimit. Pastaj pas 2 vjetesh ka mundesi lekundje.Bashkine e Tiranes do e marri PD.Rames do ti filloi ti lekundet karrikja edhe nga Ps.

- Meta do bashkohet me Berishen, nen petkun qe duhet per te miren e Shqiperis qe te mos kete zgjdhje te reja, edhe te kete integrim. Ne fakt 2 jane arsyjet kryesore te kesaj levizje. 1- Meta don te marri pjese ne historine e ketij kombi, qe tek inagurimi perfundimtare i autostrades Dr-Ku, e deri tek integrimi i shqierise ne BE.Do hyme, apo thjeshte do liberizohen vizat pak rendesi ka ( per mua ska naj ndyshim te madhe, madje me mire te mos hyjme fare, por vetem te liberalizohen vizat.)

-Nonai ka sh mundesi qe te behet president tani, kjo varet nga kontrata qe do te kete me Meten.

-Sala rrin kryeminister edhe per 4 vjet te tjera. Edhe do te afroj Bamir Topnin, pasi te mabroje mandati i presidences, do te jete krahu i djath i Sales, qe do e projektoje per kryeminister ne 2013.Nuk eshte aspak e vertet, qe ka fraksione ne PD.Topi eshte ne kembet e Berishes gjithmone, ashtu ka qene.Edhe keto manovrat me Prokuroren , Ina rama, jane thjeshte, per te treguar qe nuk e komandon Sala ,Topin.Por thjeshte fakti,qe te gjitha ceshtje dalin bllof tregojne qe eshte loje e mirorganizar. Edhe askush nuk ben prapaskena politke me mire sesa .

 

BACE SALA.

p.s E bera me te gjate se shkrimi Arizajt hahhahahaha sorry.

 

- Meta do bashkohet me Berishen, nen petkun qe duhet per te miren e Shqiperis qe te mos kete zgjdhje te reja, edhe te kete integrim. Ne fakt 2 jane arsyjet kryesore te kesaj levizje. 1- Meta don te marri pjese ne historine e ketij kombi, qe tek inagurimi perfundimtare i autostrades Dr-Ku, e deri tek integrimi i shqierise ne BE.

ja dhe nje tjeter

Te jete meta kaq debil sa te heqe dore nga posti i kryeministrit vetem per te patur nderin te kete salen ne krah kur te inaugurohet perfundimi i rruges. (nuk e inauguron dot vete si kryeminister ai? nuk i pelqen te jete ai vete kryeministri qe liberalizoi vizat)

roli i metes ishte qe te kapte vota te majta te cilet nuk do te votonin ramen duke neutralizuar cdo sulm te berishes

qe meta do te behej kryeminister, kjo ishte e qarte nga momenti kur rama nuk la postin e kryetarit te bashkise (ashtu si kish kerkuar meta-kryeminister deri ne perfundim te mandatit te rames ne bashki)

Berisha nuk e ve dot ne pjate postin e kryeministrit dhe as pjesen me te madhe te ministrive qe rama mund ti leshoje pa problem.

 

Bace sala nuk ben prapaskena politike. Thjesh eshte i pacipe por "nje here bie daci ne kos" thone andej nga shqiperia.

Rama ka me shume per te ofruar dhe me shume per te humbur nese nuk ofron.

Meta ka me shume per te fituar me ramen sot (behet kryeminister) dhe ne te ardhmen (shumefishon votat e veta majtas)

fraksioni i topit nuk dmth vete topi por behet fjale per ata anetare te moderuar ne pd qe shihnin tek topi nje alternative ndaj berishes dhe qe sot kane mundesine te marrin pjese ne nje qeveri pa berishen dhe gjithsesi te kryesuar nga nje "armik i armikut" (buke per popullin kjo e fundit)

Nuk ka asnje franksion , sidomos tek deputet. Jane te gjith te bindur. Se ato qe jane te vjete e dine kete pune.Si Bode, Topalli, Ruli etj etj, ato te rinjte, jane te kapur me Berishen,sepse i ka pasur ne pushtet. Kane vjedhur ndoshta dicka,edhe Berisha i ka fal, por i shantazhon.Si gjithmone mjeshter tjeteri, nuk eshte dele politike si Rama.

o Gene po ja fut kot me duket nuk e ke parasyshe fare situaten .ca thua mer vella.

Te jete meta kaq debil sa te heqe dore nga posti i kryeministrit vetem per te patur nderin te kete salen ne krah kur te inaugurohet perfundimi i rruges. (nuk e inauguron dot vete si kryeminister ai? nuk i pelqen te jete ai vete kryeministri qe liberalizoi vizat.

 

Ku ka shanc Meta bashke me Ramen te behet kryeminister? nuk e bejne dot se kane 70 vota, po ti marr te bashkuar.Ligji eshte qe Sala formon qeverine i pari se ka 70 . Pastaj duhen 71 me e mbajt.Keto as nuk e formojne dot fare. As nga fillimi. Bashke. 

Ilir Meta, e fshiu enderen per kryeminister, nuk ka MORAL, edhe ska as fytyre ta kerkoje. se ka vetem 4 deputet. te tjeret jane me 70 . Eshte jasht cdo llogjike.Meta tani thjeshte don te kerkoj sa me sh haraç per keto 4 deputet.Qe normalisht kane nje cmim, asht si politik edhe monetare. Por nga te gjitha gjasat, Aksionet e Metes, vlejn me shume ne anen e Berishes, sesa ne anen e Rames, qe i kishte perjashtuar nga Bursa fare. smiley

 

O gene, une e kuptoj qe ty te vjen keq, se je i Ps, qe humbe zgjedhjet edhe kerkon cdo lloj manovre qe te krijoje e Majta qeveri.Tani shkoni aq poshte sa thoni, edhe Ilir te jete kryeminister por vetem te jemi ne. Nuk Ka me Vlere, as matematike, as politike, e as ekonomike.

manovrat nuk i solla une, ato i gjeta ketu, ne mes tuaj! THA

 

e shef pra qe di dhe ti te besh mbledhje.

 

e lame qe meta do behet kryeminister (nuk e kerkon, e lutin nga PS)

tek presidenti arrijne dy kerkesa per kryeminister

ajo e mbeshtetur nga 70 deputete per berishen

ajo e mbeshtetur nga 70 deputet per meten

kushtetuta e detyron topin ti besoje mandatin atij qe ka me teper vota.

(eshte si puna e renditjes alfabetike, niset me germen e pare dhe, kur jane njesoj, zhgjidhen sipas germes se dyte)

Topi eshte i detyruar ti besoje mandatin metes sepse sjell ne pjate mbi 50% te votave te elektoratit  (shumice absolute e atyre qe votuan) dhe te njejtin numer mandatesh me berishen.

Meta pastaj, moralisht i lire, ben marreveshje me ke ti doje qefi majtas e djathtas (djathtas me ata te topit pervecse atij te cameve qe nuk besoj te kete ndonje detyrim te madh ndaj berishes).

 

o Gene, he mer burre se na lodhe me te vertet (ke te drejte ti o Lisander qe u lodha kot une smiley )

 

Nuk Eshte META me RAMEN me nje kualicion. Ligji e ka qe formon qeverine Kualicioni qe ka me shume mandate. d.m.th PD me 70 mandate, pastaj vjen PS me 66 mandate edhe pastaj LSI me 4 mandate.

 

KUSH eshte me i madh ne kete rreshte nr. 70-66-4 ?

 

Kete llogari Topi ma merr mendja e din ta beje, po qe se jo do te therrasi Ekspertet e Rames. smiley

Eshte 70 ( PD ) ,se si kam kontaktet e duhura per te pyetur ekspertet e Rames une. Kuptoje qe LSI nuk eshte Bashke me PS. As ligjerisht e as fizikisht , e as kane deshire te jene me saduken bathet e priftit.

Eshte e njejta situate si Komunistate me Ballsitat edhe Zogistat ne 1944 kur po mbaronte lufta. Keto edhe luftonin naj Gjerman, por edhe vrisinin naj Ballsit rruges smiley

 

O Gene ca je tu fol? Nga i nxorre kte qe meta do behet kryeminsiter dhe paska...jo pak...por 70 deputet me vete?

Nese do behet koalicion midis PS-es dhe LSI-se...LSI-a ka nje kerkese ABSOLUTE...qe Edvin Rama te jap doreheqje dhe te zhduket. Ti e kupton vet qe nje gje e tille s'ka per te ndodhur dhe aq me pak me kerkesen e 65 deputetve Socialist. Kush qenkan kta 65 deputet te PS-es...te blere totalisht nga Edvin Rama...qe qenkan te gatshem te heqin Edin dhe te vene Meten ne krye?? Kush do ta bej kte? Erjon Bracja? Seseri smiley ? Ai basketbollisti tjeter i Bashkise? Nga 65...55 nuk i ble dot Ilir Meta se s'ka dhe aq pare dhe infleunce mbi ta sac ka Edi Rama. (po Berisha ama e gjen nje me e ble smiley )

Prandaj mos fol fantazira me Meta me 70 Deputeta.

Meta eshte megalomaniak i terbuar...por s'eshte akoma i thare nga koka. Ai e di qe s'ka asnje shans te behet as kryeminsiter dhe asgje...se edhe PO i bashkangjitet Rames, ata parp se prapi s'fitojne asgje. Meta do te marri kontroll te "se majtes" duke i then PS-istve qe...shikoni...Edvin Rama ja u shkaterroj shanset per fitore se me sulmonte mua te "majtet e vertet". Nga mbrapa ka dhe Nanon. Atje eshte interesi i Metes.

Si e paska te sigurte Meta kryeministrine...por PS-en s'e paska te sigurte? Gene...mos e le urrejtjen tende ndaj Berishes dhe PD-es te te verboj kaq shume sa dhe Meta te duket "i sigurte per kryeministri". Jo po Vangjel Dulen Kryeminister.

Mos u mundo kot te shpikesh alternativa ne mendjen tende se si do ndodhi. Ajo ka marre fund. PS-ja ka vetem 66 deputet. Berisha ka 70. Kaq ishte loja. As Rama as Meta s'behen dot kurre kryeministra dhe asgje. Vetem PD-ja mund te formoj qeveri pasi i ka 70 deputet qe tani...1 tjeter gjehet kollaj.

 Ne fakt Rama do te bente mire te mos ta aprovonte ate ligjin e zgjedhjeve qe Berisha e projektoi dhe e ftoi Ramen per bashkpunim. LSI kish te drejte kur e kundershtoi ate ligj, qe prekte partite e vogla dhe favorizonte dy tigrat e tranziscionit, PD e PS.  Le ti behet pesimi, mesim. 

Pjer e kane propozuar edhe projektuar  Farmin Xhafa edhe Kastriot Islami. Edhe Berisha e ka marre pas propozimit. I ka hudh nje sy, bashke me ndihmeisn e vet. kane bere llogarit edhe ka dhene aprovimin smiley

 

Keto kane rene brenda me kembet e veta. Nuk eshte faji Sales ai eshte i pafajshem , si gjithmone.

 

p.s He o xhane pra, se Rama tani do kerkoj koken e Islamit edhe Xhafajt.

...LSI-a ka nje kerkese ABSOLUTE...qe Edvin Rama te jap doreheqje dhe te zhduket.

 

Lsi ka nje kerkese akoma me absolute, POSTIN E KRYEMINISTRIT  dhe do e marre.

E kupton cfare flet ti apo jo?! Jo po meta ka ra ne dashuri me dashnoren e rames dhe nga inati nuk e do postin e kryeministrit. Hajde palle hajde!!!

 

Ore djale i mbare, Meta do behet kryeminister dhe ai vete do te beje pazar ne PD (apo PDI). Pa ramen kryeminister, te gjithe deputetet e topit e kane rrugen te hapur per ne qeverine e metes. Edhe deputetet e nanos ne PD (ai i shkodres) do e kene rrugen te hapur.

Mua me duket zgjidhja me e natyrshme.

Rama mban bashkine e tiranes me fonde pa fund ndersa berisha i ben fresk nanos ne austri.

Skenari eshte shume me i thjeshte se shpikjet e juaja. Meta do kaloje me Salen duke shitur disa deputete te tij per te nxjerrur parate qe ka harxhuar ne fushate plus dhe ca te tjera. Meta kurre sdo pranoje te behet minister i Berishes dhe as Berisha sdo ja kerkoje kete gje por ama deputetet e LSI-se do marin ndonje ministri dytesore ne perdorim plus qe do rregullohet njerezit e LSI-se ne administraten shteterore. Rames kur te mbaroje mandatin e bashkise do ti fusin shkelmin dhe gjithashtu kur te iki Topi, Nano do zgjidhet president. Pra Berisha kryeminister Nano president dhe Meta shefi i presionit politik i te dy kraheve. Mbasi te mbaroje mandatin 4 vjecar PD-ja nga viti i fundit Meta do filloje sherret me PD-ne gjoja per ceshtje skandalesh dhe parimesh dhe do shkeputet e do dali i vetem ne zgjedhje. Vazhdimin e dini vete ju pastaj.

Ti sikur me lexon mendimet mua smiley

 

Je i madh ti shoku, do ta jap nje dreke kur te vij. PO do vish nga anet tona andej nga Velipoja smiley

Besoj sdo e kesh besdi ta hashe nje dreke , demokratçe smiley

 

o Gene, he mer burre se na lodhe me te vertet (ke te drejte ti o Lisander qe u lodha kot une Smile )

 

Nuk Eshte META me RAMEN me nje kualicion. Ligji e ka qe formon qeverine Kualicioni qe ka me shume mandate. d.m.th PD me 70 mandate, pastaj vjen PS me 66 mandate edhe pastaj LSI me 4 mandate.

po po lesh lesh.

me thuaj se ku thote ligji "koalicion PARAZGJEDHOR"  e une do te te jap te drejte te me tregosh se ke do bleje berisha dhe si (pasi te kete marre mandatin e topit)

norma thote vetem KOALICION dhe per mua dmth "ai grup partish parlamentare qe i propozojne presidentit nje kandidat per kryeminister". kandidati qe mbeshtetet nga koalicioni me me shume vota (aq me teper me shumicen absolute te votave te parlamentit dhe te votave te elektoratit) merr mandatin e presidentit (se e ka te sigurte emerimin prandaj).

Veri xham syzeve kur te lexosh normat ti.

 

o macok, meta do behet kryeminister dhe deputetet e tij do te kene ku te fusin duart sa te ngopen. Pse u dashka qe meta ta ule pazarin per te te bere qefin ty?!

Po mos u be merak se edhe disa nga deputetet e PD do e kene nga nje kolltuk te ngrohte ne qeverine e armikut te armikut. shpreso qe te njohurit e tu ta shesin voten te paret.

Gene, Meta nuk do behet kryeminister kete ta kesh te sigurte. Ai vete e di kete gje dhe as nuk e kerkon.Ta thashe njehere ai do synoje per kryeminister mbas ketij mandati 4 vjecar. Gjoba e paguar per te terhequr LSI-ne eshte shume e larte. Mazhoranca ka per te qene stabel.Masat jane marre te gjitha. Konfirmimin e fjaleve te mia do e shohesh kete muaj.

NUk ka mundes te behet Meta K/minister Thjesht do te mare ndoinje karige sa per ti mbyllur gojen dhe te bej edhe ca para qe te kete mundesi te mbaj klanin e tij mafios rreth e qark ne krah te klainit te Berishes dhe Rames.
Po keshtu me keto rezultate Rama e ka te mbrojtur karigen e K/partise dhe K/bashkise se ne fakt ne % fitoj vota me shume se cdo parti tjeter. Radhitja e Metes ne krah te Berishe si jep atij nje tjeter arsye per te mbrojtur kariget sepse dot thote se Meta ishte pjese e Berishes. Keshtu qe do te kemi Beirshen K/minister Meten Zv/k/ minister e Ramen K/bashkie e K/partie

Hajt ti gezojme zgjedhjet dhe qeverite e reja per NDRYSHIM me Berishen, Gjanen, Rucin, Islamin, Shehun, Topallin, Meten, Doklen, Kocin Ramen and CO.

o zot jepja atij qe rri kot.

 

Po per cilen arsye hyjnore meta nuk do te pranoje kolltukun e kryeministrit qe do i ofroje rama?! (kjo eshte e qarte qe para zgjedhjeve kur rama nuk leshoi tiranen)

Pse meta duhet te kenaqet me dicka me te vogel se kryeminister sot?!

 

 

o Gene Ska VOTA. edhe sikur te doje Rama ska ca ti japi. Me Ramen, Ilir Meta fiton veten barazimin, sikur te marrim te mirqene qe PD nuk eshte 71 ( qe do e mbaj me pahire kete nr edhe spo i plas fare per Ruçin, se ja shpon kafken kete here ). Ne barazim 70-70 , vendi shkon ne Zgjedhje. Ku ka shonc Meta te mbaj nje fushate tjeter zgjedhore!!!! ska lekeeeeeeeeeeeeee meeeeeeeeeeee.

 

 

Gene,

Sepse klani mafioz i Berishes vetem me gjak do te leshoj karigen e K/ministrit. Te kujtohet 97?  Ndersa Klani i Rames ka akoma sheshe ndertimi per te mare ne Tirane. Kur te mbarojne ato atehere mbase flitet ndryshe

Klani i MEtes as ne ender nuk e ka pare karigen e K/ministrit ai klan do te jete i kenaqur me karigen e Zv K ministirt Logaria eshte e thjeshte nuk ka nevoje per shume komplikime

Po ju masat merrini, beni nje preventiv, propozoni nje cmim dhe pastaj prisni si do dale tenderi ne fund.

Preventivi eshte i bere. Vlen me shume nje marveshje me paqe se sa nje lufte me gjak. Ne lufte mbase fitohet me shume por gezohet me pak. Dhe fitimet bien kur lufta mbaron ne piken qe humbet me shume se sa ne marveshje paqeje

sheshet e ndertimit ne tirane i kam futur ne llogari une o tomi. prandaj dhe them se rama do i jape kryeministrine metes.

klanet mafioze i kane te gjithe o tomi. jane me te forte ata qe e kane mbeshtetjen e pushtetit te ardhshem dhe prandaj po na trajne capin keta te PD ketu e duke "festuar" neper sheshet e shqiperise.

Vetem se llogaria ime eshte me e sakte. Meta kryeminister, rama kryetar bashkie, gjysma e qeverise se metes per disidentet e PD (ka plot mer qe jane gati te hyjne ne qeverine metes jo te rames), 1 ministri PDI, 1 ministri pbdnj, 3 lsi, ca mbetet per PS (qe ka dhe bashkine).

Qeveri e nje kryeministri me 4 deputete, parajse e vertete e ministrave. Lum kush do jete aty!

Gene Llogarite e tua kane vetem nje difekt Ju nuk llogarisni mafiozet e Berishes. Ku do te shkjoen ata. Meta do te mbeshtese klain e tij Ja mbase edhe ndonje te Berishes qe ka fuqi te paguaj por jo te gjithe kane aq fuqi. Pastaj perse duhet te paguajne me shume kur me Berishen mund te paguajne sa kane paguar me pare ( plus inflacionin). Berisha ka 70 vota perse te paguajne me shume qe te konkurojne me klanin e Metes per nje vote qe ata mund ta blejne fare thjeshte.

Po pse ia fut kot o tomi?!

Ata "te berishes" nuk do paguajne po do paguhen (do marrin ne dore ministrite).

Metes do i lutet rama qe te behet kryeminister dhe ai do i lutet ca anetareve te PD qe te hyjne ne qeverine e tij (meta mund te beje ministra vetem 5 deputetet e vet, ja te themi edhe nje qe nuk fitoi, por gjithe ministrite e tjera jane te lira per pazar.

E kupton ti sa e thjeshte qe eshte kjo pune? Ishte vendosur qe para zgjedhjeve kur rama mbajti bashkine.

Socialistet eshte mire qe te reflektojne tani sepse humbja e se majtes u shkaktua nga Edvin Rama.
Edvin Rama me mendjemadhesine e tij nuk e pranoi bashkepunimin e Ilir Metes por me ironi te thelle e hodhi Ilir meten ne shporte sepse tani Edvin Rama kishte lidhur punet me g99.
Problemin ju socialistat duhet ta gjeni ne koke, e problemi eshte Edvin Rama i cili u a humbi zgjedhjet per shkak te mendjemadhesise se tij. Mos e akuzoni Ilir Meten sepse ai nuk kishte faj, nuk mund te linte partine e tij prap ne meshiren e te pameshirshmit edvin rama.
Ju kemi thene edhe para zgjedhjeve se edvin rama do ju kushtoje shume shtrenjte juve socialisteve por nuk donit ta pranonit. Por tani pasi i humbet zgjedhjet prap nuk doni ta pranoni se shkaku i humbjes suaj ishte dhe eshte edvin rama. Po me vjen cudi se si ju ka mpire fare Edvini nga truri.

po ti prit te mbyllen pazaret pastaj kendo.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).