Ermonela Jaho, Violeta shqiptare trondit Francën

LYON (FRANCE) - Më 3 korrik 2009, në ora 20:00 është bërë transmetimi live i operës “La Traviata” të G.Verdit, me regji të Klaus Michael Grüber në 39 vende të botës, si dhe është transmetuar me ekrane gjigante në disa qytete të Francës (Chambéry, Grenoble, Saint-Etienne, Valence, si dhe në festivalin “Les Nuits de Fourvières” në Lyon).

Protagonistja kryesore e kësaj opere ka qenë sopranoja më e suksesshme shqiptare e kohëve të fundit, Ermonela Jaho. Ky eveniment i rrallë artistik është ndjekur nga miliona telespektatorë, të befasuar nga interpretimi magjeps dhe suksesi marramendës i këtij talenti të rrallë shqiptar, që në një kohë rekord i pushtoi skenat më të mëdha ndërkombëtare si Metropolitan Opera e New York-ut, Covent Garden-Londer, La Scala-Milano, Staatsoper-Berlin, Opernhaus-Zürich, Opera Bastille-Paris, Opera në Filadelfia, Toronto, Helsinki, etj., duke u radhitur menjëherë në vendin e nderit midis sopranove më të njohura të epokës.

Vetëm kanali i njohur MEZZO classic numëroi mbrëmë rreth 20 milionë telespektatorë që e ndoqën këtë transmetim direkt nga Opera Shtetërore e Lyon-it. Për këtë arsye, ata vendosën ta ritransmetojnë edhe dy herë të tjera suksesin e jashtëzakonshëm të sopranos shqiptare, në datat 11 korrik (ora 17:00) dhe 23 korrik 2009 (ora 10:00).

Ermonela Jaho, që e këndonte për të njëqindtën herë këtë opera të G.Verdit, mbas triumfit të saj të padiskutueshëm me të njëjtin rol në “Metropolitan Opera” të New Yorkut e “Covent Garden” të Londrës, u prezantua edhe kësaj here përpara publikut francez në fillim të sezonit veror 2009, në Operën Nacionale të Lionit.

Drejtuesja e emisionit të MEZZO clasic e nisi me këto fjalë prezantimin e Ermonela Jahos: “Sopranoja e re shqiptare e ka kënduar fillimisht rolin e Violetës në moshën 17-vjeçare. Në vitin 2005, “Traviata” e saj e parë në operën e Marsejës do të parapërgatiste triumfin që pati në janar të 2008-ës në Covent Garden të Londrës, ku ajo zëvendësoi Ana Netrebkon. Një prezencë manjetike dhe një zë hyjnor: kjo grua e re mishëroi një Violetë të paparë deri më sot, duke alternuar vokalin e saj të mrekullueshëm me forcën e saj të pakrahasueshme të interpretimit”.

Ndërsa dirigjenti Gérard Korsten u shpreh se kishte fatin të prezantonte përpara publikut francez një këngëtare-aktore të cilësisë më të rrallë. Interpretimi i saj karakterizohej nga një forcë shprehëse spontane dhe natyrale, e cila e bënte për vete menjëherë spektatorin që në skenën e parë të operës. E më pas, zëri i saj sensual mbushej pak nga pak me thellësinë lirike e dramatike të veprës, veshur me emocione dhe një feminilitet të rrallë, duke shprehur instinktet më të holla dhe më të thella të personazhit. E po ashtu, me një shqiptim të shkëlqyer të gjuhës italiane…

Një imazh, mbase një imazh i vetëm për të ilustruar “Traviatën” e Ermonela Jahos! Me rolin e Violetës ajo mbërrin majat e artit të saj: që në paraqitjen e parë të saj në skenë, ajo do të dalë e dërrmuar nga kjo lojë diabolike, krijuar prej A.Dumas-it, veshur me tingujt hyjnorë dhe të papërsëritshëm të muzikës së Verdit…

Një imazh, mjafton një i vetëm për të ilustruar “Traviatën”: Ermonela Jaho, më tronditësja, më e zjarrta, më njerëzorja, thjesht njerëzorja e të gjitha heroinave të tij…

Timbri i saj i ndritshëm dhe harmonik transmetoi emocione të forta, alternuar me një lojë të brishtë e njëkohësisht sensuale, tronditëse për publikun që e shoqëroi me ovacione të gjata daljen e saj në skenë në fund të shfaqjes.

“Addio del passato” e saj në aktin e fundit mishëroi me vërtetësinë më të madhe vdekjen që trokiti në derë, lamtumirën e ditëve të arta të rinisë dhe Ermonela Jaho, edhe një herë tjetër e tërhoqi me vete të gjithë auditorin, spektatorët dhe telespektatorët që e ndiqnin, deri në thellësitë më intime të kësaj drame romantike, duke përcjellë emocionet e gjalla të dhimbjes më të thellë. Ajo u ngrit sublime në notat e fundit të operës, me duart që i vibronin nga dhimbja, ngashërimat dhe spazmat e brendshme, duke krijuar përshtypjen se u shua në skenë, së bashku me personazhin e saj.

Do të ishte e udhës që edhe telespektatori shqiptar të njihej me këtë eveniment artistik të përmasave botërore, mbasi do të ndihej krenar dhe i nderuar për respektin dhe adhurimin e madh që po i bëhet këto ditë artit dhe kulturës shqiptare nëpërmjet talentit dhe interpretimit të pakrahasueshëm të Ermonela Jahos. Nëpërmjet artit të saj të madh, ajo ka nderuar Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që ndodhen, në këto momentet kyçe kur vendoset fati dhe e ardhmja e vendit të saj. Ermonela Jaho u shndërrua në ambasadoren më të denjë të kombit të saj, duke e bërë të vibrojë ndërgjegjen europiane nëpërmjet forcës së saj të interpretimit, që buron nga kultura e lashtë e popullit të saj.

Kam marrë me dhjetëra mesazhe urimi nga artistë të njohur ashtu si edhe nga qytetarë e artdashës të huaj, të cilët e kanë ndjekur transmetimin televiziv. E paarritshmja, e mrekullueshmja Ermonela Jaho, sopranoja më e madhe shqiptare e të gjitha kohërave, me interpretimin e saj tronditës të Violetës në Operën Nacionale të Lyon-it, i tejkaloi mbrëmë të gjitha sopranot e epokës së saj. “…Për herë të parë, pas kaq vjetësh e pashë Callas-in të ringjallur përsëri në skenë...”, – u shpreh një piktore e njohur zvicerane.

*) Autorja është pianiste dhe presidente e ‘Opéra sans frontières’ Zvicër
 

51 Komente

T. Papavrami: "Ermonela degjova Traviaten rastesisht ne TV me ty. Nuk te njoha fillimisht, po kaloja nga nje kanal ne tjetrin dhe i thashe vetes "kush kendon kaq bukur!" Vazhdova ta degjoj dhe u habita dhe me teper. Nga me te bukurat qe kam degjuar, me te vdekur e te gjalle te marre bashke : Bravo!"

http://apps.facebook.com/daily_motion/vi...

 

 

kam lexuar nje interviste te saj, shoqeruar me nje foto, pervec te tjerash ishte dhe shume kinge... ( ne mos gaboj)

 smiley

chene, mendo qe kesaj ca bumbashire albaneze i kane dergu leter intimidimi kur ka qene per te knu te TOB-i. Po e tha gjeniu, ne jemi si Saturni qe hame pinjollet tane. Pse-ne e dim vete ne.

PS Ajo c'ka me dokendis mu (se per te me habit ka kohe qe nuk me habit me) eshte deshira perverse per te vene ne surdine zera te tille dhe per t'iu bere tam-tam ose gjerave negative per shqiptaret me reputacion te padiskutueshem, ose evenimenteve qe fare pak na cekin si shqiptare.

Mona, jemi krenare me ty! The hit is on!

Ermonela Jaho ka qene komshija ime.Rob me me vullnet skam pa ne jete.Sa here kaloje poshte ballkonit te saj vetem duke kenduar e gjeje gjithe diten.Edhe nuk ka pasur as tradite familjare sic ndodh rendom.Te jatin e kas oficer ,edhe nga gjendja ekonomike nuk qene shume mire .Vetem nje vullnet i papare e ka bere ate qe eshte.

 20 million telespektatore tek Mezzo (kanal francez me pagese ne kabell) eshte ekzagjerim.  i bie ta ket pare me shume se gjysma e frances (60 million banore e shume me pak televizore). 

ka mundesi qe 20 million te kene qene shikuesit e shume TV qe trasmetonin ne direkt evenimentin, nder te cilet edhe MEZZO.

sidoqofte do te mundohem ta regjistroj ritrasmetimin e ta vej diku ne net per te interesuarit. smiley

Isha ne naten e pare te La traviate-s ne Royal Opera House kur kendoi Netrebko vjet. Eshte e madhe dreqi, por arrogante ne kulm; megjithate i shkonte roli i Violetes.

Nuk e kam pare Jahon por nese e ka zevendesuar mire, bile e ka bere te veten Violeten, atehere urime. Eshte mire te krenohemi me talente te tilla.

Para dy vjeteve qe ishte ne Amerike s'ishte aspak arrogante.

po ku e pe o ujk qe ishte arrogante apo i kerkove ndonje autograf dhe nuk ta dha smiley

HAHAHA,

Jo, kryenece, por nje vit para Traviates, nuk deshi te kendonte ne operan Don Zhuani dhe nuk e pashe dot, packa se mezi kisha gjetur bilete. Po ashtu edhe ne nje rast tjeter ne Salzburg anulloi pa ndonje arsye bindese. (te pakten ashtu m'u duk mua, pasi kisha lene nje grusht parash per ta pare)

me vjen keq qe paske harxhuar gjithe ato para...

Kane kaluar dy vjet, por ende me vjen keq, se pervec asaj anulloi edhe nje tjeter soprano qe doja ta degjoja.

sa te kam zili o ujk ( sigurisht, jo per leket e humbura ) smiley

Suksese Ermonela! Komplimentat dhe fjalet e mira per kete soprano, s'jane ekzagjeruese sepse i kam degjuar nga disa njerez rastesisht te cilet e kishin pare Ermonelen ne Metropolitan Opera ketu ne NY edhe ishin mahnitur nga prezantimi i saj.

 

Suksese Ermonela!

Jemi krenarë me ty!

Të lumtë!

 Ermonela eshte shume e embel e simpatike ne person. Ne skene duhet pak divllek, megjithate i shkon.

Urime Ermonela!

artikulli eshte plot pathos, edlira e ka leshu pa dur entuziazmin e saj lirik per nje bashkeatdhetare, te njohur fillimisht nga bota si talent i rralle.

do te qe me mire te na fliste me tona te njejta per dike qe njeri nuk e njeh, por qe ajo vete i beson talentit te tij. 

ketu ku thote : 

Do të ishte e udhës që edhe telespektatori shqiptar të njihej me këtë eveniment artistik të përmasave botërore, mbasi do të ndihej krenar dhe i nderuar për respektin dhe adhurimin e madh që po i bëhet këto ditë artit dhe kulturës shqiptare nëpërmjet talentit dhe interpretimit të pakrahasueshëm të Ermonela Jahos. Nëpërmjet artit të saj të madh, ajo ka nderuar Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që ndodhen, në këto momentet kyçe kur vendoset fati dhe e ardhmja e vendit të saj.

 

te ben me qesh. duket si fjalimet enthuziaste te kohes dulles. ajo harron qe talenti saj artistik ( e larguar qe ne moshe 18 vjeçare prej shqiperise ne Itali per te studiuar muzike) pak ka lidhje me kulturen shqiptare. 

me shume mendoj se lidhet me racen. shqiptaret jane te gjithe talente edhe pse pa edukim e kulture. nje talent pa edukim nuk mund te zhvillohet. te kishte ndejt ne shqiperi ajo goca (apo gruja) nuk do te ishte kjo qe eshte bere sot.

prandaj nuk ka pse ti jete e as ti jemi mirenjohes "kultures shqiptare". 

nejse, nuk duhet kerkuar me shume kur nje pianiste shkrun per nje kengetare. smiley

 

prandaj nuk ka pse ti jete e as ti jemi mirenjohes "kultures shqiptare".

hej bela, shqipot i ka zene keq virusi i "objektivitetit"! 

po inatin e pathosit te Dedjes pse ia nxjerr kultures shqiptare, xhanem?

Jaho, sic thuhet tek faqja e saj, ka marre mesime te kenduari qe ne moshen 6vjec dhe ka perfunduar shkollen e mesme artistike ne Shqiperi.

Dhe nje pianiste, gjithesesi, ka aq djeni per profesionet e ketyre fushave qe duan sh kohe te brumosen, shpesh qe ne femijeri... smiley

Ermonela, shqipe yll! 

p.s. faqja e saj me foto te Fadil Berishes  smiley

http://www.ermonelajaho.com/

 

 ti ke te drejte, shkolles tone te mesme artistike duhet ti bejme nje lapidar. ne fakt sistemi jone me shkolle te posaçme artistike ne kete nivel shkollimi, eshte unik ne bote me duket. prandaj femijet tane i kalojne pa problem konkurset e huaj. 

po qe thu ti per te balancuar pathosin e saj (shkrueses) i kundervura timin (qe patjeter eshte i padrejte dhe shqeteson po aq).

ne fakt do te me pelqente me shume nje artikull me neutral, pa partizanllik.  

Vetëm kanali i njohur MEZZO classic numëroi mbrëmë rreth 20 milionë telespektatorë që e ndoqën këtë transmetim direkt nga Opera Shtetërore e Lyon-it.

Shifra me te vertete impresionuese!

Pergezime sopranos Ermonela Jaho per kete sukses qe nderon ate vete dhe vendin e saj, Shqiperine.

Pergezime sopranos Ermonela Jaho per kete sukses qe nderon ate vete dhe vendin e saj, Shqiperine.

 

Une do te thoja qe nderon veten, familjen dhe shoqerine. smiley

PF, se po me ha 5 minuta shume t'kushtueshme. Kur isha ne GA i pysja ata aziatiket qe bojn statistiken ne US: Kush o statisticieni me i mire ne SouthEast US? Ene e maja fytyren serioze. Ata rrishin e shifshin si te hutum. I thojsha, po thuje mer, qe Cim Cela osht. Ata qeshnin dhe e thoshin emrin. Ene un: ho mer, kaq e zorshme ishte... thuje pra, se s'te dhem...  smiley

E kom llafin, pse mer kaq me fryk me e thon i fakt oMbjeNktiF, qe Ermonela Jaho eshte shqiptare. Cer t'keqe ka kjo? Kush po e vret aq shume. Krenarit jon individuale. Ama dicka: per mu (edhe pse s'm'rrit rrogen) eshte me mire kur diku, ne nje shkelqim artistik, vihet edhe percaktimi "shqiptar". Ajo (Ermonela) nuk se po e bo per Shqiperine performancen, NATYRISHT, po ama edhe me c'atdhesu ne ket fare feje ne emer te nje kozmopolitanizmi te neveritshem, ket s'kom per ta marr vesh kurre. Kjo fqinjeron me nje alibi per ambicje te ulta (ose motive te dobeta, eshte llafi). Ket lloj qasje s'kom per ta mor vesh kurre - e kom llafin tek kta kozmopoltet trurrjedhur tanet - kta sikur i ha meraku se mos ne, sapo te dalim nga dera e shpise, do takojme afro-filipinasin e pare qe do na zene syte, do e kapim per brryli, dhe do i themi: hej e more vesh, Ermonela Jaho dha shfaqje ne Lyon me standing ovation, dhe guess what, guess what,  guess what,.....mahu se mosh bish, kujdessss, pergatitu: ajo osht shqiptare.... or tungjatjeta... e sa kto male e sa kto shkrepa...

 Emo, nuk jam kontra, thjesht me shkakton nje ndjenje buzagazi urimi ne veten e dyte njejes. Kam qene ne nje klase per 4 vjet me Inva Mulen tek "11 Janari". Me pelqen ta them kete kur bie rasti, dhe eshte gjithmone dikush qe habitet e kerkon te dije me shume. Kam provu ne raste te tjere te them, "ky filani ose filanja jane shqiptare" dhe gjithmone kam hasur nje ngritje vetullash te tipit "so what". Pastaj mendoja, po sikur ky te me thoshte "e shef ket Xhim Morrisonin mer. Ky osht amerikan!" a nuk do beja edhe une te njetin reagim?

P.S. Kur ishim ne gjimnaz harxhonim shume kohe duke krijuar "skenare te pamundura" Njeri prej tyre ishte Mik Xheker me grupin e tij qe i bijshin orkestres ne nje dasem ne Dukat te Poshtem. Nje plak cakerrqejf nga pija dhe muzika, ngrihet me nje gote raki ne dore dhe i drejtohet Xhekerit. "Rrofsh o djale, se na kenaqe. Te kam gjetur tani me kete dolli me 9 shendete per te gjithe te dashurit e tu". Xhekerit qe i eshte bere koka daulle nga pija, tymi i duhanit dhe te bertiturat e dasmoreve, por edhe qe nuk e kthen dot dolline i pergjigjet plakut me nje buzeqeshje te sforcuar ne buze dhe me goten e rakise ne dore: "Ti qe me gjete mua, e gjetsh nga Perendia!"

N'Dukat e cojshit Jagger-in mer?  smiley 

E imagjinoj ne mjes, Marianne Faithfull me gjym ne dore duke i shti uj me la syte dhe ndersa ky i thoshte, honey, I think I'm on something... like... you can't always get what you want... tamom m'at cast, Birce Hasko kalon te gardhi e thote, e si u 'dive, o Xheker...  smiley 

Jeta funit fare smileysmiley

imagjino psh paris hiltonin qe lan breke ne govate druri, pasi ka mjele lopen, e pasi i ka shtene zahire a jonxhe. nderkohe qe george clooney shkon per dru me gomar, sean connery zjen raki kumblle me nje kazan xingato te zi sterre, ku here pas here hedh dhe ndonje pjeshke a ndonje molle, ndersa johnny depp hipen ne nje peme te drejte qershie kokerrvogel te zeze, prej nga nuk zbret pa u dendur ne qershi te krimbura. brad pitti me nje fije kashte ne buze fershellen avazin do marr sha'moj sharren te sharronj selvine, nderkohe qe tret shikim pertej nga osumi i turbullt pas shiut la ne mal. Ne bythe te nje meni luajne domino paul mccartney the leonard cohen, qe nuk shkeputen dot nga pulitika, ndersa ne hije te arres ia kane keputur peskatshit cunat e metallicave, qe lozin me pesmij lek dora.

Ah c'jane ato rrotat e triciklave per opinga, the me vete David Bojalliu duke terhequr mushken per kapistalli. Ne shesh te xhamise e priste Brusi i Springstineve nga Cerenishti qe po ndizte duhanin me masat. Nxori cakijen dhe beri nje pipze. E donte per pjesen e re country Corovoda County Line qe do e kendonin sefte ne dasmen e Ilas Xhei Foksit me Xhesika Myftar Simpsonin nga Kapinova e komunes Munushtir-Yorkshir. Konkurrence e madhe ahengu: nga Buzuqi nje fare Uilli Uilli nga lagje Nelsoneve, kish cuar edhe ai haber qe grupi i tij e kishte nje te re Sympathy for Merushe dhe kjo fill pas hitit Hey Xho, ku vete kshu, gjer te city kam pak pune - bashkpunim me Xhemal Hendrix nga Grepcka.

 Sol, nuk bohet ashtu. Kapet nje personazh dhe e tjerr sa gjere e gjate. 

 

Paris Hiltoni qe po lan nje pale breke te gjata burrash ne nje govate druri ne oborr nen hijen e manit. Floket i ka bere bishtkal dhe i ka lidhur pak shtrember ashtu capkenshe. me vete po fishkellen nje kenge franceze. Nga ana tjeter e rruges afrohet Vasilika me Antigonin, te zena perdore qe shkojne te blejne poca elektriku tek dyqani i fshatit.

Ua, , thote Vasilika. Pa shikoje pak kete rruspien qe dilte ne televizor dhe kerkonte best friend , e qe s'ia mbushte mendjen asnjera, tani nuk e ngre koken nga govata.

E de, thote Antigoni. Sikur i ka bere magji ay Petrua moj xhane!

Eh mi katnare Boboshtice, thote Parisja me vehte.  T'ia shikonit njehere sa e ka dyfekun Petrua, pa pastaj ta merrnit vesh magjine. Po ehu sa kam pare une si keto shurrufllat. Dhe pa e kthyer koken fillon te kendoje me gjysem zeri:

O moj breket e ergjendta

c'thesare qe mbani brenda...

 

me beri gje ze njeri mua?.............smiley

Pf, rrofsh se me bere te ve buzen ne gaz, pas nje mengjesi te nisur me nje  perplasje te mire makine...

kam edhe une nje rast te tille.

Kur i thashe nje Canadezi qe Tie Domi eshte from my country

Mu pergjigj : Are you from Belle River (qyteti ku ka lindur ketu afer me Windsor)

Une mendoj se nderon edhe Shqiperine, mqs. eshte shqiptare. smiley

Drejtuesja e emisionit të MEZZO clasic e nisi me këto fjalë prezantimin e Ermonela Jahos: “Sopranoja e re shqiptare e ka kënduar fillimisht rolin e Violetës në moshën 17-vjeçare.

Bofsh hajer per  vete moj Ermonela, e zoti ta bofte drite !

Te marrshin te ligat bushtrat inatqare, dhe fali budallenjte qe te varin gure pergjegjsish nacionaliteti mbi qafe.

Ne na bohet qejfi qe je shqiptare. Respekt per talentin dhe punen ! Modele te tilla jane thesar per shqiptaret. Faleminderit !

Te pohosh se ajo nderon edhe Shqiperine na qenka prej budallenjsh qe i varin pergjegjesi nacionaliteti?!

Dakort qe ne e kemi te bastarduar ndjenjen e perkatesise kombetare dhe e kujtojme vetem ne raste inatesh ballkanike... por te arrijme deri ne kete pike sa te mos pranojme faktet, kur ato jane pozitive, kjo eshte e tepert.

Te njejten gje thone edhe jo shqiptaret ne raste te tilla. Eshte normale. Eshte logjike.

Te thuash te kunderten eshte anormale. Te kete arritur cberja deri ne kete pike?!

 shfaqjen mund ta shihni tek kjo lidhje : index.html

 

Des shyqyr qe ste ka dhene Zoti ndonje talent Big Grin se ketu tek peshku do te kishin lavderuar jashte mase Tongue

 leni llafet dhe shihni shfaqjen, per me teper ka nje femer (figurante) cullak ne cep te skenes. me pak raki e djathe mund tu duket si lepa brena dhe ju terheq spektakli . smiley

Madame Butterfly me I.Mulen ,Violeta me Jahon.....Il bel canto eshte shqiptar...ose deri diku.....Po ai 20 milionshi sikur pak si shume....

 sidoqofte pasi pash kete shfaqjen (vetem dy actet e pare ne fakt) shkova dhe lexova per kuriozitet edhe se çfare mendonin te tjere mbi te, tek nje forum melomanesh (te pasionuar pas muzikes) franceze. 

shumica nuk ju kishte pelqyer. mendonin se megjithese ka nje ze te fuqishem ajo çirret shume. kryesisht ngaqe i mungon teknika sipas tyre. 

kur pashe agenden e ketij viti te mbush plot me koncerte, mendoj se ajo kendon me shume (siç duket e terhequr nga fitimi) se çduhet ose eshte e afte te perballoje emocionalisht.  

ja nje koment qe po citoj prej atje :

MarieAude a écrit:La soprano albanaise Ermonela Jaho n'est pas encore très connue du grand public. En 2005, sa première Traviata à l'Opéra de Marseille laissait présager le triomphe obtenu en janvier 2008 au Covent Garden de Londres, où elle remplaçait en janvier 2008 Anna Netrebko souffrante
voilà tout est dit; 
en 2005 elle était très prometteuse 
elle a chanté Mireille à Toulon l'année suivante 
puis Manon à Marseille, magnifique. 

ensuite, elle a pris la grosse tête (et a beaucoup grossi) et s'est brûlé les ailes... 

sa récente prestation à Avignon dans la Clémence de Titus était mauvaise, la voix forcée, le jeu outrancier.

po ne qe nuk e mbllacisim dot frongjishten, si t´ia bejme? Ka ndonje perkthim per ne?

Hajdaro, tani si thu ti, a me besu kritiken e specializume te perendimit (US & Europe) apo kto varjantet e forumeve tip filon fisteku a ecrit...  smiley   

 ne fakt duhet me besu veç veten. po te pelqeu gjeja, kjo ja vlen po nuk te pelqeu nuk ja vlen, kjo eshte teoria e vetme e drejte.

tashti problemi yne si shqiptare eshte se ne ket rast gjykojme nje tonen, po shqiptare. kjo na e ngaterron mendjen sepse pelqimit i shtohen edhe gjera te tjera. 

prandaj thashe me lart, qe shkrimi do te me pelqente te ishte me neutral, kjo do ta bente ndoshta (ne dukje) me te drejte. 

sa i perket kritikes dhe melomaneve, cili prej tyre ka te drejte, prap kjo varet prej nesh. per mendimin tim si kritika po ashtu dhe melomanet nuk kane gjykim te nalte, sepse po te ishte keshtu keta nuk do t'u mjaftonte vetem te benin tifozllik por, nje dite, te ishin dhe vete aktore ose krijues. 

nje kritik i mire nuk mund te jet kurre profesionalist. sepse nje profesionalist i mire nuk qendron dot tere jeten kritik (duke qemtuar gabimet ose cilesite e te tjereve), nje moment ai krijon vepren e vet.

pra kritiket me te mire te kesaj sopranos jane vetem sopranot e tjera si ajo (psh inva mula ne kete rast). ata vetem, duke ditur veshtiresite e zanatit, gjykojne domosdoshmerisht me drejte se ne, edhe kur jemi amatore te operas. 

Urime Ermoneles dhe suksese te metejshme!

Por ka edhe ketu kengetare lirike shume te mire, qe duhen mbeshtetur, nese s'duam qe t'i humbasim. Eva Golemi dhe Armando Kllogjeri jane te shkelqyer.

 Lind nje pyetje vetvehtiu, pyetje qe e kane bere dhe te tjere shum kohe me pare; 

Si ka mundesi qe shum shqiptare bejne hajer jashte, shkelqejne me talentin e tyre sa terheqin dhe vemendjen e te huajve, ndersa ne Shqiperi keta jo vetem qe nuk ndrisin por dhe ne shum raste humbasin si talente apo me keq  neglizhohen. 

A nuk duket se diçka nuk shkon aty ne shtetin shqiptar dhe strukturat e saja. 

se ka shume zili perreth pjer, se jemi vend i vogel  dhe kur del nje i talentuar ose e njeh se ke qene ne te njejten kopesht, cerdhe shkolle,pune, apo te peshku pa uje, me te, dhe ti nuk e suporton dot faktin qe: ai po dhe ti jo...

 Si ka mundesi qe shum shqiptare bejne hajer jashte ....

ngaqe atje (jasht) ka rob te pasionum me shume. ne shqiperi plot halle te tjere kemi me te ngutshme. mjafton te shohesh ket blog, per çfare diskutohet me fort dhe e merr vesh. 

sepse qe thu ti, pse shkoj nene tereza ne indi ? po ngaqe ka te varfer me shume merr jahu, eshte pergjigja. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).