Ende ne pritje....Vota shtese per PD

Vota shtesë për PD-në, KQZ ndreq gabimet e KZAZ-ve

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdon të publikojë një numër parregullsish në rezultatet e veta paraprake, një pasqyrë jo e plotë e të cilave është më poshtë.

 

Fillimisht të dhënat nga KZAZ-të kanë mbërritur në KQZ në mënyrë elektronike, por tani që janë dorëzuar tabelat përfundimtare përmbledhëse, shihet se ka mosperputhje. KQZ vazhdon të korrgjojë rezultatet që ka publikuar deri më sot. Nga të dhënat e mëposhtme, shihet qartë se një numër i konsiderueshëm votash do të shkojnë për PD. Vota këto, që deri tani janë deklaruar si të PDRE.

- në Qarkun e Durrësit, në QV 1430/1 të KZAZ nr. 8, 168 vota të Partisë Demokratike i janë regjistruar si rezultat elektoral Partisë Demokracia e Re Evropiane;

- në Qarkun e Elbasanit, në QV 2303 të KZAZ nr. 12, 237 vota të Partisë Demokratike i janë regjistruar si rezultat elektoral Partisë Demokracia e Re Evropiane;

- në Qarkun e Kukësit, në QV 0502 të KZAZ nr. 36, 75 vota të Partisë Demokratike i janë regjistruar si rezultat elektoral Partisë Demokracia e Re Evropiane;

- në Qarkun e Lezhës, QV 0847 të KZAZ nr. 39, 250 vota të Partisë Demokratike i janë regjistruar si rezultat elektoral Partisë Demokracia e Re Evropiane;

- në Qarkun e Lezhës, QV 0707 të KZAZ nr. 37, 150 vota të Partisë Demokratike i janë regjistruar si rezultat elektoral Partisë së të Drejtave të Mohuara e Re, ndërkohë që rezultati elektoral prej 2 votash i Partisë Demokracia e Re Evropiane i është regjistruar si rezultat elektoral Partisë Demokratike;

- në Qarkun e Shkodrës, në QV 0280 të KZAZ nr. 40, 183 vota të Partisë Demokratike i janë regjistruar si rezultat elektoral Partisë Demokracia e Re Evropiane.

 

KQZ: Përfundoi procesi i numërimit në çdo qark. Do shqyrtojmë Fierin

ora 17:00

TIRANË - Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në 12 qarqet e vendit. Zëdhënësi i KQZ, Leonard Olli deklaroi sot në orën 16:30 se "tashmë nuk po numërohen më në asnjë qytet. Ndërkohë në KQZ kanë mbërritur tre kutitë e KZAZ nr.20 të Fierit që do të numërohen në këtë institucion. Po kështu materialet zgjedhore të KZAZ nr.19 të Patosit (qarku Fier) janë nisur drejt Tiranës".

Përsa i përket KZAZ-ve të Fierit, apo qa mbajnë peng numrin e mandateve, Olli tha se "materialet për KZAZ-në nr.20 kanë mbërritur dje dhe pritet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mbajë një mbledhje të posaçme për to. Ndërsa kutitë e KZAZ nr.19 janë të numëruara, por ato janë nisur drejt Tiranës bashkë me materialet e tjera zgjedhore vetëm për shqyrtim".

Aktualsht në KQZ janë duke u numëruar kutitë e votimit të KZAZ nr. 39 të zonës së Fushë - Kuqes, ku deri tani janë numëruar tre kuti e para, prej të cilave rezulton se PD ka marrë 650 vota, ndërsa PS 347 vota. Në orët e pasdites do të numërohen edhe tre kutitë e tjera të kësaj KZAZ-je për të mbyllur kështu proçesin për qarkun e Lezhës.

"KQZ-ja ka marrë në administrim të gjitha materialet zgjedhore dhe po hedh në data-base të dhënat e e dokumentuara si dhe po i krahason ato me të dhënat e ardhura në mënyrë elektronike. Salla operative po punon me intensitet dhe shumë shpejt do të dalim me të dhënat përfundimtare mbi rezultatin e zgjedhjeve në vend", tha Olli.(Shekulli online)

 

 

 

 

352 Komente

Si vajti ajo pune?! Na dolen te forte lalucet, ereee... S'i leshojme kutite dhe te hidheç pupthi, eree... Po sipas ca burimeve nga vendngjarja, aktorja e mirenjohur R. Bulku dje ka luajtur rolin e jetes se saj... ate rol qe e fut ne plejaden e yjeve hollivudiane... Nje yll ne Bulevardin cekaemrin per Bulkun dhe Oskarin... ate te vertetin, ore... pa pike medyshjeje! smiley

Ah, mi te keqen xhaxhi ty. Po ka menduar Partia edhe per kete dite mi t'u befsha; ne Fierin e shkrete ka nja 60 vjet qe mbillet fare e shquar Mallakastre, pa llogarit farat e tjera, mi xhan i xhaxhit.

Partia mendon per te gjitha, edhe kur fle populli. E kemi sycelet Partine me gjithe vije.

E degjove xhaxhin Gramoz Ruci dje qe beri thirrje per gjak? E di mire Partia se kujt i flet me keto mesazhe.

Dhe kjo kur kane perballe shokun e rradheve Sali. Imagjino se c'behet sikur perballe nje kundershtar real.

Po, o xhaxhi, po, por problemi eshte se ne Fier ata qe benin zallamahine nuk ishin fierake. Thenia ime ishte me ironi dhe mua sinqerisht me vjen keq per rrenimin e atij qyteti, qe me prek nga afer...

Albania's electoral shortcomings could delay EU bid
Christian Science Monitor

 

....."By failing to make greater progress, Albania has missed a golden opportunity to put the question of its [EU] candidate status beyond doubt," says Gabriel Partos, an Eastern Europe analyst with the Economist Intelligence Unit. "If Europe's economic problems exacerbate [EU] enlargement fatigue, Albania's electoral shortcomings could yet be a set-back to Albania's EU hopes over the next year or two."

US credibility on the line?

The US invested a lot diplomatic credit for Albania's accession to NATO in April, and if fraud is once again presented in the electoral process, Washington could be deeply embarrassed. More details about alleged voting irregularities are expected to emerge in coming days.

However, some analysts believe that despite Albania's shortcomings the decision to offer it NATO membership was the right one.

"The fact that the elections were far from perfect doesn't undermine the sound reasons for including Albania in NATO," says Gabriel Partos, an Eastern Europe analyst with the Economist Intelligence Unit. "In any case, NATO itself is not an alliance of democratic saints, but like other multinational organizations, such as the EU, it helps 'level up' democratic standards among its newer members so they can catch up with the established democracies."
 

http://news.yahoo.com/s/csm/20090701/wl_csm/oalbaniavote_1

Zgjedhje të rejaNga Mero Baze

Zgjedhjet e 28 qershorit nuk i dhanë një mandat të ri kryeministrit Berisha dhe janë zgjedhjet e para pa fitues në Shqipëri. Pas një procesi torturues numërimi, me standarde tërësisht të shkatërruara, rezultati duket se ndëshkoi ideatorët e këtij Kodi Elektoral dhe po vë në provë integritetin e tyre moral para shqiptarëve.

Rezultati është i tillë, që, sido që ta rrotullosh, nuk na jep shanse për një shumicë që mund të frymëzojë një Shqipëri evropiane, sikundër është objektivi i klasës politike shqiptare. Tentativat e fundit të Sali Berishës për të prekur kutitë e Fierit me njerëz të nxjerrë nga burgjet apo udhëtimet nëpër natë të Aleksandër Frangajt me pará në dorë për të blerë deputetë nga e majta në favor të tij, janë sjellje të padenja për një shoqëri të lirë. Shqiptarët kanë votuar në shumicë Partinë Socialiste, e cila, për shkak të mungesës së një lidershipi eficient dhe gabimeve taktike, nuk ka përkthyer dot në mandate votën popullore pro saj. Në këto kushte ajo është e dënuar të qëndrojë larg pushtetit, edhe pse ka marrë votat e shqiptarëve, sikundër Berisha është i dënuar të dorëzojë pushtetin, edhe pse ka mundur të mbiprodhojë mandate me më pak vota se rivali i tij.

Zgjidhja e vetme në këto kushte është shkuarja drejt zgjedhjeve të reja parlamentare me standarde realisht evropiane. Askush nuk ka të drejtë të ulet sot në kolltukun e kryeministrit duke e nisur ditën e parë të punës me blerje votash dhe duke na mbajtur peng për katër vite, në funksion të interesave të atyre deputetëve që kanë shitur votën e tyre. Asnjë shans nuk kemi për një Shqipëri evropiane, nëse nuk kemi një parlament evropian dhe një shumicë legjitime në pushtet.

Zgjedhjet e reja parlamentare mund të kryhen sa më shpejt të jetë e mundur, ndoshta në muajin tetor, ndërkohë që vendi mund të drejtohet nga një qeveri teknike, e propozuar nga një bazë e gjerë politike.

Përpjekja për t’i lënë kohë Berishës deri në shtator të blejë mandate deputetësh, është antiproduktive dhe fyese për Shqipërinë. Edhe sikur Partia Socialiste të marrë 71 mandate së bashku me LSI, nëse Kolegji Zgjedhor gjykon me qetësi mbi kutinë e Beratit, as ata nuk kanë të drejtë të na qeverisin për katër vjet pas një procesi të degraduar në këtë standard, ku të burgosurit ordinerë të Shqipërisë janë bërë papritur njerëzit më të dashur për ministrat e Sali Berishës dhe vendimtarë për votën e qytetarëve shqiptarë. Ky nuk është një proces që ka prodhuar një shumicë legjitime për Shqipërinë. Ky proces për ironi të fatit ka ndëshkuar ata që ndërtuan këtë Kod Elektoral dhe kostoja më e ulët është të shkojmë drejt zgjedhjeve të reja.

Them se është kostoja më e ulët, pasi, siç po shkon procesi, çdo qeveri e dalë me blerje votash do nxjerrë qindra-mijëra njerëz në rrugë dhe do e çojë Shqipërinë drejt destabilizimit dhe zgjedhjeve të reja. Është më mirë të shkojmë drejt këtyre zgjedhjeve me qetësi dhe maturi, përmes një qeverie teknike, edhe pse përmes ndonjë korrigjimi ligjor dhe në Kod, siç mund të jetë numërimi automatik i kutive, se sa të shkojmë në zgjedhje pas një procesi të gjatë trazirash sociale dhe protestash që do të na identifikojnë në botë dhe në Bashkimin Evropian si një vend që ka ende problem zgjedhjet e lira dhe standardet e tyre.

Me këtë rezultat zgjedhjesh unë nuk mund të pranoj nesër kryeministër as Edi Ramën dhe as Sali Berishën dhe si unë ka qindra-mijëra qytetarë shqiptarë. Që zgjedhjet të prodhojnë një shumicë normale dhe legjitime, dhe që qeveria e re të jetë frymëzuese dhe të ngjallë besim te shqiptarët, duhet të jemi të qartë për nevojën urgjente të zgjedhjeve të reja dhe për nevojën e një qeverie teknike me bazë të gjerë, që të zhdukë nga skena ministra të shoqëruar nga kriminelë para qendrave të votimit në vjeshtën që vjen. Sa më shpejt ta kuptojë Sali Berisha dhe Edi Rama këtë nevojë urgjente për shqiptarët, aq më e ulët do të jetë kostoja që qytetarët shqiptarë do t’i paguajnë këtij procesi që degradoi si çdo gjë që mbetet në dorë të Sali Berishës.

Për pak sa nuk nxorrra t'vjellët tuj e lexù artikullin.

Shyqyr qi u nala veç te dy paragrafet e par....

Mero Baze.....

Po a ishte njiky qi e shiti për 30.000 euro ankimimin e tij për deputet n'05.

Edhe u çmend krejt kur nuk i dhanê t'drejten e administrimit të SHBLSH!!!

Ik more MERO mos del ma n'televizor per do vjet t'mira, tuj maj shpres se njerzit kan me t'harrù edhe ty kan me t'u rrit pak ma shum flok't

Jeni per te ardhur keq...e di ndonjeri nga ju ligjin apo shkruani c'u thote kryetari.

Duke perfshire mandatin e 9 ne Fier per PS rezultati eshte 70-66. E mos thoni qe PS ka shprese per mandat te 10 se i duhen 15 mije vota nga ato 3 kuti...beni hesapet.

Keshtu qe ne cdo situate PD ka me shume se PS dhe PD ka te drejte te formoje qeverine. Si do i beje 71 eshte hesap tjeter por Edvini i ka te humbura zgjedhjet...gjithe rremuja ne Fier ka per qellim kontestimin dhe te shmange doreheqjen...por gjithsesi do e nxjerrin me shkelma nga PS.

Si do i beje 71 eshte hesap tjeter

Nuk është hiç hesap tjetër. Duket sikur s'të rruhet hiç  që flitet për blerje mandatesh me cash ne dorë.

N.q.se Sala i ka 71 mandate nga vota e popullit, bujrum le ta formojë qeverinë. Çdo mandat tjetër i blerë, ka vlerë morale null dhe konfirmon sa larg jemi prej standarteve.

Mos t'bahena ma të KSHTÊN se papa....

T'njêjten gja do ta kishin ba edhe t'majtët po të kishin kên 70 me 66 për to.

Si thu ti. Me ba edhe nji her tjetër zgjedhje me kyt kriz ekonomike qi e kena mrênda nesh (jo te dera si thojn disa)....

N.q.se e majta do të bënte të njëjtën manovër, do kisha prapë të njëjtin mendim.

Tani n.q.se unë duhet të zgjidhja midis një maxhorance me deputetë të blerë dhe mbajtjes së zgjedhjeve të reja do zgjidhja këtë opsionin e dytë si e keqja më e vogël.  Nuk ka me falimentu shteti se ri-zhvillohen zgjedhjet, mos u bëj merak. Për me ju rikthy artikullit të Mero Bazes, nuk ka faj kur thotë ai që me kët' rezultat as e majta as e djathta nuk kanë të drejtë morale me qeveris.

Mos je rritur gje ne France ti? Pse pretendoni cudira ne Shqiperi. Ky eshte niveli i shoqerise shqiptare.

Ne France nuk ndodh kjo, por ne France as nuk kandidohet per kryeminister nese je kryetar bashkie ne Paris. Se nuk te voton populli pa jo per gje....

Me sa di unë drejt këtyre "çudirave" pra aspirojmë me shku. Ato ç'ka i quajmë standarte. Në një moment duhesh bërë hapi i madh me shku drej "çudirave" dhe zgjedhjet e kësaj rradhe ishin momenti më i përshtatshëm pasi gjithë kushtet ekzistonin.

Ne France nuk ndodh kjo, por ne France as nuk kandidohet per kryeminister nese je kryetar bashkie ne Paris. Se nuk te voton populli pa jo per gje....

E ke gabim këtu. Jacques Chirac është shembulli më i mirë. Kryetar i bashkisë së Parisit (1977-1995) -> president 1995-2007.

Po jo pa dhene doreheqjen more trim...se andej nga Franca duhet ta dish qe kjo eshte politikisht e papranueshme...pra jep doreheqje pastaj kandidon per kryeminister, jo variantin po fitova jap doreheqje...

prapë e ke gabim or trim:

  • 20 Mars 1977 në 16 Maj 1995 : Kryetar i Bashkisë së Parisit
  • 7 Maj 1995 zgjidhet President i Republikës.

Gjithsesi kjo histori nuk ishte për me hy në detaje a e kishte mandatin a jo në kohën qe kandidoi. As ma ndjen fare nëse Rama do e linte a jo Bashkine. Shembulli ishte për të demonstru që Krye-bashkiakët e kryeqyteteve (të paktën ne France) janë persona të ekspozum shume mirë për me qenë kandidatë e me marrë votat e popullit.

 

Shqiptaret nuk dine te rregullojne dot veten e tyre ,me sa behet stan me lepuj ,aq mund te behet demokraci  me Shqiptaret !

ku e gjete ket artikull mar Li, jo progrese te mdha prandaj ne 1 ose2vite shqipn s'hyn ne Eu'????Po as 4 as 6.Nuk dojn me na fut as sikur te kishin shku perfekt zgedhjet.nuk jan determinante sic thojn,jan preteksti. edhe per media internacjonale duhet me filtru mir.

Nuk e kuptoj si pse behet kaq shume rremuje per kutite e fiearit. Shume te pa fytyre socialistet, vetem per te dale ai gjeja gjate ne Tv edhe mos ta nxjerrin perjsht me shkelma nga Ps , qe nuk ka per te ikur, po ben gjith kete rremuje per 3 kuti ordinere. Apo ka frike se mos e ka marre PDI perseri ate deputetin?

Flet kot me kot edhe per Beratin, do marrim deputet te 5 thote.Kuteti atje jane mbyllur, ka mbaruar numurimi. Jane firmosur procesverbalet nga te dyja palet. Ca don me ky pallosh i gjate?

Hec ere dreq, lere te perfundojne zgjedhjet aty edhe gjith secili te mbaj pergjithsitet e veta. Se kjo pune ka marre fund. Sali Berisha edhe 4 vjet kryeminister.

p.s Ketu ka skena te papara, kush shikon Kol Ballen tek top-channeli, skamqeshur me shume sesa me portokallin. Po mesonin Vasilin dje si te bente qe te kerkonte zgjedhje te parakoshme smiley

o kingo degjo se une jam nga fieri dhe e di kush eshte mbeshtetes i PDse ne fier... llumi i llumit... dhe sjam habit fare kur kam degjuar se cpo behet. jane po ato fytyra qe benin te fortet ne 1996 dhe qe tani jane miq te ngushte me ministra. ne djall te vene te gjitha, ne djall te veji dhe shqiperia kur kemi harritur ne te na mbajne peng nje grup horrash... republik bananesh... u harriten standartet!!!! LESH ME QIME....

Easy, easy shoku, se ba me të kallxù un ty se kush jan ato qi i shkojn mrapa PS n'Shkodër, ai "llumi i lumit" t'duket ty si Jasemin i spërkatun me parfum Armani

O xhorxhi me behet qejfi qe je nga Fieri. Kam shume rrespekt per Fieraket.Por te bllokuar qenderen e votimit aty po e mbajn horrat e Ps. nu ka militante te PD. Nuk je informuar mire. Kuptohet qe militantet e Ps, te udhehequr nga Gramos Ruci ne krye. Ca pret me ti? vetem te vij edhe Ramiz Alija me Nexhmije Hoxhen aty.

 

E kupton qe gjith kete rremuje te fundit po behet vetem per te prishur zgjedhjet,edhe per te gjetur shkas per kontestim???? Nuk ka shanc per deputet tjeter PS aty ne Fier, dot 15 mij vota diference qe te marri deputetin tjeter. Po ajo ka frike se mos ja merr PDI , nje deputet Ps. Po ruhet te mos humbi nje deputet jo te fitoje. E shumta e Shumte rrin 65 deputet sa eshte PS. Ca del ai Palla gjat edhe thote qe Kryeministri ikur, ku ka ik lesht.

Po Rama e ka bere vete ligjin qe kryeministri hiqet me 71 deputet , e Rama si KA. E gjith kjo katrahure behet vetem per te gjetur nje shkak kontestimesh qe eshte ne dem te standarve nderkombetare.Vetem qe Rama te gjej shkas te rri ne Ps perseri.

secili sot kerkon qe vota te shkoj aty ku duhet, qeveria  me pazare te felliqura qe vijne era fekale, nuk behet . Ky  burrec qe po i hypi kalit nuk i zbret me, e ka marr pergjigjen e shqiptareve me vote dhe cfaredolloj formule te  nxjerr ai dhe armata e tij ordinere eshte e kote.turp , turp, turp qe ketij kombi , ndergjegja qytetare dhe  morali i ka vdek me kohe sepse reminishenca te tilla te se kaluares vashdojne sot dhe qeverisin vendin, ai njeri duhet te pergjigjet per shume tragjedi qe i ka ndodh kombit shqiptare dhe me  e madhja prej tyre eshte ndarja e kombit me dysh. eshte fatekeqesi e madhe per ne te mbijetoj duke u mbajtur neper trapa politike baca sale.

Vetëm një idjot si Sala mund të pretendojë që të qeverisë Shqipërinë me 1-2 deputetë më tepër.
Rasti i rrëzimit të qeverisë së fundit të Prodit duhet ta kthjellojë pak.

Nga këta 71 deputetë... Salës i duhet që të mos zgjedhë asnjë ministër apo në dikastere të ndryshme, sepse ndryshe,nuk do të mund të votonte dot as rendin e ditës në Parlament, dhe jo më të votonte ndonjë ligj të rëndësishëm me ministrat/deputetë në putanatour në Hollandë smiley

O Edo me je duke edhe si cuni i zgjuar mer burre. Te pakten keshtu ma ke dhene pershtypjen. Eshte evidente qe 4 te LSI jan nga ana Sales, edhe ai i PPDNJ eshte duke u menduar. diferenca behet 75-65 pra 10 deputet djathtas, keshtu qe ndonje minister edhe e ben naj giro jasht shtetit smiley

 

Rendesi ketu eshte sa te nisi pushteti se pastaj rruges ndryshojne procedurat. DO te kete firo edhe nga PS,se kjo do te hyj ne nje amulli te madhe. Se te pakten kryetari duhet te japi dorheqjen, OK do te zgjidhet po ai, kjo ska rendesi. Po te do te kete rremuje nga opozita, edhe kjo do ta bente me te lehte qe Sala te peshkonte ndonje tjeter andej. Edhe ta dobesonte me shume ate.

 

S.Berisha bleu 6 cope prej nje here kur i duheshin e jo me 2-3 kokrra kokrra. Eshte i embel pushtet o Edo , edhe 4 vjet nuk jane pak. smiley

Dikush nga Adminet me beri luften e kllasave kur thashe me siper qe njerzit duan te shofin Edin lakuriq duke i ZHBLLOKUAR kolektorin. I'u dhims shume kolektori i Zbular i Kurves.

Tani pyetjen e kam te thjeshte 4 vjet ne pushtet per nje deputet sa perkthehen ne meleon?

Eshte me shume ofendim per ne qe 20 vjet pas renies se komunizmit. ish-ministri brendshem qe ka lyer duat me gjak Martirash te Demokracise si Arben Brocin  etj etj, te dali akoma ne TV edhe te bej thirrje per rebelim.

 

Ky eshte mekat. se ne akoma nuk e kemi hequ faren komuniste nga ky vend.

G Ruci beri thirrje te hapur per revolucion komunist,por iku ajo kohe kur z Ruci bente ligjin.

Z Rama duhet te japi doreheqjen pasi i humbi keto zgjedhje si parti.

PD-68 mandate PS-64 mandate, sipas rezultatit te deri tanishem. Berisha ka te drejten per te krijuar qeverine, ka dy muaj kohe per negociata per te siguruar 71 mandate .

nuk ka se si te hiqet fara komuniste sepse fara e zeze e spiuneve,  e sekretareve te partive dhe bashkimeve profesionale, e agjenteve te huaj serbe dhe greke,  e brigadiereve , sekretareve te pare, e shume fare te tjera  kane ngritur  shume flamuj ne 90 dhe me te eger behen ata qe kane trumbetuar idete e ppsh.me e kuqe eshte selia blu se selia roze, ata te perndjekurit e shkrete vashdojne dhe sot te perndiqen si cifuti ne shkretetire.

ata te perndjekurit e shkrete

Po he dhe sa vjete te tjera duhet te jene "te shkrete" ,se iku jeta ! Ata po qene te shkrete deri tani ashtu do te jene tere jeten !!

po te vashdojne te rrine nen sqetullen e sales , aty do lene dhe uratat e fundit. ceshtje preferencash ala shqiptarce ,  zoteri.

pse rri n'emigracion ti rrush i kuq? apo nostalgjia per statusin e shuar te dikurshem? nuk rrime dot pa bel ne dore, e?

gjith ky element, do kete menu partia nai gjo ene per ty. nuk shko dem ti.

O e, qeveria Prodi ra se Prodi nuk kishte unitet ne krahun e vet qe perbehej nga shume parti. Dhe mbi e gjitha nuk kishte ligjin e ri qe bene Sala me Edin. Ata e dinin shume mire qe kushdo te fitote do kishte nje mazhorance te vogel, prandaj bene qe tani eshte pothuajse e pamundur ta rrezosh kryeministrin, se nuk mjafton me nje mocion mosbesimi i opozites, qe edhe mund te gjete 2-3 te pakenaqur me Salen nga krahu i tij dhe te rrezohej qeveria. Tani duhet me propozu nje kryeminister tjeter nderkohe qe kerkon te rrezosh ate qe eshte. Ky nuk ishte skandal po nje krim ndaj demokracise per mendimin tim! (gje aspak e çuditshme per Enverin e dyte dhe per Berishen, qe nuk ka nevoje per krahasim se eshte bere reference vete ne fushen e "demokracise&quotsmiley Biles, ne se nuk gabohem, atehere Elisa pat shkrujt artikullin me me mend qe ka bo naihere.

Si thu ti kush ka bythe ne PD me dale si garip e me thone une du me i zone venin Sales. Kush ka b.the ne PD me dale e me mbeshtet nje tip te tille edhe nqs ky trim gjendet. Se ti e kupto qe pa mbeshtetje nga krahu i vet ai nuk ben dot qeveri.

Nga te gjithe skenaret mua me i munduri me duket ai i Tokos (dy vjet Sala pastaj zgjedhje prape kur t'i mbaroi mandati Edit ne bashki)

Edhe varianti i nje koalicioni te gjere ku Gramoz Ruçi puthet ne buze me Kol Olldashin nuk eshte fare pa shance, por me duket me pak i mundur tani.

Sidoqofte, ajo qe une them prej kohesh ketu qe Rama eshte nje mercenar ne gojen e te cilit fjala Komb apo interesa te Kombit, te ben te shkulesh floket nga inati, u vertetua.

Turp tu vije edhe ktyre te PD-se qe per kunj personal i shkune nga mbrapa duke kerkuar te luajne te njejtin rol.

 

Turp tu vije edhe ktyre te PD-se qe per kunj personal i shkune nga mbrapa duke kerkuar te luajne te njejtin rol.

 

O Lizander ca te benin keto te PD mer burre. Normal qe do shkoni te mbronin ato komisioneret e shkrete, se do i hanin te gjalle. Edhe nga ato ane andej , ka edhe socialista kanibale smiley

Por mendoj qe Sala do e mbaj akoma pushtet edhe keto 4 vjete. Opozita nuk eshte one-block do te kete firo. Aq me shume qe do kete edhe LSI me vete. LSI ashtu si tha edhe Prifti, don vetem qe te kete zgjedhje te lira, kuptohet pas 4 vjetesh. ( me kete rast ato justifikohen qe skan fituar sh deputet, se  i kan vjedhur. ) .

Rama pas 2 vjetesh lene Bashkine. Nje pjese e mire e atyre qe ka Rama per deputet jane te gjithe Ndertues, qe zemren e kane tek Lejet e Ndertimit. Po qe se Berisha ka pushtetin edhe keto 2 vjet, Bashkine e Tiranes e fiton PD ( Gjergji Bojaxhi ). Keshtu qe artierjen qe ka Rama per te mbajtur te komanduar Grupin e Ps do ta marri e djathta. Kuptohet ketu behet fjale per -3 deputet e jo me shume. Mjafton te prishesh balancen.

 

Ke te drejte kur thua qe ska paralelizma me Prodin ketu. Prodi ishte nje tule mishi me dy sy smiley Sala eshte me i regjur per keto gjera. Nuk ka me zgjedhje te reja. Se nuk i interesojne me askujt.

 

As PD, e as LSI. Mjafton keto te dyje te mos kene interes edhe direkt balanca ndryshon 74-66 smiley

 

 

Fakt eshte se Berisha del ne cdo rast i humbur njehere e pergjithmone. Tani kemi te bejme me nje kufome politike. Le ti ngrene nje lapidar ne Vicidol dhe te shkojne e te qahen te gjithe ata qe e kane votuar. Per mua ai mbetet nje histori e zeze e mbushur me fatkeqesi.

o kendez, mirmengjez

ti me zjon kur kendon

kikiki, cou mos fli  

si mu gdhite more peshkatare trima? mire? mire, falmenderit.

Kryeministri qe do te dale nga keto zgjedhje do jete i blinduar dhe vetem largqofte ndonje kryengritje popullore mund ta heqi. 

Ma merr mendja se negociatat jane perqendruar ne : Berisha per Kryeminister dhe Meta per President. 

A thu qe Meta te ket ndonje kunj me Tosin dhe ti boj karshillek me postin e Presidentit te cilin Tosi nuk e mori dot? Apo thjesht eshte e ke fantazi muzikore?

As qe behet fjale fare per presidente Meta eshte i ri me duket, edhe se ka moshen per President.

Berisha Kryeminister .

Meta kryetare parlamenti.

rama sot ka ne dore gjithe kolltuqet e bashkise se tiranes dhe mund te negocioje shume me lirshem se berisha per pushtetin e ardhshem.

 

Nje gje eshte e qarte, qe rama nuk behet kryeminister por, nese i heq qeverine berishes, mbetet kryetar i PS dhe mban bashkine e tiranes.

 

keshtu si jane votat, rama e ka me te thjeshte te largoje berishen se anasjelltas.

 

rama sot ka ne dore gjithe kolltuqet e bashkise se tiranes dhe mund te negocioje shume me lirshem se berisha per pushtetin e ardhshem.

deshe me thone, 'ka n'dore lejet e ndertimit'?

Me ata rob qe ka Rama ,sigurisht qe ashtu do te bej ,ishte nje perpjekje qe ne ato kushte qe eshte shqiperia ,Rama nuk duhet ta leshonte bashkine se do te ishte nje naivitet ne se do ta leshonte .

Duhet ti maresh parasysh te dy opsionet e mundshme !Pushteti vendor Ps nuk e ka humbur,perkundrazi e ka fituar ,....PD ka fituar fshatin ,. 50 e ca %,j.... PS qytetin qytetin me rezultat te thelle..!...

 

po meta kryeminister dhe paulin sterkaj minister bashke me  "disidentet" e topit ne PD si te duket si variant alternativ?

Nuk ka moral as Meta, tani per Kryeminister. Nuk e kerkon me. Ska vlere.se ska peshe edhe ai e kupton. Do te duket thjeshte nje shantazhues ordinere, po te kerkoj kyeministrin Sales me 70 deputet ai me 4.

smiley

Nuk hapet Top-channel?

Eshte turp qe e majta ka marr voten popullore por nuk krijon dot qeverine.

Perplasja PD-PS eshte me rezultat te ngushte por PS eshte perpara 1 %.

Sa per ne Fier,PD-ja per mendimin tim nje 10% te mbeshtetjes ne popull ka,per fat te keq ai 10 % eshte 10%-i qe mban brenda llumin e popullit te fierit,te gjith te fortet,kokpalaret etj. Fieraket jan nje popull me kulture, qe asesi nuk mund te mbeshtesin nje parti qe eshte e bazuar vetem ne mashtrime,injorance,gangsterllik dhe mungese kulture.

PD-ja me Berishen ne krye jane turpi i Shqiperise.Uroj qe nje dite shqiperia veretet te nxjerre nje qeveri demokratike qe tu tregoj vendine  merituar ketyre horrave,si puna e olldashit dhe ati alibej talebanit,qe pinin cigare si gangstera tek qendrat e votimit te rrethuar nga disa te forte kokpalare qe edhe para kamerave u hidhnin komisionereve te PS-s shikime kercenuese.

Ttmsoia u bere disa here qe i quan te gjithe perkrahesit e nje partie politike "llum". Nje gjuhe e ketille eshte e papranueshme, jepi fund ose do te te fshihen pergjigjet.

LL.

Me ke bere nje akuze,dhe te lutem shume po pres te argumentosh pozicionin tend.Kur paskam quajtur llum disa here mbeshtetisit e  nje krahu politik?

Duhet qe tu japesh pergjigje ne menyre qe te justifikosh rolin e gardianit ketu, sidomos kur kete akuze e perdor per te limituar numrin e postimeve ne kete blog.

Dicka nuk shkon ketu.

Mos valle kerkon te dukesh i paanshem duke mbrojtur ineteresat e PD-s ne kurrizin tim dhe te fjales te lire?

Nqs eshte ashtu ateher turp te kesh,ke bere nje akuze,ke ndermar nje veprim ne baze te kesaj akuze, dhe nuk e ke argumentuar megjithese ta kam kerkuar disa here kete gje.

Na mo ti, na lleshove nje dekllarate dhe ike.

Me Meten ,Priftin ,Kocin ,Nanon dhe soje e sorrollop karieristesh ,e majta sigurisht eshte ne kriz...nuk ka disipline partie por disipline fraksioni ,per intresa te ngushta personale xhuveliane !

Dritan Prifti me goje e tij te tha se une "do te bej aleance me Berishen ,dhe me Edin sa te jem gjalle jo e jo" Ka me naivitet me te madh se kjo e ketij!?

Xhuvelizmi ,eshte tipari i dallues i mos principialitetit ne politike  !

Meta beri te njeten gje ne 2005 !

 

Artiano, nuk e di ne se te del lista shume e gjate apo harove te shtosh ca te tjere li der si Majken, Ruci, Kendo Gjinushin, Paskal Mulin.Se dhe ata jane shume te rendesishem. Mos haro kontributin e shquar qe kane dhene ne tranzirat e 97 per te qetesuar gjakrat dhe vellazeruar shqiptaret,...Dhemb per dhemb jane ngrene me Zanin me shoke....

bardhi mos haro edhe

Imamin, Ceken, Gjanajn, Berishen, Shehun, Boden, Rucin, Doklen, Islamin , Topallin etj

E keshtu po ti mbledhim te tere kemi

Majken, Ruci, Kendo Gjinushin, Paskal Mulin,

Imamin, Ceken, Gjanajn, Meten, Berishen, 

Shehun, Boden, Rucin, Doklen,  Islamin , 

,Priftin ,Kocin ,Nanon  dhe Topallin

Te gjithe bashke ne Alenacen e Bashkimit per NDRYSHIM

e..... the gje zotrote?.... mos the valle NDRYSHIM?????  Kush keta  per ndryshim?????????

O Gene, nuk i interson ndonje njerit se ku rrin Rama. Ketu flitet kush do mbaj qeverine per 4 vjet.

Rama nuk iken nga PS , kjo dihet. Se i gjith grupi qe ai ka formuar eshte nga njerezit e tij, dhe ska shanc te iki nga PS. Po Rama po ben rremuje, qe te justifikohet para publikut se pse nuk jep dorheqjen. Kupton thjeshte nje makiazh qe Berisha e ka bere me kohe kete gje. Zgjedhjet ishin me probleme, un nuk iki sepse skam humbur. Ky po mundohet te kopjoje Berishen mer daje. Por kopja eshte kopje si gjithmone.

Ca kolltuqesh ka tek Bashkia o Gene, Ke bashkia vetem kryetari hane, se spo i plas ndonjeri te bej drejtor kanalizimesh aty smiley

 

Ke ministrite jane leket er daje, jo ke Bashkia.Aty vetem njeshi hane, sa per 7 ministri bashke po, kjo eshte e vertet smiley

rama ne bashki

meta km

"te moderuarit" e PS dhe te PD ministra ne qeveri

zgjedhje te reja kur mbaron mandati i rames ne tirane (nderkohe, fonde pa fund per investime publike ne tirane)

I vjen dot berisha ketij pazari?

Alternative, per mendimin tim nuk duhet te bllokohej numerimi asgjekundi.

Per mendimin tim PD e bllokoi ne Fier se deshte te rikuperonte te 71-in dhe tani keta moren kot e kerkojne deputet te 10 ne Fier. Une nuk e di se si kjo mund te jete e mundur kur atje kishin ngel shume pak kuti per tu numru.

Sidoqofte kur zihen dy pale nuk ka te bardhe dhe te zi sterre. Ka e shumta dri te çelet dhe gri te erret. Keta nuk duhet ta kishin lone qe te shkote puna deri aty ku shkoi.

Chene miremjes! (sa heret qeke çu o burre! apo je nga ona tjeter ene s'ke flejt akoma?)

 

Nji gjo nuk arrij ta kuptoj une o Zguç (e shtrova pyetjen dje po s'me ktheu kush përgjigje): nuk janë të rregullume me ligj a me kod zgjedhor proçedurat e  hyrjes së personave në sallat e zonave zgjedhore? Nqse po pse nuk çohen para ligjit ato qe e thyjne or vlla?! Apo Olldashi, Alibeaj,  Meksi etj janë mbi ligjin? Ma hoqi petllën kjo video që postoi Stalker dje. 

Po të ishte respektu ligji/rregullorja sigurisht që numërimi do kishte vazhdu. Kontestimet të ndiqshin rrugën ligjore të zakonshme.

rama eshte moralisht i justifikuar se ka shumicen e votave (jo te mandateve) dhe teknikisht mund te beje leshime sa te doje.

Ne fakt,nuk e ka as shumicen e votave. Koalicioni i PD eshte rreth 1% para d.

moralisht i justifikuar te beje aleance me meten dhe ta beje kryeminister (meqe e kishe te nevjshme gjate).

te dy bashke (koalicion qeverises) kane shumicen absolute te votuesve.

rama vetem ka me shume vota se berisha vetem.

te vjen llogaria?

 

Lizander, mendoj per vete faktin mediatikisht qe po behet per Fierin ka me shume te krijohet nga PS.

Rama humbi edhe kjo eshte evidente. Nuk ka as fytyre e as moral ti kerkoj LSI bashkpunim.Ne Fier ska shanc per deputet tjeter PS, duhen 15 mij vota difernece , ajo thjeshte ka frike se mos e merr PDI edhe , nje rruge e dy pune. Edhe ben rremuje, me ato militantet qe nxirrje aty edhe ruan b... se mos i iken edhe nje deputet.

Cdo gje varet nga pazeret pas zgjedhore. Rama se ka kete aftesi, edhe me e keqa eshte qe i mbydhi vete keto shtigje para zgjedhjeve. Duke bere spote kunder LSI . Te pakten mos e zinte me goje fare edhe kaq. Po  kjo gjithmone eshte ne perparsi te Sales . qe din mire ti analizoje keto situata.

 

Ttmsoia mos fol me ofendime mer burre, se nuk eshte e vertet qe PD ka llumin e Fierit. Ohhhhhhh se harrova Aldo Bara eshte me PS, ky po qe eshte pastertia morale e socialisteve te atij qarku smiley

 

o alternativa, ne libofsh ( qe aty jane kutite e panumeruara) nuk ka came keshtu qe ska shanc PDIja. Libofsha eshte bastion i PS kjo dihet. Degjo se une e thashe dhe lart, pa i banalizuar gjerat. Fieri ka votuar gjithmone per PSne per arsye se disa nga ata qe mbeshtesin PDne jane vertet 'pisllik'. Ka padyshim PDista qe une respektoj ne fier por gabimi i tyre eshte qe mbajne afer keta njerez. Sa per dijeni une nuk jam ndonje PSiste apo EDIste por realiteti duhet thene.

U beme dy e gjysme, vallaj... smiley

Nje konstatim i vockel: Ll e akuzojne pd-istat se eshte majtist, ps-istat e akuzojne se eshte djathtist... ai mbeti me gershere ne dore, qe te sjelle pak qetesi mes paleve ( keshtu e shikoj une), po kesaj i thone: "njera thote hip se te vrava, tjetra thote zbrit se te vrava".

 

P.s. ishte thjesht konstatim. Ok?

 

Njeri ka shumicen e votave si parti po as nuk e diskuton dot te vije ne pushtet!
Tjetri ka shumicen e vendeve si parti po nuk ben qeveri!

Megjithe mend qe tani e meriton epitetin ABSURDISTAN!!

Ta gezojme o miq se kesaj rradhe me vertete nuk ja dolem te arrijme standardet, por ... u beme vete STANDARD per te mos u arritur!!! smiley

O Naim o perturbator ujrash te llumosur! Mjaft u talle ketu duke hedh lloj-lloj idesh qe nuk i beso as vet o firaun! Sa i prape je o burre, po ta tregoj une ty po u pame sonte!

Ore po kaq ta boni dhomin ti dhe Cimi (Cimo e di qe s'te rruhet fare po gallate po bojme), nuk do bojme president nje skraparlli! (m'falni paskom harru Arbrin qe vdes ene ai per Meten! hahahahaha)

Kalamoja ju lutem a e morim em te qeshme tani se me verte qe na u lodh koka. I vetmi qe nuk i doli interesi per keto zgjedhje per hunesh, o Toko. Hajde morim shembullin e tij se gjo tjeter nuk na ngeli.

Alternative, po i ktheve mo pergjigje na dy personazheve ktu, nuk te fol mo me goje  Wink

Ajo qe une shof te mundur me votat e Libofshes qe keta dune me i blloku eshte qe atje mund te jete bo pazari i vjeter i politikes shqiptare, qe te medhenjte ja fusin te vegjelve. Nqs D. Prifti o prej anej, ai ka marre me siguri shume vota atje, te cilat me heshtjen e PD-se, PS-ja i ka manipulu. (s'perjashtohet mundesia qe PD-ja t'ia kete fut aleatve te vet se jone gjona "normale" ne nje proçes votimi, jo vetem ne Shqiperi)

Kjo vjen ngaqe i 7-i (si shembull jo si individ) ne listen e PD-se ka me shume interes qe te marri mandatin per vete se sa i rruhet se kush bo qeverine.

Kur ka ardhe puna me numru votat dhe puna ka qene rrote m'rrote per ate mandat, situaten e kone more m'dore Olldashi me Alibeajn qe sigurisht preferojne me mire nje mandat te PDI-se se sa nje mandat te PS-se. Dhe nuk dune te numerohen ato kuti nqs jane me pisllik. Se prishja e votave te LSI-se dhe PDI-se e demton dyfish PD-ne. Se LSI nuk ka shance per deputet te dyte aty, kshu qe votat e saj i prishnin pune vetem PS-se. Kurse votat e PDI-e jane ne koalicionin e tyre.

Keto jane te gjitha supozime te bazuara ne ankesat e Priftit dhe PDI-se, se me thene te drejten une nuk di asnje gje me siguri ne ket mes.

(mos u çudit qe ne Bushat te kete ndodh po njesoj ne kurriz te PDK-se)

O Z.Saraçi ke te drejte, edhe une kam dyshimet e mia qe PS edhe PD an manipuluar kunder partive te tjera. Praktikisht PS kunder LSI sidomos ne ate qark ka qene shume aktive.

Tani Prifit, nuk me duket aq njeri pa karakter qe te genjeje kot farr.Mbase edhe e ka egzagjiruar, por eshte evidente qe PS atje ka der leke te papare vetem kunder LSI. Kurse puna ka qene ndryshe ne krahun tjeter. PD mund te kete manipuluar votat e Polit te Lirise, se ate e ka pas jasht kualicionit,por sme duket te kete manipuluar votat e PDI, se edhe po qe se nuk merr deputet PDI , votat kalonin tek PD. Te pakten mendimi im personal se as une skam info nga rrethanat.

 

Por te thash, qe PS aty ne Fier, po mundohet te ruaj b... se mos i iken edhe nje deputet tjeter, as nje gje me shume e as nje gje me pak. Ska shanc per te fituar ndonje deputet, por thjeshte mos i rreshkasi nje tjeter per tek PDI, qe i intereson aq shume PD.

 

p.s nuk i jap pergjigje me asnjerit  se u bera si Macoku i diaspores hahhaha

Sherri ne Fier qe per dy aresye; e para nxirrte perseri protagonizmin e grupit te vjeter te Ps me xhaketen e Rucit, dhe e dyta ishte konsolidimi i Rames ne krye te Ps. (Tani ai ka te pakten 30 deputete besnike te tij si dhe u thote nderkohe te vjeterve qe kini parasysh qe une jam konsol).

Pra ajo ishte vetem nje loje me nje grup kryesishtb mbeshtetesish te Rucit prej Tirane dhe militante nostalgjike te Fierit.

Futja e deputeteve te PD ne konflikt ishte nje budallek i madh aq sa Bukuroshja Bulku nuk arriti ta kuptonte fare se ckishte ndodhur. kur pa b....t e lagura e i tha mendjes se duhej te mos ishte aq ushtare e dobet ne lojen e shahisteve te vjeter. "I riu" Olldashi vezhgonte nga larg dhe intervistat i jepte me celular.

kohe te keqia he burra

 

tigan: "zhurme, zhurme, shume shume zhurme"

Alternative, pislliqet ndaj aleatve nuk i ben partia vete po kandidati qe ka mandatin ne diskutim qe po te merret mandati si koalicion te futet ai i partise kryesore dhe jo nje i partive te vogla.

Kjo me duket me llogjike per te justifiku faktin qe Alibeaj ka perzene komisionerin se ai mund te "luante" per interesat e ndonje kandidati te PD-se por jo per PD-ne.

Po sinqerisht keto jane te gjitha hamendje kshu qe mos m'i merrni per baze se po m'duket e padrejte qe po ju boj akoma mo çorap e mbi te gjitha qe po akuzoj indirekt ca rob qe mund te kene punu me ndershmeri.

Sidoqofte sa mora vesh qe ktu te PPU u boka nje trafik i papame flamurash! (pa asnje lidhje politike kjo)

24 orët e fundit fallagna të krimit në PS të udhëhequra nga Edi Rama po bëjnë cdo përpjekje për të bllokuar këtë proces. Dje në orët e para pas mesnate Andis Harasani deputet i PS-së në Fier sulmoi me karrige komisionerin e PD-së në Rrogozhinë, para kamerave për fajin se ky komisioner po zbatonte ligjin.

 

Cun trim edhe ky Harasani smiley

 

Kuptohet videon e kishte TV Klani .

 

Kur vjen puna per pushtet mer daje, spo ja hane njeriut per Rekomandimet e ODIRIT apo per Standarte. Ketu standarti eshte karrikia kokes.

Stanço, me llogjike aty ku numrohet vota s'ka pse te kete rob perveç numrusve, po meqenese lejohen mediat, atehere nuk ak asnje çudi qe te lejohen kandidatet e qarkut (Olldashi, Alibeaj, Meksi e Pirro Lutaj jane kandidate atje)

Kurse keta karafilat Tahiri e Islami qe shkuan nga Tirana nuk e di pse shkune dhe normalisht s'kane pse te kene te drejte me hy aty. Nejse se sherrin aty nuk e boni asnji nga ata te dy me thone te drejten se ishte ustai i gjakderdhjes Ruçi, sa per 100 Tahirna.

Tahirin e shkrete e kapen me nje stilopas ne Tirane smiley e jo te bej sherr.

Po edhe ky si cun gankster duket, se ka shumte tatoo smiley

 Mua me vjen me vertete keq qe Rama po perpiqet te ngreje nje kult per veten te ngjashem me ate te Berishes ne PD. Shihet dhe ketu qarte tek idhtaret e tij qe po perpiqen te thone qe ai nuk duhet te dorehiqet. 

Sikur Nano te mos kete bere asgje, te pakten kete standard e la. Dhe do ishte regres per te majten qe kjo te mos zbatohet. Rama qeverine nuk e krijon dot, dhe si rrjedhoje duhet te hapi krahun. Kjo eshte edhe ne statut. Edhe Nano mund te perdorte nje argument te ngjashem dhe nuk e beri. 

Ju lutem, Shqiperia nuk ka nevoje per mesiah. Shqiperia ka nevoje per rregulla ku te gjithe jane te barabarte. Rama pati kater vjet, dhe humbi. Kur rezultati te konfirmohet zyrtarisht, ai duhet te japi doreqjen per te ikur dhe jo per ty kthyer mbas nje muaji. 

Edhe varianti i nje koalicioni te gjere ku Gramoz Ruçi puthet ne buze me Kol Olldashin nuk eshte fare pa shance...

 

Po ajo ishte endrra e Rama-Berishes ! Me kete rast, do t'i themi edhe Uropit : edhe ne, si Gjermania (CDU+SPD) !! Ndaj dhe rezultatet dolen te tilla... S'paske kuptu gjo m'duket...

Si duket,  nuk e paska pà njeri nje interviste te Sales ne klan, para dy muajsh : "gjithshka mund te ndodhe, por jo riberje te menjehershme e zgjedhjeve"

asigjo spaska ndryshu dmth? p-pong..

Une i gjo du me dit, a do mbaj kush pergjegjsi ligjore per gjith keto kuti votimi qe dalin te demtuara dhe te pavlefshme? 

A do dali ndonje nga keta politilesha e te kerkoj falje per gjith ket kohevjedhje dhe ket tension pa tallon qe po i japin popllit demokrat/liridashes/vesh derr etj etj

A do ngrihet naiher ky popll e mos te lej pras ne treg pa bler?

Lizandro, gjumi o per boten tjeter smiley  

Koment nga shqiptari më i qutë,  sot per sot (Arbën Xhaferi, kuptohet) :

 

Arbën Xhaferi: Zgjedhjet nuk prodhuan fitues, PS dhe PD duhet të krijojnë një qeveri të përbashk

 

Politikani i njohur i trevave shqiptare Arbën Xhaferi, duke analizuar situatën paszgjedhore në Shqipëri shprehet se është momenti, që në Shqipëri të ketë një qeveri të përbashkët PS-PD. Ai sjell si shembull atë gjerman.

“Në Gjermani, pothuajse në një situatë të ngjashme me tonën, e djathta dhe e majta gjetën forca në emër të interesit shtetëror, që të formojnë një koalicion të përbashkët, që funksion si më mirë, natyrisht kryekëput në interesa të shtetit gjerman. Sot Shqipërisë i nevojitet qetësia, siguria, mirëqenia dhe mobilizimi i të gjitha forcave për zgjidhjen e problemeve shoqërore, ekonomike, sociale, infrastrukturore dhe sidomos politike”, shprehet Xhaferri në intervistën e tij për “Panorama”. Sipas tij, një koalicion me 2 apo 3 deputetë më shumë nuk do të garantojë stabilitet politik por nuk do të jetë dhe produktiv. Politikani i njohur i bën apel Sali Berishës dhe Edi Ramës të shohin para tyre portat e historisë. “Zgjidhjet historike duhen kërkuar në variante që duken të pamundura, siç është koalicioni qeveritar PD-PS. Ndërkaq, zgjidhjet e tjera janë të brishta dhe konfliktuale që gjithnjë dhe me tepër do ta molisin shoqërinë shqiptare në tërësinë e saj”, shprehet Xhaferri. Ai i bën një analizë dhe standardeve të këtyre zgjedhjeve dhe deklaratave të vëzhguesve të huaj në Shqipëri. Analisti i njohur, i politikës i konsideron këto zgjedhje më të mira se të kaluarat, madje standardet e tyre ishin më të mira se të zgjedhjeve në Maqedoni.

 

Z.Xhaferi, Shqipëria mbajti zgjedhjet parlamentare në 28 qershor. Ndërsa procesi është në vazhdim në fazën e numërimit të votave, cili është vlerësimi juaj për këtë proces, duke e krahasuar me zgjedhjet e kaluara?

Zgjedhjet në Shqipëri treguan edhe njëherë se shqiptarët janë të mahnitur me demokracinë, ashtu si me çdo vlerë që vjen nga bota Perëndimore. Nga aspekti i formës çdo gjë ishte në rregull, madje një çikë e tepruar. Duke tentuar që në mënyrë sa më të lehtë të eliminohet kundërshtari, u përdor kryesisht ligjërimi etiketues duke harruar parimet e mirësjelljes, madje edhe ato etike.
U thanë shumë fjalë që në situata normale do të ishte absurde të thuheshin, gjithashtu u harruan të prezantoheshin argumentet e qëndrueshme për prioritetet e qeverisë së ardhshme në ndërtimin e shtetit ligjor. Natyrisht që u prekën këto tema, por në mënyrë të sipërfaqshme që më shumë dëshmonin të kundërtën: mungesën e projektit të konkretizuar. E gjithë kjo kamuflohej me një eufori të paketuar në mënyrë estetizuese. Këtë mënyrë sjelljeje e shoh normale në kuadër të një kodi mesdhetar, që ndikon të dukemi më mirë se sa më parë. E thënë metaforikisht, vishemi me firmato, blejmë makina qindra milionëshe, ndërtojmë shtëpi shum-ëkatëshe, tentojmë të jemi mbi normalitetin. Kështu pak a shumë ndodh edhe me demokracinë. Të gjitha ato mitingje të shoqëruara me debate të zjarrta që ishin në funksion të manifestimit të këtij kodi dhe shumë pak të zbërthimit të vizionit. Por edhe këtë e shoh brenda normales, si diçka të domosdoshme në procesin e pjekurisë demokratike. Por, tashmë nuk duhet harruar se në botën  e mirëfilltë demokratike ka filluar procesi i reduktimit të demokracisë për shkak se formalizon një sjellje që ndikon negativisht në zhvillimin e proceseve në shoqëri. Përfaqësuesit e popullit, gjithnjë e më tepër kanë kujdes, jo ndaj të vërtetës, reformave zhvillimore, por ndaj asaj se çfarë pret populli prej tyre. Kjo ndikon negativisht, prandaj komisarët e UE-së, emërohen dhe nuk zgjidhen, apo siç ndodh në SHBA ku disa poste, si bie fjala, drejtori i Thesarit emërohet në çdo shtatë vite për t’i ikur ritmeve të zgjedhjeve demokratike. Me këtë dëshiroj të them se demokracia i ka kufijtë e saj që duhet të zbulohen në mënyrë racionale. S’do mend se këto zgjedhje ishin më të avancuara sesa ato të kaluarat, por sipas reagimit të faktorit ndërkombëtar ende të paarritura sipas standardeve evropiane. Për mua, këto zgjedhje dëshmuan edhe njëherë se shoqëria shqiptare i ka tejkaluar të gjitha paragjykimet lidhur me frangmentarizimet e mundshme mbi baza fetare, rajonale, etj. Vota u nda me një baraspeshë do të thoja hyjnore.
 

Vëzhguesit e huaj konstatuan progres në këto zgjedhje, por ata theksuan se standardet e kërkuara nuk u arritën. Cili është gjykimi juaj për këtë metër që na matin ne shqiptarëve ndërkombëtarët dhe si do të ndikojë ky vlerësim në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE dhe në përmirësimin apo keqësimin e imazhit të shqiptarëve në rajon?

Shpesh herë edhe vetë mllefosem me lehtësinë e akuzave që bëjnë faktorët e ndryshëm ndërkombëtarë ndaj dukurive shoqërore, përkatësisht respektimit të standardeve bashkëkohore në mjediset shqiptare. Sidoqoftë, jam i bindur se zgjedhjet në Shqipëri ishin më të mira dhe të avancuara se sa ato që janë mbajtur në Maqedoni, mirëpo faktori ndërkombëtar është më dorëlëshuar ndaj Maqedonisë se sa Shqipërisë. Pse? Një pyetje e vockël, por që ka peshë. Jam i prirur të mendoj se faktori ndërkombëtar e vlerëson Shqipërinë në të gjitha planet si shoqëri e shëndoshë dhe me perspektivë në të gjitha planet, ndërkaq në Maqedoninë fragjile që mund të destabilizohet prej një vlerësimi të vogël ndërkombëtar. Këto kritika mbi të gjitha i vlerësoj si këshilla dashamirëse.

Rezultatet paraprake japin idenë e një ekulibri, pra nuk kemi një fitues dhe një humbës të qartë megjithë avantazhin e lehtë të koalicionit të Berishës. Si e shikoni ju krijimin e një maxhorance të qëndrueshme pas këtyre zgjedhjeve?

Deri më tani në këto zgjedhje vërehet një tendencë që të merremi me detaje, pra, analiza të imëta që nuk kanë shumë domethënie. Derisa po jap këto përgjigje ora shënon, 16:40 minuta, në kanalet e ndryshme televizive analistët vlerësojnë votat që rendit njëra pas tjetrës dhe synojnë të japin një prognozë të saktë, ulje- ngritjesh në kuptimin e koalicioneve. Analizohen variante të ndryshme për koalicione pas zgjedhore, por harrohet diçka esenciale: cilido krah politik të fitojë një apo dy deputetë më shumë, qeverisja do të jetë e brishtë dhe jo produktive që do të pengonte zhvillimin normal të Shqipërisë. Personalisht e kam dëshiruar këtë rezultat me një bindje religjioze se kjo baraspeshë do t’i detyrojë dy partitë e mëdha për të shtruar në tavolinë diskutimin e mundshëm të një qeverisje të përbashkët. Sado të duket paradoksale, apo eksperimentuese, vazhdoj t’i qëndroj idesë se shumëçka është e mundur përfshirë edhe një koalicion mes të djathtës dhe të majtës. Kemi shembuj kokëfortë që e bëjnë të mundur këtë variant. Bie fjala, në Gjermani, pothuajse në një situatë të ngjashme më tonën, e djathta dhe e majta gjetën forca në emër të interesit shtetëror që të formojnë një koalicion të përbashkët që funksion si më mirë, natyrisht kryekëput në interesa të shteti gjerman. Sot Shqipërisë i nevojitet qetësia, siguria, mirëqenia dhe mobilizimi i të gjitha forcave për zgjidhjen e problemeve shoqërore, ekonomike, sociale, infrastrukturore dhe sidomos politike. Në këto kushte, mendoj se na nevojiten katër vite qetësi, normalitet, sjellje racionale për të ndërtuar një standard real vlerash. Jo vetëm kaq. Kjo qetësi i nevojitet edhe kombit në tërësinë e tij. Kryeministri i Shqipërisë z. Sali Berisha në paraqitjen e fundit para gazetarëve kërkoi që t’i lejohen disa çaste kënaqësia për faktin se arriti të realizojë zgjedhje normale që avancojnë proceset e demokratizimit të Shqipërisë. Ndoshta mund të duket naive, gjithsesi unë do t’i sugjeroja që ka merituar edhe katër vite më shumë: para tij dhe z. Edi Rama janë hapur portat e historisë.
Zgjidhjet historike duhen kërkuar në variante që duken të pamundura, siç është koalicioni qeveritar PD-PS. Ndërkaq zgjidhjet e tjera janë të brishta dhe konfliktuale që gjithnjë dhe me tepër do ta molisin shoqërinë shqiptare në tërësinë e saj.

 

Stalker, zbrite me kome n'toke ti tani?

Jo se deri dje na tallshe duke thene se PS do beje qeverine.

E harrove veten kur na bojshe si i zgjute e na thojshe "u vendos fati i zgjedhjeve se ja shifeni kaloi PBDNJ me PS-ne. Rama do jete kryeministri i vendit dhe Berisha do qerohet!"

Tani mundohu te na kursesh prepotencen!

Mos u "gjelozo" (do thoshin kosovarët) :  une me kembe ne toke kam qene, perderisa e kisha te pamundur te konstatoja nje fitore te Berishes ! Kam qene nga te rrallet ketu, qe me28 qershor, ne ora 23°° kam shkruar : E PAMUNDUR, E PAMUNDUR, E PAMUNDUR !

Ti e ke llafin pse nuk parashikova barazimin 70-70 ?

pff..........

 kam nigju qe jan fitu ca baste te papame n'Tairon me ket rrezultatin 70-70 pa kohe shtese.. smiley 

 

Chene te lumte goja! Une do shtojsha vetem

"A do ngrihet naiher ky popll e mos te lej pras ne treg pa ble e pa perdor"

Hahaha, po duhet me pas kujdes inflacionin pastaj, se na ka ndodh njehere qe CPI pesoi nje goditje nga cmimi i prasit smiley.

 

Respekte Lizandër!

une them presim edhe nja 20 vjet te tjera, kemi kohe boll.

po rri o burre se jena pamuksa o daje. e tregum ne qe nuk jemi te zot prandaj moren kot keta. ka qene per tu bo 20 vjet perpara kjo pune, po pame secili nga ne punen tone.

tashi, te rrime ketu ku jemi dhe te shofim dy partite e punes se si dajne llokmat. ne jemi per te qa hallin o daje. mos gafurremi hic tashti.

edhe gjakun edhe pronen edhe nerin edhe ne po prape te gjone. as me harbutin nuk tregohet ajo qytetaria jone, jo me me keta.

hej, po aleance PD - LSI dmth qe PD-se i ran puplat...

Per mendimin tim ska nevoje per aleance, me mire blerje deputetesh (mundesisht te futen ne pd, te braktisin partite qe i zgjodhen)

Ne Shqiperi pashe nje te djathte qe donte te fitonte dhe nje te majte qe s'donte te humbiste. 

Megjithe anet negative qe karakterizojne Berishen dhe te djathten ne pushtet ajo ishte me konkrete, me e qarte ne ate qe shprehte. Te djathtes i mungoi etika por jo veprimi. 

E majta ngeli duke thene "ne do ti bejme me mire gjerat" qofte per rruget, qofte per energjine, qofte per turizmin, qofte per bujqesine, qofte per korrupsionin. Antiberishizem dhe politike e re ishte nje kokteil qe nuk funksionoi. Te majtet do ti fitojne zgjedhjet vetem kur ata te funksionojne si alternative dhe jo si klan. 

Qe te funksionojne si alternative, ata duhet te ndalin te merren me Berishen, te pastrojne vetveten nga mbeturinat komuniste te se kaluares dhe te kuptojne se mire apo keq Shqiperia po zhvillohet. Nuk ka kuptim te thuhet sot se varferia eshte shtrire ne Shqiperi si asnjehere. Duhet folur ne lidhje me kahun e duhur te zhvillimit te Shqiperise dhe me shperndarjen e investimeve, te barres fiskale, te ndihmave sociale.

Mirepo, siç duken bathet Rama ra ne batakun e paraardhesve te tij duke u kthyer ne shef klani. Sa keq!

hej, po aleance PD - LSI dmth qe PD-se i ran puplat

Ne rast se kjo ndodh, atehere Rama ja ka arritur te pastroje rrugen per PS-ne ne zgjedhjet e aferme per te mos pasur me neper kembe asnje rivalitet te majte. Te kete qene ky gjithe qellimi i tyre per keto zgjedhje... :-?

 

Per mendimin tim ska nevoje per aleance, me mire blerje deputetesh

Elton seriozisht e ke ti kete, apo si??????? smileyick:

Mos e coni militantizmin ne maja te paarritshme mer burr, se late nam. Ne fund te fundit s'besoj se do ju mbaje as Rama as Berisha me buke atje ku jeni (ose do me vinte sh. keq nese kjo do ndodhte).

hahahha

po si more * nuk e kupton qe e tere kjo situate eshte per te qeshur?

po fitoi berisha, fiton berisha e jo une e ti, te jesh militant do te thote te jesh budalla.

berisha eshte e keqja me e vogel, kaq !

Tani u kujtua PSja te ndaloj Salen?!

Eeeee, pse te mos ta fillonte nga Prilli 2008, ku Saliu me te vertet siguroi fitoren, qe shikojme sote.

Saliu edhe 80 deputet ben tani, e 71 as diskutohet.

Ca morali ka Rama, tu kerkoj te tjereve te mos bejne marveshje me Salen per interesin e tyre, kur ky e beri ne Prill te 2008, ajo qe solli dhe kete fitore te Sales?

 

 

Ne Shqiperine tone te bukur me sa di une jane rreth 200 mije veta qe marrin rroga shteti.Sigurisht te paret jane ato te presidences,kuvendit, gjykates, ministrive,ambasadave,ushtrise dogana etj.Disave biles u paguhen edhe shpenzimet e makinave dhe te tjera  extra.Ka nje numer jo te vogel njerezish ne kete Shqiperine tone te vogel qe marrin rroga dhe jetojne jo keq me to vetem duke fole dhe shume prej tyre linjen e kane me te shara te cilat ma se shumti drejtohen kunder Sali Berishes.Disa i bajne ne ekrane televizioni,te tjere ne gazeta e tash ka fillue me u kultivu ne forume qe ne vend te merren me problematika te dobishme harxhojne kohe pa hesap ketu duke hedhe balte.Nuk e di te pakten a fitojne ndoj gja materialisht se ato qe perfitojne nga zgjedhjet nuk ndahen keq.Edhe si shoqeri nuk do te ishte keq te jepnim kontribut gjithesecili p.sh. te ndertonim nje sistem ku politika qe nderrohet apo ka frike se mos nderrohet ne karrigen qe e ka te perkoheshme,mos te kete mundesi te premtojne vende pune ne administraten publike e cila duhet te jete e meritueshme dhe e paprekeshme.Po te arrinim te benim hap para ne kete drejtim atehere mund te themi se po ecim drejt standarteve,te tjerat jane perralla per konsum.

te ndertonim nje sistem ku politika qe nderrohet apo ka frike se mos nderrohet ne karrigen qe e ka te perkoheshme,mos te kete mundesi te premtojne vende pune ne administraten publike e cila duhet te jete e meritueshme dhe e paprekeshme.

Mjafton që të shikosh që janë bërë mbi 3000 komente, shumica e tyre vetëm prej "simpatizantësh" të sëmurë, që bëjnë vetëm tifozllik se e kanë patur dajën me Partizanin apo me Vllazninë (sepse as që ja kanë idenë se ç'lojë bën Paritzani e Vlaznia), dhe vazhdojnë me baste... dhe ç'është më e bukura, arrijnë edhe të "preken" nga komentet e kundërshtarëve smiley

Lizandro.

Tallin b... KQZ me ne, beji esap keto te dhena, e na ço fjale si dalin.

Sipas KQZ ne oren 10 e 30 gjendja ne Fier eshte.

jane numeruar 472 QV kundrejt 488 qe jane gjthsejt. d.m.th kane mbetur 16 QV.

jane numeruar  deri ne keta moment 172.000 vota

numri i mandateve 16.

AN  40.23

ASI 6.43

BN  51.46

Presim rezultatin.

flm

"Naimi", nuk ra Rama ne batak klani, por ai u zgjodh nga grupe klanesh te interesit te bizneseve (qe nuk po i permendim ketu), te cilat pane se ai ishte nje administrator i mire i interesave te tyre ne fushen e jashte-kontrollit te parave, pra me pak fjale te anarkise financiare.

Kur ai te humbi Bashkine do ta shikoni se si do ta flakin. Kjo po e nxiton ate te futet si aksioner ne keto klane financ-biznesi, ne menyre qe te mos perfundoje ne pike te hallit si Mejdani etj., te cilet nuk kishin si dhe nuk morren asgje, si pasoje u treten ne hic.

Problemi eshte se Rama e pa udheheqien (lidershipin) vetem si sipermarje (biznes) e jo ne gjeresine e kompleksitetin qe ka udheheqia.

Pavaresisht perparesive, qe teper me i ngushte se Nanua si drejtus partie. Llogarite Rama dhe karieren e ka nga vizioni i Nanos.(nuk mburr Nanon po them se ka ardhur duke u zvogeluar udheheqia e PS e jo duke u zgjerruar)

E njeriu primitiv Berisha, qe ben ate lojen e thjesht primitive per pushtetin, fiton PIKE

Nuk hapet Top-channel.tv nuk hapet ps.al  nuk hapet gazetatema.net,klani jep te nejtin program qe ka dhene mbreme,shekullit po i ushtrohet nje presion i papare,Berisha vet dje ka kercenuar gazetarete  shekullit pse bejn detyrene  tyre,dhe ka kercenuar Kokdhimen ...................................................

 

 Ttmsoia,

E vura re qe dje, c'ne Topi dhe ps.al cof?

Ata te gjithe kane marre "verjtje te madhe me paralajmerim" se per pak i vune zjarrin mbreme Shqiperise. Te cfaqesh pa censure ose ta kerkosh ate me qellim per te shitur (dhunen) si dhe te komentosh pa dhene mesazh, pasi jepnin edhe lajmin qe "u nis Rama drejt Fierit", me pas se "nga Tropoja po nisen", ishin gafa te medha gazetareske per te fituar audicion. Ata e kuptuan me vonese qe rane ne kurthin e Rucit.

Ate qe u nis Rama per Fier mund ta kuptoj ,por po me prish pak kjo "nga Tropoja po nisen", cfare eshte ky ndonje lloj kercenimi apo ca ? qe te filloj te qeshe une jo per gje. smiley

Di njeri perse top-channel.tv dhe gazeta-shqip.com dhe ps.al nuk funxionojne prej dje ne darke?

Po reformatohen!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Po mendohen e reflektojne, se Berisha do kete pushtetin, e rubinetin e parave.

Prit kur te filloj Topi ti bjer ciftelise dhe ai.

ka pagu baca $$$$ per nje "denial of service attack" cdo website lajmesh qe nuk i bjen ciftelise se tij... I papare eshte krejt! Ky ia kalon edhe Enverit... PS, Top Ch. e te tjeret duhet te perdorin Facebook e Twitter qe te percjellin lajmet...

Ore po sa eshte rezultati? E di njeri?

Sa kane mbetur pa u numeruar?

Ttmsoia,

behet fjale per 37 vota ne Fier qe PS te fitoje mandatin e dhjete.

http://www.shekulli.com.al/2009/07/02/kq...

Ishte shume interesante videoja qe top-channel kishte bere ne qendren e votimit ne fjale ku kishin qene alibeu dhe olldashi. Dukej qarte komisioneri i PD qe kishte bllokuar punen dhe qe here pas here merrte telefonata.. Dhe i vetmi argument qe Alibeu i dha gazetares per arsyen e bllokimit te numerimit ishte: Te cojme kutite ne  KQZ.

Sot top-channel.tv ka cof...

 

Sa te vendosur qe jeni...po beni llogarite dhe do ju dale qe ps i duhen mbi 15 mije vota te tjera qe te marre deputetin e 10....

Meqe qenke i brenshem, di te me thuash arsyen perse bllokuan numerimin ne Fier? Nga ministrat nuk u muar vesh.

 

Kjo eshte pune matematike dhe jo politike. Shiko ligjin, bej hesapin dhe do te dale 15 mije.

Pse dhe kush e bllokoi eshte histori tjeter...

Per fat te mire cdo gje ka marre fund. Me te shpallur vendimin kqz-ja mbaron filmi ose me mire telenovela qe e permend aq shpesh Rama. 97 ska per te pasur me Shqiperia te harrohet kjo gje. Gramozi u vesh njehere si grua per te kaluar kufirin ne Greqi. Duhet te kete kujdes mos e kaloje lakuriq kesaj rradhe.

S'jam për diktaturë&dhunë, por në ktë rast, do ja shtrëngojsha dorën Salës që t'ju fuste fshesën, me të vërtetë, njëherë e përgjithmonë disa lloj tipave.

gjer tani o e-taljon, Sala si ka dhen doren njeriu, vec noi gisht smiley

 

Macok, vetem ti e permend 97-- te gjith te tjeret kerkojne vetem mbarimin e numerimit te votes. Le nam. Boll!! 

Puna është se gishtin ja ka dhënë edhe atyre "robve"... po i kanë marrë krahun... ene e kanë zhyt mrena deri në fyt smiley

Kush e kerkon mbarimin e numerimit?! Gramozi?! Rri er chene me qafsh. Po te jete per Gramozin jo 97 po ta ben ma keq se sheshi Tien an men masakren.

 macok, 

kam qen katil kur kom qen i vogel, smaj men t'kem qa noi kotele, nga kati 6 i hidhsha smiley 

mundesisht, a mun mos me e permend 97? E thash edhe dje, nese mendoni se Ruci do me zgjat kohen e numerimit, numerojini dhe turperojeni atje ne Fier. 

Vec numerojini se na cate Sulen!

Chene, lene maçokun rehat... vreje pak ktë

 smiley e bukur.. shife tash kur te bjeri dhe feisbuku

Gramozi ti ulerinte Edit ne Prill 2008.

Tani Sali Ujku e ka ne goje prehen, e sja heq dote.

 

duket sikur ka pasur nje sulm hackers'ash ne disa faqe web'i. 

Sala është shkërdhatë i madh... do me i shpall përfundimet me 4 korrik... që ta shpallë festë zyrtare e ta festojë bashkëme Amerikën smiley

Kiji pak meshire o burre, 7 here e kane festuar deri tani.smiley

gazeta tema punonte deri ne mengjes ...

Nja dy keshilla per zgjedhjet e ardhshme per te bere te mundur mbarevajtjen e procesit:

1)Merrni ne patronazh Bushatin sa here te kete votime.

2)Shifni ku shko e kandido Olldashi se ka atje do kete sherr.E mbani mend besoj cberi me Shijakun ne 2005,shifeni kete vit Shijakun, asnje problem .Problemet u transferuan ne Fier ku ska pasur ndonjehre probleme.

Se ke keq e, pastaj shko e festo te ambasada amerikone me Withers qe te thote "e shifni une kom meshtetjen e Amerikes"

O Drin nuk me del llogaria or çun. nuk kom çar i boj se nuk e di se sa vota kane kutite e mbetme. Kom fryke se rezultati iKQZ nuk do jete i sakte.

I bona llogarite me perpjestim dhe me dilshin 5640 vota per tu numru akoma (172000*16/488) e rrumullakosa ne 6000 po duhen edhe 4340 qe PS te marri te 10-in. Pra ne 16 kutite e funit duhet te jene te pakten 10340 vota te cilat duhet t'i marri 100% PS-ja qe te arrije 10 mandate ne Fier.

Nqs rezultatet qe t'i me dhe jane te sakta, i bi qe PD-ne ta kapim jo me shpulla po me grushta e shqelma qe s'ka i rob me bo keto llogari e me informu publikun. Po kom frike se ai rezultati 51.46% me 40.23% nuk do jete fort i sakte. (mund te mos jete update-u mas numrimeve te djeshme)

Kur i kom pa une rezultatet dje te ECA, ne rang partish PS kishte 0.38% me shume se rezultati i KQZ, kurse PD 0.39% me pak. Po as me keto nuk me del llogaria.

Duhet qe koalicioni i PS-se te kete pas 1% me shume (pra 52.46%) dhe ai i PD-se 1% me pak (39.23%) qe duke llogarit te 6000 votat e 16 kutive te funit per PS (pra 6000 PS dhe te gjitha te tjerat 0) qe PS te marri mandatin e 10 atje. E kuptoni besoj se kjo o fantashkence!

Tani po pati njeri te dhena te tjera le te m'i japi dhe une ju qis mundesite. Po me kto qe kom (51.46 ma 40.23) PS nuk ka arrit akoma te 9-in.

po ps eshte partia e fantashkences:

edi rama kryeminister

hahahahhahahaha, asnjehere nuk ishte nderthuruar fantashkenca me humorin

Me falni kom bo nji gabim te vogel. Per te qit mesatarisht nr e votave te 16 kutive duhet te kisha llogarit 72000*16/472 se 488 qeka nr total dhe jo nr i kutive te numrume. Sidoqofte rezultati del 5830 dhe une e kisha rrumullakos 6000 kshu qe prape mrena jom.

Hej, Lis, u gajasa se qeshuri me hesapet e tua...

I bona llogarite me perpjestim dhe me dilshin 5640 vota per tu numru akoma (172000*16/488) e rrumullakosa ne 6000 po duhen edhe 4340 qe PS te marri te 10-in. Pra ne 16 kutite e funit duhet te jene te pakten 10340 vota te cilat duhet t'i marri 100% PS-ja qe te arrije 10 mandate ne Fier.

e kam pa te keq, m'u kujtuan ato problemat e matematikes qe benim njehere e njekohe.... Une kam qene ( dhe jam) tape topi ne matematike, dhe them shyqyr qe i kam mbyll aty hesape... smiley

P.s. se kush tha qe qe terrorizu Fieri, lajm i fresket fare, jeta ne Fier vazhdon normalisht, Gjanica nuk ka ndryshuar rrjedhe, as shi s'po bie... qente qe lehin rreth kutise nga te dyja palet, bejne ham-ham per njeri -tjetrin.... Ndaj mos perhapni panik kot me kot. smiley

Me ne fund dikush qe ben hesapet...

Lizander po ky eshte problemi se PS se ka arrit akoma te 9-in ne Fier por me ato 5 -6 kuti qe sjane fut ne numerim i arrin.Ketu qendron edhe filmi i PD ,numeruan sa numeruan kur e pane se po shkonin 9-6 thane anallim loje ,kutite jane te parregullta.Ligji eshte i qarte nese kutite jane marre ne dorezim ato DO TE NUMEROHEN dhe problemet shkruhen ne procesverbal.

Po tamom, s'eshte problemi se s'ka njel njeri ne shqiperi me bo shumezim dhe pjestim, puna eshte qe kjo administrate nuk ka arritur te garantoje mbarevajtjen e procesit zgjedhor.

Dmth Lizander PS ben shume zhurme per asgje?

Edhe une keshtu mendoj sepse ,ata do te bejne cdo gje qe te njollosin keto zgjedhje.

Mendoj qe zgjedhet e tjera te perdoret ky sistem,por numurimi te behet me makine dhe nuk do te kete nevoje per situata te tilla,kur turmat komuniste  te komiteteve te shpetimit u sulen dhe po terrorizojne Fierin.]

Harram te qofte o Gramoz Ruci dhe harram juve qe votuat per kete monster!

Mendoj qe zgjedhet e tjera te perdoret ky sistem,por numurimi te behet me makine

 

Hahahaha, po pse nuk e the qe me perpara ti kete, e kishim zgjidh problemin me ca makina llogaritese 5 mije lekeshe smiley    smiley

Mua me pelqeu shume qendrimi i Gramoz Rucit. Ky qendrim i tij dhe kembengulja e Rames per ti numeruar vota nj per nje deri ne fund solli kete rrezultat qe kemi. BRAVO I QOFTE G.RUCIT(bashkekomunistit te penduar te SULES).

Lizander lodhu dhe pak. Sipas ECA-se jane numeruar 477 nga 488 kuti ne Fier. Faqja e KQZ-se eshte mbrapa me numerim 5 kuti. Me keto 5 kuti, perqindja e PS-se si parti shkon 48.29 nga 48.02, e PD-se 31.46 nga 31.74. Meqe ECA-ja nuk i ka si koalicione (ose me sakte pertoj t'i mbledh une cerrat e vegjel), bej nje perpjesetim me perqindjet e koalicioneve qe te dha Drini (51.46% koala e PS-se, 40.23 koala e Pd-se), per te nxjerre perqindjet e reja. Pastaj llogarit votat qe duhen. Ose mos i llogarit fare se me shaka e kam smiley

 

Kur mendohet se do te kete nje rezultat perfundimtar? (Pothuajse gjate gjithe fushates isha i lumtur se nuk shihja surratin e Gramoz Ruçit, ndersa tani kam frike te ndez TV, te dashur peshq ruani femijet, nderroni kanal kur ta shihni, se femijet tuaj nuk kane per t'u bere kurre  njerez konstruktiv ne jete)

Nuk e kuptoni qe zgjedhjet ne Shqiperi behen si ne kohen e xhaxhit kur votonin per "Frontin" keshtu jane mesuar Shqiptaret more njerez si cakenjte pa asnje standart kush e kush te hidhet perpjete si misrat ne zjarr.... jo e fitova une jo ti jo ti ma bere me hile jo se ti e ke hunden te shtrember e ku di une se ca budalliqesh nxjerrin dhe kur vjen puna qe shkojne ne parlament flasin sikur i merr nga rruga s'kane as piken e kultures dhe dinjitetit....

Ju po flisni per zgjedhje..... aty eshte ti vesh bomben atomike ju flisni per standarte e lesh me qime..... lereni aman se edhe neve qe jemi larg na keni hap barkun pa le atyre qe jane akoma ne Shqiperi.....

Prandaj kur vini ne Shqiperi mallengjeheni dhe depresionoheni kur largoheni?

Se eshte per ti vene bomben atomike?Hajde Danile komunisti hajde!

Po te kishte fituar Edushka jam i sigurte qe komenti yt do te ishte 180* ndryshe.

Merr ilacet se i ke harruar!

po Edi na bo me ardh ne tiron mer milic..se ndryshe do kishte ngel si bathore tirona..

O Canart, sherrin ata e bone per te 10-in qe per mu s'ka asnje mundesi te arrihet. Po kom pershtypjen qe e bejne kastile se e dine qe po tu thone njerzve me u ngrejte per mandatin e 66 e kone hum davane se Prifti deklaroi se ne rast se dalin 70 me 70 do ja japi PD-se voten. Ne keto kushte rezultati 70-60-4 s'i bote asnji pune e njerzit nuk do e rrunin e mbi te gjitha nuk do kishin asnje mundesi te thonin se u kane vjedh votat. DUke kriju situata te tensionuara i hutojne njerzit dhe bejne ate qe jane mundu gjithmone te bejne te shkaterrojne imazhin e Shqiperise ne bote. (ora e Bushit, çirrjet qe Berisha s'ben dot zgjedhje, kercenimet per mos futje ne zgjedhje, CIRRJET E PAFTYRA SE SHQIPERIA ESHTE NE KRIZE PER TE DEKURAJUAR INVETIMET E HUAJA, etj.)

Jam plotesisht dakort qe edhte e njejta gjo qe ka bo Sala kur ka qene ne opozite. Po ene ju pranoni qe "politika e re" konsiston vetem ne faktin se keni vene nje fashist ne krye te PS-se qe do te kete kontroll te plote mbi partine e qe nuk duron dot ze kunder.

Une vetem nje zgjidhje shof atje. Nje ligj qe çdo gazetar ne studio te kete dy te "forte" dhe qe sa here te dali qe nje politikan ka rrejte, t'ia hyne m'drru! (rasti i Mozit ben perjashtim, per te duhen 5-6 "te forte&quotsmiley 

sherri behet per te 9tin. Ne ato kuti qe kerkohet te nxirren te pavlefshme jane votat qe nxorren kandidatin e 9te te PS.

E kuptoj Tropizma qe e ke me shake se me keto rezultate qe po me jep ti mu kshu "à peu près" me del se duhen 9000-10000 vota vetem per per PS-ne dhe 0 per PD-ne ne 16 kutite e funit.

Lizander je i paqarte per zotin .

Ne rradhe te pare ky problem ka lindur para se Prifti te deklaronte ate qe deklaroi

Ne rradhe te dyte je pak i painformuar.Nuk eshte problemi vetem per ato tre kuti votimi.Problemi qendron se nuk jane firmosur procesverbalet qe kur PS mori mandatin e 9 ne Fier .A kupto a jo.Zyrtarisht ,megjithese faktikisht ka 9, Ps ka 8 ne Fier dhe nje ka PDI.Prandaj edhe Bregu del e thote se kemi 71 deputete.

Eshte variant i njohur ky qe shpall fitoren pastaj numero votat.

Muc Nano ka thene nje llaf te madh mbrome.Aty ku shko Sokol Olldashi ka sherr (Kujto Shijakun 2005 ku beri te njejten gje dhe rrethoi QNV me alabake ose me ata qe vrane kreun e PD se Kuksit).

Self, kte mos ma thuj mu po Mozit ene atyne qe thone se PS-se i duheshin 50 vota per te marre mandatin e 10

 Lizander, 

Eshte pikerisht sic thote Canart! Numrat flasin per 10.

O Canart lexo çar kom thone gjithe diten per punen e bllokimit te votes.

Nigjo ene deklaratat e Mozit e te gjithe PS-se mrome (KEMI FITU 10 MANDATE NE FIER DHE PO NA VIDHET VOTA) dhe pastaj si perfundim futi nje shplarje trunit me Muç Nanon.

Per 70-66-4 as vllai i Mozit nuk dilte mrome rrugve deri n'mes te notes. Po kur i thane robve qe kishte shku 69-67-4, pra qe me LSI boheshin 71 atehere robve u rrejti menia e shkune e bone ato xheste.

Une nuk e degjova Rucin te thoshte 10 ,perkundrazi tha qe ne kemi 9 deputete dhe PD do te na e marre nje ti beje 8-7-1.Une kete degjova mbreme nga goja e Rucit.

Edhe te lutem me me pak ironi se une nuk te ofendova me duket.Se nese une e shplaj trurin me Mucin te pakten nuk pranoj te ma shplaj trunin pislliqet e Olldashit ,Bregut ( qe i jane zberthyer mbertheckat me kohe) apo akoma me keq Berishes

 

Une s'e mor vesh 10en ne Fier. Raporti qe shof une eshte 1-6-9. Maksimumi 1-1-5-9. Mirepo edhe 1-1-5-9 nuk ndryshon gje, se koalicioni PD-se mbetet 70. 1-1-6-8, qe do i jepte 71 koalicionit te PD-se, nuk qendron, dhe kjo eshte ajo qe po ruhet.

Une pranoj qe "politika e re" konsiston vetem ne faktin se ESHTE vene nje fashist ne krye te PS-se qe do te kete kontroll te plote mbi partine e qe nuk duron dot ze kunder. Dhe e votova. Sepse ketu ka zgjedhje vec mes fashistesh, dhe te ngelet te zgjedhesh fashistin qe te pershtatet me shume. Po, duhet luftuar sistemi. Por aktualisht nuk ka organizim te mjaftueshem, me ide dhe mjete te mjaftueshme, per ta bere, pra nuk ka alternative afatmesme per te mbeshtetur. Ne afatin e gjate Rama duhet hequr qafe, sistemi duhet ndryshuar, monopolet duhen zhdukur, une duhet te marr multivitamina. Nuk po laj duart, po flas per pamundesine e momentit.

Per ekonomine e vertete qe eshte ekzagjeruar me terma si 'zhytje ne fvarferi te skajshme' nga opozita. Por per disa vjet qe shoh une statistikat ekonomike shqiptare, mungesa e dinamizmit ne ekonomi, rritja e pabarazise, dhe pabesueshmeria e statistikave zyrtare (po deshe e diskutojme gjate kete), dhe sidomos vleresimet e erreta te konkurueshmerise se ekonomise shqiptare (ne vendin e 180eca) jane shume shqetesuese. Gjithashtu, ne keto kohe krize, qeveria ka evituar problemin, ka rritur shume borxhet pa shkak te mjaftueshem dhe me terma te tmerrshme, ka rrezikuar pavaresine e disa institucioneve kryesore dhe mbi te gjitha nuk ka marre masa per asgje. Prandaj opozites i takonte te ulerinte, mgjs ka qene e paafte per ta bere.

Sa per Priftin, pash zotin nuk ka me fjale e bese shqiptari, kthehet fjala dhe xhaketa si qoftja ne tigan. Me vjen keq se keshtu vecse i ul pazarin Metes.

kthehet fjala dhe xhaketa si qoftja ne tigan.

Si tha Bill Gates, trop (ne nji fjalim qe edhe ai te vjedh e kishte):

Flipping "qoftes" is not beneath your dignity. Your grandparents had a different word for "qofte" flipping; they called it Opportunity.  smiley    smiley   

Une pranoj qe "politika e re" konsiston vetem ne faktin se ESHTE vene nje fashist ne krye te PS-se qe do te kete kontroll te plote mbi partine e qe nuk duron dot ze kunder. Dhe e votova.

Jazek!!!!  smiley

tropizma, faleminderit per kete postim te shkurter dhe te sakte. Sic hodhe ti voten per PS, ashtu do e kisha hedhur edhe une. Rama nuk eshte zgjidhje afatgjate jo vetem per problemet qe ka por edhe vetem per faktin e thjeshte qe sic thua edhe ti nuk diti "ku te kapej" per Berishen kur kishte aq shume per ta kapur, nje lider i zgjuar dhe me vizion do e kishte berishen lecke dhe s'do i kishte lene asnje shans per te fituar, Rama nuk e beri dhe humbi. Po ashtu u tregua driteshkurter ne berjen e aleancave. Fatkeqesia jone sic eshte thene shume here me pare ketu, eshte qe duhet te zgjedhim gjithmone mes dy te keqijave dhe duhet te zgjedhim ate te keqe qe ne mendojme se eliminon tjetren me shpresen se dicka e mire do te vije me pas.

Fat shqiptari.

Nuk ka aspak rendesi si mandati i 9 apo i 10! Eshte budallek kok e kembe. Jua shkruajta edhe ne mengjes (qe eshte hequr komenti) sherri ne Fier u be sepse perpara kamrave u fyhen dhe u kercenuan me jete ata xhajet e PS! Mos harroni qe aty ne Fier nje deputet u vra dhe nuk dihen akoma autoret. Situata u ndez keqas dhe per fat Olldashi me "trimat" kishin ik perpara se te vinin njerezit. Per pak sa se hengri Aktorja! Ka edhe gjera te tjera qe nuk mund ti shkruash ketu ne peshk se nuk ja vlen..

Ajo qe ka rendesi eshte se ata njerezit mbreme nuk pyesnin as per Ramen dhe as per Rucin, donin te takonin "trimat" e Olldashit (lexoni deklaraten e Rames qe thote kam kerkuar tere naten ti qetesoj).

Imagjinojeni per 1 minute sikur Ruci me disa "trima" te shkonte ne Bushat dhe te shante apo fyente komisioneret ne ate menyre para kamerave?

 

 

 

 

 

ata pasken qene tu prezantosh forcat e policise

ska me te forte sesa forca e shtetit, ku kujtojne se jetoje ata halabake?

o robo, nuk ka aq t'civilizum n'Fier e n'Shqipri qe t'ngrihen se 'jon t'u ju vjedh voten' - hiqe nga mendja ket!

Ato jon ngrit se u jon prish 'bizneset' mer daj'. Osht shtrengu icik dogana, kupto ti apo jo? nuk ka mo qofte ke daja - kjo osht e gjitha

 

Jo zgjedhjeve te prakohshme. Do te ishte zgjidhja me e keqe.

Kurre aleance PD -PS.

tropizma - 2 Kor 2009 - 3:47pm

Ne afatin e gjate Rama duhet hequr qafe, sistemi duhet ndryshuar, monopolet duhen zhdukur, une duhet te marr multivitamina

Mire e ke ti nga njera ane, po heqja e atyre monopoleve, do te thote fragmentizim te demshem. Do te thote te durosh Nard Ndoket, Skender Gjinushet, Lufter Xhuvelet e kompani. Pergjegjesia e te gjitheve e askush i pergjegjshem.

Hunter, keta Gjinusht, Xhuvelt, Ndokt etj, nuk kane dasht pa s'i kon heq qafe mer burre. Nuk fragmentarizohet nga keta liliputet. Keta asihere nuk kane qene ne gjendje me marre vota. Ata jon perdor nga te medhenjte, thjesht per te pas nje avantazh te padrejte ndaj kundershtarit tjeter. Hudh ca vota nga PS-ja per Gjinon, edhe ja ku e kemi i deputet me shume per te majten, se vetem nuk e merrnin dot. Po te njeten llogjike, ka perdor dhe PD-ja me Nardin kur ishte me PDR. Dhekeshtu u doli nga duret situata te medhenjve.

Krijimi i dy poleve te reja majtas e djathtas nuk eshte njesoj si krijimi i partive therrmija qe keta vete i kane krijuar dhe mbajtur.

 

 shiko, 

po ato jon pjes e portofoleve te investimit mer...

Njesoj mer!

Kseri u perdor per me i mor deputetin PBDNJse ne ate zone (ia lumsha Sules kesaj rradhe).

Ceka, s'mori vota.

Per Mediun s'di c'me thon vallaj, po s'ma ha mendja t'i kete mor vete ato vota. Prap taktike ka qene. Ka dasht pa i ka dhon vota Sula me duket.

 

se keni vene nje fashist ne krye te PS-se qe do te kete kontroll te plote mbi partine e qe nuk duron dot ze kunder.

 

O Lizander, po ti ç'ke ?? Ti i majte nuk je (keshtu te pakten paraqitesh). Pse te rruhet per PS ?? C'ke ti me demokracine e brendshme te nje partie te majte ?? Koken hengshin ! smiley

Apo te vjen inat se Rama eshte shume here me i djathte se Berisha ! Ty ne kete rast, si  djathtist qe je, duhet te behet qejfi ! smiley

 

 

Per mendimin tim te gjithe te djathtet ketu tek peshku sduhet te merren me me Ramen. Ai i humbi zgjedhjet dhe mbaroi si njeri. Ilir Meta do dali sot ne darke dhe do deklaroje krijimin e qeverisjes bashke me PD-ne. Hajt tani shoke socialiste hajini kokat me njeri tjetrin keto 4 vitet ne vazhdim.

Ne fakt , ndeshjen PS - PD e fitoi Rama , apo jo ?

Po te fillosh pastaj te numerosh ato partite e koalicioneve me nga dy antare dhe nje simpatizant, mund te dale me perpara koalicioni i Sulit.

Por po te shikosh perseri se cilat shtresa popullsie votuan njerin apo tjetrin, koalicioni i Sulit le per te deshiruar...

Ky eshte realiteti macok, degjoje Bubin se te do te miren...

Llogarite i bej me perqindjen e njerzve qe votuan njerin apo tjetrin.

Pa permendur pastaj cilesite intelektuale te tyre...

Edhe duke qen se me shume njerez votun PS-ne dhe ajo ka mepak mandate, ti thu qe fitoi Rama, qe e shkroi vet kete kod?!?!?

Jo , thjesht dua te them qe si numer votash , me shume shqiptare votuan Ramen.

Te tjerat nuk jane ne dore te popullit, jane formula zgjedhore.

 

Nuk votun Ramen mer jo, votun kunder Berishes. Dhe Berisha prap fitoi, prandaj Rama eshte i humburi i modh

Bravo per nder.

 Ky na fitoka dhe kur i votojne kunder .

Mos eshte ai varianti : Une votoj , ti voton , ai numeron ?

Hola

Di gje njeri pse jane bllokuar sitet e gazetes "Shqip" dhe te gazetes "Tema" ?

Ne Shqiperi nuk ka pasur asnjehere te djathte ne pushtet, Edhe sot pas 20 vjetesh ata nuk kane marre cfar u takon e jo me te vijne ne pushtet.

Pushtetin ne Shqiperi e ka ne dore prej 18 vjetesh serbet ne nje bashkpunim te ngushte me mafien shqiptare dhe nderkombetare.

Sinqerisht me vjen keq qe disa e quajne Salen dhe rrugacet e tij "e djathta shqiptare", Aty jane me qindra dhe mijra argumente qe e djathta shqiptare nuk e ka pasur ndonjehere pushtetin prej kohes se autodestruktionit te socializmit.

E gjitha cfare po ndodh eshte nje turp i madh.

Me kete nivel Shqiperia nuk shkon dot as ne Borizane, jo me ne Europe.

Turp per te gjithe!

Thone me te degjuar e kam, se po u bene bashke dy shqipo vetem muhabet politike kane, ose muhabete femrash.

 ti po kerko bashk bisedus?

Berisha eshte tashme ne grahmat e fundit. Mbeshtetja nderkombetare per te  zero. Po kalon ne Ahmadinexhatizem. Grahmat e fundit jane me te rrezikshme nga ai njeri se merr steroide ne doza te medha dhe kalon ne faze 400V si ne 97-ten`pastaj.

Duroni edhe ca dite.

Iran-Tiran-Teheran sa ngjashmeri qe kane.

ja po durojm, po kush osht alternativa mer burr?
Sportist i deshtum, piktor medioker dhe fashist n'kry t'majtes me Rucin si krah te djathte?

qellove si kalama o Mane (m'fal, Selim)

 

Sa shpejt qe arrin ne pecaktime more Solic, me keto epitete komunist e demokrat.... Sa per te mallengjyer le mos e pyet se kur isha aty heren e fundit vetem kafsheri perballoja ne cdo aspekt te jetes se perditshme dhe tjetra per Edushken as qe me rruhet hic por kur e krahason me Salen aha ketu e dhjet muhabetin krejt...

Shendet,

O Stalker, nqs ti nuk e ke kuptu po ta them une qe e vetmja gjo per te cilen mua me rruhet nuk jane partite, po e ardhmja e venit. Ne keto kushte mer daje nuk mund te me thush qe s'ka pse me rruhet se çin ka PS-ja kryetar se ne status te PS-se kryetari bohet kryeminister, po te fitoi zgjedhjet partia. Ne kete moment besoj e kupto se me prek ene mu apo jo. Se, larg qofte, i bi te jete ene kryeministri im ai (se jom ene vetem shqiptar o burre).

Po te ksihte dale me moton du me heq Salen, po le te bohet kush te doje kryeminister, se misioni im maro aty (nuk egzisto ky si idealizem po nejse), atehere ene une do votojsha per te. Dmth po te bote ai ate qe duhet te kishte bo Sala ne 92-in, une do e votoja me qef mer daje. Fakti o se une nuk kom per çin te votoj. I pari m'ka na 17 vjet vonese borxh (e gjynofe pa fun) kurse i dyti tamon tamon nuk ka pas as bythe me na e kerku voten ne zgjedhje parlamentare.

Qe Rama o me i djathte se Sala, kete e thu ti se une nuk kom pas rastin ta konstatoj. Fakti qe o fashist nuk e ben te djathte se fashizmi o sume me afer komunizmit se sa te djathtes. Per mu pozicionimi majtas apo djathtas, shihet ne programet ekonomike dhe sociale. Me vjen keq po, une Ramen e njof personalisht dhe mund te te siguroj qe nuk e ka as idene e koncepteve ekonomike, kshu qe nuk kam se si e mor vesh a o i majt a o i djatht.

Problemi tjeter, shume i modh qe une kom me Ramen eshte problemi kombetar. Ketu n'daç m'beso n'daç mos me beso, po do te te tregoj nje ngjarje te jetuar vete, nje te tregume nga Pllum Xhufi, dhe nje qe e kom pa ne televizor.

1) Rama kur ishte akoma ne Paris pa u bo minister, sa here flitej per patriotizmin apo per dashurine e mallin per Shqiperine, vetem tallej dhe te bote per nje lek me stilin e tij ironik qe eshte karakteristike e tij. (arroganca eshte e vlersushme vetem kur ke bythe me e perballu)

2) Ne fund te vitin 98, kur ishte bere minister kulture, shkon ne Amerike ne nje takim zyrtar ne OKB. Nje politikane amerikane e pyet se ç'mendonte per luften ne Kosove dhe ky i pergjigjet : "Une nuk merrem em politike, dhe ketu kam ardhur per çeshtjet e kultures".

3) Para tre javesh, perfitoi nga fakti se kishte per te bo miting ne Kukes dhe erdhi ne Prizren per te darku me Thaçin, pikerisht me 10 qeshor, per diten e Lidhjes se Prizrenit. Filloi me diskurset patetike se sa i lumtur ishte qe ndodhej aty per ate dite te shenuar dhe e perfundoi fjalen duke deklaru :

"Para 10 vjetesh (kur ky nuk merrej me politike) Kosova doli nga roberia, sot ne jemi ketu, dhe pas 10 vjetesh shpresojme te jemi bashke ne gjirin e familjes europiane!"

Pra ky ka paftyresine qe perdor nje nga nga dy datat kryesore te historise se Kombit tone, per fushate (se aty erdhi qe te dilte ne televizor me Thaçin e te per te balancu daljen e Sales me Thaçin) dhe shkel me kembe amanetin e atyre qe dhane jeten dhe shkrine gjithçka kishin, per bashkimin kombetar. (keni m'PPU nje pasardhese te njonit prej atyne burrave dhe une krenohem qe e kom shoqe)

Po harrojini mer nje moment te vetem zgjedhjet dhe emrat e perveçem, dhe me thoni, ne se ka llogjike qe te shkosh ne diten e perkujtimit te fillimit te perpjekjeve per bashkim kombetar e te thush qe s'ka ç'na duhet bashkimi i Shqiperise me Kosoven se noshta mas 10 vjetesh do jena bashke ne BE, me serbin grekun, IRJM-istin etj etj.

Ore mund te jesh pro apo kunder bashkimit (se e di qe vdes si force politike) po mos shko or daje ne Prizren me 10 qeshor te besh te tilla deklarata, se i "vret" te gjithe ata qe perpiqen me te gjitha mundesite per te korrigju padrejtesite qe na jane bo.

Ju nuk e merrni me men mer se ç'kane bo çunat ato dite ne Prizren. Se sa energji e pare jane harxhu per te organizu aktivitetet atje. Po te rrenqethej mishi mer kur shifshe gjithe urat e Prizrenit te mulume me flamuj kuq e zi. Po te knoqej shpirti kur Prizreni u gdhi me 10 qeshor e flamujt me password anash lumit i "kishte more era" (helbete flamur pa rronje) apo kur shifshe çunat e gocat rrugeve me bluze "JEMI NJË" ose "1878" (qe ju fansat e Rames mos vdisni onjoronta, 1878 o viti kur o bo Lidhja e Prizrenit. mos ma qani hallin se e baj pa problem arrogancen time une!)

 

 

 

Ti Lizander, me fal qe po ta them, po je nje patriot i vertet e i madh, nga ata te rrallet qe nuk gjnden kollaj. Si puna e Priftit qe tha se mandati i tij eshte i arte - ai i te tjreve eshte prej tunxhi (apo bakri, nuk e di)

cfare ke dashe me thene me kete rresht vetem ti mund ta kuptosh. Pastaj une vetempo ve ne dukje sesa patriot ti je e ke qene ne vite me sa duket. Nuk ka pse tejesh modest per kete. Shih p.sh a ka patriot me te madh sesa Birisha, shkelzeni dhe bija e birishes.

LSI ka nje mbledhje sot per te vendosur. Shume te ofenduar nga Rama jane edhe ata ne LSI nga c'ka ngjare deri tani. Aq te inatosur sa e kane nje mendje per te fjet me mullixhine.

Pote flene ore  - te drejte kane - me nanon kane fjetur vetem berisha u ka mbetur. Lum ne per keto mandate te arta qe kemi.

O Lizander, taksirat e ke me m'u pergjigj edhe mua per nje gje qe nuk kuptoj.

Po te shofesh Elbasanin, 43.47 me 37.26 jane ndare 7 me 7. Po te shohesh Durresin, 45.7 me 37.12 jane ndare 7 me 5. Jane raporte qe edhe une qe nuk njoh note tjeter pervec 10-es e 4-es ne matematike, nuk bejne sens, le me per ndonje votues te shtates. Ti qe po nigjoj qe 4-en s'e njeh, them se mund te me ftillosh.

mir mre daj, po e kena thone 1000 her:
edhe aty ku eshte votu per krahun tjeter, ka perfitu PS.

Si perfundim, lujn me <1% n'rang veni kshuqe kot e bo ket hesap se nuk te qit kund'.

Lulian, ka te beje edhe me numrin e pergjithshem te mandateve. Elbasani ka 14 mandate gjithsej, kurse Durresi ka 12 mandate. Keshtu qe ndarja e ndryshme e tyre ne zona te ndryshme edhe pse me ndarje perqindjesh te ngjashme nuk eshte ndonje cudi e madhe.

Per tu habitur eshte psh per mandatin e PR ne Tirane, nqs eshte zyrtare.

Faktikisht i gjithe sistemi i shperndarjes se mandateve eshte per tu vene ne dyshim. Nuk besoj se e gjithe kjo maskerade eshte ne sensin e asaj cka presupozon edhe dhenia e votes prej popullit.

Ai Prifti eshte KAQOL fare mor pupupupuuu

Ai ka flejt me mullixhiun por do shkoje edhe me marangozin, saldatorin, tullaxhiun... ke te gjeje perpara se i jan errur syte fare...... smiley

Nuk shkon mer jo. Do te ishte fundi i LSI-se ky bashkimi me Berishen keshtu qe Meta do bonte gjithshka te mundur per ta ndaluar.

nuk po shko per inat te vjerres..po shko se nuk ja ben qejfin burri ahahaha

O Blendo po ti ku ishe gjithe keto dite me shoku! Sipas habereve qe na dha Llukani (dora vete, qafshaperzotin qe nuk rrej), ti kishe qene komisioner i LDK-se ne Peshkopi.

Llukano, nigjo mu se kaq e di: Nuk eshte vendos akoma c'do beje LSI. Ajo qe thu ti eshte e drejte (ne syte tane) por nese gjendet nje justifikim politik (per hir te integrimit te leshit psh.) edhe mund te ndodhe.

Nuk ndodh o Blend jo se pastaj i heq LSI-se cdo mundesi qe te shkrihet me PS-ne dhe Meta s'ka si ta mbaje partine me nje ministri per kater vjet. Po ta bejme i heqin oksigjenin vetes.

Ose LSI mund te doja ta mbaje publikun pezull aq sa duhet per te bere pastaj nje hyrje kalorsiake to save milady...

Eshte tamam cfare na duhet ne keto dite, pak suspence, dramacitet dhe pastaj meten si superheroin qe do na nxjerre ne dritee do e shpetoje vatanin.Meta dhe kodoshi Berishe bejne shume sens menjeri tjetrin.

 

Nuk i lexova keto komentet e tjera. PO mire me blendo ti si thua te shkojme ne zgjedhje te reja, se e majta se ben dot qeverine se ska shumicen. Kurse berisha ka 70 manate te koalicionit te vet. Ore kur do e kuptoni se humbja e rames seshte humbja e te gjitheve, eshe thjeshte humbja e rames, dhe si rruhet askujt.

E dyta me car morali mund te pretendoje voten e LSi PS-ja. Ej ku jane mer keta te Mjaftit dhe G99, he mer ju politika e re sa vota moret, qe talleshin me meten si politike e vjeter.  Kjo ska te beje fare me mullixhiun qe thua ti, kjo ka te beje me interesa, personale dhe te vendit. Interes  personal eshte ai qe duan privilegjet e tyre nga vota qe mund te japin, e cila si pasoje do sjelle dhe rrezimin e Rames, dhe e dyta  shmangen zgjedhjet e parakohshme.

Mos e shihni fajin te LSI por te Rama, qe beri fushate te dobet, qe ishte pa nivel politikani dhe u soll si trap. PSe e keni kaq te veshtire ta pranoni, Berisha ka fituar tashi eshte thjeshte ceshtje negociatash  harrojeni. Tani KQZ pranoi te numeroje dhe fushekuqen thine qe e merr dhe nje ketu, atehere mbyllet fare muhabeti. Se ne rast se Berisha mandatohet kryeminister ska perendi ta rrezoje. E vetmja gje qe mund te behet tashi eshte rrezimi i Rames

mandi, faji del e tepron per te tere. Nuk i kam permendur ne asnje vend zgjedhjet e reja. Po them vetem qe ka mundesi reale te behet nje koalicion LSI-PD. Te gjitha ato qe thua ti per interesin personal qendrojne (per interesin e vendit nuk do flisja aq me siguri).

plus, ka shume deputete (edhe mren PS) qe nuk dun me u testu prap tani qe e kan siguru karrigen. Kujtoni pak si u zgjidh debati per presidentin

 Llukan, 

Cimentoja e themeleve te LSI ka qen dhe eshte interesi personal i disave. Gjithshka do vihet ne peshoren financiare.

Keto zgjedhje pervec te tjerave treguan edhe fatin qe kane "satelitet"e te medhenjeve. Meta eshte vertet kokemadh,por nuk eshte aq koketrash sa  te besoje se do te mbijetoj politikisht me flamurin e socialisteve nese bashkpunon me Sulen. Osht ne i ri dreqi.smiley

 Skerdo, ketej thone eshte zotesi te dalesh ne pension i ri smiley 

Po te vlente dhe te ne kjo gje do ta kishin bere te gjithe (politikanet them). Duan karige dhe cohu-ulu ata tanet o chene . smiley

Lulian, mandatet ndahen sipas koalicioneve. Votat e PD ose PS si parti kane rendesi vetem ne nje moment te dyte kur ndahen mandatet e fituara mbrenda koalicionit. Ne Elbasan gazetaret qe jane shume mire te informuar, shifshin rezultatin e partive dhe thojshin qe po manipulo Basha po bo kerdine se po i iken nje mandat. Nderkohe qe ekuilibri ishte midis dy koalicioneve ishte i padiskutushem. Po ashtu edhe ne Korçe.

Ne Durres PD ishte shume perpara edhe si parti edhe si Koalicion prandaj mori me teper. Kjo nuk e pengoi Seserin qe te dilte e te deklarote se kishin tentuar t'i manipulonin votat ne Kruje (pjese e qarkut te Durrsit), se atje PS-ja kishte korrur nje fitore madheshtore me 150 vota plus. (nderkohe qe ne gjithe qarkun PD-ja kishte nje avantazh prej disa mijera votash)

Qe te perfitojne nga injoranca e gazetarve, Rama, Ruçi, Braçe, Flamur Noka (o Zot na ruj), etj une e kuptoj se keta pa politiken dalin me shit fiq (se o n'mode). Po qe ta ulin kaq shume pazarin ca njerez qe 5 gjona dine me i bo n'jete, e qe mund ta merrshin me me shuem sportivitet ket muhabet, une kte s'e kuptoj. Mer po qofte ene per te ra n'sy se je ndryshe.

Amon me se kur rrifshin dynjone debilat e Sales ne 94-97 se donin me ra n'sy te shefi, ne skandalizoheshim, po te n'2009-n çar duhet te boj kur shof se njerez me shkolle e te zotet, e regjistrojne veten ne konkursin kush bo me shume zhurme, qe t'i pelqeje shefit e te na nxi imazhin.

 

kjo puna zotsis me decibel osht shume e trishtushme. Mesa duket po bohet index kombtar. Nuk osht krejt gallat ai muhabeti i dy shkodronve kur u da Pollo nga Sala; u menun i cik me cin do bohena tani, dhe masanej njoni tha, jo mar, po rrim me Salen! E pse, e pyti shoku. Po aj tjetri nuk din me gerthit, e vulosi baba.

"Levizja Skrapallinjve te Inatosur " e paska marre vendimin qe dje kur u takua Prifti me Berishen. Kjo parti nuk ka me kauze ekzistence. Pas daljes publike te Metes me Nanon dhe deklarimet qe LSI nuk e ka problem te qeverise edhe me Berishen, kjo parti nuk perfaqeson me as majtas-as djathtas. Tashme kjo parti perfaqeson xhepat e Metes.

nga GSH:

Do të jap votën time pro për të krijuar një maxhorancë në parlament. Do t’ia jap votën Berishës dhe do t’i vë vetëm një kusht që është: Shqipëria të bëjë të paktën një herë zgjedhje të lira dhe të ndershme”. Kështu është shprehur dje kandidati për deputet i LSI-së, Dritan Prifti në televizion, ndërkohë që Ilir Meta e quajti qëndrimin e tij si “emocional”. Ai u shpreh se kërkesa e tij ndaj kryetarit të PD-së do të jetë hartimi i një ligji, “për të bërë rinumërimin e votave në këtë proces dhe të penalizohen ata që kanë prishur këto zgjedhje”. Sipas tij, kjo do të japë mesazhin se askush nuk do të tallet me votën e lirë dhe askush nuk mund të manipulojë procesverbalet. “Nëse do të jepet ky mesazh, nuk do të ndodhë më vjedhja e votës”, - u shpreh Prifti. Deputeti i LSI-së nuk ka nguruar që të etiketojë armik kreun e PS-së, Edi Rama, sepse sipas tij ishte Edi Rama ai që bëri një ligj për të larguar nga skena politike LSI-në. “LSI ka fituar në këto zgjedhje, sepse ishte projektuar një vit të tërë një goditje asgjësuese ndaj LSI-së. U ndryshua Kushtetuta vetëm për të goditur LSI-në, u bë një Kod Zgjedhor vetëm për të goditur LSI-në, u paguan spote në fushatë nga Partia Socialiste vetëm për të goditur LSI-në dhe janë paguar miliona euro në fushatë, sidomos 2-3 ditët e fundit për të goditur LSI-në”, - u shpreh Prifti. Ai ka nënvizuar gjithashtu se e ka kundërshtar Edi Ramën, sepse “ai po lë përsëri Berishën në pushtet vetëm për shkak të një idiotizmi të tij, donte të zhdukte të gjithë faktorët brenda së majtës”. “Si të kem respekt për këtë njeri, po lë përsëri të gjithë të majtën në opozitë”, - u shpreh Prifti. Madje, ai ka hedhur akuza edhe në drejtim të kandidatëve të Partisë Socialiste, se u kanë dhënë nga 100 euro qytetarëve për çdo votë që ata do të hidhnin për ta në zgjedhjet e 28 qershorit. “Është bërë betejë asgjësuese ndaj nesh; ne jo vetëm që s’u asgjësuam, por kemi 4 mandate të florinjta, që peshojnë sot më shumë se 40 mandate, të cilat do t’i merrnim ne nëse nuk do të ndodhte kjo kasaphanë ndaj LSI-së. Kasaphanë me ligj, kasaphanë me para”, - u shpreh Prifti. Duke e cilësuar një mandat të florinjtë mandatin e tij, Prifti u shpreh se LSI-ja është e vetmja forcë politike që “sot vendos balancën e qeverisjes dhe i jep fund të gjitha diskutimeve të vlefshme apo të pavlefshme sot”. Prifti është shprehur se kanë qenë komisionerët e Partisë Demokratike, ata që kanë mbrojtur votën e tij. “Unë mora mandatin se komisionerët e PD-së mbrojtën votën time nga vjedhja. Me forcë kam detyruar që 3 kuti të rinumëroheshin nga 488 kuti të votimeve në atë qark. Në të tria kutitë në rinumërim, unë kam marrë trefishin e votave që kam marrë nga numërimi i parë”, - u shpreh Prifti. I pyetur nëse edhe mandatet e tjera të LSI-së do të shkojnë në koalicionin e Berishës, Prifti u shpreh se “mandatet e LSI-së do të diskutohen”. “Mandati im personal do të jetë kundër Edi Ramës, që do të thotë, mund të jetë pro Sali Berishës në votimin në Kuvend. Për ta zgjidhur përfundimisht nëse Sali Berisha ka 70 mandate për të bërë maxhorancën, ka edhe mandatin tim”, - u shpreh Prifti.

Nuk m'duket se ka fol keq - t'rrim shtremet po t'folim drejt - si i thojn llafit

Prifti s'ka fol hic keq me perjashtim te kondicionit idiot ndaj berishes: "Une te jap voten por ti siguro zgjdhje te lira diku nga kalendat greke" qe nuk ka kurrfare sensi. Per cdo gje tjeter ka te drejte dhe Rama duhet ta vuaje driteshkurtesine e vet. Prifti vete eshte nje pisanjoset e tjere te vathes se politikes shqiptare, nuk kam kurrfare respekti per te dhe me duket tip i keq dhe negativ (jo nga ky episod).

Po pse nuk ishte Prifti para 5 vjetesh qe nuk la tv e gazete pa deklaruar qe Nano donte ta eliminonte fizikisht, qe i kishte bere kercenim me jete etj... e sot del ne koference dhe ne aleance me Nanon. Prifti me Meten kane nji vit rresht qe bertasin votoni LSI sepse Rama i dha konsesus Berishes ne parlament, qe benin thirrje per protesta masive per Gerdecin, qe kerkonin mocion mosbesimi ndaj Berishes... dhe sot si pa te keq, sikur e djeshma te mos ekzistonte, koalicioni me PD i duket mese normal.

Gjynof i shkreti, mos e gjet gje e lige, se e kane nemur dhe e kane mallkuar keq ne Libofsh, bir libofshe ky me duket. 

Monda, ke folur tamam si ndonje "padrino"... , ne versionin femer. Megjithese, po te jesh nga Vlora te falet... smiley

 

Permetar, me c'me thane kojshtite te thom.  Une vete s'mallkoj se e kam porosi nga ime më smiley.

Kojshite thane qe po te donin ne Fier te kishin votu te djathten do e kishin votu, mbase kane edhe pak faj te shkretet qe kur hodhen voten per LSI-n apo per bashkevendasit, e hodhen per bindje e jo per pazare. 

Ja keshtu.  Me Vloren kishe gje? 

Yes mam', me pelqen shume deti (me theks vlonjat, sigurisht) smiley

Meqe s'kishe gje me dëtin, jemi ne rregull bashke smiley.  S'prishemi per gjera te vogla smiley.

C'te bej une qe e kam mbesen me ca damar permetar, pa ta kisha qendisur ndonje gje ene per Permetin smiley.

Lizander

po pate nerva e kohe hidhja nje sy.

Tirana

QV te numeruara 816 , ne total jane 828 d.m.th pa u numeruar 12 QV:

816 QV e numeruara korrispondojne me 376.514 vota.

Numeri i mandateve 32.

AN  46.75 %

BN  45.75 %

ASI  5.26 %

 kjo pasqyre eshte e 1/7/ 09   ora 10,31.

Shkodra;

QV te numeruara 371 , totali 413 d.m.th pa u numeruar 42 QV.

413 QV e numeruara korrispondojne 104.410 vota.

Numeri i mandateve 11.

AN 58.25 %

BN 34.86 %

kjo pasqyre e 1/7/09 ora 10.26.

Fieri :

QV te numeruara 472, totali 488, d.m.th pa u numeruar 16 QV.

472 QV te numeruar korrispondojne 172.000 vota.

Numeri i mandateve 16.

AN 40.23 %

BN 51.46 %

ASI 6.43%

kjo pasqyre e faqes KQZ 1/7/09 ora 10.40

Meqense KQZ nuk jep numerin e mandateve sipas %, kuptohet se e ka lene zgjedhje te lire, secili sipas  menyres qe i pelqen.

Une i kam bere ne kete menyre.

Numrin e mandateve N  ( N : 100 ( %)  = X ).

X eshte kofiçenti i % per nje mandat.

Fieri.

16 : 100 = 6.25

Per nje mandat eshte e domosdoshme 6.25 % i votave.

6.25 % korrispondon me 10.075 vota.

AN ka 40.23 % , mandatet e AN 6 x 6.25 = 37.5 %

40.23 - 37.5 = 2.73

qe do thote se AN ka 6 mandate me nje mbetje prej 2.73 %.

2.73 korrispodon me 2934 vota mbetje.

BN ka 51.46 % mandatet e BN 9 x 6.25 = 56.25 %

 qe do thote se BN ka 9 mandate me nje borxh prej 4.79 %.

4.79 % korrispondon me 4.829 vota me pak.

Ne ligjin per zgjedhjet thuhet, kush ka presjen dhjetore me te madhe fiton mandatin.

Ne qoftese i llogarisim 6 per AN e 8 per BN , del rezultati kush ka presjen dhjetore me te madhe.

BN 8 x 6.25 = 50 %  51.64 - 50 = 1.64 %.

Ateher me 8 vota BN ka nje mbetje prej 1.64 % , qe korrispondon me 1652 vota.

Sipas matematikes 2.73 % qe eshte mbetja e AN eshte me i larte se 1.64% BN

Keshtu qe rezultati duhet te jete AN 7 mandate e BN 8 mandate.

Jane per tu numeruar 16 QV  sipas mesatares mund te jene 5600-6000vota.

Edhe sikur ti japim BN 60 % te votave per tu numeruar 3600 + 1652=5252.

Ndersa AN ti japim 40 % 2934+ 2400 = 5334vota.

Nuk eshte llogairtur votat qe marrin ASI, Poli Liris, e Ngjela.

Kam krijuar pershtypjen se ketu qendron problemi midis KQZ e Pd , dhe Edi Rama eshte qendur ne mes.

 

 

 

 

 

O Cimo e modhe ajo historia!

O Shabe, car mbeshtetje paska me pas Flokshi m'politike mer plak se i nigjohet e gerrhitmja tre dhoma larg ne hotel! hahahahaha

Drin tani nuk kom kohe me u more me kto se ka 10 min qe me pret Naimi ne te arushes, pra i bi te shkoj e ta gjej tape.

 

Per ideal te tokos, mbase s'i vulosin ene ket jave keto rezultatet se na prishin pune lol. 

Lizander, m'i ke bere kater ne dore sot, apo e ke pas trunin vetem per shifra? smiley.

Estrada vazhdoka me c'shof, oho, qejf o qejf ...

website te top-channel dhe ps.al jane bllokuar qellimisht dhe paturpesisht nga shpurra e berishes per gjate gjithe nates e dites. Atehere si mund te behet fjale, ne vitin 2009 dhe ne qender te europes qe ne i qendrojme kaq larg,  per zgjedhje dhe informimte lire ne te tilla kushte.A do ti gjeje e denoje ndonjehere policia e berishes keta mesjetare e shpellare.Kuptohet qe klanin dhe fevziun nuk e gjen gje nga ana tjeter per te mbjellur vrer e dizinformim. A  eshte  kjo valle ajo qe e pret shqiperine ne 4vjete te tjere me personin me antishqiptare qe na ka hipur ne qafe e sdo me zbrit....

 

Te jene aq te zotet thua? E kush, Birisha qe fliste per Pentium 3.

Ose, ndoshta ata qe e kuptojne teknikisht, serverat e top-it jane "crash" se s'i kane perballuar dot gjithe ate trafik, njelloj si eca.al qe ju desh te nderronte serverat nja 4 here.

O Gjemo i kone vone zhurmus ene na 15 televizioneve te Rames sot.

Biles Berisha ka var te Skenderbeu na 13 kandidate te PS-se sot po me qe mediat i ka blloku ky nuk e ka more vesh akoma.

Mos u cudisni qe heren tjeter te mbyllin edhe peshkun se ben agjitacion kunder Berishes. Ne fund te fundit ku jane keto zgjedhje te Berishes te ndryshme nga ato te Ahmadinexhadit nga teherani. - ndoshta vetem ne detaje dhe ne sofistikim. Kleriket e Iranit dhe Ahmadinexhadi ende nuk kane mesuar te vjedhin me stil. Nese ka nje gje qe berisha tregoi kete rradhe eshte qe pamvaresisht sesi eshte ligji elektoral ai vetem i duhet pak kohe ne dispozicion per ti gjetur marifetin dhe padyshim duhet te jete ne pushtet per te realizuar vjedhjen dhe manipulimin e rradhes. Ky eshte turpi i tij qe duhet ti shkruhet edhe mbi varr kur teshkoj e te na lere te qete ne te vdekshmit e tjere. Zoti na ruajt pasi ka edhe me keq... pas 4 vjetesh te berishes plak mund tja kaloje kuronen Shkelzenit te gerdecit apo te bijes me Fazllicin.

 

hec mo, kjo ishte tamom si ke filmi "requiem for a dream"....kishim shpresa ne, vari trapin

toni pa merak se ka marre masa top-i. Do te sjelli trupen e portokalli andej nga je ti qe te maresh vesh sajimet me te fundit te Balles and Co

O macok mistrec, po ik or dreq tek mitingu i Pd aty ku e ke vendin - apo tek salla e opinionit i fevziut me durtrokit xhelatin e rradhes. Ju pd-istat sja keni fort idene e shtypit, medias dhe mendimeve te lira dhe te kunderta nga ato tuajat dhe menyra juaj e te berit debat eshte si kjo puna e te mbyllurit te websiteve te medias se lire dhe partive kundershtare e opozitare. 

 o maco,

sa me thane ca gjona.. cpaskish qene per te vjedh mer, pasksish bo namin ket rradh.. vallaj duheni lavderu

Rrofsh chene. Te na e dish per nder qe e nxorrem me shkelma krietarin e PS-se nga qeverisja smiley

Mos u cudisni qe heren tjeter te mbyllin edhe peshkun se ben agjitacion kunder Berishes.

Po e kan thone pra: Vdekje antishqiptareve!

E tha njoni ketu ne Peshk para ca ditesh! E kishte llafin per te majtet dhe per ato qe nuk dune Salen ne pergjithesi!

P.S.

Ne te njejten fryme muhabeti, nje tjeter, i cike me i ekuilibrum, solli si evidence qe ne Fier, PD-ja ka shume vota faktin qe ne Fier jetojne shume...kosovare! smiley

Jo sepse robt jane rob, individe qe votojne si ua do zogu, po sepse jane kosovare!

Get it?

Kosovare?  Votues "de rigeur" te Sales!

"Freudian slip" i thojne amerikjotet kesaj!

Lulian Kodra.

Qarku i Elbasanit.

AN (pd+ aleat) 45.05 %     7

BN ( ps+ aleat) 47.77 %     7

Lene rehat macokin  or mik se akoma po qan naften qe i hongri kot Gani Bobi te dielen.smiley

Rama ka refuzuar kategorikisht aleancen me Meten!

Rama u mund ne qellimin qe kishte per tu bere kryeminister. Populli i katundeve te Durresit dhe Tiranes nuk jane ende gati per nje kryeminister si Rama. Kete popull kemi ti vesh dinamitin ti vrasesh me gra, pleq e femije prape te thote BAC!

 

jam dakort me tu mor mik. Kjo flet me teper se cfaredo dokumenti apo monitorimi i huaj - te qellimshem apo realist - se ne jemi shekuj larg nga demokracia dhe qyteterimi, pak a shume ne mentalitet sa eshte ndryshe qendra e tiranes/blloku me bathoren.Dhe kjo nuk eshte ofendim apo sharrje - shume prej nesh harrojne qe shumica e jone eshte e perbere nga fshatare, te pashkolluar apo keqshkolluar dhe te varfer e te vobekte ekstrem per te cilet behet fjale per nivelin baze te mbijeteses dhe kufunksionim ne grup apo fis/familje eshte e vetmja forme ekzistence. Berisha ka mashtruar e ka manipuluar pikerisht votat e atyre njerzve qe e kane pasur dhe do ta kene edhe mekeq gjate diktatit te tij.Edhe ata qe ishkojne prapa neser do ta gjejne veten si puna e gjithe viktimave qe ky person ka lene mbrapa pasi i ka shtrydhur si limone dhe keqperdorur. Keshtu do tindodhe te gjithe atyre qe i krehin bishtin sot si puna e Frangaj e Fevziut - kujtoni historine e Bazes 5 vjet me pare dhe ne 2-3 vitet e fundit. Dhe kur berisha te vendos ne listen e armiqve nuk ndalet vetem tek 1 personi por si i pashpirt e paskrupullt shkaterron gjithe faren e fisin. Prandaj une them perseri -zot na ruaj nga kjo "monster". Dhe fali ata te mjere qe sdijne se ckane bere.

Populli i katundeve te Durresit dhe Tiranes nuk jane ende gati per nje kryeminister si Rama.

Rrushte nuk ishin te pjekur...

Ej ju si te majte pse smerreni me faktin se kush e ka fajin qe humbi PS po gjykoni Berishen. Fituesi nuk gjykohet me shoku

Akoma nuk e dime se kush ka fituar - dhe mesa duket edhe berisha jot nuk kafituar pasi ne te kundert nuk kishte pse kerkonte koalicion.

Po ti ke te drejte - e majta nuk ishte e pergatitur mire per tju pergjigjur kundershtarit politik ne sensin taktik dhe te kthente maxhoritetin moral e njerezor ne me teper mandate te sigurta.

Pergjegjesi me i madh per kete padyshim eshte lsi si krijese e Kote,tepert dhe pafunksion ne nje sistem te tille bipolar - Meta dhe bashibozuket e tij te keqardhur jane fatkeqesia me e madhe e rradhes qe u ka rene per hise gjithe shqiptareve pas Berishes e Nanos. Per here te dyte Meta ka bere qe Berisha te pretendoje te vazhdoje qeverisjen e qete - nuk ka si te jete fort e qete megjithate (nese vertet arrin te kete edhe Priftin e shkrete me teper se emocional)- dhe do te mbahet mend me turp ne analet e historise shqiptare ne te njejten faqe me te ngjashmit e tij Berisha-Nano. te tre dote ngelen ne histori si kujtesa me e turpshme e tranzicionit shqiptar -ashtu si sot kujtohen  Haxhi Qamili dhe esat toptani.

Pergjegjes eshte edhe Kastriot Islami qe konsiderohet si personi qe ofroi si model votimi e kalkulimi tevotes kete qe u perdor kete rradhe - dhe une e mbeshtes kete model - pasi duket qarte qe "ekspertet berishist" jane treguar mekreativ e te zhdervjellet per ta kthyer perseri sisteminelektoral ne nje farse te shemtuar. Kjo flet pikerisht per ate qe ne shqiperi nuk ka qene kurre problem i sistemit por i atyre dinosaureve te te ashtequajtures politike primitive shqiptareqe ne vend qe te shohin sesi te krijojne kushte per votim te qete e normal shikojne cdo mundesi e metode per te manipuluar e vjedhur.

Ne paranteze , - Dikush ketu po fliste per votimin  elektronik heres tjeter- Haha haha po kjo eshte kaq qesharake dhe naive pasi berisha kanevoje per fare pak kohe sa  ti gjej anen edhe ketij varianti dhe menyren e re te manipulimit - ai mund te perdor madje te njejtet "ekspert" qe po perdor me vendos "zhurmuesin" medias se lire.

Pergjegjesi ka edhe rama qe ne rastin me te mire eshte treguar disi naive dhe kaharruar qe perballe ka nje primitiv te paskrupullt. rama ka bere mjaft gabime taktike qe u perdoren jashtezakonisht mire e bukur nga kundershtari, qe nga moskandidimi ne liste, qe nga intervistat e fundit qe nuk tingellonin bindese dhe pa arritur te nxirrte ne pah pasionin, optimizmin,pozitivitetin qe kishte nevoje te shihte zgjedhesi shqiptar kete here. Por keto gabime dhe mendjemadhesi deri diku e Rames jane nje pesemehic me gjithe llyren dhe pisllekun qeeshte hedhur mbi te per te pakten 4 vitet e fundit. rama arriti te ndryshoje deri diku menyren e te berit politike dhe fushate ne shqiperi dhe ka qene novator ne te berit politik, dhe qofte edhe vetem per kete shume prej nesh duamta shohim ate qe tja dale mbane dhe te tregoje qe nuk eshte vetem "one trick pony", nje fantazist, eksperimentues e   oportunisti i rradhes. 

 

Sa keq ky liqeni mer, kush e di si e sheh Ramen si Enver Hoxha ne vaft

Hajd ti hapim letrat edhe gjykojme..

Katundareve te Durrsit nuk ju la toke pa grabitur me 1 euro, katundareve te Tiranes i vrau ne mes te dites!! Si shpjegohet qe PS-a fiton thelle ne cdo qytet te shqiperise edhe ne Shkoder brenda i kishin ndare votat.

Kete popull kemi dhe PS nuk arriti tu fitonte besimin, megjithese nuk e di se c'mund te bente me teper nga c'beri.

Ato per Enverin lexo komentet e tua me nick te ndryshem qe ke 3 dite ne peshk mengjes , dreke, darke dhe kete muhabetesh do kesh deri ne shtator.

 

 "....Prifti është shprehur se kanë qenë komisionerët e Partisë Demokratike, ata që kanë mbrojtur votën e tij. “Unë mora mandatin se komisionerët e PD-së mbrojtën votën time nga vjedhja. Me forcë kam detyruar që 3 kuti të rinumëroheshin nga 488 kuti të votimeve në atë qark. Në të tria kutitë në rinumërim, unë kam marrë trefishin e votave që kam marrë nga numërimi i parë”, - u shpreh Prifti. ..." 

 

Kjo tregon se numurimi ne shum qendra nuk eshte bere ne rregull, gje qe ka cenuar standartet.  M'duket se Meroja ka te drejte kur thote se duhet formuar nje qeveri teknike per te vendosur dhe kontrrolluar zgjedhje te drejta. Biles une do te shtoja se kjo qeveri duhet te rrij 1 vit dhe jo 3 muaj, siç thote Meroja.

Ideja e Xhaferit, per nje koalicion ndermjet PD e PS per te miren e Shqiperise, nuk eshte e keqe pooor keto dy parti kane bere shum kompromise ne dem te partive te vogla, dhe s'eshte çudi te kerkojne nga njera-tjetra mos cenimin e bizneseve te pista qe kane, mos denimin e pislliqeve qe bejne, dhe te vazhdojne te komandojne ne dem te interesave te popullit.  

Ngjarjet po pasurohen me deklaratat e Priftit. Te shohim seç do ndodhi deri neser. 

 

Do meremi dhe me ate,por tani duam te qeshim pak me ata qe festuan 78 mandatet e PD-se te dielen .smiley

Albania’s tight election

Close but no government

Jul 2nd 2009 | TIRANA
From The Economist print edition

A draw in Albania means horse-trading and perhaps a new election

 

FOR months the opinion polls suggested that Albania’s election would be close. Most pundits said they were wrong, because respondents were giving unreliable answers. Now Albanian opinion polling has come of age. So close was the June 28th election that, four days later, the result was still unclear. Albania faces weeks of election challenges and political horse-trading—and perhaps even a fresh election in the autumn.

The poll pitted the prime minister, Sali Berisha, who has dominated Albanian politics ever since 1990, against the mayor of Tirana, Edi Rama. Both Mr Berisha’s centre-right Democratic Party and Mr Rama’s Socialists have alliances with smaller parties. With almost all votes counted, Mr Berisha was claiming 71 seats in the 140-seat parliament, but Mr Rama’s party hotly disputed this.

Mr Berisha campaigned on his government’s achievements since 2005. The economy has done well. Last year GDP growth was 6.5%, and even in this year of world recession it is expected to be positive. In April Albania joined NATO and formally applied to join the European Union. New roads have been built, including a major highway to Kosovo.

document.write('<\/script>');
<a href="http://ad.doubleclick.net/jump/web.econo... target="_blank"><img src="http://ad.doubleclick.net/ad/web.economi... width="350" height="300" border="0" alt=""></a>

Mr Rama has achievements of his own in Tirana, which is much improved from the chaotic place it once was. He has painted Mr Berisha as a demagogue in charge of a deeply corrupt government, arguing that it is time for a change. Yet Mr Berisha also talked of change. In fact, both men were coy about specific policies. They agree on the main issues facing the country: job creation, visa-free travel for their citizens and faster European integration. The issue for voters was whom they trusted most.

Given the drama and violence of Albania’s political life since the collapse of communism, and the corruption of some politicians, this election was the first that could be considered normal, says Remzi Lani, a political analyst. It was Albania’s first “vote of choice not of protest”. But the prospect of an equal balance in parliament makes it hard to see a stable government being formed, says Erion Veliaj, leader of the small G99 party. Albania might have to have a new election in a few months’ time.

This is not what the country and the wider Balkans need. This week Croatia’s prime minister, Ivo Sanader, unexpectedly stood down, raising new questions over how soon Croatia might actually get into the EU. Most other western Balkan countries have much further to go. Albania is the poorest of the lot. The IMF has given warning that Mr Berisha, in a bid to secure votes, has rushed to finish big projects such as the road to Kosovo, running up a dangerous budget deficit. Remittances from the quarter to a third of Albanians who live abroad have dropped sharply. A construction boom has turned to bust. Thousands of new flats are empty and brand new blocks of unsold ones line roads out of Tirana, Durres, Vlora and other towns.

Zef Preci, an economist and former minister, cautions that although Albania is not in recession, it may be soon. “The real challenge is not the decrease of remittances,” he says. “It is the return of emigrants which has not started.” He also notes that the 1930s Depression hit Albania several years later than other countries. Whoever runs the next government will find the job a tough one.

e moret vesh ju mer peshq, Fevziu dhe Sonila Meco e qiten Fierin 8-7-1 se sqeka marre vendimi per 2 kutite qe u numeruan dje e qe e morem vesh edhe ne ketu ne te arushes qe PS vajti ne 9 deputete dhe hall i madh qe sqekan miratu keto rezultate nga komisioneret e PDs te urdheruar nga Olldashi.

Janë indoktrinuar keq njerëzit. Ata edhe bar hanë dhe "parimet" nuk i shesin... sikur jo Sala, po çdonjëri prej kandidatëve të zgjedhur, të gëzonte qoftë edhe dy nga ato shtatë pika, do ja kishim bo hallall!

si mendoni, do i rritet vlerat G99-tes mbas kesaj fiaskos (dhe nje here o per situaten) se zgjedhjeve? Une mendoj qe po..sepse me te vertete qe jane ne kontrast te qarte me keta dinosauret/ufo-t e PD/PS

Fakti qe o fashist nuk e ben te djathte ....................

Me vjen keq po, une Ramen e njof personalisht ..........

...............

Problemi tjeter, shume i modh qe une kom me Ramen eshte problemi kombetar. Ketu n'daç m'beso n'daç mos me beso, po do te te tregoj nje ngjarje te jetuar vete, nje te tregume nga Pllum Xhufi, dhe nje qe e kom pa ne televizor.

1) Rama kur ishte akoma ne Paris pa u bo minister, sa here flitej per patriotizmin apo per dashurine e mallin per Shqiperine, vetem tallej dhe te bote per nje lek me stilin e tij ironik qe eshte karakteristike e tij.

2) Ne fund te vitin 98, kur ishte bere minister kulture, shkon ne Amerike ne nje takim zyrtar ne OKB. ......

3) Para tre javesh, perfitoi nga fakti se kishte per te bo miting ne Kukes dhe erdhi ne Prizren per te darku me Thaçin, pikerisht me 10 qeshor, per diten e Lidhjes se Prizrenit. ..............

 

 

Ore, po ty t'paska ngel sahati ne '98 ! Dhe sikur ta dija : te imagjinoja ta kishe taku Ramen ne Paris, ne '98 ( e ça pastaj ? edhe une e kom taku ! si duket, kemi qene bashke hihihi. mos je gjo tullac ti lali ? ).
Po ti vendose pak ne kontekstin e 98-es ! Hongri hekur kaptines djali. I ke lexu ndonjehere pamfletet e tij tek "perpjekja" e Lubonjes ? E ke pà ç'fare pene ??? I kom ne shtepi te gjithe numrat e "PERPJEKJES", po deshe ti boj fotokopje e ti coj shkrimet e tij smiley

Po rri tani... , t'paska ngel hatri ty, ne '98-en me Ramen, se ishte ironik me patriotizmin !! Prandaj e quke fashist ti ?? hahaha, po jo o lali, edhe une nuk jam ironik si ai (jam natyre entier, me sa duket si puna jote). Po s'ka ndonji gjo t'keqe : secili ka stilin e tij ! Ai t'pakten ka meriten qe edhe pse e mori OFPRA-n pozitive, u kthy n'atdhe pas 3 vjetesh ! Une  e ti, nje m... u kthyem ! Dhe qekemi më patriotë se ai ?? shshshshshshttttttttttttttttt se lom nom, une e ti bashke...............

Ose ajo puna e Prizerenit: e ke degju ndonjehere ti termin "fushate elektorale" ?  Ishte ne fushat o mik.

Per kaq e paske inot Ramen dhe e qu deri edhe fashist ?? pffffffffffffff.... une kujtova se ç'ere dijshe.... smiley

 

Stalker. Ne vere te 97 Rama ka bere nje shkrim per berishen tek Koha Jone, nje artikull qe i nxirrte dhmebe e dhemballe arushes. Nese e ke apo e gjen do ishte fantastike. Thx.

ah, e kam ate artikull; ma paten çu nga shqiperia ate pjese gazete. Duhet ta kem neper skutat e shtepise... hajde ta gjej...  por e  kujtoj shume mire. Pene e forte !!

...Ai t'pakten ka meriten qe edhe pse e mori OFPRA-n pozitive, u kthy n'atdhe pas 3 vjetesh ! Une  e ti, nje m... u kthyem ! Dhe qekemi më patriotë se ai ?? shshshshshshttttttttttttttttt se lom nom, une e ti bashke...............

kthehesh dhe ti grupo, nqse t'bojn minister direkt.

(me sa basti ?)

me sa t'dush !

Une jam askushi, ai nuk ishte askush ! Une s'kam arsye te kthehem, perderi sa isha dhe jam askushi, ai kishte (perderisa ishte dikush). Vendimi im per mos me u kthy (ne rast se...) eshte po aq i justifikushem sa ishte i tiji per t'u kthyer !

 

post scriptum: e ke ndigju ndonjihere ti bredharak fjalen "etikë" ? Ose me popullorçe, moral ? 

jo o burr...gjindja pa shkolle una po mu ene ty na falet se ne jena "askusha" po nuk i falet ktyne "dikushave" qe t'jen pa moral apo e kom gabim?!

Ore po ai Erion Velia c'behet?

Apo i ka ikur edhe zeri edhe figura se nuk mori asnje vote?

Jo, jo! Nuk iku! smiley

Na shau me Haxhi Qamil ne katunarve t'Shqipnise s'Mesme! Na tha, ky popull donte Haxhi Qamilin dhe jo Fan Nolin! smiley

I mean, talk about sore fucking losers!

 

Gruja e Vidit po krefte floket

Refik Bej c'i bone shoket?

Shif si t'hiken porsi lopet!

Ne Shkozet e ne Kashar

S'bohet pushke me katunare! smiley

 

SHBA, Scott: Zgjedhjet shënuan progres të vërtetë

Vjenë – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përgëzojnë qytetarët dhe qeverinë shqiptare për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit 2009.Deklarata është bërë nga i ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara pranë Këshillit të Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, z. Kyle Scott.

“Administrimi i zgjedhjeve pasqyroi një progres të vërtetë krahasuar me zgjedhjet e mëparshme. Vlerësimi paraprak i OSBE-së vërejti se zgjedhjet në vetvete shënuan përmirësime, por gjithashtu identifikuan disa shkelje përsa i përket rregullave të fushatës dhe Kodit Zgjedhor. Ne i bëjmë thirrje qeverisë shqiptare që të plotësojë çdo mangësi, në mënyrë që të arrihen plotësisht standardet zgjedhore”, theksoi Scott. Ai ka kërkuar që ky proces të vijojë me të njëjtën rregullsi deri në përfundim të numërimit të votave.

                                                                                             2009-07-02 16:22

 

Top-channel.tv: Serverat e top-channel.tv prej mbremjes se djeshme jane pre e sulmeve kompiuterike qe bllokojne aksesin ne to. Ju kerkojme ndjese per minimizimin e sherbimeve tona, dhe ju premtojme qe do te zgjidhim kete problem shume shpejt

 

Kush eshte i interesuar te mos funksionoje ky website :think:

E te lumte dora mor Sale. Zhduki njehere e mire te gjithe keto media tani qe more mandatin 4 vjecar smiley

Akoma nuk e dime se kush ka fituar - dhe mesa duket edhe berisha jot nuk kafituar pasi ne te kundert nuk kishte pse kerkonte koalicion.

Po ti ke te drejte - e majta nuk ishte e pergatitur mire per tju pergjigjur kundershtarit politik ne sensin taktik dhe te kthente maxhoritetin moral e njerezor ne me teper mandate te sigurta.

Pergjegjesi me i madh per kete padyshim eshte lsi si krijese e Kote,tepert dhe pafunksion ne nje sistem te tille bipolar - Meta dhe bashibozuket e tij te keqardhur jane fatkeqesia me e madhe e rradhes qe u ka rene per hise gjithe shqiptareve pas Berishes e Nanos. Per here te dyte Meta ka bere qe Berisha te pretendoje te vazhdoje qeverisjen e qete - nuk ka si te jete fort e qete megjithate (nese vertet arrin te kete edhe Priftin e shkrete me teper se emocional)- dhe do te mbahet mend me turp ne analet e historise shqiptare ne te njejten faqe me te ngjashmit e tij Berisha-Nano. te tre dote ngelen ne histori si kujtesa me e turpshme e tranzicionit shqiptar -ashtu si sot kujtohen  Haxhi Qamili dhe esat toptani.

Pergjegjes eshte edhe Kastriot Islami qe konsiderohet si personi qe ofroi si model votimi e kalkulimi tevotes kete qe u perdor kete rradhe - dhe une e mbeshtes kete model - pasi duket qarte qe "ekspertet berishist" jane treguar mekreativ e te zhdervjellet per ta kthyer perseri sisteminelektoral ne nje farse te shemtuar. Kjo flet pikerisht per ate qe ne shqiperi nuk ka qene kurre problem i sistemit por i atyre dinosaureve te te ashtequajtures politike primitive shqiptareqe ne vend qe te shohin sesi te krijojne kushte per votim te qete e normal shikojne cdo mundesi e metode per te manipuluar e vjedhur.

Ne paranteze , - Dikush ketu po fliste per votimin  elektronik heres tjeter- Haha haha po kjo eshte kaq qesharake dhe naive pasi berisha kanevoje per fare pak kohe sa  ti gjej anen edhe ketij varianti dhe menyren e re te manipulimit - ai mund te perdor madje te njejtet "ekspert" qe po perdor me vendos "zhurmuesin" medias se lire.

Pergjegjesi ka edhe rama qe ne rastin me te mire eshte treguar disi naive dhe kaharruar qe perballe ka nje primitiv te paskrupullt. rama ka bere mjaft gabime taktike qe u perdoren jashtezakonisht mire e bukur nga kundershtari, qe nga moskandidimi ne liste, qe nga intervistat e fundit qe nuk tingellonin bindese dhe pa arritur te nxirrte ne pah pasionin, optimizmin,pozitivitetin qe kishte nevoje te shihte zgjedhesi shqiptar kete here. Por keto gabime dhe mendjemadhesi deri diku e Rames jane nje pesemehic me gjithe llyren dhe pisllekun qeeshte hedhur mbi te per te pakten 4 vitet e fundit. rama arriti te ndryshoje deri diku menyren e te berit politike dhe fushate ne shqiperi dhe ka qene novator ne te berit politik, dhe qofte edhe vetem per kete shume prej nesh duamta shohim ate qe tja dale mbane dhe te tregoje qe nuk eshte vetem "one trick pony", nje fantazist, eksperimentues e   oportunisti i rradhes. 

Kush eshte i interesuar te mos funksionoje ky website Thinking

Mund te kete shume njerez te interesuar per kete, por fakti eshte se websiti i Top Channel-it bllokohet shpesh here si pasoje e trafikut te larte.

Ose...

Per te qene i anshem, por nga ana tjeter, mund te pohoj edhe se e kane bllokuar vete qe te thone pastaj "Ja, na e ka bllokuar Berisha.

Pra cdo alternative eshte e hapur. Por do te ishte mire qe te mos instrumentalizohej.

Cdo me thene mos instrumentalizim. Ky eshte ashiqare bllokim dhe sulm hakerash ne mos te paguar nga taksapaguesit (direkt apo indirekt) ndonje berishist i vetmuar e hakerror. Mund te me thuash pse askush nuk po ja var Klanit te berishes apo mediave e websiteve prane pushtetit??? eshte qesharake ta paraqesesh se po i bihet ne qafe berishes dhe birbove te tij nderkohe qe per faj te ketij Haxhi qamilasi ne rrezikojme jo vetem te mos na qasin ne evrope ne te ardhmen e mesme po te na degdisin andej tej nga anadolli bashke erdoganin. eshte per te ardhur keq qepersona qe do ta vuajne ne kurriz kete marrezi te re te berishes dhe klases politike shqiptare ta kalojne me shaka bajate dhe me mosperfillje.

Toni, te thashe qe gjithcka mund te jete e mundur, por persa me perket mua kam kohe qe nuk e hap me sitin e TCH sepse eshte teper i ngadalshem sidomos per videot, plus qe bllokohet here pas here ne raste te tilla piku trafiku.

Por edhe nqs. ja kane bere hakerat, mire t'ja kene bere sepse eshte nje kanal shume tendencioz.

Komenti i top-it eshte qe eshte sulmuar nga hakersat. Dhe nese eshte tendencioz per shijet e tua kjo nuk perben nje aresye per te mos ekzistuar e sulmuar. Cfare eshte ajo qe une po them eshte qe tashme ashtu si ne 1996-7 mund tu ndodhe te gjitha websiteve dhe mediave qe shajne naltmadhnine e tij qe te jene te bllokuara e te sulmuara apo dikush tu vere edhe benzinen sic ndodhi me frangaj e koha jone ne atekohe. Po te ishte gjalle gazidede une sdo te cuditesha aspak qeketo te kishin filluar tashme - tani keto veprime " te fshehta "mund tja lene krenarit te policise rrugor kete rradhe.

 

e shkruajta kete komentin me siper:

Te jene aq te zotet thua? E kush, Birisha qe fliste per Pentium 3.

Ose, ndoshta ata qe e kuptojne teknikisht, serverat e top-it jane "crash" se s'i kane perballuar dot gjithe ate trafik, njelloj si eca.al qe ju desh te nderronte serverat nja 4 here.

Per ate pune mjafton qe te kete nje haker me simpati te djathta qe t'i kete ardhur ne maje te hundes anshmeria e TCH-se dhe voila!

Por eshte shume here me e mundur qe te jete bllokuar per arsye piku trafiku.

Eshte e pamundur t'u jene crash-uar serverat atyre te tch pasi jane jashte funxionimit edhe ps.al dhe gazetatema.net.. cuditerisht..

 

S'po na dalin teorite konspirative te pas-zgjedhjeve, edhe ato per top-channel-in kemi manget.  Mos t'i ndodh gje magazines, ppu, pa do ia bejme si do ia bejme pa keto te tjerat smiley.

E te lumte dora mor Sale. Zhduki njehere e mire te gjithe keto media tani qe more mandatin

Macok qendroji asaj qe the para 5 min, na i ler ne te tjereve kospiracionet :grin:

e degjuat kete thesarin tjeter te Klani. Berisha i ben ftese edhe Rexhep Mejdanit per ne qeveri. Si po vete puna prit kur ti beje ftese edhe Rames, se LSI dhe Nanon e ka me vete, po te marri edhe Mejdanin vetem Rama i ka ngel.

Po t'thashë mer pra... me 70+ 1 ose 2 deputetë nuk ka mundësi të krijojë qeveri duke vendosur ministra parlamentarët, se i takon mos me e pasë shpeshherë maxhorancën në Parlament (sa herë që ndonjë delegacion del jashtë vëndit)

Me ndryshimet kushtetuese qe bene mjafton shumice parlamentare per te miratura ligjet: jane 80 deputete ne salle 41pro  9 abstenim  30 kundra, ligji miratohet.  Me ndryshimet ne kushtetute (vetem ne vende si Albanania ndodh qe kushtetuta ndryshon si ti shkoj per mbare njerit apo tjetrit) dhe me kete sistem zgjedhor, Rama donte ti bente gropen te tjereve, por ra edhe vete brenda.

Bravo Genty. Sapo te doli hutimi humbjes se zgjedhjeve fillove te logjikosh sakte smiley

Asnjiher skam thene qe ka fitu Rama, po as nuk them qe ka fituar Berisha pa marre vesh rezultatin qe tani eshte 70-66-4. Ne Berat rezultati mund te ndryshoje ne 5-2-1 pasi mandati i 5 i PS mbahet peng per 100 vota, kur jane nxjerr 3500 te pavlefshme. Perseri Berisha eshte para edhe sikur te dalin 69-67-4.

 

PO edhe Rama ne qeveri eshte. Ne ate qeverine e fshehte ku bejne planet Ti vidh Shqiperine ( vec Tiranes) une vjedh Tiranen

Jo Toko e ke shume gabim. E verteta o :

Ti vidh gjithe Shqiperine ( vec Tiranes) une vjedh Tiranen bashke me ty ene ca kohe

Pse ere si kujto ti se ke lejet vetem Rama do mori.

E drejt Lizandro,

Une desha me e thjeshtesu pak muhabetin, se kisha frik se peshqit milatante do te ziheshim me njoni tjetrin se kush vjedh me shume.

Tu thone "gjithe shqiperine" PS-istat do ti thonin PD-istave se ju vidhini gjithe shqiperine, Nders tu thone "bashke me ty" PS istat do te thonin se Rama vjedhe, por jo shume se duhet me nda fitmin me Berishjanet.
Thjesht nuk desha e kriju percarje kombetare se kush vjedh ma shume, se qe vjedhin te gjithe e dine dhe vjedhja nuk asht ma trup per ne. Kena mor ate modelin e atij fshatit te Kurveleshit qe po  nuk je hajdut nuk te japin nuse.  smiley

LSI deklaroi ne mbledhjen e saj sot qe PS nuk duhet te llogarisi LSI-ne ne votat e saj (pra mos derdellisi kot qe ka 70 mandate). Eh mer Sale i madh je. I vure te gjithe ne rresht o mjeshter sporti o thyersi i rekordit te murit kinez. Meqe ra fjala merre dhe Ilirin te hypi te zbresi ca here andej se eshte bo si lope qorre smiley

bo...ky me kujton ate qe del nga poshte podiumit ku po fol slim shady ahahhaa

( Tere keta njeres qe presin ne rradhe pa tjeter do te kete dale ndonje gje e mire ne dyqan, po ze edhe une nje radhe) Cfare presim?????

Kone dale çumçakiza ene fiq. Mo e bukra o se jone pa tallon fare! Merr sa te dush, o bo deti kos mer jahu!

Po kohe a shet njeri se una duhet me e boe ene nai pune m'jete normalisht

Sapo moranje lajm nga vatani - ku cmimi i i nje deputeti eshte momentalisht tek 1 milioni. Kuptohet qe ai qe paguan eshte kodosh Berisha (ose me fjale te tjera une dhe ti dhe ai tjetri e tegjithe qe bejme llogje ketu.

RRnofte Sali Berisha i Pare dhe SHkelzen Berisha i II

Rrofte vallai. Me mire te harxhosh ca miljon euro dhe te eci vendi perpara se te vinte ai merhumi ne pushtet smiley

Ec Berisha mos ndalo

Permbaje veten mor burr se s'po ben seks!

Keto eksitohen me shume prej Berishes sesa prej femrave mer jahu  :grin:

LAJMERIMServerat e top-channel.tv prej mbremjes se djeshme jane pre e sulmeve kompiuterike qe bllokojne aksesin ne to. Ju kerkojme ndjese per minimizimin e sherbimeve tona, dhe ju premtojme qe do te zgjidhim kete problem shume shpejt.

nga http://shqiphost4.top-channel.tv/

Censuruesit cmenden kur i pret fjalen. Le ta provoje edhe Topi njehere cdo te thote ti presesh fjalen tjetrit.

Pervec Birishes doravete, macoku duket shqiptari mei gezuar per fitoren e Naltmadhnis se tij. Ketij i thone dedikim

i njejti problem ka qene sot dhe me serverin e ps.al

 

 

Klajd, fakti që Peshku ngelet në këmbë, më forcon ato dyshimet e mija që është një sit proqeveritar dhe i mbajtur nga ekstremistë të kqinj të së djathtës smiley (e pastaj e akuzojnë salistat peshkun si blog tëkuq smiley )

A ka ndonje lajm se kur mbaron numerimi?....ose sa eshte mesatarja, cerek kutie ne dite?

Shiko ku  jemi katandisur

Disa thone se tani deputetet po blihen dhe kjo thuhet aq normal e aq pa shqetesim sa tjetri ja pret

"Mire bojn mer jahu. Ju lumte le te harxhojme ca miljona per Shqiperine"

Per shqiperine???? Ku eshte e mira e shqiperise ketu?????

Tjetri those se kanalet televizive po behen pre e sulmeve kompjuterike.
Tjejri hidhet e thote se ka fjale ( ka fjale mbaheni mend kete,pra jo se e dime siguri por ka fjale) qe kete e bejne Kosovaret dhe vazhdon, He me ju lumte dora ....le ta provoje dhe Topi ( top chanel apo Topi presidenti nuk dihet) censurimin. Cfare ka ketu per prove? dhe ku eshte  e mira/drejta  qe tju lumteroj dora atyre qe e bejne.

Ja keta jemi ne edhe krimit i japim ngjyra kombetare dhe drejtesie.

Eh mer Toko... 20 vjet "çlirim" dhe ka akoma nga ata që nuk kanë mundur të hapin sytë nga mbrojtja e verbër e "idealeve"... për ca lloj robsh, qëllimi e justifikon mjetin kudo dhe në çdo rast smiley

Perkundrazi mor Toko - une qe e permenda kete e them medhinbje dhe keqardhjete madhe madje duke shpjeguar se ato para tefelliqura nuk i paguan berisha nga xhepi - por une e te gjithe shqiptaret e mjere te majte, djathte mengjyre e pa ngjyre.

 

Eh, ne fakt nuk duhet te cuditemi edhe shume, sa here ka zgjedhje, aq here ka pazare....e harruam Dushkun? Per mendimin tim, Dushku i Madh serish e udheheq tabelen e 'Top 10'

"

   

"Sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili deklaroi përmes një konference për mediat se në mbledhjen e sotme të kryesisë nuk është marrë asnjë vendim për koalicionin duke konsideruar si emocionale deklaratën e djeshme të Dritan Priftit për tu bashkuar më koalicionin e djathtë."

Kjo eshte marre nga Ballkanweb - "mohikani i fundit" i medias jo shteterore i mbetur per momentin pa "zhurmues".

Eshte kjo Emocionale apo dicka me shqetesuese per nervat dhe stabilitetin psikik te priftit.Eshte fort qesharake te degjoje mllefin e ketij njeriu te nervozuar qe i ka bere edhe sherbimin me te keq pronarit te tij dhe liderit bufon te partise qesharake te LSI. 

Nuk ka faj Berisha per pazarin e kelyshit. Berisha blen me cmimin e tregut. Aq ia keni vu etiketen vetes. Ky eshte cmimi juaj. Mos u qani per pazarin tani, se nuk mallengjeni njeri. Nga vulgu te nje milionionshi. Ku keni pa me mire ju? Edhe vete xhaxhi nuk mesoi te hante me luge floriri.

Pastaj, mos u gafurrni kaq fort se mbrena rradheve jeni. Te kuq per te kuq.

Bubi Ketij maskarajt populli i dha voten ne 39.98% e votuesve,  qe do te thote 600,000 vete nga 1.5 miljon votues. ose ose afer 1/2 e popullsise Thua verte qe 1/2 e popullsise te jete per maskarajente dhe 1/2 per jo maskarajnt.

Kujdes se jemi akoma ne votime Mund ta thuash kete gje ndonje vit pas votimeve se justifikohet se votuesit u zhgenjyen, por sapo 600,000 shqiptare sapo  kane votuar kujdes se po fyen popullin shqiptar

Toko.

Ti e di se cfare lloj populli eshte ky yni...

Besoj se e ke degjuar experimentin e Harry Fulcit me studentet dhe djathin. Por une po te jap nje rast me te fresket: e mban mend ate gruan nga Berati qe tha :" Nuk duam as drita as uje o shoku Fatos, vetem ti me Ilirin te beheni prape shoke...

Fatkeqsisht, ky popull jemi ne...Na ler pak te vjedhim dhe te mbajme ne maje te kokes, edhe sikur te na 10sesh mbi koke...

Pastaj ka funksionuar pak edhe ai varianti :

Une votoj , ti voton , ai numeron...

Rrofte vallai. Me mire te harxhosh ca miljon euro dhe te eci vendi perpara se te vinte ai merhumi ne pushtet.

 

SI THA SULI ?

- ME LEJONI TE SHIJOJ STANDARTET...

ka te drejte blendi. sot LSI ka bere mbledhje. inatin e kane te madh me ramen (me te drejte duhet thene). opsioni i bashkimit te votave me B. eshte i vetmi per meten. me kete kod nuk shkon dot ne zgjedhje te parakohshme, po edhe po e ndryshoi kodin, nuk ka kellqe (financiare) per zgjedhje te tjera. (nderkohe qe LSI ia ka derguar mesazhin socialisteve qe prioritar eshte koalicioni me ta me kushtet e panegociueshme a)qe te ike rama dhe b) qe te kene 71 deputete)

rama nderkohe ka gjet armiqte perbrenda, dhe po pergatit lincimin. per te gjithe ata qe presin analize te brendshme dhe doreheqje te rames, hmm, gjerat nuk po shkojne bash ashtu. njerezit e rames (qe projektuan fushaten me lule dhe me topa) po bejne cmos qe nga populli roze te ngrihet njezeri plebishiti qe do kerkoje mbetjen e rames ne krye.

berisha ka fituar zgjedhjet me te rendesishme postkomuniste, qe i garantojne ketij edhe shume vjet te tjere qeverisje. me keto zgjedhje berisha ka shkaterruar perfundimisht te majten nominale dhe lideret e saj. shkaterroi ramen, fasadat e lyera, ylberistet dhe metoda te ketij lloji, qe u shfaqen me arrogancen e megalomanit, shkaterroi meten qe detyrohet te futet e te haje buke te armiku, shkaterroi dhe nanon qe e detyroi te qurravitej para zgjedhjeve. lider tjeter nuk prodhon dot shpejt e shpejt e majta, keshtu qe...

berisha, qe ishte diktator, korruptiv, kriminel dhe monist totalitar ne thelb dhe ne esence, per shkak te budallallikut te lidershipit kundershtar, por dhe per shkak te aftesive te veta personale, ia doli mbane te riktheje regjimin e vetem per te cilin ai eshte nostalgjik. prisni kur te coje ndonje statuje te veten te sheshi enver hoxha.

sa per ata mjerane qe ia hedhin fajin popullit, se medemek s paska qene popull i mire e popull i zgjuar, varjuni trapin, qeshni pak, e mos i ftoni me per kafe.

 

(btw, te shkrimi "thashetheme elektorale" qe erdhi dhe ketu te peshku, kam parashikuar ne koke qe 10 dite para zgjedhjeve se si shkoi muhabeti. kam ndermend te hap qender parashikimi te motit dhe te horoskopit, me kete lloj precizioni them qe do kem sukses, me shume se sa analistet e mediave kryesore shqiptare, qe me teper se politologe jane poete pasionale, mjeshtra te thurjes se lavdeve ndaj atij qe i ushqen)

Faqet

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).