Edi Rama, ky i anatemuar pa cak

Në historinë nëntëmbëdhjetëvjeçare të pluralizmit politik në Shqipëri askush nuk është anatemuar si ai. Askush nuk është akuzuar dhe fyer njëkohësisht si ai. Si ai nuk janë akuzuar as ish-komunistët mediokër që vazhdojnë të besojnë në mënyrë mjerane dhe idiote se komunizmi nuk ka vdekur ende. Nuk janë akuzuar as ish-komunistë të tjerë, të cilët e kanë dredhur që në nisje të erës demokratike, duke u kthyer brenda natës në demokratë të djegur për liri dhe demokraci, ndërsa vetëm pak kohë më parë ndiheshin aq mirë brenda hekurave të ndërgjegjes së tyre.

Po asgjë nuk mbaron këtu. Edhe ish-sigurimsat që e kanë njollosur ndërgjegjen e tyre me krime të regjimit që iku si përfaqësuesit më të zinj të hallkave të zinxhirëve të burgut që përjetuam, thuajse i kanë shpëtuar rrebeshit të sulmeve, të cilat do të ndikonin sadopak në pastrimin ndërgjegjes së tyre. Si ai nuk janë sulmuar as ish-indiferentët e asaj kohe dhe të kësaj kohe që jetojmë. Janë ndier të patrazuar edhe ish-policë e bllokmenë që tani shijojnë të mirat e regjimit në të cilin kemi hyrë.

As ish e ish-lajkatarët e të kohës që iku dhe kohës së sotme nuk i trazon askush, duke lënë të kuptohet se në fund të fundit ata nuk i bëjnë dëm askujt veç përdhosjes së ndërgjegjes së tyre. Po kështu edhe ish-ideologët e një dogme pa të ardhme, por që ende vazhdojnë të besojnë tek ajo, vazhdojnë të shesin ideologji duke u ndier në të drejtën e tyre tek një terren ku liria tani është e garantuar. E pra mbi askënd prej tyre nuk është hedhur aq shumë baltë sa është hedhur dhe vazhdon të hidhet mbi liderin e opozitës, Edi Rama. Dhe kjo ka ndodhur nga të gjitha krahët, si nga kundërshtarët dhe thuajse po me atë zell edhe nga të vetët. Në mënyrë permanente ai ka qenë shënjestra e akuzave nga më të çuditshmet, të cilat nuk kanë ruajtur asnjë kufi etik. Është etiketuar si bartës i të gjitha veseve, duke lënë të kuptohej se çdo ves që mund të manifestohet tek dikush është patjetër edhe tek ai. Është lakuriqësuar ekstremisht jo vetëm fizikisht, duke shfaqur pamje të imagjinuara të botës së tij shpirtërore në mënyrë paragjykuese.

Është gërmuar mizorisht dhe egërsisht në jetën e tij private si tek askush tjetër, duke mos kursyer as të tjerët që kanë pasur lidhje me të, madje duke i sakrifikuar edhe ata në mënyrë brutale vetëm e vetëm që nga balta e hedhur të njollosej ky njeri edhe pse kjo do të ishte një baltë e padrejtë për ata. Çdo aspekt i jetës së tij private para viteve nëntëdhjetë edhe më pas, është parë me syrin e dyshimtë se nuk ka si të mos kishte aspekte vetëm të errëta, të cilat duhet të evidentoheshin me çdo kusht. Nuk duhet të harrojmë se flitet për një njeri të cilin pluralizmi e gjeti thjesht një adoleshent, moshë kjo jo e mjaftueshme për të qenë e pasur me ngjarje në përgjithësi dhe për më tepër me aq shumë anë të errëta. Sa herë flitet për të, ka një ngazëllim dhe inat më shumë se të tepruar dhe aq shumë të nxituar për të ligjëruar mangësitë e tij, duke ia lënë vendit një subjektivizmi pa cak.

Mjafton të kujtojmë një detaj fare të vogël për të argumentuar këtë që sapo u tha. Vetëm disa minuta pas zgjedhjeve, “tre bobat” e sondazheve i bënë një shikim qesharak filxhanit të kafesë për të dhënë atë që do të ndodhte me rezultatin e zgjedhjeve. Pas kësaj thuajse në të gjitha studiot televizive analistë jo pa emër, objektivë si siç pretendojnë se janë ata, nisën të nxitojnë kush e kush më parë për të bërë zbërthimin e shkaqeve të humbjes të Ramës, (sipas filxhanit të kafesë “së bobave&rdquosmiley. I gjithë faji ishte i atij. I gjithë mëkati ishte vetëm i atij. Edi Rama u kishte ardhur vet në shteg dhe ata duhet të bënin detyrën e tyre prej analisti, pra ta shanin. Ai ishte shkurt një përçarës i vjetër. Ishte ky njeri që pas një kryeneçësie jo të padukshme ndaj regjimit që iku dhe atij që po vinte, kishte ikur në arratinë e tij private duke mos kërkuar të kthehej më pas. Nuk kishte borxhe me askënd dhe kishte ikur ndoshta përgjithmonë. Po ndoshta edhe pa dëshirën e tij ishte thirrur një ditë, duke e rrëmbyer nga ajo jetë private për ta bërë njeri publik dhe madje pushtetarë të lartë, ndërsa nisi fushata e pafund e përbaltjes së tij.

Jo rrallëherë është mallkuar çasti kur dikujt i shkoi në mendje ta thërriste. Këtë moment e kanë mallkuar edhe ata që e thirrën, edhe kundërshtarët e thirrjes. Është shkuar më tej duke ia kujtuar këtë thirrje si një mirësi që i ishte bërë atij emigranti të zakonshëm të Francës, duke i thënë se së paku ai duhet ishte mirënjohës dhe kokulur për këtë nder që i ishte bërë. Por e vetmja gjë, që nuk mund të ndodhte tek ky person, ishte që ai të rrinte në rresht kokulur. Në heshtje apo me harbutëri i është kujtuar se ndiheshin të penduar që e kishin thirrur. Të gjitha këto ndodhnin mbi një që person që duket se nuk mund të mbahet në rresht dhe nën komandë. Bëhet fjalë për një njeri të cilin vitet nëntëdhjetë e gjetën në ballë të së djathtës, ose e thënë më ndryshe në radhët e para të atyre që kërkonin ndryshim. Që në fillim ishte pa hezitim thellësisht ironik, ironik deri në cinizëm për regjimin që iku, thellësisht rebel, duke qenë i ndërgjegjshëm për të kaluarën e tij. Po kështu ai ishte i ndërgjegjshëm se një njëzetvjeçari nuk mund t’i kërkohet aspak llogari për rrënjët e tij, pasi ai kohën e ka para për të bërë prezantimin dhe për të shkruar historinë e tij, apo më saktë nuk e vriste shumë mendjen për këtë problem.

Nëse do të thuhej vetëm kaq, do të ishte e pamjaftueshme për të evidentuar portretin e tij. Ai hyri krejt ndryshe edhe në strukturat shtetërore. Hyri rebelisht me një stil pune që nuk ishte parë tek asnjë pushtetar para tij, duke marrë mbi vete habi, kureshtje, simpati, urrejtje, smirë, inat, etj., nga të gjithë ata që kishin punuar para tij apo që punonin bashkë me të dhe që nuk ishin mësuar të shikonin një mënyrë të tillë pune. Edi Rama nuk rreshti së thëni se nuk dëshiron të hyjë në strukturat partiake, pavarësisht se tani gjendet në majë të saj, por aty ndodhet “si qytetar i angazhuar”, siç shprehet ai. Momenti kur u propozua të bëhej kryetar bashkie i kryeqytetit ka qenë jo thjesht kulmi i ngjitjes së karrierës, por edhe fillimi i vërtetë i furtunës së akuzave ndaj tij, që për sa i përket egërsisë së tyre janë të papara ndonjëherë ndaj një drejtuesi. Mes zhurmës frontale të sharjeve, replikave, akuzave, ai nisi të ndryshojë Tiranën, jo vetëm nga fasadat. Ishte thirrur për të fituar për herë të parë nga e majta bashkinë më të madhe në vend, por që në fillim u pa se po përsëritej ajo që ndodhi me të sa erdhi nga Parisi. Edhe këtë herë me zë apo nën zë, nga ata që mendojnë se kanë fatin e vartësve në dorë, u është kujtuar se ndoshta prapë nuk kishte qenë zgjedhja e duhur, duke harruar se problemi nuk qëndronte këtu, por tek natyra e tij thellësisht e panënshtruar dhe thellësisht punëtore, por sipas stilit të tij.

Por këto zëra vinin nga ata që ishin mësuar se gjithkush mund të drejtohej me urdhër partiak, duke harruar se kjo mënyrë komunikimi absolutisht nuk shkonte me të. Kornizat e partisë që e kishte propozuar, ishin tepër të ngushta për ta mbajtur. Dhe ajo që ndodhi pas kësaj ishte vërtetë mbresëlënëse. Jo njëherë, jo dy herë, por tri herë ai është drejtuesi i cili ka rreth vetes numrin më të madh të votave krahasuar me çdo drejtues shtetëror apo partiak në vendin tonë. Duke ditur se me sistemet e zgjedhjes në Shqipëri, mund të bëhesh deputet edhe me dy apo tri mijë vota, ai është i mbështetur mbi votat e njëzetë apo tridhjetë deputetëve të marrë së bashku, që do të thotë i rrethuar nga një imunitet dhe fuqi ekzekutive jo të zakonshme. Po edhe pas kësaj, sharjet, akuzat, fyerjet, vazhdonin me një ritëm të shfrenuar, duke mos marrë në konsideratë aspak se për nga posti dhe detyra që mbante mbi supe, rrallëkush mund të krahasohet me të, veç dy posteve më të larta të strukturës shtetërore. Dhe “çudia” ndaj tij vazhdon. Si të mos njihej rebelizmi i tij dhe dalja jashtë disiplinës tradicionale partiake, një ditë ai u thirr në krye të njërës prej dy partive më të mëdha të vendit. U thirr atje ku ndoshta do të përthyhej përfundimisht rebelizmi i tij, do të merrte fund kryeneçësia e tij. Kjo nuk ishte vetëm sprova e tij, por edhe sprova e një partie, e cila ishte mësuar me një disiplinë tradicionale, po kështu ishte e mësuar edhe me sherre të brendshme dhe me një lider që mund të respektohet vetëm nga qenia e tij si i pari i partisë. Ai e dinte se kishte rreth vetes një parti jo të re, një grup drejtuesish jo të rinj, cilësi këto krejt ndryshe nga prerja tij. Kishte rreth vetes një grup aleatësh të cilët i mbanin lidhjet me partinë e madhe vetëm nëpërmjet kulisave. Kishte rreth vetes turma të pafund militantësh, të cilët thërrisnin në kor emrin e liderit të tyre, pa e vrarë shumë mendjen për punën e tij.

Dhe përsëri ndodhi ajo që kishte ndodhur gjithmonë me Edi Ramën. Ai vazhdoi në udhën e tij të njohur. Pas kësaj, ndoshta ndër të parët që do të pendoheshin për zgjedhjen e tij në krye të partisë, do të ishin pikërisht ata që në një ditë të vështirë për veten dhe partinë e tyre e thirrën për ta drejtuar atë parti, siç e kishin thirrur edhe dy herë të tjera, në të tjera poste. Sepse ai do të sillte jo thjesht një frymë të re. Ai dukej se do të shkatërronte deri në tallje të hapura shumë rregulla me të cilat ishte mësuar deri në atë kohë jo vetëm partia e tij. Do të shihej me dyshim edhe nga aleatët që nuk ishin mësuar me atë lloj bashkëpunimi dhe madje do të ndiheshin të çuditur kur nuk do të ndeshnin asnjë lloj kompromisi veç ftesës së drejtpërdrejtë të tij për bashkëpunim dhe po kaq lehtësisht edhe mos lëshimit, po të drejtpërdrejt. Partia që mori për ta drejtuar dukej se po i imponohej një stili krejt të ri drejtimi, ku përsëri nuk mungonin habia ndaj tij, miratimi, kundërshtimi, mallkimi, sharjet dhe deri mllefe të pafund. Dukej se ai nuk shqetësohej aspak nga ata që kundërshtonin, nuk donte t’ia dinte ndaj atyre që kërcënonin me ikje duke u lënë të kuptohej se dera ishte e hapur. Realisht e hapur, jo për presion. Nëpër media, nga lloj-lloj analistësh si dhe nga partia që kishte përballë, vazhdonin akuzat me të cilat ai dukej se nuk donte të merrej.

Një kor i pafund nuk pushonte së foluri kundër tij. Nëse do të duhej të mblidheshin të gjitha ato që janë thënë, natyrisht që do të lindte një lumë i pafund mllefi dhe ligësie, të cilat çuditërisht janë kundër një njeriu të vetëm. Ndaj tij është investuar aq shumë sharje dhe akuza sa për askënd tjetër, sharje këto të cilat duket se janë kthyer në sistem. Kjo është ajo që duket shqetësuese. Ndaj këtij personi dhe vet ne si shoqëri ndoshta kemi krijuar një “borxh”, pasi pikërisht ky njeri, i sharë, i fyer, i akuzuar, i anatemuar, tani as më shumë dhe as më pak është drejtuesi i forcës së parë politike të vendit. Kur dukej se ai ishte duke e marrë zvarrë mizorisht atë parti dhe ndoshta po ia thyente brinjët nëpër gërxhet politike, shohim se ai i mundësoi asaj shtimin e më shumë se njëzetë deputetëve të tjerë krahasuar me vitin 2005. Do të ishte fisnike që shumë gjëra nga ato që janë thënë ndaj tij të tërhiqeshin pas edhe thjesht për këtë fakt. Do të ishte fare normale, që, nëse nuk mund ta bëjmë këtë korrigjim publikisht, në heshtje të pranojmë se ndaj tij është hedhur aq shumë baltë. Ne duhet ta tregojmë veten se jemi një shoqëri demokratike dhe e civilizuar, dhe që interesat e vendit janë mbi gjithçka. Edhe nëse ne nuk bëjmë dot pa e anatemuar Edi Ramën, le të respektojmë vendimin e sovranit. >smiley>

47 Komente

Në historinë nëntëmbëdhjetëvjeçare të pluralizmit politik në Shqipëri askush nuk është anatemuar si ai. Askush nuk është akuzuar dhe fyer njëkohësisht si ai.

Nuk eshte aspak e vertete. Ne dy mandatet a para si kryetar bashkie ka pasur simpati e popullaritet si askush tjeter.

Ironia me e madhe e fatit keto dite te cmendura pazaresh elektorale, ku askush nuk cuditet më per asgje, eshte nje pallat i porsalyer me te bardhe ne rrugen Bardhyl. Mbi te, punetoret e bashkise jane duke shkruar shprehjet:"Me fal"," Te lutem", "Urdhero, " Ndjese", "Faleminderit"... ( nuk munda ta fotografoja)

Thua te mjaftoje nje pallat i pikturuar ne menyre te tille, per te gdhendur e lemuar, mendesine prej "te fortesh" te politikaneve shqiptare, e cila po e mban peng kete popull te tulatur e te coroditur deri ne dhembje... ??

Shkruesit nje pese te merituar per shkrimin...

Mbi te, punetoret e bashkise jane duke shkruar shprehjet:"Me fal"," Te lutem", "Urdhero, " Ndjese", "Faleminderit"... ( nuk munda ta fotografoja)

po nuk te paska bere dhurate celularin me foto per San Valentino? smiley

sdq. po te merret per shembull edukate e miresjellje z. E. Rama, fundi i botes eshte afer. 

nuk e kam me blu tooth, kam vite me ate celular dhe me vjen keq ta nderoj... mjafton qe me sherben per te folur...

nuk po levdoj edukaten e rames, per ju qe jetoni jashte mbase eshte i veshtire perceptimi i mendesise prej te fortesh qe takon gjithkund ketu... nejse nuk po e zgjas ...

po sikur te tregoj per Edi Ramen, duke kaluar pa radhe ne aeroport (jo ne Rinas eh)....

nejse, maximumin e (pa)edukates e sheh ne plazh. Ahhh aty ke speciet me rralla. Ke ate qe hedh lekuren e bananes pertoke edhe pse ka koshin 3 meter larg, ke muratorin ne Itali qe loz volejboll mes çadrave, ke ate adoleshenten qytetare qe bertet ne celularin brand new,- Ho mi, do vish ti sonte ke Riviera (disko) apo si ke hallin.

hunter, per te gjitha keto, ( e per te tjera si keto) ai pallat m'u duk nje ironi e hidhur e fatit... ndoshta sepse po lyhet pikerisht ne keto dite...

Po te kishte fituar Rama, kush do ta merrte meriten e 'shporrjes se Berishes'? Populli? Nese gatuan gjithcka rreth vetes, qe ne fund fare te gjithe meriten ta marresh vete, kur deshton merr gjithe fajin e humbjes...

 Mua me duket se te gjithe njerezit qe kane arritur ne majat e politikes shqiptare jane anatemuar jo pak keto 19 vjet. 

Nano ne 2005, jo vetem qe duhej te perballej me sulmet e Berishes te cilat ky vete i quajti elektorale me vone, por edhe me nje pjese te medias, analisteve, OJQ-ve. 

Berisha eshte sulmuar nga e majta per 19 vjet rrjesht. Biles, mund te thuhet qarte, sic e thote Zaimi te ai shkrimi i tij, se e majta ne Shqiperi ne fakt ka qene anti-berishizem. 

Per Majkon kur u be kryeminister, PD-ja hapi fjale se ai ishte i semure mendor, dhe biles ishte me kartele mjekesore per kete semundje. 

Me pak fjale, po hype ne maje ne Shqiperi do sulmohesh e do sulmohesh me gjithcka kane ne dore kundershtaret. 

endrit, dakort me ty, por ki parasysh se askujt prej te lartpermendurve nuk i jane marre fotot private nga sirtari e pastaj publikuar ne gazete... Rama eshte lincuar dhe po lincohet ne menyren me primitive e shtazarake te mundshme... e frikshme gjithe kjo histeri kunder tij...

 Prap nuk jam dakort. 

Harruat se ca ju be Nanos me Xhoanen. Shkuan e ndoqen ne Greqi, dhe me pak fjale e detyruan ta bente publike mardhenien, sepse nuk kishte me kuptim ta mbante te fshehte ashtu sic ne fakt kishte ca kohe qe vepronte.

Po ate reportazhin e gazetes shqiptare mbi Shkelzen Berishen para disa viteve e harruat. Shkelzeni paska jetuar ne Suedi per disa vjet, dhe eshte martuar mjaft i ri me nje grua 10 vjet me te madhe se ai, qe kishte qene e divorcuar dhe me femije. Vete familja e Saliut nuk e kishte njohur kete martese deri vone, dhe biles kishin refuzuar ta takonin nusen e djalit.

Po fjalet qe nxorren ne 2005 se Sala kishte 'zene mat' Jemin Gjanen ne zyre me sekretaren dhe kishta dashur ta largonte menjehere po te mos kishte qene per ca te tjere qe e kishin qetesuar.

Kujtdo i kane hyre ne jeten private. Problemi i Rames deri diku eshte se ka pasur nje jete private shume here me "aventuroze" se te tjeret. Po ama si standart nuk eshte aspak me ndryshe. 

Na fal o Rame se te kemi sha!

Na fal o Rame se ty KOT fare te shan meshume se gjysma e miletit!

Na fal o Rame se ate 40 e ca perqindesh te votave e morre VETEM ti jo PS-ja si parti!

Na fal o Rame qe fitoi Sula se nenuk te kuptuam ty!

Na fal o Rame se te drejten per te zgjedhur Presidentin me 71 vota ia dhame ne populli Berishes jo ti!

Na fal o Rame se vete ne si popull do e kemi fajin kur te na e veri shkelmin ne fyt Sula, pasi te marri Presidentin (Gjykaten e Larte, Gjykaten Kushtetuese, KLD-ne etj)!

Ti o Rame rri edhe vazhdo planin, se ne mos mbas 4 vjetesh, mbas 8 ose 12 do ta mundesh Salen, ne mos do e marri Zoti. Ti rri aty ku je mos luaj aman!!!

 Tironso, 

I synapsllik shpejt e shpejt plss...

 

 Nigjo bub, 

Cdo politikan shqiptar, nga koha ne kohe, ka lon ato gjojnat qe le bagetia mbrapa kur ecen perpara.. ska nevoje me ja ly me varak si i thone llafit kenej nga ne.. thjesht nuk e ndihmo.. se vje Grupi dhe villo ene i heq varakun me thonj jo per gjo.. smiley 

Autori shkruan:

"Nuk duhet të harrojmë se flitet për një njeri të cilin pluralizmi e gjeti thjesht një adoleshent..."

Nese me dt 4 Edi Rama festoi 45-vjetorin e lindjes, atehere Autori i shkrimit paska probleme te pakten me aritmetiken... A mund te quhet adoleshent nje 27 vjecar?! smiley

"Bëhet fjalë për një njeri të cilin vitet nëntëdhjetë e gjetën në ballë të së djathtës..."

Sa per kujtese te Autorit, Edi Rama se bashku me Adrian Klosin organizonin "refleksione", nje lloj leksionesh mbremjeve ne Institutin e Larte te Arteve, ku evokonin Beattles dhe flisnin per artin modern.

Kur filluan demonstratat ne Qytetin Studenti, Edi Rama ishte ne Austri me nje ekspozite vetiake te piktures. Nuk dua te ve ne dyshim talentin e tij si piktor, por Piktore (me P te madhe) shume me te talentuar e te afirmuar se ai, e kishin enderr te hapnin ekspozita, ndoshta edhe ne Tirane, jo me ne Austri...

Dhe ai u kthye vrik prej Austrise, per te kapur momentin dhe te vihej ne balle te se djathtes, sic thote autori. Por e refuzuan...

Pastaj u lekund midis ideve anarkiste dhe kerkimit te identitetit si artist dhe politikan. Botoi librin Refleksione me bashkautor Adrian Klosin, ku nuk la gje pa thene per Partine, te cilen ironikisht drejton sot...

U orvat te formonte Partine Kristiano-Islamike (per koincidence pertej Bibles e Kuranit), por nuk iu regjistrua ne gjykate...

Edi Rama eshte padyshim elokuent ne te folur, demagog per ekselence, "harbut" kur ia kerkon momenti, genjeshtar i paskrupullt, arrogant me bashkebiseduesit qe nuk bien dakord me te, nuk pranon marrjen e pergjegjesise vetiake ne rast deshtimi por ia faturon ate te tjereve...

Ta shohesh Edvin Kristaq Ramen me realizem, nuk do te thote qe hedh balte mbi te. Nje politikan qe nuk eshte pragmatist dhe nuk arrin te kuptoje aleancat qe duhen bere per te sjelle te fitorja, duhet te largohet qe ne deshtimin e pare.

Perse u dashka te besojme vetem ato qe thote Edi Rama dhe jo edhe ato qe thote Ilir Meta? Askush nuk ka monopolin e te vertetes. dhe nuk besoj se Edi Rama eshte kaq i thelle sa te mos arrijme ta kuptojme...

Ky shkrim me duket me teper si apologji dhe pergatitje terreni per mos largim te Edvin Kristaq Rames ng drejtimi i PS-se sic e permban Statuti i Partise dhe sipas premtimit qe ai beri ne rast se PS nuk vinte ne pushtet.

Kjo i hap rruge "propozimit nga poshte" qe Udheheqesi te mos largohet.

Madje sot, ky "pinjoll i politikes se re", beri deklaratene qe jemi mesuar ta degjojme tash 18 vjet kur ka zgjedhje: PS nuk do te njohe rezultatin nese nuk merrmandatin e 9-te ne Fier.

Humbja eshte e hidhur, por duhet pranuar me dinjitet. Me sa duket ne kete pike Edi Rama, nuk ndryshon aspak nga para ardhesit apo edhe rivalet e tij te "politikes se vjeter".

O Syro qe po ben biografi ka harruar te shkruash dekoraten qe i dha Sala Edit per dhjetorin 90'! Kur Edi fliste per demokraci dhe liri Sala puthte doren e Enverit moj xhan apo harrove ti?

Me mire te shkruash nje liber me 90 apo ti vesh flaken Shqiperise me dyqane, shkolla apo fabrika? Ju s'mereni vesh njehere preferoni ta shaj dhe ta mallkoj komunizmin Sekretari i PPSH sesa Piktori i Liceut. Preferoni deshmitarin e rreme ne gjyqet e komunizmit.

Rama nuk merr madat ne Fier por ja ka dhene populli, por pa fytyresia nuk njihka kufi edhe ku del lakuriq para kamerave.

Te besojme Meten qe kaperceu ylberin thua ti? Duro se do lexosh te reja do dalin dita -dites..

Mos ja qani hallin Rames ne krye te PS se me ate qe beri Meta , Nano e Sali e cimentuan pergjithmone. Mos te ishte per Ramen PS sot do ishte 45 mandate se Meta i kishte ndare pazaret me kohe..

Vasili do na dale me ndonje deklarate per Mediun apo si e ka hallin? Deri dje u shqye televizioneve bertiste Rama ka bere marrveshje me Saliun per Gerdecin.

To be continue..

 

 

5 per frymezimin e pashembullt.

Mendimet e simpatija personale nuk kundershtohen.

Ke shume te drejte syri. Kjo eshte analiza qe duhet bere. Vertet qe deshtimet e tij Rama kerkon tja faturoje te tjereve

Edi Rama, oh i shkreti c'paska hequr, sa paska vuajtur, gjynah!

Turp, per ata qe i bien me qafe kot te shkretit.... Ai eshte engjell..

-------------------------------------------

Bir oh bir ke te qash me pare ne ate vend te mjere. Akoma paska ne ata vend njerez qe u thurin lavde kryetarit... akoma paska 'gazetare' qe shkruajne pallavra te tilla.

Ptu! jazek...

 

 

 Ne fakt kjo eshte e gjitha pjese e nje fushate, qe se shpjeti do ndiqet nga peticionet e bazes, per te mbajtur Ramen ne krye. Eshte shume e thjeshte dhe po behet sheshit. 

Te gjithe i jane turrur Rames qe ne fund te fundit i mungonin vetem dy deputete te krijonte qeverine ,seshte ndonje disfate e madhe.Nderkohe Meta ka 4 deputete ,nuk e sulmon njeri megjithese premtoi se do merrte 30.

Une kam variantin tim per te gjitha keto.Une mendoj se Rama u ka prishur pazaret treshes Nano,Berisha,Meta.Keta kishin ca muhabete te vjetra ndersa Rama ishte nje outsider.Eshte si puna e asaj kur je ulur ne tavoline me ndonje shok e te vjen ndonje tjeter pas tre oresh e te prish muhabetin.

Nano mendoj i premtoi 8 vjet pushtet Berishes per tu bere president ose per tu lene rehat .Meta nuk ma merr mendja te kete bere ndonje pazar me ndonjerin nga keta por ka menduar qe meqe iku Nano do realizohej ajo megali idea e tij per tu bere  lider suprem te se majtes.Po ta mbani mend ne fillim ,pas 2005, Edi Rama tallej nga Berisha se nuk ishte lider i vertete po gjerat ndryshuan dhe u morren me seriozisht me te .

Te gjithe i jane turrur Rames qe ne fund te fundit i mungonin vetem dy deputete te krijonte qeverine

Nje ja vodhi Sala ne Berat nje ne Fier ashi qare keto bejne dy.. ..vetem me keto del barazim ,te mos flasim ne shkoder ,lezhe ..Tirane etj..

Dua vetem qe ai standart qe eshte vene ne PS, dhe qe vazhdon te jete vetem ne PS, te ndiqet. Pati 4 vjet kohe, e riorganizoi PS komplet ne imazhin e tij, e megjithate humbi. Tani koha te bej te veten, dhe te dali nje lider i ri. Kjo ideja se nuk ben PS pa Ramen, ashtu sic gjoja nuk do bente dot pa Nanon ne 2005 eshte nje mit. Te gjithe jane te zevendesueshem, pa asnje perjashtim. 

mitet i krijojme ne per te c'mitizuar mje mit tjeter,

dhe persa kohe do te vazhdojme keshtu kete menyre do te prodhojme,

Edi eshte ujk dhe kjo eshte nje gje e mire,por akoma nuk eshte bere dhelper  dhe ne fund te fundit kjo eshte nje eksperience,

eksperienca e atij tjetrit na pruri 97', po ama tha "me beni dhe njehere nuse pa di une si te kuvendoj"dhe ja arriti dhe po e mban...

tani kjo puna e liderit nuk eshte kaq e kollajte eshte nje aftesi individuale e jashtezakonshme,liderin nuk e ve partia por ai arrin atje ne saje menyres se si ai penetron dhe derisa te dali nje lider tjeter i tille do te mund te behet ky ndryshim,

sido qe te vije puna une perseri shpresoj  vetem Edi Rama ka potencialin per te rrezuar politiken e vjeter,vetem me shume pak ndryshim, se mund te ndodhe qe nje lider i ri do te mund t'i duhen nja dy tre pale zgjedhje per te arritur te kuptoje se cpo ndodh ne te vertete...

Ka nje mekanizem te thjeshte qe mund e duhet ta perdor Rama (ose kushdo qe vjen ne krye te opozites) per te fituar grounds dhe per tja bere mjaft te shkurter jeten kesaj monstre mutante -Berisha/Meta. Pra premtimi dhe te bindurit te shqiptaeve se ai ose Ajo lider/e i opozites (dhe une shpresoj qe ky te vazhdoj te jete Rama per njemije aresye) do ti shkoje deri ne fund per te bere transparence te plote per abuzimet, vjedhjet, korrupsionin galopant te pushtetareve shqiptare te pakten qysh nga viti 1994. Dhe ta bej te qarte se kjo transparence dhe investigim i thelle i gjithe parave te ndyra dhe abuzimeve e vjedhjeve ne vite ne kurriz te shqiptareve do te jete kryesisht e se pari per prsona te tille si Nano, Berisha, meta me fis e familje (shto ketu edhe persona te rangut te dyte si Mehdiu,Jozefina, Basha ...etj). Qe ky investigim duhet te perfshije edhe thashethemnajen per opoziten socialiste e kryesisht per vete ramen dhe qe duhet te na tregoje qarte sesi ndodh qe nje person si Meta qe  ju fut politikes si zorretham te kete disa prona e shtepi, biznese disa milioneshe dhe madje edhe  je parti personale qe e ka mbajtur dhe ka shpenzuar miliona qofte edhe per fushaten megalomane te ketij bufoni. Te na tregoje sesi mundet kllouni tjeter Nano te kete disa makina e pasuri e shpenzime qe smund tja lejone vetes burra me te mire shteti e persona me mjaft me te ardhura sesa ky bukeshkale. Padyshim per berishen dhe familjen e tij sja vlen te ndalesh sepse kam mjaft thenie e mesa duket fakte per abuzim e pasurim skandaloz. 

Kjo qe u tha me siper si dhe mbledhja prane PS te te gjithe pakenaqesive e urrjtjes popullore ndaj marreveshjes se turpshme e te diskretituar Berisha/Meta kombinuar me paaftesine dhe deshtimin e turpshem te tyre ne kete aventure te fudnit te "politikaneve te vjeter" te tranzicionit shqiptar, duhet te jene kyci i suksesit per fitoren e ardhshme. 

 O Toni, ne ca vendi jeton o vlla. Si do beka Rama transparence kur ai per Gerdecin nuk e permendi njehere emrin e Delijorgjit. Rama eshte po aq i zhytur ne afere sa ata qe ti pretendon qe ai duhet te zevendesoje. 

Ai biles ka aq pushtet e para sa kontrollon thuajse tere median e ketij vendi, dhe ti thua qe ai te bej "duart e pastra" ne Shqiperi, kur ai duhet te jete nje nga te paret qe do largohet me ate rast. 

Vetem berishistet si puna jote mendojne keto gjera. Delijorgjin kerkoja kryeministrit tend dhe te birit. Sipas llogjikes tuaj cdo vrer qe hedh berisha perben fakt per persona si ty.

nuk e dike muhabetin e tankeve te ushtrise qe i krefi Delijorgji per 5 aspra  smiley   

Jo o Toni e ke gabim, se une dhe familja ime vetem per Berishen nuk kemi votuar ndonjehere. Ata dy-tre njerez qe me njohin ketu te peshku kete e dine fare mire. 

Ajo qe te them eshte qe dhe Rama eshte pjese e po atyre aferave qe ai kerkon ti "kaloj ne histori". Rama, po aq sa Berisha, eshte misherimi i ketij tranzicioni shqiptar. Nuk eshte aspak me i paster se te tjeret qe do te zevendesoje.

Biles, ai nqs erdhi ne krye te PS erdhi sepse e lejoi ai quhet brenda PS si "Klani Tepelena", me ne krye Rucin. Dhe eshte po ky klan qe po ben te pamunduren per ta mbajtur sot ne pushtet, sepse kane te gjithe interesa biznesesh te lidhur fort me te. Per mua nqs ka nje njeri qe duhet te zevendesohet ne ate parti eshte Ruci, fatkeqesisht vetem ate nuk e luftojne dot. As Nano nuk pati kellqe ti hy nje lufte me te, edhe kur ishte ne kulmet e pushtetit te tij. 

Delijorgji eshte vetem nje nga te shumtit, nje nga ata qe e ka kuptuar qe per te ecur ne Shqiperi duhet ta kesh mire me te dy palet. Po te mos ishte Delijorgji ajo fabrike do behej nga dikush tjeter, dhe ai dikushi me lidhje po ashtu me te dy palet. Eshte fatkeqesi po Delijorgji eshte po aq viktime e ketij sistemi shqiptar sa te gjithe ne, po te pakten eshte viktime e pasur. 

Ajo qe une kam thene perhere ketu, eshte se nuk kam asnje lloj iluzioni se Rama eshte messiah. Dhe edhe ky shkrim qe perpiqet te thote se ndaj tij jane bere kaq shume padrejtesira, se ai qenka engjelli i sulmuar nga ne tokesoret e poshter, sic e thashe me siper, eshte komplet i pavertete dhe i pabaze. 

 "....Edhe nëse ne nuk bëjmë dot pa e anatemuar Edi Ramën, le të respektojmë vendimin e sovranit.." 

 

Nuk e kuptoj çfar ka dashur te thote autori me; vendimin e sovranit.  Qe te respektojme votat ne pergjithesi, pra Edi Ramen qe morri me shume (sipas numurimit te fleteve)  apo Berishen qe ndonse morri me shume mandate, por me pak, si vota ne pergjithesi. Ka ndonje aty ne Shqiperi ti thote autorit se ç'ka dash te thote autori me rreshtin e fundit. 

Meqenese eshte folur kaq shume per taktikee takticiene, Rames (apo kujtdo qe mund te vij pas tij ne krye te PS) dhe vete PS-se nuk i ka ngelur asnje alternative tjeter por mosnjohja e zgjedhjeve dhe moshyrrja ne parlament. E kunderta e para e dobeson mjaft rolin e rames qe i duhet te pranoje ne kete menyre humbjen e ndoshta te dorehiqet dhe e ve PS para riskut qe te jete e lodhur dhe e drobitur pas 4 vjete te tjere opozite dhe nen pushtetin dyfish te Berishes e Metes qe edhe pse do te paraqitet ne dukje me tolerant e "me i bute" do te jete po aq cinik sa edhe poshterues per te majtet. Berisha i trembet ne thelb si djalli temjanit nje desttabiliteti te shkaktuar nga opozita pasi ne thelb perseritet per te deri diku skenari i 1997 (me tone e me elemente krejt te tjere dhe ne nje stad krejt tjeter te zhvillimit e te emancipimit te shoqerise shqiptare). Per cdo lloj destabiliteti (kushdo ta inicioj ate) dhe aq me teper te lidhur me mashtrimin apo devijimin elektoral qe eshte evident Berisha si Kryeminister si edhe per namin e tij mjaft te keq do te mbaj pergjegjesi dhe do te anatemohet nga faktori i brendshem dhe ai nderkombetar. Jo me kot Berisha nuk po nxiton te nis bisedimet me Koketrashin Mete pasi pret te shohe se cfare qendrimi do te mbaje Rama dhe PS. Ai e ka bere mjaft te qarte se ai me gjithe turpin, zvarritjen e teatrin e shemtuar qe drejton me Ristanet dhe manekinet e tij ne KQZ do ta njoh pa as me te voglin dyshim mandatin e 9 te PS ne Fier si dhe do te bej gjithe leshimet (me zvarritje e cingerrisje nervash) e duhra me KQZ e ri numerimet e votave per te mbajtur status quo-n tashme te ditur te 70 me 70. Ai madje e beri mjaft te qarte se ai ishte i gatshem te beje edhe nje koalicion te gjere me PS "per hir t stabilitetit" dhe mos u cudisni qe ne shtator te kemi pikerisht kete.

Pra edhe njhere per PS ska mbetur ndonje rruge dhe levizja e turpshme e Metes (edhe pse duket se ai ka dale momentalisht i fituar) e ka detyruar qe ti qendroje sa me larg parlamentit me cdo kusht dhe te gjeje cdo frome, mjet e justifikim per te mos i njohur zgjedhjet dhe kontestuar ato me mjete demokratike te protestes popullore.

A do te kete kjo kosto per PS - aspak pasi mbi 52% e shqiptareve votuan qartesisht per heqjen e Berishes dhe keta nuk mund te pranojne apo tolerojne show-un e turpshem e te ndyre qe Meta ju ka bere dhe te prsin edhe 4 vjet (apo me shume) NE OPOZITE. PAstaj shembulli i Berishes eshte shembulli me tipik i politikanit qe si ka pushuar gurmazi per 19 vjete duke share e duke bertitur.

Rama eshte akuzuar gjate ne keto zgjedhje pikerisht per te kunderten, se nuk ka qene shume ashper apo radikal me kundershtarin dhe une e kam pare kete si nje risi te politike shqiptare, por ne kete rast i jepet pikerisht mundesia per te treguar anen tjeter te tij, ate oratorit dhe liderit qe nge pshe turmat  qe shumekush e mban mend ne vitet e para te demokracise.

Pastaj vete Berisha duke pare krizen ekonomilke ku e ka perfshire vendin nuk ja mban te bej lojra te rezikshme si ne 1997 dhe do te ulet per bisedime shume me shpejt sesa mendohet. Berisha ka kuptuar vetem nje gje gjate gjithe 19 viteve, qe 1997 ishte viti politik me i zeze per te dhe per te cilin ai do te mbahet mend per gjithmone.  Dhe ai duhet ti qendroje lsa me larg nje simulimi te atij viti pasi sidoqe te vijne punet ai do te mbaje koston perfundimtare dhe deshtarake per te.

Is that enough for the moment. Just a thought....

Akoma me dhe kundra Rames ?!!!

O njeri me mend ,shiko hallin tend!

Boll u moret me historite e te tjereve !

Pertej loteve dhe qyrravitjeve qe vijne nga krahu i majte une mendoj qe duhet ti shohim gjerat me sy realist. Realiteti i dhimbshem per disa eshte qe Berisha do jete edhe per 4 vjet te padiskutueshme ne pushtet dhe te Rama megjithe dhimbjen psiqike do zhduket nga politika. Fjalet e tjera te tipit sikur te kishte halla k... do ti therrisnim daje jane te kota.

Po ti cpate mor mik qe interesohesh kaq shume per hallin e te tjereve dhe na tregon se me cfare historish te merremi!!

Une nuk po mbaja anen e askujt dhe ne thelb shkrimi eshte nje abstragim dhe persiatje per ate se cfare mund te ndodh ne ditet ne vijim. Mund te te pelqeje ose jo dhe nese ke mendime te tjera ti shprehesh.

"Historia" e ketyre me siper ne fakt duhet pare me shume kujdes nga te gjithe shqiptaret  pasi prejt brockullave dhe budallalleqeve te tyre ne jemi ne kete situate te dhimbshme dhe qersharake.

Gjeja pozitive eshte se duket se keto persiatje i sikletosin disa qe kane rene ne gjumin e veres me mendimin se gjerat do te qendrojne keshtu sic jane jo vetem per 2-3 muaj ne vazhdim apo 4 vjete por edhe me tej - ndoshta ne pafundesi.. Kjo eshte iluzive per fat te mire.

Gjeja pozitive eshte qe vendi po ecen perpara panvaresisht se ka ca tipa qe pelqejne vetem fjalet boshe ose videoklipet neper minjera e neper fusha me kose ne dore. Psh ketu ne Himare keto robt e trashe ketu kalojne rehat rehat ne rruget e mrekullueshme te shtruara nga Sala kurse voten ja japin rames. Kjo tregon qe bagetia ngelet bageti.

Po mire, mo, pse ke shkuar ne Himare per pushime ti? C'deshe mes robve te trashe, apo do shpiesh iluminizmin tend te ndritur? Te qan syri per nje cike Jon dhe vete ma shan, pale... ik, ik e kridhu njehere andej, se mbase te freskohen idete...  smiley

kuje kuje thuaj

himariotet rob te trashe!!!!  thote ky...

 

O komuniste eger e kisha fjalen per keto 10-15 vete qe kam folur kendej dhe jo per te gjithe por ju komunistet i keni qef dizinformimet smiley

te thoja per vlonjatet nuk do te kundershtoja dhe aq, por himara... krejt tjeter gje...

O kryenece, kishe gjë me dëtin, ti moj?! smiley

kisha smiley kam inat se nuk shkoj dot se jam ne pune

p.s

e mbyte solin andej nga tema tjeter hihihi sa qesha...

Mire, plas, se une do iki neser... smiley

p.s. jo, xhan, jo, nuk mbys njeri... Soli them se me kupton, per shaka...

dhe boll e bere temen lemsh tani, se na bertet admini... smiley ika une...

do ikesh neser? lum si ti... vetem une ne pune me hengert mortja me hengert

p.s

he se e kane merak vete adminet  smiley

Mos u merzit kryenece, edhe une ne pune jam.

Te pakten jam kete jave, se 2 javet e kaluara, bera gjoja sikur punova se nje sy nga peshku e nje sy nga Wimbledon-i, mezi iu pergjigja dhe telefonatave. Ngela duke u thene njerezve "me fal, por jam shume i zene me pune". E ka fajin BBC per live streaming te turneut. smiley

bashkevuajtes o ujk bashkevuajtes smiley

Macoku is back. Dhe si perhere ne lartesine e duhur.

Mbreme degjova Berishen te thote qe do te beje unazen e Tiranes e cila kerkon rreth 400 milione E dhe Bashkia nuk ka kapacitete dhe nuk ka bere asnje plan projekt. Ajo nuk eshte vetem segmenti tek Liqeni. Ai e dha si mundesi te funksionit dhe vleres se plote qe merr Rruga e Arberit e cila ka nisur.

Kur e pyeten Ramen ne intervisten e fundit ne TCH, se cfare do te bente me rruget, u pergjigj qe do te mbaronte ato qe kishte nisur Berisha, dhe nuk dha asgje te re.

Tani do te thoja qe, politikani eshte i tille sepse eshte vizionar, sepse prodhon ide dhe plan veprimi. Sloganeve, qe po u hiken koha, pasi njerezit sa vine e behen me pragmatiste, racionale e koshiente, e duan t`i prekin gjerat me dore, dine ta ndajne te thenen me te beren. Saliu ishte ne disavantazh ( i kemi thene skandalet) dhe fitoi. Fitoi sepse krahu tjeter ishte ne pike te hallit.

sa prekes texti smiley

 

edhe pse ne fakt eshte totalisht i vertet

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).