Duke pritur Godotë

...Kemi me shume se dy jave qe presim qe shteti te vijoje jeten e tij normale ku ne plan te pare te dalin hallet dhe problemet dhe jo politika. Politikaneve tane te majte ose te djathte qofshin, i rikujtoj shembullin e ish zevendes presidentit amerikan Al Gore qe per te miren e vendit diti te terhiqej ne kohe.....

 

U bene me shume se dy jave qe zgjedhjet ne Shqiperi kane perfunduar, por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve eshte akoma larg dhenies se rezultateve perfundimtare. Dy partite kryesore, por me teper Partia Socialiste, duket se po bejne çmos qe ky rezultat te vonohet shume e me shume. Neser pritet te vendoset per disa kuti te Tiranes.

Eshte e ligjshme qe çdo force politike qe mendon se i jane cenuar te drejtat ose me keq i jane vjedhur votat  te ndjeki çdo forme ligjore  per te marre drejtesi. Megjithate, pyetja qe me lind ne menyre spontane eshte: a i ben mire vendit kjo pritje e zgjatur? A i ben mire qytetareve tane ky vakuum qeverisje, kjo zbrazeti ligjore, ku nuk dihet ç'ndodh, ku nuk dihet kush na qeveris???!!!

Une mendoj se qytetaret tane kane nevoje, sa me shpejt te jete e mundur per nje qeveri qe te vijoje normalisht punen e saj. Nuk ka kohe per te pritur dhe humbur me ndjekje penale, me padi, ose me querele qe bejne te zhvendoset vemendja nga hallet e verteta qe ka shqiperia si varferia, korrupsioni, vendet e punes qe mungojne gjithmone e me shume dhe mbi te gjitha dalja nga kriza ekonomike dhe morale, nje krize e thelle morale qe e ka kapur thelle qe ne rrenje shoqerine tone. Kjo humbje kohe eshte tragjike.

Zgjedhjet kane mbi dy jave qe kane mbaruar por gazetat, radiot  dhe televizionet tona ne plan te pare vendosin akoma politiken. Me vinte per te qare teksa lexoja www.top-channel.tv/artikull.php per vetvrasjen e nje nje te moshuari nga kushtet tejet te varfera familjare. Njerezit  ne shqiperine tone vdesin akoma nga turpi, por ç'eshte me e keqe vdesin sepse skane per te ngrene. Ndonjehere duket sikur jemi akoma ne kohen e Migjenit nderkohe qe bertasim vazhdimisht se jemi nje vend qe synon futjen ne BE.

Sot duhet sa me shpejt te krijohet nje qeveri e re cilado qofte dhe te marre mbi supe nje barre te rende: nxjerrjen e shqiperise nga kriza 20 vjeçare. Nuk duhet humbur kohe mbi te gjitha sepse per fat te keq me keto zgjedhje te fundit ne shqiptaret treguam se jemi po keto qe ishim 20 vjet me pare, dhe kemi ndryshuar fare pak, ose le te themi kemi ndryshuar per keq.

Kemi me shume se dy jave qe presim qe shteti te vijoje jeten e tij normale ku ne plan te pare te dalin hallet dhe problemet dhe jo politika. Politikaneve tane te majte ose te djathte qofshin, i rikujtoj shembullin e ish zevendes presidentit amerikan Al Gore qe per te miren e vendit diti te terhiqej ne kohe.

Nderkohe qe ne presim a do te dine politikanet tane te bejne ç'eshte e mire per vendin?

27 Komente

Po ore po! Taman Al Gore! Keta thojne qe namin do te bejne, flaken do ti vene po qe se nuk rinumerojne dhe rinumerojne cdo flete votimi.

Edi Rama s'eshte as Obama, as Al Gore. Eshte nje Stalin.

Edi Rama s'eshte as Obama, as Al Gore. Eshte nje Stalin.

Sa mire e njifke Salinin ,apo i di vetem emrin ?  Shqiptari te ngjaje me Georgjanin !??

 

...Politikaneve tane te majte ose te djathte qofshin, i rikujtoj shembullin e ish zevendes presidentit amerikan Al Gore qe per te miren e vendit diti te terhiqej ne kohe....

Leo,

Al Gore nuk u terhoq para se ceshtja te vendosej nga institucioni me i larte i mundshem keshtu qe shembulli i sjelle me siper nuk qendron. Per me teper, vendi s'eshte pa qeveri; Keshilli i Ministrave po funksionon normalisht shiko psh vendimet e dates 8 korrik per

1)Rritjen e taksave per tabelat reklamuese ne rruget dhe qytetet e vendit

2) Rritjen e akcizes per disa mallra

3)Mbi (mos)rimbursimin e TVSh-se

4)Mbi uljen e pensionit per minatoret

5)Per shpenzimin e shpenzimeve operative te qeverise

6)Taksen 1 Euro per tabelat emertuese

7)Perdorimin e letrave me vlere per legalizimin

8)Per punen me tre turne te firmave te ndertimit te rrugeve.

E nese keto s'mjaftojne mund te shikosh veprimtarine e Kryeministrit gjate ketyre diteve si psh takime, perurime etj, apo te Ministrise se Financave qe solli per miratim kuadrin e rishikuar makroekonomik dhe fiskal.

Nese te duket sikur politika ka zene vendin kryesore ne kurriz te problemeve ekonomike e sociale te vendit duhet te jesh i ndergjegjshem qe kjo s'eshte nje dukuri e dy javeve te fundit por dicka e perhereshme ne jeten e perditeshme. Politikanet tane jane te vetedijshem qe njerezve u duhet dicka per te "harruar" hallet e tyre prandaj vene cdo dite "ne skene" skenare ku e ku me te mira se te Portokallise.

Dakord qe ka duhet te vijoje jeta normale por mendoj se numerimi i ndershem i cdo vote eshte jetik per demokracine. Njerezit e ushtrojne vullnetin e tyre vetem nepermjet votes, vetem nje here ne kater vjete, prandaj leximi i vullnetit popullor nuk mund te kompromentohet "se na vajti vone". Nje qeveri e krijuar "sa me shpejt" ,sic shprehet autori, nuk do te mund ta nxjerre Shqiperine nga kriza 20 vjecare.

PS. Leo kujdes, "Shqiperi" shkruhet vetem me Sh te madhe.

Dakord qe ka duhet te vijoje jeta normale por mendoj se numerimi i ndershem i cdo vote eshte jetik per demokracine.

Blend,

po deshe, mund te jesh pak me i qarte se cfare don te thuash me kete?

 

Nëse mund të ta spjegoj unë: NUK JEMI në GJËNDJE LUFTE apo të jashtzakonshme, ku formimi i qeverisë do të ishte jetik dhe i domosdoshëm.

Nëse edhe në kushtet normale nuk jemi në gjëndje të garantojmë një minimum të standarteve demokratike, atëhere KURRË kjo klasë politikanësh nuk do të ketë rastin që të tregojë fytyrën e saj të pastërt (gjithmonë nëse e kanë një të till&eumlsmiley.

ore me konkretisht, se jam pragmatist i felliqur une.

Cfare do te thote numerimi (apo rinumerimi) i ndershem te votave?

Te cilave vota? Nga kush duhet rinumeruar? Mbi te gjitha, PSE ? Pse ju ngref Edi Rames e thote hajde me rishikoni fletet e shpalluara te pavlefshme nga vete komisioneret e tij.

Hunter, përveç rezltatit të sondazheve që ju pati dhënë Bobo të djelën në darkën e 28 Qershorit (se me atë ke ngelur më duket smiley ), po të shikoje rinumrimin e votave të Fierit do të shikoje që diçka kishte që nuk shkonte atje... pra, edhe kot fare apo thirrje boshe nuk ishin kërkesat dhe ankimet e atyre të Ps.

Po ti po flet me ndonje kalama apo si? Gani Bobin lere fare se per mua nuk ka pasur ndonjehere vlere te madhe. 

KQZ ne Fier ka konfirmuar ate qe eshte shpallur ne nivel lokal. As me pak e as me shume. Ketu i jap te drejte PS. S'i jap te drejte aspak kerkesave absurde per rishikim te rezultateve te firmosur e protokolluar tashme. I mbytyri te mbyt. Kete po ben Edi Rama. Si i papergjegjshem qe eshte po tenton te terheqe me vete gjithe te tjeret.

Hunter, si komunist që jam smiley as më bije ndërmënd për ngjyrat rozë të PS, por fakti që edhe ti thua që: "Ketu i jap te drejte PS", dhe fakti që NUMRIMI i VETËM (ai i Fierit) i dha të drejtë ankesës së PS, më lë të drejtën që të dyshoj se edhe tek ankesat e tjera ka të drejtë... dhe më duket absurde që të vazhdohet të përsëriten të njëjtat justifikime.

Leo, persa e dhimbshme eshte, historia e plakut qe ka vrare veten, njesoj do te ndodhte, si te ishte terhequr, si te mos ishte terhequr Edi Rama. Dhe per mendimin tim, ti ke shume te drejte kur thua:

Njerezit  ne shqiperine tone vdesin akoma nga turpi, por ç'eshte me e keqe vdesin sepse skane per te ngrene. Ndonjehere duket sikur jemi akoma ne kohen e Migjenit nderkohe qe bertasim vazhdimisht se jemi nje vend qe synon futjen ne BE.

 E megjithate, kushdo qe te vije ne krye, Rama apo tjeter, ne ne te njejtat kushte do te mbetemi, mjere ai qe nuk ka mundesite fizike apo aftesine per te gjetur nje pune te hajrit, pa zgjedhjet ne Shqiperi kurre nuk kane ofruar zgjidhje.

Eshte e ligjshme qe çdo force politike qe mendon se i jane cenuar te drejtat ose me keq i jane vjedhur votat  te ndjeki çdo forme ligjore  per te marre drejtesi. Megjithate, pyetja qe me lind ne menyre spontane eshte: a i ben mire vendit kjo pritje e zgjatur? A i ben mire qytetareve tane ky vakuum qeverisje, kjo zbrazeti ligjore, ku nuk dihet ç'ndodh, ku nuk dihet kush na qeveris???!!!

Derisa te kerkosh drejtesi, eshte e ligjshme... te gjitha arsyet e tjera me duken pak si spekullim.

Atehere le te eliminojme fare edhe pushtetin gjyqesor mqs. ngadaleson se tepermi rrjedhen e gjerave...

Ne kete pike, drejtesia eshte shume me e rendesishme se cdo gje tjeter.

Ama kodi i ardhshem zgjedhor duhet te kerkoje qe te evitoje perdorimin e kerkeses per drejtesi, per qellime te dyta, nese do ishte e mundur.

Numerimi i ndershem i cdo vote eshte jetik per demokracine. - Cfare ka per te mos kuptuar ketu? Nje Demokraci funksionon vetem atehere kur njerezit ushtrojne te lire vullnetin e tyre politik nepermjet votes.

Vota, te votuarit, zgjedhjet nuk kane asnje vlere nese votat nuk numerohen ndershmerisht, sepse ne qofte keshtu, votuesit nuk zgjedhin gje prej gjeje. Dhe nese votuesit nuk zgjedhin atehere nuk ka demokraci por tirani, oligarki... kesaj mund t'i ngjisim lloj lloj llagapesh.

Me date 28 qershor shqiptaret shkuan dhe votuan si zonja dhe zoterinj, qysh nga momenti qe u mbyllen kutite e deri me sot po shohim sesa marifete dine marifetcinjte nga selite e partive deri ne ate KQZ. Procesi i numerimit ka qene i ngadalte dhe i dyshimte (vetem 4 qarqe i kane shpallur rezultatet deri tani) dhe une kam frike se per sa i perket standardeve qe i duhen Shqiperise per llogari te integrimit - edhe kesaj here zgjedhjet nuk do t'i permbushin kushtet. Dhe kjo eshte per te ardhur keq.

Po kur votat jane numeruar, protokolluar, firmosur procesverbalet pa asnje verejtje si quhet kjo? Numerim i pandershem? Se kshu i bie qe kryetari i nje partie te ngrihet e te thoje qe ne Vermosh votat per partine time nuk jane numeruar sakte, prandaj hajde mi rinumeroni nga fillimi perndryshe nuk njoh rezultatin e zgjedhjeve. Biles edhe flaken ju ve!

qo eshte ajo tema ku shahen arbitrat nga motrat?

Qe te jesh mrena ligjit ,duhet te verifikosh "a ka moter " Arbitri i zgjedhjeve",se pastaj del e jashteligjshme e shamja !!

Drejt Artian... "Moralisht Soli ka të drejtë, por proçedurialisht (!!) nuk ka të drejtë" smiley

per mu ka rendsi burrnia, pra morali. procedurat jan muhabete mythe smiley

Nese KQZ-ja do te ishte me te vertete komision profesional, sa harxhon kohen kot duke u marr me ti ke te drejte dhe ti ske te drejte e vice versa, le ti numeroje ato kuti te Beratit qe pretendohen si jo te regullta dhe ti mbylli gojen PS-se. Ne kete menyre edhe procesi nuk zgjatet pasi nuk do ankimohet prane kolegjit zgjedhor. Megjithese ky veprim duket shume i llogjikshem, perderisa nuk pranohet nga KQZ-ja bile dhe ne kundershtim te hapur me vete paketen ligjore per zgjedhjet, kjo tregon se dicka fshihet ne ato kuti te Beratit. Eshte e dyte here qe KQZ ose me mire te themi ushtar Ristani nuk zbaton rregullat ushtarake/zgjedhore duke i lene hapesire monitorueseve te huaj te mos legjitimojne procesin zgjedhor. Une nuk e di, por do te me duket shume e habiteshme nese perendimi do ta toleroje prape Shqiperine si ne anteresimin ne NATO drejt futjes ne BE. Nese ndodh nje gje e tille, kjo do te thote se e keqja, mafja, padrejtesia po sundon globin dhe Berisha s'eshte gje tjeter vecse nje vegel e vogel ne duart e tyre.

Keshtu i bie qe Enveri na paskesh qene profet ne veprat e tij. 

Ketu nga anet ku une jetoj rinumerimi i votes eshte jo vetem normal por behet pas cdo kerkese apo kontestimi te secilit prej konkurenteve apo forcave politike ne zgjedhje - dhe kjo mund te jete 5-6 dhe deri ne 9 here ne zgjedhjet e fundit. Cfare lloj frike ka berisha qe ti rinumerohen votat e vjedhura ne Shkoder ku kane votuar mesa duket edhe deri e dosa apo dyfishi i numrit te personave ne lista votimi. Apo ata te tjere me letra votimi joligjore etj.. etj.., apo ne tirane per te pare nese vertet i ka votat e duhura Iliri trim dhe berisha sypatrembur. Qofte edhe per ti hequr opozites justifikimn per mosnjohjene zgjedhjeve berisha do te detyrohet ta bej kete por sipas stilit te tij dhe zvarritjeve te panevojshme qe jane pjese e lojes se ulet e te paskrupullt politike.

Sot duhet sa me shpejt te krijohet nje qeveri e re cilado qofte dhe te marre mbi supe nje barre te rende: nxjerrjen e shqiperise nga kriza 20 vjeçare

Pse kaq naive more djem..Shqiperia eshte si ajo copa e mender 'm***' qe leshon nje katunar ne Adriatik dhe plluskon. Po doli nga 'kriza' e detit nuk del vete...e nxjerr vete deti. Kshu qy..mos e TM shume 'u kriju a s'u kriju qiprijviriu'.

ky leo, ky autori i shkrimit, kush e njef ti thote se godua po e pret ne lekures, eshte me mediun, pine alkol dhe luajne bigjoz

Ne raste te tilla, kur krijohet nje vakum, administrimin apo drejtimin e marrin prefekturat te cilat kontrrollojne dhe ndihmojne administraten per mbarvajtjen e puneve. Aq me teper qe ne keto dy muaj (korrik-gusht) vijne emigrantet dhe te huajt.  

Edhe ajo qe thote Blendi qendron, sepse ne nje vend ku numerimi behet jo i rregullt,  ngelet nje njolle e erret ne historine politike te atij vendi. 

Se mos qeveria ka qene dryshe kur nuk kishim zgjedhje Cfare ka ndryshuar?

E vetmja gje  keqe e kesaj gjeje eshte se po shkaterohet peshku. I keni pare artikujt qe sillen ketu qe me 1 Qershor e deoir me sot Dhalle me shume uje. As qe me behet vone se kush fiton se azgje nuk do te ndryshoj por aman te mbaorj sa me pare se na cane menderen Jo po ky jo po ai. E bene peshkun fare pa vlere

Problemi i stergjatjes se numurimit te votave duket i qarte  si tremuajori i plotesimit te detyrave kushtetuese te Sali berishes kur i mbaroi afati si president ne vitin e luftes se porvokura prej tij 1997. Vjedhje te votave jane bere per dy dekada por kesaj rradhe  ishte nje vjedhje e planifikuar ne detajet me te imta deri dhe ne daljet para mediave per te krijuar pskilologjine e vazhdueshmerise si menyre per te fshehur gryerrjen e votave si te ishte grryerja e gurit nga pika e ujit. 

Nuk vihet theksi tek bazamenti qe eshte numurimi dhe mosprekja e votave te shqiptareve por vihet tek lodhja e madhe e popullit tone te dashur nga pritja e rezulatateve qe na qenkan te penguar nga Rama me ps e tij.

Nuk mund te thuash se sofizmat dhe arabeskat e pengmarresve te fatit te shqiptareve jane te trasha dhe te kuptueshme, por fati e ka dashur qe jo i gjithe populli shqiptar gelltiti ushqimet e kondaminuara nga Cernobili dhe keshtu qe mjaft njerez normale e kuptojne perzjerjen sofistike te tautologjise dhe  logjikes bajate dhe shpesh here perverse qe nuk e pranonte as nazifashizmi i shekullit te kaluar.

Nuk do te doja te flisja me gjate per artikullin e atij qe shkroi por nuk mund te rri pa vene ne dukje se titulli i ketij artikulli, Duke pritur Godote, liber i autorit, kritikut, dramaturgut dhe nobelistit irlandez te literatures per 1969 Samuel Barclay Beckett, as qe ka lidhje fare me problemet qe shkruan artikullshkuresi.

Shpesh here postimet e mija jane hequr dhe besoj prape se ky do te hiqet prej administratoreve te politizuar.  Shkuraj me mendimin se te pakten per nje kohe te shkurter ne mos me shume, nje lexues edhe mund ta marre vesh se titulli s'ka asgje qe lidhet me ngjarjet paszgjedhore te Shqiperise.

Mbasi te numerohen te gjitha votat nga fillimi, le te votojne edhe nji here,...... se ca kane qene me pushime ca nuk jane lajmeruar sic duhet.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).