Dokumentet që duhen zhdukur

Jane letra dashurie ?

Fotografi të ndyra ?

Poezi rinore ?

Është  një pako e madhe.

T’i djeg, po ku ?

Ai i hedh në banjë, duke i bërë copë e çikë.

Kalon kohë...

Të nesërmen e shoqja hyn në studion e tij gjithë duke gulçuar; - Je ti që ke hedhur... je ti, apo jo ?

Ai zverdhet dhe hesht

Me zë të shuar; - Çfarë ?

Ajo; - Kanë ardhur këtu punëtorët, duhet të shembin murin, tubi ka ngelur i bllokuar, thone se..

Ai; - Çfarë ? Çfarë ? Çfarë ?

- Ca copa mishi, thonë, të përbrendshmet. Një vajzë e therrur e bërë copa copa....

 

Perkthimi: D.Çela

28 Komente

Me duket se kjo copez eshte tek "Gruaja me flatra", apo jo, kryenece? Ka dhe ca tregime te tjera te shkurtra po kaq te bukura.

Po atje eshte, eshte nje perkthim i viteve 90...

te pelqen kjo pjese?  mua, shume...

Nuk ka gje te Buzzatit qe mos te me pelqeje... Me pelqen misteri, magjia, gati-gati nje atmosfere perrallash qe kane veprat e tij... smiley

Ja nje pershendetje nga une:

Muzika

E mban mend mbremjen, kur ata te dy putheshin dhe ti, vetem? Shopeni zbriti nga odat e perendise, te goditi njehere e pergjithmone ne zverk duke te te bere te madherishem dhe fatkeq...

Shkeputur nga siti i tij zyrtar, ku flitet per tematikat e Buzzatit.

Ke edhe ate "Jete qeni" tek "Gruaja me Flatra"... Ose "Shtepia ideale"... keto te shkurtrat fare me pelqejne shume.

blend jam shume dakort me ty, kur kam lexuar kete tregimin me lart kam mbetur e mahnitur se si ka arritur te thote kaq shume ne fare pak rreshta...

p.s

nje dite ia lexova kete tregim koleges sime dhe kur mbarova, ajo me tha: nuk e  kuptova smiley

 

 

 

Per Blendin: smiley

Magjia:

Ne ca net te qeta, me hene te plote, neper pyje behet feste. Eshte e pamundur ta percaktosh saktesisht kur, dhe nuk ka shenja te dukshme qe mund ta paralajmerojne kete feste. E kupton nga dicka e vecante qe luhatet n'ajri ne keso rastesh. Shume njerez, madje shumica, as nuk i bien fare ne hater. Ndersa te tjere syresh, e ndjejne ne cast. Ne kete rast, nuk ke asgje c't'u mesosh. Eshte ceshtje ndjeshmerie: disa e kane dhunti nga natyra; ca te tjere nuk do ta zoterojne kurre dhe do te shkojne aty pari te pandjeshem, ne ato net fatlume, pergjate pyjeve erratake, pa pasur as hijen me te vogel te dyshimit se c'po ndodh aty brenda.

Shenime te autorit tek "Sekreti i pyllit te vjeter".

ja pra kjo eshte pergjigja e asaj temes tjeter :a jeni te lumtur

Akoma nuk ka takuar nje njeri qe nuk e ka kuptuar per se flitet ne kete pjese.

Forca e ketij tregimi qendron ne faktin qe te ben te vesh ne pune imagjinaten. Lexuesi krijon imazhe ne mendjen e vet per sa ka ndodhur dhe duket se kur truri nxitet t'i krijoje vete imazhet, ne vend se t'i jepen te gatshme nga autori, atehere, disi, tregimi godet me forte.

Hitchcock e ka pas perdorur kete shume ne filmat e tij. Psh ne skenen e therjes me thike ne dush. Asnjehere nuk shohim thiken te ngulet ne mish. E shohim vetem kur ngrihet lart dhe ulet - degjojme ate tingullin e tmerrshem, pastaj shohim gjakun qe perzihet me ujin ne vrimen e vaskes se dushit... dhe skena behet shumefish me e tmerrshme, sepse nguljen e thikes nuk e shohim, por e imagjinojme... behemi bashkeautore.

Ai zverdher dhe hesht

A keni te tjera? Nqs po sillini, pls. Its really good stuff! smiley

Mire, twintip, meqe po behemi nje grusht buzzatianesh ketu, dy te shkurtra:

SHPETIMI

Shkruaj, te lutem! Te pakten dy rreshta, edhe nese shpirti eshte i trazuar dhe nervat nuk mbajne me. Por cdo dite. Me dhembet e shtrenguara, qofte edhe dokrra pa pike kuptimi, mjaft te shkruash. Te shkruarit eshte nje nder iluzionet tona nga me qesharaket dhe me patetiket. Kujtojme se c'bejme tek shkarravitim rreshta qe sperdridhen te zinj mbi letren e bardhe. Sidoqofte, ky eshte zanati yt, qe nuk e zgjodhe vete, por ta solli fati, vetem kjo eshte porta nga e cila ti, mbase, do te mund te gjesh shpetim. Shkruaj, shkruaj. Ne fund te fundit, mes tonelatash letre per t'u hedhur, nje rresht, do te mund te shpetoje. ( NDOSHTA)

NJE RAST INTERESANT

Vajza tha: - Mua me pelqen jeta.

-Si? Si thate?

-Thashe se me pelqen jeta.

-Ah, vertet? Pa shpjegohuni, shpjegohuni mire.

-Mua me pelqen, kaq, dhe te ndahesha prej saj do te me vinte shume keq.

-Zonjushe, vazhdoni pra, eshte tmerresisht interesante...

Jepi, he..Ejani edhe ju te degjoni zonjushen, qw thotw se i pelqen jeta.

 

Perkthime nga D. CELA.

Sot jam e mbytur ne pune, ndaj per qejfin tim, per qejfin tuaj dhe per inat te shefave te mi... smiley

Edhe nje tjeter:

SHTEPIA IDEALE

Po te isha shume i pasur, do te ndertoja nje shtepi keshtu: nje paradhome shume te vogel, nje korridor shume te ngushte, nje dhome ndenjeje te mjerueshme, nje dhome gjumi te shkrete, mobilje te varfera e te zhveshura, ca tablo, qilima hic, perde fare, llamba te zbehta e te bezdisshme, atmosfere e pergjithshme parehatie. Persa i perket banjes, ama, banjen do ta beja te pakten dyzet metra katrore, dhe aty mermere, majolika, cezma te shndritshme e shume te fuqishme ne vermeil, llambadare ngadhenjyes, pasqyra pa mbarim e te lemuara, tapete te bute prej sfungjeri me ngjyra delikate, sere e sere parfumesh te rralla e teper te shtrenjta, letra higjienike te buta si nje psheretime, shishka e sperkates te cdo lloji, gramafone stereofonike me disqe madheshtore, me nje fjale, luks i shfrenuar, hapesire e tepert, endje per t'u vertitur lart e poshte lakuriq, mbase dhe me vrap. Perse arkitektet e ditur nuk ndertojne shtepi te tilla? Eshte lehte te durohet mjerimi, kur mund te dhjesesh si zoteri.

... ndërsa për mua, duhej të ishte dhoma e gjumit me ato salltanete... kjo është diferenca mashkull-femër  smiley

Edrus, na dole zonje burre tani? Se ai tregim eshte i Buzzatit, jo imi.  Dhe mos e na e prish temen me ato batutat e tua bajate dhe pa kripe. smiley

Une them qe mjerimi durohet me lehte po te hash e te jetosh si zoteri e te dhjesesh si qen neper ferra smiley

kjo tingellon familiare, dhe nuk e kam lexuar me pare. kam pershtypjen se eshte interpretuar si skec humoristik ne memedhe!?

te dhjesesh si zoteri, dmth te mbahesh mend ne vdekje si zoteri!? mgjths nuk mund ti imponohet vetem 1 interpretim.

Jo kaq ashper .. smiley Ketu lexojme te gjithe dhe s'ka nevoje per diktime c'te prtish e c ' te ndreq . Teorine e mospelqimit duhet ta lini prapa kraheve . E ... nuk eshte nga ata qe "prish" ai vetem lezeton smileyDhe mos e na e prish temen me ato batutat e tua bajate dhe pa kripe??????  smiley

Idriz, me vjen keq qe e ke konsideruar si kufizim timin ndaj Edrusit... Eshte nje shaka, sepse ai, ato "lezetet" i  kripos ca me teper sec duhet ndonjehere sa tingellojne te hidhura, por merremi vesh me te, pa te keq e me dashamiresi. smiley

Ja nje rrefenje e denje per Buzzatin e treguar ne "fshatin" tone ... Marre me shkurtime per lezet te "E"smiley

Dite e bukur e mbushur me pune si cdo dite. Por sot radhen e ka stivosja e druve dhe hajes per bagetine. Po vjen ai i menxyrti dimer .

""Je punetore per bese . Jam i gezuar qe jam martuar me ty"

"Ate mendoja dhe une. Kur shikoj se sa i palodhur qe je ne rregullimin e stives se druve . Kopacet e dynjase paske bere ""

"Po dhe ti ama kur gatuan dhe shkon te mbushesh  uje. Kur pastron e ujdis shtepine. Kur lan ato te uruara rroba "

Eh , me ndrit shtepia kur vjen nga kullota me bagetine me gjijt e mbushur plot .Kur une i fus ne shtrunge dhe ti i mjel gjith dashuri"

"Mbaje moj shtrige kopacen se me vrave kemben . Te qellofte me topuz - dhe nje shqelm i forte goditi prapanicen e te vluares.

 Po c'pate o dreq . Tere naten me thoje me kenaqe ?

Të paça! Se më solle erën e druve të sapoprera në hundë... dhe mallin që të jepja ndonjë dackë veresie si qëmoti smiley

Dacke ??? Ku ma gjen .... Mjalte eshte . Na te USA-s , deri ne 1964 kur takoheshim ne mengjes biseden e fillonim " Sa dhembe i theve te vluares "  smiley

Te kerkoj falje Ana h... Aspak nuk je ne ate kategori ! Perkundrazi je shume dolce ( sipas "E&quotsmiley .Nuk dija si te terhiqja vemendjen ( Si N. Xhoja - kapedanit ) dhe gjeta nje rast smiley Po gjithsesi e ve re nje qejfmbetje qe kur te bashkangjita me ate palo femer si Desdemona smiley Megjithse e kam xhan xhan po se si me duket si pafille ....

Ore... mo merr nëpër gojë Dezin që nuk është... lëre rehat, se mo e zë lemza dhe na fut ndonjë të sharë smiley

Desi per Dino ... Te dy s'jane po ama kane lene gjurme . Njoni vdiq vete... tjetren  e myti si klysh thiu , copa e Jevgut per nji shami !!!! smiley

me marrsh morrat e dacit plak !

Ia dole mbane, Idriz, e nxorre nga strofka... smiley

kto pjeset, dhe ne pergjithesi tregimet e Buzattit, jane pak te ngjajshme me artin e Kafkes. Mgjths ky i fundit eshte disi... me i frikshem.... me cerebal.. me i izoluar me i alienuar... mgjth arti i ktyre mua me duket i ngjajshem. Me pelqejne tregimet e Buzattit sepse demonstrojne fuqine e artit per te krijuar miniatura universesh abstrakte, te pertejshme.. por qe cuditerisht jane shume familiare me kete tonin.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).