Dilemat e Rembrandtit shqiptar

Tabloja mendohet se i perket piktorit te madh ose shkolles se tij. Historia e tregtarit te madh Mark Kakarriqi dhe vizita misterioze e i Ilia Erenburgut. Vepra iu shit Galerise se Arteve per 6 mije leke te vjetra. Sot gjendet ne fondin e GKA-se. Flasin specialistet

Ne vitin 1945 shkrimtari rus Ilia Erenburg, ambasador jozyrtar i Stalinit ne perendim dhe propagandist i regjimit te sovjeteve, beri nje vizite te cuditshme ne Shqiperine e sapocliruar. Lajmi se befas po vinte shkrimtari i madh, mobilizoi zyrtaret shqiptare qe dolen per ta nderuar qe ne kufi me Malin e Zi. Ata ishin te bindur se Erenburgu do akomodohej ne Tirane ku do pritej nga hierarket me te larte komuniste, ndaj u moren masa per pritje sa me dinjitoze. Por mbeten keq kur ai kerkoi qe te ndalonte ne shtepine e Mark Kakarriqit ne Shkoder dhe te fliste me te zotin e saj. Donte te njihej me tregtarin e pasur shkodran, nje personazh vertet i cuditshem, tejet interesant dhe po kaq pak i njohur. Sigurisht, shkrimtarit hebre rus qe kishte lidhje direkte me Stalinin, nuk i duhej CV-ja e tregtarit qe kishte shetitur ne shume vende, por nje veper qe ishte brenda mureve te baneses. Erenburgu ndali frymen ne shtepine e Kakarriqeve dhe i kerkoi te zotit te shtepise, t’i hidhte nje sy nje pikture specifike, qe ai ishte i bindur se ndodhej aty. Por megjithese ishte gati ta blinte sa te kushtonte, rusi iku duarbosh. Tregtari i pasur mohoi te kishte nje veper te tille, edhe pse ne oborr mbante skulptura interesante dhe brenda mureve ekspozonte vepra te rralla antike. Erenburgu, pervecse shkrimtar i oborrit te Stalinit, ishte i apasionuar pas veprave te piktoreve me fame boterore. Vepra te cilat ngelen ne Bashkimin Sovjetik nga koha e Carit, e me vone u bene pjese e fondit te “galerise” se qeverive te Leninit e Stalinit. Shume syresh perfunduan ne duart e pak aparatcikeve te larte sovjetike, mes tyre dhe Erenburgut qe si aristokrat nga prejardhja, ua dinte vleren. Ama koleksionit te tij te rralle te veprave te piktoreve me te shquar boterore, i mungonte njera, “Cifuti shetites”.

Plot 23 vjet me vone, kur marredheniet me sovjetiket ishin prishur, pinjollet e Mark Kakarriqit qe nuk ishin me familje industrialistesh nga me te pasurit e vendit, do te nxirrnin ne drite vepren qe kishte ngjallur kaq fort interesimin e Erenburgut. Me 15 nentor te vitit 1968, Galeria Kombetare e Arteve Figurative ua bleu ate Kakariqeve per 6 mije leke te vjetra. Ne fillim u tabloja u quajt “Plaku shetites”, ndersa me vone mori emrin “Cifuti shetites”. E gjithe kjo “lufte” per ta pasur kete veper me permasa 45 X 54 cm, kishte nje arsye te madhe. Sepse mendohej se ishte e piktorit me fame boterore, Rembrandt Harmenszoon van Rijn, qe la vepra te shumta ne shekullin 17-te. Po a eshte veper e Rembrandtit kjo pikture, qe ende ndodhet ne fondin e Galerise Kombetare te Arteve? Nese ishte nje kopjim, perse do te interesoheshin kaq shume koleksionistet, aq me teper njohesit e thekur si Erenburg? Dilemat vazhdojne edhe sot e kesaj dite, megjithese per te jane bere studime. Ajo veper qendroi per disa vite ne familjen Kakarriqi qe njihej per tregtine dhe iniciativat e fuqishme ekonomike me vendet e tjera. Duke qene ne gjendje te mire por edhe i arsimuar dhe me kulture, Mark Kakarriqi nuk nguronte te blinte objekte te ndryshme artistike, duke nisur nga skulpturat, pikturat dhe objekte te shumta antike. Nje prej veprave qe ra ne duart e tregtarit, i konsideruar deri diku edhe si aventurier, ishte ajo qe per shume vite do te njihej si nje pikture qe ishte punuar nga duart e te madhit Rembrandt. Po ne vitin 1968, asaj iu vendos nje cmim i ri. Kesaj radhe shifres prej 600 lekesh do i shtohej edhe nje zero nga pas. Kushtonte 60 mije leke te vjetra. Qe ne te vertete do te thonte se nuk ja mbante kujt xhepi te shpenzonte aq shume. Sigurisht ne Shqiperi, se ne bote te pasionuarve kjo shume u dukej qesharake. Megjithate, qe nga ajo kohe dhe deri me sot, mbetet ne ajer nje debat pa pergjigje: “Cifuti shetites” eshte nje veper e vertete e Rembrandtit, apo e shkolles se Rembrandtit?

Ne vitin 1983, drejtues te kultures dhe artit donin njehere e pergjithnje te jepnin nje pergjigje te sakte per kete veper. Me iniciative te zevendesministrit te Kultures, Anastas Kondo, u ngrit nje grup pune per te studiuar kete pikture. Ne stafin e vogel te profesoreve, mori pjese edhe gjeologu prof.dr Aleksander Cina. Me profesorin qe per pak jave kap 75 vjec, takohemi ne Fakultetin e Gjeologjise. Ka nje kujtese mjaft te mire dhe sapo ka ardhur nga Gjermania ku ka mbajtuar nje referat ne lidhje me mineralet e ngurta. Paksa e habitshme sesi regjimi vendosi qe nje gjeolog te merrej me ekzaminimin e nje vepre arti, por kete kureshtje e shuan vete Cina. “Zevendesministri Kondo me kerkoi qe te isha pjese e ekipit, pasi duhet te kryeja analizat e vepres per te percaktuar qofte edhe me perafersi vitin e krijimit”. Eshte aq i kujdesshem saqe ka ruajtuar nje telegram qe i dergohet nga drejtori i arteve figurative Fuat Dushku, ku shprehimisht thuhet: “Diten e hene, dt 7.2.1983, ora 16.30, behet diskutimi mbi projektin e restaurimit te portretit te Rembrandtit, “Plaku Shetites”. Lutemi mos mungoni”. Ky eshte telegrami qe sot ka marre nje ngjyre te verdhe, por profesori gjeolog e ruan. Ai mori pjese ne diskutim, megjithese ne fillim Cina kishte shfaqur nje lloj hezitimi, pasi nuk e kishte te qarte nese do vlente ose jo per punen qe do te kryhej. “Mora pak kampione beze, shtresa te vogla te bojes preparate shfile per t’i vrojtuar me mikroskop optik dhe me pas me steriomikroskop”, kujton Cina. Iu desh pak kohe per te dhene nje pergjigje, por kurrsesi nuk mund te vertetonte autencitetin e vepres. “Nga vrojtimi ne dy mikroskope te kanavaces se piktures, arrita ne konkluzionin se kishim te benim me nje veper te vjeter”. I kerkonin moshen e sakte, por… “Nuk mund te thoja asgje me shume, vecse qe duke krahasuar bojen e perdorur dhe bezen, kishim te benim me nje veper mbi 200 vjecare”, pohon Cina. Ai nuk kujton qe te kete pasur ndonje mbishkrim, por gjithsesi nga nje foto qe i eshte bere kesaj vepre nga mjeshtri i madh Kel Marubi, dallohet nje pjesez metalike ne fund te portretit ku shkruhej: “Rembrandt, Harmenszoon van Rijn 1606 Eden-1669 Amsterdam”. Mirepo surprizat nuk munguan kur kete tablo e soditen me imtesi. Portreti qe ekziston edhe tani eshte punuar mbi nje pjese tjeter, cka vertetonte nje praktike jo te rralle te punes se Rembrandtit. Konstatohet nje mbingarkese te vernikut ne tablone “cifuti shetites”. Gjithsesi ishte e tepert te thuhej me force ne ate kohe se kishin te benin me nje veper te Rembrandit, ndaj u la qe minimumi te konsiderohet si “Shkolla Rembrandt”. Per me teper qe kjo pikture kishte nje ngjashmeri te madhe me veprat e piktorit te madh. Ne tablo paraqitet nje plak ku i dallohen qarte vuajtjet, trishtimi, ngasherimi dhe lodhja, duke e perforcuar me sfondin nga pas qe eshte i erret. Ndoshta si mesazh se “Cifutin shetites” qe perfundoi ne Shqiperi, e priste i njejti fat i erret. Sepse ndodhet ne nje dhome te zymte, diku i palosur pas 200 veprave te autoreve te huaj qe gjenden ne Galerine Kombetare te Arteve. Ne raste te tilla gjithnje pergjigja dihet: Nuk ka fonde per t’i ekspozuar ne salla te vecanta ku kerkohen kushte specifike qe keto vepra me vlera te medha te mos demtohen. Ndaj si “zgjidhje” eshte gjetur qe te qendrojne ne erresiren e magazinave te galerise.

Drejtori i Galerise Kombetare te Arteve, Rubens Shima, pohon qe kjo pikture eshte pjese aktuale ne inventarin e institucionit qe drejton. Pasi konfirmon historikun se si kjo pikture ka arritur deri aty, tregon edhe per punen qe eshte kryer per te studiuar vepren. Edhe pse ishin emra te njohur te piktures shqiptare ne ate kohe, qe u moren me studimin e saj, duke nisur nga Kristaq Rama, Odise Paskali, Nexhmedin Zajmi, Shaban Haderi, Foto Stamo, etj, perseri nuk u arrit ne nje konkluzion perfundimtar. As u pohua, por as mohua qe te ishte veper e Rembrandtit. Shima tregon se kishim mangesi ne njohjen e veprave te piktoreve te medhenj dhe per me teper mungojne laboratoret e nevojshem per te studiuar me detaje kete tablo mahnitese. Deri me tani jane besuar legjendat urbane qe qarkullonin ne Shkoder, se ishte veper e Rembrandtit qe Mark Kakarriqi e kishte marre ne Rusi. Per me teper aty i eshte vene edhe emri “Cifuti shetites”. Te cilit nuk iu nda fati i keq. Pjesa e poshtme e portretit eshte gervishtur me nje send metalik rreth 5 cm, (mendohet me nje maje cadre). Madje edhe data e demtimit nuk eshte e sakte. Ne relacionin per “Cifutin shetites”, shkruhet se u demtua ne vitet 1989-1992. Gjithsesi ajo eshte restauruar nga specialisti Eduart Sopi dhe tashme ajo gervishtje eshte fshire me shume kujdes duke mos u dalluar se eshte restauruar.

Problemi mbetet apo ai, enigma qe qarkullon qe nga viti 1945 mbi autenticitetin. “Per te vertetuar autenticitetin e vepres kerkohet nje pune e gjate me specialiste te cilet kane studiuar veprat e tij, biografe dhe institute te mirefillta”, thote Shima. Gjithsesi nga ana profesionale, ai jep nje mendim per objektin qe ndodhet ne inventarin e Galerise. “Vepra tregon qe autori ka qene profesionist. Ka nje menyre te vecante ku drita pozicionohet ne qender te subjektit, tipike per Rembrandtin”, pohon Shima. Gjithsesi pas viteve 90’ imazhet e kesaj tabloje (foto) i kane pare specialiste nga Hollanda te cilet me pamjen e pare kane qene skeptike se kjo veper eshte e Rembrandit, por kerkuan ta studiojne tablone me ne hollesi. Kjo nuk u mundesua pasi kerkoheshin fonde te konsiderueshme. Jo per transportin, por sepse mbi ate pikture do te punonin specialiste te njohur qe jane “cifute” per nga pagesa. Nje pune e specializuar ka dhe shperblimin ekstra nga pas. Ndaj kjo veper nuk “shetiti” drejt Hollandes dhe mbeti aty ku ndodhet edhe sot e kesaj dite, ne erresire te plote. Por nuk eshte e vetmja qe qendron e pluhurosur ne galeri. “Jane rreth 200 vepra arti te autoreve te huaj qe nuk jane ekspozuar, si per mungesen e ambienteve ashtu edhe per kushtet qe kerkojne”, thote drejtori Shima. Nje prej te cilave eshte edhe e shumeperfolura si veper e Rembrandit. Duke ditur qendrimin e regjimit komunist ndaj tregtareve, ngjan e cuditshme se si pinjollet e Mark Kakariqit mbijetuan, madje ne vitin 1968 “Cifutin shetites” nuk ua konfiskoi shteti, por e bleu. Duket se ajo qe i ka shpetuar ka qene piktura te cilen Mark Kakarriqi e solli nga Rusia. Gjasat jane qe Kakarriqi, si furnizuesi me grure i Leninit ne ditet me te keqija te regjimit te sapoardhur ne fuqi te sovjeteve, gjate luftes civile te 1918-es, te jete paguar me vepra arti ose t’i kete marre ato si shperblim ekstra. Per Kakarriqet, shperblimi erdhi pas disa vitesh nga clirimi, kur banesa e hijshme ne te cilen jetonte tregtari i pasur u be shtepia e pioniereve.

Nje jete e cuditshme

Sado qe person enigmatik, disa momente te jetes aventurore te Mark Kakarriqit, jane te dokumentuara. Ka lindur ne vitin 1884, bir i Nikolles, tregtar dhe pronar tokash, dhe Agathe Benit. Ka marre pjese ne komitetin e kryengritjes shqiptare kunder osmaneve me qender ne Podgorice, ne vitin 1907. Aktiv ne kryengritjet e medha te viteve 1911-12. Ne vitin 1913 ishte nder organizatoret e kongresit shqiptar te Triestes, qe kerkonte Shqiperine ne kufijte e vet natyrale. Nderkaq, ishte tregtar i lindur dhe njihte disa gjuhe. Ndersa Rusia e vitit 1918 ishte pllakosur nga lufta mes bolshevikeve dhe trupave cariste me koalicionin nderkombetar rreth tyre, Kakarriqi shkarkonte grure ne Pjeterburg. Ne vitin 1929, figuron te kete themeluar ne Londer nje kompani birre me kapital 400 mije paunde dhe sipas historikut te Bankes se Shqiperise, ka qene iniciator i themelimit te nje banke. Ne vitet e para te regjimit fashist, eshte kryetar i bashkise se Shkodres por nderkaq ka ndihmuar edhe levizjen komuniste.

Me vendosjen e sistemit komunist, banesa e tij u kthye ne shtepi pionieresh. Nuk kemi mundur te gjejme vitin e vdekjes se Mark Kakarriqit, por pinjollet e kesaj familjeje per te ruajtur ambientet, punonin si bahcevane ne oborrin e shtepise se madhe qe dikur ishte e tyre. Lufte me ate sistem nuk benin, ndaj me hir apo pahir dorezuan gjithcka qe kishin. Ne kohen kur banesa ne vitin 1949 u shtetezua, vepra “Cifuti shetites” ndodhej ende ne shtepi. Derisa doli ne drite ne vitin 1968. Nje vit me heret, kishte vdekur ne Moske ne moshen 76 vjecare, shkrimtari Ilia Erenburg, kerkuesi i ethshem i kesaj tabloje.

 

2 Komente

Do i kisha dhene 5*, sikur mos ish per kete...

Jo per transportin, por sepse mbi ate pikture do te punonin specialiste te njohur qe jane “cifute” per nga pagesa.

Perpjekje per "te bere batute" sh pa shije. 

Por nuk eshte e vetmja qe qendron e pluhurosur ne galeri. “Jane rreth 200 vepra arti te autoreve te huaj qe nuk jane ekspozuar, si per mungesen e ambienteve ashtu edhe per kushtet qe kerkojne”, thote drejtori Shima.

Meqe keto piktura kerkokan kushte te vecante, ( piktura me pretendime, posi!) e meritojne qe te rrine te pluhurosura ne bodrumet e galerise...

Po kujt t'ia kerkosh kete gje ne kete vend, kur shkojne e bejne ekspozite me piktura nga punimet e rruges Durres-Kukes?! nje dreq vendi absurd! smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).