Dënim me kusht për Edi Ramën

Në një intervistë për revistën MAPO në fund të marsit të këtij viti, Edi Rama, atëhere i projektuar drejt fushatës së afërt elektorale, deklaronte se “politika e re është rruga e re e komunikimit me njerëzit dhe kundërshtarin... qasja e re ndaj problemeve të vendit, duke ndarë qartazi problemet e përbashkëta, të cilat duhen zgjidhur përmes rrugëve të dialogut dhe mirëkuptimit, sepse janë probleme që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me standartet e lirisë dhe demokracisë. Politika e re është një sjellje e re në skenën e politikës shqiptare...”. Vetëm pak javë kanë kaluar nga zgjedhjet e 28 qershorit dhe në e dimë se kjo platformë politike, kjo strukturë logjike dhe ky vullnet i pakryer për të kthyer faqen një herë e mirë në Shqipëri, kanë marrë një goditje të rëndë nga votuesit. Edi Rama dhe revolucioni i tij politik kanë humbur. Ndoshta edhe vetë Berisha s’ka fituar, por kjo ka vetëm rëndësi relative, nga momenti që Ilir Meta vendosi t’i hedhë atij komardaren e shpëtimit në çastin e mbytjes.
Dilemat e fundit të zgjedhjeve po zgjidhen në bangat e gjykatave dhe shumëkush në opozitë mendon sot me trishtim se zgjedhjet fitohen ditën kur votohet, e jo më pas. Ashtu siç zemërohet tek sheh tabelën e shfirave, e cila i thotë sesa pranë, por edhe larg fitores ka qenë kësaj rradhe.

Defektet e një fushate

Lista e defekteve të kësaj fushate të majtë është e gjatë, por ndoshta çarja dhe garimi individual mund të rreshtohen si elementi qëndror i humbjes. Prej nga del e qartë edhe nevoja për të riparuar me urgjencë atë që mund të riparohet. PS ka sot nevojë më shumë se kurrë për të gjitha asetet e saj. Strategjia e përjashtimit stoik dhe kokëfortë ka dështuar në të gjithë dimensionin e saj më 28 qershor dhe tani shumëkush në parti, më së pari kryetari i saj, duhet të rishohin me themel atë që kanë thënë dhe bërë para zgjedhjeve. Rezultati i zgjedhjeve tregoi ndër të tjera se zhveshja e dhunshme e partisë nga një listë e gjatë emrash dhe CV-sh drejtuesish, deputetësh e funksionarësh gjithfarësh, e shoqëruar me një politikë shpërfillëse ndaj aleatëve politikë dhe atyre potencialë, bëri që mijëra vota të mbeten rrugës apo të ndërrojnë drejtim. Rama thotë shpesh këto ditë se ka bërë gabimin taktik të mosllogaritjes së “trenit të Berishës”. Pra të koalicionit të gjatë të partive dhe partiçkave që iu bashkuan koalicionit të tij dhe që sollën qindra dhe mijëra vota në thesin e madh të së djathtës, duke i dhënë asaj jo rrallë fitore milimetrike në të gjithë territorin.

Ndërsa Berisha mblidhte rreth vetes edhe ato që shumëkush i shihte si të panevojshme apo të dëmshme, për shembull PR me historinë e saj të Gërdecit mbi shpinë, Rama shpërfillte hapur çdo tentativë që rrekej t’i kujtonte atij se nuk ishte kjo rruga e fitores. Është interesant të vërehet sesi dy figura aq të kundërta, si Rama dhe Nano, kanë shkelur në distancë kohore prej katër vjetësh, në gjurmë shumë të ngjashme elektorale. Kush kujton fushatën e ish-kreut historik në verën e 2005, s’ka si të mos sjellë ndërmend ecjen e tij përtace nga një qytet në tjetrin, në shoqërinë e bashkëshortes, duke mënjanuar me fodullëk aleatë dhe bashkëpunëtorë, militantë dhe votues potencialë.
Nga pozita krejt ndryshme, edhe pasardhësi i tij erdhi e krijoi me partinë dhe elektoratin e majtë një distancë që mbushej me bindjen e verbër se zgjedhjet ishin tashmë të fituara dhe se rrugëtimi i tij nëpër Shqipëri ishte formal dhe i ngjante një misioni fetar, më shumë sesa një lëvizjeje politike.

Por mesa duket Rama nuk kishte harruar vetëm “trenin e Berishës”, por edhe një tjetër tren, brenda krahut të tij politik dhe që përbëhet nga “vagonat” e LSI, PSV ’91 dhe vetë aleatëve formalë PSD, PDS, PBDNJ e G99, pa përjashtuar prurje të tjera eventuale brenda llojit që mund të sillte rrugëtimi elektoral. Me të gjitha këto komponente politike, në specifikat e tyre, Rama është sjellë keq, ashpër dhe pa taktin e natyrshëm të “kreut të karvanit”. Kokëfortë dhe i paepur në ëndrrën e tij për të nxjerrë nga loja këdo dhe me një të rënë të lapsit, Edi Rama pa sesi spastrimi politik që kishte planifikuar, u kthye në bumerangun më të rëndë e dëmprurës për atë dhe partinë e tij në harkun e 24 orëve. Projekti për një terren të spastruar nga Nano, Meta dhe Berisha u zëvendësua brenda natës së 24 qershorit në rikthimin më të pamenduar të dy të fundit dhe ngjalljen e shpresave të të parit.
Kostoja e politikës së vrapit vetmitar të Edi Ramës është para syve tanë, megjithë dramaticitetin që ajo mbart për PS e sotme dhe atë të nesërme. Në fakt, për të gjithë të majtën shqiptare dhe perspektivën e saj të afërt. Në këtë optikë përfshihet edhe rezultati eventual që do të dalë nga debati i brendshëm në parti dhe që mund të krijojë kosto të tjera, me figura drejtuese të mbetura rrugës, të ftohura me partinë apo të spostuara në marzhet e jetës politike aktive.

Kreu i PS po tund fort në ajër sot kartën e vjedhjes së zgjedhjeve. Me anë të kësaj strategjie të minutës së fundit dhe pa kurrfarë shprese suksesi, ai po mundohet të dëmtojë sa të mundet imazhin e zgjedhjeve dhe të gjejë një alibi për humbjen brenda partisë. Rama e ka ditur qysh në krye të herës se përballë në 28 qershor ka manipuluesin më të vjetër të politikës shqiptare, Sali Berishën. Nëse sot ai e sheh veten duke administruar një rezultat vërtet të devijuar nga blerjet e manipulimet, ky është sërish një gabim i tiji flagrant në kalkulimin e koefiçientit “vjedhje”.

Të ikë apo të rrijë?!

Në katër korrik Edi Rama mbushi 45 vjeç. Një përvjetor i shënuar, në një moment për t’u harruar. Për shumëkënd që i ka qëndruar pranë, kjo ka qenë dita më e keqe e liderit socialist, i cili u ndodh në ato orë jo pak i tunduar nga idea e një dorëheqjeje të parevokueshme. Pastaj, si me magji, erdhi deklarata e Metës që i bashkohej Berishës dhe gjithçka ndryshoi. Rama gjeti alibinë, fijen e kashtës ku të kapej dhe kartën me të cilën do të motivonte (a është vërtet e mundur?!) socialistët rreth vetes dhe kudo në Shqipëri.

Edi Rama sot duhet ta ndërtojë nga e para strategjinë e tij politike për vitet që vijnë. Kjo sepse së pari ai aktualisht nuk ka një të tillë. Tezat e “politikës së re” dhe “përtej së majtës dhe të djathtës”, me të cilat ai kishte planifikuar ta çonte në pushtet PS, duken sot mjaft të dëmtuara dhe çuditërisht të vjetëruara. E dëmtuar është gjithashtu edhe strategjia e fitores pa u përplasur me kundërshtarin.

Një provim i vështirë po i troket në derë liderit socialist. Jo ai me kundërshtarët dhe rivalët që janë afishuar ditët e fundit, por me zgjedhësit dhe me historinë. Edi Rama duhet ta ketë të qartë se në rast rikonfirmimi me shumë gjasë në krye të PS edhe për katër vjetët e ardhshëm në opozitë, ai duhet të pranojë të ulet sërish në poltronin më të lartë të partisë vetëm pasi të ketë bërë një akt të madh publik faljeje dhe ndryshimi. E gjitha kjo duhet të ndodhë sepse nëse ka një arsye sot për të cilën Edi Rama duhet larguar nga kreu i PS, është jo ajo çka ka bërë, por ajo çka rrezikon të mos bëjë. Pra të hiqet në emër të së ardhmes dhe jo si pasojë e së shkuarës.

Projekt i ri, lider i vjetër

PS e sotme ka një problem të madh lidershipi. Kjo as që mund të mohohet në kushtet aktuale. Edi Rama i tanishëm i duhet pakkujt, me siguri nuk i duhet as vetë Edi Ramës. Mënyra e tij e të bërit opozitë, e lehtë, spontane dhe thellësisht moskokëçarëse u provua joefektive dhe e dështuar. Dhe që nga rrënojat e një humbjeje që ai nuk e pa të vinte dhe që nuk e mënjanoi kur qe pranë, të nxirren mësimet e nevojshme, duhet një kthesë e fortë timoni, një stil i ri opozite ku forma nuk triumfon mbi përmbajtjen dhe ku nuk egzistojnë fitoret e lehta. Historia na thotë se Sali Berisha mundi të fitojë në 2005 vetëm pasi mblodhi rreth vetes të gjithë ata që dikur i kishte përjashtuar me dru nga partia dhe kur krijoi imazhin (hipokrit) të një lideri përshfirës, e jo të një skifteri vetmitar. Edi Rama mund të pretendojë se ky është një precedent që s’bën për të, por kjo është gjithsesi një përvojë politike që mund të vlejë për të lexuar momentin e tanishëm politik që kalon opozita dhe lidershipi i saj.

Fati personal i Edi Ramës ka pak rëndësi në këtë mes. Madje duket sikur pas gjithë kësaj që ka ndodhur, ai vetë nuk ka pothuajse asnjë alibi në favorin e tij. Por ky fat merr gjithsesi peshë në kontekstin e përgjithshëm të një partie, e cila nuk mund të mos preket dhe dëmtohet nga një rotacion i mundshëm që vjen pas një humbjeje të rëndë në zgjedhjet e përgjithshme. Përkundër tam-tameve që tashmë kanë nisur në mediat e interesuara për ta nxitur dhe ushqyer sherrin brenda PS, ikja e Edi Ramës do të rrezikonte t’i prishë përfundimisht ekuilibret edhe ashtu të dëmtuara rëndë brenda partisë dhe sidomos grupit të saj parlamentar, që është edhe qendra gravitacionale e një partie në një sistem parlamentar.

Përtej të drejtës së gjithkujt që të reklamojë evidentimin e përgjegjësive të kryetarit në një situatë humbjeje, largimi i Ramës tani ka pak gjasa që ta zgjidhë problemin e madh të ruajtjes së kohezionit të partisë dhe atë të një lidershipi të fortë. Kandidimi i mundshëm i Blushit dhe Malajt qëndrojnë brenda logjikës së humbjes dhe të nevojës urgjente për një analizë të thellë dhe të gjithanshme në PS. Klima e rezervës dhe pasivitetit që po e ndjek pas këtë proces s’ka të bëjë me formatin dhe atë që këta dy politikanë përfaqësojnë, sesa me instiktin e vetëmbrojtjes që ka mbështjellë partinë gjatë orëve të fundit, sidomos pas kalimit të Metës në kampin e Berishës.
Rama ka qenë vërtet një kryetar që ka dëshmuar shenja dobësie deri në kufinjtë e paradoksit. Prapa imazhit të tij të ngrysur e pse jo edhe arrogant, është shfaqur jo rrallë njeriu i pavendosur, politikani që ulte zërin dhe që hezitonte të jepte goditjen e fundit të shpatës, kur të gjithë e kërkonin këtë. Por ikja e tij në këto kushte dhe në këtë kontekst konkret zhvillimesh brenda dhe rreth PS, nuk e zgjidh krizën e lidershipit të kësaj partie dhe të të gjithë opozitës. Përkundrazi, duket se do ta rëndonte atë.

Kjo opozitë eventualisht katërvjeçare, do të jetë e gjatë dhe e vështirë. Sidomos në kushtet kur përballë PS do të qëndrojnë në kuadrat qeveritar dy armiqtë kryesorë të bërë bashkë. Berisha dhe Meta parashihet të jenë mjaft agresivë me grupin e madh opozitar, i cili shihet tani i rrezikuar nga rrjedhjet e mundshme. Një fat jo më të mirë, në rastin e një debati të skajshëm që lidhet me lidershipin, mund të kenë edhe strukturat vendore të PS, të cilat qysh në zgjedhjet e afërta lokale do të vihen nën trysninë e shit-blerjeve, sidomos nga LSI.
Kjo situatë e vështirë është makthi, por ndoshta edhe avantazhi i fshehtë i Edi Ramës sot në raport me kundërshtarët e tij brenda partisë. Por nëse vërtet Rama do të kërkojë të jetë edhe një herë “shoferi” i autobusit socialist, ai s’mund të mjaftohet kurrsesi me stilin e tij të evitimit të përballjeve dhe të heshtjes taktike. Kësaj rradhe Edi Rama duhet te flasë qartë dhe hapur se çfarë bëri keq dhe çfarë mendon të bëjë ndryshe dhe mirë në krye të partisë, për katër vjetët e ardhshëm të opozitës ku ai më së pari i la socialistët. Podiumi i kongresit të pritshëm pret që tani mesazhin e hapur dhe të fortë të të gjithë atyre që do të pretendojnë kreun e partisë. Të Ramës apo edhe të Blushit, Malajt apo dikujt tjetër. Sa i takon kryetarit aktual të partisë, martesa mes tij dhe PS, nëse do të vijojë sërish edhe pas shtatorit, është tashmë thjeshtë një marrëdhënie kontrate dhe jo më dashurie. Si e tillë, pakti mes Ramës dhe partisë që drejton duhet të jetë i detajuar, transparent dhe detyrues për palët. Për ata që votëbesojnë dhe për atë që votëbesohet.

Projekti i ecjes vetmitare, i shpërfilljes së gjithkujt dhe gjithçkaje, i arrogancës dhe imponimit të paarsyeshëm së brendshmi dhe i opozitës së ndrojtur, i shmangies së fakteve dhe kundërshtarëve së jashtmi – kjo periudhë amullie dhe opozite të improvizuar, ka mbetur e asgjesuar në “bedenat” e 28 qershorit. Edi Rama duhet të nisë më në fund të jetë politikan dhe jo misionar i një feje e cila nuk e pa ditën e shugurimit. Një projekt i madh unitar, që të mbledhë e të rivlerësojë të gjitha ato vlera dhe ide, figura dhe sigla politike të shpërndara apo të braktisura në rrugën triumfale të “politikës së re” dhe që janë të gatshme të bashkëpunojnë me PS e kryetarin e saj, duket e vetmja mënyrë që opozita e majtë të rigrupohet dhe të gjejë motivet për një fillim të ri. Nëse Edi Rama mendon se mund ta bëjë këtë, duke hequr publikisht dhe me sinqeritet nga vetja të gjithë pjesën parazitare të projektit që dikur e paraqiste si të vetmin e mundshëm, atëhere ai vërtet do ta meritonte një shans të dytë. Përndryshe, i mbështjellë në guackën e heshtjes që e karakterizon dhe i dominuar nga fobia e “armiqve të brendshëm”, ai veçse do ta kompromentonte pa kthim fatin e tij politik dhe ç’është më e rënda, atë të partisë që po kërkon të drejtojë sërish.

Askush s’i ka borxh sot Edi Ramës, as Ben Blushi, as Arben Malaj, e aq më pak socialistët e tjerë që i hapën rrugë dhe i lanë fushë të lirë veprimi pa asnjë kusht dhe pa asnjë rezistencë kryetarit të partisë. Përkundrazi, është Edi Rama ai që sot është në borxh të thellë me partinë e tij, me opozitën dhe me disa qindra mijë votues në të gjithë vendin që kujtonin se po votonin fitoren dhe triumfin mbi kastën e vjetër politike e që sot shohin me dëshpërim se ka ndodhur pikërisht e kundërta. Nuk ka ndonjë siguri të madhe se Rama do ta lajë borxhin e madh politik që u ka sot atyre. Por a ka ndonjë zgjidhje tjetër në horizont?! Mesa po duket jo!

21 Komente

Rama thotë shpesh këto ditë se ka bërë gabimin taktik të mosllogaritjes së “trenit të Berishës”.

O Minxhoz, o endrimtar !

LExo votat bej llogari mer xhan dhe mos ja fut qylykes kot. Ka vertet nje diference nga votat e partive tek koalicioni por sistemi eshte proporcional rajonal dhe nuk ka ate ndikim qe evidenton ti. Tani kjo teze eshte artikuluar shume si shkak i humbjes por je aq gabin sa nuk e kupton dot qe behet fjale jo per mandate te ardhura nga aleatet.

Ne Shkoder zero efekt.

Ne Kukes zero efekt.

Ne Diber zero efekt.

Ne Lezhe zero efekt.

Ne Durres zero efekt.

Ne FIer zero efekt. Bile ketu i humbi mandati PD-se

Ne Korce zero efekt. ( Dieferenca e shuleve nuk jepte dot nje mandat shtese )

Ne Berat , i mori votat po inati i Braces ishte inat lepuri muzeqeje qe nuk donte me i lexu votat se i prishte pune nje i G99 Brace skandalit.

Ke nje mandat qe mund ta diskutosh ta zeme ne Tirane, por mos harro nje gje te thjeshte shume,qe rinumurimi ne TR pale si e nxjerr rezultatin e vertete.

Ne Gjirokaster , PS nuk mori votat qe ishin te sajat dhe te aleateve, sepse greket votuan per PD-ne e Kseres,

Ne Vlore votat e Coles shkuan per ate Camin dhe jane vota te humbura nga PS. Kaq eshte kjo mer daj, pr Rama nuk ka bere arithmetike ne shkolle tetevjecare dhe nuk ja ka haberin kesaj pune hic. Del Kac Islami dhe thote qe nuk ka faj sistemi ( se ai ishte arkitekti ) dhe i nxjerr si numur te humbjes votat e aleateve te PD-se duke i bere shumatore kombetare, nderkohe qe jane vota qe nuk pjellin mandate fare. KEshtu Rama , ti e te gjithe ata qe arikulojne kete tezene  votave te aleateve te PD-se nxjerrin fajtor taktiken elektorale, kur ne fakt qe humbi PS me kete sistem eshte  qe PS nuk u votua sa duhej per te marre pushtetin ose per te qene koalicion i pare.

Rama humbi se ka lexues te realitetit si puna jote e si puna e Kac Islamit rrenacak si puna e Erion Velise dhe hipokrite si puna e Ben Blushit.

Rames duhet t`i kishin thene qe me vota te majta vetem, fitoheshin zgjedhjet nese do bashkohej me LSI-ne. Nese nuk donte ta bente keto pordhet me kesisoj arsyetimesh jane pese me hic.

Pse e shtyni ne kesisoj grackash ate rob mer njeri kur as arithmetike nuk beni. Jeni duke e bere fajtor individualisht kur hesapxhinjte e PS-se duhet.

Se me kete llogjike qe perdorni duke bere llogari proporcionale per fitore ne PD-se dhe aleate atehere LSI duhet te kishte jo 4 por 8 deputete.

Ku ishte Ben Blushi e Kac Islami kur u be ndarja rajonale dhe u caktua nr i deputeteve ne baze rajoni ? Lexonin sondazhet e Zogbit qe e nxirrnin PS-ne me 55 % te votave ?

Shko mer Keno dhe fshi sumen me kete sepse a di sa shume jeni bere qe flisni budalalliqe ne media e flisni ne TV? Aq sa kemi merak te hapim TV se degjojme tyrlisoj hajvanlliqesh .

Shkurt analize Fahriu.

Tani te te jap nje rekomandim une se 4 vjet jane shume per te prit endren per ndonje gje andej nga Ministria e Jashtme, fut mik Fahri Balliun te Iliri te sajone nje zv.minister te kater ne Ministrine e jashtme, si i ardhur nga shoqeria civile.

sa inat e ke minxhozin mor burr

Hic nuk e kam.

Keta duhet te flisnin kur duhet si afer Rames jo tani. Po lajne duart. Une e kam ndjek gjithe kohen ne TV ne analiza mbi te pritshem.

LExo cer kam shkruar 2-3 dite para zgjedhjeve kur kemi fol per nje shkrim te Kaisiut : po manipulohet rezeltati nepermjet sofizmave dhe ngatarohet deshira  me realitetin. Nuk e thashe vetem une ketu por edhe te tjere lexues te vemendjeshem.

Sot eshte kolaj me fol, Krist shume kollaj. Tani te gjithe flasin.

Ja mire po e pranoj per hatrin tend qe e personalizoj i cike, por ti e di qe une keshtu shkruj.

P.S. Po edhe pese yje i kam dhene kur e kam gjet ok. Pastaj une u mora vetem me nje nga argumentet dhe kete tezen e trenit te aleateve e thone shume veta dhe kjo eshte njelloj si te thuash qe Berisha eshte strateg i madh lufte mer Klajd. Ja kjo eshte pjesa per te qare ne kete histori analizash humbje.

Sme besohet qe i ke shkruar ti keto o KOTH, por ta mbeshtes mendimin.

 

 

e ke analize shume te sakte kete per kullen e fildishte te rames, prej nga gjithcka i dukej me topa ngjyra ngjyra, si dhe kete te specialisteve e opinionisteve militante, qe gjithmone i thoshin ate qe ai donte te degjonte. dhe fatkeqesisht skota e tyre, kam pershtypjen qe do shkoje ti vardiset dhe tjetrit...

Koth ke shume te drejte per shumicen. PS ka humbur sepse nuk ka grumbullar mjaftueshem vota, ketu duhet te fillohet.

Aman vendimi per LSI ka qene ekskluzivisht i Rames dhe i asnje tjetri. Ata e kane ditur fare mire qe pa LSI edhe ne rast fitoreje, do ishte ne limite fare. 

Per Blushin nuk e di pse e permend, se ai eshte terhequr fare qe ne 2007 duke i lene "carta bianca" Rames. Edhe ne mbledhje kryesie nuk ka pas fol fare, dhe kete e di shume mire. Parimi ishte, fitorja e jotja, te tuat dhe pergjegjesite. Kjo e ben qesherake ate pretendim te sotem qe duhen gjetur pergjegjesi te forumet, organizatat... dmth nxjerrja e "grupeve armiqesore". 

Ajo cka me ben te qesh mua me artikullin e Minxhozit eshte dicka tjeter. I permend mire disa nga dobesite e medha te Rames (biles nqs doni me shume detaje per fobite e atij njeriu, lexoni shkrimin e Eva Allushit para nje jave te Panorama). Por nga ana tjeter kerkon qe ti jepet nje mundesi sepse mund te ndryshoje!!!! E ku ka ndodhur qe nje lider autokratik, kthen marshin dhe fillon te behet me liberal? Mos valle do zgjohet neser dhe do jete nje njeri qe perballet ne menyre normale ne debat, apo zgjohet me intelektin qe i duhet nje lideri? Biles me shume gjasa, pas kesaj humbje Rames vetem do i shtohen fobite dhe dyshimet qe e hajne perbrenda.  

Akoma me qesherake eshte pretendimi i vazhdueshem i ca prej tyre se nqs iken Rama, partia percahet nderkohe qe me shume gjasa eshte e vertete vetem e kunderta. E pse do percahej PS ne rast se behej nje gare e vertete ndermjet Blushit dhe Malajt? Kur nuk u perca atehere kur iku Nano, qe baza akoma e mitizonte, do percahet se iken Rama?

 

E permend Blushin sepse ai artikuloi ne interviste ne Klan se ishte dakort per sistemin, ishte dakort per emrat, ishte dakort dhe per ndryshimet kushtetuese.

E permend se ai eperforcoi tezen e trenit te aleancave bishtore kur permendi Liqenasin  me shumice shule qe votun per PD qe gjithsesi nuk i shtuan mandat PD-se ne Korce. Hic mer fare. Ka fol dhe ka qene faktor dhe aktor , natyrisht jo sa Rama. LSI-ne ne greve dhe ne inat te shtyar e futi kodi asgjesues i ketyre pricipialeve. smiley

E permend se sado qe ti mundte jesh brenda ne PS, po supozoj eee, Blushi eshte nje armiqte me te medhenj te Metes, por eshte nga ata qe hudhin gurin dhe fshehin doren , trasheguar familjarisht kjo. Nuk do ja fale kurre ky Metes ate shkarkimin nga detyra e zv.ministrit te jashtem per nxjerrje te sekretit shteteror.

E permend se eshte delfin i deklaruar i Nanos, njeriut te dyte me negativ te ketyre 18 vjeteve tranzicion.

Po kjo nuk ka rendesi fare. lexo ate komentine Malajt ke Panorama dhe situata behet me e kthjellet. Malaj thote tjeter gje dhe eshte antipod i Ben Blushit ne kete rast. Njeri thote nuk ka vote te padrejte, tjetri thote te kunderten .

Ca politike oportune do bejne keta mer , kur njeri ja fut gozhdhes dhe tjetri patkoit ? Apo mendim ndryshe ?

P.S. Per Minxhozin nuk mund ta marr ne analize gjithe shkrimin se do duhet po aq fjale, por ai argumenti me tren aleatesh eshte njelloj si te enderosh dhe te thuash : ah sikur te kisha pak qereste ! smiley

Pra desha te merrem vetem me arguemntin e trenit qe nuk eshte vetem Minxhozi qe e artikulon por edhe te tjere Gani Boba e Fahri Balira e Fahrillesha. smiley

Ketu ai gabon , dhe Rama gabon. Te tjerat le ti bejne ne asamble.

Ndersa Rama apo jo Kryetar. Asnje bules interesi. Une gabova ne pritshmeri me nje deputet , ndersa levizjen LSI as qe do e coja ne mend, nese PS do kishte 67 deputete.

Se mu zemeru dhe Kristi per Minxhozin. smiley

 U cudita dhe une per ato qe tha Blushi ate nate te Opinion. E thashe dhe ketu qe e prisja shume me te ashper. Po me duket se veproi drejt. Psh, e zeme se ai neser eshte kryetar, si mund te thoshte qe me listat nuk isha absolutisht dakort (sepse jane komplet produkt i Rames me ca njerez te Rucit dhe Xhafajt te sperkatur ne te ) kur ai neser mund te jete kryetar i tyre?

Besoj qe veproi drejte qe e mbajti kundershtimin per gjera me te forta. 

Pastaj qe Blushi dhe Malaj nuk jane i njejti grup kete ta garantoj dhe une. Dhe pertej asaj qe thua ti se Blushi eshte delfin i Nanos, llafet jane qe ne rast gare Nano mund te mbeshtesi Malajn. 

p.s edhe nje gje tjeter, ky eshte debat shume i gjate, dhe nje teme tjeter, po me duket se me kalimin e diteve ai Nano nuk duket dhe aq i keq apo jo. I la shtet ne dore kundershtarit, nje shtet te vertete qe kishte vite me rritje te qendrushme dhe kishte filluar me te vertete procesin e rritjes ekonomike, la standarte ne parti pa fund, per politiken kombetare me UCK dhe me Maqedonine ka qene, me gjithe modestine, gjeni. Ishte icik i papergjegjshem ne jeten personale, po kur e krahason me Ramen eshte lule. Ai eshte cikel i mbyllur, dhe une nuk jam pro rikthimit te tij si kryetar se partia duhet te shohi perpara. Aman jepi kohe se historia e tij do shkruhet ndryshe nga c'tentoi ta shkruante Rama me mediat dhe OJQ e veta. 

Shif,

une nuk jam lexues apo degjues opinionesh taktike qe te justifikoj Blushin si shprehet. As ma ndjen per kete. Per kete e kemi fjalen ketu. Edhe vete Minxhozi ne analize, natyrisht qe ka shkruar edhe taktikisht pershtatur me deshiren e tij duke tentuar nga objektiviteti. Ai po pozicionohet ne kete histori dhe une e mirekuptoj. Pjesa tjeter ka rendesi per ata qe lakmojne administrimin e 20 miliarde usd buxhet per kater vjet e qe une nuk jam njeri prej tyre.

Marrja e kreut te Ps-se tani eshte e barabarte si me qene zv.kryeminister. E dine mire ata qe e lakmojne dhe ai qe kerkon ta mbaje.

Keto perrallat me statut, parime apo dokra nuk i ha une. Une dua te degjoj pozicionimin zyrtar te PS-se per zgjedhjet. Kaq me intereson shume ama.

Pra ne sensin praktik me intereson te degjoj a do kete stabilitet ne qeverisje. Nese degjon ate Policin atje siper qe nuk i kupton qe nga 74 po te heqesh 14 bejne 60 dhe balanca parlamentare neper komisione anon majtas, me rezulton qe qeveria do jete goxha stabel. smiley

Por ama e verteta eshte krejt ndryshe. Imagjino psh qe Komisionine Arsimit dhe Shkences ta drejtoje Fidel Ylli qe ka mbaruar Vojo Kushin me korrespondence, ose Komisionin parlamentar te Sigurise ta drejtoje Lefter Maliqi. Ose me shume akoma : Komisionin per Politiken e Jashtme ta drejtoje ai Cami i Vlores.

Ky do jete qeveriu me i pafuqishem i pare deri tani. Do jete aq sa Ylli Bufi me Stabilitetin.

Kjo mazhorance ( sic eshte tani ) nuk i ka numrat per qeveri stabel dhe me performance. Tani ka popull sa te dush qe thone qe do behen rrushte sivjet se me hahen mua, por kjo eshte tjeter gje.

Imagjino ato komisione parlamentare qe do mbulojne Ministrite e LSI-se se sa agresive do jene per ti bere te duken keq ata te LSI-se. Ja sikur i shof qe tani : Tahiri vs Meta, Brace vs Prifti. Qereles i pashoq. Qeveriu nuk do lodhet te gjeje vota per ftujaket e LSI-se se do kete hallet e veta neper komisione.

Nano ? Nuk di te them si do shkruhet historia per te, sepse ka gjera qe ajo nuk i dokumenton se jane me zarar ndaj ose duhet te lexojme kujtimet e te tjereve per te  ( lexo edhe Rexhinen ) ose te sjellim ne vemendje kujtimet tona qe te krijojme nje perceptim me te drejte, qe gjithsesi jane vetem perceptime dhe mund te rezultojne te gabuara.

Vetem jetimet e Rames mund te shkruajne keshtu xhevahiresh qe pasi i numerojne deshtimet e tij opozitare dhe te fushates elektorale, perseri na japin si zgjidhje humbesin Rama.

Kjo nuk eshte pare dhe degjuar askund qe deshtakun e provuar ta vendosesh perseri ne krye te punes.

Humbesi Rama sjell vetem humbje, percarje te PS dhe nje opozite parapolitike dhe shume agresive pa dem per qeverine por thjesht ruajtje e karriges se tij ne krye te PSse edhe pse ne opozite.

Ne fakt ju te PD jeni prova e gjalle e te kundertes.

Dhe argumeni i pathene ne tere kete mesele eshte pikerisht ky: qe Rama, ashtu si Berisha, po te rri mjaftueshem ne opozite, heret a vone do i vi dhe atij koha per te fituar zgjedhjet dhe pastaj nuk do kete me njeri qe ti numeroj deshtimet. Keshtu qe oburra, ti forcojme pozitat e Rames ne opozite. 

Nqs Berisha do ishte larguar ne 97 ose 2001, do kishim nja dy jave qe nuk do flisnim me per Ramen. 

p.s a nuk eshte akoma me qesharake qe ata qe kerkojne qe te mbajne Ramen, kerkojne keto grupet armiqesore, duke sjelle ne fakt ndarje te tjera qe teorikisht do i menjanojne ne te ardhmen???? As vete nuk dine ca thone me!

Arma me e forte ne duart e te djathtes eshte qe te majtet pervec emrit te Berishes nuk kane asgje tjeter cfare t'i thone elektoratit shqiptar.

Merret ne analize Rama, dikush del e flet per Berishen, diskutohet per Bjeshket e Nemuna apo Eklipsin qe u pa ne Azi, do dale dikush qe do flase per Berishen, megjithate ju vazhdoni se eshte gje e mire per ne te PD-se.

Berisha nuk eshte larguar dhe nuk duhej te largohej ne te tilla zgjedhje si ato te viteve '97 dhe 01. Kurre. Ato ishin zgjedhje qe ishin larg te qenit te drejta dhe te ndershme.

Nese zgjedhjet e vitit '09 jane te manipuluara dhe eshte prekur vullneti i popullit, Rama ka te drejte te rrije, nese jo, fundi dihet.

Rama mund te prese mos ndodh ndonje mrekulli dhe vjen ne pushtet pas 4 apo 8 vitesh, po a mund te prese nje parti si PS dhe a merr persiper te luaje bingo perseri me Ramen? kjo eshte ceshtja.

Po te besh pak llogaritje, te mbledhesh PS me LSI e kupton qe 2001, 2005, 2009 jane thuajse rezultate identike me pak perjashtime. Mund te thoni shume per 97, po 2001 PS morri ndonje deputet qe nuk duhej si psh Legisi, po ama fali zone ne Tirane si psh Cavo kunder Bamir Topit se Meta nuk e donte ate deputete meqe e konsideronte njeri te Nanos. 

Nejse, mos dalim jashte teme smiley

'01 eshte turp i zgjedhjeve ne Shqiperi, duke filluar qe ne diten e zgjedhjeve dhe kulmuar me Dushkun dhe me te pakten nje duzine mandatesh qe ju dhane PS-se nga Gjykata Kushtetuese e Fehmi Abdiut.

Mbledhja e PS me LSI, nuk tregon gje, treguesi eshte se kush siguron mandatet per te formuar qeverine dhe kjo varet nga sistemi elektoral dhe koalicionet zgjedhore. Berisha eshte deshmuar se eshte strateg dhe politikan vizionar me mjaft eksperience qe normalisht shikohet edhe ne mandatet qeverisese qe ka fituar partia e tij, qe jane plot 4 te tilla gjate ketyre 19 viteve.

Tani ne lidhje me Ramen problemi eshte si thote Blushi, a jemi te interesuar ne per te verteten apo per Ramen dhe qofte edhe PS-ne?

E verteta eshte se Rama humbi dhe zgjedhjet ishin ne rregull, pra vullneti i popullit nuk u prek. Rama ne baze te statutit, premtimit te tij, precedentit te meparshem, qe pas kesaj kthehet ne norme ne politiken shqiptare, duhet te largohet nga kreu i PS pa kthyer syte prapa. Nese Rama vendos te jete ne krye te PS edhe pse nje kufome politike, kjo eshte te marresh ne qafe PS-ne dhe nese kjo e fundit nuk arrin ta largoje zgjedhen e Rames, cfare t'i themi ne?

p.s. ketu ne peshk ka pasur edhe nga ata qe kur ju thonim se PS do humbe na thonin qe PD nuk merr me shume se 61-63 (me hater) mandate, prandaj kor kritikojne keta jetimet e tjere te Rames se ne te njejten jetimore kane qene e jane.

Ej ti qe ke vetem nje diell dhe Ramen e shikon si hene  !

Kjo qeveri eshte detyruar te jete nen diktatin e te majtes , jo vetem per faktin qe do kete disa te majte ne qeveri si ministra , por edhe sepse shumica e komisioneve parlamentare do kollandrisen nga te majtet qe do jene me shumice ne to, duke patur parasysh faktin qe nje pjese e te djathteve nuk mund te marrin pjese ne to sepse do jene pjese e qeverise ( nese do pranojme kete variant qe eshte tani qe mos kesh ndonje zhgenjim rruges )

Pra kjo shumice, minus ministrat e cojne kete te djathte ne minorance parlamentare, sepse ato te shkreta ligje kalojne jo direkt nga qeveria ne seance plenare, por i here kalojne neper komisione parlamentare.

Tani e kupton pse duhet te gjendet nje numur qe te pjestoje grupin parlamentar te PS-se ( 3-4 apo qofte dhe nje firo me 4-5 deputete ) qe te kete mundesi te qeverise gjate kjo mazhorance dhe sa rendesi ka diskutimi per Kryetar PS-je ?

Po lexoheni mer ate te shkete dell qe e besoni me shume se perendine, ( nese besoni se ka tjeter vec tij )  qe thote me intereson te bashkepunoj me P.S -ne.

Kush t'i tregon keto, baret apo ditzi bushatet?

Komisionet e perhershme parlamentare ne perberjen e tyre pasqyrojne vendin qe zene grupet parlamentare ne Kuvend, keshtu qe PD si partia e pare ka shumicen ne keto komisione bashke me aleatet.

Edhe sikur ata 14 ministra te jene te gjithe deputete, pjesa tjeter e deputeteve te PD del dhe tepron per te qene ne komisionet parlamentare.

Me te vertete kujtoni se na bllokut qeverisjen me komisionet parlamenatre? hahahaha

Me kushtetuten e ndryshuar, jo me 74 por edhe me 71 deputete qeveria eshte e blinduar. Ju falenderojme per kete!

Minxhozi te shkrin fare. Keto pretenden per ministra te jashtem, te bejne me te vertet per te qeshur me keto qe shkruajn.

 

Ky, Muc Nano, Sokol Balla, jane shume te forte me keto fjale qe artikullojn.Shprehin pikellim, deshperim, edhe po mundohen me cdo menyre ta shpetojne Ramen,sepse bashke me te shpetojne edhe enderrat e veta per ndonje cep qeverie.

 

Ky kor Kukuvajkas duhet te shuaj,edhe te shkruaj me normal, se jemi ne vitin e 2009 qe po Vdiq Enveri ska me parti. Hec jeta o idiota, ashtu si iku Nano, qe ishte nje miti tek baza ( edhe shte ne nje pjese akoma ) edhe erdhi ky Humbesi nuk ishte fundi botes.

 

Tani po te iki ky, do ta cliroje partine, nga ajo dare interesash, lejesh ndertimi, lidhje Rucesh e Xhafash.Keto qe po ja marrin frymen jetes politike.

 

 

EC Zhvillim te pergjithshem, Humbe hap krahun.

 

Na jane bere te gjith si diktatore, te pakten Berisha eshte akoma kryeminister. Ky eshte bere kufome opozitare.

 

 

p.s Po pse me te vertet mendoni,qe po ti kishte vjedhur votat Berisha do kishte vjedhur 70 mandate??????????? kjo eshte paradoks.

Rama- Nano, Rama- Blushi, Rama -Rama- e Rrapatushi!

Muhabete kot, loje fjalesh, letra boshe, emra objekti.

Ne te gjithe morine e "opinionistave" "moralisteve" e "istave" me sakta, e verteta, e reale mbete kjo thenie e Blushit.

"qe me 1991 kur u krijua PS, eshte partia me e votuar".

Kush eshte Ps-ja, si u krijua Ps, nga vjen Ps-ja e dime te gjithe.

Thenia e Blushit eshte kujtimi i aksiomes "Grusht bashkuar rreth partis"

!

!

Kush foli andej nga fundi?.- Koth.

Rama nuk doli dot as pertej se majtes as pertej se djathtes,ai ngeli mbrenda monologut te tij te pa kuptimte,u vet-mbyll ne dhomen e humbjes,dhe tani po kerkon rruge-dalje nga qorrsokaku ku esht futur.

Kush do ta shpetoje Ramen , G Ruci qe kerkon te perseritet 97-ta?

Mjere populli po te kishte rene ne doren e pa pergjegjshme te Rames qe nuk njeh familjen e tij.

PO KY BLUSHI CPATI? pse nuk foli me perpara? sepse e kishte mendjen te karrigja ministrit? sepse e kishte mendjen te mandati i deputetit? tani iu kujtua kjo ketij?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).