C’donin ambasadoret e huaj, ne gjykaten e zgjedhjeve?

Ambasadore te disa vendeve te Bashkimit Evropian dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes, dy dite me pare u gjenden papritur e papandehur, ne dyert e gjykates zgjedhore (Kolegjit Zgjedhor). Permes nje komunikate te leshuar, u tha se “Presidenca Evropiane, shefi i Delegacionit Evropian dhe ambasadoret e Mbreterise se Bashkuar, Republikes Federale te Gjermanise dhe te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, takuan Kolegjin Zgjedhor per te sinjalizuar mbeshtetjen e vazhdueshme dhe interesin per nje proces te besueshem elektoral”.

Kjo levizje, erdhi vetem pak ore pasi, kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, hodhi dyshime ndaj Kolegjit Zgjedhor. Ne kete menyre, vajtja e ambasadoreve te huaj ne gjykaten zgjedhore, krijoi pershtypjen se ata u gjenden atje, per te mbeshtetur dyshimet e Rames.

Per me teper, vajtja e ambasadoreve te huaj ne gjykaten zgjedhore, ne ditet e gjykimit te ankesave te partive, la te kuptoje ne qarqet mediatike dhe ato politike, se ky grup diplomatesh, shkoi ne Kolegj, per te mbeshtetur Edi Ramen.

Ne komunikaten e perbashket qe u leshua pasi u krye takimi, thuhej se “vleresimi final i zgjedhjeve te 28 Qershorit do te varet ne nje shkalle te konsiderueshme nga trajtimi i procesit te ankimimeve dhe apeleve”. Kurse theksohej rendesia e rolit te Kolegjit Zgjedhor dhe te nje procesi gjyqesor te pavarur, “duke pasur parasysh nderhyrjet qe u vune re ne procesin e numerimit te votave nga partite politike dhe presione ndaj administrates zgjedhore”.

Eshte krejt e papranueshme dhe duhet te jete precedent i rralle ne Evrope, qe ambasadore te vendeve te huaja, shkojne per te takuar gjyqtaret e nje gjykate te pavarur, te cilet po merren me shqyrtimin e ankesave qe partite politike kane depozituar per rezultatet e zgjedhjeve ne zona te caktuara elektorale.

Kjo levizje, la nje shije te hidhur edhe per faktin e rendesishem se keta gjyqtare, jane zgjedhur me konsensusin e plote te dy partive kryesore ne vend, PD dhe PS.

Nuk eshte hera e pare qe ambasadore te vendeve te ndryshme, te akredituar ne Shqiperi, bejne levizje te tilla, nderkohe qe Shqiperia, eshte vend anetar i NATO-s dhe autoritetet e saj, kane aplikuar per anetaresim ne Bashkimin Evropian, duke u sjelle keshtu, sikur te ishim ne vitin 1991.

Por fatmiresisht, kompleksi i inferioritetit ndaj ambasadoreve te huaj, tashme nuk ekziston me ne Shqiperi.

52 Komente

TAKIM I AMBASADOREVE ME KOLEGJIN ZGJEDHOR: NJOFTIM SHTYPI

Sot, Presidenca Europiane, Shefi i Delegacionit te Komisionit Europian dhe Ambasadoret e Mbreterise se Bashkuar, Republikes Federale te Gjermanise, dhe te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, takuan Kolegjin Zgjedhor per te sinjalizuar mbeshtetjen e tyre te vazhdueshme dhe interesin per nje proces elektoral te besueshem. Keto zgjedhje jane nje test i rendesishem i pjekurise demokratike te Shqiperise dhe gadishmerise per te ecur perpara drejt integrimit te metejshem ne BE.

Komuniteti nderkombetar vazhdon te ndjeke nga afer procesin elektoral. Vleresimi final i zgjedhjeve te 28 Qershorit do te varet ne nje shkalle te konsiderueshme nga trajtimi i procesit te ankimimeve dhe apeleve. Duke patur parasysh nderhyrjet qe u vune re ne procesin e numerimit te votave nga partite politike dhe presione ndaj administrates zgjedhore, perfaqesuesit diplomatike theksuan rendesine e rolit te Kolegjit Zgjedhor dhe te nje procesi gjyqesor te pavarur.

Perfaqesuesit diplomatike nxitin administraten zgjedhore dhe partite politike te punojne konstruktivisht per nje mbyllje te suksesshme te procesit zgjedhor, drejt formimit te nje Qeverie legjitime.

Ambasada e Mbreterise se Bashkuar
Ambasada e Republikes Federale Gjermane
Ambasada e Shteteve te Bashkuara te
Amerikes
Ambasada e Suedise
Delegacioni i Komisionit Europian, Tirane

Ambasada Britanike, Zyra e Shtypit, Tirane
Tel.: (00355) (4) 234973 Ext. 2210 Cel.: 0692029562
www.ukinalbania.fco.gov.uk

 

Qasja e ketij shkrimi eshte tendecioze por ne thelb ngre nje shqetesim real. ç'duan keta ambasadore te nderuar qe fusin hundet ne punet e institucioneve te pavarura shqiptare? Ky eshte nje shqelm kunder besueshmerise se shqiptareve ndaj ketyre institucioneve.

Ç'duan?!
Po ngelëm duke ju çarë tarravilen se përse nuk na fusin në Europë, prandaj

Jane te pranueshme keshillat dhe shpesh dhe urdhrat e ambasadoreve te huaj per partite politike, ministrat e qeverise etj., por takimi pak para shqyrtimit te ankesave nga Kolegji Zgjedhor, qe eshte gjykata qe vendos per ankimimet e partive politike per zgjedhjet, eshte shume.

Ata jane gjykates te nje vendi anetar te NATOS, gjykates qe jane perzgjedhur nga dhjetra te tille qe ka sistemi yne gjyqesor per te shqyrtuar ankesat dhe vendosur ne baze te ligjit dhe askush nuk ka te drejte ti takoje per "keshillime" apo "informime", aq me keq kur nje drejtues i nje partie politike si Rama del dhe ben presion kunder tyre.

Po mire mor E tani, hajde le te konkurrojne per president dhe kryeminister dhe e kemi te zgjidhur pastaj. Kjo eshte çeshtje parimore, eshte etike diplomatesh qe ata po e shkelin me kembe. Ne problemet i kemi mes vedi, po i zgjidhem mes vedi mire, po nuk i zgjidhem mes vedi ne dreq shkofte pastaj.

Naim, mirë The Speaker që e bën për punën që merr rrogën komentin dhe s'kam ç'ti them, por ty po të përgjigjem: nuk më duket se ambasadorët shkuan atje për të urdhëruar apo bërë presion: Shkuan për të verifikuar zhvilliiiiiiiiiiiiimin e punëve (e bëra pak të gjatë atë zhvillimin, se po mbushet muaji që është votuar dhe komisioni nuk di se ku ësht&eumlsmiley

Eshte e vertete qe politikanet Shqiptare te te gjitha ngjyrave (politike) vdesin per nje cike (magazine) kujdesje nga, apo qaramanje tek, ambasadoret apo organizmat e huaja. Me duket qesharake fjalia e fundit e shkrimit "Por fatmiresisht, kompleksi i inferioritetit ndaj ambasadoreve te huaj, tashme nuk ekziston me ne Shqiperi." sepse e dime qe s'eshte aspak e vertete.

Nga ana tjeter, eshte interesante sesi klani i Berishes, kur i intereson, jane te paret qe u puthin b... te huajve, apo te paret qe u ankonin tek te huajt (kur ishin ne opozite) ndersa tani u duket e papranueshme qe edhe palet e tjera te bejne te njejten gje (duke supozuar qe vertet PS u ankua tek te huajt). Populli yne i mencur (i vjetri) ka thene dicka per raste te tilla qe perfshin nje kale dhe nje lume... .

Po pra, për politikanët tanë vetëm Bruno Vespa e Pippo Baudo janë figura ndërkombëtare... kusuri (përfshi FMN, ambasadorë, NYTimes) janë letra higjenike

Ca njerez kane pjerdhuuur!

Po cfare zhvillimi shkuan per te verifikuar kur Kolegji Zgjedhor nuk kishte asnje zhvillim, pasi nuk kishte filluar shqyrtimi i ankesave dhe KQZ-ja nuk ka lidhje me Kolegjin Zgjedhor.

Kolegji zgjedhor eshte institucioni i fundit qe shqyrton dhe vendos per ankesat e partive politike, rezultati nga KQZ ka dale, vonimi i certifikimit te ketij rezultati vonohet kur ka ankesa qe shkojne ne gjykata dhe kjo ndodh edhe ne vendet me demokraci te konsoliduar (kujtoni rastin Bush-Algor).

Problemi eshte se si pas presionit qe beri Rama ne media kunder Kolegjit, keta ambasadore shkojne dhe takojne keta gjykates sikur per ti dhene perkrahje presionit te Rames.

Nje pyetje ngrihet ketu: cfare ju thane ambasadoret ketyre gjykatesve, a do te zbatoni ligjin? Po kjo eshte qesharake. Ata jane aty pikerisht per te zbatuar ligjin dhe jane perzgjedhur ne menyre mjaft te imet gjykatesit qe perbejne kete Kolegj.

KY eshte TURP, Shqiperia vend anetar i NAto-s, kandidat per ne BE, dhe ende ambasadoret e huaj takohen me gjykates.

Zgjedhjet jane se pari dhe se fundi DETYRIM ndaj NDERKOMBETAREVE . Jane ata dhe vetem ata qe do vene VULEN Perfundimtare ! Se po qe per shqiptaret Mixha i perdor si NY - Times . Apo nuk eshte gati shpura smiley

Eshte nje levizje per te kuptuar MIRE dhe DREJT Shqiptaret se ashtu sic i FUTEN ne NATO ashtu dhe ne BE do ti FUSIN te tjeret. Per sa kohe do te jene bishtrat e semundjes Bery-berry ne procesin e votimit , anetare komisionesh ne cdo Organizim administrativ apo Gjyqesor asnjehere nuk ka per te patur dinjitet dhe integritet te VOTES . Per sa kohe do jene burijet e "shkemb granitit' dhe "shtetit te pavarur " neper podiume apo spikerfone te njejten pasqyre do kemi ne Memedhembje . Nderhyrje per ti cuar ne tryezat e bukes dhe sinjale ne cdo kthese per tu treguar se pas buke ndyhet ne vende te tjera jo nen tryeze. Sinqerisht te vjen peshtjellje kur mendon nivelin fshataresk qe e rrethojne Mixhen . Nderkombetaret duhen vetem kur pasqyrohen sukseset ne GRUP per MIXHEN ?????????

Nëse ata pleq matufa që përfaqësojë DIPLLOMACINË europiane janë mashtruar nga Rama... dhe i ka bërë që të kenë arsye që të besojnë se atje ka diçka që nuk shkon, kjo do të thotë se vërtet ka diçka që nuk shkon... ATA NUK JANË AMBASADORËT E KORESË APO TË KUBËS  që po rrudhin buzët... janë ambasadorët e asaj EUROPE që ju bënë të bënit alleancën më të panatyrshme për INTEGRIMIN në të.

Prandaj, MBYLLNI GOJËN! Nëse nuk jeni në gjëndje që të na fusni në Europë, të paktën mos na lini edhe 500 vjet të tjera mbrapa.

Ju lutemi. Regulloni megafonet . Spikeri po flet ! smiley

Nje pyetje ngrihet ketu: cfare ju thane ambasadoret ketyre gjykatesve, a do te zbatoni ligjin? Po kjo eshte qesharake....

Perse pak te duket te prositesh Gjyqtaret e MIXHES  " zbatoni Ligjin"? A nuk qene po keta te Ligjit te PD - se ne komisionin qendror te zgjedhjeve qe deklaruan se fitoi Berisha pa u certifikuar zgjedhjet si e ka LIGJI ? Dhe me dhjetra fakte te shkeljes se Ligjit nga Politika e ndritur e Berishes qe fton per koalicion qeverisje pa ditur rezultatin zyrtar ...

Ti te kujton ata qe vinin ne Shqipri pas viteve 92 me gershere per te na mesuar se si qetheshin cicet e Lopeve. Ti je brryl po brryl ne cdo germe . Se ne fjali s'te nxe as rruga Durres  - Morine nga budallalleqet qe thua ( sidomos kur krahason procesin e Bush- Al gor)

Por fatmiresisht, kompleksi i inferioritetit ndaj ambasadoreve te huaj, tashme nuk ekziston me ne Shqiperi.

 

 

"Por fatmiresisht, perendoi ajo kohe kur fuqite e huaja benin ç'te donin me popullin shqiptar"

smiley

Ambasadoret mund te ken qene aty ndoshta per te pare se si punon ai kolegj, sesi i shqyrton ankesat. Pse duhet paragjykuar nje kontrroll a nje veshtrim qe ambasadoret bejne me rastin e zgjedhjeve, gje qe ne fund te fundit eshte detyr e tyre. Ne nje vend ku behen zgjedhjet dhe ambasadori  ia ka fut gjumit, do te thote se ai s`ka bere detyren e tij.

une i pash live keta gjyqtar (me mire me thone qyqar)e kolegjit zgjedhur ku meshkujt dukeshin si te tredhur e femrat si shushka. Duke mermeritur neper dhembe, e duke u drithur buza lexuan konkluzionet e gjykimit me nje shpejtesi te cuditshme dhe me plot gabime ne shqiptimin e fjaleve a thua se kishin 5 klase shkolle. Dukeshin vertete te tronditur dhe me fytyra te drobitura.

Amasodoret kane shkuar atje ne advance per ti dhene mbeshtetjen e tyre nese zbatojne ligjin, por sic duket presioni nga brenda i Sules dhe i tipit mafjos qenka triunfues. Te shkretet gjyqtare ke te qajsh me pare.

Ankimi i PS ne Kolegjin Zgjedhor dihej qe do te rrezohej. Nuk eshte e mundur te pranohej kerkesa per rinumerim te votave te shpallura te pavlefshme nga vete komisioneret socialist. Ankimi u be vetem per te krijuar peshtjellim politik e alibi humbjes.

Vizita e ambasadoreve faktikisht eshte anormale.

Na ana tjeter, per mua deklarata e ambasadoreve se "ne inkurajojme  mbylljen sa me pare te procesit zgjedhor" me tingelloi ndryshe nga interpretimi pro-PS qe mundohet ti jepet.

 paske bo perparime...ke fillu ti dallosh tingujt e tjere...

shiko speakerin ka fillu ti dalloje edhe ngjyrat, kuq...blu

une ka nja 18 vjet qe s`po i dalloj...ata qe lyheshin blu me tingellonin kuq e anasjelltas...e tani qe po i perzijne ngjyrat po me kujtojne ata tingujt qe leshojme kur hajme shume fasule

po pra kam bere perparime, sepse kam evoluar me kohen.

ti ke 18 vjet qe s'po i dallon, se ngel te format primitive komuniste ante-1990 smileysmiley

...Ambasadoret mund te ken qene aty ndoshta per te pare se si punon ai kolegj, sesi i shqyrton ankesat. Pse duhet paragjykuar nje kontrroll a nje veshtrim qe ambasadoret bejne me rastin e zgjedhjeve, gje qe ne fund te fundit eshte detyr e tyre...

Pikerisht kjo nuk eshte detyra e tyre.

Keni pare ambasadorin gjerman te shkoje ne gjykatat franceze per probleme zgjedhjesh?JO!

Pate ambasadoret e BE te shkonin ne gjykates Supreme Amerikane per te ndare problemin Bush-Gore?JO!

Gjykatat jane te pavarura te paktan ne leter dhe kete pavaresi po ja u minon edhe ky takim me ambasadoret.Cfare kane biseduar keta mbasadore me gjykatesit?Nuk eshte edhe ky nje presion mbi keta gjykates qe jane zgjedhur me konsesusin e plote PS-PD?

Ky hap per mendimin tim ishte komplet jashte etikes profesionale.Pike.

 

hahahahaa krahasove shqiperin me Francen dhe ShBA per berje zgjedhjesh dhe sistemin e drejtesise....

paska shku keq puna....

 

 Pse cuditeni qe po ju kontrollojne ambasadoret europiane ,mer lal? A po doni te hyni ne shtepine e perbashket europiane apo jo? Normal qe para se te futesh ne shtepi, i zoti i shtepise do te kontrolloje per morra.

Une jam dakord qe te na kontrollojne. Crendesi ka. Mjafton qe fituam zgjedhjet e do jemi 4 vite ne pushtet po vari trangullin atyre smiley

Maco .

Ata i besojne parimit:

Po me genjeve nje here , je fajtor ti qe genjeve. Une s'kisha faj...

Por po  me genjeve per here te dyte, atehere jam fajtor une qe te besova...

E kupton ti , eshte fjala per ato zgjedhjet e 1996-es qe i "fitoi" PD me 88 %. 

Por ata nuk kuptojne qe Beri u kthye nga hajdut ne shenjt. Eshte njelloj si Jean Gabeni te filmi " Te mjeret". Ne fakt tani nuk vjedh me vota ( paaakkk fare).  Tani e ka kthyer oreksin nga PARET...

Sa per pusht - etin , hallall..

Por fatmiresisht, kompleksi i inferioritetit ndaj ambasadoreve te huaj, tashme nuk ekziston me ne Shqiperi.

E praaa... Mos e fol. Ne tash jena bo zot te vehtes...   Me kujtohet sjellja e Berit me spiuno - greket ne vitet 1995 dhe e krahasoj me ate takimin me Karamanlisin ne Qershor 2009. smiley Shume superior ky yni, aspak inferior. smiley

Perse ore Bubi vertet beson ti se kete rradhe ka fituar Rama?Se po ta besosh kete nuk je gje tjeter vecse nje militant fanatik,aq fanatik sa te duket se 70 eshte me e vogel se 66.Ka nje kure per njerezit e ketij lloji,qe une nuk e besoj se ti hyn ketu.Quhet kura Mustafa Nano.Ja ai eshte shume i lumtur qe 24/7 shan Berishen dhe PD ne tv me faj apo pa faj.Edhe kur nuk i ndizet makina me mengjez futi nje te share PD dhe ajo me magji rregullohet.Vetem ashtu mund te sherohen dhe te behen te parrezikshem keta lloj miltantesh.Them te parrezikshem sepse per vete jane te lumtur,dhe asnjeri nuk i merr seriozisht cfare thone.

Po pse, me 70 deputetë quhet fitues?

Juve edhe barazimin e quni trepiksh mer bab smiley  se në asnjë vënd të botës një president do të jepte mandatin për krijimin e qeverisë dikujt që nuk ka 50%+1

O kamunist ku e shef barazimin ti?! 65 me 70 sikur sme duket barazim mua. E mos fillo me teorite qe Iliri ishte nusja juaj dhe jau mori Sala smiley He kamunisto shprehu ne nivel koalicionesh sa me sa jane?! Mos harro qe LSI ishte koalicion ne vete smiley Shprehu tani.

Ai ishte koalicion mbas pilafit mer... me njerz t'paftyrë që nuk dinë ç'është as minimumi i burrërisë e i principeve për të cilat ikanë votuar.

Edo si me Ilirin si pa Ilirin PD-ja ishte perpara. Pranoje qe Sala i menaxhoi shume mire mandatet, e para kjo dhe e dyta duhet te dish qe fitorja eshte fitore. Ne Formula uno vendin e pare nga vendi i dyte i ndajne vetem disa te qindta te sekondes e megjithate humbesi eshte humbes dhe nuk thote humba per nje qime smiley

Është përpara POR NUK KA 50%+1

140 deputete / 2 = 70 deputete

70 "fituese" eshte e barabarte me 70 "humbese"

A kuptove? Se po lini kokrren e namit

Nuk e marr vesh pse lexoni gjera qe nuk jane te shkruara. A ka marre koalicioni i djathte 70 vota? Atehere pjesa qe ngelet jane serisht 70 deputete. O militante qe ju jane bere syte lylyver edhe nuk llogjikoni me. Nuk ka fitues ne keto zgjedhje. Rezultati eshte aq i ngushte (duke lene menjane faktin qe po behet muaji dhe turp e faqja e zeze akoma nuk ka dale rezultati zyrtar) saqe askush nuk mund te quhet fitues. Edhe po t'i kishte Rama ato 70+4 vota prape nuk do quhej fitues. Mua lal s'me intereson as Rama, as Veliaj (aq me pak) dhe as Berisha. Jam thjesht popull qe thote faktet si jane, pa ngjyra. Hajt naten e mire

Or Sol.

Nuk diskutoj me kush fitoi kush humbi. Sala diti te nxjerre me shume deputete se Rama. Hallal

Problemi eshte se ata ambasadoret nuk besojne me qe Berisha mund te beje zgjedhje te lira, se jane djegur paq me 96-en, ata dhe ne te gjithe ...

Problemi tjeter eshte se ne behemi balte para te huajve dhe humbasim cdo parameter dinjiteti e ndjenje atdhetarie...

Kjo po diskutohet ne kete teme, apo jo ?

Nje pyetje, sa per kulture...

Me thuaj nje nga politikanet e Evropes lindore, qe e crrenjosen komunizmin ne vitet 1990 dhe qe drejton parti politike te madhe qysh prej 1991 ?

Me sa di une, nuk ka.

Pse ky yni na doli Skenderbeu i pazevendesueshem ????

Akoma me despotizma dhe kryetare fisesh do vazhdojme ?

 Eshte dhe turp kur prezantohemi neper bote . Njifet Sala njelloj si prijsat e vendeve te Afrikes... PS e dha nje model qytetar te respektimit te institucionit te dorheqjes. Mirpres te njejten gje nga lidershipi i PD (duhej bere shume me pare dhe rastet kane qene te panumerueshme...)

PS e dha nje model qytetar te respektimit te institucionit te dorheqjes. Mirpres te njejten gje nga lidershipi i PD (duhej bere shume me pare dhe rastet kane qene te panumerueshme...)

 

Bubo doreheqja pritet nga Rama tani. Megjithate meqe e ke PS-ne shume per zemer atehere une te siguroj qe Edi Rama ka per ta shkaterruar PS-ne nese do detyrohet te japi doreheqjen. Ketu do jemi dhe ke per ta pare se cfare do beje cakalli Rama do shperfytyrohet brenda pak ditesh. Do te duket Berisha lule pastaj. To be continued...

........Po pse, me 70 deputetë quhet fitues?

Juve edhe barazimin e quni trepiksh mer bab smiley  se në asnjë vënd të botës një president do të jepte mandatin për krijimin e qeverisë dikujt që nuk ka 50%+1..................

Nuk e di qe 70 qenka e barabarte me 66 sic po mundohet te na e paraqese ky Edrusi ketu.

Ore po te ishte Rama 70 dhe PD 66 nuk do ta quaje fitore te Rames ti?Jam i sigurte se po dhe do te na caje veshet se sa te lira ishin zgjedhjet.

Degjoni ketu!

Mblidhni mendjen se keni ikur fare me ket matematike qe paskeni mesuar.Ne jemi mburrur se ne kohen e Enverit shkolla ka qene shume me nivel,por sic duket edhe kete nuk mund ta theni pasi kemi militantet socialiste qe e quajne 70=66???

Nuk e kuptoj kete mathematiken tuaj!

PD ne koalocionin e ri ka 74 deputete dhe juve 66(ose 65 se ai greku nuk ka per te ndenjur shume me juve) dhe ti akoma thua barazim!Hajde miltantizem hajde!

Bubi!

Sala duhet te jape doreheqjen vetem nese mundet me zgjedhje te lira.Deri tani zgjedhje te lira jane cilesuar 1992,2005 dhe 2009!Te treja i ka fituar Sala.

Ne 996 nuk e dime rez real,ne 1997 vetem te lira nuk mund te quheshin ato zgjedhje dhe ne 2001 zgjedhte zgjaten 6 jave votime dhe u bene me 5-6 raunde dhe ne nje zone u nxorren 11 deputete!!!

Kur zgjedhte te quhen te lira nga vezhguesit dhe PD te humbase atehere Sala duhet te jape doreheqjen,jam dakort per kete.Ne te kundert ju bie te prisni ndoshta edhe 8 vjet te tjera ne 2017.Deri atehere mos u merzitni dhe vazhdoni te degjoni perrallat e Muc Nanos,Andrea Stefanit apo Mero Bazes.

Vallahi un nuk e di se sie ka bo ligjin Sala atje, por në çdo vënd të botës, me gjysmën e parlamentarëve në parlamet NUK BËHET QEVERIA.

Përderisa nga zgjedhjet NUK MUND të bëni Qeverinë, atëhere si u quakërkeni fitues të këtyre zgjedhjeve????

Po ty do te te sqaroj une gjithmone?! Po ik ore cun i ri se nuk me paguan ti per kete pune...po ik ore se u bere qesharak.

Kushtetuta e ka te shprehur qarte se Presidenti mandaton liderin e koalicionit qe ka shumicen e vendeve ne parlament per te formuar qeverine, qe eshte Berisha, nese ky lider nuk ja del te kete shumicen, atehere presidenti mandaton nje tjeter (edhe ky shikohet nese ja del, nese jo vendi shkon ne zgjedhje).

Berisha si lider i koalicionit me te madh, bashke me alencen me LSI ka 74 deputete.

Po deklaroje si fitues me 70 parlamentarë koalicionin e PD (ATË TË DEKLARUAR PARA ZGJEDHJEVE)

Nuk JE FITUES... Sepse me 70 deputetë NUK KE MAXHORANCËN në parlament dhe NUK MUND TË BËSH QEVERI.

P.s: Sa lodhesh të më mbushësh mua mëndjen duhet të shkosh e t'i lash këmbët Metës (dhe s'po them ndonjë gjë tjetër) dhe t'i pish ujët... sepse ndryshe sot nuk do ishe duke bërë gjith kto spjegime.

Rama mesa shihet e ka vendosur per te mos pranuar humbjen dhe mbylljen e karrieres se tij politike. Megjithese zgjedhjet kane qene teper te rregullta dhe free & fair, Rama vazhdon me alibine se na vjedhen votat kur edhe vete figurat me peshe dhe karriere te gjate ne PS, si Blushi, Malaj, Islami etj., po e pranojne publikisht qe zgjedhjet kane qene ne rregull, por ne rregull nuk ka qene Rama.

Ndersa Berisha eshte lideri politik me i suksesshem ne Shqiperi, qe e ka sjelle dhe mbajtur partine e tij ne pushtet, keta qorrat e Rames i qajne hallin PD-se. A mund ti thuhet fituesit largohu?!

Kolegji Zgjedhor i perbere me gjykatesit qe kane rene dakort te dy palet, PD dhe PS, po gjykojne ankesat dhe po marrin vendimet vetem duke u bazuar ne ligj, si per PD dhe PS, Rama vazhdon avazin me shpresen se do te arrije te beje te besueshme alibine e tij per humbjen.

Per PD Rama eshte thesari i cmuar ne krye te PS, i cili pasi humbi zgjedhjet po e kthen PS-ne ne nje gjendje parapolitike dhe opozite destruktive dhe qe po e con pashamangshem drejt luftes se brendshme me pasoja te renda per kete parti.

Po t'digjet barku për fatet e PS-së tani? Lëri ore të shkatërrohen... kështu ju hiqen qafe komunistat (Ops... një do ta kemi, atë të farës.. së keqe smiley )

Aiiii.

Vetem kur ta marre perendia, se ndryshe aty e ke, me gishta perpjete dhe me dhembe te kalbur ...

Aferim i qofte, kur gjen budallenj qe e mbajne per idhull, i mbushet mendja dhe vete Atij qe na qenkerka  i pazevendesueshem...

 

Gazetare idiote ka shume, ne vijen e pare eshte ky qe ka shkrujt kete.  

Po ti nuk e sheh qe eshte shkrim pa emer, apo ke harruar kategorine "shkrim me porosi"? smiley

 po ky m'duket si ato shkrimet e gazidedes ene edit harxhit per komplotin amerikan kunder shqiperise demokratike ne '97 smiley

vallaj s'paskan pas faj. Vendimi i sotem a i djeshem i Kolegjit per Beratin ishte turp. Nuk e kam fjalen per ate qe u vendos se nuk me takon me gjyku, por nga ana formale ishte cope cope. Parimi baze per vendimet gjyqesore eshte qe ato te jene te arsyetuara. Vendimi per beratin thoshte vetem:

Rrezohet si i pabazuar ne ligj. Ky vendim eshtei formes se prere.

C'o mer kjo pune kshu? Po shkruji dy rrjeshta t'i sqarosh ene ata te PS-se ene ne te tjeret.

Vendimi per beratin thoshte vetem:

Rrezohet si i pabazuar ne ligj. Ky vendim eshtei formes se prere.

C'o mer kjo pune kshu? Po shkruji dy rrjeshta t'i sqarosh ene ata te PS-se ene ne te tjeret.

C’donin ambasadoret e huaj, ne gjykaten e zgjedhjeve?

1. Ata shkuan se ne ja u kerkuam. Ju kujtohet sa here ju keme zene deren e ambasadave me ankesa per poziten nga opozita apo per opoziten nga pozita? Ankesat nga ne per ne me realcione, raportime, kerkesa jane bere sa nje carcaf ne ambasada. Tani ankohemi cfare duan

2. Ne po ju lutemi te na fusim ne BE tani ankoehmi cfare duan.

Kur skemi respekt per veten tone cfare pret te bejne te tjeret .

Ambasadoret e huaj donin te parandalonin per here te fundit ate qe per fat te keq ndodhi. Kolegji Zgjebor perfundoj punen sot duke mor marre parasysh asnje nga ankimimet e PS per Beratin, Tiranen dhe Shkodren si dhe te disa partive te tjere te vogla. Perfundimisht Shqiperia humbi shansin e certifikimit te zgjedhjeve nga perndimi. Pune e modhe do te thone disa, rendesi ka qe Sula eshte prape ne krye. Sigurisht ne jemi mesuar te hame dhe bar por parimet (pra Sulen) nuk e shesim. Rrofte sa malet Sula dhe vdekshin inshallah ata qe na kon inot.  hahahahahahahahahahahahahahahah

Cili ambasador paska guxuar te shkoje ne ndonje gjykate te shkalles se larte ne Shqiperi ne 1991??? Jo te influencoje qe s'behet fjale, por as te jape mendim per krijime qeverish apo te fuse hundet ne punet e brendshme...

Ne 91 ne kemi qene si Koreja e Veriut apo si Kuba. Nuk eshte krashasim ky qe bo ti.

Shqiperia eshte shtet Afrikan mer yahoo ,me ato standarte e vlerson bota !

 

Shqiperia eshte shtet Afrikan mer yahoo ,me ato standarte e vlerson bota !

Se e tille eshte

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).