Berisha takon përfaqësuesen e FMN-së për Shqipërinë

Kryeministri Berisha priti përfaqësuesen e FMN-së për Shqipërinë, znj. Ann-Margret Westin

Kryeministri Berisha priti sot në një takim përfaqësuesen e Fondit Monetar për Shqipërinë, znj. Ann-Margret Westin me rastin e largimit të saj, pas përfundimit të misionit të FMN-së në Shqipëri. Shqipëria, pasi mbylli me shumë sukses bashkëpunimin shumëvjeçar me Fondin Monetar Ndërkombëtar, kalon në një fazë tjetër bashkëpunimi me ketë institucion duke u bazuar në Artikullin 4.

Kryeministri Berisha e falënderoi zonjën Ann- Margret Westin për bashkëpunimin e frytshëm ndërmjet Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe qeverisë shqiptare, si dhe për kontributin e dhënë nga FMN-ja në zbatimin e reformave të gjithanshme dhe të suksesshme të ndërmarra nga kjo qeveri. Me tej, Kryeministri e siguroi zonjën Westin se në këtë fazë të dytë të bashkëpunimit me FMN-në, sipas Artikullit 4, qeveria shqiptare është përsëri shumë e hapur dhe bashkëpunuese me këtë institucion për të çuar përpara reformat e nisura, si dhe shumë të tjera.

Nga ana e saj, përfaqësuesja e Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë e falënderoi Kryeministrin Berisha për mbështetjen e dhënë dhe për bashkëpunimin dypalësh shumë të frytshëm me qeverinë shqiptare. Suksesi i këtij bashkëpunimi, - sipas Ann- Margret Westin, - është shprehur tashmë edhe në rezultatet e arritura nga qeveria nën drejtimin e Kryeministrit Berisha në reformat fiskale, në stabilitetin financiar e makro-ekonomik të vendit dhe suksesin e performancës ekonomike të Shqipërisë në këtë kohë krize.

Më tej, zonja Westin u shpreh se po largohej nga Shqipëria me mbresa shumë të mira nga të gjitha pikëpamjet dhe se Fondi Monetar Ndërkombëtar është i hapur për bashkëpunim të mëtejshëm me qeverinë shqiptare.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).