Berisha: Rama përpiqet të maskojë përgjegjësinë për humbjen

Kryeministri dhe kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha, tha në nje intervistë per "Zërin e Amerikës" se zgjedhjet e përgjithshme janë një fitore e rëndesishme për të vazhduar projektin e Shqiperisë Europiane. Zoti Berisha, tha se ende nuk kane filluar negociatat me LSI-ne per qeverine e re, dhe se në bashkepunimin mes këtyre dy forcave mbizoterojne projektet e qarta per integrimin europian të Shqipërise. Kryeministri Berisha komentoi edhe per marredheniet me Partine Socialiste dhe situaten ekonomike te vendit.

Zëri i Amerikës: Zoti Kryeministër! Do t'ju pyesja në fillim për atë që është lajmi i fundit. Cili është komenti juaj për rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nxorri për Fierin, apo diskutimet për Beratin?

Sali Berisha: Unë nuk kam asnjë koment. Siç dihet, jam shprehur se rezultati përfundimtar del nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili, me sa shoh unë, ka bërë një punë shumë serioze dhe në zbatim të plotë të ligjit. Ndaj dhe institucionet e vlerësimit të rezultatit si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Kolegji Zgjedhor janë institucione që do të bëjnë punën e tyre pa asnjë lloj presioni. Natyrisht, në qoftë se ekspertët tanë nuk bien dakord, kanë Kolegjin Zgjedhor pë t’u drejtuar. Kjo është për të gjitha partitë politike, ndaj edhe unë nuk kam ndonjë koment të veçantë.

Zëri i Amerikës: Sot jemi dy javë pasi zgjedhjet janë kryer. Rezultati përfundimtar zyrtar nuk ka dalë ende. Ndërkohë që socialistët kërkojnë numërim edhe në zona të tjera. A e shihni me shqetësim këtë vonesë të rezultatit?
 
Sali Berisha: Në qoftë se vlerësojmë tërësinë e ankesave, këto kanë qenë më minimalet në historinë e zgjedhjeve. Ka patur një moment në këto zgjedhje, që ishte jashtë parashikimit të ligjbërësve dhe ligjvënësve; ishte numri i sallave të numërimit. U përcaktuan 66 salla, të cilat e bënë procesin e numërimit të zgjatur dhe të lodhshëm. Ishte një mbingarkesë, ç’është e vërteta. Mendoj se në zgjedhjet e tjetra sallat duhet të dyfishohen.
 
Zëri i Amerikës: Pra, ju shikoni vetëm numrin e ulët të grupeve të numërimit si problemin kryesor të zgjedhjeve? Kam parasysh tani që vëzhguesit ndërkombëtarë e kanë patur gojën shumë të hidhur në të dy raportet që kanë nxjerrë; edhe në raportin menjëherë pas zgjedhjeve, edhe një raport të paradisaditëve. Ata kanë shprehur shumë kritika për mënyrën se si është numëruar dhe për mënyrën se si është votuar. Çfarë përgjegjësish mban qeveria për gjithë këto kritika të vëzhguesve ndërkombëtarë?

Sali Berisha: Qeveria do të mbante përgjegjësi në qoftë se qeveria do të bënte përpjekjen më të vogël për të ndikuar në rezultatin. Qeveria ka bërë përpjekjet më të mëdha për të ngritur infrastrukturën më moderne. Nuk ka ndonjë insfrastrukturë më moderne se sa kjo e Shqipërisë. Kjo ishte ana e qeverisë. Së dyti; qeveria bashkë me opozitën, se Kodi Zgjedhor është konsensual, por parashikimi për kaq e aq qendra numërimi mbase qe i gabuar. Sigurisht, qeveria mban pjesën kryesore të përgjegjësisë, por sigurisht një pjesë e mban edhe opozita sepse Kodi u bë bashkarisht. Edhe paracaktimi me ligj se rezultati i zgjedhjeve duhet të dalë të nesërmen ora kaq apo aq nuk ishte realist.
 
Zëri i Amerikës: Socialistët po ju akuzojnë edhe për ndikime që ju keni mbi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve apo dëmtime të numërimit.
 
Sali Berisha: Unë nuk jam prononcuar për Komisionin Qendror të zgjedhjeve, por gjer tani, po të analizohet veprimtaria e tyre, mendoj se janë komisionerët socialistë ata që i kanë lejuar vetes të përdorin dy standarte. Dhe në asnjë rast e në asnjë rrethanë komisionerë përfaqësues të shumicës nuk kanë përdorur dy standarte, nuk kanë bërë dy interpretime të ligjit. Kjo ka ndodhor në mënyrë të përsëritur nga komisionerët e Partisë Socialiste, por unë kam treguar mirëkuptim meqenëse përfaqësojnë opozitën. Por në tërësi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka funksionuar me një maksimum konsensusi. Kurse vlerësimi i përgjithshëm i zgjedhjeve është një vlerësim universal se këto zgjedhje ishin më të mirat të zhvilluara ndonjëherë. Standartet? Mendoj se nuk ka vend në botë ku zgjedhjet nuk vuajnë për standarte.

Zëri i Amerikës: Zoti Berisha! Si i keni pritur ju deklaratat e Partisë Socialiste se ata nuk do të njohin zgjedhjet, në këmbim të rinumërimit të disa zonave. Është një gjë e pazakontë që një opozitë të deklarojë se nuk do të njohë zgjedhjet.

Sali Berisha: Absolutisht pa asnjë lloj impresioni.

Zëri i Amerikës: Si? Nuk keni asnjë impresion kur opozita thotë se nuk do të njohë zgjedhjet?

Sali Berisha: Jo. Nuk mund të kem impresion unë nga presione të tilla. Në qoftë se zoti Rama përpiqet që me deklarata të tilla të maskojë përgjegjësinë që ka për humbjen, ajo është përzgjedhja e tij. E rëndësishme është një gjë; qysh ditën e parë, gjer sot dhe në vazhdim, unë kam kërkuar dhe kërkoj të zbatohet ligji, ligji, dhe vetëm ligji. Nuk mund të ketë imponime; as unë nuk mund t’u imponoj gjë atyre, dhe as ata nuk mund të imponojnë. Mendoj se institucionet e vlerësimit të rezultateve duhet të punojnë jashtë presioneve. Në qoftë se zoti Rama një herë gjen kutinë e Beratit, pastaj kutinë e Fierit, pastaj këtë, pastaj atë për t’u mbrojtur nga rezultati që nuk arriti, ky është problem i tij, është përzgjedhje e tij, nuk është imi fare, nuk ka të bëjë me mua.

Zëri i Amerikës: Zoti Berisha edhe ju nuk i arritët ato rezultate që prisnit nga zgjedhjet. Ju bëtë një fushatë shumë entuziaste, premtuat se do të kishit një fitore të thellë, pas rezultateve shumë të mira të qeverisjes sidomos në infrastrukturë. Megjithatë, rezultati i zgjedhjeve doli shumë i ngushtë. Si e komentoni ju këtë dyzim të popullatës? Si në 2005, edhe këtë radhë, është pothuajse një barazim midis dy partive më të mëdha.

Sali Berisha: Në fakt, koalicioni im është koalicioni fitues. Kjo është e tëra.

Zëri i Amerikës: Për rezultatin e ngushtë e kisha fjalën.

Sali Berisha: Më fal! Kam vetëm një shpjegim: Fitorja, e madhe apo e vogël, është si diamanti, shkëlqen. E dyta; a kam unë zemërthyerje për këtë rezultat? Absolutisht jo. Pse? Në natyrën time, unë gjithmonë punoj me koalicion. Këtë e kam bërë edhe në 2005 dhe gjithmonë. Mendoj se rezultati i këtij votimi ka imponuar kësaj radhe një koalicion realisht të dobishëm për vendin. Kështu që, unë shoh një katërvjeçar me një qeverisje të qëndrueshme dhe me një opozitë të fortë në parlament. Një katërvjeçar në të cilin në tryezë janë me qindra e qindra projekte të asaj që unë e premtova në fushatë elektorale të Shqipërisë Europiane. Pra, jam i bindur se do të jetë katërvjeçari i rezultateve më të mëdha.

Zëri i Amerikës: Më lejoni, ju lutem, t’u bëj një pyetje për Lëvizjen Socialiste për Integrim. Ju gjatë gjithë kohës keni shprehur kritika të ashpra për LSI, pastaj i keni marrë mbrapsht ato, duke thënë se ato akuza ishin limonata elektorale. Ndërsa nga ana tjetër, L.S.I. ka bërë kundër një fushatë po aq kritikuese me parrullat “Berisha Ik!”. Ka shumë njerëz në opinionin publik që e shikojnë me dyshim këtë bashkëpunim tuajin të ri.

Sali Berisha: Ky bashkëpunim bazohet mbi një marrëveshje politike, të cilat Sali Berisha nuk i ka shkelur kurrë. Pra, të gjitha ato që thoni ju shuhen për shkak të marrëveshjes, Së pari kjo. Së dyti; Lëvizja Socialiste për Integrim është një forcë e majtë tmerrësisht e persektuar me ligj nga Partia Socialiste dhe jo nga Partia Demokratike asnjëherë dhe në asnjë rast. Jo se ne kishim një intension post-elektoral, por sepse persekutimi dhe përdorimi i pushtetit për të përjashtuar një forcë politike është i papranueshëm për parimet që ne mbajmë. Dhe Lëvizja Socialiste për Integrim është e vetëdijshme për këtë. Por le të marrim praktikën europiane dhe botërore. Kundërshtarët, kur për interesa më të mëdha, bëjnë marrëveshje, i sigurtë të jesh që ata në arkivat e tyre kanë të njëjtat shprehje që ekzistojnë në arkivin e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim gjatë fushatës.

Zëri i Amerikës: Mirë, por, pyetja konsiton në këtë; sa serioz është ky bashkëpunim? Shumë analistë dhe qytetarë mendojnë se ky është thjesht një bashkëpunim për të mbajtur pushtetin, pra, dhe jo një bashkëpunim lidershipi për një të ardhme më të mirë.

Sali Berisha: Jo. Jo. Ky është një bashkëpunim për projektin e madh të Shqipërisë europiane. Ky është një bashkëpunim që diktohet nga rezultati i votimit. Ky bashkëpunim nuk bëhet për t’i bërë një favor Ilir Metës ose Sali Berishës. Jo. Në rast se Lëvizja Socialiste për Integrim nuk do të ekzistonte sot, absolutisht unë do të kërkoja koalicion me Partinë Socialiste, sepse kjo është një praktikë konstante. Sot nuk shkohet më në zgjedhje për rezultatin e tyre. Shkohet në zgjedhje kur koalicionet e krijuara nga zgjedhjet nuk funksionojnë. Por, në rast se Lëvizja Socialiste për Integrim nuk do të ishte një forcë në këto përmasa që vjen, unë gjënë e parë që do të bëja, do t’i kërkoja Partisë Socialiste koalicion. Dhe, në rast se unë do të isha koalicion i dytë dhe jo i parë, pas dorëheqjes time, do të ishte rekomandimi i koalicionit tim për të bërë një koalicion me Partinë Socialiste. Këto jnë regulla të cilat Shqipëria dhe shqiptarët duhet t’i ndjekin, sepse janë regulla që praktikohen sot në një seri vendesh si në Gjermani, Austri si edhe vende të tjera. Ky është diktati që vjen nga sovrani.

Zëri i Amerikës: Ndërkohë, ju me siguri keni filluar të vizatoni, të projektoni kabinetin e ri qeveritar. Cilat do të jenë, simbas jush ato sektorë, ato ministri, që janë të panegociueshme, që Partia Demokratike do t’i mbajë vetë dhe çfarë keni menduar të ndani me Lëvizjen Socialiste për Integrim?

Sali Berisha: Në një koalicion negociohet gjithçka. Por me Lëvizjen Socialiste për Integrim kam një marrëveshje; meqenëse Kushtetuta imponon që nuk mund të krijohet qeveri e re të paktën gjer më datën 28 gusht, në mënyrë që të paraqitet brenda dhjetë ditëve në parlament programi, - sepse ky është një përcaktim shumë strikt kushtetues, - atëherë unë vazhdoj punën intensive me këtë qeveri. Dhe nuk do të bëjmë negociata, dhe nuk po bëjmë negociata për karrige, për poste, sepse kjo në mënyrë të panevojshme mund të krijonte një lloj çmobilizimi në administratë dhe e vërteta është që administrata po punon me kapacitet të plotë. Së dyti, po hartojmë buxhetin, dhe është e domosdoshme që ky buxhet të hartohet brenda këtyre dy muajve dhe parlamenti i ardhshëm në shtator të ketë mundësinë që ta marrë dhe ta shqyrtojë. Do të ketë për të gjitha ndryshimet dhe për të gjitha propozimet. Pra, është pikërisht ritmi i punës ai që na ka obliguar që të mos merremi me portofole dhe me karrige.

Zëri i Amerikës: Cilat janë ato poste dhe ato sektorë që ju nuk keni ndërmend t’ia lini Lëvizjes Socialiste për Integrim; psh. diplomacia, apo ekonomia?

Sali Berisha: S’ka. Nuk mund të vihen kushte në një koalicion. Por një gjë është e sigurtë; Lëvizja Socialiste për Integrim është një forcë poltike me kapacitete reale njerëzore. Të jemi realist. Lëvizja Socialiste për Integrim është një forcë politike, e cila gjatë këtyre viteve në opozitë ruajti gjithnjë alternativa. Ana më pozitive e këtij koalicioni është sepse të dy këto forca; - ne si qendër e djathtë dhe ata si forcë politike e majtë, - janë të angazhuara për procesin e integrimit. Së këtejmi vjen edhe emri i tyre - Lëvizja Socialiste për Integrim. Sepse kishte një lloj konfuzioni për procesin e integrimit nga Partia Socialiste, ndaj edhe doli kjo forcë për integrim. Lideri i saj, Iliri Meta, është një personalitet politik, i cili që në angazhimin e tij në Partinë Socialiste ka qenë për integrimin. Edhe kur ajo parti më bënte mua rezoluta kundër bashkëpunimit me NATO-n, zëri i Ilir Metës, Pandeli Majkos dhe ndonjë tjetri në atë parlament ishte pro. Ishin vitet 1993-1994.

Zëri i Amerikës: Zoti Berisha! Ju lutem edhe një pyetje të fundit për ekonominë. Ju e përmendët pak buxhetin më parë. Ka vështirësi ekonomia, kriza botërore po ndikon mbi ekonominë e vendit. Ndërkohë, autoritetet ende nuk e kanë pranuar ekzistencën e një krize në ekonomi, apo se ka një platformë për t’u përballur me të. Cilat do të jenë në vazhdim angazhimet tuaja për përmirësimin e ekonomisë së vendit? Dhe marrëdhëniet me Fondin Monetar Ndërkombëtar a do t’i riktheni ato në nivele të larta? Banka Qendrore e Shqipërisë dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë bërë parashikime skeptike për ekonominë e gjysmës së dytë të vitit.

Sali Berisha: Unë të garantoj ty se në këtë vend nuk ka krizë. Dhe këtë mund ta faktoj me të gjithë treguesit ekonomikë. Sigurisht, rritja nuk do të jetë 8 apo 10 për qind; do të jetë diçka më e vogël, por do të jetë qartësisht më e madhe se ajo që ne kemi shpallur pas fillimit të krizës. Kam të gjithë treguesit dhe ata janë secili me optimizmin e vet. Unë, zotëri, nuk mund të bëj mala d’imaginere. Kjo ekonomi ka treguesit e vet. Le të urdhërojë kush të dojë t’i shohë. Ka një rënie të lehtë eksportesh - është e vërtetë. Ka një rënie të lehtë të kreditit, por krediti aktualisht është në rritje dhe kursimet janë në rritje. Urdhëroni performancën fiskale. Ka një rënie në dogana për shkak të çmimit botëror të naftës dhe të grurit, dhe pjesa tjetër po realizohet, por ka një realizim të plotë në tatime. Do të dalin treguesit; ju garantoj se ky ka qenë deri tani dhe do të jetë një vit fare i mbarë. Nuk mund të them se nuk do të ketë ndikim nga bota, por ne i rritëm rrogat dhe ata që menduan se do të boshatisej buxheti dolën të gabuar.

Zëri i Amerikës: Fushata për shembull a ndikoi mbi ekonominë?

Sali Berisha: Po të marrësh performancën; tatimet kanë punuar në mënyrë të shkëlqyer. Investimet kanë vazhduar. Nuk mund të them se nuk ka patur një hezitim në vendim-marrje, vetë qeveria ka patur një hezitim në vendim-marrje. Investitorët kanë patur një hezitim në vendim-marrje. Një seri anijesh kanë qëndruar në radë në det për të pritur rezultatin e zgjedhjeve, se kushedi pala tjetër u kishte bërë një premtim. Pra, nuk është se nuk ka patur ndonjë ndikim, por nuk është se ka krizë. Dhe po të kishte krizë, unë do ta pranoja i pari. Me Fondin Monetar Ndërkombëtar sigurisht që do të kooperojmë ngushtësisht në kuadrin e Artikullit 4. Nuk jemi ne që kemi shpallur bashkëpunimin në kuadrin e Artikullit 4, por është Fondi Monetar Ndërkombëtar. Sepse Shqipëria u zhvendos nga grupi i vendeve me të ardhura të ulta, në grupin e vendeve me të ardhura mesatare. Dhe kjo është një praktikë standarte automate e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Çfarë po bëjmë ne? Ne po zbatojmë rigorozisht ato që kemi rënë dakord me Fondin dhe do të kemi bashkëpunim në kuadrin e Artikullit 4. Të gjitha komentet e tjetra janë të pajustifikuara. //ii

24 Komente

Shume e cuditshme permendja e Nenit 4 te marrveshjes se FMN. Po te lexosh seksionin e pare te ketij Neni duket sikur qeveria do synoje te marre hua nga FMN per te mbajtur nje nivel te caktuar te kursit te kembimit:

 

Recognizing that the essential purpose of the international monetary system is to provide a framework that facilitates the exchange of goods, services, and capital among countries, and that sustains sound economic growth, and that a principal objective is the continuing development of the orderly underlying conditions that are necessary for financial and economic stability, each member undertakes to collaborate with the Fund and other members to assure orderly exchange arrangements and to promote a stable system of exchange rates.

http://www.imf.org/external/pubs/ft/aa/aa04.htm

 

 

Nuk mund të vihen kushte në një koalicion.

??? Ky o fare per zotin! allahile cer robsh na ke lon n'der mer Allah!!!

Pra, të gjitha ato që thoni ju shuhen për shkak të marrëveshjes,

 

Ky te shu me te "shujtme" !

 

KLLOUN CIRKU !

"....Këto jnë regulla të cilat Shqipëria dhe shqiptarët duhet t’i ndjekin, sepse janë regulla që praktikohen sot në një seri vendesh si në Gjermani, Austri si edhe vende të tjera. Ky është diktati që vjen nga sovrani..."

 

Dhe thuaj pastaj qe Buall Mavria eshte budalla. Jo or jo, ky eshte dreqi vet, dhelpra vet.  

Shume e cuditshme permendja e Nenit 4 te marrveshjes se FMN. Po te lexosh seksionin e pare te ketij Neni duket sikur qeveria do synoje te marre hua nga FMN per te mbajtur nje nivel te caktuar te kursit te kembimit:

 

Recognizing that the essential purpose of the international monetary system is to provide a framework that facilitates the exchange of goods, services, and capital among countries, and that sustains sound economic growth, and that a principal objective is the continuing development of the orderly underlying conditions that are necessary for financial and economic stability, each member undertakes to collaborate with the Fund and other members to assure orderly exchange arrangements and to promote a stable system of exchange rates.

KU e lexon ti kte? smiley

Ne fakt pyetja duhet shtruar se "ku nuk e lexon ti kete qe kam thene me siper" por une s'kam ndermend te lodhem shume ne kete drejtim smiley

...e pabesuesheme qe viti 2009 po kalon e si duket do kaloje edhe me shume dhe shqiptaret merren akoma me Sali Berishen????!!!!

....njeri i urryer po mban peng shqiptaret......

Dritan Prifti tani ne opinion e ka denigruar Ramen deri ne maksimum. LSI deklaron qe do qeverisin me PD-ne 4 vite te plota dhe do dalin bashke ne zgjedhjet lokale. Me partine socialiste nese do jete Rama mbas 4 vjetesh nuk do bashkepunojme derisa te iki ai lloj njeriu. Perfundimisht PS-ja eshte zhytur ne llum. Hajde socialiste te peshkut mblidhuni dhe qani ketu smiley

 

P.S Prifti shprehet Edi Rama eshte nje monster. Go Prifti GO. Qani socialiste qani smiley Lexoni neser intervisten dhe filloni lotet prape neser.

23/06/2009 19:34 - Intervistë e liderit të LSI, z.Ilir Meta dhënë për gazetarin Armand Mero të Zërit të Amerikës

.... Ilir Meta ka një projekt integrues për gjithë të majtën, përfshirë këtu edhe z. Rama. Logjika e përjashtimit nuk mund ti shkojë një Lëvizje Socialiste për Integrim.

....Nuk ka projekt përjashtues nga ana e LSI dhe Ilir Metës. E majta me logjikën e përjashtimit, me logjikën e basteve që unë o arrij kaq o bëhet qameti, nuk fiton asgjë dhe nuk i shërben as Shqipërisë dhe nuk i shërben as atyre që kanë besuar apo sakrifikuar dhe nuk tregon atë përgjegjësi dhe moral që duhet të ketë çdo politikan që është sot në opozitë, përballë problemit më të madh që ka vendi që është ky Kryeministër, i vetmi në botë që nuk e njeh krizën ekonomike, ndërkohë që shqiptarët varfërohen. 

14/07/2009 9:24 pm - transkript i intervistes se dritan priftit nga macoku

LSI deklaron qe do qeverisin me PD-ne 4 vite te plota dhe do dalin bashke ne zgjedhjet lokale. Me partine socialiste nese do jete Rama mbas 4 vjetesh nuk do bashkepunojme derisa te iki ai lloj njeriu.

kush eshte e vertete?

 

Atehere vazhdojme. Prifti deklaroi qe kryetari bashkise se Lushnjes qe ishte i LSI-se dhe kaloi me PS-ne eshte paguar 1 milion euro nga PS plus eshte kercenuar me ca kaseta te filmuara ne motelet e Tiranes smiley etj etj etj. Shihni Opinionin per me shume dhe mbi te gjitha QANI socialiste smiley

Shyqyr që gjetët material për tu masturbuar o të shkretë... siç shihet, pozat pompoze të Salës nuk ju eksitokan kaq sa thëniet e këtyre katër të rinjve që ju kanë shtuar rradhët smiley

Vallai e kenaqem kur degjoj qe LSI-ja ja ka dhene shkelmin perfundimisht PS-se dhe kur degjoj qe 4 vjet do kete qeverisje super stabel. Nderkohe te filloje e qara ne kor e socialisteve te peshkut. Makthi i tyre u be realitet. Lideri i tyre Edi u fundos smiley

Po sinqerisht ama, vërtet mendon se ka më shumë probleme Rama në opozitë se sa Saliu me një qeveri (dhe në një situat&eumlsmiley të tillë?

Ore, ju vërtet që jeni verbëruar!

Atehere. Dritan Prifti u shpreh: Kam bindjen qe marreveshja Sali Berisha Ilir Meta do eci ne menyre perfekte pa asnje lloj problemi sepse si Saliu si Iliri kane tipare burrerore pra jane burra shteti. Pra e perkthyer ndryshe i dashur E je ti qe je i verbuar sepse ato e kane ndare thelbin e pushtetit dhe sigurisht qe i intereson si Ilirit si Sales mos kene probleme per keto 4 vite ne vazhdim. Zgjohu nga gjumi E dhe prit rremujen qe do plasi ne PS mbas shpalljes zyrtare te rezultateve.

...ska mundesi te jene te dy burra...njoni duhet te jete gru se masnaj i bi te jene tore=gay te dy....yuck!!!!

Nuk jane verberuar jo...po bejne thjesht autosugjestionim. As vete nuk i besojne ato qe thone.

...mu ky D Prifti me duket si hije....une sjom as socialist as gjo...vetem jam kundersalist...por para se te flasi ky qe flet sikur e ka ngoje mren...let krahasoj punet  qe ka bo Rama keto vite me ate qe  ka dhene LSI e gjithe bashke...

Me e forta ishte kur D. Prifti tha qe kur ishte shef kabineti i Metes, i vinte Rama ne zyre dhe pergatiste deklaratat dhe fjalimet e Metes kunder Berishes apo Nanos me nje gjuhe qe do te ja kishin zili edhe halabaket e rruges.

Vërtet i konsideron aq të "forta" sa të ngacmojnë qoftë edhe duke anashkaluar sensin tënd të humorit?
Mos bjer në nivelin e mejhanxhinjve... të lutem! Të kemi kë të respektojmë nga "kundërshtarët" të paktën... po "rrodhe" edhe ti, do ndjejmë vetëm keqardhje për të gjithë ju pastaj smiley

Prifti eshte rob Zoti, hahhahahaha

 

Po ato socialistet me kaseta ne motelet e Tiranes e kishin shantazhuar ate kryetarin e Lushnjes smiley Por tek dita votimit ato nuk dinin ti perdornin ato pseudo mikrokamera.

 

Po mire qe e kane shantazhuar me kaseta porno,po i paskan dhene edhe  1 milion euro smiley

p.s ma merr mendja qe do kishte thyer edhe pa ia treguar kasetat fare. Sipas meje, do kishte qene me me mend. Ti kishin dhene 1milion euro , te kishte kaluar nga ana Ps ai. Pastaj ta kishin shantazhuar me kasetat porno,ti kerkonin 1milion euro per ta mbyllur smiley

Lol. O alternative mi shih pak socialistet e peshkut si sillen. Nuk i besojne syve kujtojne se po genjej une. Ahahahah ca makthi po heqin te shkretet. Kujtun se do e zhysnin Salen nderkohe qe Sala eshte superfuqizuar. I pershendes te gjithe me kengen Qaj Mirela qaj me lot smiley

Keta rulat e Berishes, bashke me Berishen po cmenden qe Rama eshte ne opozite pa lere po te ishte ne pushtet. Keta kane nje lloj urrejtje ideologjike komuniste qe reagojne keshtu se sinqerisht, ne nje vend demokratik me kulture demokratike nuk do te shihnim reagime te tilla

ju po cmendeni pse Berisha eshte ne pushtet dhe eshte ende ne politik.

Dhe në fakt: Është çmënduri!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).