Berisha: Qëllimi kryesor i qeverisë, të vendosë një sistem vaditjeje afatgjatë dhe tërësisht bashkëkohor

Nën drejtimin e Kryeministrit Berisha u zhvillua mbledhja e Grupit të Punës për Vaditjen, ku u diskutuan hapat e metejshëm dhe mënyrat më efiçente në hartimin e projekteve për të vendosur sistemin më të mirë dhe më bashkëkohor të  vaditjes në vend.

Në hapje të këtij takimi, Kryeministri u shpreh se problemi i vaditjes përbën një problem që ai e konsideron shumë jetik për vendin dhe se qeveria ka vendosur që këtë katërvjeçar të ketë një përqendrim mbi zgjidhjen e këtij problemi, duke vendosur sistemin më të mirë, më bashkëkohor dhe efiçent të  vaditjes. Kryeministri tha se për këtë çështje, është i nevojshëm hartimi i menjëhershëm i një plani veprimi. Nga Ministria e Bujqësisë është punuar një projekt për vaditjen, por është me rëndësi që projekti të rishqyrtohet për të përcaktuar zgjidhjen më të mirë afatgjatë e bashkëhore të këtij problemi.

“Ne duhet të synojmë një sistem vaditjeje afatgjatë, tërësisht bashkëkohor, të përshtatur sipas rretheve, sipas kushteve dhe specifikave. Ky duhet të jetë qëllimi ynë kryesor. Çështja është që të kemi një projekt të qartë, i cili saktëson se cilën formë vaditjeje do të organizojmë në secilën prej zonave të vendit dhe pastaj të procedojmë. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të kemi sa më shumë projekte”, vijoi Kryeministri.

Kryeministri Berisha nënvizoi se është shumë e rëndësishme të vendoset një dialog me të gjitha autoritetet vendore përsa i përket projekteve në vaditje, duke u angazhuar me propozimet, ide dhe sugjerimet e tyre. Lidhur me këtë, Kryeministri vlerësoi se partneriteti mes pushtetit qendror dhe atij vendor është me rëndësi të madhe dhe se për problemin e vaditjes duhet ndjekur e njëjta formë si për rrugët dhe ujësjellësit. “Ju projektet, qeveria paratë”, për një pjesëmarrje të gjerë të pushtetit vendor në projektet mbi vaditjen në zonat e tyre. Konkretisht, Kryeministri theksoi se shumë shpejt do të organizohet një tryezë e gjerë me përfaqësuesit vendorë, ku të rrihen mendime mbi sistemin e vaditjes në vend.

“Duhet të studiojmë të gjitha mundësitë dhe të jemi shumë agresivë në çështjen e vaditjes në vend. Projekti i vaditjes mund të jetë projekti më i kushtueshëm, por ne duhet të përqendrohemi plotësisht në këtë aspekt. Rritja e prodhimit bujqësor është një nga drejtimet më të rëndësishme për rritjen e prodhimit në tërësi në këtë vend. Ky vend mund dhe duhet të ekzistojë si vend prodhues, sepse i ka të gjitha mundësitë për të prodhuar çdo gjë dhe një ndër to është bujqësia, krahas faktit që ky është një kusht përcaktues për të dalë nga varfëria dhe për ta luftuar atë,” tha Kryeministri.

9 Komente

Titulli i ketij shkrimi me kujton ate thenien : "Shiu i ben mire bujqesise". Kesaj i thone ta kapesh demin prej bishti dhe jo prej briresh. Pa u rregulluar çeshtja e prones ne Shqiperi, asnje sistem vaditje ose prashitje s'ka per te jetuar gjate. Per me teper qe me duket si nderhyrje ne punet e pushtetit lokal.

Paska hy ke " infrastruktura " e vaditjes.... o te vaditshin trute teknefezet qe ke rrotull e te mbushin mendjen qe duhet qe edhe per "Vaditjen" te jesh ne krye te perrenjve smiley . Po ke gjiFata qe kane kundershtuar Seserin e bujqesise se PS - se  , individualisht dhe ne GRUP ! S'te mjaftojne ata ty po do te hysh ne cdo gje ? Dhe pak e prit kur te na dalesh duke dhene detyra per "Rasatet e Peshkut" Se mos lexon qe ka edhe "Peshq pa Uje " dhe na perfshin edhe ne ne ate GRUP smiley

Po s'na the njehere se cfare dhe pse  do te Vaditesh , o TUNXH ??????

O zoti Minister i Pare ne detyre,

Perpara se te iniciosh kete projekt ne dukje te miregjetur, duhet te analizosh me objektivitet dhe pergjegjesi qytetare(me duket fjale pa vend per te, po nejse) se cfare eshte bere dhe ku kane shkuar miliona dollare te dhena jo vetem nga buxheti i shtetit vite me radhe, por edhe nga donatoret e kryesisht Banka Boterore nepermjet kredive te buta per ndertimin e skemave te vaditjes ne te gjithe teritorin e republikes.  Duheshe te analizoje a kane pasur efektivitet keto investime per te cilat duhet paguar per vite me radhe kredite e mara. Dhe pse duhet filluar nga e para, ku me letra dhe me parate e harxhuara pjesa me e madhe e kanaleve dhe e sistemit vadites kane perfunduar? E pra pa analizuar nese kane dhene efektivitet keto investime (une po ta them qe kane qene komplet te deshtuara), apo pa analizuar pse ato deshtuan, nuk mund te beheni i besueshem kur premtoni te filloni prape nga e para. Po dje ju thate se qeveria do te kreditoje bujqesine (pra fermeret) ne zonat me produktive (potencialisht se praktikisht jane nje mut) me interes zero. Ju ose jeni budalla ose njeri i lig qe merni mundimit te mashtroni ne kete menyre. Dua te besoj se e para ka gjasa te jete e vertete.

 a e dini ju sho'qni se sa lek jane hedh per vaditje ne keto 4 vjet?

Eficenca e firmes se Pal D. ($1m/1km) per pastrimin kanalesh duhet marr rreplikuar ne perpikmeri!!!

Ne se  investon per vaditjen, eshte gjeja me pozitive dhe kryesore per fshatin,qe do te beje qeveria e re.

Ne se do te mori mendimin e ndonjerit si Idrizi qe per mendimin tim eshte njeriu me i prapambetur, fshati do te ngelet si peshku pa uje.

Me vjen keq se ngeli ne klase z Rama,por qeveria nuk do te mbaje zi per te.

 O te keqen o Fahri , c'na nxorre mallin e "Zerit te Popullit". Ne nje shkrim me 5 paragrafe ka perseritur 23 here fjalen vaditje. Filloi procesi i rrotk...zimit Berishian.

"Neve na duhet te kemi nje ushtri te forte".

.......fshati do te ngelet si peshku pa uje.... Pasi u mendua pak Anglezi tha ... "Jo ! Kulla e barit nuk do digjet"...ose....  " Jo ! Fshatit ti vije uji per peshqit " smiley Ore ti je valute po nuk ke faj . Faj kam une qe vi lexoj kur ty te ka zene gjumi smiley . Megjithate me pak dashuri dhe tolerance adminat mund ta vendosin ke thenia e dites .

Ingliz ! Nuk e ke infon e plote . Dikush nga Vaditsit ne mbledhje e ka pyetur  " Z . Sali ! Si perfunduan zgjedhjet " ? Aty ne takim ka qene dhe z. Fevziu qe e ka regjistruar pyetjen te cilen ja ka bere ne emisionin Blendi per Vaditjen . Dhe aty ka dale pergjigjja e famshme e doktorit : Ne na duhet nje Bujqesi qe te vaditet smileyE mer Ingliz ! Keshtu eshte kur vjen me informacion te cunguar .

Ore meqe ra muhabeti per tokat, pse nuk i bejne prap kullota ato tokat qe hapen kamunistet,dmth 50% te tyre ??  E them kete meqenese nuk u pelqente dhe sistemi vaditjes i tyre te cilin lane ata(kamunistet) dhe te cilin e prishen per ta nderqur prape si arritje te demokracise.smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).