Berisha jep lejet për tokat e Fazlliçit dhe së bijës Argita

Kryeministri, Sali Berisha, nuk është vonuar aspak dhe në mbledhjen e parë të Këshillit të Rregullimit të Territorit i ka hapur dritën jeshile kthimit në park energjitik dhe industrial të zonës së Porto Romanos. Gazeta “TemA” ka sjellë fakte se aty ndodhen pronat e vajzës së kryeministrit, Argita Malltezit dhe sekserit të familjes kryeministrore, Damir Fazlliç. Ky i fundit madje e ka pranuar se ka blerë tokat e fshatarëve me çmime qesharake, për t’i shitur më pas ato me çmime shumë të kripura. Gjithçka ai e ka bërë në koordinim me vajzën e kryeministrit, e cila është realisht dora që qëndron pas këtyre aferave. Madje, gazeta “TemA” botoi një letërkëmbim mes Malltezit dhe një biznesmeni nga Lindja e Mesme, që kërkonte të investonte në burime energjitike. Malltezi i garantonte atij tokën, por dhe marrjen e së drejtës për të nisur punimet, me kusht që ajo të merrte tre për qind të vlerës. Duke përllogaritur se bëhet fjalë për investime prej qindra miliona dollarësh, fitimi i Malltezit do ishte disa milionë dollarë pa bërë asnjë lëvizje, thjesht duke ndikuar te babai.

Por dje kryeministri sërish i ka bërë një dhuratë së bijës, kur ka marrë vendimin për planin rregullues të Gjirit të Lalzit. Prej kohësh opozita ka denoncuar me fakte pronësinë e së bijës së kryeministrit në një fshat turistik në zonë. Sipas përfaqësuesve të opozitës, të gjitha investimet po bëhen për të pasur një infrastrukturë të mirë në dispozicion familja e Berishës. Kjo e fundit prej kohësh ka mësyrë tokat në zona bregdetare dhe, pasi i ka blerë ato me çmime të lira, i rishet me çmime më të kripura.

Madje Argita, duke përdorur emrin e një kompanie të huaj që merret me pasuri të patundshme, po bën pazare me bregdetin shqiptar.

11 Komente

Jo, nuk quhet... duhet të kishte marrë pjesë edhe Meta në këtë hap të parë drejt "integrimit".

E dini se kush eshte marreveshja qe kane bere Berisha-Meta??

Aspak ajo qe thuhet me patetizem per gjoja stabilitet e integritet - pasi te dy keta persona kane bere cmos ne 20 vjet qe te mos kemi as njeren as tjetren. Por mesa duket eshte ajo qe na dhuroi Berisha dje me vendimet e KKRSHT, pra qe Berisha dhe familja e grupi i tij kane ende disa garbitje te medhaja qe kane planifikuar per 4 vjete dhe qe do te vazhdojne ti mbarojne keto deri ne fund te gushtit, dhe pastaj do te fillojne te ndajne me maskarenjte e LSI ajo pak o gje qe ka mbetur pa u vjedhur e grabitur. Cfare duhet te thote maskarai i Metes per mjaft  nga ato projekte qe u kaluan dje ne menyrete frikshme, te turpshme e te njeanshme nga klika halldupe e Berihshes qe ai i ka denuar dhe share qofte edhe 3 jave me pare. Qofte edhe per kete njerezit nuk duhet te heshtin, ajo shumice shqitaresh qe kane votuar per ta hequr qafe berishen ne 28 qershor duhet te ngrihet ne kembe pasi vota e tyre jo vetem edhte vjedhur e po keqperdoret por se me te tilla manipulime te ndyra vote gjithe prona shqiptare po vidhet dhe po kanalizohet ne duart e nje pakice qe eshte jo vetem e pangopur e injorante por ca me keq antishqiptare dhe e rrezikshme per te ardhmen tone te perbashket. Berisha ka treguar gjithmone dhe ne kete rast vetem ate qe kur eshte ne pushtet ai fiton pamvarsisht sesi votojne shqiptaret dhe kur eshte ne opozite pretendon se ka marre shumicen dhe nuk i ka njohur zgjedhjet pasi nuk i kane intersuar. Pra ai gjithmone del, ne mendjen e tij te mbrapshte," i fituar".Qofte edhe vetem per kete cinizem te thelle e te paskrupullt ai duhet te ike njehere e pergjithmone.

Ne Gjirin e Lalzit ka nje pjese te madhe pronash edhe nje familje e vjeter Tiranase (s'po ja them emrin) te cilet u detyruan qe, per te marre pronat e tyre, pra qe u takojne sepse i kane te trasheguara nga te paret, jo te zaptuara pas 1991-it (e te "legalizuara&quotsmiley, t'ja "falnin" nje pjese te tokes znj. Malltezi.

Eh t'a lumsha more Sali.

Ehu, sa te kujtohet Rama ka mbaru muhabeti. Parku Energjitik duhet te diskutohej nje vit me pare, jo tani. Nejse, si gjithnje PS eshte pas pilafit smiley

“Fitorja kuaj në zgjedhje ishte një gëzim i madh për ne. Jemi të bindur se qeveria që ju drejtoni do të vazhdojë në rrugën e reformave, të cilat kanë sjellë një ndryshim të dukshëm në Shqipëri.

Atdheut tonë i duhet kontributi i të gjithëve, për këtë arsye ne ju përshëndesim për veprimin fisnik që keni ndërmarrë, duke bërë koalicion me LSI-në, të drejtuar nga z.Ilir Meta.

Ju urojmë suksese në punën tuaj, mbasi interesat e Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve, janë përmbi çdo gjë.

Vëllazërisht Leka I Zogu
Mbret i Shqiptarëve”

Hajde telegram urimi hajde....

Sa per kuriozitet te atyre qe nuk e dine, Argita dhe Ilir Meta kane qene nga te paret qe kane ndertuar vila ne Lalez qysh para 3-4 vjeteve kur atje thuajse s'kishte kembe robi dhe rruga thuajse nuk ekzistonte. Ketij i thone vizion.

Ja filluan tani skenaret alla Mero Baze. Cdo gje qe ishte per Argiden, tani po e bashka ngjisin edhe Ilirit hahhahahahhaha Po behuni pak me Krijuas mer te dashur social-komuniste peshq.

Ehu, sa te kujtohet Rama ka mbaru muhabeti. Parku Energjitik duhet te diskutohej nje vit me pare, jo tani.

 

Po c'ne kshu nuk e futat betejn ju te MJAFT-it? Mos ki merak se ka edhe drejtime me "fizike" per ta kundershtuar smiley

Ama per hapjen e vendeve te reja pune, PS ka nje strategji alternative te fshehur nder 1000 faqet e programit i cili ne momentin e duhur do te behet publik.

Do ti punesonte njerzit te lexonin 1001 faqshin e tij...dhe tja shpjegonin me pas se cfar ka then.

Grup,

1) Cilen beteje kishte filluar Mjaft-i?

2) Si perfundim do e ndertoje ENEL ate TEC-in ne Durres? smiley

Ne fakt edhe kendej ne perendim, firmat noterizuese marrin ate % e tyre, veç ketu (per kete rast) , mendoj se ka konflikt interesi (gje per te cilen mavria flet gjithmone), sepse perfaqesuese e firmes noterizuese e kontraktuese njekohesisht, eshte vajza e kryeministrit, pra vete mavrise. Se si e parashikon ligji shqiptar nje gje te tille, une nuk e di. Fjalen ketu duhet ta thone juristet. Une di qe shit-blerja e tokes apo objekteve eshte e lire, dhe favorizohet investimi per energji, gje qe eshte ne interesin tone, te konsumatorit e te prodhuesve njekohesisht. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).