Ben Blushi: PS humbi zgjedhjet, të bëhemi gati për opozitë

Anëtari i kryesisë së PS, Ben Blushi, kundërshtoi dje qëndrimin e kryetarit të PS, Edi Rama, dhe të pjesës tjetër të kryesisë së PS për të bojkotuar parlamentin, për nisjen e protestave, si dhe mosnjohje të zgjedhjeve. Duke folur për situatën paszgjedhore, Blushi mësohet të jetë shprehur në mbledhjen e djeshme të kryesisë së PS, se edhe në rastin kur mund të merret mandati i Fierit, qoftë edhe mandati i pretenduar në Berat, sërish PS nuk është parti fituese. Blushi është shprehur se PS duhet të përgatitet për opozitë dhe se aleanca e LSI me PD s’ka pse të jetë çështje diskutimi në PS, pasi LSI është koalicion tjetër. Blushi u shpreh dje kundër bojkotit të parlamentit dhe qëndrimeve radikale të diskutuara në mbledhjen e djeshme të kryesisë duke theksuar se PS është parti me një frymë të re në politikën shqiptare dhe se nuk mund të sillet si një parti parapolitike. Sipas burimeve, anëtari i kryesisë së PS është shprehur gjithashtu se i gjithë debati zhvillohet për shkak se PS humbi këto zgjedhje. “Në lidhje me bojkotimin e parlamentit do thoja se ne jemi parti politike moderne që kemi sjellë në politikën shqiptare një frymë të re dhe s’duhet të kthehemi te bojkotimi. PS nuk duhet të tregohet një parti parapolitike. Sa i takon LSI, Ilir Meta ka votat e tij, ishte koalicion më vete dhe i takon atij të vendosë dhe të bëjë ç’të dojë me to”, - mësohet të ketë thënë Blushi. Krejt të kundërtën ka deklaruar Ruçi në këtë mbledhje. Ai mësohet të jetë shprehur pikërisht për vendimet radikale, mosnjohje zgjedhjesh, bojkot parlamentar dhe nxjerrjen e popullit në protesta.

37 Komente

Spaska vdek plotesisht logjika njerezore

Ja nje Politikan i pergjegjshem. Po ca te presesh prej Ruçi qe don vetem gjak edhe regres te Shqiperise. Fiks fare: LSI garoi kualicion vetem, edhe ska fare as pse te permendet nga ana e PS. Eshte totalisth pergjegjesi e Ilir Metes, veprimet e tij politike.

 

Blushi i ka vene syrin karriges se Rames me duket. Po shume korrekt me ato qe thote .

 

RESPEKTE !!!

Ne Ps shihen dy grupe. Ai, trashegimtari i anetareve te PPSH te viteve 80, mafiozo-pragmatiste dhe te rinjve ( jo ne moshe), liberale me tendenca reformuese te kesaj partie.

Revolta ne rruge eshte nje e drejte legjitime, por kur ka efekte dhe jep rezultante. Ne rastin konkret, eshte vetem per te konsoliduar ose matur pozicionin e kryetarit, pasi humbja nuk kthehet tashme ne fitore. Pra cfare do arrihet? Kete social-liberali Blushi e kupton ne menyre pragmatike.

E dyta, arkitektet e sistemit te ri zgjedhor Islami-Ruci kerkojne mos humbjen e aksioneve te tyre ne kete parti, pasi shohin nje kerkim fajtori, te cilin Rama sigurisht e delegon tek te tjeret per te shpetuar vete.

E treta eshte justifikimi i parave te fshehta te marra nga biznesi i piset, te cilat kerkojne ose kthimin ose koken/at. Mafja e ndertimit, hekurit, cimentos,etj sheh ne sfond nje goditje fatale te saj. Pas dy vjetesh ajo sheh ripozicionime me zgjedhjet lokale, dhe nese nuk rikuperohet kriza nuk i fal kush administratoret!?

Mafja e ndertimit, hekurit, cimentos,etj sheh ne sfond nje goditje fatale te saj.

Si vendali ca gjera mund ti dish me mire, po per mua kjo goditje fatale vlen per bizneset e ardhshme. Se per ato te shkuara jam pesimist. Kur nuk pagoi gje Fatos Nano, Anastas Angjeli, Bashkim Fino e plot te tjere, as Edi Rama s'ka per te paguar asgje. Po s'u konsolidua shteti nuk ndryshon asgje.

P.S. Nga Gramoz Ruci nuk mund te pritej gje tjeter. 

Flitet per grupin qe financoi Ramen jo per pastrim total.

Edhe per denime politikanesh jane ndryshuar format. Tashme "goditet bute" biznesi dhe "largohet bute" edhe politikani qe mbeshtetet ose eshte perfaqesues, administrator i tyre.

Desha ta jap si shembull ate permendjen e Saliut per Kokdhimen qe kishte derguar njerez ne Fier.

Mos harro qe ato "grupet" ne Shqiperi tani kane mend ne koke dhe, per te qene brenda, i financojne te dyja anet.

Ku ishin keto "goditjet" e fuqishme gjate ketyre viteve qe kaluan? Se edhe Delijorgji ishte i hekurit, apo jo? Dhe mos t'u kishte pelcit bomba ne dore, do vazhdonte te bente para me shumice pa i hyre gjemb ne kembe.

Kush eshte munduar me i ec ne hile Berishes ka dehtuar.

Berisha asnje here nuk i ka refuzuar aleancat stabilizuese.

PS-ja nuk stabilizohet pa u pastruar nga kasa e vjeter.

Nje i logjikshem dhe i pergjegjeshem midis turmes.

 

Politike e re me Gramoz Rucin, kjo eshte ironike ne ekstrem. Nje koke e cmendur si te pretenduarit bojkotues i kane kushtuar teper shqiperise me dekada, prandaj duhet kaluar ligji i lustrimit dhe Rucet te marrin denimin qe meritojne sepse jane te demshem per shoqerine, te rrezikshem per politiken dhe te papershtatshem per kompromisin.

Te gjitha keto jane filma dhe ne s'kena pse ferkojme duret nga kenaqesia.

Ne Parlament ata do hyjne me nje kembe po s'deshen me hy me te dyja. Ruçi i ben keto deklarata per te shpetuar kryetarin dhe per te bindur elektoratin se i jane vjedhur votat. E kam thene edhe here tjeter, per te gjitha keto Berisha u pergjigjet me ate shprehjen e famshme

"Une kete e kom bo qe ne 91-in"

ky cuni e meriton te behet kryetari i asaj partie, rama duhet te dorehiqet

Ka dicka te vertete ne kete qe thote blushi por kjo nuk do te thote qe te gjithe te kerkojne e te marin pergjegjesite. Kryesorja per ps-ne eshte qe te mos i kaploje deshperimi dhe kaosi pasi socialistet vertet bene nje fushate te emancipuar dhe pozitive. Pati mjaft gabime taktike dhe mungese zhdervjellesie e fleksibiliteti (qe jane normale ne cdo fushate) nga te cilat duhet te vihet mend por nuk ka aspak vend per demoralizim. Nje nga dilemat dhe iluzionet edhe per vete Ramen tashme duhet te jete qartesuar se me Berishen ne pushtet nuk mund te kete zgjedhje normale e te lira. PS duhet ta shohe qe shume shpejt shqiptareve do tu duhet te shkojne ne zgjedhje te parakohshme dhe detyra e tyre eshte qe tja bejne sa me te veshtire e te pamundur kesaj maxhorance te deformuar te vjedhe e te abuzoje shqiptaret. Tashme eshte koha vertet per je opozite reaktive dhe madje radikale - per te miren e shqiptareve - pasi 4 vjete me Berisha/Meten jane shume me keq sesa vetem me Berishen pasi babezia e ketyre te dyve (qe do te jete edhe shkak per zhvillime interesante brenda aleances mutacionale) eshte e tille sa nuk mund ti shohesh keta 2 megallomane te jene ne gjendje te bashkeqeverisin per shume kohe. Le ti hedhim keta maskarenj ne koshin e turpit e historise.

Asgje nuk ka per te ndodhur.

Edhe fushata qe ishte aq e qete ishte per aresye sepse garonin dy pushtete dhe jo nje opozite qe kerkonte te merrete pushtetin me patjeter .

Pasi Rama kerkonte te reformonte partine sic, kerkojne te thone analistet dhe ai vete, ai deshtoi teresisht ne te.

Reformim do te ishte jo te nderroheshin njerzit por te ndryshonte pikpamja per idete dhe korrupsionin, si dhe drejtimin modern te shtetit. Po te shikohet me kujdes fushatat ishin si dy pika te ngjashme uji. Vetem ajo e Qeverise kishte dallimin e nje demostrimi me te madh te propagandes se puneve te bera.

Qe te reformohet Ps duhet te distancohet prej organizatave mafioze dhe metodave te drejtimit absolut, gje qe me Ramen eshte sh. e veshtire. Ata do te vazhdojne te grinden dhe fraksionet do te nxirren jashte partise.

Qe te reformohet Ps duhet te distancohet prej organizatave mafioze dhe metodave te drejtimit absolut, gje qe me Ramen eshte sh. e veshtire. Ata do te vazhdojne te grinden dhe fraksionet do te nxirren jashte partise.

Kjo ishte e pa mundur sepse Rama eshte t zhytur koke e kembe ne korrupsion .

 

 

 

 

 

 

 

Kjo prurje duhej parashikuar qe tersisht do te ishte subjekt Humori Shpurist .... smiley Lexoni sa me qejf futen me thenie kush t'ja kaloje njeri tjetrit ne cQujtje... Po kampionin me duket se e mba me i cQuAri ....ky cuni e meriton te behet kryetari i asaj partie...smiley E thote nje si me kole mrapa qe ne shumes behet Lider me nje "t " ..Udheheq KOL-T . smiley

Blushi ehste nje njeri logjik. Madje edhe i motivuar per ta pare situaten pa ngarkesa emocionale, per shkak te pozicionit te tij si nje kualitet i denje per kryetar partie.

 

Megjithate do desha te theksoj dicka. Edi Rama eshte e qarte se i lozi "te gjitha per te gjitha". Refuzoi koalicionin me LSI-ne, beri nje Kod zgjedhor dhe disa ndryshime Kushtetuese me nje vrik dhe me nje mungese te llahtarshme transparence dhe konsensusi. Per keto veprime ai nuk pyeti njeri.

 

Keshtuqe logjika e thjehste ta do qe dhe llogaridhenien mos ta kerkoje te ata qe nuk i pyeti kurre.

 

Jam i mendimit se cdo njeri i vemendshem do te kuptonte shume per hipokrizine dhe "pisllikun" qe karakterizon Edi Ramen, kur ai nen makthin e mandateve inferiore ne krahasim me PD-ne, nisi te llogariste dhe votat e LSI-se si te tijat. Thonte jemi 70/70. Kjo ishte shume e tepert.

Cpune kishte me votat e LSI-se ky propozues dhe ky hartues i Kodit Elektoral qe e shkundi LSI-ne?! Pse nuk numeronte votat e veta dhe te shifte ne sy ate qe kishte ndodhur?!

Me vjen keq dhe per disa simpatizante te PS-se qe "qajne" per Edi Ramen sikur njehere e nje kohe kur vdiq Enver Hoxha. Detyra e Ed Rames ishte e thjeshte: Te bente PS-ne fituese te zgjedhjeve me te gjitha metodat e mundshme dhe pragmatike brenda kufijve te se ligjshmes. NUK IA DOLI DOT. Te gjitha te tjerat jane llafe ne hava.

Nese Rama do shohe opsionin e protestave, atehere duhet te sigurohet se do ta rrezoje qeverine me keto protesta pasi perndryshe do i sjelle mbeshtetesve te tij dhe humbjen e dyte te energjivesmiley

Por une personalisht mendoj se PS-ja duhet te gjeje pergjigjet e verteta te kesaj humbjeje dhe te analizoje qartesisht shkaqet. Vetem Ilir Meta nuk ishte shkaktari, ai kishte partine e vete dhe po loz dhe do te qeverise me mandatet e veta qe nuk i ka te falura nga Edi Rama.

 

Nese per Edi Ramen kjo eshte nje tradheti atehere Rama duhet ta na thote se pse nuk e mori brenda koalicionit te vete kete potencial te majte por mbajti tre aleate te tredhur politikisht qe u perveluan nga ky sistem zgjedhor?

 

Pra sic e shifni, nuk ka proteste qe te justifikoje siperrmarjen PERSONALE te Edi Rames ne ndertimin e nje skeme qe ne fund shkaterroi vete ate.

 

Nese Ed Rama nuk do pranoje humbjen dhe do te zvarritet me keto rezistenca, atehere ai thjesht sa do te pershpejtoje renien e autoritetit te tij ne nivelin e autoriteteve si Erjon Brace apo Shegushe Ligori.

Kaq kisha.

 

 

Jamshqipo,

KQZ sot refuzoi te numeronte votat ne Fier ose me thjesht legjitemoi vjedhjen e votave ne Fier. Do dale LSI te protesta per te mbrojtur voten e Shqiptareve sic premtoi? Jo Ramen se e morem veshe qe paska dal burre i lige dhe Berisha burre i mire, por ne emer "te interesave te atdheut" qe u be kualicioni.. Nuk po i llogarit kush votat e LSI-s thjesht per voten e Fierit a do te dale ne proteste sic premtoi?

Edhe dicka o jamshqipo nese Berisha ndryshon mendje per aleance me LSI si t'ja veme emrin ? Ose edhe tjetra nese LSI ndryshon mendje?

Nese ndihesh mire duke sharre dhe mallkuar Ramen  per te justifikuar aleancen me ate qe deri dje AI donte ta digjie si mi per Gerdecin atehere s'po te ngacmoj me.. Te kuptoj drejt!

P.s. Edhe per mandatin e Mehdiut do votoni kunder ne shtator sepse Rama beri kodin zgjedhor?  smiley

 

 

E bene edhe kete maskarenjte. Keta vjedhin ashiqare fare mer.Ai mandat eshte i PS dhe ska per ta gezuar ai qe e ka marre.

LIQENI,  ti kerkon qe LSI te dale ne proteste kur ne fakt LSI po thote gjate gjithe kesaj kohe se i jane vjedhur votat nga PS. Pse ti nuk flet per vjedhjen e votave te LSI nga PS por kercen tek nje gje qe nuk eshte aspak e vertete? Dmth sipas teje votat e LSI nuk qenkan te rendesishme dhe se qenka ne rregull qe te vjedhe PS. 

Blushi eshte komunist mer, e kas pas te jatin komunist, ho mer pse s'flisni??!! Apo se po flet sic ja u do bYtha juve tani?

Blushi perhere ka qene i ekuilibruar dhe serioz dhe eshte nga me pozitivet ne PS. Te shohim c'qendrim do mbaje kur Nano te hidhet ne sulm. Kam frike se ka qene ca si shume afer me te.

Opozita kurre nuk do fitoje besimin dhe perkrahjen e popullit duke mbjelle percarje dhe duke nxitur lufte. Ai popull eshte tashme i lodhur nga te gjitha keto.

Lufta kunder korrupsionit te bizneseve te korruptuara si dhe te qeveritareve te korrptuar eshte e vetmja rruge qe duhet te ndjeke opozita. Ata duhet te mbledhin fakte ( jo thashetheme gazetash) dhe tia paraqisin prokurorise per hetim. Te ndjekin deri ne nje dhe te kerkojne zbatimin e ligjeve. Vetem nje opozite konstruktive mund ta beje kete dhe vetem atehere ata do fitojne perkrahjen e popullit.

 

 Te besh analizen e humbjes, duhet te kesh kurajo, burreri dhe mend.

Ehe. Ne rastin e Blushit, ndihmon shume edhe qenia i pari ne radhe per t'u bere kryetar nqs iken kryetari i tanishem.

 Penaro, 

Me shume shance ke ti se Beni smiley 

...ben blushi ka ngel kalamo akoma....si atehere kur ja bote detyrat e shpise babi...tani i bo libra...eshte shume larg braces ai , jo rames....nuk bohet politika duke shit pordhe se ta zejne me tap i here e pergjithmone....

....ik o ben bo cicin...se nuk bohet karrier direkt duke "bo" libra...duhen lexu disa libra i here.....

o ardo,

te njof une ty???!!!

se beni ka qene kualitet qe kalama, me thene te drejten jo vetem qe bente detyrat e tij po bente dhe te mijat...

 

 

...se di kam qene i "njoft" kur u rrezu demokracia, ...dhe kur erdha ketu humba nepr restorante e pastrime...dhe akoma spo e ngre koken...

e di pse?...sepse "kualitete" si puna a ketij ben blushit...po na mbajne larg vendit te dashur....shume si puna ketij kane fillu e ngrejne vetllen shume lart ...

...sa per dijeni ky ben blushi..(ty nuk te njof snjof ndonji ne canada me emrin turi)....per cudi merrte gjithe dashnoret qe kishte shoqnia jone...dhe kur kalote ke bordura ke dajti...ulte koken sikur i kishim ngrejt nonen, jo shoqet...se besoj ti ksihte dashnore..... smiley

nuk bohet politike si mistrec...por me zgjuarsi dhe duhet pak te JESH 99....

...pse kot e vune nr 99 ata te "G"???!!!

Viti 2009 mijevjecari i trete dhe ish-ministri i brendshem i fundit i rregjimit komunist (qe nuk e kuptoj si eshte ende ne politike dhe parlament) guxon dhe flet per bojkot parlamenti, protesta dhe te tjera brockulla humbesish qe nuk pranojne rezultatin!!!

Gramoz Ruci nuk eshte se e thote thjesht nga humbja kete gje, eshte nje kalkulim mjaft i hollesishem per te larguar vemendjen nga pergjegjesia e Rames dhe njerezve te tij per humbjen dhe pergatitjen e terrenit per "propozimet nga baza" qe Rama te mos largohet nga kreu i PS-se.

Rama humbi zgjedhjet, premtimi i tij per te rikthyer socialistet ne pushtet ne kohen kur u zgjodh kryetar i PS nuk arriti te behej realitet. Keshtu qe te zbatohet statuti i PS, premtimi i vet Rames dhe precedenti i doreheqjes pas deshtimit ne zgjedhje.

Blushi sigurisht qe eshte nga pretendentet per postin e liderit te PS, por keto qe thote dhe ka kurajon ti thote, jane shume te verteta.

PS-ja humbi, te pranoje rezultatin dhe te pergatitet per opozite qe duhet thene ka shume mundesi ta beje mire, pasi numri i deputeteve ne parlament eshte i madh.

Goditja me e forte e Rames ndaj kesaj qeverie u dha dhe nuk arriti ta mposhte, fabulat e tij ju treguan publikut dhe nuk i besoi kush, strategjite e tij u vune ne pune dhe nuk dhane rezultat, keshtu qe ky nuk ka se cfare jep me shume si lider i opozites.

Tani opozita ka nevoje per nje lider tjeter, per nje motivim tjeter, per strategji tjeter, tek e fundit per fabula te tjera dhe njerez te tjere qe shumica qeverisese e ka me te veshtire ti sulmoje, ndersa per Ramen e kishte dhe e ka shume te lehte ti pergjigjet me te njejten monedhe per te gjitha akuzat dhe sulmet e tij.

Po mire dhe ne qofte se i humbin zgjedhjet njerez jane, me koke,

me duar, me kembe, me zemer...

Ju i doni liderat ekuivalent me ate tjetrin qe i fiton zgjedhjet me zor ...

po ashtu nuk ka me, vetem Nje eshte...dhe ne duhet te jemi te lumtur per kete.

Nuk po i kerkon kush fitim zgjedhjesh me zor Rames, brenda rregullave te lojes, humbe, iken. Keshtu eshte rregulli kudo ne boten demokratike.

Po ju mbajeni, mbajeni Ramen, ja lehteson shume punen kesaj qeverie nje lider i shpartalluar si Rama.

Po leri or bure ne qefin e vet njerzit .Keta vdesin per nje cike udheheqes , mezi gjeten nje enver tjeter , le ta mbajne dhe ta gezojne , nje gje eshte e sigurt , se dhe zgjedhjet e tjera i kane te humbura , sepse asnje shqiptar nuk do e ruaj per pasaporta greke kur te behen zgjedhjet e tjera , se kjo ishte armame e forte e tij . Qysh tani kane filluar ta kuptojne emigrantet e shkrete , na i futi rama thone , Se ia beri premtimin ne ditet e fundit dhe nuk kishin shume kohe ta bluanin .

Mè bèn shumè pèrshtypje...mè duket sikur mè tè nxehur me ramèn janè simpatizantèt e analistèt e  pd se sa ata tè ps....kush e di pse?? nuk mè duket se blushi po thotè ndonjè gjè qè nuk qèndron kètu...pasi  ti rikthehet mandati i fierit dhe ndoshta ai i beratit( nè fund tè fundit kèrkohet vetèm numèrimi i votave) ps...do ti hiqet arsyja pèr tè protestuar ramès e ruçit e do tè bèhet analiza pse e qysh humbèn!!

Mè bèn shumè pèrshtypje...mè duket sikur mè tè nxehur me ramèn janè simpatizantèt e analistèt e  pd se sa ata tè ps....kush e di pse??

Dy fjale: Bashkia e Tiranes! smiley

P.S.

Kryetari i PSV Eindhovenit Petro Koci kishte dhene doreheqje nga kryetarlluku, por partia nuk e kishte pranuar kete! smiley

Petrua, akoma nuk eshte shprehur per kuchkllikun e Ilirit!

No Koment! smiley

 kjo eshte puna kryesore e edit tani, pastrimi PS nga rucet me shoke...

Kush e tha qe Rama nuk do te jape doreheqjen?

Ne deklaraten e fundit per shtyp ai tha qe po pret rezultatet zyrtare te zgjedhjeve, qe ende nuk po dalin. Rama qe udhehoqi PS, do coje deri ne fund punen qe ka nisur, duke kontestuar zgjedhjet nqs ato jane te parregullta (sic jane gjasat). Kaq. 

Ne rast se mbas kesaj faze do te rizgjidhet si kryetar athere eshte tjeter gje, mgjt ai e ka thene shprehimisht qe do qendroje deri ne perfundim te zgjedhjeve.

 

Mirmbrema peshq

Se pari dua tju them se jam ne karantine ( vetem 1 koment ne dite) sepse sipas admin me ka zene semundja anti shqiptar. Meqense kam share partine do te thote se kam ofenduar popullin, sepse kur themi partia nenkuptojme populli dhe kur themi populli nenkupotjme partine. Si antishqiptar me lejohet vetem nje koment ne dite

Se dyti as ,mos shpresoni qe Rama te jape doreheqejn bile edhe komisjoni parlametar hetimor Rama 2 per lejet e ndertimit do te shperndahet si antikushtetuse dhe Rama do te pranoj rezultatin e zgjedhjeve.
Nuk ka gje me te rednesishme per Ramen se mbajtja e bashkise 

Natne shifemi neser ne te njejten ore  smiley

Ose Edi duhet ti pastroje Rucet, Xhafajt, dhe Islamin ose keta do ta pastrojne Ramen. kam frike se po ndodh kjo e dyta

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).