Bëhu i mirë, Edi Rama!

Pranojeni  humbjen dhe krijoni imazhin e njeriut serioz dhe të mirë. Për hir të shumë njerëzve që besuan se ju vërtet u bënë socialist dhe se ju vërtet deshët shumë të merrni pushtetin për të mirën e tyre. Keni bërë shumë lëvizje, kalkulime, hatër mbetje, keni pozuar dhe keni heshtur, keni kënduar dhe jeni dehur gjatë fushatës.  Keni ngritur në podiume fëmijë dhe keni luajtur me dramën e të moshuarve. Ju bëtë një fushatë telenovelash me shije të pështjellimit social. Ky vend nuk e meriton një formë të tillë talljeje. Sepse sapo ka njohur dinjitetin e njeriut me kartën e identitetit, sepse sapo ka njohur dinjitetin e njeriut të denjë për të qenë pjesë e NATO. Ky popull shpreson ende, sepse ka dinjitet. Dhe shpreson tek njerëzit që peshojnë po aq sa dinjiteti i tyre i thjeshtë.

Nuk  besoj se ju nuk e njihni institucionin e dorëheqjes. Sepse nuk besoj që ju nuk keni mësuar nga demokracia, pjesë e së cilës, ju ishit në fillimet tuaja, i shkëlqyer dhe i ethshëm. Një herë në jetë njeriut i ndodh të jetë i mirë. Nëse ka një çast që e bën të ndjehet i rëndësishëm njeriun është vendimi i drejtë dhe i ftohtë që merr në çastin më të keq te jetës dhe arsyeja që zgjon te ai dëshirën për të qënë i mbarë, i besueshëm, i fortë dhe serioz.>smiley>

Gjatë këtyre kohëve kam ndjerë se brenda jush janë vërtitur arsye dhe mosarsye, por gjithmonë kam dashur të besoj se keni ende brenda vetes suaj atë sharm që e shfaqët në vitet ’90, kur unë dhe miqtë e mi ju lexonim me kuriozitet dhe dëshirë, kur kërkonim të shikonim të ju liderin e arsyes dhe të progresit tonë demokratik.>smiley>

Asnjëherë nuk kam këmbëngulur të njoh zhvillimin e mëtejshëm të karrierës suaj, e kam evituar kujtesën për t’ju mbajtur mend gjatë, sepse gjithmonë ka dashur të mbaj mend ato shkrime të para, atë shpërthim të denjë për atdheun tonë të brishtë.>smiley>

Ju ishit pjesë e një kohe që na nxori nga baltovina e diktaturës. Dhe krijuat një imazh të mirë në njerëzit e thjeshtë. Ju këmbëngulët për të krijuar një staturë pushtetari të arsyeshëm, të kulturuar, të një menaxheri punësh publike që do kishin fjongon e tyre të suksesit pastrimin e Lanës, por do vuanin ngërçin e madh të bunkierizimit të pamend të Tiranës. Ju nxorët për vite me radhë në progresion gjeometrik rritës një veti, e cila, nëse lind pa vetëdije rritet me vetëdije të plotë - ajo quhet lakmi për pushtet. Lakmi për të krijuar një model të ri modern diktatori në një vend të vogël si ky i yni, i cili ende vuan nga pasojat e asaj diktature tjetër. Ju deshët të lulëzonin hibride të asaj morse, të cilën e pështytë vitet e para të demokracisë. Të atyre viteve kur unë lexoja dhe rilexoja me ëndje refleksionet tuaja dhe të z.Klosi. Dhe mendoja. Natyrisht, me mendjen time, pa asnjë lloj indoktrinimi prej jush apo prej askujt tjetër.>smiley>

Kjo është koha e bukur kur njeriu nuk mbushet me demagogji. Kur njeriu mendon se mund të ketë një atdhe. E ndjeja se edhe ju kërkonit atdheun po aq sa unë. Ndërsa lexonim Rilindjen Demokratike me qumështin e gjirit që binte mbi faqet e ashpra, ne, mijëra gra të reja atëherë, shikonim te ju, te shokët tuaj, shpresën e madhe. Ne rritëm fëmijët duke mësuar edhe vet se sa e vështirë ishte demokracia. Ne u përpoqëm të mos lëndoheshim kur na shtynin politikanët e anës suaj nëpër rrugë, kur na hidhnin jashtë dere, pushtetarët e devizës suaj, kur na linin pa punë bashkë-padronët  tuaj të pushtetit të majtë. >smiley>

Ndërsa rrotullimi juaj ishte i tmerrshëm dhe monstruoz. Ju u bëtë një bankë e madhe përfitimesh. Ju krijuat një shtet të madh në Tiranë, ku askush nuk fliste veç jush. Askush nuk kishte fuqi veç jush. Ju e latë Tiranën të asfiksuar. Pa frymë. Pa ajër. Pa demokraci. Ndoshta e bëtë nga dashuria për të. Dua shumë ta besoj. Por është e pamundur. Ju e përçmuat Tiranën. Tani, ende dua të shpresoj se nuk do përçmoni gjithë vendin duke luajtur me peshoren e votës. Ajo ju nxjerr jashtë. Dhe dua shumë të shikoj një ikje prej burri, zoti Edi Rama. >smiley>

Ju arritët në krye të shumë pushteteve. Por harruat se pushteti ka fytyrën e Meduzës. Ai të magjeps. Ai të shpërbën thelbin, atë të mirin, atë të thjeshtin të cilin besoj se dikur e kishit brenda vetes por e humbët me dëshirën tuaj. Në kulmin e marrëzisë suaj elektorale. Ju zhvilluat një kryqëzatë elektorale ku përçmuat gjithë të djathtët dhe të majtët. Ju u mbështetët jo në pasionin dhe idealin e qindra socialistëve të thjeshtë, por në blindat e ndërtesave shumëkatëshe  dhe pronarëve të tyre, të trusteve të fuqishme që vet i mbarsët dhe i bëtë  të përbindshëm si trustet e famshme të Lulelakrës në kohën e lindjes së nazizmit në Gjermani! Para se ju të kuptoni batakun ku ju ka futur kjo lloj marrëveshje, ata do t’ju kenë braktisur për hir të lartësisë e cila për ta, kurrë nuk është marramendëse.>smiley>

Unë dua të besoj se ju jeni i mirë. Unë dua të dëgjoj atë Edi Rama që kam dëgjuar në vitet e para të demokracisë, por kur shoh si shfaqet emri juaj në formën e fantazmës në fjalitë vrastare dhe kobndjellëse të Ruçit, më vjen në mendje historia e ’97-ës, ku nëse nuk e kemi patur të qartë si u mbars, tashmë kuptojmë se janë të njëjtat histeri që bulërojnë  me zellin e një kulture shterpe, ato që për pak çuan në rrënimin e vendit atë kohë.>smiley>

Ju, më mirë se kushdo tjetër e dini filozofinë e ikjes së bukur nga pushteti. Ikja me respektin për fitoren e kundërshtarit ju bën më të respektuar dhe e fut ikjen tuaj në historinë e suksesit të demokracisë shqiptare.>smiley>

Njerëzit pas shumë vitesh do kujtojnë një Edi Rama që diti të ikte me dinjitetin e të humburit, por ama, me dinjitetin e njeriut. Dhe nuk do harrojnë asnjëherë se majat e stuhishme janë për njerëzit e fortë që mbahen jo në degë të thyeshme, (atë që ju e kthyet në devizë të pushtetit tuaj!) por në rrënjë të fuqishme, këtë ta jep vetëm dashuria e madhe për vendin dhe ai që e meriton lavdinë e kësaj kohe, ai që shikon pothuaj dritën e zotit brenda zemrave të çdo shqiptari duke e bërë të bardhë pamjen dhe Shqipërinë sot është vetëm Sali Berisha, vizionari prej shikimit të të cilit ja vlen të shikosh të kuptosh dhe të edukosh vullnetin për t’i shërbyer demokracisë. Dhe këto janë më të forta se çdo rrënjë.>smiley>

26 Komente

Per admin : kjo faqja ka ca probleme.

 

Ketu akuzohet Rama si njeri dhe kerkohet qe te sillet si udheheqes. Nga nje ane i thuhet qe nuk eshte i tille, nga ana tjeter i kerkohet qe te sillet si i tille.

Njerëzit pas shumë vitesh do kujtojnë një Edi Rama që diti të ikte me dinjitetin e të humburit, por ama, me dinjitetin e njeriut. Dhe nuk do harrojnë asnjëherë se majat e stuhishme janë për njerëzit e fortë që mbahen jo në degë të thyeshme, (atë që ju e kthyet në devizë të pushtetit tuaj!) por në rrënjë të fuqishme, këtë ta jep vetëm dashuria e madhe për vendin dhe ai që e meriton lavdinë e kësaj kohe, ai që shikon pothuaj dritën e zotit brenda zemrave të çdo shqiptari duke e bërë të bardhë pamjen dhe Shqipërinë sot është vetëm Sali Berisha, vizionari prej shikimit të të cilit ja vlen të shikosh të kuptosh dhe të edukosh vullnetin për t’i shërbyer demokracisë. Dhe këto janë më të forta se çdo rrënjë.

Ku t'i gjej rrenjet e tua parti smiley.

"Kuje kuje" kur thote halla ime qe e kam si shpirt.

Bir Selman i nenes, ke te qash me pare.  Admina, boni sevap mer me keto prurjet se na patakset lol. 

Monda, sa here jemi ankuar qe nuk ka seksion humori tek Peshku? Shume, teper here. Me sa duket na kane degjuar.

 

Ju lutem peshkatare, une e disa miq ketu jemi ne krize misteke sepse nuk po interpretojme dot kete. 

ai që shikon pothuaj dritën e zotit brenda zemrave të çdo shqiptari duke e bërë të bardhë pamjen dhe Shqipërinë

 

Na ndihmoni!

Aha, na e kane bere me hile adminat, des.  Kane heq seksionin e humorit, ndaj i shperndajne keto prurjet ku te kete vend teper smiley.

Yeap, yeap ... help wanted smiley.

Vasil, e gjeta.

 

Varianti 1

 

Zoti B. i shikon te gjithe si te mire, e detyrimisht edhe keta behen te mire kur i shikon ai, e detyrimisht edhe atdheu behet me i mire kur ai hedh syte e tij ne ate cope toke. Tokat e thara behen pjellore, Inis Gjoni rifiton virgjerine kur ai e shikon e Salihi çoç e ben ndonje gol.

E keqja e kesaj eshte qe duke i pare qe te gjithe si te mire ben miqesi me njerez qe pastaj na dalin pak si gri.

Pra nje fare Mbreti Mida.

 

 

P.S

Ka logjike, me sa zbulova zonja/zonjusha qe ka shkruar kete shkruaka libra per feminj. Misteri behet akoma me i madh.

Qellimi i shkrimit eshte i mire por nuk vlen per gje, humbet ashtu sic humbi garen zgjedhore Rama.

Ato bicim nostalgjite per Edi Ramen e viteve nentedhjete, jane me shume deshire per te menduar se Rama ka qene i mire dhe duhet ta therrase ate miresi. Ne te vertete nuk eshte keshtu, i njejti person si atehere dhe si tani, nje anarkist me karakteristika ekzibicioniste shqetesuese qe me shume se per ide dhe bindje, vlera dhe vizion ka folur dhe eshte hedhur perpjete si gjysma-gjel vetem per te dale kunder rrymes dhe thjesht nga inati.

Po te shikohet perciptazi veprimtaria pushtetore e Edi Rames qe nga viti '98 nuk te le asnje fije shprese se ky showman, i thirrur ne politike dhe administrim te parave publike ne menyre te dyshimte, do te ishte ne lartesine e nje lideri politik te nje vendi anetar te Natos.

Fryma antidemokratike e tij, e shperfaqur qe heret dhe sidomos kur ishte ne krah te Fatos Nanos per zgjedhjet lokale, eshte shume me e forte tani qe nuk pranon humbjen dhe nuk merr pergjegjesite e tij per kete humbje duke permbushur premtimin e tij dhe te jape doreheqje nga kreu i PS-se.

Hyri ne gare me lloj lloj fabulash, qe ne fund rezultuan deshtim total dhe mori pergjigjen e shqiptareve ashtu sic e meriton.

Hyri ne gare me lloj lloj fabulash, qe ne fund rezultuan deshtim total dhe mori pergjigjen e shqiptareve ashtu sic e meriton.

Mire mer mire, po sikur ajo PS-ja e tij mori me shume vota ne rang vendi nga cdo parti tjeter? 

Anarkist the?  Radhen e fundit qe kishim nje si tip "anarkie" ne vend, sikur s'e mbaj mend Ramen te ishte verdalle.  Nejse xhanem, me rrenjet e partise dhe tine. 

@ Vasili: smiley

Gjithesesi, parrulla qendron, still help wanted lol.

PD-ja eshte 69 mandatete deputetesh ndersa PS-ja e Rames eshte 64 mandate deputetesh. Bjeri lapsit dhe gjeje diferencen.

Koalicioni i PD-se eshte 46.85% ndersa Koalicioni i PS-se se Rames eshte 45.36%.

PD-ja eshte fituese e zgjedhjeve si partia me me shume vende ne parlament dhe si koalicion ne vote popullore, ate 0.40% qe ka me teper PS-ja deri tani si subjekt, ja u kemi falur.

Anarkine nuk e kupton ti, eshte dicka me e thelle, ja ndoshta del ndonjeri ketu dhe ta shpjegon.

PS ka nje statut. ketu nuk eshte fjala per t'i thene Rames c'te beje se ky statut duhet te respektohet. Po pyetja qe mu ngrit nga ky shkrim, e qe nuk po i jap xhevap eshte; A dua une qe Edi Rama te beje pike per pike sic i flet ne vesh Miranda Haxhia? Sepse me dha imazhin e njerit qe ka hipnotizuar nje tjeter dhe po i thote se c'duhet te beje. Si ujku, demit "Pa brire ti je pasha..."

  

The Speaker, marrc nga komentet e mia mer djale, rrofsh per sqarimin, se helbete prandaj edhe bejme ndonje dore muhabet ketu, edhe per te kuptu gjonat e fella a koncepte te komplikume si psh bie llafi "anarkia." 

Ja keshtu.

PS: Blend, welcome te the club of "help wanted" smiley.

Tu rritte ndera e pac e dhashe moj Monde se kam nevoje per pak komente ne dispozicion pasi administrata me ka dhene dicka shume te kufizuar, tremben se jam armik i partise.

Shiko Monde, duke pare kete qe ndodh ketu, po te fitonte Rama i trembesha shume nje situate qe nje shkrimtar i madh e ka pershkruar keshtu: Ne koherat e mashtrimit, thenia e te vertetes eshte akt revolucionar.

Po mer Speaker, te fitonte Rama vallai Armageddon do ishte bere Shqiperia smiley.  (Love the soundtrack of the movie btw.)  Do kish cfare te shkrunte dhe shkrimtari i madh ...

PS: nder pac, e oferta qendron smiley.

PPS: Meqe eshte edhe nje teme per limitet e komenteve, do ishte ide e mire te fillonim nje si tip biznesi te vockel me dhenie-marrjesh komentesh, per ata/ato qe i kane teper a manget smiley.

Monde..Mendoj se kohet per tu bere Armageddon o Rammagedon kane marre fund.Njerezit kane njohur lezetin e pasurimit e te mireqenies....Jo me kot e mbylli sqepin edhe Ruçi....Njerezit madje kane harruar se ka patur zgjedhje.Ngasin mbas punes e bisneseve e ashtu qofte.....Komentet e mia te neserme i kam ne shitje....Kush i do??

Pu cer Gazetare qe qeka kjo Miranda Haxhia ,po boka nje monolog me veten e vete dhe me  Ramen  , ke vetja ke Rama ,ke Rama ke vetja ,...me nje qef te modh ,me bo show gazetarie ,te tipit "per inot qe nuk fitove " ...qellimi eshte te mbushi mendjen  lexuesit popullor ,popllit pra , qi Edi Rama ...nuk eshte aq i gjate sa shikohet  eshte i shkurter ,sa Ilir Meta !!!!

Miranda  do me na mbush mendjen se ajo eshte  (k)analiste , flet ne numrin shumes veta e dyte , me Edi Ramen ,duke e imagjinuar perpara ,dhe duke  e vene me shpatulla ne mur ,duke e goditur me shpulla ,dhe duke i thene atij  gjithfare perallash me  Nastrdin per Demokracine dhe institucionin e demokracise . Ja ,ja ,Miranda e ka bere lecke fare ,fare ! Dhe me kete shkrim Miranda  do te marre duart trokitje te llatarshme !

Miranda e konsideron popullin lexues  bageti e buqesi ,e konsideron si femijte e kopshtesh ,pa dreke ,qe  duke degjuar edukatoren ,(qe as ka shance ta degjojne se e kane mendjen te dreka dhe barkun e kane bosh ) ,ata femijet do te ngelen me goje hapur !!

Shkrim me  i indoktrinuar dhe influecuar se ky nuk kam pare ,dhe Miranda Haxhia pretendon se ky eshte nje shkrim kritik objektiv !!!

Edhe ky shkrim si te gjithe te tjeret ...jane copa letrash nga copa njerzish qe marin rroga dhe urdhera se si te shkruajne ,si quhen keta ,Kalemxhinje  ?

Sepse sapo ka njohur dinjitetin e njeriut me kartën e identitetit, sepse sapo ka njohur dinjitetin e njeriut të denjë për të qenë pjesë e NATO.

ai që shikon pothuaj dritën e zotit brenda zemrave të çdo shqiptari duke e bërë të bardhë pamjen dhe Shqipërinë sot është vetëm Sali Berisha, vizionari prej shikimit të të cilit ja vlen të shikosh të kuptosh dhe të edukosh vullnetin për t’i shërbyer demokracisë.

Rujna Zot! Ka njerez qe dine me shkrujt e me lexu qe mendojne keshtu mer???

 Ed Rama, amon jep doreheqjen per Miranden, ke qene cun i mire mer moot mooti po Miranda eshte merzitur me ty. Nqs do qe Miranda te te respektoje per ate qe ke qene, te lutem jep doreheqjen sepse ti prandaj ekziston qe te kenaqesh njerez si Miranda. Si s'te vjen turp mer Ed, e zhgenjeve Miranden, e more ne qafe, ajo as buke nuk ha dot tani. 

Nderkohe dikush tjeter thote qe Rama s'ka qene ndonjeher i mire se ka qene anarkist dhe rrugac. Ai ka pas degjuar muzike te huaj ne kohen e sekretarit te partise berisha dhe shkonte me goca te bukura. Gjithashtu ka dale edhe nudo ne nje plazh nudo. Ky njeri nuk i njef benevreket dhe duhet te ike nga PS. Kjo bie ndesh me direktivat e berishes per te jetuar si revolucionare.

Ed Rama, amon mos ik qe mos i bosh qejfin ktyne viktimave se nuk do kene me cer te merren dhe do i merzitet jeta. Ti po i ma gjalle, have mercy.

Ndërsa lexonim Rilindjen Demokratike me qumështin e gjirit që binte mbi faqet e ashpra, ne, mijëra gra të reja atëherë, shikonim te ju, te shokët tuaj, shpresën e madhe.

 

A osht n'terezi kjo mer? E shkreta gazetare paska hum menjen!

A ka editor kjo gazete mer amon.....se na boni me shku ke Ura Brarit me me u fresku n'lume!

 

The opinions expressed herein or statements made in the above comment are solely those of the author, and do not necessarily reflect the views of PPU

 Une jam pjese e kampit qe mendoj qe Rama duhet te jape doreqjen. Nuk besoj qe ai duhet te digjet totalisht politikisht, por ama ne krye te PS duhet te vi dikush tjeter, dhe larg rrethit te afert te tij ne krye te PS gjate ketyre viteve. 

 

Megjithate me duhet te pranoj qe ky lloj shkrimi vetem ne Shqiperi vazhdon te ekzistoj. Me kujton hartimet qe duhet te benim njehere e nje kohe ne 8vjecare. Fjale te bukura, po pa asnje lloj lidhje llogjike, ose ne kete rast shume pak lidhje. 

Do ishte mire qe gazetat te vine ca standarte per shkrimet. Ashtu si ne boten akademike ekziston shkrimi akademik, nuk do ishte keq qe dhe gazetat te vendosnin ca standarte te tilla. Te lexosh per qumeshtin e gjirit.... boh... mua me duket e cuditshme dhe nonsens. 

Ju kerkojme ndjese shume o ramista, mos te jape doreheqje Edi Rama, aty mbajeni deri sa te kete ymer.

Te ju tregosh ju humneren, ju perseri shkoni dhe bini ne te pasi nuk ndryshoni shteg vetem pse ja u thone kundershtaret, keshtu qe na falni ne qe ju sulmuam udheheqesin qe edhe kur humbet fiton.

Dikur thonit per Nanon qe do ta mbajme si Papen ne Rome, Nano iku vete se per ju aty do ta kishim perseri, tani nuk e leshoni Ramen.

E keqja eshte o ramista se jeni pak, qe tani kane filluar te ngjallen blushet, malajt, majkot dhe do ta heqin Ramen, keshtu qe ju pergatituni mos te ju bie si bombe.

o speaker po zbrit nga maja e plehut o "burre"

Prit sa te mbyllet pazari se ben vaki tani berisha vete i hapi rruge deputeteve te PD qe te hyjne ne nje qeveri me meten pa i ardhur turp.

 

 

 

Ne shumicen e ketij shkrimi, nese zevendesojme emrin "Edi Rama" me "Sali Berisha", nuk do kete asnje ndryshim artikulli, apo trakti, apo nuk e di cfare quhet.

Znj. Haxhia, nuk kam patur rastin te lexoj librat tuaj dhe m'a do mendja qe jeni shkrimtare e mire. Por, nga ana logjike dhe etike (e di, koncepte qe jane shfaqje te huaja ne Shqiperi), s'eshte e drejte qe dikush si ju qe ka qene/eshte ne listat e kandidateve per partine kundershtare, te japi keshilla se c'duhet te beje kryetari i partise se krahut te kundert.

Nese jeni kaq e shqetesuar per mbarevajtjen dhe zhvillimin e demokracise, perse nuk provoni t'ja thoni te njejtat gjera kryetarit te partise tuaj? Nga llogaritjet i bie qe te kete qene jo vetem i inkuadruar ne politike, por edhe kryetar partie, shume me teper vjet se Edi Rama.

Me verte qe duhet nje seksion humori.

Mire, e kuptova fare mire znj. Miranda me dy fjali qe ka shprehur vete ajo:

Dhe mendoja. Natyrisht, me mendjen time, pa asnjë lloj indoktrinimi prej jush apo prej askujt tjetër.

per te vazhduar nje rresht me poshte:

Kjo është koha e bukur kur njeriu nuk mbushet me demagogji.

dmth. edhe zonja, si shume te tjere, perfshi Ramen, duke u rritur ka humbur idealet, endrrat per nje atdhe dhe eshte kthyer nga interesat e saja, si gjithe te tjeret qe duan pushtetin.  Urime per shkrimin! Rrofte sinqeriteti!

p.s. Tani Edi, te behet djale i mbare dhe te iki vete, sic i ka hije nje njeriu me dinjitet... Po Berisha pse na rri para syve perdite qe nga '97-ta e ketej... pse nuk jep doreheqjen Mediu, po shkon e na behet prape deputet? Ketyre s'u paska humbur dinjiteti, valle?

Nejse, po e le me kaq, se ma prishi komplet diten ky shkrim.

E kam vene re dhe ne shume bla bla bla keto dite te peshku: Cfare te keqe ka fjala "llogari" qe perdoret fjala "kalkulime" gjithandej??

e ka iris e ka se pastaj fjalen negociate duhet ta themi troc PAZAR.

Me mire ti biem nga kina dhe bejme sikur nuk kuptojme ca gjona.

He mo Ed behu i mire se nxehet gazetarja e shkruan perseri pastaj, te lutem, behu i mire per ne.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).