Basha: Vizat hiqen brenda nje viti

INTERVISTA/ Ministri i Jashtem Lulzim Basha shpjegon nga Brukseli, arsyet pse Bashkimi Evropian do te mbaje te hapur ne vemendjen e tij, ceshtjen e zgjerimit te metejshem

Ministri i Jashtem Lulzim Basha eshte optimist se Bashkimi Evropian do te mbaje te hapur ne vemendjen e tij ceshtjen e zgjerimit te metejshem. Ne Bruksel ku ministrat e jashtem te BE-se i hapen driten e gjelber Islandes per te filluar bisedimet e anetaresimit vetem pak jave pas aplikimit, Basha i dha dje interviste BBC-se. Duke iu pergjigjur shqetesimeve evropiane per vonesat ne daljen e rezultateve te zgjedhjeve, Basha thote se procesi gati njemujor i numerimit te votave eshte brenda cdo afati ligjor.

Cili eshte reagimi juaj pas mesazhit te dhene nga ministrat e jashtem te BE-se ne Bruksel?

Duhet kuptuar si nje mesazh shume inkurajues per Shqiperine dhe per shqiptaret. Mendoj se deklarata e Bashkimit Evropian qartesisht rikonfirmon mbeshtetjen qe Bashkimi Evropian i jep axhendes se zgjerimit ne Ballkanin Perendimor dhe merr shkas pikerisht ne kete deklarate nga aplikimi i Shqiperise i paraqitur ne 28 prill, nga kryeministri Berisha presidences se radhes dhe i cili pritet te trajtohet sipas kesaj deklarate pas perfundimit te procedurave zgjedhore.

Kur eshte fjala per procedurat zgjedhore, njoftimet nga Brukseli lene te kuptohet se ne qender te vemendjes se takimeve dhe bisedimeve qe keni pasur ju atje ka qene pikerisht edhe zvarritja e shpalljes se rezultateve perfundimtare te zgjedhjeve?

Nuk do te thoja se ka nje kapercim sa i perket kohes qe ka marre procesi sepse kjo kohe eshte parashikuar me ligj. Une mendoj se qartesisht procesi vleresohet nga te gjithe partneret tane evropiane. Eshte nje proces i cili tashme eshte i perfunduar, por teknikisht KQZ-se, Komisionit Qendror te Zgjedhjeve do t'i duhet te prese edhe per keto pese dite te kesaj jave ne menyre qe te ezauroje afatin peseditor ligjor qe i jep kodi cdo force politike apo cdo subjekti politik per te ankimuar ndarjen e mandateve dhe merr formen e prere ne daten 1 gusht. Pra jo me shume se afer nje muaj pas dites se zgjedhjeve ne kemi perfunduar cdo procedure teknike, cdo kontestim. Pra, mendoj se krahasuar edhe me zgjedhjet e tjera ne Shqiperi, por krahasuar edhe me zgjedhje te standardeve euroatlantike, kjo eshte nje kohe jashtezakonisht e arsyeshme per te perfunduar nje proces zgjedhor duke perfshire ketu edhe periudhen e kontestimeve dhe konfirmimeve.

Kur eshte fjala per kontestimet, cfare mund te thoni per kontestimet qe vijne nga blloku i majte, saktesisht sot pasdite do te dihet edhe qendrimi i Partise Socialiste dhe aleateve te saj lidhur me njohjen apo, nuk perjashtohet mundesia, edhe mos njohjen e ketyre rezultateve?

Mendoj se duhet te sqarojme qartesisht dy ane te ketij diskutimi. E para ka te beje me anen ligjore, dhe ketu qartesisht nuk ka vend per hamendesime, pasi KQZ-ja me vote unanime 7 me 0 ka miratuar te gjitha mandatet perkatese per cdo qark te Shqiperise cka do te thote se KQZ-ja, si nje organ i zgjedhur me vote unanime te Partise Demokratike dhe te Partise Socialiste ne parlamentin shqiptar duke zbatuar kodin, po keshtu te miratuar ne menyre unanime nga deputetet e Partise Socialiste dhe Partise Demokratike ne kuvendin shqiptar, i ka dhene pergjigjen perfundimtare kesaj pyetje. Pra nuk ka asnje kontestim ligjor i cili nuk eshte trajtuar ne menyre ligjore, dhe qe nuk ka marre pergjigjen ligjore. Pjesa e dyte sigurisht ka te beje me politikat e brendshme te Partise Socialiste dhe me faktin se statuti i kesaj partie parashikon pasojat e caktuara per lidershipin e Partise Socialiste ne lidhje me rezultatin humbes te Partise Socialiste ne zgjedhjet e 28 qershorit. Personalisht mendoj se nuk duhet qe partia Socialiste apo lidershipi i saj te vendose interesat e ngushta te nje personi, nje grupi apo te nje klani mbi ato kombetare duke hedhur ne tregun e retorikes politike fjale te tilla te renda dhe pa vend ne vitin 2009 per nje vend anetar te NATO-s, sic eshte bojkoti politik, por natyrisht kjo eshte ne dore te Partise Socialiste, e cila pa dyshim do te mbaje edhe barren e plote te pergjegjesise per cdo vendim qe merr.

Keni pasur bisedime qofte edhe telefonike me zyrtare te larte te Bashkimit Evropian, perfshire edhe ministrin e jashtem te Suedise Bildt, qe eshte kryesues i radhes i BE-se, lidhur me ceshtjen e regjimit te vizave. Nuk ju vjen keq qe vetem Shqiperia dhe Bosnja u vecuan nga heqja e vizave per momentin?

Ne raport me nje nga kriteret kryesore teknike, pasaportat biometrike, momenti i fundit i verifikimit nga Komisioni Evropian dhe nga Bashkimi Evropian ne teresi ishte maj i ketij viti. Shqiperia sapo kishte nisur procesin e prodhimit te pasaportave biometrike. Opinionit publik i kujtohet qarte se pasaporta e pare eshte leshuar ne prani te zevendeskomisionerit Jacques Barrot, i cili ndodhej per nje vizite zyrtare ne Tirane.

Por ne kete kontekst une dua te perseris, se pari, angazhimin e shprehur qarte nga qeveria shqiptare, nga kryeministri Berisha, per te ecur perpara ne procesin e pasaportave biometrike, proces i cili sot po ecen me nje ritem shumefish me te larte se sa ai i pritshem apo i deklaruar perpara zyrtareve te Komisionit Evropian, para te cileve kemi deklaruar se nga fundi i vitit do te kemi 100 mije qytetare te pajisur me pasaportat biometrike, dhe me ritmet e sotme jam i sigurt se ky ritem do te dy, tre apo katerfishohet. Dhe se dyti, ashtu sic e ka bere te qarte edhe Brukseli zyrtar, verifikimi i ketij procesi, i cili ndodh ne periudhen tetor, nentor, qartesisht do te hape dyert edhe per Shqiperine edhe per shqiptaret. Nje gje do te jete e sigurt, qe angazhimi i kryeministrit Berisha, i qeverise se tij, qe brenda vitit te pare te mandatit te dyte shqiptaret te levizin pa viza ne hapesiren Shengen, eshte plotesisht i realizueshem dhe ne po punojme qe kete premtim jo vetem ta realizojme ne kohen e duhur, por edhe ta afrojme sa me shume per te cilen po ashtu mbetem optimist.

Tetori i Shqiperise
Nga Oana Lungescu, BBC
Ribotuar nga Koha Jonë
E Merkure, 29 Korrik 2009

Bashkimi Evropian ka ndermarre hapat e pare drejt pranimit te Islandes si pjese e bllokut me 27 anetare. Ministrat e Jashtem te BE-se qe jane mbledhur ne Bruksel i kane kerkuar Komisionit Evropian te filloje vleresimin e gatishmerise se Islandes per anetaresi. Bisedimet per anetaresi me Islanden, e cila aplikoi per anetaresi ne BE pasi u godit rende nga kriza financiare globale, pritet te ecin perpara me shpejtesi. Megjithate ministri i Jashtem suedez, Carld Bildt, mohoi se Islanda do te marre trajtim te preferuar.

"Nuk do te kete nje proces te shpejte per Islanden, por eshte e qarte se ka tashme nje proces me te shkurter per Islanden, sepse ata jane tashme pjese e nje tregu te vetem dhe ne zonen Shengen," tha Bildt. "Ka edhe aplikime te tjera mbi tavoline, eshte aplikimi shqiptar, megjithese ne nuk jemi ende atje, dhe mund te kete edhe te tjere," tha ai dhe shtoi: "Zgjerimi mbetet nje ceshtje e rendesishme."

Por, ky hap ndaj Islandes mund te coje ne zhgenjim ne mesin e vendeve Ballkanike qe kane kohe qe kane aplikuar per anetaresi. Megjithate, vendet e BE-se duan t'i ofrojne garanci te reja vendeve te Ballkanit se ato nuk do te harrohen. Ka shqetesim se vonesat mund te nxisin mungese stabiliteti politik. Shqiperia, qe aplikoi per anetaresi ne BE ne prill, ende po pret te marre nje pergjigje, per shkak te pasigurise lidhur me rezultatin e zgjedhjeve te muajit te shkuar.

Por cfare duhet te presin vende si Shqiperia dhe vende te tjera te Ballkanit perendimor nga presidenca suedeze? Ekziston ndjenja se per shkak te pasigurive ne vete Shqiperine, dhe shqetesimit per pranimin e anetareve te rinj ne BE, blloku do te shmange ndonje njoftim te ri lidhur me zgjerimin deri pas zgjedhjeve gjermane me 27 shtator dhe referendumit irlandez me 2 tetor. Keshtu, Shqiperise mund t'i duhet te prese deri ne tetor si afati me i afert per te marre ndonje pergjigje per aplikimin e saj. Megjithate, Suedia, eshte nje presidence e mire per vende si Shqiperia dhe ministri i Jashtem suedez Karl Buildt ka thene shprehimisht se ai mendon se BE-ja nuk duhet ta vonoje zgjerimin ne drejtim te Ballkanit sepse kjo gje mund te shfrytezohet nga nacionalistet dhe te rrise rreziqet politike. Por edhe Britania kembenguli qe ne deklaraten e mbledhjes se tanishme te Ministrave te Jashtem Shqiperia te permendet vecanerisht. Dhe ne deklarate eshte nje paragraf qe thote se "BE-ja perfiton nga rasti te ritheksoje mbeshtetjen e saj te plote per perspektiven evropiane te Ballkanit Perendimor" dhe thekson se "do t'i kthehet aplikimit te Shqiperise per anetaresi kur procesi i zgjedhjeve shqiptare te kete perfunduar". Nje zyrtar i BE-se, qe e pyeta lidhur me proceduren e aplikimit te Shqiperise, me tha se "ishte me te vertete e cuditshme qe Shqiperise iu desh me shume se tre jave per te dale me rezultatet perfundimtare te ketyre zgjedhjeve". Pra, BE-ja do t'i ndjeke nga afer keto rezultate, me te vertete me shume kujdes!

"Vizat, Shqiperia, viktime e lidereve politike"

INTERVISTA/ Flet e ngarkuara me pune e Mbreterise se Suedise ne Tirane, Elisabeth Stam. Ne intervisten per "Libertas", Stam vlereson se zgjerimi i BE drejt Ballkanit ka rendesi strategjike, kurse thekson se "nuk ka politike anti-myslimane", duke sjelle si shembull, "shqiptaret e Maqedonise"

Cilat jane prioritetet e Presidences suedeze? Si do t'ia arrije ajo te lehtesoje ne kuadrin e Bashkimit Evropian, pasojat e krijuara nga kriza financiare globale?

Sfidat me te medha dhe me te rendesishme te Presidences suedeze te Bashkimit Evropian jane ekonomia, punesimi dhe klima, ceshtje keto qe prekin cdo qytetar te ketij unioni. Ndersa objektivat me primare jane te meposhtmet: a) Bashkimi Evropian duhet te dale nga kriza ekonomike drejt nje pozicioni me te forte. Bota eshte duke perjetuar nje nga krizat me serioze financiare dhe ekonomike te koheve moderne. Situata ekonomike mbetet shume e veshtire. Financat publike jane duke u shfaqur edhe me te tendosura dhe gjate vjeshtes parashikohet qe te shenohet nje nivel edhe me i shtuar i papunesise. Nje aksion i perbashket ne sektorin ekonomiko-financiar dhe ne tregun e punes, eshte me se i nevojshem, nese Bashkimi Evropian paraqitet ne gjendje ta perballe krizen ne menyra sa me efektive. Presidenca suedeze dhe vendet e tjera anetare te BE-se, do te vazhdojne te punojne me perkushtim per te perllogaritur impaktin negativ te ketyre krizave, te cilat paraqiten ne rritje, me synimin e realizimit sa me pare te ringjalljes ekonomike. b) Por, Bashkimi Evropian duhet te vazhdoje te mbaje gjithashtu edhe pergjegjesine per kercenimin qe vjen nga klima. Sfida e madhe per kohen tone eshte ajo e parashikimit dhe parandalimit te efekteve negative, qe shkaktohen nga ngrohja globale. Ndryshimi i klimes ka nje impakt te madh te shoqerite, individet dhe brezat qe vijne. Bashkimi Evropian, nga ana e tij, do te vazhdoje te ndjeke perpjekjet nderkombetare qe po ndermerren ne kuadrin e ndryshimeve te klimes. Detyra e Presidences suedeze, se bashku me pjeset e tjera, eshte te punohet per adoptimin e nje marreveshjeje te re mbi klimen gjate negociatave qe do te mbahen ne Kopenhagen, ne muajin dhjetor. Keto detyra perfshihen ne ambiciet e axhendes se Bashkimit Evropian. Por, ne te njejten kohe, mbeten edhe nje mundesi per BE-ne, qe te forcoje me tej kompetencat e tij, te krijoje vende te reja pune dhe te kontribuoje per nje mjedis me te mire te perbashket.

Sa i perket Ballkanit, a mund te perkufizoni qasjen ndaj ketij rajoni prej Presidences suedeze? Cila eshte realisht perspektiva per Shqiperine brenda mandatit tuaj?

Vazhdimesia e procesit te zgjerimit te Bashkimit Evropian paraqitet me nje rendesi strategjike per te siguruar paqen dhe progresin ne nje Evrope te hapur dhe te bashkuar. Prandaj, si pasoje e kesaj, mbetet me rendesi te posacme fakti qe Bashkimi Evropian t'i permbahet perkushtimit te tij dhe principeve te tij ne rajonet e parashikuara per zgjerim.

Paqja e procesit te integrimit te Bashkimit Evropian do te vendoset nga progresi i reformave te arritura ne secilin nga vendet. Presidenca suedeze, nga ana e saj, do te vazhdoje te punoje per te shenuar nje progres te metejshem ne kuadrin e integrimit brenda Bashkimit Evropian te vendeve te Ballkanit Perendimor, ne akord me progresin e reformave ne secilin nga keto vende dhe vertetimin e praktikave te ndjekura prej tyre.

Te tjera prioritete te Presidences suedeze perfshijne edhe "Bashkepunimin ne Drejtesi dhe Home Affairs", per te cilat do te negociohet ne "Programin e Stokholmit", si edhe adoptimi i nje strategjie te Bashkimit Evropian per Detin Baltik, i cili mund te sherbeje si nje makro-model per strategjite e tjera rajonale ne te ardhmen. Por, nje prioritet tjeter i Presidences sone mbetet, natyrisht, edhe ai i ceshtjeve institucionale. Traktati i Lisbones do te hyje ne fuqi per t'u zbatuar pikerisht gjate Presidences sone. Ne po presim nderkohe, me shume interes referendumin ne Irlande. Kushtet do te ndryshojne nese traktati i Lisbones do te nise nga zbatimi. I bie qe Presidenca suedeze te merret me menaxhimin e ketyre kushteve te reja te krijuara. Kemi nje Komision te ri Evropian ne vjeshte dhe sapo kemi zgjedhur edhe Parlamentin e ri Evropian, i cili tashme eshte ne proces e siper per zgjedhjen e Presidentit te ri te tij, si edhe krereve te rinj te grupimeve parlamentare brenda tij.

Gjate drejtimit te Presidences suaj ne krye te Bashkimit Evropian, Shqiperia pretendon qe te behet pjese e regjimit te heqjes se vizave te Ballkanit Perendimor me BE-ne. A mendoni se ky proces mund te realizohet gjate periudhes qe ju do jeni ne krye te BE?

Ashtu sic dhe ju e dini, Shqiperia nuk eshte propozuar nga Komisioni Evropian me date 15 korrik ne listen e vendeve te Ballkanit Perendimor qe do perfitojne nga regjimi i heqjes se vizave. Nese cdo gje do te shkoje mire, Presidenca suedeze mund te jete ne gjendje qe te arrije marreveshjen mes vendeve anetare, per nje vendim formal per tre vendet e pranuara, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi, pra perfundimit te kesaj presidence, me futjen ne fuqi te marreveshjes ne fillim te vitit 2010. Shqiperia dhe Bosnje-Hercegovina kane te njejten perspektive ne teresi, ashtu si edhe vendet e tjera per te perfituar nga regjimi i liberalizimit te vizave me Bashkimin Evropian. Ato nuk kane qene te perfshira ne propozimin e Komisionit Evropian, ashtu sic ishin te parat. Ne fakt, atyre iu caktuan kushte te jashtezakonshme dhe moren nje vleresim pozitiv nga KE per nje propozim te mevonshem mbi heqjen e regjimit te vizave. Eshte pak e mundshme qe kjo te arrihet per Shqiperine brenda Presidences suedeze te Bashkimit Evropian, por ne vitin 2010 mund te jete e realizueshme per vendin tuaj, nese do te arrihet qe te ndermerren te gjitha hapat e nevojshme nga autoritetet.

Ekziston nje ide (brenda BE), se vendimi i fundit per liberalizimin e vizave me Ballkanin Perendimor ka qene selektiv, bazuar ne paragjykime te ngritura mbi popullsite myslimane te rajonit te Ballkanit Perendimor, ku perfshihen ato te Shqiperise, Kosoves apo Bosnjes. Bazuar te faktet, duket se ato e justifikojne kete ide. A jeni edhe ju dakord me kete ide?

Ministri yne i Puneve te Jashtme, Carl Bildt, ka qene shume i qarte per kete ceshtje ne fjalimin qe mbajti ne Parlamentin Evropian, me 21 korrik: "Qytetaret e vendeve qe nuk u propozuan per liberalizimin e vizave jane viktima te paaftesise se lidereve te tyre politike dhe autoriteteve per te ndermarre vendimet e duhura me qellimin e permbushjes se kushteve te caktuara, sic ka qene p.sh., ajo e pajisjes se ketyre popullatave me pasaporta biometrike. Ideja e propozimit dhe e nje qendrimi "anti-mysliman" nga ana e Komisionit Evropian, eshte me se absurde, duke marre ne konsiderate faktin e nje numri te madh qytetaresh myslimane, te cilet jetojne ne vendet e Bashkimit Evropian, te cilet nuk gezojne vertet regjimin e heqjes se vizave, packa se jane te tille. Ashtu sic edhe duhet ta dini, 25% e qytetareve maqedonas jane shqiptare dhe pjesa me e madhe e tyre jane myslimane. Duhet te shihet si nje rruge e lehte per politikanet t'ua marrin mendjen qytetareve te tyre, duke drejtuar gishtin nga Brukseli, per ta fajesuar ate mbi mos heqjen e regjimit te vizave. Por te besh keshtu ne Ballkan, me ceshtje qe jane shqetesuese per kete rajon, si etniciteti apo religjioni, jo vetem qe eshte nje gje e gabuar, por edhe e rrezikshme, prandaj nuk duhet toleruar.
 

5 Komente

E ke gojen mjalte - thote populli - kur lideri premton gjerate mira. Ndersa une per edukate fjalen mjalte e perdor per te mos thene mut.

na mbetet te presim 1 vit, pastaj e perdor une fjalen mut, mos e vrit mendjen !

Ne shqiptaret mot do te hyjme pa viza ne europe, kjo eshte arritje?

Po mbas nesh cili shtet ne ballkan do te mbetet pa ju liberalizuar vizat?

 

Te gjitha "parashikimet" qe ka bere, te gjitha premtimet, qe te gjitha absolutisht i ka patur te kota. Ky eshte fatkeqesia me e madhe qe i ka ndodhur politikes se jashtme te Shqiperise ndonjehere, dhe eshte fatkeqesi direkte mbi gjithe popullin shqiptar qe vazhdon te degjoje qelbesirlleqet e ketij. 

Fh kishte hapur nje teme ketu tek peshku lidhur me ate qe mund te bejne peshqit pervecse gam gam gam gjithe diten ketu tek PPU. Ttsmoia ka propozuar te shkruhen peticione.

Ti nisim nje peticion qeverise qe te heqe nga minister te jashtem kete llafazan se na turperoi fare.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).