Arben Malaj “Platforma ime për drejtimin e PS-së”

Anëtari i kryesisë, një nga figurat e vjetra në PS, Arben Malaj, e sheh si një zhvillim të pritur dorëheqjen e Edi Ramës nga kryesimi i partisë dhe flet për ambicien e tij për garën që do të sjellë kryetarin e ri. Madje hedh dhe piketat e para të platformës së tij politike për bashkimin e së majtës. Malaj ngre zërin dhe kërkon të pranohet humbja e zgjedhjeve. Në një intervistë dhënë radios “Evropa e Lirë”, Malaj flet për shkaqet e humbjes dhe për një analizë të thellë, ku sipas tij duhet të futet PS-ja pas përfundimit të procesit të animimeve.

Radio “Evropa e Lirë”

Zoti Malaj, një vlerësim tuajin të përgjithshëm për këto zgjedhje... Çfarë sollën këto zgjedhje për Shqipërinë?

Është e vërtetë se zgjedhjet e 2009-ës janë zgjedhje që priteshin më me tepër interes, mbi të gjitha se janë zgjedhjet e para pasi që Shqipëria është bërë vend anëtar i NATO-s, pra detyrimisht standardet duhej të ishin më të mira. E dyta, të gjitha institucionet ndërkombëtare e kushtëzuan shqyrtimin e kërkesës së Shqipërisë për vend anëtar të Bashkimit Evropian me standardet e zgjedhjeve 2009. Në këtë këndvështrim, përgjegjësia për t’i përgatitur zgjedhjet dhe përgjegjësia për t’i plotësuar standardet ka qenë jashtëzakonisht e madhe. Në anën tjetër, skaneri në të cilin këto zgjedhje janë vëzhguar, duket se është më i plotë dhe ka mundur t’u tregojë defektet, që akoma po duket se mund të jemi në situatën, kur raportin përfundimtar dhe certifikimin e tyre do ta bëjë OSBE-ODIHR, e fatkeqësisht mund të na çojë në konkluzionin që këto zgjedhje nuk i arritën standardet që priteshin.

Këto standarde nuk erdhën për shkak të sistemit të ri, për shkak të kodit të ri? Çfarë ndodhi?

Po të shikojmë elementet parapërgatitore të fushatës – pra u synua të ishte një regjistër kombëtar sa më i plotë, u premtua që procesi i identifikimit të votuesve të përmirësohej rrënjësisht, gjë që nuk u arrit dot, nuk u arrit në atë nivel që pritej, janë vënë re edhe nga raportet e ndërkombëtarëve – Qeveria keqpërdori në mënyrë maksimale influencën ndaj administratës dhe faktorit tjetër social. Është për të habitur kostoja e shtrenjtë e zgjedhjeve dhe njëkohësisht një keqpërdorim i fondeve buxhetore në funksion të një fitoreje elektorale, duke prishur dhe disa ekuilibra të rëndësishëm të funksionimit të buxhetit të një vendi, e aq më tepër në një situatë që tenton të jetë në krizë.

Këto zgjedhje, opozita i humbi...!

Sigurisht që nëse flasim për zgjedhjet dhe certifikimin e tyre, për shkak se edhe në aspektin real është Qeveria ajo që i organizon. Nëse flasim për rezultatin e zgjedhjeve, atëherë flasim se cili është ky rezultat, sa ka fituar kjo mazhorancë, sa ka fituar opozita dhe sa kanë fituar partitë e tjera. Por, nëse flasim për standardet, edhe një herë theksoj se përgjegjësia më e madhe dhe pasojat negative që mund t’i ketë vendi në procesin e integrimit, vijnë për shkak se Qeveria nuk përmbushi angazhimin ligjor, detyrimin ligjor dhe premtimin politik se zgjedhjet e 2009-ës do t’i plotësonin standardet.

Megjithatë, zoti Malaj, po e riformuloj pyetjen – ka një koalicion fitues, që drejtohet nga Partia Demokratike. Në këto kushte, në këto momente që ndodhemi, pasi ka dalë le të themi një rezultat, nuk e quaj zyrtar, sepse duhet të ecë edhe kolegji zgjedhor në shqyrtimin e animimeve - Partia Socialiste, partia më e madhe në opozitë, a duhet të pranojë që i ka humbur këto zgjedhje?

Besoj që procesi duhet të mbarojë i gjithi. Ky debat u hap edhe përpara se KQZ-ja të merrte vendimin për Fierin, i cili realisht vërtetoi shqetësimin dhe i ktheu Partisë Socialiste mandatin e nëntë. Përderisa një proces nuk ka përfunduar në të gjitha fazat, unë do të thosha që është plotësisht e arsyeshme që fokusi i Partisë Socialiste, më shumë sesa tek humbja apo tek fitorja, është tek përfundimi i procesit ligjor, i cili mund t’i sjellë edhe një mandat tjetër Partisë Socialiste, një skemë e qartë për t’i identifikuar të gjitha shkeljet, të cilat nesër do të jenë pjesë e detyrimeve për të përmirësuar kuadrin ligjor, por dhe implementimin real në procesin zgjedhor. E treta që duket shqetësuese, është keqpërdorimi që po vazhdon pas zgjedhjeve me anëtarë mbështetës të Partisë Socialiste, aty ku Partia Demokratike ka humbur. Sigurisht që do të duhej të presim përfundimin ligjor. Edhe në Amerikë u prit vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe pastaj u shpall fituesi real në garën Xhorxh Bush – Al Gor. Pra, nuk kemi pse të nxitojmë për të shpallur humbjet pa përfunduar plotësisht procesi. Ndoshta përfundimi i procesit nuk do të ndryshojë kahun, por, nga ana tjetër, do të tregojë diferencën reale, së pari, midis Partisë Demokratike dhe koalicionit të saj dhe Partisë Socialiste dhe koalicionit të saj. Pastaj, të gjitha oportunitetet për mazhoranca dhe koalicione mbeten të vlerësohen.

Ka një deklarim të qartë tashmë që Partia Demokratike do të qeverisë së bashku me Lëvizjen Socialiste për Integrim, do t’i bëjnë së bashku mandatet për të qeverisur vendin. Nuk e sheh veten ende në opozitë Partia Socialiste?

Besoj që nuk duhet të ketë mbivendosje të prioritetit që ka një forcë politike. Pra, e para, përfundimi i procesit; e dyta, njohja saktësisht e rezultateve dhe diferenca me Partinë Demokratike; e treta, vlerësimi për legjitimitetin e zgjedhjeve, sepse nëse këto zgjedhje certifikohen si zgjedhje që nuk arritën standardet, nuk ka fitues real. Mund të ketë mazhoranca qeverisëse, afatgjata apo afatshkurtra, por nuk ka humbës real më shumë sesa mazhoranca, e cila nuk përmbushi atë obligim, i cili nuk është deklaratë politike, por ka impakte politike negative në ekonominë e këtij vendi, për shkak të vonesave në procesin e integrimit.

Pra, ju po thoni me pak fjalë se Partia Socialiste është humbëse, por Partia Demokratike nuk është fituese e këtyre e zgjedhjeve?

Që Partia Demokratike nuk është fituese, patjetër që këtë e them me zë. Ndërsa, këtë të dytën e them pak me dhimbje.

Nga ana tjetër, si e shikoni mënyrën se si po sillet lidershipi i Partisë Socialiste në këto momente? Ka akuza që vijnë edhe nga aleatë të Partisë Socialiste se është ndjekur një filozofi që i ka shkatërruar ata - kujtoj që Partia Social-demokrate apo Demokracia Sociale tashmë nuk përfaqësohen në Parlament...

Nuk mund ta anashkalojmë faktin që koalicioni nuk ka funksionuar si i tërë. Nëse Partia Socialiste, për nga votat popullore ka rreth 40.08 dhe Partia Demokratike ka 40.01, kur vjen puna tek numri i mandateve, për shkak edhe të rezultateve më optimiste që ne prisnim nga aleatët tanë, për shkak dhe të një solidariteti dhe kohezioni më të mirë të koalicionit, duket se nuk kemi maksimizuar rezultatin tonë elektoral. Sigurisht që këto debate do të vazhdojnë. Unë besoj që më shumë sesa për të negativizuar njëri-tjetrin dhe për të krijuar një ambient disi acid midis nesh dhe kolegëve tanë, ata do të duhej të jenë pjesë e një analize më të qetë, e cila duhet të ristartojë frymën e bashkëpunimit. Partia Socialiste e ka të detyrueshme të ketë një strategji bashkëpunimi në rritje, jo vetëm me partitë e spektrit të majtë, por edhe me faktorët e tjerë socialë. Sigurisht që lidershipi i Partisë Socialiste do të duhej të rikrijojë kredibilitet për partneritet dhe natyrshëm në momentin kur mazhoranca është e qartë dhe opozita është e qartë, do të duhej një strategji për të rritur eficencën e opozitës parlamentare.

Çfarë i mungoi Partisë Socialiste konkretisht në zgjedhjet e 28 qershorit, që u paraqit me këtë rezultat më pas?

Po ta kemi parasysh edhe në raport me sondazhet që u bënë nga kompani shumë të mirënjohura, rezultati real i Partisë Socialiste është besoj optimist në atë që arriti, por nuk u maksimizua si rezultat elektoral për një mazhorancë qeverisëse, për faktorë, të cilët i përmenda. Domethënë, fryma e bashkëpunimit me aleatët, maksimizimi i bashkëpunimit me ta, eliminimi i çdo gare të brendshme, disa herë edhe të tensionuar midis përfaqësuesve të Partisë Socialiste dhe aleatëve tanë, mungesa e harmonizimit për maksimizimin e votës së përbashkët më shumë sesa maksimizimin e votës si Parti Socialiste. Ishin një sërë faktorësh që mund të na kishin ndihmuar neve, që atë votë popullore ta kthenim në mazhorancë qeverisëse.

Çfarë përgjegjësie konkrete ka kryetari i Partisë Socialiste në gjithë këtë zhvillim?

Sigurisht që Partia Socialiste në vitin 2005, pas dorëheqjes së ish-kryetarit të saj Nano, për t’i eliminuar eksperiencat negative nga partitë e majta në vendet evropiane, në statut të saj përfshin një klauzolë, që kryetarit të partisë, në momentin që nuk fiton zgjedhjet parlamentare, mandati i bie. Pra, nuk është problemi dorëheqja, por krijohet një vakuum, i cili kërkon zgjedhje të reja në parti. Unë do ta mendoja më shumë sesa një përgjegjësi individuale e kryetarit të partisë, pavarësisht se ky sistem brenda funksionimit të partisë i jepte më shumë autoritet dhe më shumë përgjegjësi kryetarit. Nëse do të kemi një analizë, e cila në frymë ka një garë negativizimi për rolin e kryetarit më shumë sesa një analizë konkrete, unë besoj se do të kemi plagë të hapura brenda Partisë Socialiste, që do ta vonojnë arritjen e një kohezioni. Pra, nuk mund të kemi një vlerësim bardh e zi. Ne duhet të njohim se çfarë solli të re në drejtimin e Partisë Socialiste Rama dhe ku filozofia e tij nuk funksionoi realisht. Pastaj, veprimet statutore, unë besoj se do të jenë të respektueshme nga të gjithë.

Edhe nga kryetari i partisë?

Partia Socialiste duhet t’i shpëtojë krijimit të një ambienti jobashkëpunues, një gare se kush kë negativizon më shumë, kush kë bën më shumë përgjegjës, dhe rruga më e mirë në këto raste, prandaj është vepruar me qetësi në vitin 2005, është respektimi i statutit. Ky respektim nuk duhet parë si një mundësi për një garë abuzive brenda Partisë Socialiste; duhet parë si një moment qetësie. Dhe, njëkohësisht, periudha deri në plotësimin e një procesi statutor për garë brenda partisë, duhet të jetë e tillë që të gjithë personalitetet e Partisë Socialiste më shumë të bëhen pjesë e së ardhmes, sesa të vrapojnë për të shkuarën.

Si e shikoni kontributin e ish-kryetarit të Partisë Socialiste, Fatos Nano, në gjithë këtë proces të humbjes së Partisë Socialiste në këto zgjedhje? Ndikoi, nuk ndikoi, ishte i papërfillshëm?

Është akoma shpejt që të bëjmë një analizë të detajuar dhe të thelluar. Ajo që unë do të kisha shpresuar është që ish-kryetari i partisë, edhe në shenjë mirënjohjeje për forcën politike, të cilën e krijoi, e modernizoi, e solli në pushtet për tetë vjet, të kishte një angazhim më të drejtpërdrejtë, më publik dhe më pozitiv për sfidat e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare.

Ndoshta e kërkoi, por nuk iu ofrua. Kam parasysh këtu listat e kandidatëve për deputetë, ku ai nuk u pranua...

Me përvojën, me eksperiencën, besoj që e kishte të lehtë për t’u angazhuar edhe kur mundësitë ishin të kufizuara, nëse i vlerëson se ishin të kufizuara.

Si e shikoni raportin e Partisë Socialiste me Lëvizjen Socialiste për Integrim, kur kjo e fundit ka deklaruar tashmë se do të bashkëpunojë me Partinë Demokratike në qeveri? Katër vitet e ardhshme a do të duhen që t’i sjellin në të njëjtit llogore këto dy forca politike?

Sot, të paktën sipas analizave të të gjithë politikologëve, duke e ndjekur çfarë ndodh edhe në vendet tjera në jetën politike, si janë raportet midis të majtës e të djathtës, pse e majta në disa vende nuk është në pushtet, për shkak të fragmentizimit të saj, për shkak të një gare disi edhe tekanjoze të personaliteteve, besoj që për çdo forcë politike, e cila synon pushtetin, e cila synon të kthehet në një mazhorancë, për t’i përmbushur më mirë ambiciet e saj, sigurisht që fryma e opsioneve të hapura, fryma e mundësive të së nesërmes për partitë e spektrit të majtë dhe për aleatë potencialë nga shoqëria civile dhe faktorë të tjerë pozitivë, duhet të jetë pjesë e një mentaliteti që vjen dhe bëhet më dominues. Ne duhet ta largojmë Partinë Socialiste ose pjesë të lidershipit të saj nga ideja që një humbje përballohet më mirë me një frymë militante, sesa me një këndvështrim më afatgjatë. Pra, në zhvillimet e ardhshme, Partia Socialiste duhet të orientohet gjithnjë e më tepër nga respekti maksimal për mbështetësit e saj, por me mundësi në rritje dhe për faktorë të tjerë politikë dhe shoqërorë. Në rast të kundërt, pjesa militante është cilësi shumë e mirë e Partisë Socialiste, por, nga pikëpamja numerike është e pamjaftueshme për të na rikthyer në pushtet.

Zoti Malaj, edhe një pyetje - deri në këto momente se si po zhvillohen ngjarjet, ju shikoni ndonjë tendencë nga ana e Partisë Socialiste për të parë në gjithë këtë filozofi që ka ndjekur deri te procesi zgjedhor për t’u thelluar më tej, për të marrë secili përgjegjësitë e veta?

Në mënyrë njerëzore, sigurisht se politikanët së pari janë qenie sociale. Momenti i tanishëm kur rrezikohet në opozitë tetëvjeçare, është një moment në të cilin nuk mund të presësh që lidershipi i Partisë Socialiste në mënyrë urgjente dhe të menjëhershme të merret me analiza kaq të thella dhe pastaj me riorganizimet e domosdoshme për të krijuar optimizmin real. Kështu që në këtë moment, fokusi ynë dhe besoj fokusi i të gjithëve në Partinë Socialiste, e ritheksoj edhe një herë, është një përfundim total i procesit ligjor.

Të shikojmë certifikimin, ndërkohë që ne mendojmë se legjitimiteti i këtyre zgjedhjeve është cenuar rëndë nëse ato do të certifikohen me standarde të paplotësuara dhe me atë refrenin, që edhe ju më pyetët që gjithmonë theksohet, një hap përpara në raport me zgjedhjet e mëparshme, por larg standardeve evropiane. Sigurisht se analizat në Partinë Socialiste janë analiza të sfidave dhe jo të problemeve të trashëguara.

Mbase është herët për të bërë këtë pyetje, në bazë edhe të zhvillimeve në Partinë Socialiste, por zoti Malaj a ka ndonjë lidhje konkrete emri juaj me kreun e Partisë Socialiste?

Unë e kam theksuar se angazhimi në politikë është diçka inspirues. Sigurisht, njerëzit në politikë preferohet të jenë ambiciozë, pra më pëlqen më shumë një politikan ambicioz, sesa të jetë shikues lajmesh. Në raport me zhvillimet në Partinë Socialiste dhe vetëm me një sens pozitiv si të maksimizojmë bashkëpunimin brenda partisë sonë, si të maksimizojmë eficencën me aleatët tanë, si të jemi të hapur në kompromiset e nevojshme, të cilat na sjellin në pushet dhe na japin një cilësi të mirë të qeverisjes së vendit në sfidat e ardhshme. Patjetër që mbetem ambicioz që nëse do të ketë një garë, të jem pjesë e kësaj gare, duke respektuar të gjitha detyrimet për një solidaritet maksimal me të gjithë ata që do të konkurrojnë dhe një detyrim maksimal me të gjithë votuesit që do të votojnë.

50 Komente

Me duken te pa fuqishem keta malajt blushet dhe te tjere perpara diktatorit te tyre rama .

 Mos ji aq i sigurt mistrec, Rama vertet eshte diktator, po Nano e la mire leksionin qe po nuk pate bazen ne ate parti nuk e ke te gjate. Dhe Malaj eshte tip qe baza e do, eshte nga "djepi" i PS, Laberia, ka ardhur nga strukturat dhe jo i rene nga qielli. Nuk ka karizmen e Blushit per politiken show, po une besoj se si shtetar eshte shume here me siper. 

Ne nje gare te lire, midis Malajt dhe Blushit e them qe do e kem shume te veshtire te zgjedh. Do pres te shoh edhe cilet nga figurat e PS mbledhin perreth tyre per ta bere kete zgjedhje. 

Te Blushi kam frike se do perseriten disa nga mangesite e Rames sidomos ne formimin e pergjithshem, por ama eshte shume me tolerant se ky i fundit dhe kjo duhet ne kete moment. 

Mirë ata të PD-së që nuk i zë gjumi natën për fatin e Ramës dhe të Ps-së, por kta të partisë socialiste ç'kanë? Përse nuk thërrasin asamblenë/kongresin a si dreqin e quajnë atë ç'ka vendos kolegjialisht ndryshimin e sekretarit?
Përse bëhen legename intervista në radio e gazeta por nuk shkruajnë në sitin e partisë tyre?
Kta duken si me e pas emrin tek borderotë e Salës mer bab... tobestrakfurullah!

Ngushellimet e mia e per sulmet e gjithanshme qe po i behen kryetarit tend te deshtuar. E di qe ju ka kapur paranoja dhe kujtoni se ja u ka blere te gjithe deputetet e juaj te nderuar Sala por te rekomandoj te kesh pak me teper besim tek kryetari i ardhshem i PS-se Malaj ose Blushi sepse do jesh po ti qe do i mbrosh keto vitet e ardhshme me devotshmeri dhe do jesh po ti qe do shash pasardhesin e tyre kur te humbasin zgjedhjet prape ne 2012 smiley

Me Malajn eshte e vertete qe drejtimi i PSSH-se kthehet ne "shtepi", ne Zonen e Pare Operative dhe Malaj ka perkrahjen e bazes duke qene edhe shtetar i hershem i PS, por i mungon karizma e nje lideri dhe nuk jam shume i bindur qe do te mund te perplaset ashtu sic duhet me Berishen, si lider i shumices dhe kryeminister ne parlament.

Blushi ka karizem, eshte edhe i mprehte dhe i zgjuar, ka artikulim te mire, nuk eshte driteshkurter dhe shume me tolerant dhe demokrat se Rama, por i mungon statura e shtetarit si Malaj dhe per perkrahjen ne baze nuk di c`te them se nuk e njoh.

Ne parlament ka pasur disa perplasje te forta me Berishen, qe dukej se po pergatiste diten kur kjo do ti vlente ne cv-ne e tij politike, por ajo qe me frikeson me shume tek Blushi eshte qe ky ka nje tendence te forte per te perdorur fene ne menyre percarese. Posti i liderit te opozites me nje mendje te tille eshte i rrezikshem.

Pse nuk mblidhni kongresin e PD dhe e zgjidhni "demokratikisht" sekretarin e PS

 

P.s: Si ju duket Fari Balliu?

Une them ti mari Sula te dyja partite.

komandant e komisar menjefjale.smiley

Ky Malaj mua me kujton ate kantidimin e fuqishem te Dokles perballe Alia-s per president ne 91.smiley

ç'eshte e vertetta PS,nuk ka kandidate..Eshte pa lidership....Si nga njera ane edhe nga tjetra kryetaret jane kujdesur qe çdo individualitet te fuqishem e me karizme ta obskurojne e kane lene ne skene tipa innocui poltik qe nuk mund tìju bejne konkurence....Ah mos harroni Veliajn...Mund te sjelle eksperiencen e vyer te Mjaft...

Zanë, PS-ja që nga koha e Ramiz alisë e deri më sot ka prezantuar disa figura si sekretarë e kryeministra... ndryshe nga shterpësia e PD që ka ngelur, laj/thaj vetëm me një Berishë smiley

Fituesi nuk diskutohet e as gjykohet Ed..PD,ka zene rehati...Ju sìpo dini me gjet derman...smiley

Larg qoftë, me ju dekë nesër komandari, vetëm kur t'brohorisni "rroftë Meta!"... t'shkret ju smiley

Edhe kjo na gjet 'Ed...Me vazhdu me brohorit per Skraparli...ça nuk i ra njirit e se hoqi.... smiley

Mos harro se na jena prej atyne qi kur des nje pape,zgjedhim nje tjeter.....

Ehhhhhh, ju ka xanë zori... po ju duhet me i thanë thiut dajë smiley (edhe çfarë thiut se smiley )

Taman ed...Makare' te ishte nji fije  ma i kandshem estetikisht....Sepse ne mungese liderash me ide makare' njiri thote...po shkoj me votu,tan jane njisoj...po votoj ma t'bukrin atehere...E gjithmone fiton Berisha me Jozin...sido qe ta sjellesh punen.Une nuk besoj kurre se nji njiri me njat pamje asht ne gjendje me pas mendime e ide interesante.....

Sa për Jozin t'nap 100% t'drejt... kishem me ja dhanë me gjith shpirt, por... allahile, me bo me ma futë edhe Salën ke lista e t'bukurve m'duhet me dyshu tek shijet e tuja smiley

i vetmi qe e shqeteson realisht Ramen eshte Blushi, se keta te tjeret i "rregullon" pa problem.

Rama me fytyre-vrerosurin Ruci po marrin masat qe ti ndeshkojne ashper pucistet dhe ta mbajne Ramen aty me zor.

P.S. qe do ike Rama do ike, por mezi po pres te shikoj shoket socialiste qe mbrojne Ramen tani, si dikur shokun Fatos, se si do te mbrojne me po te njejtat fjale pasardhesin e Rames.

Une mendoj se me nje kryetar si Rama ,PS,ka humbur shume autoritetin e saj gjate ketyre viteve.Shume nga elektorati i saj jane humbur nga mungesa e autoritetit ,pergatitjes,karizmes e karagjozllekut te Rames.Une nuk e njoh Blushin ,vetem e kam lexuar....Por me duket me i formuari  e me i pjekuri tek PS.Sa me pare te ike Rama aq me e qete ,e me persembari mund te reagoje PS.

 Ne fakt Zana, elektorati i PS ka ngelur ai qe ka qene, fiks fare si perqindje. Diku te 39.7 per kandidatet ne mazhoritar ne 2005, 40% ne 2009.

Kjo edhe si pergjigje ndaj atyre qe thone qe Rama ka marre numerin me te madh te votave ndonjehere. Po e ka marre, sepse eshte rritur dhe numri i votuesve. Shqiperia ka nje popullsi te re, dhe do vazhdoj edhe per nja 15 vjet ekspansion demografik, kshuqe me numrat absolut nuk duhet luajtur shume. 

Problemi eshte qe nuk morri vota te reja ashtu sic duhet te merrte "politika e re pertej se majtes dhe se djathes". Prandaj humbi. 

Gabimi i vetëm i Ramës ishte se pse nuk futi Veliajn dhe 3-4 të tjerë të G99 në listat e PS (qoftë dhe të 6 apo të shtatët në lista)... sadopak, votat që ka marrë G99 janë vota që PS-ja i humbi për mëntë e kokës.

Njerez te G99 ka patur ne lista, disa njihen disa jo po jane futur aty per shkak edhe te lidhjeve te ngushta qe kane patur me Mjaft/G99 gjate ketyre viteve. 

Por ama argumenti i votave te humbura nuk qendron, sepse ne koalicion votat kalonin tek partia me e madhe nqs e vogla nuk merrte dot mandat, kshuqe brenda koalicionit asnje vota nuk ka shkuar dem. 

Kush ta tha ty se PS nuk mori vota te reja Gani Zgobi,apo i beson vijes se partise.smiley

Ketu nuk eshte tema per PD, por sqarojme per hir te se vertetes se PD ka nxjerre dy presidente (Berisha, Topi), dy kryeministra (Meksi, Berisha), ka pasur 3 (4 nese llogarisimin A. Hajdarin si kryetar i Komisionit Nismetar) kryetare partie (Berisha, Selami dhe Shehu).

Hajde djema nje mbeshtetje virtuale per Blushin. E meriton apo jo?

Hallall! Të lumtë për sqarimin smiley

po pse nuk thu mer lal që të gjitha këto figurat e dyta kanë qënë në ato role sepse SALA ka qënë i xanun me punë të tjera... akoma nuk e ka fuqinë që të bëjë njëkohësisht presidentin, kryeministrin dhe kryetarin e Partisë smiley

Une, edhe per disa nga arsyet qe u permenden me siper, jam per Malajn.

Megjithese ne media na ka mbytur me idene e "liderit" dua dike qe te jete teknicien i zoti, dhe pastaj karizmatik. Blushi eshte i lindur per kryetar grupi, po si kryeminister ne prespektive kam dyshime.

Ka dhe nje gje tjeter qe me terhe tek ideja e Malajt kryetar, do ishte rasti i pare keto 20 vjet qe dikush qe vjen tamam nga baza, e nis karierren nga strukturat e nje qyteti qe nuk eshte Tirana, vjen e ngrihet avash avash ne krye te partise. Besoj qe kjo eshte nje nga vlerat per te cilat pak flitet po qe shume i mungon organizimit te partive ne Shqiperi.  

Megjithate do kemi kohe per te folur gjate per kete pune, tani po dal te shof ca behet ne Tirane. Nuk po i them te gjitha sonte smiley

PS ka pasur 3 kryeministra dhe 2 president. smiley

Blushi eshte shume i mire, por nuk mund ta vesh perball Saliut se do te humbase ashtu si Rama. Te dy keta jane shume qytetar sa e kane te pamundur te kuptojne hilete dhe sjelljet e malokut. Edhe Malaj nuk mund ta vesh dot perball Berishes sepse vertete nuk eshte qytetar, por as edhe malok. Ai eshte fshatar i qyteteruar. Keshtu, qe i vetmi qe ngelet dhe qe me siguri do te fitoje mbi Berishen sepse eshte edhe me i ri ne moshe, eshte maloku Meta.

Kot i bini larg e larg o berber , zgjidhni krijuesin e pssh-se rrucin dhe cdo gje zgjidhet , e keni te sigurt fitoren e ardhshme . smiley

Arben Malaj eshte shume i mire ,dhe di cfare thote ,te bind...por problemi i dorheqjes ,dhe i asaj fitoi PD apo PS Malaj i eshte pergjigjur shume bukur ...Po une nje gje nuk kuptoj pse keta gazetaret dhe PD me militantet e saj me Hjadarin ne Krye ,shqetsohen per fatin e PS s?

Une nuk e kuptoj se ç'prisni ju ithtaret e Rames nga numerimi i votave....?Asgje...sido qe te dale, rezultati eshte ..Edi Rama humbi zgjedhjet e pike....Sepse i humbi eshte tjeter pune ,por le ti lere komisioneret rehat....Me thone se dhe ky Blushi si lidhje komuniste nuk i ka indiferente...Madje nga ky pike veshtrim ka nje CV,me te pasur se Rama...Sa per gossip kjo...

Edhe Blushin do e beni komunist tani??? Jeni te papare!

Para disa vjetesh takoj Lul Bashen rastesisht, dhe me thote hajde futu ne PD, do te ndihmoj sic ndihmova Bogdanin. Nuk mundem i them, edhe sikur te doja i kam rrenjet shume te thella nga ana tjeter. Sa budalla qe je me thote, po edhe ne trecerek ish-komunista kemi. 

Nejse, ju kete punen e komunistave do e perdorni edhe nja 50 vjet, po kush ka mend e di fare mire qe te dy krahet kane ish komunista me bollek. Mbi te gjitha dyshoj se ju siguron ndonje vote tere kjo propagande. 

p.s sa per thashethem, Luli ishte me Seserin ate dite qe e takova!

Endrit, po lere o burr se e bejme me qellim kur e shajme Blushin, se po ta lavderojme shume ne qe njihemi ketu si perkrahes te se djathtes, ca artiana,e-ja & friends do kujtojne se ka ndoje lidhje me PD. Prandaj sa me shume ta shajme politikisht, ti thmi komunist, i kuq, pinjoll i njerezve te diktatures etj. smiley

Qy kur kshu ,..ju ,jeni kaq t`shqetsumm per CV te se kush i ka ma te mira !!

E atehere?Thash ndonje gje te pavertete une??Di qe Blushi eshte i lidhur ngushte me tragjas e Kuç...Madje edhe fare e fis...Madje shume te afert te tij kane drejtuar organe shume famekeqe te kohes se komunizmit....Por Blushi eshte goxha djale.....

Që Partia Demokratike nuk është fituese, patjetër që këtë e them me zë. Ndërsa, këtë të dytën e them pak me dhimbje.

Kur ka ndodhur qe socialkomuna, te pranoje se krahu tjeter eshte fitues.

 

 E ka pranuar Ndre Legisi ne 96-en.

Vertet qesharake keto komentet me siper..  smiley

Po Blushi me Malaj jane antare te kryesise se PS dhe sot qe shkruajme hyjne e dalin te kryesia e PS pa i kercenuar kush.  Ne PS nuk eshte hera e pare qe ka debate dhe polemika kjo e vecon nga partit e tjera ne shqiperi ku mendimi i kundert respektohet. C'jane keto budalleqe une jam me Malaj une me Blushin?

Nejse, se ngjarjet kane filluar te rrjedhin shpejt dhe se shpejti me duket se Meta me Salen do na ktheje mendje perseri. U prish dasma pa filluar ende.. Ceshtje karakteresh thone, nuk perpuqen.   smiley

Kan filluar zera sikur Sula do kerkoje ri-numerimin e votave ne Berat, Shkoder dhe Tirane vete. Per trutharet qe nuk e kane idene, ri-numerimi i votave nuk ka asgje te perbashket me komisioneret por me antaret e KQZ te cilet sipas ligjit nese behen 2 kane te drejte te kerkojne ri-numerim.

Vertet interesante ngjarjet si po rrjedhin. Pas 1 jave Rama mund ( po behet vertet e pa-parashikueshme situata) te na ktheht ne burre te mire dhe Meta ana-sjelles.   smiley

 

 

Paska plasur kar-izmi rendcem fare ketej. Oh te keqen oreee.

Dhe Malaj eshte tip qe baza e do, eshte nga "djepi" i PS, Laberia, ka ardhur nga strukturat dhe jo i rene nga qielli.

Te them te drejten, pikes i ke rene, t'a them pa ironi. Ka disa te verteta ne kete fjali.

Eshte me te vertete interesante sa "shpejt" u harrua kontributi shume i afert e praktik i ekonomist Malajt per firmat piramidale deri me 1997-en, si dhe kontributi i tij per te organizuar dhe drejtuar revolten e "djepit te PS-se" ne 1997-ten per shkak te firmave piramidale per te cilat kishte ndihmuar t'i fuqizonte po ai vete. Oh te keqen oreee.

 

Eh mor Malaj e Blushi shikoni endra me sy hapur ju shikoni

Nuk iken or jo Rama!!!. Nuk e le Berisha dhe Nano te ike Rama. Se tani lakrori ndahet me tresh po te vij dhe Malaj me Blushin duhet ndare me katersh. Pse budallej jane ata ?

Mendoj se PS nuk ka gje ne vije me figura qe njihen qe kane abuzuar me postin dhe kane krijuar firma private te tyre, e ne kete rast nuk shpeton as Malaj qe njihet si nje pasaniket e PS.

Nuk ka gje ne vije me figura qe kane abuzuar me postin?! Atehere fluturojeni Ramen direkt nga posti kryetarit te PS-se sepse eshte po aq i pasur sa Malaj.

Po aq i pasur sa MALAJ ?????????????????????????????

 

 

o Macok mos na zhgenje tani,se mendoja qe je i aggiornuar me situaten aty smiley

Malaj ka vjedhur ne kohen e firmave piramidale,edhe kur paret me te shumta beheshin me Kurva e mall. Kurse Edvini ka vjedhur tek perjudha ndertimit. NJE firme 200mij euro . Eshte shume here me i pasur se MALAJ.

 

Kot nuk eshte ne krye te PS ai, se ska mundesi te ishte p.sh Mejdani smiley

alternativa po them po aq i pasur sa Malaj sepse aty aty jane, vetem se edi ka nja 20 milion euro me shume po seshte ndonje gje e madhe per ato smiley

o Macok nuk jane njelloj jo. Nuk ka Malaj aq shume. E shumta qe mund te kete leke kesh ne dispozicion per te blere ate vend( se kryetari i PS eshte sh i shtrenjte besoj kete e din apo jo? ) mund te kete rrethe 10 milion Euro smiley

 

Po Edi ka cash kesh me shume,edhe pushtet.Njerez qe e ndihmojne, qe nga Kokdhimat e deri tek ato qe ka mbushur grupin parlamentare Business Constructions, eshte totalisht karteli ndertimit te Edvinit. Qe e kalon Malajn ne kthese smiley

 

 

p.s Malaj ka fituar ca leke tek Gjallica, edhe kur ishte minister Finance, po ne kohen perpara Nuk ka pasur sh leke sa tani. Atehere me 500mij dollare quheshe biliarder,kurse tani vetem Fasllici ka bere 50 milion euro fitim smiley merre me mend te tjere. smiley

Nga leket e firmave shumicen ja mori Nano ketij keshtu qe nuk ki ngelen shume , kurse rama vazhdon te prodhoje leje ndertimi dhe per 2 vite te tjera .

Pjer paske vajte ne shqiperi ?..po cne edhe aty me peshkun ?

po kta t'jashtmit kur vijne ne atdhe e kane peshkun si GPS System smiley

nryshe humin rrugen smiley

 Eh! S"jane te gjithe si Berisha qe s'ka nje kokerr leku dhe ia ushqen bota kalamajt.

Apo e do per rob te urte qe s'ka bo kurre llafe me njeri, apo e do te drejte qe nuk ka rrejt kurre, apo per shoqni qe nuk i largohen shoket edhe mbasi i shtron ne dru, a e do per raki qe se ndan shishen e ujit...smiley

Si i bejne hesapet e kryetarve disa ketu ..edhe qimet e flokut ja numurojne Malajve ,Rameve ..!

vetem se edi ka nja 20 milion euro me shume

 Sa mire i boni hesapet e tjeterit ,kshu ne rruge thashethemesh ,dhe jo me ate komisionin e deklarimeve te pasurive ... apo ka dal jashte loje . ai ? posigurisht jashte loje do te dalin te gjitha .....

http://www.youtube.com/watch?v=NCmGzME6HNw

Rama nuk largohet pa numeruar te gjitha votat, ka nje pune qe duhet kryer deri ne fund.

Kush thote se Ps-ja ka humbur eshte kunder Rames, e realitetit, Rama nuk lejon Berishen te vjedh vota si ne Fier.

Rama , nuk eshte si keto politikanet e 18 vjet tranzicion, po eshte si Enveri, burre nene se shkul prej vendi.

Numeru e panumeru, Rama se ka nder mend te largohet nga posti.

Rama don te numeroje edhe kutiat e Shkodres, ku rezultati ka qene 200-0 per Pd-n.

Kerkohet komisioneri i Ps, eshte ne dasem ne Kosove, nuk dihet se kur do kthehet.

Loje e bukur kjo, mbyllet kutia, derzohet ne KQZ,e rregullt, pa probleme.

Kur numerojne votat, 200-0, as votat  familjareve te komisionerit nuk jane.

Ku shkuan, si u zhduken, komisioneret e KQZ qe i numerojne hapin syte, prit i thojne njeri tjetrit - kesaj i thojne me ta lan kopilin tek dera.

Edvini don ti numeroj votat, se ç'fare don te numeroj vetem ai e din.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).