“Antiglobalistët mafiozë” dhe sekser-revolucioni

“Sa mirë që këto zgjedhje dolën kështu të balancuara”, - tha miku im A. Alibali, që ka mbërritur nga Amerika për pushime në Shqipëri. “Tani qeveria dhe Kuvendi i ri nuk do të mund të marrin vendime për të ndërtuar TEC-e, fabrika çimentoje dhe vepra të tjera ndotëse e të panevojshme për vendin”, - argumentoi Alibali.

Është gati e pabesueshme se si Berisha nxiton të marrë vendime e të japë leje ndërtimi për farësoj veprash të kundërshtuara fort, si nga publiku i gjerë dhe nga opozita, siç bëri së fundmi me super TEC-in e Porto Romanos dhe fabrikat e çimentos. Në ditët e fundit të mandatit të qeverisë së tij, Berisha miratoi edhe 472 ha zonë të lirë në Vlorë dhe superportin e Vlorës dhe superparkun eolik të Karaburunit. Kështu, ai, edhe pse nuk është më në fushatë, guxoi dhe u shpreh përsëri për superfuqi rajonale, duke shtuar dhe termin atavist, revolucion industrial. Shqipëria është para një rreziku të madh. Berisha mund të përdorë momentin delikat të fillimit të parlamentit të ri për t’i hapur rrugën transformimit të mbrapshtë të vendit, duke modifikuar keqas AND-në e Shqipërisë me anë të ligjit. Për këtë ai ka filluar përgatitjen e terrenit. Sulmi ka filluar me termin “antiglobalistë mafiozë”, të cilët, sipas Berishës, nuk do të guxojnë të ndalin ‘revolucionin industrial’. Berisha e di shumë mirë se në Shqipëri nuk ka antiglobalistë. Edhe nëse është ndonjë kokërr njeriu që pranon të quhet antiglobalist, edhe sikur vërtet të jetë mafioz (gjë që s’ka të ngjar&eumlsmiley, nuk përbën asnjë rrezik për Shqipërinë ultraglobaliste qoftë nga e djathta, qoftë nga e majta. Por Berisha thjesht duket se po krijon terrenin për të vënë në jetë idenë e tij paranojake për superfuqi rajonale ose është plotësisht i kapur nga një megakorrupsion me lidhje të forta ndërkombëtare.

Vënia në përdorim e ultësirës së vendit, pjesës më vitale të ekonomisë kombëtare në dispozicion të industrive ndotëse të huaja, nuk mund veçse të paralizojë zhvillimin e vendit. Këto industri, jo vetëm që ndotin hapësira të mëdha territoresh të vendit, hapësira për bujqësi, peshkim, turizëm dhe qendra të banuara, por kanë dhe një numër shumë të vogël të të punësuarve, krahasuar me degë të tjera të ekonomisë. Loja me industri që plotësojnë standardet është sa infantile aq edhe djallëzore. Publiku gjithnjë e më shumë po qartësohet se për këto industri ndotëse standardi nuk është gjë tjetër veçse një dëm i shprehur në pakësim të viteve të jetës në një masë më të vogël sesa në një industri të njëjtë, por me standarde më të ulëta.

Ngazëllimi i Berishës me terminologjinë e revolucionit industrial është mjeran. Nuk ka vend në botë sot të diskutojë për revolucion industrial. Ky lloj revolucioni filloi 3 shekuj më parë në Evropë dhe e ka përfunduar misionin e vet në shkallë botërore në dekadat e fundshekullit të kaluar, duke u zëvendësuar me revolucionin teknologjik, dixhital, shkencor etj.. Edhe Partia e Punës e Shqipërisë, e cila tentoi fort në industrializimin e vendit (dhe dështoi), nuk guxoi ta quajë atë revolucion, por e quajti kthim të vendit nga vend agraro-industrial në vend industrialo-agrar. Ndërkohë qeveria komuniste kishte përgatitur një kontingjent të vërtetë specialistësh duke investuar fort në arsimim, që të kryhej ky transformim, kurse qeveritë post-tranzicion në Shqipëri kanë prodhuar një shkatërrim të këtij potenciali ekzistues duke mos qenë në gjendje as për të filluar ndonjë skemë rigjenerimi të arsimimit, kusht i domosdoshëm ky për transformime të mëdha. Revolucioni ka nevojë për shumë revolucionarë të vërtetë dhe për prijës revolucionarë. Historia nuk njeh ndonjë revolucion të kryer me sekserë, siç po duket qartazi në Shqipëri, ku shembulli më domethënës mbetet fenomeni Fazlliç. Sekser-revolucioni shqiptar përbën një lëvizje shumë të rrezikshme për vendin, qëkurse në të duket të jenë të përfshirë deri edhe nivele kryeministrash të huaj. Për të shmangur këtë rrezik kërkohet një masë urgjente nga parlamenti i ri. Kërkohet të miratohet një ligj që për ligjërimin e veprave të karakterit të ‘revolucionit industrial’ në të, të kërkohet një mazhorancë e cilësuar në Kuvend. Ndryshe Shqipëria shpejt do përballet me pasojat e rënda të sekser-revolucionit.

6 Komente

Of course! E ardhmja eshte "servicing" Dhe sic dihet shume mire, rinia shqiptare jane gjeni te informatikes, plot iniciative e kreativitet. Indianeve ne ja fusim sa krahu. Si me profesionalitet, si me kosto pune. 

Edhe arsimi universitar i cili çdo vit nxjerr figura te shkelqyera, eshte ne majat me te larta. Kete e deshmojne çmimet nderkombetare qe universitetet tona korrin çdo vit. MIT, HARVARD, LONDON SCHOOL OF ECONOMICS? Pfu! Ne jemi pertej.

Historia nuk njeh ndonjë revolucion të kryer me sekserë, siç po duket qartazi në Shqipëri, ku shembulli më domethënës mbetet fenomeni Fazlliç.... Nje thenie absolute per brendine e  PROGRAMIT Mixhist . Jo vetem per thenie dite e pakrakasueshme por edhe si e vertete shkencore qe porteretizon me se mire Shakaxhijt e PERPARIMIT! Analize me spjegim te perkryer . 5 !

Edhe antiglobalist , edhe mafioz!!! Edhe akullore edhe cokollate, heee shoku Kopi!!

Ky njeri edhe i bindur qe ajo qe nxjerr nga goja merret si e verteta e kulluar apo si thenie profetike, se nuk ka mundesi. Me vjen keq qe nuk ka ndonje "macok" prane qe t'i thote se sa patetik behet kur do te mbuloje pazaret e veta... ne ca raste eshte me mire te heshtesh se sa ta 10-sesh kaq shpesh sa ben ky...

He dhe dicka meqe ra fjala tek macoket, tek ajo tema e Tirones me beri pershtypje qe macoku nuk e njifte ate foton e hershme te Tirones. Kjo tregon shume per macet e macoket qe mbeshtesin ket GLOBALISTIN e mesiperm...

 kjo tregon me qarte evolucionin "salien"...koha e fitimeve qindra mijera eurosh nga pallatet, pronat, licenzat e bizneseve te vogla, ka mbaruar...

salieni me rulienin e tij te ekonomise mendojne global, e rrjedhimisht kane problem ose me mire shpikin probleme "antiglobaliste" per te justifikuar pazarlleqet e tyre me veprat "madhore" globale qe vendet e tjera nuk i lejojne per shkak te efekteve te demshme...per nje vend me standarte te larta si shqiperia nuk eshte problem se keshtu fitohen qindra miliona euro me nje firme...kane plane te medha keto kater vjet

po nuk e kane fajin salienet...prostitutat e BE qe lejojne qe nje vend 3 milionesh (ka shume metropole ne BE qe kane me shume se 3 milione) te perdoret si kavie e presin qe salienet tane te plotesojne standarte pas standartesh mbasi te kene mbaruar eksperimentet e tyre globaliste e antiglobaliste... 

Indianeve ne ja fusim sa krahu. Si me profesionalitet, si me kosto pune.

Padyyshiiiim! Ti s'ke njoft as ke punu ndonjehere me Indiane. Kta i kan zon t'gjitha rronzat e globit mer hunderr. Se per 1 Shqipo ne Harvard ke 1000 Indiane. Plus, c'lidhje kishte ky koment me akuzat idiote te Kaqolit nga Viqidoli?

Po ti mer palle, çar pate?

Une kur thashe se

" ardhmja (e Shqiperise) eshte "servicing" Dhe sic dihet shume mire, rinia shqiptare jane gjeni te informatikes, plot iniciative e kreativitet. Indianeve ne ja fusim sa krahu. Si me profesionalitet, si me kosto pune"

e kisha me ironi, se ne fakt nenkuptoj te kunderten. Edhe me indiane kam punuar se nje pjese e biznesit te firmes tone eshte ne outsourcing ne Indi. I imagjinoj 100 indian ne 10 m/katror qe punojne para pc. Me keto do te hahemi ne.

Sipas artikullit, investimet ne fushen energjitike, industriale ne Shqiperi jane te demshme. Me nje fjale ne duhet te investojme ne fusha te tjera, e kto fusha tjera eshte servicing. Edhe aty ne te thajme, apo jo? 

Kshu muhabeti te lumsha qafirin!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).