Ambasada jone ne Danimarke

Ministria e Punëve të Jashtme ka rritur ndjeshëm shpenzimet e saj në lidhje me ambasadën shqiptare në Danimarkë. Shkak për këtë është bërë mbesa e kryeministrit, Sali Berisha, Ujëza Breçani. Kjo e fundit është studente part-time në Suedi dhe njëkohësisht e punësuar pranë ambasadës shqiptare në Danimarkë. Për këtë arsye ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, ka dyfishuar personelin e kësaj ambasade, nga dy në katër. Burime të rezervuara brenda diplomacisë shqiptare, të cilët nuk pranojnë të identifikohen, shprehen se shpenzimet marramendëse të ministrit Basha janë bërë për t’i krijuar kushte mbesës së kryeministrit Berisha, Ujëza Breçani.

“Në kohën kur fqinjët tanë, si Maqedonia, shtojnë numrin e diplomatëve në Bruksel për t’i shërbyer më mirë vendit të tyre, në MPJ tonë ndodh e kundërta”, - shprehen burimet.

Duket qartë se e gjithë kjo histori nuk i shërben Shqipërisë, por familjes së kryeministri Berisha. Burimet diplomatike shprehen se ministri Basha duhet të përgjigjet penalisht për të gjitha shpenzimet e panevojshme që ka bërë dhe vazhdon të bëjë.

“Historia e emërimit të mbesës së Sali Berishës ka nisur që në kohën kur ministër i Jashtëm ishte Besnik Mustafaj, por ai nuk pranoi ta bënte këtë emërim duke e argumentuar si të papranueshëm dhe të pakonceptueshëm”, - shprehen burimet.

Mbesa e kryeministrit Berisha, Ujëza Breçani, nuk plotësonte asnjë kriter për t’u punësuar pranë ambasadës në fjalë, madje nuk njihte as gjuhën e atij vendi. Pas largimit të Besnik Mustafajt nga Ministria e Jashtme dhe me ardhjen e Lulzim Bashës, Ujëza Breçani filloi menjëherë punë pranë ambasadës shqiptare në Danimarkë. Përpos kësaj, për t’i krijuar komoditetin e nevojshëm Breçanit, ministri i sapoemëruar dyfishoi stafin e ambasadës.

“Dyfishimi i numrit të diplomatëve është i pabesueshëm dhe i pakonceptueshëm, jo vetëm për ne që keni një jetë në diplomaci, por dhe për çdo shtetas shqiptar”, - shtojnë burimet.

Shteti shqiptar paguan në një ndër vendet më të shtrenjta të kontinentit për një staf të mbingarkuar, vetëm që mbesa e kryeministrit të jetë e qetë dhe e pashqetësuar.

“Problemi i pasaportës së mbesës së kryeministrit është zgjidhur nga vetë ai, duke ia dorëzuar me dorën e tij në aeroport në vitin 2007, kur shkoi në Islandë për takimin e NATO-s dhe kaloi me qëllim transit në Danimarkë”, - shprehen burimet diplomatike.

Nga ana tjetër, për emigrantët shqiptarë në Greqi dhe shqiptarët e tjerë nëpër burgje Ministria e Jashtme thotë se nuk ka personel dhe fonde të mjaftueshme për të mbuluar të gjithë problematikën e tyre.

Gjithashtu, të njëjtat burime sqarojnë se, në kohën kur shtete si Hungaria, për shkak të krizës, detyrohen të shkurtojnë numrin e ambasadave në botë, Ministria e Punëve të Jashtme shton diplomatët për të bërë punën e mbesës së kryeministrit.

34 Komente

E po, ne mos njeri, tjetri Melken do ma marre! smiley

Kjo s'eshte hera e pare dhe as e fundit qe ndodh kjo gje, jemi apo s'jemi qytetare te botes? Dreken ne Danimarke, darken ne Suedi, mengjesin e di ti...

Vetem nje gje me ben pershtypje: "burimet e MPJ", perseritet shume here, gje qe me tingellon me teper si thashethemet e MPJ-se. Keto burime pse nuk e ngrene zerin atje ku duhet, apo kane hallin e punes se tyre, se keshtu ne gazete vetem sa do shtojne thashethemet per mbesat, niperit, djemte e kusherinjte e shtate te qeveritareve, por gje s'kane per te zgjidhur.

 

 po mi goc, zeri ngrihet atje ku duhet, ne kisha e xhamia...se ne vend tjeter nuk ta ve veshin njeri ne kete administrate...

Flitet disa here ne kete shkrim (sa qef e kane fjalen "skandal&quotsmiley qe qenka dyfishuar personeli qe te jere rehat kjo Ujeza. Dhe asnjehere s'permendet se kush eshte personeli, cilet jane personat teper (pervec Ujezes) dhe cfare bejne ata qe i krijokan "kushte" (cfare kushtesh?) mbeses se Berishes?

Eh, dhe dje po me ankohej nje e njohur, per vajzen, per te cilen kishin shpenzu lekun e dynjase ne Angli, me kolegj, universitet dhe master.  Vajza kish pas deshire me studiu Shkenca Politike , dhe prindet sja kishin prishur qejfin.

Ishte kthyer ne Tirane vajza me shkollim te perfunduar me se miri, dhe ka 1 vit e gjysme qe se gjen dot nje pune smiley

Dhe te emes, i merrej fryma naten e i dilte gjumi nga merzija smiley

A thu, nuk gjendet dot nje vrime e thjeshte, psh ne strukturat e diplomacise ku psh ta filloje punen nje i ri qe ka investu ne arsim ne ate fushe ?

Apo duhet me qene mbesa Sales smiley

 

Ke humor ti mone!!

Sula vjet shperndau ca tapa shishes (nja 10 me duket) qe ti varshin ne qafe studentet qe dolen me te gjitha 10! I premtoi burse jashte dhe/ose punesim ne shtet sidomos ketyre qe kishin maru per shenca politike (vet Sula kish thon ne fjalim se ministra kish shume nevoje per gjak te ri)

Me i ra shkurt. Gjysa e studenteve gjeten pune dhe/ose moren bursa dhe gjysa jo. Premtimi i parealizum nuk ishte noi gjo qe spritej por eshte interesant fakti qe asnje nga ata qe fituan punesim nuk e fituan ne filialin e vet smiley , por u "rrasen" te ministrija jashtme, nderkoh qe ato/ata te shkrete qe kishin studiuar dhe ishin trajnuar per ate pune  nuk kane marr as pergjigje per leter kerkesat qe kane cuar ne kryeministri. 

 

E moj Desde

Sala tallte b... me Hrvardin e Dritan Priftit, pa le me shkollat e tjera...

Vec universitet tona i hyjne m'sysh. Ato i mbaron dhe pa te mesmen.

E di ti ate barcaleten pe verteti ?

Kur bente listen e deputeteve Sala, shkrojti midis tyre disa emra te rinj.

Doli nja nga kshilltaret dhe i tha: - Doktor, keta te tre nuk kane diplome universiteti,. Si t'ja bejme ?

Ju kthye Sala: - Me urdher qeverie, deri ne 27 Qershor duhet te marrin diplomat, ndryshe do i djeg fare thuaju...

po kete e di ti Bubi:

nje person qe po merrte me mik diplomen e universitetit pyet profesorin qe po ja firmoste: - So thua ti profesor, jam qe jam ne Tirane, a te marr dhe diplomen e shkolles se mesme?

i duhet nderruar emri, jo shteti shqiptar, po bajraku i sales

 

Ti thuesh asaj shoqes tate qe po nuk e pati goca e vet emrin Ujza, Njomza, Qendresa, Bjeshka, Ajkuna, apo noi emer tjeter alpin, ta qaje vendin e punes! smiley

përveç Bjeshka dhe Qëndresa, tre të tjerët i prenotova për gocat që kam në plan. smiley

tashme nuk me cudit me asgje

nuk pres me asgje nga qeveria

nuk pres me asgje nga zoti

p.s

as nga vetja nuk pres me asgje ( nuk di ta bej ate poçin fytyre - merzitur)

"Nga burime te rezervuara brenda ambasades shqiptare ne Angli qe nuk pranojne te identifikohen, po perdoret force punetore shqiptare falas per te bere gati ndertesen e re te amabasades. Ende nuk behet e ditur nese do te dyfishohet personeli i ambasades, pas zhvendosjes ne ndertesen e re, me parate qe kurseu shteti shqiptar duke mos paguar per rinovimin e nderteses." Ndoshta parate shkuan per shtimin e personelit te ambasades ne Danimarke.

ore une them: "a ka më?" se robi arrin nje pike dhe... edhe ngopet...

Sado që kjo puna e përshkruar më lart "bie erë", ky artikull gjithashtu më le një shije dashakeqe.

E para mungojnë përshkrimet e privilegjeve e të rehative që kjo punonjëse përfitoi me shtimin e personelit të ambasadës. Po të kishte shtesë rroge për të ndryshonte puna.

E dyta, ndoshta ia fut komplet kot, por një ambasadë me 4 punonjës nuk më duket ndonjë tepri marramendëse. Fundja është Danimarkë, jo Timbuktu.

 Nuk them që nepotizmi nuk është i gabuar, por diplomacia është një nga fushat e famshme të njohura për këtë. Në çdo shtet të shkosh, përfshirë këtu Kombet e Bashkuara, nuk gjen dot punë në diplomaci, pa njohur dikë mirë, pa pasur ose miqësi, ose interesa të forta me personat që të emërojnë. Bile me sa di unë në vende si Greqia dhe Italia, këto vende pune trashëgohen brez pas brezi.

Kot për kuriozitet, cila është procedura e rekrutimit të "gjakut" të ri për ambasada?

 

Shpatulla te ngrohta per burrat, shale te gjata per grate.

Jo jo, vlejne shpatullat e ngrohta dhe per femrat smiley Ato qe njoh une te pakten se shalegjata s'njoh smiley

Ne fakt, nepotizmi funksionon kudo , vetem qe duhet dhe paaakkk profesionalizem, apo jo ?

Nje studente  par - time qe ben shkolle ne nje shtet dhe punon ne nje shtet tjeter eshte si ata studentat e shkolles se nates se Enverit qe nuk benin as pune dhe as shkolle. Mysebet nga te gjitha anet. Grupi "Lemeria" me nje fjale. Vidh te vjedhim pa le te dali ku te dali......

Ah, prandaj nuk gjej dot punë në Shqipëri unë!

peshku fluturues, ajo vajza qe kishte bere para disa muajsh nje artikull per pangon ne nje gazete, sot pashe ne televizor qe ksihte bere nje liber me titull " Si punova me tre ministra"

tani punon tek tvsh-ja

Paska qene tip interesant.

Hallall i qofte ia paska rrite kerkesat vetes per me lart Smile

m'u duk njecike si dhunim privacy-je se fliste per ngjarje te verteta...

po nejse... kush jam une qe ta gjykoj

Ne artikull shkruhet qe nuk fliste gjuhen e vendit.

Po pse duhet te mesonte danishten. Anglishtja nuk i ben pune?

Artikullshkruesi nuk e ka idene se numri 4 eshte nga minimale per funksionimin e nje ambsade. Numri dy i personel eshte shoferi dhe ambasadori. Dmth i bie qe sekretarine ta mbuloje shoferi e sherbimet konsullore etj t`i beje ambasadori se nuk ka pune c`te beje.

Llogjike leshi, me mire per te kursyer mos bej ambasade e delegoja atij ne Angli ose Belgjike a Gjermani pastaj.

"Për këtë arsye ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, ka dyfishuar personelin e kësaj ambasade, nga dy në katër."

 

 

Hahaha! Mos more, oh c'na gjeti, mbaruam si shtet!

..po pse nga 2 ne 4 se mor vesh....apo 1 per mbesen e sales edhe nje per te veten....apo ka byth te medhoja per 2 vene ajo ujeza.....

Ne pergjithesi VIP-at shoqerohen me bodyguard, mos u bej sikur s'e di ...smiley

 

 

Llogjike leshi, me mire per te kursyer mos bej ambasade e delegoja atij ne Angli ose Belgjike a Gjermani pastaj.

A e di ndonjeri sa vete e ka personeli i ambasades daneze ne Shqiperi ?

Sigurisht, n.q.s. ka te tille...

Vallahi, nuk mu dukshën t'gjith si emra danezësh ata atje smiley

Duhet me pyt për Brixhin se çer osht... në dyshim, po thona që jan 3 e gjyms smiley

Artikull kot; me kot se sa ky artikulli tjeter

http://arkivi.peshkupauje.com/skandali-i...

Abuzimet e medha te tipit "ambasadorja ka bertitur" dhe "ambasadorja ka ikur per pune personale" s'kane kuptim. Nuk dua te mbroj njeri per me shume dike qe nuk e njoh. Patjeter qe ka abuzime ne ambasada sic dhe u dokumentua ne ambasaden tone ne USA.

Personalisht kam pasur 2 eksperienca te ndryshme me ambasadat shqiptare: ambasada ne Berlin qe ishin shume te pasjellshem ne telefon dhe nuk merreshe dot vesh me ta dhe ambasada ne Berne qe ishte sherbim perfekt. Konsullja ne Berne na priti dhe jashte orarit zyrtar dhe ishte shume e sjellshme.

Problemi eshte qe eksperiencat e keqija mbahen mend me gjate smiley

ore po mos e lini nam

po pse ajo goca te motele do te punonte? po normal qe i duhej gjetur nje vend i mire

Ja ku jane: 4 ka Bub. U ngute pak me duket Smile

Po mor po. Ata qe s'kane br.. ne b... kane kater dhe full time. Neve qe jemi me te pasurit e Evropit kemi 4 dhe nje par time qe i pagujm dhe taksine dhe tragetin me shku m'shkolle... Jane paret tona , or taj, jo vetem t'mijat

Shkolla m'Suedi, puna m'Danimarke...Me nje fjale as pune as shkolle. Si shkolla e nates se Enverit qe bonin durrsaket m'Tirane... smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).