Aliu, një turk në Tiranë, dhëndër në Tropojë

TIRANE - Te presin me buzëqeshje sapo afrohesh në ofiçinën ku ata punojnë 12 orë në ditë. Vapa i ka munduar pak më shumë se ditët e tjera, por gjithsesi ndihen të palodhur. Janë vëllezërit turq, Muhamed dhe Ali Ertash, të ardhur në Shqipëri nga qyteti Hatai i Turqisë, para 6 vitesh.

Ata tashmë ndihen si në shtëpinë e tyre. Kanë krijuar familje dhe një jetë mes shqiptarëve. Muhamedi, pas 3 vjetësh qëndrimi në Shqipëri, bëri një rrugë për në vendin e vet, u martua dhe erdhi përsëri, po këtë herë me bashkëshorten, për të jetuar e punuar. Ndërsa më i vogli, Aliu, nuk u shpëtoi dot vajzave shqiptare dhe tashmë, prej tre vjetësh është i martuar me Mirën. 30-vjeçari na tregon më shumë për dashurinë e tij më vajzën nga Tropoja dhe problemet me prindërit e tij, pasi nuk donin një nuse shqiptare. E pati më të lehtë me familjen e vajzës se sa me të vetën, por tani siguron se çdo gjë është mirë dhe mezi po presin të kthehen në Turqi, së bashku më vajzën e tyre, Denisën.
Aliu rrëfen se Shqipëria është vend i ndërlikuar për të. Sipas tij, "njerëzit janë pak hileqarë dhe sapo marrin vesh që je jabanxhi, ta kanë me të futur". Ka pasur disa herë probleme, madje edhe me shtetin. Kujton me "hidhërim" se si ish -kryepolici i Rrugores, Ahmeti, i grisi njëherë patentën apo se si shoferi i prefekturës rregullonte makinat në ofiçinën e Aliut dhe më pas nuk paguante, duke u qarë se, "shteti nuk kishte lekë". Gjithsesi, Aliu dhe vëllai i tij janë djem të mirë dhe shumë simpatikë. Fjala që përmend më shpesh Aliu me krenari, gjatë bisedës, është: "Jam dhëndër në Tropojë"!

Të dy flasin një shqipe të lezetshme, duke "ngrënë" ca bashkëtingëllore gjatë bisedës.

Ali, kur erdhët në Shqipëri për herë të parë?

U bënë gati 6 vjet që jam këtu. Në fillim erdhi djali i xhaxhait dhe na tha edhe ne që të vinim një herë. Kur shkelëm për herë të parë në këtë vend, nuk kishim ndonjë ide të qartë se çfarë do të bënim apo me çfarë do merreshim. Po erdhëm për më mirë. Për të punuar. Në fillim, së bashku më vëllanë Muhamed, u punësuam në një ofiçinë pranë Rinasit. Në atë kohë, jetonim në qytetin e Durrësit, por kemi jetuar edhe në Fushë-Krujë.

Po në Turqi, këtë lloj pune ke bërë?

Po, kam mbaruar shkollën në Turqi për mekanik. Atje nuk mund të punosh në një vend pa mbaruar shkollën. Nuk funksionon si këtu. E provuam të vinim një herë në Shqipëri, për një jetë më të mirë, pasi djali i xhaxhait na kishte folur shumë, dhe erdhëm.

Si ju duken shqiptarët si njerëz?

Gocat mirë, po burrat pak problem,

Ju kur erdhët këtu, ishit beqar apo i martuar?

Isha beqar dhe tani jam i martuar. Në ndryshim nga vëllai im, që është martuar me turke, gruaja ime është shqiptare, nga Tropoja.
Si u njohe me të?
Oh, u bënë disa kohë tashmë. E kam njohur gjatë kohës që qëndroja në Durrës dhe punoja në Rinas. Kushëriri i saj, është shoku im dhe kështu, ishte ai që ma prezantoi dhe më pas u njohëm. Ishte e sjellshme dhe më dukej ndryshe nga të tjerat. Ajo është me origjinë tropojane, po në atë kohë jetonte në Durrës.

Po ajo tek ti çfarë pëlqeu?

Unë jam shumë i mirë, jo për t'i bërë qejfin vetes, po jam i mirë, punëtor... Ça do më?!

Po familja juaj, e pranoi që ju të kishit një shqiptare për nuse?

Në fillim jo. Ishin të gjithë kundër. E kishin pak të vështirë. Por duke u folur unë gjithmonë, arritën ta pranojnë, tani nuk e kanë më problem. Babi më erdhi edhe këtu, takoi familjen e Mirës, gruas sime. Flasim shpesh në telefon, i kam mësuar edhe nuses turqisht.

Po prindërit e bashkëshortes patën vështirësi të pranonin një dhëndër turk?

Jo. Nuk e patën shumë problem. Më shumë më munduan prindërit e mi në këtë pikë. I respektoj dhe ata më respektojnë shumë.

Më duket se hyn tek ata fanatikët, që nuk e lënë gruan të dalë nga shtëpia apo...?

Po, jam pak fanatik. Gruaja, kur të dalë, do të dalë me mua. Nuk ka punë të dalë vetëm. Tani duhet të kujdeset për vajzën. Ajo është 8-muajshe dhe ka shumë nevojë për të.

Çfarë i ke mësuar nuses nga kuzhina turke?

Ka mësuar shumë gjera. Ia kam mësuar unë. Di të gatuaj shumë mirë të dyja kuzhinat, po sigurisht mua më pëlqen më shumë ajo turke.

Keni fëmijë?

Po, kemi një vajzë që është vetëm 8-muajshe. E ka emrin Denisa.

Kanë shqiptarët të përbashkëta me turqit?

Jo, fare. Shumë nga shqiptarët e kanë kokën bosh, sidomos burrat. Madje, disa kur të shikojnë se je jabanxhi, ta kanë me të futur.

Cilat ishin fjalët shqip që mësove me shpejt?

Më vjen keq, nuk i them dot, pasi ishin sharje.

Keni vizituar ndonjë qytet tjetër, veç Tiranës?

Po, disa. Durrësin, Elbasanin, Pogradecin, Vlorën, Fierin. Shqipëria është vend i vogël dhe e mbaron shpejt për ta vizituar.

Durrësi si të duket?

Durrësi? Shumë i pistë. Gjithandej janë ndërtuar shumë pallate. Nuk ka gjelbërim.

Aliu: Shkova te prefekti dhe i thashë: "Z. Ruzhdi, ka lekë shteti?"

Po, disa herë, duan t'u bësh punën dhe të ikin, mos të paguajnë. Më ka ndodhur njëherë me shoferin e prefekturës. Vinte rregullonte makinën dhe më thoshte mua: "Nuk ka lekë shteti". (thotë nën zë: "i merrte për vete&quotsmiley. Një herë, dy herë! Nuk durova dot më.
Shkova vetë një ditë, takova prefektin. I thashë: "Z. Ruzhdi, ka lekë shteti?! - Ka, - më tha. Më pas i tregova atë që më kishte ndodhur me shoferin e këtij institucioni dhe pas kësaj i pagoi të gjitha lekët.
Kam pas probleme edhe me Policinë Rrugore. Një herë, kur po qarkulloja me makinë në Tiranë, më ndaloi Krenar Ahmeti dhe më grisi patentën. Më tha që po ecja me shpejtësi, në fakt nuk po ecja fare ashtu. Më tha, madje, një fjalë që më rëndoi: "Ti turk, do të shesësh mend këtu...". E kam hedhur në gjyq.

Muhamedi: Këtu ka shumë hileqarë. Më intereson vetëm puna

Muhamedi, ndryshe nga vëllai i vogël, është më i rezervuar. Pranon të ulet më ne në kafe, po nuk do të fotografohet. Ka pak a shumë të njëjtën histori si Aliu.
Ka ardhur 6 vjet më parë në Shqipëri, dhe pas tre vjetësh, është kthyer në vendin e vet, është martuar dhe ka ardhur sërish në vendin tonë, po herën e fundit vet i dytë. Pohon se është shumë e vështirë të përballojë jetesën, pasi ka shumë shpenzime.
Kujton se në fillim, kur ka ardhur në Shqipëri, ka qenë më mirë, ndërsa tani ka rënë shumë leku. Për sa u përket makinave që rregullon, thotë se kanë shumë probleme dhe nuk mirëmbahen fare. Ndërsa për shqiptarët thotë se ka njohur shumë pak njerëz të sjellshëm. "Në përgjithësi janë hileqarë dhe ta kanë me të futur", - thotë ai dhe shton: "Po unë shikoj jetën time, vij në tetë në punë dhe kthehem në tetë të darkës në shtëpi".

51 Komente

Aman, gjithë kjo për Ahmetin? Ka ndonjë gjyq ky së shpejti? Se s'shof ndonjë interes tjetër të këtij shkrimit.

Unë jam shumë i mirë, jo për t'i bërë qejfin vetes, po jam i mirë, punëtor... Ça do më?! 

Ca do mw?! uueee

Gruaja, kur të dalë, do të dalë me mua. Nuk ka punë të dalë vetëm.

???!!!!

Ah, po meqe e ka thene Aliu nga Turqia:

 E provuam të vinim një herë në Shqipëri, për një jetë më të mirë,

STANDARDET U ARRITEN!

Doni me per Belulin? smiley

p.s. Sot qenka dita e humorit kinez... smiley

Shekulli qenka bere per t'u bojkotuar, (se ppu-s s'kam cfare t'i bej.)  Kur u be dhe mongoli te te shese ashtu, e pastaj t'ia besh tellall e t'ia botosh si fermanet e sulltanit, hapu dhe te futesh. 

Mire u pjekshim ne fermane te tjera. 

Mberrite Monde? Si e kam detin? smiley

"Gocat mirë, po burrat pak problem"

qorr jam, po nigjoj mire nga veshet, thosh njoni ke lagjia ime.. 

smiley lum aliu qe e di cfar eshte smiley

Unë jam shumë i mirë, jo për t'i bërë qejfin vetes, po jam i mirë, punëtor... Ça do më?!

E cfare duhet te me interesoje mua per Aliun, dhenderrin e Tropojes? Ka shkruar ndonje kryeveper? Apo eshte nje nga miliona turqit qe na kane erresuar syte neper Europe? Erdhen dhe turqit, nje nga rracat qe kane uzurpuar Europen Veri-Perendimore me injorancen e tyre, te kritikoje Shqiperine!!! Eeeeh, ku kemi arritur si popull!

Goca nje keshille me mire pa martuar sesa me nje burre turk, fanatik, fodull, injorant. Habitem me kete gazetare se si shkon dhe interviston nje njeri si puna e ketej Aliut Smile

lejohet Aliu te marre grua te dyte?

Edhe turk edhe tropojan??!!!

edhe Berish edhe Erdogan??!!

edhe dreq edhe shejtan??!!
të na rroni dhe të na trashëgoni me gjithë mongolë...pfu...pis milet...

 

Andej nga fshati im në Gjirokastër thonë: Ka gjetur tenxherja kapakun.....

ku e gjete foton moj dez te rafte nje pike hahahahaha

Tek burimi zyrtar i shkrimit Flo.

Pra ky eshte Aliu i teri e i beri smiley

po ky qenka puro tropojan moj smiley

Kryenece, te kom xhan, po kufini i dashnise ke thana per do gjona smiley.  Te lutna shume, mos bej krahasime te tilla smiley.  

smiley edhe une te kam xhan smiley

madje kam vendosur qe sot te mos jem shrewsmiley 

Tashi e kuptova pse e kane nxjerre ket temen. smiley

tu boft dita 1000 ty admin!  

p.s. ejvalla qe u duke des!

 

Sinqerisht u be kohe qe gjate leximit te nje shkrimi te kem qeshur kaq shume  !!!! smiley)))))

Më duket se hyn tek ata fanatikët, që nuk e lënë gruan të dalë nga shtëpia apo...?

Po, jam pak fanatik. Gruaja, kur të dalë, do të dalë me mua. Nuk ka punë të dalë vetëm. Hhahahhaha smiley))

"Në përgjithësi janë hileqarë dhe ta kanë me të futur", - thotë ai dhe shton: "Po unë shikoj jetën time, vij në tetë në punë dhe kthehem në tetë të darkës në shtëpi".

 

 

hahhahahahahahhah  o sa kam qeshur, po ku i paska gjetur keta  gazetari  ne fjale smiley)

 

kesaj i thone te te rrahe budallai !!! looooooooool

Tushe, ne quhet ky arian, jevgjit e lagjes sime jane trima vallhale smiley

PS: te pakten ne postin tim termin "mongolizem" e kam perdorur per mesymje barbare e jo per sycka me cepa smiley.

smiley

E di qe se kishe per kinezet, por, mos me thuaj, qe Alija ka nai diference te hatashme me xheneriket shqipare. Me duret ke veglat gjithe diten smiley

Vallai si me qene vllai im mu duk smiley

Ka dhe bark pale, tamam burre zamoni smiley

Tushe, une nuk po beja diskriminime ne pamje smiley.  Gjithe llafin e kisha per nga mendte e krese. 

Ene xheneriku shqiptar, te llafoset me ato mend, eshte per t'ia prere duart dhe veglat e tjera smiley.

Personi qe ka bere te qesh kaq shume sot me prurjen e ketij artikulli meriton pergezimet me te sinqerta nga ana ime smiley

Kanë shqiptarët të përbashkëta me turqit?

Jo, fare. Shumë nga shqiptarët e kanë kokën bosh, sidomos burrat.

Huh?!! 

Imagjinoni nje gazete kryesore turke te botoje nje artikull te tille me nje bozaxhi shqiptar! smiley

E kishte bo hasha mileti, jo bozaxhiun e sinqerte po e po, por edhe gazeten!

Mo popull car qe jena, me i' llaf!

Na vje na tall mythen edhe ky!

Bohet dhe personazh! Vi edhe une t'shkruj per te! Mire t'na e bojne!

 Marshalla!

Disa gjera shikohen me qarte me sy te huaj..

"Kritikon shqiperine" ? E kunderta eshte treguar shume i bute.. Ketij robit i duhet dhene medalje qe jeton ne shqiperi.

 

Po, po, medalje qe ka sakrifikuar barakat e vendit te tije per te ndenjur ne Shqiperi. Aaaa, Liqo,...mos na acaro ne kete teme se je vete tek nona mbretereshe, rrethuar plot me turq dhe e di vete ti ate pune. smiley

La_rosee  raciste!!  smiley

Bota eshte e vogel La_rosee, njerezit akoma me te vegjel.

Diskriminues racistesh!! smiley Si e kam nenen mbretereshe njehere se per koken tende bera kohe pa e vizituar. Me mori n'qafe malli. smiley

La_rosee, nuk e ke marre vesh,nena mbretereshe na la disa vite me pare. Apo ti shkon dhe e viziton tek varri? smiley

Per te qene e sinqerte s'po flisja fare per The Queen Mother. smiley Sdq, kur vdiq e vjetra, dikush duhet ta mbushte rolin e "nene", ndaj dhe une therras mbretereshen "nene" ne shenje sarkazme. Kishe ndonje gje ti?

Po te me jepej rasti, pse jo? Dhe tek varri. S'do ishte hera e pare qe vizitoj varreza njerezish te njohur.

Sarkazem? Pse c'te ka bere ajo? Pastaj ajo nuk eshte bere "nene", sepse eshte ende duke sunduar, kur t'ia kaloje pushtetin te birit ose nipit, atehere permbush rolin e "nenes".

Me ka zene tokat.

Rol te cilin do e mbushe shume shpejt. Konsideroje si prelud i rolit te saje te ardhshem. Pyetje te tjera kishe? smiley

Ouch, somebody had a bad, bad day at the office.

Good night La_rosee

Can't say you picked the best moment. smiley Naten.

Artikull i keput i shkruajtur nga nje gazetar i keput dhe me dy personazhe Turq te keput.

nje personazh eshte turk o macok, lexo mire, tjetra eshte prej tropoje

E kisha fjalen per vellezerit turq kryenece lexo mire smiley

shi shi si ben, po pse nuk duartrokite ti kur erdhi erdoagani te peruronte (per here te njezete) rrugen heroike ?  smiley

Sa racizem ketu. E bukura eshte qe shume femra shqiptare qe flasin me perbuzje per djalin turk, s'e kane problem fare (madje preferojne) te martohen me vendali ne Amerike, madje edhe jo te bardhe.

Na, na baba. Askush nuk po shan martesen e tije sepse ky nje te nivelit te tije do kete marre -edhepse do kishte shume per tu thene ne kete prizem n.l.m. fodullekun e tije maskilist, aq me pak po shajme ate si turk hallexhi qe po ben mundime te mbijetoje si te gjithe. Ne po kritikojme superioritetin e tije deluzional te gjendjes ne vendin e tije te origjines dhe guximin qe merr per te kritikuar Shqiperine me nje sy perbuzes. Pa harruar qe ne Shqiperi ka ardhur per nje jete me te mire. Ne e njohim shume mire Turqine, s'ka nevoje per dokrra.

Intervista ishte interesante, dhe ai qe ka mend, duhet ti interesoje te dije se çfar mendon nje i huaj per kombin e tij. Dikur , ne Turqi, shqiptaret/arnautet, ishin pjesa me e respektuar e asaj shoqerie. Ndoshta ngaqe shqiptaret i kane dhene shume shtetit turk, mund te thote ndonjeri. Ndoshta do te thoja une, por e verteta eshte pak me ndryshe, sipas nje qytetare belge, e lindur ne tokat shqiptare ne Greqi, dhe ne moshen 4 vjeçare e deportuar ne Turqi (Marrveshja Turko-Greko, ku shqiptaret muslimane u zevendesuan me shqiptaret e krishtere te Turqise), qytetare e cila jetoi disa vjet ne Turqi deri sa familja e saj emigroi ne Belgjike pas luftes se dyte boterore, ku u martua me nje flamang. Ajo tregon se turqit, kur na shihnin ne shqiptaret/arnautet, ndalonin dhe pershendetshin te paret,  kishin nje respekt te jashtzakonshem.  Mirpo se pse shqiptaret, pas revolucionit lindor, u transformuan dhe filluan te lene nam te keq, sa dhe ne vendin e tyre mendojne si te perfitojne ne kurriz te jabanxhiut, kjo nuk eshte faji i jabanxhiut por i vet shqiptarve. Qe vjen tjetri per te punuar, nga nje vend me i zhvilluar se Shqiperia,  per mua kjo eshte krenari.  

 

"...Cilat ishin fjalët shqip që mësove me shpejt?

Më vjen keq, nuk i them dot, pasi ishin sharje...." 

"...Muhamedi: Këtu ka shumë hileqarë. Më intereson vetëm puna..." 

 

Kjo tregon se njerzit dhe qeveria duhet te rregullojne diçka ne veten e tyre.

 

O Ali shejtani harram e pac buken e Tropojes qe na shan Shqiperine..  smiley

Pas 10-15 vjeteve cuni i Aliut do hap "kebab shop" ne Tropoje ndersa "racistet" perseri do i bihen fyellit ne te njetin vryme. Pse na shan Aliu? smiley

ore....mua mè bèn mè shumè pèrshtypje qè ky tipi punon nè shqipèri si mekanik...dmth shqiptarèt preferojnè tè shpikin 100 mènyra pèr tè larguar nga vendi i tyre,tè bèjnè punè ndoshta shumè mè tè rèndomta se kjo,tè durojnè edhe "evropianin" e radhès qè do ti shoh shtrembèr dhe shaj nè 100 mènyra tè ndryshme...se sa tè jetojnè e punojnè nè vendin e tyre,ka diçka qè nuk shkon kètu...ky tipi èshtè njè mèsim i mirè pèr ata qè mezi presin liberalizimin e vizave pèr tè ardhur kètej...pastaj sa pèr atè qè mendon ky,nuk e di pse mua duhet tè mè bèj "pèrshtypje" çfarè mendon ky pèr shqipèrinè,shqiptarèt apo mardhèniet me gratè...kur njè turku qè jeton diku nè ndonjè fshat tè turqisè..nuk i ruhet fare se çfarè mendoj unè pèr turqinè,turqit apo mardhèniet me gratè!!!

Ore nuk e di por nuk e ndal dot te qeshuren !!!! Le pastaj çfare kurajoje !!

Pjer Thomas sa për sqarim:

Marrëveshja Turko-greke nuk shkëmbeu shqiptarët muslimanë me shqiptarët e krishterë në Turqi, por shkëmbeu shqiptarët muslimanë të Camërisë me grekët ortodoksë që jetonin në Turqi.

Sot në Turqi jetojnë 15 milionë shqiptarë (që nuk gëzojnë asnjë të drejtë as radio, as TV, as gazetë as shkollë në gjuhën e mëmës) shumica nga Kosova, FYROM-i (meqë jeton në Belgjikë duhet ta dish shumë mirë që në Belgjikë jetojnë shumë shqiptarë nga Prespa dhe Manastiri), nga trojet shqiptare të Kosovës Lindore (Përshevë, Medvegjë e Bujanoc) dhe mbi 1 milionë camë që u përzunë nga trojet e veta stërgjyshore Arta, Preveza, Margëllici, Filati, Gumenica, Florina, Konica, Korfuzi, etj.

Presja dhjetore pune e modhe, tha presori!

Po Korfuzit ca me i bo?

Po, disa herë, duan t'u bësh punën dhe të ikin, mos të paguajnë. Më ka ndodhur njëherë me shoferin e prefekturës. Vinte rregullonte makinën dhe më thoshte mua: "Nuk ka lekë shteti". (thotë nën zë: "i merrte për vete&quotsmiley. Një herë, dy herë! Nuk durova dot më.
Shkova vetë një ditë, takova prefektin. I thashë: "Z. Ruzhdi, ka lekë shteti?! - Ka, - më tha. Më pas i tregova atë që më kishte ndodhur me shoferin e këtij institucioni dhe pas kësaj i pagoi të gjitha lekët.
Kam pas probleme edhe me Policinë Rrugore. Një herë, kur po qarkulloja me makinë në Tiranë, më ndaloi Krenar Ahmeti dhe më grisi patentën. Më tha që po ecja me shpejtësi, në fakt nuk po ecja fare ashtu. Më tha, madje, një fjalë që më rëndoi: "Ti turk, do të shesësh mend këtu...". E kam hedhur në gjyq.

Cfare tip i lezetshem!

Ky t'i nxirka te paberat ne shesh?! Ah sikur edhe katunaret shqiptare te ishin si ku katunari turk! Shqiperia do te ishte nje vend me i jetueshem. smiley

Monumental polic qafleshi e ere-preshi kur behet si ekstremist i djathte me 1 prej copex10 "te jashtmeve" (pervec zyrtareve) qe kane vendosur te jetojne ne Shqiperi. Kur te behen copex20, ky rrezik do te hapi ndonje parti te tipit "Mjaft me te huajt ne Shqiperi!" smiley

ehe Aliu gulldum sevda

 Peshkaqeni, mundet te kesh te drejte, persa i perket marrveshjes Turko-Greko, veç nuk duhet te harrojme se ne deportimin e njerzeve nga Turqia per ne Greqi, u zhvendosen dhe fshatra ku kish lindur Fan Noli yne i madh, fshatra qe banoheshin kryesisht nga shqiptare, por qe Greqia i quante greke, per shak se ata ishin te krishtere ortodokse, siç i quan sot shqiptaret ortodoks Greqia per synimet e saja. Greqia gjithmon i ka quajtur te krishteret ortodoks shqiptare si greke. Ne defteret e saja dhe ne mentalitin e tyre, shqiptaret ortodokse quhen greke. Kjo gje ndonse jo normale, thuajse idioteske, iu ka sherbyer interesave te tyre megallomane.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).