Agim Fagu, zgjidhet President i ri i KOKSh-it

Agim Fagu u zgjodh sot president i ri i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar për 4 vitet e ardhshme. Ish basketbollisti i kombetares shqiptare, Fagu, ishte kandidat i vetëm për këtë post. Presidenti i ri i KOKSH-it, Fagu, ka premtuar se do te ribashkoje sportin shqiptar qe prej disa kohesh eshte i ndare.

Ndërkohë në orët e paradites, u krijua një incdent i vogël në distancë mes sekretarit të KOKSH-it, Stavri Bello dhe ministrit të Kulturës, Ardian Turku.

Menjëherë pas deklaratës së sekretarit të përgjithshëm të Komitetit Olimpik Kombetar Shqiptar, ministri i Sporteve Ardian Turku reagon duke pergenjeshtruar çdo telefonate apo kercenim ndaj sekretarit te KOKSH. "Nuk kam pasur asnje lloj telefonate dhe asnje lloj kontakti me zotin Bello. E ftoj atë të kërkojë me burrëri zbardhjen e kësaj bisede telefonike dhe berjen publike për mediat. Atëherë do më duhet të kërkoj falje publike me përgjegjësi qytetare dhe shtetërore", tha ministri. Sipas tij, nuk ka pasur asnjë punonjës të ministrisë apo drejtorisë së Sporteve qe t'i kerkohet apo t'i ushtrohet presion per te mos vajtur ne kete mbledhje", shprehet ministri.

Asambleja e 14-të e KOKSh u zhvillua sot paradite e cila voti për drejtuesit e rinj. Komiteti Ekzekutiv i KOKSH-it vendosi në mbledhjen e tij të fundit të mos pranojë kandidaturën e presidentit të federatës së peshëngritjes Esat Ademi për President të KOKSH, "për arsye të shkeljes së etikës nga ana e tij në Asamblenë Zgjedhore të dates 6 Dhjetor 2008". Pra kandidaturë e vetme ishte ajo e Agim Fagut. Ndërkohë kandidatura e rektorit të Akademisë së Mjeshtërisë Sportive "Vojo Kushi", Vesel Rizvanollit është tërhequr nga vetë kandidati me pretendimin se nuk e njeh këtë Asamble. Ndërsa për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të KOKSH-it, kandidatura e vetme ishte Stavri Bello. Për Anëtarë të Komitetit Egzekutiv nga 22 kandidaturat e paraqitura pranohen vetëm 21 dhe nuk pranohet kandidatura e Përparim Ferunaj, i cili është paraqitur jashtë afateve të përcaktuara.

5 Komente

Ne sport ka qene dhe mbetet figure e nderuar.

Respekte dhe faqebardhe Gim Fagu.

Agim Fagu, nuk zune men mer burr, qe nuk merret njeri me Salen...do te te hyj prap ne dru ai ty.....kesaj rradhe ke Bamirin ti po prap eshte me i forte Sala ere....e ju pallo te dyve....

Lajmi i mire eshte qe midis nje sporti si Mundja dhe nje sporti si Basketbolli, fitoi Basketbolli! smiley

Nuk dua te prish gezimin e askujt, por mqs admin po vonon nje lajm qe dergova pak me pare, ju lutem te vizitoni kete faqe: http://index.fieri.com/sports/1883.html

U nda nga jeta Legjenda e Futbollit Fierak: Kujtim Majaci.

U prefte ne Paqe!

e hodha une qe ne ora 5 ketu syro,

http://www.peshkupauje.com/2009/07/u-nda...

por sic duket ska hic admin ne linje

Shume mjeshtra te futbollit duke na lene ne moshe te re.

Sa per Fagun, cun king mer yahoo smiley

cun king smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).