53 mijë fuçi naftë të Rezart Taçi kontrabandë në Vlorë, vjedhja 7,6 milionë euro

Një anije me destinacion ARMO-n ka regjistruar një prej skandaleve më të mëdha të saj në lidhje me ligjet shqiptare duke tentuar të fusë në tregun vendas 53 mijë fuçi naftë të raportuar si naftë të papërpunuar krudo. Të dhënat tregojnë se anija “Athina”, e cila pret të shkarkohet në portin e Vlorës, në të vërtetë ka naftë të pastër dhe jo naftë krudo, siç deklarohet. Ky skandal që thyen njëherazi disa ligje të vendit, llogaritet të shkaktojë një dëm ekonomik prej më shumë se 7.6 milionë eurosh, vetëm për shkak të shmangies nga pagimi i taksave. Duke raportuar 53 mijë fuçi naftë të pastër për naftë krudo, kompania “Taçi Oil”, jo vetëm që fut në tregun vendas naftë, të cilën do ta shesë si naftë D2, por ajo i vjedh buxhetit të shtetit 7.6 milionë euro me anë të mospagimit të taksave. Legjislacioni ynë nuk lejon megjithatë që asnjë kompani në vend të importojë naftë dhe ta shesin atë në Shqipëri si naftë D2. Kompania “Taçi Oil” është e detyruar që të shesë e vetme në Shqipëri naftë D2, në bazë të ligjeve që u miratuan pas privatizimit të dyshimtë të kompanisë ARMO nga “Taçi Oil”. Naftën D2, që duhet të shesë në tregun vendas, kompania “Taçi Oil” duhet ta sigurojë nga nafta vendase krudo që merret nga “Albpetrol” dhe nga kompani të tjera vendase. Përpos të gjitha këtyre thyerjeve të ligjit me mijëra tonelata naftë që kërkon të kalojë kontrabandë nga porti i Vlorës me anë të anijes “Athina”, “Taçi Oil” kërkon të fusë në vend një ndotës po kaq të madh. Nafta, tregojnë të dhënat, ka një përqendrim të madh squfuri prej 1500 mg/kg, në një kohë që ligji ynë nuk lejon të futet në treg naftë me përqendrim squfuri më shumë se 350mg/kg. Është e qartë se kompania “Taçi Oil” me anë të kësaj ngarkese shumë të madhe prej 53 mijë fuçish kërkon të fitojë miliona euro duke thyer disa prej ligjeve të vendit në këtë fushë. Kompania “Taçi Oil” që prej janarit të këtij viti ka marrë naftë krudo nga kompania “Albpetrol”, së cilës i ka një borxh prej 30 milionë eurosh. Kompania “Albpetrol” është futur në kolaps, për shkak të detyrimeve të mëdha të pakthyera të “Taçi Oil”. Të dhëna zyrtare bëjnë me dije se kompania “Taçi Oil” ka gjithashtu një borxh të lartë të papaguar edhe në tatime për mospagim të akcizave. Gjithashtu, kompania “Taçi Oil” mësohet se i ka edhe kompanisë “Bankers Petroleum” 20 milionë euro borxh, për shkak të naftës krudo që ka marrë, por pa dhënë paratë. Duket se kompania “Taçi Oil” është duke kërkuar shpëtim te kontrabanda masive me naftën e pastër, të cilën e shet si D2 dhe të cilën në doganat shqiptare e raporton si naftë krudo.

Gjithçka është e qartë: anija “Athina” ngarkohet me mbi 53 mijë fuçi naftë të pastër ose me rreth 8 mijë e 500 tonë dhe në doganë raportohet për naftë krudo duke i vjedhur shtetit 7.6 milionë euro. Më pas nafta kundër ligjit vendas shitet për D2 dhe fitimi është i pazakontë duke qenë se “Taçi Oil” ka e vetme monopolin e naftës D2. Historitë e kompanisë “Taçi Oil” me skandale të tilla në Shqipëri nuk fillojnë me anijen “Athina” e duket se nuk do të mbarojnë me të, pavarësisht se ky mund të jetë ndër më të mëdhenjtë dhe më domethënësit.

Deri më tani autoritet doganore në Vlorë nuk e kanë lejuar anijen të shkarkohet, por ndërkohë nuk kanë bërë asnjë veprim për sekuestrimin e saj. Të gjithë presin një sinjal nga qeveria për të lejuar futjen e saj kontrabandë në tregun shqiptar.

Disa pyetje publike për ministrin e Ekonomisë, Genc Ruli

Ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, ka lejuar mosdeklarimin e sasive të naftës që merr ARMO nga nëntoka prej “Albpetrol”-it, duke thyer vendimin e qeverisë së janarit 2009, e cila kërkon deklarimin e sasive dhe kostove të produkteve të naftës që shkojnë për përpunim në ARMO.

Gazeta “TemA” kërkon publikisht prej Genc Rulit të deklarojë:

1. Sa është evazioni fiskal dhe borxhi që ARMO e Rezart Taçit i ka krijuar tatimeve nga fshehja e sasive dhe çmimeve?

2. Si është e mundur që kompania “Stream Oil”, pronë e deputetes së PD, Albana Vokshi, (në emër të burrit të saj), ka marrë me koncesion zonën e shfrytëzimit të naftës në Marinzë, me firmën e Mimoza Vokshit, motrës së Albana Vokshit?

3. A lejohet futja e naftës D2 nga jashtë dhe pse nuk arrestohet Rezart Taçi që fut naftë të tillë në Shqipëri?

4. A jeni në dijeni që ministria juaj, e cila përgjigjet për cilësinë e naftës që futet në Shqipëri, toleron ngarkesat e Rezart Taçit, duke shkatërruar tregun dhe ligjet e shtetit shqiptar?

5. A jeni i lirë ta çoni para drejtësisë Rezart Taçin apo jeni peng i tij?

14 Komente

Hë mer edhe ju... i duheshin ca pare tani se do me blejt 80% të skuadrës së Bolonjës

Mos u habisni nga shperthimet e Meros se nuk eshte faji i tij.
Fajin e ka bllokimi i Kazinose te padronit te Meros.

Kontrabanda eshte veper penale, nese Merua di dicka pse nuk e denoncon ne prokurori?

He urdhero tjetri flet me shifra konkrete ,hapur me carcaf gazete i ben publike ,shteti hesht ,prokuroria hesht..tani o eshte i cmendur Meroja ose eshte i cmendur Shteti.

Po te ishte ishte i cmendur Meroja ,Shteti do ta fuste ne burg.,ose ne cmendi del se Shteti eshte i cmendur ,qe lejon shperdorimin e ligjeve ne favor te kontrabanes ,dhe korrupsionit ku disa pasurohen dhe disa e mbajne barkun me dore , dhe duartokrasin dhe hedhin vota per nje Shqiperi qe po ndryshon !!

Do ta haje edhe Meroja se shpejti Artian mos ki merak. Mua me ben habi vetem dicka. Qe kur Meroja fliste me "fakte" kundra PS-se nuk late fjale pa i thene i vute lloj lloj epitetesh e quajtet te krisur nga trrute e kokes dhe qe shpik gjera nga trruri vet. Tani une nuk po bej gje tjeter vecse po bej copy paste fjalet e juaja dhe ju skeni goje te mbroni Meron e ti postoni perdite editorialet se late nam mer palla smiley He urdhero fol Artian cfare i thua kesaj ti?!

Kontrabanda eshte veper penale, nese Merua di dicka pse nuk e denoncon ne prokurori?

Po gazeta qe shkruhet e zeza mbi te bardhe c`eshte  ,nuk eshte denoncim ????!! bile i hapur publikisht ,transparent per te gjithe !  Cte beje me shume Mero ?!!?!!!

Tjetri thote ja ujku ,ky ja palos dhe thote ku jane gjurmet !! Ore ai Thaci dhe Maci mire ja bejne se ashtu jane njerzit atje ,qe bejne ligjin  dhe jo te zbatojne ligjin !

 

Na shteti i rregullt ligjor veprojm vetum n'bazë të PROÇEDURAVE... duhet të shkojë dhe ta denoncojë faktin në policinë e lagjes (Polici do i thotë: A t'kan vjedh gjë ty? JO... epo kris bythën smiley

Do ta haje edhe Meroja se shpejti Artian mos ki merak

Po le ta haje mer ! por menyra se si ti flete, do ta haje Mero se Shpejti ,eshte tipike alla shqiptarce ,"ja futi ,e hongri " .c`j

u desh Meros qe u krujt me Berishen " .. i bie qe ligji ne shqiperi nuk eshte njesoj per te gjithe ,sic e ka Perendimi ! Peshku i madh ha te voglin eshte nje parim i korrupsionit te larte ,ne rastin kur ai ,ligji ,nuk zbatohet me force edhe per te gjithe njesoj !

Mero do ta haje se eshte peshku i vogel apo jo ? Ska pushtet !! Sigurisht do ta haje se ashtu funksionjojne ligjet atje !Zor e ka sidoqofte !

Artian nuk iu pergjigje atyre qe te thashe me siper. Mos bej sikur nuk e kuptove cte thashe. E para kjo. E dyta mos bej sikur je i trashe sepse pronari kazinose eshte tipi qe i bleu gazeten Meros dhe ja riktheu prape dhe dihet shume mire qe ju kane prek interesat. Mero eshte vertete peshk dhe morr i vogel por hajdutlluqet i ka me te medha sec mund tja mbaje suma. Me shtetin sduhet te haesh kurre qofte PS qofte PD te jete SIDOMOS KUR JE I PERLYER VETE DERI NE PALCE. Pra Meroja ben mire ta qepi sepse me thashethemet dhe me idiotsite qe flet ka bere armiq shume njerez te cileve ju ka rene ne qafe KOT dhe jo plot. Nejse ju jeni larg dhe sja keni shume haberin ca behet kendej. Ti se ke pare Meron psh qe rri vetem gjithe diten si qen dhe nuk i afrohet njeri. Qe ha vetem tek lokalet tek Don Bosko pa asnje njeri afer. Eshte tamam si qen i zgjebos dhe ja ka thene mire Ypi. Hajt naten te gjitheve se e kalova limitin e komenteve qe kane vene te kuqte e peshkut.

Po ti nga i di keto ,duhet te jesh ai i kontrollit te shtetit ,ose ndonje fan spathi ,i pa pune dhe qe paguesh per te mare vesh se cpo ndh me kazinote !

Po te jesh i punesuar per te ndjekur ceshtjet e kazinove qe kane lidhje me Meron eshte problem tjeter .

 Eshte tamam si qen i zgjebos dhe ja ka thene mire Ypi.

 

hahahahahahahaah po mos haro se ka qene dora juj. hahahahahahahahaha

Jo  jo nuk ka qene dora jone , por bente sikur ishte derisa nuk durovi dot me dhe e nxori koken pe verteti , qe e ka dhe tulle dhe te madhe . hahahahahahahaha

Taci Oil...psh...u ben dhe kta.

METE: Nuk kemi zhdoganuar naftë jashtë standardit

Balkanweb
Në një reagim të saj për mediat, ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës sqaron se në vend nuk ka naftë të zhdoganuar jashtë standardit. Ne jemi kategorikë në qëndrimin tonë thuhet në këtë reagim të ministrisë, se çdo kompani që shkel ligjin dhe standardet e vendosura tashmë për cilësinë e karburanteve që duhet të hyjnë në treg duhet të penalizohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Ministria siguron opinionin publik dhe të gjithë biznesmenët se nuk është palë me asnjë aktor në tregun e karburanteve në Shqipëri dhe se në veprimtarinë e saj të licencimit dhe kontrollit të veprimtarisë së kompanive udhëhiqet vetëm nga ligji. (a.r/news24/balkanweb)

Me falni se s'pata kohe me e lexu gjithe artikullin:

Eshte Merua qe po e ben kontrabanden apo  Taçi ?

Nga diskutimet duket sikur eshte Merua qe e ka shkelur kete rradhe dhe  eshte ne prag te burgut ...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).