543 Komente

Tirana dhe Elbasani po perparojne gjate nates... problem mbetet Shkodra

Do durojmë u pa puna. Al Franken priti 8 muaj për të marrë karrigen në Senatin Amerikan (fitoi me 312 vota diferencë nga 2,9 milion gjithësej).

Hehe, Al Franken. 

Dor, po shikoja kot tani nje dalje ne shtyp te Berishes, ku thote "Nga keto zgjedhje, nuk ka te humbur."

Dhe e ka literally. Nuk do humbi asnjëri. Slogan i vjeter "me ne fitojne te gjithe". Qeveri me te gjitha partite do behet, left and right, komuniste e balliste, filogreke apo filoçame. 

vertet fitojne te gjithe, Berisha kesaj rradhe do te terhiqet...gjuha e tij dhe e Rames jane te modeluara nga domosdoshmeria qe procesi i reformave ne Shqiperi te shkoje deri ne fund...tani kerkohen standarte, te cilat arrihen me qytetari dhe mendesi bashkekohore...mos harroni Shqiperia eshte vend anetar i NATO-s dhe aspiron te anetarsohet sa me shpejt ne BE...

Une mendoj se si Berisha edhe Rama e kane te qarte mesazhin! Nga ana tjeter dua te besoj se dy lideret kryesore te forcave me te rendesishme ne Shqiperi, i njohin rregullat e lojes...ata nuk mund te shkojne kunder deshires dhe vullnetit te shumices se popullit shqiptar, sikunder nuk mund te shkojne kunder " rrymes" se komunitetit nderkombetar !

Edhe sikur PD te marre nje a dy mandate te tjera nga kutite e mbetura ( gje qe ka pak mundesi te ndodhe) PD nuk mund te krijoje nje qeveri te qendrueshme. Kjo eshte po aq e vertete edhe per PS-ne nese ajo bashkohet me LSI dhe PDI ( mos u cudisni per kete te fundit !)

Presidenca ceke e BE-se solli mesazh te qarte qe te gjitha forcat politike duhet te konsultohen me qellim qe te krijojne nje qeveri te afte per te perballuar reformat ! Reformat kesaj rradhe jane serioze, ato nuk kane te bejne vetem me nje a disa grupe interesi te perfaqsuara nga x apo y force politike ne parlament, por me te ardhmen europerendimore te Shqiperise! Mos harroni, ne Shqiperi nuk eshte zgjidhur problemi i pronave. Do te mjaftonte vetem ky problem per te vendosur ne rend te dites domosdoshmerine e nje konsensusi te gjere, te nje mazhorance solide parlamentare qe i kalon 84 deputete ( madje do te ishte mire edhe me shume). Nuk kemi kohe per te humbur dhe kater apo tete vjet! Nuk mund ta leme vagonin ku kemi hypur qe te shkeputet nga treni qe na con ne Europe!

 

Me sa degjoj une, PS po ben llogari per zgjedhje te parakoheshme. Ta shohim se mua s'ma mbushin mendjen.

 ngadal, ngadal. Camet jane shqiptare...eshte si te thuash filo-kosovar...mos e qelb ne metrat e fundit te gares, kishe 10 me * deri para kesaj

me duket se e ka per ate cam mafiozin e vlores, jo per te gjithe camt...shpresoj

hajt, se mafioz me te madh se Berisha nuk ka..

Ne keto zgjedhje ska te humbur, Ne keto zgjedhje fiton Shqiperia -

Sali Berisha Tongue

 Penar, cfare efekti kane keto kuti ne rezultat apo eshte thjesht process dhe mbyllet.

hiqja ate 6-en LSI te posti origjinal

Në orën 5 të mëngjesit në Tiranë, kanë mbetur dhe 129 kuti për t'u numëruar. Koalicion i PD ka 70 mandate, ai i PS ka 66 dhe LSI 64.

Hajt se i kishe te tana mundesite me e shkrujt: Ne oren Tirane te mengjesit 5 kane mbetur dhe 129 kuti per tu numeruar ne koalicion dhe LSI ka 70 te mbetur, PD ka 64 dhe ai i PS ka 66 mandate.

Futjani gjumit oj shoqni se kur ju thoshin me qeru orizin kur ishit te vegjel boshit naze.

 

Pergatituni per nje vere te gjate polemikash, akuzash, gjyqesh, apelesh, sharjesh, palarjesh, perzierjesh, mbeshtjelljesh, pislliqesh, e shume esh e esh te tjera...

Me sa duket kemi prape zgjedhje te reja me nje qeveri teknike. Nuk mund te besh as koalicion te madh  se nuk ke opozite, as qeveri me vete, pra asgje.

Gjendje pa stabilitet, keshtu qe kam frike se Berisha kthehet perseri nepermjet organizimit te zullumeve dhe rremujave. Keto zgjedhje jane si zgjedhjet ne Landin e Hessen ku kryeministri qendroi i komanduar ne detyre edhe per nje vit se partite nuk kishin numrin e mjaftueshem te vendeve ne parlament per formim qeverie, derisa pas nje viti u organizuan zgjedhjet e reja ku fitoi ai vete perseri.

 

Mundesia e vetme qe te shohim ndonje ndryshim , me sa ma merr mendja muve ,eshte Tirana.Dhe e vetmja mundesi eshte nese LSI i merr PR deputetin e vetem.

Me sa di une mandati i 70-te i koalicionit te djathte nuk eshte ne rrezik.

Te pakten nje gje treguan keto zgjedhje :

qe voten popullore ne Shqiperi, vazhdon ta kete e Majta :

 

E djathta : 46.77% (PD & co.) + 1.81%(Poli i Lirise) + 0.32(Ngjela) = 48.90 %

E majta : 45.44% (PS & co.) + 5.66 (LSI & co.) =  51.10 % 

Per here te pare do kemi 23 deputete femra ne kuvend, 10 nga PD dhe 13 nga PS.

Nuk i ke shume te mira statistikat smiley

Ne Kuvend ka pasur 25 femra ne vitin 1962, 39 ne 1966, 71 ne vitin 1970 dhe 88 ne 1974. Kuvendet e viteve 2001 dhe 2005 ishin nje rikthim ne vitin 1945 kur kishte vetem 5 femra ne Kuvend.

Llogjikisht fjalia e Gentyt nuk ka asnje gabim, Llukan. Kur tjeter kane qene 23? smiley Madje e falenderoj qe s'ka pertuar t'i hyje qarqeve nje per nje, duke qene edhe cun smiley

Interpretimet pastaj jane te shumellojshme - une them se Genty e ka pasur per parlamentin 'demokratik', se parlamentet e diktatures mire do te ishte te mos i merrnim shume per reference.

Ndjese mer ndjese, ku ta dija une qe behej fjale per periudhen PD (pas demokracise) smiley

o llukan, pse s'bohesh minister i perkedheljeve vete ti e te biem rehat, se kam qe dje qe perpelitem i perpleksuar

Ti je i perpleksum se e di qe po fitoi prape Berisha do e filloje me Skraparllinjte se pari dhe mjere ju ku do futeni smiley

 

P.S. Shume i lezetshem ky citimi, me pelqen realizmi ne te:

ne shqiperi nuk idealistet nuk dine te organizohen, dhe ata qe dine te organizohen nuk kane ideale, keto jane kushtet perfekte per nje shoqeri qe gjithmone do te udhehiqet ne mos nga nje berishe, nga nje berishe tjeter!

1 korrik 2009

Soli e ka thene kete? E paska zgjidhur ekuacionin e humbjes se ideologjise se majte ne pergjithesi smiley (megjithese dallimin  pa ideale -  me ideale mund ta shprehim edhe te prekshme - te paprekshme, afatshkurtra - afatgjata, etj). Afati i gjate, aka ideali, ka per te qene gjithmone problematik, jo vetem ne Shqiperi. Pastaj del ne skene Weber-i, etika protestante ... per te bere hapin nga cokollata te makina ... i ka dit ca gjojna E.V.-ja. Nejse. Sol jam shume kurioze per perpleksitetin tend te ketyre diteve smiley

WOW!!!

Shume interesante keto te dhena.

Po flisja per kohen prapa 90s.

Pas shume oresh, duket se LSI po shkon drejt fitores se nje mandati qe konsiderohet i rendesishem ne Tirane, ai i kryetarit Ilir Meta. Sipas te dhenave paraprake te ECA-s, koalicioni i LSI-se po kalon pragun e 5 perqind qe i jep mandatin Metes.

Nje risi e procesit eshte PDI, Partia per Drejtesi dhe Integrim qe ka fituar nje mandat deputeti nga keto zgjedhje, ne Vlore. Por humbja e mandatit te dyte ne Fier ka bere qe kjo parti, me nje deklarate per shtyp te kerkoje rinumerim te votave dhe ka kercenuar Partine Demokratike se nese nuk e mbeshtet ne kerkesen e saj, ajo do te rikonsideroje pozicionin ne koalicionin Aleanca per Ndryshim.

Mazhoranca e re : PS (65)+ LSI (5) + PBDNJ (1) + PDI (1) = 72 kartona jeshile. 

Nje risi e procesit eshte PDI, Partia per Drejtesi dhe Integrim qe ka fituar nje mandat deputeti nga keto zgjedhje, ne Vlore. Por humbja e mandatit te dyte ne Fier ka bere qe kjo parti, me nje deklarate per shtyp te kerkoje rinumerim te votave dhe ka kercenuar Partine Demokratike se nese nuk e mbeshtet ne kerkesen e saj, ajo do te rikonsideroje pozicionin ne koalicionin Aleanca per Ndryshim

http://www.top-channel.tv/new/artikull.p...

Keto jane palla fare te PDI PSe nuk don Pd te kene keto ate mandantin? Do ti vjedhi PD keto ?

Keut luhet koke me koke.

Edhe une mendoja se do te ishte nje risi, por ne fakt qenka nje Xhuvel i ri.

Kur te dalin rezultatet perfundimtare nga KQZ-ja.

Do kemi:

Qarku.        AN        BN        ASpI        PL

Shkodra      7          4            -             -

Kukesi        3          1            -             -

Lezha        4          3            -             -

Dibra         4          2            -             -

Durresi     7          5             1            -

Tirana      16        15           1            -

Elbasani   7          7            -             -

Fieri          7          8           1             -

Berati      3           4            1            -

Korçe       6          6            -             -

Vlore       5          7            -             -

Gjirokas   2         3            -             -

 

Shuma     71      65          4             -

 

Ne Tirane jane shume afer Ps e Lsi per mandatin e dyte te Lsi-s.

qeka zhduk macosx profeti, dmth e paska mor rrugen e mutit pd-ja smiley

jo jo, ja futa kot, macocx profeti qeka zevendesu me lumdrin lajmetarin smiley

PS-ja ka marr me shume vota se PD-ja.

E majta eshte votuar me shume se e djathta,

Sala nuk e formon dot qeverine.

Po te ishte e bashkuar PS-ja me LSI-ne do te kishim nje fitore te thelle te te majtes.

 

MACOK,ku humbi MACOKU.Macok,mos je fshehur poshte tavolines?????

Macoku kashku tek PD.Kam pershtypjen se Macoku eshte dora vete LulBasha - the Cheshire Cat

taman e kish euronews, kur tha mas 2ditesh rezultatet.ma mir i din te hujt punt tona se ne.Un skam stacjone shqipe dhe po ti kisha skam koh per tv...

Macoku nuk ishte profet,ju lutem,Macoku ishte dishepull i Ganiut.smiley

tMSOI, ka kalu koha e komunizmit, nuk do ket ma "fitore te thella" nga partit, ashtu si kishe me dasht ti...tash gara ka me ken ma e komplikume sic po shifet

E mo, lereni dhe macokun tani, se do ta kete zene lemza tani, do jete ngjirur mbreme gjithe naten... per fitoren... smiley

Dafina mos me keqkupto,dhe mos fol perralla.

E verteta eshte qe nqs LSI dhe PS po te ishin bashke ashtu sic duhet te ishin e majta do te kishte fituar thelle,kjo sepse ashtu dua une,por sepse ate thote matematika e zgjedhjeve.

Une kete e thash sepse ka tre dite qe macoku dhe militantet e tjeter te pd-s ne blog pretendonin se Pd-ja ka fituar vetem dhe shume thelle,biles e pe besoj se si pushtuan sheshet e shqiperise duke festuar fitoren e thelle,dhe e them sepse Ganiu e genjeu popullin Shqipetar dhe u tall me demokracine shqipetare,ku i jepte avantazhe qesharake PD-se ne cdo qytet,perfshi Fier,Elbasan,Tirane,Gjirokaster,qytete ku ne disa prej tyre,ndodhi nje numer real i votave 360 grad ne te kunderten e asaj qe kishte predikuar Ganiu.

Une vertet shpresoj qe nje dite Shqiperia te jete demokraci ku askush te mos kete fuqi absolute,qe ka gezuar Sali Berisha,ky manjak pushteti,qe do te kontrolloje gjithshka.

Demokracia arrihet vetem atehere kur si sistem parlamentar qe jemi te kemi nje force te trete te fuqishme te qendres,ose ndoshta edhe nje force te katert,deri athere sdo kemi demokraci ne shqiperi.

Berishes i ka ardhur koha te dale ne pencion dhe te hetoet per te gjith ato qe eshte akuzuar keto 18 vjet,ne menyre qe populli shqipetar ta marri vesh nqs ai vertet eshte fajtor per dicka,dhe jo te vdes ne zyre pa dhene kurre llogari.

Poashtu do ishte vertet fantastike nqs do te kishim nje nderrim te dyte paqesor te pushtetit ne shqiperi.

 

Mirë thu ti, po boll ka vujt Dafina prej komunizmit që të pranojë demokraci e, ndërrim paqësor pushteti e, e mbi të gjitha e mungesë të theksume Saliu.

Thjesht imagjinoni militantin pa Sali. Si peshku... pa ujë. smiley

 

problemi eshte se Rama, ne vend se te luftonte Berishen, harxhoi te gjithe arsenalin e tij duke sulmuar LSI-ne. Edhe Kodin prandaj e beri, qe te zhdukte LSI-ne. Kjo qe ka bere Rama eshte fatale per te majten, sepse eshte e pakuptimte, qe e majta te humbase serish zgjedhjet, edhe pse ne shkalle vendi ka fituar me shume vota se e djathta. Por kjo humbje erdhi pikerisht nga Kodi Zgjedhor i propozuar nga vete PS-ja, me qellim qe te demtonte LSI-ne. Nderkohe qe po te ishte sistemi proporcional i paster, sic e kerkoi LSI-ja, e majta do e kishte te sigurte fitoren. Rama perfundimisht e shkaterroi te majten.

J, me fal a njifemi personalisht qe flet mbi mua me kaq siguri?!!!!!lexove at ca thash apo thjesht repliken e "kolegut-shokut" Tmso.Nuk po te fyj se ajo qe the te tregon si je...

Tmso:nuk me ke ndjek aspak...nese ka pas militant dhe ekstremist biles dhe jo vac kaq (psh Artian thoshte dje NESE SHQIPERIA E VERIUT DHE JUGU SIKUR PO FLISTE PER KORENE.Zot na ruj nga Injoranca!),qe kan ra ne sy kan ken:TI, shoku artian e olsib.NO COMMENT! jam ok me at qe thu per salen dhe familja jeme se ka mbeshtet.Un shpresoj qe e djathta te reformohet.E njajta vlen per te majten, po ti  dhe disa si puna e  J-se s'arrini ta shikoni si problem...

o Ttmsoia ca thu mer burra, ca lesh e majte thua ti ? Te majt e quan Ps ti qe bent espote kunder LSI? tani do ti puthni kembet qe te barazoni? Ku ka moral PS ( edhe ju qe e mbeshtetni ate ) te llogarisi LSI?

 

Rrezik me shume leke ka harxhuar Rama, duke blere eksponentet e LSI sesa per fushate te drejte per drejte me Salen.Edhe moralisht Ilir Meta me shume te drejte ka te kaloi me Salen sesa me Ramen, se eshte me keq kur te trathton nje shok ( si ja futi Rama Ilir,sapo u zgjodh ne Bashki ) sesa kur e di kush eshte armiku.Te dhemb pak me shume e para.

Edhe ka shume mundesi qe te pakten 1 i LSI kalon nga e djathta. Ilir Meta, po te jete politikan i pergjegjshem, du rruga ka te drejta.

1- E shkrin Lsi si parti, se nuk ka me arsyje te egzistoje,ose ai te mos jete me kryetare, Se deshtoi totalisht.Edhe nuk i shkon me mbrapa Lsi se ska prespektive.Te pakten kete gje e arriten keto zgjdhje, qe e ben vendin dy polare.

2-Ose te marri nje ministri te rendesishme nga Sala edhe te mbaj gjalla LSI me parrullen, qe Rama na sabotoi ne si te majte,tani ska moral te kerkoj lemoshe.Vendi sduhet te hyje ne krize,keshtu qe do kemi stabilitet.Sala me Ilir punojn pastaj, si punonte Ilir si minister i jashtem me Nanon smiley Cudia me e madhe 3 dite zgjat.Por kjo nuk eshte Xhuvelizem. LSI ishte kualicion ne vete nuk ishte me PS.

 

Po eshte shume hipokrizi te shikoj keto gazetaret e top-channelit , nwes24,vizion+ te bejn tifo per LSI. Keto shkar... nuk e ftonine studio ,vetem qe ta censuronin.Me moral ka Klani qe e ka ftuar gjithmone Ilir Meten Bledni Fevziu. Po qe puna per inate, me inate ka Ramen Ilir, edhe ka te drejte, sesa Salen.

 

 

njs njs, po do jete nje vere e nxehte me politike dallaveresh. Po nje dite te bukur korriku , kur te gjith te jene ne plazh ose ne pune me kondicioner te prishur, do te lexojn tek peshku qe Sala eshte kryeminister me 74 deputet smiley

pastaj lajmet e tjera vijn nga pas, Kol Balla vret veten. Muc Nano kapet me mall nga blloku, Andrea Stefani ka vendos lente, Anila Basha eshte dobesuar 8 kg( nga steresi jo nga palestra ), lejet e ndertitmin nuk ka me per 2 vjet.as me 15% smiley

te pergezoj vertet. Je shume i sakte ne argumentim..

P.S: ke harru fatin e Babaramos tani qe fitoi Berishasmiley

Une militant?Qe te jesh militant duhet te jesh i aderuar ne nje parti,gje qe nuke eshte e vertete per mua.Ose duhet te jesh i apasionuar si kafshe mbas nje krahu,gje qe perseri nuk eshtee vertete per mua.Une jam vetem kunder Berishes ne keto zgjedhje ,dhe kaq.

arsyet i kam then 100 here.Duhet njerezit ti gjykosh per ate qe shkruajne dhe jo me instiktet e tua dafin e dashur,nqs ke kundershtim me ate qe po shkruaj une ,ateher fol.

alternativa, alternativa qe jep eshte alternative shume budallaqe. LSI-ja merr vota te majta, dhe po shkoi me salen mbas 4 vjetesh shkon si kove pusi, dhe qe ta dish ti, Meta eshte ne politike per te ndenjur gjate jo per te dal ne pension ne 2013.

Ti Tmosoia vertet shpreson qe ne nje te ardhme (te pa percaktuar ne kohe) shqiperia te jete demokraci. Parimi i papercaktushmerise perfshihet ne intervalin nga 0 ne infinit...Dhe shpresa si e kane perkufizuar ca moraliste eshte kurva e mendjes. Nuk kam paragjykime per perkatesite e tua politike, se ato jane te kuptueshme. Po problemi per mua eshte qe ai vend eshte qeverisur nga e njejta kategori rrugacesh politike qe linden, u riten dhe u edukuan ne gjirin e ppsh-se. Keshtuqe bie nje plehre dhe nga plehrat, zgjidhet/ngrihet  nje plehre tjeter.

Vetem monstra pjell ai vend? Akrepa?

bardhikoka

Po nqs une them qe jam dakort ne pergjithesi me ato qe keni shkruajtur ju,a biem te dy ne te njejten perkatesi politike????

Sepse ato qe thua ti i kam thene 100 here une.

Kutitë e fundit me vota, fituesi në 4 mandatet ende të pavendosur    mbyll [ posto kete artikull ne faqet me poshte ]

TIRANË- Orët e para të mëngjesit të sotëm kanë treguar se rezultatet e fiksuar deri tani janë tepër të brishta dhe katër mandate janë ende në lojë.

Duke u bazuar në votat e numëruara deri në orën 02:30 të mëngjesit të sotëm, demokratët shpresojnë për dy mandate të tjera në Shkodër dhe Lezhë, ndërsa socialistët për dy mandate në Berat dhe Tiranë, ku PS-ja synon që të marrë edhe një tjetër mandat, që mund të nxjerrë jashtë loje kryetarin e PR-së, Fatmir Mediu.

Shkodra ka 11 deputetë dhe deri në këto orë mandatet janë ndarë 7 me 4 për PD-në. Lezha ka 7 deputetë dhe mandatet janë ndarë 4 me 3 për PD-në. Por, në këto qarqe votimi është bllokuar prej kohësh në dy KZAZ tepër problematike, Fushë-Kuqja dhe Bushati. Në të dyja këto qendra ndodhen vota që mund të përmbysin rezultatet e deritanishme.

Në Lezhë, PD-ja synon mandatin tjetër pasi ka arritur një numër të konsiderueshëm votash. Burime nga kjo parti pohuan se duhet që të dalin me 300 vota avantazh nga kutitë që mbajnë dy mijë vota. Por problemet në pesë kuti kanë bërë që ato të nisen drejt Tiranës, që të numërohen në KQZ.

Pasi ka mbaruar numërimi i kutive në qytetin e Shkodrës, PD-ja ka marrë edhe 11 mijë vota të tjera dhe kjo duket se ka "hapur oreksin" për një mandat të tetë në këtë qark. Kjo gjë është në dorën e komunës së Bushatit, ku ndodhen rreth 20 mijë vota.

Por në këtë komunë pretendojnë që të marrin vota të dyja forcat, pasi deputeti socialist, Tom Doshi, është shprehur se aty ndodhen aq vota të majta sa rezultati mund të shkojë 6-5. Madje, PS-ja ka pohuar se do ankimojë rezultatet e çuditshme që janë gjetur në qarkun e Shkodrës, ku në disa qendra votimi PD-ja ka marrë 100% të votave, ndërsa partitë e tjera zero vota.

Në disa raste janë hasur kuti, ku PD-ja kishte 200 vota dhe PS-ja 2 vota.
Ndryshe nga PD-ja, socialistët synojnë që të marrin mandate të tjera në zonën e jugut. Berati dhe ndoshta Tirana, janë qytetet ku ata mund të marrin dy mandate që do të përmbysnin sërish situatën e krijuar këto ditë.

Në Qarkun e Beratit, PS-ja është shumë në avantazh në krahasim me PD-në dhe mandatet janë ndarë 4 PS-ja, 3 PD-ja dhe 1 LSI-ja. Por, në dy kuti janë hasur probleme dhe fillimisht është vendosur bllokimi i tyre. Pas mesnatës është vendosur që këto kuti të numërohen dhe në to ndodhen aq vota sa PS-ja të marrë edhe një tjetër mandat.

Në Tiranë situata është pothuajse e barabartë, por kjo favorizon PS-në, e cila merr një mandat shtesë, duke e shpënë rezultatin në 16 koalicioni i PS-së, 15 koalicioni i PD-së dhe 1 koalicioni i LSI-së. Mandati që mund të bjerë është ai që ka marrë momentalisht kryetari i PR-së, Fatmir Mediu. Për të arritur këtë gjë, PS-së i duhet të marrë një numër të përafërt votash me PD-në.

-------------------------------------------------------------------

Jo numer te perafert, po 1 vote me shume, ne nivel koalicioni. Se ai qe e fillon listen prej 32 mandatesh edhe e mbaron, kur futet ne mes LSI-ja.

nejse, une cuditem paksa se si i bejme llogarite. dihet se tom doshi dhe armando prenga po mbajne peng rezultatet e lezhes dhe te shkodres. rezultojne te dy socialiste. cuditerisht edhe ne zgjedhjet lokale tom doshi ne bushat perdori te njejten teknike te mesuar pastaj nga edi qe e paralajmeroi diten e pare pas zgjedhjeve. po pergatiten manipulime e bllokime procesi tha. me gojen e tij. per ata qe kane veshe.

ne lezhe pd-se i mungojne nje avantazh prej treqind votash qe mund te marre deputetin e 5. por armandua ka bllokuar numerimin. ne fushekuqe jane 3200 vota me duket, cka mund te mjaftojne per ta forcuar poziten e pd.

ne bushat ka mbi 20000 mije vota te bllokuara nga toma. i cili shprehet i habitur qe si ka mundesi qe sivjet shkodranet kane votuar. ndoshta do i mjaftonte te shihte fotot nga shkodra te para do viteve e te bente nje xhiro ne shkoder sot e ta kuptonte pse shkodra ka votuar, pse shkodres i eshte rikthyer shpresa te shqiperia e te shteti. ndoshta po te mos ishte sala nga tropoja do kishin votuar salen edhe fieri vlora e saranda. ndoshta edhe korca shume me teper. mjafton nje xhiro neper shqiperi te kuptosh pse votojne ende salen. mjafton te degjosh edi percaresin qe na quan cecene ne qe te kuptosh pse ps-se i rrofshin votat e jugsave qe kane frike nga maloket.

nuk e di ca u be me fierin si u numeruan ato kutite e fundit qe te dime merr gje pdi atje apo jo.

ndersa sa i takon tiranes, posti i fatmir mediut eshte i sigurte. nese iken iken nje tjeter i pdse, por me sa shoh perqindjet te eca nuk kane shanse. duke pas eparasysh se rrogozhina duhet te ishte e pd-se.

si perfundim, kur kaluan tre dite nga perfundimi i zgjedhjeve na rezulton se ngado jane numeruar votat, vetem aty ku jane bastione te pd-se jo.

dmth, saliu qe ishte malok veriu i prapambetur dhe ne cdo deklarate tregoi se i intereson qe shqiperi ate eci para dhe se cdo rezultat eshte i mirepritur. ndersa edi tregoi edhe njehere se di vetem te jete hitler, ne kurriz te shqipetareve. nuk e di pse nuk e thote njeri qe dy mandate ne lezhe e shkoder mbahen peng nga deputete te ps-se?

Hej po sa te papame paskeni qene o burraveca te vegjel. Pa u bo ala barazim fillute me qit dhomet e thonjte! Rrini ore urte se asigjo nuk keni fitu!

Sa rehat ishim dje kur kto plehrat ekstremiste nuk u dukshin verdalle (ose me sakte ishin me pak aktive)!

Po amani mer se anonime jeni, edhe po te fitoje e djathta nuk merret njeri me ju, kshu qe si do qe te shkoi rezultati, jini konstante te pakten.

Dafina, mua me pelqen theksi jot, flit sipas qejfit se te gjithe nuk do folim tepelençshe si Gramoz Kriminel Ruçi. Po s'me duket e nevojshme t'u tregosh shkollen ktyre! Eshte si t'i thuash te verberit : "Uaaaa sa pamje e bukur!" Plus qe shkollen e ke bo per vete dhe jo per ne! Jo per gjo po te ngatarrojne me Trendafilken (kshu e qujte ti Gjemo ate qe e kishte rrogen me te madhe se une) pastaj.

Di gje njeri se cfare ka ndodhur me ato kutite e votimit ku ish-pozita ishte ne avantazh absolut 300 me 0? Ne Shkoder ishin keto kuti? 

Po Meksi dhe Ngjela hyjne gje ne parlament?

O Peter, une nuk e di se sa e vertete eshte kjo, po te siguroj qe ka ne Amerike plot fshatra ku rezultati prej 10tra vjetesh del 100% per republikanet. Pse po çuditesh kaq shume me disa fshatra ns Shkoder e ne Malesi te Madhe ku komunizmi ka bere krime nga me çnjerzoret?

Pastaj mos harro se atje nuk fotohet familjarisht po fshaterisht! Me dale me thone kryeplaku qe do votoni PD, ti kujto se voto njeri qofte edhe PR atje apo çfare?

Amani ore se ne jena per te mallku ate qe shpiku principin e votes se barabarte!

A ma shpjego dot nejri se si mund te humbi PD nje mandat ne Tirone ku koalicioni i PD-se eshte 1% para atij te PS-se?

Ne fakt mendova se ky rast i fitores absolute perputhet me denoncimin e Bakallit, ne qendren e votimit te se cilit nuk rezultonte as vota e vet. Ndoshta jane raste te ndryshme.

Peace.

Nuk ka shanse te ndryshoje Tirana jo (per mua). S'e di c'behet me kutite e kontestuara ama. Po qe duhet bere 1% catch-up kur jane pa numeruar 1% e kutive smiley. Meqe jemi te kecapi, e dinit ju qe ato spanjollet e grupit Las Ketchup qenkan gocat e nje kitaristi te famshem flamencoje me emrin El Tomate?

Sa von e paske marr vesht mor burr...

Nejse:

El Tomate = Domatja ose Mollatarta

Las Catch-up = Salca e Mollatartave... hehehehehehe

Peter, ajo e Bakallit po te jete e vertete eshte shume e ronde! Dhe verteton perfundimisht qe ne Shqiperi, PD e PS, ja ashtu nonen partive te vogla (mjafton psh me ja qit te pavlefshme voten partive te vogla, duke i shtu nje kryq apo ku di une çfare). Kodi i ri me kete fryme u be, ndaj nuk do çuditesha nqs e çonin ke (a)llogjike deri ne fund.

Po te gjitha keto jane supozime se fakte konkrete nuk ka. Mos harro qe Bakalli mund edhe te dali me kete deklarate per te justifiku deshtimin e Polit.

Po dy ngjarjet jane te veçuara se 100% ishin ne fshatra, kurse Bakalli e familja e tij, votojne ne qytet.

Me duket se me verte ia ka fut kot Bakalli. Tani sapo kontrollova te faqja e KQZ qendren e tij te votimit dhe me dalin 2 vota per PLIDR. Ec e merre vesh!

C'paske qene! Po ku ia gjete QV-ne Bakallit!? smiley

Dafin thote diku :

ka kalu koha e komunizmit, nuk do ket ma "fitore te thella" nga partit, ashtu si kishe me dasht ti...tash gara ka me ken ma e komplikume sic po shifet

Dafin ose Dafina ,tash nuk je tu kuptue se koha e komunizmit n` sensin e njekjes se liderit nuk ka ndryshue. Pse e them kyt ? .N`venet demokratike ku ti tshma ,je duke e shiju,(m`duket se jeton ne Zvicerrrr me sa shof) nuk bon vaki qi nji popull i tan, ta njeki i lider mbrapa si i cmen,qi nji popull i tan te jete i papune ,ose npune e ti njeki liderat me autobuza e me makina mbrapa sikur me ken n`afrik ,apo ne pakistan ,ose n`afganistan !! e me i ra burive tmakinave si te cmenun !

Gara e komplikume sic je tu than ti ,nuk asht shenje e mire ,nuk asht transparente ,e si rjedhoje kjo tregon sipas meje ,se atje ,komandojne klanet ,grupet ,fiset ,familjet ,ma te fuqishme te cilat kane si qellim ,sundimin per interesat e tyne personale ,

Vetem shkodren t`kujtoj ,qi si vend anti komunist ,ka ken n`keto zgjedhje ,ma e paknaquna per "te djathten" e Berishs ,dhe te maces se zeze Topallit, dhe i ka dhan nji goditje te "djathtes" te pa riparueshme ma !

Ti dafin /a duhet me kuptue ,se komlikimi i gares ,eshte shenje e keqe ,qe per mu asht korruptim i gares !!

Demokratizimi i vertete asht at her ,kur populli jep verdiktin atij njeriu ,dhe asaj partie qi punon ma shume per popullin ,dhe nuk ka rendesi diferenca ,e thelle apo e ceket !

Tana t`mirat Dafin,dafnina,..nji t vockel desha me t thon ,se nuk jom per korene e veriut dhe te jugut ,nkyt pike nuk m`ke kuptue!

He mer si jeni? Shoh qe ju paska marre malli per mua smiley Ketu te peshku mesa shoh une po behen llogarite sesi do ta krijoje qeverine PS-ja ehehehehehehe. Nuk e kuptoni akoma qe 70 mandate te PD nuk i luan Topi?! Nuk e kuptoni qe PD fiton me 71-72 deputete dhe nuk e ka problem fare te mari nja 2 cope nga krahu tjeter nese do i duhen? Nuk i shihni lotet ne syte e Kol Balles?! Nuk e shihni Klanin qe po jep telenovela sepse eshte fjetur mendja qe fitoi doktorri?! Hajt pra ftillohuni smiley

E mo, te doli shampanja e fitores ty?! smiley

Ana une po dal prape te pi. Me ke tek Bulevard Kafe po qe se deshiron ndonje qerasje te fuqishme per te festuar fitoren smiley

Mjere ne thuaj, ju po i beni rrush e kumbulla fondet e qeverise, pa e marre akoma pushtetin ne dore, pale pastaj.... Ta pifte dreqi ne bark, ta pifte! smiley

 asigjo akoma dmth? Macokun se paska qetsu hic gjumi? Jepini icik demerol smiley 

Macok ,jane duke te ndritur syte nga qefi . Po te jete keshtu e paske te siguruar punen edhe 4 vjet te tjera ,bizneset ,dhe ofertat e oborrit ku ti sherben , well done !

Normal qe e kam te siguruar biznesin. Nuk jam budalla te merem me partite vetem per ideale. Idealet kane vdekur me kohe ne te dyja partite keshtuqe fjala magjike eshte LEKU smiley

Po kush Parti  eshte me e korruptuar ,dmth qe ti jep para nendore psh per fushate dhe bisnesin e ke te siguruar ,ne te ardhmen duke paguar nendore nje dputet (Lala Gjoni) qe ti e ke per zemer , PD?

 

Artian, a e ke degjuar ate shprehjen: "Ka ra daci m'kos" smiley

"Ka ra daci m'kos" une e di qe daci ka qef qumshtin !! si osht puna e kosit nuk e di !

lere lere, se na ofroi ndihme edhe neve qe nuk jemi nga kahu i tij... si i bejne petullat me uje keta  hihihihihi

Eshte  e vertete qe LSI mund t'i bashkohet koalicionit te PS-se?

Pyetja nuk shtrohet "a do bashkohen" se ajo dihet qe po, pyetja shtrohet "a do kete vlere bashkimi i tyre paszgjedhor"

Nje pyetje kam se akoma nuk po e marr vesh kete sistemin e ri....

Si parti, PS-ja ka marre me shume vota, si kualicion me pak. Tani, kualicioni i PD-se ka gjithsej 70 deputete, e i PS-se 66. Mjaftojne 70 mandate per te krijuar qeverine e re?

Me rob shpie ky Maçoku o mo i zgjuti nga ne te gjithe! Ka tre dite qe vetem tallet me duket. Sa inot qe nuk jom n'Tirone qe te shkojsha t'i thojsha n'sy :

"Bravo plako se na e ke fut bukur!"

Une vdes per te bo te tilla shaka ne pergjithesi, po ksaj rradhe e hongra si zybat te Coli (3 m'dore Monda!)

Kurse tipat si Aria qe vijne ne mes te muhabetit e bejne pytje te tilla me duken si ata qe ne kulmin e lojes se ping-pongut, kapin topin dhe thone "Uaaa sa i llumbullaket ky topi!" (Aria pa te keq se gallate po bojme!)

Zguç, maçoku ka kuptu mirë teorinë dhe praktikën e asaj shprehjes së vjetër: hudh një budalla nji gur në lumë...

Tipat si Aria bejne pyetje te tilla nga ankthi  smiley  e kam aq shume alergji lojtarin e djathte te lojes sa edhe Meta me duket yll bote smiley

Jo o Stanç se po ta kete bo per gallate, mire e ka bo se fajin e kena ne qe lame nom tu u more me ket muhabet a thu se na varet jeta m'fije t'penit.

(mundesia qe te kete shkrujte seriozisht keto dite eshte shume afer 0-s per mu, qe besoj te mungesa e budallallikut ekstrem te robt)

Sa shkon cmimi i nje deputei ne kohe te tilla ?

1 milion euro nje LSI-ist

1,5 milion euro nje PS-ist

 

Demokratet nuk kane cmim smiley

Berisha po shijon fitoren ...pa dal rezultati !  Ky eshte standarti me i arritur qi ka arrit Berrisha ne kyt ven !

mos ma rikthe gjegjen me at qe te kshillova un, perkatsisht me :"arsyet i kam then 100 here.Duhet njerezit ti gjykosh per ate qe shkruajne dhe jo me instiktet e tua dafin e dashur,nqs ke kundershtim me ate qe po shkruaj une ,ateher fol"---- nuk a problemi dhe un skam problem se gjykohet Br.

ty, e ata qi permenda me par me bini ne sy me koherencen tuj njidireksionale e dogmatike, pra "instiktive".

Luigji Pirandelo thoshte mas me i gjyku njerzt mbi nji akt, me i "kryqzu" ne nji moment, pra me i pa ma ne entitet. e njat baj .po Ty shok te kam pa ne at qi shkrun kuptohet disa her. Je i thjesht!Ty edhe artianin qe ne vend qi te thoshte dje Shqipnia tha tuj i ra edhe ma per gjat nese Veriu e Jugu .Te te mungoje "sintetizmi" ne ket pik skam mujt me pa. E tash medemek po me flet gegnisht...

Ajo qi me shqetson mu ASHT KOHERENCA mes te Majtes sot dhe te qenit anti-verior, smund tja degjojn as dialektin,alergji e kan po edhe zili njikohsisht,nen subkoshience, dhe si rrjedhoj (logjike per ta!)te mos dush bashkim me Kosoven,dhe te quash demode cdo perpjekje bashkimi,te injorosh qofte edhe 1rrug lidhse.Per ket ashtu si e djathta saliste duhet te reformohet duhet edhe e majta ramiste te reformormohet. po e ritheksoj ne demo. majoritare nuk ka 1 fitore te thelle "TOTALO-TOTALITARE." behen me komplekse garat vec ne raste kur partia ne pushtet qe Parti komuniste ose gabime fatale ateher opozita fiton thelle. Un nuk jam per PD a Ps ne keto votime shpresoj qe cilado te fitojn te reformohet nga figura te konsumume.tash skam koh ma per sot.edhe nese te fiton partija e zemres mos hajde ma shpalos ktu si Fitore ndaj nesh se ste ka kush gja borgj ty "trim"

 


ty, e ata qi permenda me par me bini ne sy me koherencen tuj njidireksionale e dogmatike, pra "instiktive".

Luigji Pirandelo thoshte mas me i gjyku njerzt mbi nji akt, me i "kryqzu" ne nji moment, pra me i pa ma ne entitet. e njat baj .po Ty shok te kam pa ne at qi shkrun kuptohet disa her. Je i thjesht!Ty edhe artianin qe ne vend qi te thoshte dje Shqipnia tha tuj i ra edhe ma per gjat nese Veriu e Jugu .Te te mungoje "sintetizmi" ne ket pik skam mujt me pa. E tash medemek po me flet gegnisht...

Deri ketu nuk jemi kuptuar,duhet te mesosh te shkruash shqip te merresh vesh me mua,une nuk kam bere gegnisht ne shkolle,ashtu sic nuk ke bere as ti,keshtu qe ne momentin qe ti shkruan gegnisht je ti ajo qe ben percarjen,megjithese ti nuk e kupton kete gje. (ps.ti nuk di te shkruash as gegnisht,kjo eshte e keqja)Une medemek fola gegnisht????E vetmja qe medemek po flet gegnisht ktu je ti.

Do kesh pire shume sot.


Ajo qi me shqetson mu ASHT KOHERENCA mes te Majtes sot dhe te qenit anti-verior, smund tja degjojn as dialektin,alergji e kan po edhe zili njikohsisht,nen subkoshience, dhe si rrjedhoj (logjike per ta!)

Nqs une do ta mendoja si ty,qe e majta ka problemet qe ke parashtruar ti me lart,atehere le ta marre lumi,por me duket se je gabim,ajo qe thua egziston vetem ne trurin tend,sepse ju ka bere berisha me komplekse.30% e veriut voton te majten,ne mos me shume,apo jan edhe ata anti-verior?

 

te mos dush bashkim me Kosoven,dhe te quash demode cdo perpjekje bashkimi,te injorosh qofte edhe 1rrug lidhse.

 

Pyet ata qe kan luftuar per clirimin e Kosoves se ke krah politik perkrahin ne Shqiperi?Perkrahin te majtet,UCK-ja ishte nje levizje e lidhur me PS-n dhe te majten ne pergjithesi.Ata Kosovaret dafine e dashur respektojne shtyllat e  unitetit kombetar,ku nje nga kryesoret eshte gjuha zyrtare qe na bashkon,nuk kam degjuar ndonjeher ndonje Kosovar te shkruaj apo te flas gegnisht nga mllefi.(ps.jo se ju flisni gegnisht,te mos keqkuptohemi,ju shkruani nje dialekt shkodran banal,qe ska shum lidhje me gegnishten,jo vetem ti personalisht,por shume gegno-centrik qe ka nxjerr shkodra ne demokraci,mjafton te shikosh Topallin kur flet,vetem gegnisht nuk mund te quhet,por as shqip)

 

Per ket ashtu si e djathta saliste duhet te reformohet duhet edhe e majta ramiste te reformormohet. po e ritheksoj ne demo. majoritare nuk ka 1 fitore te thelle "TOTALO-TOTALITARE." behen me komplekse garat vec ne raste kur partia ne pushtet qe Parti komuniste ose gabime fatale ateher opozita fiton thelle. Un nuk jam per PD a Ps ne keto votime shpresoj qe cilado te fitojn te reformohet nga figura te konsumume.tash skam koh ma per sot.edhe nese te fiton partija e zemres mos hajde ma shpalos ktu si Fitore ndaj nesh se ste ka kush gja borgj ty "trim"

Dafin,te thash edhe nje here me lart,shqiperia nuk ka per te qene demokraci ne sistem parlamentar pa pasur edhe te pakten dy grupe te tjera te qendres me influence ne parlament.Nje parlament i kontrolluar totalisht nga dy parti,dhe totalisht nga dy lider qe udheheqin dy parti jo-demokratike (ne kete aspekt PS-ja eshte shume me demokratike se PD-ja,per hir te te vertetes) do te thote qe Shqiperia eshte nje diktature.

PS.Do te keshilloja te cliroheshe nga komplekset,jemi te gjith Shqipetar dhe te gjith e duam njeri-tjetrin dhe duam te gjith qe Shqiperia te jete me mire.

Ato percarjet JUG-VERI qe ka sjell fatkeqesia me emrin berisha me ardhjen e tij ne pushtet nuk qendrojne,dhe ajo propagande e ndyre e PD-s nuk duhet tju qeroje,ka shembuj plot qe e hedhin poshte kete teze te ndyre,mjafton te shikosh sa vota merr PD-ja ne Gjirokaster,ne Korce,biles edhe ne Vlore merr 30% te votave ,ne mos me shume.Kjo tregon se ne Jug nuk ka mllef anti-veri.Nga ana tjeter une mendoj se ne te gjith veriun nje mllef anti-jug egziston vetem ne shkoder,vetem me nje pjese te vogel te shkodraneve  ,qe jane ne pergjithesi patriote dhe shqipetar te mire.

Prandaj budalliqet veri-jug ti leme me mire se nuk egzistojne.

NQS ke deshire te flasesh per situaten politike,hajde jam gati,por mua mos me vendos etiketa dafine  dashur,as mos me krahaso me te tjere,nqs nuk te pelqen qe une te te krahasoj me te tjere.

Hajt shendet ,dhe me mend ne koke vajze e mbaresmiley

 

 

Besoj se dikush nga LSI do shitet shtrenjt , nese rezultati perfundon si tani 70 , 66 , 4 . Natyrisht qe do desha te isha ne vendin e tij .

Ehe , asnje nuk ditka gje , ndoshta akoma nuk kane filluar pazaret .

Qeka lire vallaj. Hajt mo se per t'u rrit ka, po s'e prishi pazarin Tom Doshi e te shkoje pa leke fare nga krahu tjeter.

dafin(a) ,je tuj fol mrapsht ,kom krushqi nga lagja e parruces nShkoder ,dhe s`asht e vertet "alergjia"qe je tu i mshue fort,per veriun QI UN PASKAM ,asht e vertet qi kjo e kziston vetem athere dhe vetem athere ,kur nji person (nga veriu) posedon veset ma te keqia ne menaxhimin kur asht ne krye ! Une jam i eduku me dash venin tim nga veriu ne jug ,por asht tjeter gja e shamja tjeter gja gjykimi per veriun ose per jugun ,ajo nuk asht urrejtje ,Kaq !Pik.

Të gjithë po i bëjnë llogaritë që Pd i duhen vetëm 1 apo 2 poltrona tëtjera për të qeverisur e sigurtë... Po sikur... ai kandidati i Pr, mbasi ja ka shurdhu tajaren Xhozefina në fushatë të hidhet nga ana tjetër?

PO sikur ai i PBDNJ te hidhet andej per nanji ministri tjeter?

Masanej, me u pranu Mediu nga PS-ja, une shkoj e bohem kamikaz aty te selia e i mor te gjithe me vete  smiley  

 Imagjino, Mediu qe nuk merret fare me qeverine e re te PS, vetem i jep votbesimin.. ODIIIN!!

Ne cdo vend te botes do te kishe perfundu ne burg mor Tirons per ato qe pu thu. Shpresoj qe te mos e besh ate gje per Mediun trim (e per asnje aresye tjeter)

Eh!  Nuk është kaamikaze Mediu. E di mirë ai që bie direkt dëshmor në emër të luftës anti-korrupsion. Rihapet Gerdeci & co brenda 2 orësh.

Azgje te re nga fronti i zgjedhjeve.

ECA njesoj si mbreme 70 me 70, 49.0% me 49% Ok shihena me vone

Ehu medet ne per keto . Filluan te shkruaj keto komusnitetat se kujtojn se shkoi PD 70 edhe u ndalu S.Berisha. smiley

 

 

Rendesi ka qe Rama Humbi me 66 deputet. < se 70 te Berishes smiley

 

susssssssssssssssssssss deri ketu.

 

Se per tratativa paszgjedhore Breisha eshte specialist, se Rama eshte gur zalli e tregoi me LSI .

 

 

Po ti nuk di me bo as matematike mor bir/bije. Pa shihe pak kush kafituar me shume ne rang partie dhe pa shihe pak kush fiton me shume ne total si % midis te majtes e te djathtes. Syte tuaj shohin vetem blu dhe berishen (e ndoshta edhe Jozefinen se fundi)

 Alternativa, 

Po pse na e lli muhabetin? E kishim len qe kur  PD te shkonte 70 e posht, Macoku do na propozonte bashkpunim qeveritar me LSI; Jo ti...

Chene un nuk po e propozoj, ajo edhe ndoshta nuk ndodh.

 

Thjeshte mendoj qe Ilir Meta tregohet me burre, me njeri me karakter te shkoj me Berishen sesa me Ramen.

Keto Ps- e kane degjeneruar,skan lene gje pa thene per LSI, edhe tani i kerkojn ndihme.??? nuk eshte morale. ose te pakten eshte po aq imorale, mos me thene me shume sa Ilir te rri me Salen.

 

Rama VS Berisha = 65 - 70

 

LSI  VS Poli Lirise = 4 - 0

 

LSI nuk eshte PS, se kete e kane luftuar edhe me menyre jo shume morale.DUke e oskuruar ne Tv e komanduar, duke i blere komunare, etc etc qe te gjithe e dine. Une te jem prej Ilir Metes shkrij LSI edhe shkoj marr nje ministri tek Berisha .Punoj me ndershmeri,edhe i fitoj zemren Popullit. Meqe Meta e ka me sh merak.

Ja prap, 

Po lene pra se ste tako ty me mbrojt LSI dhe me ngrit lart vlerat morale te Ilir Metes, sot ne ket pik te hallit. I tako Macokut. Sa per ty e murem vesht qe mendo se pa dezertor sjeni kurkun.

Boooo boooo....akoma ne vend numero votat? ...se tani filluam te zgjohemi ketej nga ana tjeter e pellgut....dhe sot qe e kemi pushim (festa e Kanadase) thashe po merrja vesh si doli dhe po dilja per ndonje kafe, po sic duket me mastic te kompjuteri do shkoje dita...le qe aty te kafja me duket ka wireless...shyqyr...

 

Ku po behen pazaret? Ne Bushat si dje dhe ne Tirane apo diku tjeter?

Traplliku i Rames filloi me kodin qe donte t`ja fuste te gjitheve, pastaj vazhdoi me friken qe i futen se mund te humbte dhe Bashkine dhe ne fund e kurorezoi me kundershtimin qe i beri ofertes se fundit te Metes. E kapi inati i budallait se pa Nanon.

Berisha ka ditur te beje ndertime qeverish edhe sic ka ditur te beje perjashtime individesh. Ketu u pa nje diference e madhe e tij me diletantet dhe kokorocet pseudo-politikane.

Perfundimisht kush fitoi se nuk kam nerva te merem me numurime. Mund te na japi shoku Ll nje pasqyre dhe nje koment?

Nuk ka nevoje te numerosh. Ne vend te pare Koalicioni i Pd, si me 69. si me 70 ose 71 nuk ka mundesi te arrihet nga koalicioni pasues i Ps. Pra kryeministri ka te drejete qe brenda 30 diteve te formoje qeverine si i zgjeduri i pare prej koalicionit te pare. Nese ai nuk arrin dot atehere fillojne skenaret per koalicione e perberjete reja. Por sic e ka treguar vehrten deri tani ai e ka ate aftesi dhe nuk ma merr mendja te deshtoje.

Problemi me i madh eshte qe do te jete nje qeveri frggile dhe do te kete formen e mercatos se futbollisteve. Asnje vendim nuk do te jete i forte ose i guximshem gje qe do te krijoje frike investimesh si dhe nderhyrje me te medha e me te lehta nderkombetaresh.

Koalicioni PS me gjithe satelitet e vjeter dhe te rinj a nuk bejne me shume se 70 dhe cili eshte paradoksi ne kete mes perderisa te dy koalicionet kane mundesi te bejne dicka mbi 70 vende?

c'dmth "vuxhut" ?

 lene mos e pyt se o pershtatje nga turqishtja, ose shtremberim me mire i fjales 'vucut' qe do te thote trup, qenie..

rrofshi rrofshi smiley

pershendetje.

3 dite nga perfundimi i zgjedhjeve edhe akoma nuk dihet rezultati zyrtar! As ne nje vend te botes te trete nuk ndodh. Nejse. Sikur zgjedhjet te ishin zhvilluar ne 2010, me Boterorin e Futbollit 2010, s'do ti kishte kushtuar kush kaq rendesi.

P.S. Car fitore shpall Majlinda Bregu kur nuk ke akoma shumicen matematike?

Thote qe ne te gjitha kombinimet e mundshme koalicioni i PD ka tashme 71 mandate.

ore, po mi jep mua ca kombinacione si te kap 6 numra ne 90, se 83 milion €uro ka vajt Superenaloto (nje tip llotarie) kete jave ktu smiley

 Brace, kerkon rinumerim ne Berat, thote se PD ka qit te pavlefshme flete qe jane konsideru te vlefshme dhe nga vezhgusit. 16 mij vota diference. Icik me vone do ju them nese o aq e sigurte sa 9 goglat e djeshme. 

Macoko, cek te bardh Metes? smiley  

Avemus papa?  Apo jo akoma? 

non Habemus Papam!! Habemus idiotas.

Ose me fjalet e Qamil Buxhelit;

"Dostojevsk nuk kemi, Idiote sa te duash" smiley

Ajo ka te drejte sepse edhe me 70 eshte fituese. Por ate Bregu e ben qe te leshojne kutite e votimit ata qe i mbajne bllokuar, per te justifikuar Ramen per humbjen. Pra te shpetoje Rama nga lincimi....... Si me thon me ner.....Loja mbaroi!

dafine sec me ngjit si zamke ti ...

Ajo qi me shqetson mu ASHT KOHERENCA mes te Majtes sot dhe te qenit anti-verior, smund tja degjojn as dialektin,alergji e kan po edhe zili njikohsisht,nen subkoshience, dhe si rrjedhoj (logjike per ta!)te mos dush bashkim me Kosoven,dhe te quash demode cdo perpjekje bashkimi,te injorosh qofte edhe 1rrug lidhse

Mire, ajo qe me shqeteson mua eshte koherenca midis se djathtes sot dhe te qenit anti-jugor, s'mund t'ia degjojne as dialektin, alergji, zili, etj etj etj.

Oj erez e bukur, a ka mundesi mos me keto gjera se u eshte mshuar pak si teper?  Ja te paca.

ps kercenon te "marre ne mbrojtje" qendrat e votimit ne lac dhe fiier me  "popullin i majte"

Oh, jo, prape me pislliqe te tipit 'rezultati eshte i vlefshem vetem nqs me leverdis'? Thashe se e kaluam epoken e gurit...

Urime PD!

Ka siguruar 70 ose 71 vende!

Sido qe te jete Ilir kokederri mund te behet Kryetar Parlamenti dhe Jozefima zv/KM.Keshtu qe numuri i mandatave arrin 75 qe do te thote qeverisje pa kokecarje deri ne 2013.

Urime te gjithe shqipatereve per kete fitore historike!

Per here te pare zgjedhjet u bene ne transparence te plote.

Sigurisht qe i takon zotit Berisha qe te prese shiritin e inagurimit te DR-KU apo veprave te tjera te medha qe jane projektuar dhe ndertuar nga qeverisja e PD.

Ciao Edi Rama ne 2013!

Sigurisht qe i takon zotit Berisha qe te prese shiritin e inagurimit te DR-KU apo veprave te tjera te medha qe jane projektuar dhe ndertuar nga qeverisja e PD.

Ket hall ke ti mer lal?  Po e ka prer dy here mer Sol, e boni dhe synet dhe bar mitzvah smiley.

Siti i KQZ www.cec.org.al si www.eca.al jane ne gjuhen angleze.

Te dy sitet sot me 1/7/09 kane pasur mbi 7 mije vizitor.

Te shikosh rezultatet qe jep siti i KQZ , koalicioni Pd ka 72 mandate , Ps 64 e Lsi 4.

Per masmedian e huaj qe interesohen per rezultatet, kane kete pasqyre.

Aleanca per ndryshim 72.

Bashkimi per ndryshim 64.

Aleanca socialiste per integrim 4.

Nuk e pranon Pd, nuk e pranon Ps problem Shqiptaresh.

Turp,turp,turp.

Te dy sitet sot me 1/7/09 kane pasur mbi 7 mije vizitor.

 

Besoj se duhet te kene pasur ca me teper se vetem tek Peshku kane qene pak me shume se 12.000 te henen (nr. me i larte deri me sot smiley&nbspsmiley

o zot i madh,

ilir shtangisti kokederri kryetar parlamenti, Jo!

Nje gote raki se me ra te fiket.

Jo ....ajo qe eshte kostante ne respektin per Shqiperine e shqiptaret eshte respekti per inteligjencen e megjithate mbijetesen trunore.Zgjedhja e Metes -idiot te lindur ne ate post do te bente qe Shqiptareve nder te tjere t'ju vihej epiteti sub........

Une mendoj se megjithate fitoja e Berishes eshte e pilotuar qe pa u votuar nga perendimoret.Ne skenen e mjere politike shqiptare nuk ka interlekutor me te besueshem...Me Ramen ,protagonist i "ores se Bushit"duhej vetem kurajo shqiptaro-komuniste per ta kandiduar si Kryeminister.

Ketu eshte e kote qe prisni e enderroni ....Problemi eshte brenda PS.Ne vazhdofte me k'ta mend e me inkurajim Veliajsh e Spiropalash(si  shkuan keta??)ka rrezik qe per fatin tone absurd Berisha te shpalle monarkine....

aman o zane, tek e fundit shyqyr qe na qenkerke kenaqur tina smiley

Me keto zgjedhje kane fituar te gjithe:

e djathta sepse do te qeverise vendin

e majta sepse ka marre vota me shume

Berisha dhe Meta sepse do te kene qeverine

Rama sepse do te kete partine (dhe bashkine)

Nano sepse do te jete President

Shqiptaret sepse fituan zgjedhjet me te mira te realizuara keto 20 vjete (dhe faktin qe Gjinushi nuk do te jete me deputet smiley )

Nano sepse do te jete President

 

Ndonje shaka e kriposur mire kjo apo...? Mos o Zot! Prape nga e para do t'i fillojme te gjitha ne?! Nano-Berisha, '90, '97.... Nga syte kembet o shqiptare! 

Kronologjikisht mjerane:

Berisha thote: Kam besim se policia e shtetit do ta bej punen e saj. (dhe policia e beri duke nxjerr shume kuti si te pavlefshme ne zona qe dihen qe do votonin kundra tij)

Berisha thote: Rrezultati eshte ne duart e KOMISIONERVE. (dhe komisioneret e PD kane nxjerr goxha vota si te pavlefshme, vota qe edhe vezhguesit i kane quajtur te vlefshme)

Bregu thote: Ne kemi 71 deputete, KQZ te konfirmoj kete shifer( ne pritje)  

o plako, nuk cakto policia c'a osht e vlefshme dhe c'a jo.

Thuj c'a t'dush po Berisha e ka thon ket qy n'fillim kur e pysnin per rezultatin:
- do lej komisionin te mbaroje numrimin dhe ta shpalli.

Sa me kane ngjitur sot ato birrat qe kam pire. Tirana blu ka lezet shpirti smiley

macok, si 50/50 m'u duk Tirana mua, po nejse, se une s'kam pire birra sot, vec kafe smiley.

Chene, per Zotin mer te bejne cfare te duan at this point.  Kronologjikisht apo pa radhe, vetem t'i vene vulen kesaj pune se u beme gazi i botes.  E merkure dhe s'kane mbaruar numerimet.  E merkure dhe njeri gozhdes e tjetri patkoit ...

Llukan une provova te futem nuk arrita sepse duhej Pasword, keto te dhena mi dha nje qe interesojne.

Ne fakt , ky me telefonoi te me pyeste se jane shpallur zyrtarisht zgjedhjet.

Me beri edhe nje vlersim menyres se shtrirjes se votes, diçka interesante per syrin e nje te huaji.

Ajo qe nuk me habiti, se ne te gjitha sitet qe kishte kerkuar, Serbe, Malazese, Maqedonase, Bullgare, Rumune , pa permendur vendet perendimore, rezultati ishte per AN, vetem ne site Greke kishte gjetur o barazim o BN.

Bah.

 

Nga sa lexova e shikova me duket se G99,paska shume shume keq.Vetem ne kete rast po me behet qejfi.Nuk mund te promovohet absolutisht modelet qe prompovojne ata.Mosvotimi i tyre tregon qe ne fund te fundit Shqiptaret jane te pjekur e nuk ngopen me cretinerira...E sidomos po shkoklohem prej lezetit qe Gjinushi nuk ka hyre ne parlament....OZot çfare qejfi.....Te veshtire jane per zhgulur....Ishalla bie ne paqe e ulet e shkruan memorit e veta e le Shqiperine rehat............

 Monde, 

une do vetem nje gje: haka te i zoti! Vetem keshtu 'permbushen' standartet.  Nese ky popull ja jep perseri Sules, kush jemi ne te gjykojme? .. gjer atere m'pelqe me pa macokun qe ferko bishtin e vet smiley 

Meqe jemi te haka te i zoti, sa filxhan i sigurt eshte ai i Beratit?  Apo do na e besh si hiq e mos e keput si dje me Fierin, per qejf te macokut gjithmone? smiley.

Mond,

Berati ka vler reale pasi ashtu ka votu poplli; osht lon ama per ne fun. Tash po punohet me pune burrnish nga te dyja anet.. Sad thing.. Po puna Beratit eshte e koncentrume si nje espreso Napoletane. Ujte e Bregut se hollojne dot smiley 

Nje lajm nga burime te brendeshme.

Deputeti i PDI ( Dashi i Havase) i ka kerkuar Sales qe te behet Kryeminister (pas propozimit te Sales per zevendeskryeminister). Njekohesisht ka tratativa per blerjen e tij nga PS.

Po ashtu PD po negocion me Lefter Koken e LSI-se.

Paulin Sterkaj gjithashtu ka dale ne shitje - vlera 10 milion euro...njelloj me Lorik Canen...

Pa u zgjidhur keto çeshtje, nuk hapen kutite e fundit...

Nga fundi i javes zgjidhet lemshi...

hahahahahaha...vazhdon mashtrimi publik...qesh mirè kush qesh i fundit!!!

Llukan sapo me moren ne celular ??? nga Washingtoni. Nuk e them kush se ashtu eshte nje pune. Meqe e di qe une i DI si kane dale votimet me pyeti per disa gjera qe do ti rekomandonte diku . Ishte i habitur qe ne kemi ambasada ne disa vende te botes te cilat i dinin rezultatet me pare se qendrat e votimit ... Vetem pyeti se si ka mundesi qe ne Alaska , Bregu i Fildishte dhe ishujt Kokolupth te mos pasqyrohej fitorja e PD-se . Bah - cudi e madhe!

Kjo eca me sa shoh une vetem oren ndryshon .Ca ka ndodh?

Idriz, re si miza ne qumesht.

Edhe pse jam "armiku" jot i lexon komentet.

Une jam i varfer nuk kam celular , na mori ne qafe politika.

PD-ja pret ti konfirmohet edhe 1 deputet nga kopshti zoologjik sapo u informova nga burimet e mia. Eshte e sigurte, do ta shifni. Gjithashtu pritet edhe nje deputet nga bregu i lumit. Fitorja eshte e sigurte. Bllu Allbenja, Bllu Allbenja!!

Nderkohe Real Madrid kerkon te bleje Sterkajn e PD po Sala nuk leshon kartonin jeshil dhe kerkon edhe kaken pervec keshit.

Bregu qesh si budallai pas shiut dhe deklaron fitore dhe i kerkon komisionit qendror te konfirmoje fitoren e pd. Pse nuk e konfirmojne fitoren keta komunistat e KQZ???!!!!

O treno ca behet keshtu mer. Bregu qesh kurse Ditmir (Ditkeq) Bushati po qan. Meqe ra fjala ty te pushuan lotet?!

Bravo treno, ky eshte shkrimi me me humor qe kam lexuar sot. Dhe mos ja var fort macokut se aq i kap kaplloqja atij.

Lum e perrua! Me thone te drejten ..nuk te mendoj dot pa CELULAR aq prane Qeverise sa je ti . Kishe kaq kohe qe po lexoja ...por jane diskutime pa vlere pervec euforise qe shkaktojne ne sejcilin kur shihet ne pasqyre smiley Zotrote po mbaje njerin ziq ..shume lehte nga PD -ja. ....cuditerisht pa Bah - Buhe e pa te shame. Si me thene paksa nen mustaqe buzeqesh cobani smiley... Po mendoja qe keto zgjedhje vertetuan Fatin e Shqiptareve ne se PD-ja kalon pragun e 25-30% REALISHT me 15-20 % vjedhje votash = TEPER-TEPER Sukses dhe normale... Por nuk qe e thene kur ja plase me nje BAH.....Patriotik me cudi Greke smiley ....prandaj brenda BAH-ut tim smiley te kisha shkruar se ai nga Washingtoni Ishte i habitur qe ne kemi ambasada ne disa vende te botes te cilat i dinin rezultatet me pare se qendrat e votimit...A thua kini me pak se 20-25 % realisht ? Kjo eshte fatkeqesia me e madhe pas kaq vjetesh . Dhe me kete nuk ka shaka !Realisht une nuk i vleresoj njerzit si  ARMIQ ...... kundershtare PO!

Komisioni Qendror Zgjedhor informon se procesi zgjedhor ne te gjithe vendin eshte mbyllur me perjashtim te Beratit dhe te Bushatit. Nga te dhenat e konfirmuara nga sekretaret e KZAZ-ve ne 4657 QV nga 4753 ne mbare vendin koalicioni i PD-se Aleanca per Ndryshim eshte ne avantazh me 1.39 % votave ndaj Bashkimit për Ndryshim. KQZ nuk jep të dhëna per mandatet e fituara nga partite dhe as per perqindjet e seciles parti.

Zëdhënësi Olli tha se kutitë e QV-së së Lacit do të merren në shqyrtim dhe pas hetimit administrativ do të merret një vendim.

Olli konfirmoi se edhe në kryeqytet është mbyllur procesi i numërimit, ndërsa për Fierin tha se komisionerët kanë marrë vendim për të mbyllur procesin e numërimit ndërsa mbetet që baza materiale të transportohet në Tiranë

Pershendetje, si jeni e si po ja kaloni. Ju pergezoje me punen e palodhur qe beni. Deshiroje qe te jeni mire me shendet dhe gezime pacim gjithmone. Une mendoje se kesaje radhe me shume se sala e edi fitoi populli shqiptare. Nuk e di sa a keni te njetin mendim edhe juve. Ajo qe me gezon me shume eshte se partite shushunja (blu e te kuqe) nuk jane me neper kembe me ne krye shushunjen me te madhe Skender Gjinushin

ANULLIM LOJE...

DHE NJE HERE QE THAME SE ARRITEM STANDARTET , NUK PO E ZGJIDHIM DOT PROBLEMIN E ZGJEDHJEVE.

UNE PROPOZOJ TE KTHEHEMI TE STANDARTET E VJETRA.

KISHTE LEZET...VIDH TE VJEDHIM...

PS: Fitorja është e jona. PD po numëron mandatet tona

» 01/07/2009 - 16:05
 
PS I bën thirrje kryeministrit të mos të përpiqet të përmbysë rezultatin me dëshpërim ne zonat si Fieri e Bushati. Kandidati socialist për deputet i Tiranës nga selia e Partisë Socialiste, Ditmir Bushati ka reaguar pas deklarates nga selia blu se e djatha ka fituar zgjedhjet parlamentare. Bushati: "Ne nuk terhiqemi pa marre mbrapsht cdo vote te grabitur"

TIRANE-“Deklarata e fitores nga ana e Partisë Demokratike pak çaste më parë është një shprehje ogurzezë e planit ogurzi që është vënë në lëvizje për të grabitur fitoren tonë. Jo vetëm që Partia Demokratike nuk i ka 71 mandate, por dhe në ato 70 që numëron për momentin ka mandate që s’janë të saj, por tonat”, kështu ka reaguar kandidati socialist për deputet I Tiranës nga selia e Partisë Socialiste, Ditmir Bushati ka reaguar pas deklarates nga selia blu se e djatha ka fituar zgjedhjet parlamentare.
Duke u përqëndruar në qarkun e Fierit dhe zonës së Bushatit, Ditmir Bushati theksoi se populli shqiptar duhet të mësoje të vërtetën që po ndodh në këto zona ku po mbahet peng procesi I numërimit të votave.
“Ajo që po ndodh aktualisht në Fier ku po ushtrohet një trysni e egër për të mos lejuar përfundimin e numërimit duhet të ndalojë urgjentisht në qoftë se kjo qeveri do që populli opozitar i Fierit, që i ka dhënë PS fitoren më të thella të këtyre 18 vjetëve, të marrë në mbrojtje qendrat e numërimit nga agjentët e krimeve, policët e keqpërdorur apo edhe kriminelët e nxjerrë nga burgjet gjatë kësaj fushate të egër për të bërë presion mbi qytetarët e së fundi mbi qendrat e numërimit”, u shpreh Bushati.
PS I bën thirrje kryeministrit të most ë përpiqet të përmbysë rezultatin me dëshpërim. “I themi Sali Berishës që të heqe dorë nga ushtrimi i forcës mbi Laçin, Bushatin e Fierin, ku po synon përmbysje sa të dhunshme aq edhe të dëshpëruara të rezultatit dhe ta marrë shumë seriozisht zërin tonë për çështjen e rivendosjes së dinjitetit të zgjedhjeve në këtë vend. Sepse Shqipëria meriton jo vetëm të mësojë të gjithë të vërtetën për atë që ka ndodhur, po edhe sepse si forca e parë politike në vend, megjithë votat që na janë rrëmbyer, ne kemi detyrimin t’i shkojmë deri në fund kësaj çështjeje të madhe kombëtare. Dhe ne nuk do të tërhiqemi nga ky detyrim”.

PS vlerëson se këto zgjedhje nuk kanë plotësuar asnjë standard. “Aty ku janë futur zgjedhjet, në lëvizje mekanizma të qartë manipulimi, kryesisht nëpërmjet korruptimit të komisionerëve, rezultati është deformuar ndjeshëm deri në marrje mandatesh nga opozita në favor të pushtetit”, shton Bushati.

(d.b/BalkanWeb)

 

PS vlerëson se këto zgjedhje nuk kanë plotësuar asnjë standard.

Deklarata te tilla jo vetem qe bien ndesh me ato qe kane thene perfaqesues te tjere te PS-se, por jane edhe te papergjegjshme. Lena tani me ato vota te vjedhura e grabitura - aty i ke komisioneret e tu, aty i ke vezhguesit te pajisur me fjalen e fundit te teknikes - provoje, filmoje, hidhe ne gjyq, coje ne OKB, por s'kuptoj se pse duhen leshuar "tulla" pa piken e pergjegjesise sikur duan te thone "po s'fitove une, zjarrin te gjithave".

Sa u ankuan keta te PS-se per ato kartat - aq sa dhe ambasadori amerikan e ndonje tjeter hyri ne lojen e tyre. Le te me thote ndonjeri, a pati ndonje votues qe iu mohua e drejta e votes per shkak te kartave? Le te sjellin nje rast te vetem!

Futja kot o Bushat!!

Jo vetem kaq por eshte faji juaj kryesor. Mire jua bejne kur nuk keni guximin te ruani as votat tuaja!

Po ai qe vodhi lopen oreeeee

Numerimi paska perfundu.Ato kutite qe kan ngel do numerohen ne KQZ.Bllu allbenja eshte shty edhe per ca kohe .Plani B i Salihit po ecen mire , zgjedhjet duhet me i fitu me cdo "kusht".

u numerua nje kuti ne shkoder... doli tek eca..

na shau Erioni ne News 24 neve qe rrime tere diten ne chat dhe facebook smiley

ej, me verte, m'boni pershtypje tani qe pashe News24 - pse cdo headline qe vejn ato citon Bracen?

Po flet shume bukur Veliaj tek News24!

Eshte me te vertete nje djale pozitiv.

Olso, cili ishte thelbi që shprehu?

p.s. nga e ndiqni News24? Sat apo web?

Po Erioni ku rri??Ne te pakten nuk na e paguan askush chat-in e facebook-un...Edhe kohen nuk ia vjedhim punes...

tha qe na fton te shkojme atje dhe ta provojme ne terren dhe qe te besh verejtje dhe te japesh mendime nga chati eshte kollaj smiley

Se ka vënë kush ne dyshim vështirësinë e atjeshme. Ndaj edhe shumë i dhanë respekt dhe kurajo për iniciativën. Më duket se e paska zbyth terreni dhe dallaverja smiley.

populli opozitar i Fierit

vallaj stress pune po kom boll, "kriza" shoqerohet me pikun e ngarkeses ne pune (ec e merre vesh), por mjafton nje sy te peshku.... dhe off it is... stressi them smiley   zhduk si me magji

PS chene, nuk me ke thene, ato 10 filxhanat e kafes thru the night, me ca kafeje i ke; vllai jot me kafe starbucksi ktu... e forte fare. Syte jon bo pink (floyd)...  smiley 

tha qe na fton te shkojme atje dhe ta provojme ne terren dhe qe te besh verejtje dhe te japesh mendime nga chati eshte kollaj Smile

Kjo ishte shume instiktive nga ana e Velias, pasi nuk kishte pse te harxhonte kohen kot duke ju drejtuar 16.000 (maks. veteve) qe kalojne ketej.

Jo te gjithe jane te detyruar qe te provojne terrenin e politikes. Fale Zotit, bota nuk jeton vetem me politikane.

Nga ana tjeter kur behesh figure publike, e ke te garantuar qe do te kritikohesh dhe do te rrethohesh nga cinizmi e skepticizmi edhe sikur te jeshe me i miri

 Vamos a la plaja oh, oooo

100 kuti ka daja oh, oooo

 

Konge e ushtareve te vjeter (dajave) ne kohe te Dulles. (Arkiv 235k13)

Leshateli katnare..kon la kitarra in mano...

Ehhh... marrë nga arkivi tek komodina. (Dosja Blu-detox.)

hmmm, kjo puna e te rinjve qe kthehen eshte bere nje mit i madh ne Shqiperi. 

Edhe 30 vjecar qe duan te behen ministra e kryeministra nuk ka ku te rrije, po ne Shqiperi ju eshte hapur oreksi te gjitheve. Mire eshte te kthehesh si nje njeri i formuar dhe me aftesi, jo te vish me "shpate ne dore" kunder sistemit. 

Ne fund te fundit nuk ka asnje monopolin t'ju thote shqiptareve qe ju nuk keni bere asgje per 18 vjet dhe erdha une messiah, t'ju shpetoj. 

 

Olso, cili ishte thelbi që shprehu?

Kritikoi pak popullin e Haxhi Qamilit, por nga ana tjeter tha se eshte detyra politikes qe te emancipoje popullin dhe se ai dhe G99 do te vazhdojne ne kete rruge.

Tha se kishin pasur rreth 2000 vota ta anulluara ne Kucove dhe se kishte patur xhelozira edhe nga komisionere aleate si ai i PSD ne Berat, por qe nuk do te benion si "humbes qarramane" dhe nuk do t'i kontestonin.

Gjithashtu tha se per pune shume pak votash mund te kishin fituar nje deputet, por "E di cfare?" ky nuk ishte qellimi i tyre kryesor.

Pertej detajeve, me pelqen fryma pozitive qe percjell Veliaj. Kete e kam te veshtire qe te ta pershkruaj. Duket qarte se beson ne Zot dhe kjo me pelqen shume.

Ah, nuk harroi te hidhte nje batute per 35 deputetet e Metes. Nuk shoh ndonje arsye se pse keta te dy kruhen kaq shume me njeri-tjetrin. Duken si miq te vjeter qe jane zene. smiley

 

PS: News24 ketu: http://www.vitrinat.com/news24tv.asp

Kete punen e Erionit pse e keni kap kaq keq nuk e kuptoj. Pertej asaj se si ai e paraqiste veten gjate fushates, si parti e "fresket" qe eshte nuk ka dale dhe aq keq. Ia ka kaluar edhe partive me infrastrukture dhe qe kane qene ne qeverisje (PDK, PAA) gjate ketyre viteve.

Sigurisht qe te arrish me lart duhet te kesh nje program te qarte, te krijosh besim, dhe te mos perzihesh me "te vjetrit" e politikes. Gje qe me sistemin aktual ishte e pamundur...

Keshtu qe Veliaj ne njefare menyre u "perkedhel" shume nga mediat, por per mua nuk performoi keq. Te shohim vazhdimin...

per nji arsye t'thjesht:
persa kohe qe u deklaru i pavarur dhe se ishte kunder polarizimit PD-PS qe mbante peng reformat n'vend, un isha dakort.

Kur masanej, u identifiku me nji krah (ose me nji individ si Rama) per mu nuk perben me nji risi n'politik po thjesht nji shtojce e re e politikes qe ai kundershtoi n'fillim.

jam dakort me asterisk - Erion Veliaj do te degjohet dhe mbahet mend mire ne shqiperi dhe ka investuar mjaft kenaqshem dhe kryesisht per te ardhmen e tij politike. ai paraqitet si mjaft i elaboruar dhe mekurajo e inteligjence dhe mos u cudisni aspak qe ai djale te jete nje dite kryeministri i vendit dhe rezultati i arritur eshte mjaft optimist per nje force te re me te rinj e te reja qe do te bejne edhe brezin me te ri e me te fresket te shteformimit.Eshte disi qesharake qe nga shumekush edhe ne kete forum te flitet perpolitike te re dhe kur shohim persona e fytyra te reja ne vend qe te perkrahen e votohet per ta tregohet mosbesim dhe madje keqdashje. P.sh marrezia e atij Goxhaj eshte shembulli mekeq i nje personi qe pervecse nuk ka asgje me shoqerine civile dhe came pak te qenit i paanshem duket si ajo puna e dhelpres me rrushte dhe qe i ka vene qellim ti vihet mbrapa veliajt me kuc e me mac.I shkreti!!!!!

 

Veliaj nuk eshte problemi se eshte as i ri e as i vjeter...Eshte hiç.....

Zana, kam vene re qe ti e "ke hale ne sy" . Ndonje arsye personale, apo ashtu kot?

Une nuk e njoh fare Veliajn...Nuk e kam as hale ne sy....Kur them hiç e them ne kontekstin publik.Per familjen e vet e per gruan e vet eshte gjigand...Si une e kane edhe shume te tjere "hale" ne sy Veliajn...Kam lexuar komente ketu shume e me shume ofensive...Une nuk jam person publik...Une vij per qejf te peshku....deri sa te vene BANedhe tnga ku shkruaj tani.Prandaj nuk ka si te kthehem ne hiç.,Veliaj eshte modeli me i keq qe mund t'ju rekomandohet te rinjve ne Shqiperi.Eshte i shtate hileve e asnje trimeri.Model prej ndenjesish te blloku e xhiri me jahte nga bregu me paraet e dhuruesve thote.Eshte tip i pa asnje  ideje e asnje lloj pune.Nuk ka formim serioz e shkolla te dyshimta.Patetik e mitoman ne gjasme aktivitetin e vet ,kur merr ne analize punet e ministrive...seçgaterrohet nje zot e di.Demi itij eshte i dyfishte...Model destruktiv e demton te ardhmen e shoqatave te tilla.Nese ka patur donatore qe nuk dihet ku iu perfunduan dhurimet ,nuk do te kete te tjere sado qellim mira te jene shoqatat personat....

edhe mua me dukesh shume tendencioze e dashur Zana.Meri e tille per dike qe nuk e njeh nuk i shkon nje zonje/zonjushe.

Veliaj nuk eshte problemi se eshte as i ri e as i vjeter...Eshte hiç.....

"E di cfare" Zana?! Edhe ti nje hic ke qene e ne hic do te kthehesh!

Mundohu sdq. qe ne kete hark kohor te transformimit nga nje hic ne nje hic tjeter, t'ja besh sa me te bukur jeten vetes dhe hiceve te tjere qe ke perreth.

Sensibilizejshen, qe te arrijme standardet e Iranit, Ukraines, etj - Erioni e di me mire se ne sa i rendesishem eshte interneti smiley. Nejse, Toko e paska nje shok.

Gre boll pe TV shqiptar aman te lutem se do te te ulen standardet smiley. Emi te pershendes. Une po shkoj ne kerkim te ndonje kafeje neper shi (keine cader heute), besoje apo jo Em kafja ketu rralle kap standardet e kafeve te mira andej. Kjo ishte detyre shtepie per perdorim te fjales standard smiley

trop,  kur do pime nje kafe "me dylbi"?   smiley    ta shpjegoj nje here tjeter po s'e dite c'eshte kjo. Lidhur me mbaresen e fjales "standard", gjithnje me kane dhemb syte kur shoh qe ne memedhe e bejne "t", pra standart, si dhe ne emrin aq te perdorum "Eduart"...  smiley 

PS Me ty du te pi nje kafe (turke) treshe...  smiley   e fundit ne Shqiperi ka qene ne 2005, espresso, ne nje kulle "sehiri" me xhama qe rrotullohej....

Keshe gjë me detin tija? smiley

hej Ed, si po te duket US?

Mos ma ver re mu tani per tani, se nuk kam kohe as me vdek qe thone. Peshku eshte thjesht permidis punes.

Cheers, bro!

Mire se politikaneve nuk kemi ç'fare ti bejme e ç'fare ti thojme, ato shikojne punen e tyre, ne pa pune, po KQZ, ky subjekt asnjeanes, i vetmi qe mund ti besosh, ka 6 ore qe nuk e ndryshon faqen.

E dijne se fondet vijne nga taksat qe paguan populli, kane dijeni se jane te detyruar me ligj te publikojne ne menyre te vazhdueshme e panderprerje rezultatet, jane ne dijeni se nuk mund te mbajne peng zgjedhesit per rezultatin e votes se tyre me oer te tera.

KQZ  therret-  VOTONI, SE VOTA E JUAJ ESHTE PUSHTETI JUAJ.

E ne fakt, jane keta te paret qe e 10esin  voten tone, pushtetin tone.

Ironia eshte perseri qe Berisha duhet ti humbase keto zgjedhje per te treguar qe ka ndryshuar dhe eshte perpjekur te bej zgjedhje te ndershme. Dhe per me teper duhet te siguroje qe eshte ne gjendje edhe per nje kalim normal e te qete te pushtetit. Por keto jane ne teori dhe sta merr mendja se koka e malokut ha pyke ne kete drejtim.Ne fakt kete here une mendoj se vete berisha nuk ka qene aspak i interesuar per te vjedhur votat (apo influencuar ato) por kodoshet e tij jane te uritur/te pangopur dhe ashtu si jane trajnuar keto 18 vjet nuk rrjne dot bere pak zallamahi,  dhune dhe terror.

edhe 4 vjet te tjere me salen dhe me olldelen e tij,  sipas kokes festen, mire tu behet shqiptareve, votat me thes majtas dhe i llogarit sala bukur bukur djathtas. ky eshte nje tjeter absurditet qe arrin te prodhoj politika shqiptare.askush nuk e meriton kete teater qe po vihet ne skene nga kryemjeshtri sali.

kjo eshte nje recete qe perberesit nuk perputhen me produktin, torta qe po del eshte pa shije fare..

Rezultati (sido qe te jete, 71 me 69, apo 70 me 70) eshte jashtezakonisht i ngushte. Formula me e mire do te ishte nje koalicion i gjere PD-PS per te miren dhe te zardhmen e Shqiperise. Natyrisht pa Berishen apo Ramen kryeminister. Sic beri SPD me CDU ne Gjermani...

Une mendoj se nga rezultati i ngushte i zgjedhjeve perfiton demokracia ne Shqiperi.Partite do te krijojne kulturen ekompromisit e te bashkepunimit ne te miren e te gjitheve...

O Drino, haberi i funit o qe IT e KQZ-se kish dal per kave ene e kishte zone shiu pa çader te shkretin (jo jo nuk o tropizma) e qe bo qull! Pranej iku m'shpi me nderru. Me ate rast tha po i fus ene i çape buke se i kishte bo plaka i gjelle me te ik menia! Do ti qe hongri aq me neps sa qe e zu gjumi te omelsina ene e la faqen e KQZ-se batall.

Noshti po deshe versionin "jo-zyrtar" po ta thomi una. Car numrohet tani o ne kontestim e siper kshu qe KQZ nuk e llogarit dot pa u vendos se car do bohet. Mua kjo me duket shume me pozitive si sjellje se sa te bente rifreskime me te dhena qe me pas mund te anulloheshin.

Tani situata e krijuar eshte turp o per njonen pale o per tjetren. Nqs PD po kerkon te numeroje kuti te parregullta, eshte turp per ta. Dhe nqs ato jane te rregullta eshte turp per keta te tjeret qe dalin e therrasin "ujku ujku" çdo gjys ore.

Kurse neve per mendimin tim, duke qene se nuk dime absolutisht asgjo se si o e verteta, bejme mire qe te mos morim koth ne nje senc apo ne nje tjeter.

Chene, me vje shume keq qe ti info qe i qu te sigurta fare i ke o nga Gramoz Ruçi (Fier) o nga Braçe (Berat). Eshte shume e ronde per integritetin tat kjo plako se une mund te pres qe keto lloj infosh ti kene ca ish-sigurimsa ketu, qe une nuk i lexoj mo prej kohesh.

 

 Me bone ne ish sigurims mer? smiley Ja ti hudh i sy datlindjes te patenta se ka buk falas ke e djathta ajo pune..macoku me ofroi dhe pune bile.. jo mer si plotsokam kushtet..

Turqeta Lizandro! Me dhimbje po edhe kjo llogaritje te doli gabim.. smiley 

 Mendova se gjer tash do e kishe kuptu tendencen e "strukturave" per te mos pasyru ne kohe realitetit. Fakti se njerzit shperndajne info ne kohe dhe "strukturat" jo, duhet te te vej ne mendime. Gjithsesi ik e lexo edhe kronologjine me lart e mbase sqarohesh. 

Integriteti me thote smiley 

Nga i nxjerr PDja, me sakte M.Bregu, 71 mandate :think: te pakten te na thote mandatet me rradhe te PDs neper qarqe dhe tja lene publikut te kuptoje kush ka fituar, se kshu me duket sikur po thone ndeshja doli 1 me 1 per ne.

 

Dikush tha ketu ..

"Sic beri SPD me CDU ne Gjermani..."

Po por ne gjermani u zgjodh Merkel kreu i opozites se atehershme dhe i partise me me shume vota. "Does it ring a bell....." kush eshte ky ne shqiperi. Kjo po qe mund te ishte nje gjetje, jo me e mira dhe nje qeveri qe do te ishte mjaft e dobet. Por ne fakt a nuk na duhet ne nje pushtet i dobet, me disa qellime baze si puna e kushteve per ne BE e per vizat si dhe krijimi i kushteve per rritje ekonomike satbel dhe legjislacionit per kete gje si dhe pergatitjen e zgjedhjeve pas 4 viteve qe ti japin fund marrezise "vecse shqiptare qe nuk mund te bejne zgjedhje te pakontestueshme e normale. Nje qeveri "tej te majtes e te djathtes" sipas ca pikave te qarta programore dhe pa Berishen, meten e maskarenjte e tjere te llumit politik shqiptar, ndoshta do te ishte e vetmja rruge per ti treguar vetes dhe botes se jemi ne gjendje te bejme shtet. Ka persona ne PD qe mund ti konsiderosh deri diku normal e te respektueshem per te na perfaqesuar e per tu bere pjese e bashkeqeverisjes - por pa shkopat nen rrota te berishianeve dhe klikave "te politikes se vjeter"  - megjithese mua nuk me pelqen fort ky term.

Kuptohet qe asnje nga keto smund te ndodh  - por po them se nuk do te ishte dicka e papranueshme dhe ndoshta eshte pikrisht ajo qe vendi ka nevoje per ti dhene fund ekstremizmit dhe partisanship-it te urryer -  dhe megjithe shembujt e shemtuar si ate te qeverise teknike ne ne 91-92, si ate te bashkimit- ne 97-98, ne te dy keta raste dhe pervec paaftesive te personave ne keto qeveri, ishte bualli Berishe qe i shkermoqi dhe sju la asnje mundesi ketyre qeverive te funksiononin normalisht. Pra po te hiqet berisha nga ekuacioni shume gjera duken te mundshme.  Duket si fanta-shkence.....

Ndoshta ne Fier Genty, ku sipas KQZ-se eshte akoma 8 7 1 rezultati. Kutite e numrume mrome dhe sot jane te gjitha me sherre o nga njona pale o nga tjetra, prandaj dhe KQZ nuk e ndryshon rezultatin per momentin.

Mundesia tjeter eshte Shkodra ose Lezha.

Duke qene se kane 70-n ne xhep dhe tre vende te kontestume thone qe ne te pakten ne njonin do na dali diçka.

KQZ, veshtire se mund te quaj te vlefshme kutite e njones pale dhe te pavlefshme ato te pales tjeter, kur parregullsite jane te te njejtit lloj.

Amon pash Zotin se ne ket pike asnjoni nuk ka legjitimitet per te qeveris. Shance ka pak me shume PD te qeverisi, se i duhet t'i prishi menien vetem njonit nqs maro barazim. Kurse PS duhet te bindi nje here LSI-ne e pastaj te gjeji nanji nga krahu tjeter (qe te jesh i bindur peson aksident te nesermen me ket tension qe eshte kriju ne dukje)

Ose muhabeti ka qene i dame qe para zgjedhjeve se kone more urdher qe ta qisin barazim dhe te qeverisin bashke dhe prandaj Sala o aq i qete e nuk e rru fare dhe Rama nuk dha doreheqjen nga bashkia e u tregu aq arrogant me Meten.

A e mbani mend se si u zhbllokune lejet e ndertimit ne Tirone? Sa u nda pazari 3 ndertuse njoni 2 tjetri, u dhane me dhjetra leje ne nej mbledhje, nderkohe qe ksihte 20 muj qe s'jepej asnji.

Edhe une jam e mendimit se cilido qofte rezultati eshte i bere ne tavoline me bekimin e amerikaneve.....

Po cfar amerikanesh moj Zane... Akoma me legjendat dhe teorite konspirative qe i shkojne me shume mentalitetit te viteve te para post-komuniste ku gjithcka na dukej se vendosej nga te 'huajt' si me magji? E mendojme vehten shume te rendesishem qe te amerikanet dhe te huajt ne pergjithesi te dojne te na nderhyjne deri ne keto detaje...

Une dhashe nje formule qe do te ishte historike per Shqiperine dhe do t'i bashkonte gjithe shqiptaret. Do te ishte dhe nje mesazh i qarte per Europen ku aspirojme te aderojme.

Kryeministrin (as Berisha, as Raam. Ka plot figura dinjitoze nga te dyja krahet) duhet t'a kete forca qe do te marre me shume mandate ne fund te procesit.

Chene, nuk me ke kuptu plako. Te thashe qe info nga ata te dy pres te marrin ca ish-sigurimsa ketu dhe jo se ti je ish-sigurims (po ta menojsha ta thojsha tro&ccedilsmiley

Problemi me ty o se ti vje ene na jep habere vetem nga ato dy zona ku listat i kryesojne ata dy personazhet e ndyre, dhe ndoshta te del edhe e dyta Berati siç te doli e pra Fieri. Po vetem nje hall kom une ne te dyja rastet, bohet fjale per kuti te kontestume si ne Shkoder e ne Lezhe e keto muhabete po me lodhin jashte mase se e di shume mire qe po pati bo pislliqe PD-ja ne veri ka bo patjeter Ruçi e Braçe ne Fier e Berat. E mu nuk me pelqe qe ti te mbrosh pislliqet (ose mandate te dyshimta te pakten) siç nuk me pelqe kur Maçoku e ndonje tjeter ulerasin se ne Shkoder e Lezhe PD-ja ka siguru dy mandate plus.

Me duket se Shqiperia eshte ne rruge te mbare, pas 18 vjetesh, nuk do te shohim me ne parlament shushunjen e politikes shqiptare Skender Gjinushi_n. Zoti vonon, por nuk harron, shpresoj qe kemben e djathte ta terheqi fort po fort ama qe te terheqi mbas vete edhe legjionaret e fundit te diktatures.

P.s Ishte kaq qetesi ne Vollga(Durres) nje nate para zgjedhjeve saqe birren Tirana e kam shijuar deri ne shishen n_te.

lizander per beratin te konfirmoje une qe ky eshte rezultati perfundimtar.

PS-4     PD-3    LSI-1

Chene i merr informacionet nga Erion Brace me duket,vetem ta shikoje sot ne berat kur mbas mbarimit te numerimit te kutise se kontestuar,bertiste se PD kishte blere numeruesit e PS,ishte shume qesharak,nga frika se i kishin premtu Edit 5 mandate ne berat nuk po dinte me ca te thoshte.

Sala mblodhi keshillin e ministrave dhe dha sinjalin kuptimplote te vazhdimit te qeverisjes. Eshte e kote te mereni me me zgjedhjet sepse mbaroi gjithcka. Nderkohe po fillon shqyrja PS-se. Milo po i quan te pabese ne keto momente dhe spo le gje pa thene. Gjynah i shkreti se ka qe kur ka qene i vogel qe ha buke qyl ne parlament.

 enea - 1 Kor 2009 - 5:43pm

Me duket se Shqiperia eshte ne rruge te mbare, pas 18 vjetesh, nuk do te shohim me ne parlament shushunjen e politikes shqiptare Skender Gjinushi_n
___________________________________

por do shohesh Ruçin , rikthimin e ilir (mafjoz) gjonin , sali legen berishen , arta daden , majlinda bregun , edhe te gjith rrumpalllhonen tjeter .

Do shohim edhe manifestimin e "politikeShakase" me luiza xhiovanin e raimonda bulkun ....

gjeja mire eshte kjo , qe kushdo qeveri te vjeri , nuk do zgjasi me shum se 2 muaj !!!!! (nga diferenca e ngushte) 

Milo thote qe i kam bere disa here sms Rames per ceshtje te koalicjonit dhe kush ishte pergjigja e pyet spikerja? Pergjigja ishin sms me fjale te ndyra thote Milo smiley Gjithashtu Milo thote qe ka ca skenare te erreta PS me te cilat ai seshte dakord eee  ? !!!!!

 

hahhahahahhahahaha  e kane shajt Milon nga ropt smiley

 

si cuni urte duket ky, nje here e rrahin ne Bruksel , ketej matane e shana Rama nga ropt smiley

kjo quhet dhune macok... ai nuk ka vendim te jete kryeminister tani... duhet ta beje te qarte qe eshte aty per te mos lejuar ndaljen e punes se administrates deri ne ardhjen e qeverise se ardhshme

E beri te qarte por une po te them qe nenkuptoi qe i ka gjerat ne vije dhe qe do kete nje mazhorance te forte (sigurisht me LSI-ne)

Eshte mjeshter sporti Sala po keto trangujt ketu e nenvleresojne. Nano,Rama,Meta e 500 ujqer te tjere jane te gjithe poshte Sales tani.

A di njeri se si eshte ligji per zgjedhjet, ne se numri i deputeteve nga te dy grupimet del njesoj, sich duket te jene deri tani, kujt prej tyre i jepet e drejta te formoje qeverine? Ose e thene ndryshe, kush ka fituar? 

Akoma se ke marre vesh?!

70 koalicjoni PD

66 koalicjoni PS

 

Qeverine e krijon PD-ja.

 

Mac,

S'po e marr vesh kete pune une, para dy ditesh the qe PD kishte 76 deputete, dje dhe sot the qe kishte 72 deputete, tani po thua qe ka 70 por jane boll. Do e ndash muhabetin a si e ke hallin se si perfaqsues i te djathtes keto dite nuk po shfaqesh shume i besueshem smiley

Ll ti e di shume mire qe jane 71 mandate por po respektoj rezultatet zyrtare te momentit DHE mos harro qe Sala eshte aq mjeshter per bashkepunime dhe blerje deputetesh sa e tejkalon dhe 76-ten qe te kam thene une. Gjithsesi te garantoj qe ka per te pasur mazhorance te forte dhe pa probleme smiley

Mire mer mire, une thjesht du nje numer zyrtar. He, ku e ke ndare mendjen? 76? 72? 71? Apo 70 plus 4 nga LSI? Zgjidh nje nga mundesite smiley

Po zgjedh pra. 74 smiley

74 te paster apo me LSI?

Te piset sigurisht. Para gjysem ore me tha nje miku im ne PD qe Sala ka negocjuar mbreme me Meten prandaj dhe Meta nuk prononcohet. Tani po pres te me konfirmojne ate qe me tha ky dhe do ta shkruaj direkt ne peshk.

Ok, ta shohim c'thote Ristani smiley

hajde se ps plus lsi ben qeveri...sala shko ke halja

Kjo mund te ndodhe nese i numeron deputetet Rama 1,2,3,4....70 e ca .

 Lizander, 

Une te kam lexuar ty por me duket se ti sme ke lexuar mua. Qe dje, thash se ne Fier Sula ka cu ca pyka-dele e ca pyka-beaj  (+ushtaret e zakonshem) qe nuk honepsen dot as nga PD lokale. Sula e ka bo ket se Fieri e ka penalizuar GJITHMONE! Dhe e vertata eshte qe ne Fier "opozitar por vllezer" ka qen gjitmone prezente dhe rrezistenca kundra manipulimeve Suliste do te ishte e madhe (ashtu sic dhe ndodhi). Une besoj se ne Berat do te ndodh e njejta gje. 

Lizander ki parasysh se kush ka freret e pushtetit ne dor per te kuptuar se kush ka mundesi reale per te manipuluar.

O nihilist merreni infot nga te doni e si te doni po pa dale rezultati zyrtar me vulen e KQZ-se nuk besoj mo asnjonin. Se boll u lodha duke u more me ulje zbritjet qe te dielen ne darke e deri tani.

Per mu po u mor ai mandati i PDI-se ne Fier mire, po su mor le te shtyjne bythen te tre Sala, Rama e Meta, e te bohet kryeminister nai rob i ekuilibrume.

Ueeee sa u lumturova kur pashe lajme te tipit "karrige me rrota e komanduar nga truri" te siti i top-it!

SHPETUAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAM!

 Nihilisto, 

Si nihilist qe je cik si shume i fales Sules mer smiley hape ne iher fjalorin e ktheje emrin ne Sulist smiley 

Macoko, 

te kam pyt nja 3 here goxh pikiat nga 78 te 70-70 pa pak smiley 

Sa e keni cekun per Meten? Apo cek te bardh? Ate te 91shit? smiley 

Chene thuaj cte duash por u konfirmua ajo qe thashe une. Fitoi ujku Berisha.

P.S Meqe ra fjala sapo mbaroi numerimi ne Tirane dhe partia e ujkut Berisha (qe te na rroje sa malet) ka dalur me mbi 2000 vota plus. smiley

Tani shiko Fatmir Xhafaj live ne ora news se si eshte shperfytyruar brenda 3 ditesh.

Chene, une ngaqe te lexoj nuk me pelqejne ca gjona qe thu se perndryshe merresha me ata ish-sigurimsat. Ti prape vazhdon me militantizem o burre.

Hajde pra te krahojme Olldashin me Ruçin apo Braçen me Alibeajn, dhe te shofim se kush eshte ai qe prefero ata qe ti po na i qu ruajtes se votes. Po amon mer daje sa shpejt e harrove komisionerin e PD-se te vrame ne Fier ne 97-n. Sa shpejt harrove se shumica e trafikanteve te droges dhe prostitutave, lulezuan ne aksin Berat-Fier pas 97-s. Dhe biles po m'i qu mbrojtes se votes! Amon o Chene tani se po me bo me verte per budalla m'duket.

Nejse e myllim ket teme, po nqs ke mundesi mos fut mo "rezultate" pa dale zyrtarisht se do filloj ene une te tregoj masnej muhabetet qe me thone njerzit e mi atje e do bojme robt çorap. 

 Lizander, 

Une te flas per vota te pastra ti me thu drogaxhi e kurvaxhi.

Une te them Olldashi ka shku atje i vesh me pushtet(me hordhi kalecash), ti me thu hajt ta krahasojme me Rucin qe Fieri( te pelqe ste pelqe ty e mu) e ka mbeshtet gjithmone. Ka rrenj o vella.

Sic ta thash, me vota te pastra PS e merito dep tjeter ne Berat! Po deshe po e vras mendjen dhe per ne Bushat e po te qes noi parashikim tjeter. smiley 

O Macoko u kenaqem e? Lodhem icik Lizandrin po ja vlete e? smiley 

Shife ene Maçoku po rri urte sot! Merr zshembull se do jeni ene kolege hahahahaha

O Lizander o demokrat i kamufluar po hajde mor djale ne gjirin e partise. Lere Francen e teorite po hajde kendej ti fusesh ndonje lek smiley

Maçoko me hiq nje kuriozitet. Ne cilin fushe je biznesmen ti mer vella, se shume kohe me duket po paske per komente te PPU. Alternativat jane:

1. Je i fushes se medias partiake - (kjo ma do mendja eshte me teper e mundur)

2. Je i fushes se propogandes PeDeiste (me kontrate 1-mujorshe)

3. Je t. qe harxho leket ne internet kafe me shty kohen

Sa per biznes, nuk ma ha mendja qe ben ajo pune per ty. Ata qe i shtrydhin partite nuk e rr. fort se kush krah fiton, or ti majk...

 Ne cilin fushe je biznesmen ti mer vella, se shume kohe me duket po paske per komente te PPU. 

 Macoku nuk osht biznesmen fushe, por osht biznesmen mali or tai!

Aterisk meqe qenke kaq kurioz po te them qe nuk eshte asnje nga ato 3 pika qe thua. Aktualisht jam me pushime (zgjedhore) e se shpejti rifilloj punen time e cila sigurisht do goditej po te ishte PS ne pushtet (sic eshte goditur para 8 vjetesh). E kam thene njehere ketu dhe e riperseris. Une jam i djathte edhe per idealizem edhe per LEKE. U sqarove apo do ndonje CV or ti majk?!

U sqarova Mac OS X, u sqarova.

Nejse, zoti ta sjellte mbare ne biznesin tend, por per mendimin tim zgjidh ose idealist ose materialist. Jo per nai gjo po nuk shkojne te dyja bashke, ketu ta kisha muhabetin... ose ne fund te fundit thjesht thuaj qe jam "pragmatist" ... (keshille miqesore kjo).

Shnet e pare, Mac OS X

Une mendoj qe duke i kombinuar te dyja eshte me mire. Jo per gje por me bark bosh ste del koha as te idealizosh smiley.  Kalofsh mire

O Maçok une nuk jom fare i kamufluar mer plak! Une shume me i djathte se shumica e militanteve te semure te Sales, po kom ene dy grom qytetari qe nuk me lejojne me pranu keto qe po nodhin.

Ene per te ardhe do vij mos ki merak e pare do mor se do punoj. Do mor na 4 here me pak se ketu ku jom, po nqs arrij te boj ato gjona qe du, prape m'rregull do jem.

Lizander mirese te vish. Keto jane 4 vite ku biznesi do perparoje vrullshem (eshte gjynah te vish ne Shqiperi vetem per te mare rroge). Ka pune plot me rruget dhe me hidrocentalet. Shpresoj te behet me e mira per ty dhe per te gjithe njerezit qe punojne fort.

Lizandro, ktu s'te bojn dermon as integralet stochastike mer... ajo lloj math qe duhet ktu s'osht shpik ala. Kto zgjedhje u bon si teorema Ferma,  me nja 100 rrjedhime (corollary)...  smiley 

Rama doli ne konference tani. Nga menyra sesi flet duket sikur  po behet qameti. Po te kishte presione sic thote ai le te coje kamerat e televizjoneve te tij (qe realisht i ka ne terren) dhe mos genjeje si derri. Gjithsesi duket qe eshte djegur perfundimisht (sic thote dhe Sala eshte prish ne fytyre Edvini)

Lizandër, qenka i pikes se trete me lart pra smiley

Jeni te habitshem! Te habitshem ata qe çdo dy min u grine te shkruajne per partine e zemres , po me te habitshem ata qe pa tifozllek te semure u pergjigjen ne çdo postim. Bejini derman vetes se gjynah per Zotin!

Integralet stokastike i rrujne bishtin ksaj situate, po una si çun i shkathet qe jom e kom gjet nji zgjidhje per te ardhmen ene ta kom thone i here!

DO MOR T'I KTHEJ ME DHUNE M'SHQIPNI CUNAT SI PUNA JOTE E NAIMIT, SA TE KEM SHKU ME JU PERGATIT I CIKE TERRENIN.

Shum korrekt qendrimi i SALI BERISHES qe pret ne heshtje dhe ne qetesi rezultatin perfundimtar ...ngaqe e ka te sigurt fitoren.

 1 ore duke lexuar ter komentet dhe si perfundim asgje , veç karkulime.  

 Akoma sme besohet se sa keq ka dal Poli Ngjeles.. ky popull..

Chene, me thencin konspirativ, por mua me duket se ketu dicka bie ere. Nuk ka mundesi asnjehere qe poplli yne te jete kaq i politizuar dhe i balancuar (41 -40 %).

Kjo per mendimin tim nuk ka mundesi me nje popull mesdhetar dhe implusiv si yni. Nuk kam prova te tjera per ta vertetuar kete, por prove me e forte se shifrat kesaj rradhe nuk ka. Per mendimin tim kesaj rradhe "e kane shkundur ... jo voten ... por kutine e votimit" dhe "tavolinen e numerimit" dy partite e medha. Dhe kjo ne njefare menyre shpjegon "mos arritjen e standardeve" te nderkombetareve.

Nejse, qofte vetem nje teori konspirative...

Akoma sme besohet se sa keq ka dal Poli Ngjeles.. ky popull..

Une s'e pashe Ngjelen ne fushate! Ti e pe? Ndonje tjeter e ka pare? smiley

Une s'e pashe Ngjelen ne fushate! Ti e pe? Ndonje tjeter e ka pare?

Olsi nuk e pe se nuk te lejuan ta shihje. Pame vetem idhatret e dy partive te medha te jargaviteshin neper ekrane...

Macoku duket sikur eshte berisha vete,

Per kedo qe ka pasur ndonje iluzion per zakonet e Berishes kjo qe po ndodh ne menyre me evidente ne keto 2 ditet e fundit eshte edhe tregues me i plote e i vertete se ai dhe bashibozuket e tij nuk mund te rrine pa treguar forcen e tyre primitve dhe barbare. Une perseri mendoj se nuk ishte ne interesin e vete berishes per te krijuar gjithe kete zallamahi per nje sistem zgjedhjesh qe kycin e suksesit e ka tek simpliciteti i vete procesit - kalkulimi i rezultatit mund te jete disi i komplikuar por procesi presupozohet te ndodhe para syve te te gjjitheve. Bashibozuket e tij ashtu siedhe ne 1996 duket ashiqare qe kane dale jashte kontrollit dhe nuk po pyesin me per vezhgues, media apo monitorues. Berisha edhe ne rast se do te fitonte - mekete sistem duhej te fitonte bindshem, me rezultat te thelle dhe kudo neper shqiperi - ai ska qene kurre ne gjendje ta beje kete.Ai kurre nuk ka qene ne gjendje ta krijoje kushte normale per opoziten dhe popullin e gjere qe teshkojne e te votojne si njerez (leere pastaj si njerez europiane) dhe ai personalisht mban pergjegjesiper kete kaos dhe amulli. Ai po te kishte qofte edhe nje fije te holle llogjike dhe intuite duhej te terhiqej tashme dhe te pranonte humbjen. Ai beri nje fushate shume me te mire se Rama dhe  ishte impresionues ne disa aspekte dhe kjo eshte nje arritje ne vetevete. Ai fitoi mjaft " ground" gjate 2-3 javeve te fundit dhe rezultati i arritur prej tij eshte (tej manipulimeve dhe vjedhjeve) per tu patur zili nga kushdo udheheqesi ne pozite me skandalet qe vijne atij pas. Por persona si Berisha nuk dijne kurre sekur duhet te ndalen dhe sot e dje e ne vazhdim ai do te filloj te na brockullise per konspiracioni e majte dhe do ta kete bindur vetene tij tashme ne marrezine dhe paranojene tij se kjo dhe vetem kjo mund te jete e verteta dhe shpjegimi i humbjes se tij. Berisha eshte shembulli nder me tipiket i personalitetit patologjik, megaloman e grandioz - qe permblidhet me ate qe njerez te tille nuk mund te shohen asgje te keqe ne veprimet e tyre dhe per ta eshte gjithmone faji i te tjereve dhe i shoqerise (ne kete rast te shqiptareve). Zoti na ruajt nga AI.

Them qe gjithe komentet per zgjedhjet t'i kalojme ne seksionin 'Acarim nervash' te peshkut, se kjo eshte vertet e pa pare....te tallur qe ben KQZ, PS dhe PD me popullin ore!!!

Ore peshq, mos u zini, se sic thote populli yne trim dhe i beses, te gjithe derrat nje turi kane...

qe permblidhet me ate qe njerez te tille nuk mund te shohen asgje te keqe ne veprimet e tyre dhe per ta eshte gjithmone faji i te tjereve dhe i shoqerise (ne kete rast te shqiptareve).

kjo i pershtatet fiks fare dhe Rames, keshtu qe ne fund une do e mbyllja

Zoti na ruajt nga ATA

Si tirons qe je ste takon te flasesh keshtu mor tirons. Pastaj ketu ka nje keqkuptim - berishes e sorrollop jakemi pire lengun per 18vjet te mira dhe ai vete ska lene gje pa bere qe nga ato qe i ka pranuar vete si trafiqe dhune e vjedhje e deri tek ato qe nuk ja nxjerr dot goja si ato punet e familjes se tij. Rama nuk eshte provuar as si lider i nje force politike as si drejtues i rangut kombetar. Nese ti ke problem me menyren sesi Rama i ndryshoi fytyren tiranes atehere "Haram" te qofte2 -  bej shaka - por per ne qe jetojme larg atdheut Tirana eshte e vetmja gje qe na ben te krenohemi e tu tregojme miqve. e keqja eshte qe ne shqiperi te gjitheve u hidhet balte edhe me pa te drejte. Mos harro qe modeli i rames eshte ai qe berisha me shoke e kane kopjuar dhe ekopjojne cdo dite pasi kane pare ese eshte i vetmi model qe jep rezultat.Une nuk kam qene simpatizant i rames dhe ai ka bere dhe ben gabime - une nuk isha aspak i impresionuar me fushaten e tij elektorale p.sh - por gabimi eshte njerezor dhe Rama ka paraqitur gjithmone nje vizion njerezor, civil e modern. AI tjetri pastaj eshte simboli i cfare ka shkaur keq ne kete vend te pakten per 18 vjetet e fundit. Berisha eshte komunisti i fundit ne Shqiperi. Te krahasosh ramen me Berishen eshte tamam si te krahasosh diten me naten.e perme teper Rama eshte "quintesSentially" DJAL TIRONE.

 

O chene me lodhe,ndaje trurin si ti dhe Rama qe ne Berat rezultati mori fund, nuk ndryshon me,ngado qe ti numerosh votat e PS 4 deputet dalin.

Te thashe mos degjo Bracen,se i thote nga frika se e rre Edi,ato genjeshtrat se mund te marri edhe 1mandat tjeter.

Per informacion po te them se ajo kuti qe u numerua sot ishte cilesuar edhe nga komisioneret e PS ne fillim si problematike me procesverbalet,kjo eshte e filmuar e nuk po e shpik une nga mendja ime,por kjo ndodhi kur rezultati ishte 5me 2,kur i erdhi veza ne by...th,filluan me ca tra...pin,ja plotesuam deshiren e ja numeruam dhe ate si te vlefshme,tani duan me rinumeru edhe 20kuti te tjera per te cilat jane firmosur te gjitha procesverbalet,nga te dyja palet.

Tani nuk do rrine shqiptaret me plotesu tekat e Edit,e te Brace.Se nuk do kryetari me pranu humbjen,eshte problemi tij,numerimi nuk mund te vazhdoj edhe 1muaj tjeter.

Po ta them miqesisht,dhe me siguri te plote se kam qene vet ne Berat,si vezhgues.

 He mik?

Per Ramen s'pergjigjem se s'me lidh gje, po per vet te them si te dush ti! Popull jemi, ne dor vec vezhgime kemi. Vetem te lutem emrin, ndryshoje smiley  

Miqesisht ne kuptimin sinqerisht,e jo vetem sa me te kundershtuar.

Nuk ka nevoje te thuash si dua une,po per te sqaruar dhe te tjeret se eshte vetem nje loje e rrezikshme kjo karta qe po lozet tani nga PS,per ta zvarritur procesin ne pafundesi.

Sa per emrin veshtire se mund ta nderroje,jo se nihilizmi eshte pjese e karakterit tim,por i pershtatet mendimit tim per drejtuesit e ppu smiley

Shendet plako.

Kush e pa Olldashin me Alibeajn te ajo VNVja ne Fier?

 

nuk ka zgjedhje te lira knej palko sa te jete Berisha gjalle.

 shi, therrime therrime ta jep lajmin.. po nuk 'shtrohem' dot pa vajt m'shpi mer i pameshirshem..

PO KESHTU THUJ MOR PLAK, SE THASHE MOS ISHE EDHE TI birishist

pash News 24 qe eshte tu mor n'interviste kto te PS, qe nga Ermelinda Meksi e deri te ato te PS lokale bile, n'shum raste tu i ndihmu duke i plotsu edhe fjalite. Masanej, u munun me i mush mendjen atij te partise come me u bashku n'koalicion me PS derisa ai ja dhiu dhe tha qe 'kto jan llafe qe perhapni ju mediat"

Si mund te presesh zgjedhje me standarte kur protaganistë jane po ata qe kane vjedhur e masakruar voten per 18 vjet?

.........Ai ka dhene garancine e tij se PS po e kontrollon procesin e numerimit dhe se nuk do te lejoje qe vota e shqiptareve te manipulohet.

“Dua te theksoj se gara vazhdon, se PS eshte e vendosur te mbroje vendimin e popullit sovran me 28 qershor, qe e ka nxjerre PS forcen e pare politike ne vend”, ka nenvizuar Rama...........

Forca e pare politike ne vend???Mos ka rrjedhur ky Rama?Mesa dime PD ka 68 mandate dhe PS 64.Di matematike ky skerfyelli i gjate?

Nuk e dija qe nipi i Spiro Kolekes qenka deputet i PS.Epo po nderrohet gjenerata,por byroja eshte perseri shtylla kurizore e nje partie qe pretendon te jete e rinovuar.Po Fidel Yllin perse e keni vene deputet??Apo per kondeabanden qe ju bente dhe parate qe ju pastronte??

Ik ore Edi humbe ngushte e dime por mbylle gojen dhe shiko perpara tani!2013 nuk eshte larg vetem 4 vjet eshte!

 

ca poplli xhind qejena o Zot  smiley 

shifni i cike pamjet te Topi  hahahaha

 po nuk shofim dot gjo mer se jena ne shtetrrethim virtual..

He Bace, u kry?

Ej, a eshte e vertete ajo qe ne nje zone ne Shkoder-locen kishte dale 600 me zero?!

PD-600

PS-0

Najs, najs! smiley

 

Me duket, me duket... se kishin votuar per Partine Demokratike!smiley

Sol-Edi s`ka harruar te veje deputet as cunin e Xhelil Gjonit,qe ne 90 deklaronte se ata qe u futen ne ambasada ishin jashteqitja e kombit.

Politika e Re eshte vetem per turmat.

Une jam i djathte edhe per idealizem edhe per LEKE.

 

Esenca e te djathtëve (dhe jo vetem ne Shqiperi !!), e permbledhur ne nje fraze te vetme :  fjala "idealizem" eshte me te vogla, dhe fjala "LEKË",  me te medha ! 

No comment...

Hajde perlë hajde  !! Por perlë nga ato te rrallat !!! (dhe hajde mos i lexo nganjehere keta "kerriçat e djathtë"... smiley

 

Enver Hoxha do e kishte zili rezultatin e PD ne Shkoder.  Shikoni rezultatet ketu:

 

http://cec.org.al/2004/Zgjedhejekuvendfi...

Te fleta excel ZAZ44:

kolona AL (QV 38): PD ka 153 kurse PS ka 0

kolona AI (QV 35): PD ka 137 kurse PS ka 1.

kolona AM (QV 39): PD ka 239 kurse PS ka 0

kolona AO (QV 41): PD ka 255 kurse PS ka 0

edhe ne shume qendra te tjera raporti esthe pak a shume ky..

Shqiperia ne NATO !!! 

 

 

 

berisha nuk zbret nga kali mor jo....e ka thene namik hoti

 mos u habit nga keto 

 

per 8 vjet shkodra u la ne dore te fatit dhe u katandis ne nje menyre te mjerushme

per 4 vjet shkodra ka ndryshuar gjithcka per mire, dhe ky qytet fisnik qe ka qene gjithmone demokrat me siguri nuk do bente gabimin te votonte ndryshe

 

po shkodra u knoq duke shit nafte serbeve...u ngeli hatri me sa duket kur ua prene binesin

te ZAZ4 e Beratit, kolona Z, PS ka 60 vota, PSD 1 dhe te gjithe te tjeret 0.

Vej bast se do jen ngatarru te emri kur e kan plotsu smiley

BR,

 

60 me 0 eshte cik ndryshe nga 600 (ndoshta me shume)  me 0. Si thua?  smiley

 

 

O Libertas siç ja thashe edhe Peterpanit sot, mua nuk me çudisin fare keto rezultate se atje o vlla nuk e kane harru akome se çar i boni komunizmi Shkodres e Malsise se Madhe. Atje po te thush qe je i majte te heqin qafe.

Pastaj mos na shifni ne qe jena skorpionsizu ene durojme lloj palaçosh ktu!

Dakord me ate qe thua ti por 260 me 0 per nje QV eshte eshte shume e exagjeruar per nje sistem demokratic...

Cudia me e madhe eshte se ne keto qv parti si ajo social demokrate (gjinushi), apo psv91 (e petro kocit) coc e kane marre ndonje vote.... Nuk eshte shume bindese hipoteza jote.

hej..procesi s'ka mbaruar akoma dhe berisha, megjithe shperdorimin e aparatit shteteror per te bere fushate, s'arrin te fitoje bindshem. atehere cfare legjimiteti ka ky komunist i pandreqshem

 O Sulist smiley 

Si te duken keto rrezultatet XXX me 0 te Shkodres?

 ste mora vesh la,

Komisioneret e PS kane votu per PD ne Shkoder per inat te gjyshit te nonjonit nga Berati ketu te peshku?

O Chene po nga e di ti qe komisioneret e PS-se kane qene pikerisht prej atij veni, se po te kujtoj qe secili voton aty ku ka vendbanimin. Ti meno se gje PS-ja komisionere ne Malsi te Madhe?

 O Lizander, 

Thjesht per informacion tat, ne Malsi te Madhe ke akoma Komuniste te kohes se L2B..ne fakt ketu ngatarrohet muhabeti mbase kane votu per Sulen keta..

Degjo, seriozisht i qendro shifrave XXX-0?

Faqet

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).